Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Memaliaj, plagosi vëllain për konflikte pronësia, arrestohet 55-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Memaliaj, plagosi vëllain për konflikte pronësia, arrestohet 55-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Memaliaj, plagosi vëllain për konflikte pronësia, arrestohet 55-vjeçari

Posted: 07 Dec 2016 01:32 AM PST

perleshje fizikeGodet me sende të forta vëllain duke i shkaktuar plagë të rënda, arrestohet në flagrancë autori. Nga specialistët e sektorit Për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi Robert Beta, 55 vjeç , banues në fshatin Vasjar, Bashkia Memaliaj.

Roberti akuzohet se një ditë më parë, rreth orës 15:30, në banesën e tyre në fshatin Vasjar, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij shtetasin I.B, 58 vjeç , duke i shkaktuar dëmtime të rënda anë kokë dhe në trup. Shtetasi I.B  ndodhet në spitalin Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

7 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

TRIMAT E SOTËM

Posted: 07 Dec 2016 01:31 AM PST

Fadil LepajaAs trimëria më nuk është çfarë ishte dikur. Nuk e këndon dot në këngë. Nuk është ajo lloj trimërie e cila dikur me patjetër e vishte në të zeza dikë, apo kërkonte mortin e dikujt për lavdinë e tjetrit. Runa zot prej trimave të moçëm. Ata përveç se na çliruan, e sollën edhe një koncept tjetër të guximit. Në fakt, nuk e sollën ata, sepse atë e gjetën në mesin tonë. U pa se mjafton që të lavdërohemi nga dikush, i jashtëm gjithsesi, për guximin dhe  guximi ynë merr flatra. Bëjmë atë çka as në ëndërr nuk e mendonim dot.

  Tash, fjala "guxoi", pra në kuptimin se ai/ajo guxoi,  përdoret në një kontekst krejt tjetër. Kurdo që në fjali përdoret fjala guxim, dijeni se ka të bëjë me artin. Gjithçka është art, nëse e bëjnë të guximshmit. Nuk është me rëndësi teknika, as ideja  artistike, madje nuk është e rëndësishme asgjë tjetër përveç guximit. Guximi për me e bë atë  çka nuk ka bërë askush deri më sot. Së paku jo në mikrobotën tonë, nëpër të cilën  sillemi vërdallë, vallëzojmë, e kërcejmë si çdo i lirë tjetër në këtë planet. Veçse liria jonë ka kufi, e nuk ka liberalizim. Pastaj, të gjitha artet kanë marrë edhe formën e performancës. Nuk quhen, nëse nuk  ndodhin live.

Nuk bëhet gara  se kush pikturon më mirë, kush ka zë më të mirë , apo kush aktron më mirë, se fundja parlamenti i la pa bukë aktorët. Edhe disa deputete, janë bërë më atraktive se vet këngëtaret. Nuk ka dert se asnjëra palë nuk dinë të këndojnë, apo flasin. Kush i dëgjon, se?!

Tash gara e madhe nuk ka të bëjë me emocionet që na falin artistët, apo horizontet që hapin, por krejt puna është se kush na eksiton, më tepër. Kush i  hallakatë më tepër gjëndrat e publikut. Kjo është çështja madhore.

Pastaj, më nuk është trimëri me e sha shtetin apo partinë, sepse po i shajnë të gjithë. Populli e shanë (pu)shtetin, edhe  shteti e shanë popullin. Shteti nuk shqetësohet fare, se në fund mbetet e tija. Shteti e bënë… të veten.

Qysh e pamë edhe më lart,  guximi nuk ka të bëjë veç më me armët, sepse KFORI-i mori të gjitha. I mori në jug, e i lejoi në veri…! Ani çka se kryeministri  merr guximin të vizitoj territorin e vet, nën përcjellje të KFOR-it. Edhe ky është guxim. Guxim është edhe kur analistët nga veriu, këtë shkuarje e cilësojnë si tregim të muskujve nga ana e kryeministrit. Po cilët muskuj, or ti? Ka muskuj kryeministri? Qeveria? Ne nuk kemi dilema: ishte guxim,  të shkohet në veri dhe të  hapet një urë, të cilën, pasi veç ra fjala,  e kishte bërë KFOR-i.

Ky natyrisht nuk është guximi, i cili e arsyeton titullin e kësaj kolumne. Për tjetër e kemi fjalën. Tash, guximi, ka tjetër kuptim. Ja, për shembull një aktore shqiptare, lavdërohet nga media për guximin e sajë për të bërë një skenë nudo nën dush, dhe duhet pranuar se kjo ishte e guximshme, se ne të gjithë bëjmë dush veshur dhe në privatësi të plotë.

Një tjetër përmendet për guximin e sajë që publikisht të ekspozoj tulet e sajë me celulit,  pra celulitin ,atë pjesën më intime të cilën një grua e fshehë edhe nga burri i sajë. Apo ajo tjetra lavdërohet me guximin e saj të i tundë përpara një të panjohuri. Thjesht, pa komplekse, zhvishet dhe i tundë përpara hundëve të një të panjohuri.

Përpara ishte ndryshe. Si thotë rrëfimi ynë i radhës, shkon një zonjë në ordinancën private të mjekut, dhe ai menjëherë i thotë të zhvishet, derisa ai të bëhet gati. Qyqe, doktor, ia kthen ajo e turpëruar, zhvishu ti i pari, se po më vjen turp. Nuk dihet se si u mbyll kjo anekdotë, u zhvesh apo jo edhe doktori, po në fakt, por ajo që dihet është se njerëzit e turpshëm, ata që nuk guxojnë, vështirë të bëhen yje, pra VIP-a. E vështirë të ecin edhe në politikë.

 E kuptuat? Sido që të jetë, nëse presidenti ynë, përplot merita e dekoron dikë për guxim, duhet të e dekoroj heroinën shqiptare e cila guxoi e para me e rrahë publikisht, zogun e sajë. Është paksa, jashtë juridiksionit të tij, ndoshta, por gjithsesi kjo është çështje me rëndësi kombëtare. Krenari kombëtare. Kështu, me gjithë ato dekorata që i shpërndau jashtë shtetit, sidomos në Maqedoni, disa nga të cilat iu kthyen mbrapsht, ka mundur të vlerësojë edhe guximin. Guximin e sotëm, e jo vetëm atë luftarak.  Ndoshta ajo nuk do të kthente dekoratën. Pastaj, andej është edhe fushatë zgjedhore dhe sido që të jetë, një gjë është e sigurt: me këdo të dali në zgjedhje, i fiton!

Por, ka edhe meshkuj trima. Trim është edhe gazetari i famshëm i cili në emisionin e tij i puthë në buzë, u futë edhe gjuhën me raste, yjeve të cilat na bëjnë dritë në këtë errësirën ballkanike, ku të izoluar shajmë veten se kemi mbetur prapa prandaj të tjerët nuk po na pranojnë në gjirin e vet. Na lodhën me  negociata, kapituj, liberalizime…kushte! Ç'ne me këto kushte?!  A nuk e keni parë, se si yjet tona të vogla,  në emision shkojnë si xixëllonja  e dalin si supernova. Bëjnë super dritë. Kudo që shkojnë pastaj i ndjek media. Nga kuzhinë, në banjë, e pastaj edhe në tualet. Pra, trimëria! Guximi me u nda prej turmës, me qenë ndryshe, me u përmend,  është çka është!

Trim është edhe Edi, i cili shkoi në Beograd, pa e lëvizur qerpikun.  Pas mbretit, të dikurshëm të shqiptarëve, askush nuk e kishte bërë. Por, ky nuk e pretendon dekoratën, dot! Nuk e ka bërë i pari. Pastaj, ky veç sa vajti e u kthye. Pastaj sërish vajti dhe sërish u kthye. Nuk qëndroi gjashtë muaj, as u kthye me mercenarë për të pushtuar atdheun! Trim është edhe Enveri, ky i Kosovës, që i tha të flas veç në emër të Shqipërisë, dhe jo të Kosovës. Se, kur flet Enveri, dihet. Ka folur vet shefi i tij, i cili nuk shkon dot në Beograd.  Trim është edhe presidenti vet, që përkulet përpara lapidarit ku shkruan se ai është terrorist.

Trim është edh Daçiçi, i cili dikur  i këndoi në vesh, kryeministrit shqiptar këngën "O solle mio", duke rrezikuar të keqkuptohej. Politikisht, gjithsesi. Për të tjerat sot nuk humbë asgjë. Madje quhet trimëri po e pranove. Krenari, madje.

Pra, trimat dhe trimëreshat e sodit, nuk janë si ishin dikur. Por, kanë ndryshuar të gjithë. Edhe ne, edhe ata, edhe ata të tjerët. Trimëri është me ecë me botën. Është pra, sidomos kur ata ecin me supervetura, ndërsa ti me super…këpucë! Vrapo…trim!

Mesazhet erotike, Prokuroria kërkoi 3 vjet burg për gjyqtarin Çobo

Posted: 07 Dec 2016 01:29 AM PST

Shyqyri CoboTre vite burg është masa e sigurisë që Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar për gjyqtarin e Beratit Shqyqyri Çobo, i akuzuar për  konsumimin e veprës penale të "Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…." në formën e kërkimit të favoreve seksuale.  Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc.

Sipas prokurorisë, kallëzuesja ka dorëzuar në gjykatën e Beratit një padi civile për zgjidhjen e martesës. Kjo padi, pas shortit i ka rënë për gjykim gjyqtarit Çobo. Ky i fundit, është kujdesur duke i caktuar një avokat kryesisht kallëzuese, të cilën, siç duket në mesazhe telefonike, e mësonte se çfarë rruge të ndiqte për të zgjidhur paqësisht dhe në favor të saj martesën me bashkëshortin.

Gjatë 3 muajve të gjykimit, prokuroria ka zbardhur rreth 300 telefonata në drejtim të numrit që përdorte kallëzuesja dhe mbi 200 mesazhe telefonike të cilat janë administruar si prova. Këto thirrje dhe mesazhe telefonike, sipas akuzës, kishin një qëllim, që gjyqtari Çobo të përfitonte favore seksuale kundrejt vendimit gjyqësor.

7 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ben Blushi: Çdo shqiptar ka 2630 euro borxh

Posted: 07 Dec 2016 01:21 AM PST

Ben BlushiThemeluesi i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi  në një postim në Facebook shkruan  se çdo shqiptar sot ka 2630 euro borxh, më shumë se në vitin 2013. Deputeti akuzoi qeverinë se ka marrë shumë borxhe për arsye të papërligjura dhe se asnjëherë nuk është bërë e ditur se ku kanë shkuar rreth 1 miliard e gjysmë euro që janë marrë borxh, duke e akuzuar në këtë mënyrë qeverinë për mungesë transparence.

"Në tre vitet e fundit kam folur shpesh për rritjen e borxhit publik. Qeveria ka marrë shumë borxhe për arsye të papërligjura. Deri më sot asnjëherë nuk është bërë e ditur, se ku kanë shkuar afro 1 miliard e gjysmë euro që janë marrë hua. Kryesisht janë kthyer në zyra, mobilie, tapiceri, pllaka,fasada, stadiume,pishina, kulla dhe luks primitiv. Secili prej nesh sot paguan me shumë borxh se tre vjet më parë.

Nëse ne vitin 2013 çdo shqiptar e kishte pjesën e vet te borxhit 2148 euro, sot e ka 2630 euro. Kjo do të thotë se në tre vjet secilit i është rritur borxhi me 482 euro. Natyrisht rritja e pagave dhe pensioneve nuk është 482 euro për frymë. Ky është bilanci ekonomik i Rilindjes. Me para borxh blejmë manikyrin para sapunit. Edhe një fëmijë që lind sot duhet te paguajë 482 euro për manikyrin e Rilindjes!", shprehet Blushi.

7 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kryeqyteti i Izraelit “kopjon” nismën e Bashkisë së Tiranës

Posted: 07 Dec 2016 01:09 AM PST

TIRANE (2) TIRANE (3) TIRANE (4)

Verën e këtij viti, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e një nisme të re kundër ndotjes së ambienteve publike duke vendosur kamera për identifikimin e personave të cilët në kundërvajtje me rregullat ndotnin parqet apo hapësirat e tjera publike. Për të paralajmëruar ata individë të cilët do të tentonin të ndotnin këto ambiente, Bashkia e Tiranës vendosi edhe tabelat përkatëse ku u bëhej me dije survejimi me kamera. Vendosja e këtyre tabelave si dhe investimi për vendosjen e tualeteve të lëvizshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës rezultoi një sukses duke sjellë një imazh tjetër Tiranës, të ngjashëm me kryeqytetet e tjera në Bashkimin Europian.

 

Kjo nismë e suksesshme e Bashkisë së Tiranës është përqafuar edhe nga një tjetër kryeqytet, që njihet për zhvillimin e tij. Drejtuesit e kryeqytetit të Izraelit, Tel Avivit, kanë "kopjuar" nismën e Bashkisë së Tiranës duke nisur edhe ata vendosjen e kamerave dhe të tabelave për të identifikuar qytetarët që do të tentojnë që të ndosin hapësirat publike.  Një fakt i tillë provohet edhe nga kjo foto e realizuar këto ditë dhjetori në Tel Aviv.  Tashmë, edhe Tirana ka filluar të japë shembuj pozitivë se si duhet të funksionojë një qytet modern dhe europian.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Forumi i Romës, Çako: T’i kthejmë kufijtë në barriera të pakalueshme për kriminelët

Posted: 07 Dec 2016 01:06 AM PST

Cako"T'i kthejmë kufijtë  tanë në barriera të pakalueshme  për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë". Kështu  theksoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në fjalën e tij në forumin  e Romës.

Në një tavolinë të rrumbullakët u trajtuan çështjet aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut  të tilla si: Terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Të pranishëm ishin të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor, si dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë Drejtori i Policisë pati një takim dypalësh edhe me Prefektin Gabrielli të Policisë Italiane. Ai theksoi se, bashkëpunimi ka nivele të shkëlqyera.

"Kanalet e ngritura (Interforza në Tiranë dhe oficerët e kontaktit në Bari e Romë) janë duke dhënë rezultate të shkëlqyera në drejtim të kapjes së të kërkuarve, parandalimit të vrasjeve, kapjes së trafikut me gomone e me mjete të tjera që trafikantët kanë filluar të eksperimentojnë, si avionë të vegjël e motorë uji.  Kjo është shenjë e një luftë pa kompromis që së bashku po bëjmë. Përgëzoj rritjen e bashkëpunimit edhe me Policinë e Kufirit në Bari me Drejtorin Xhelik dhe Kazavola, por edhe të Guardia di Finanza me Kolonelin Maxhore të Repartit aereo-detar e Repartet operative të Karabinierisë me Kolonelët Pellegrino e Barbera Jam i lumtur të konstatoj se vendosja e një koordinatori tuaj në QNOD dhe vendosja e oficerit të kontaktit në Bari janë dëshmi e rezultateve të shkëlqyera në luftën kundër trafiqeve në det, por jo vetëm, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit", tha Çako.

Nga ana e tij Shefi i Policisë Italiane prefekti Franco Gabrielli, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe unik me Policinë e Shtetit Shqiptar. Shefi i Policisë Italiane u shpreh se është krenar për miqësinë dhe bashkëpunimin dhe se do të angazhohet personalisht për konkretizimin e protokolleve për trafiqet dhe terrorizmin, protokollin për sezonin turistik dhe shkëmbimin e oficerëve të policisë në institutet e formimit policor.

7 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

IKMT, shemb objektet që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor

Posted: 07 Dec 2016 01:00 AM PST

IKMT-KamzeNjë aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor po zhvillohet këtë mëngjes në Kamzë. Forca të shumta policie kanë bllokuar rrugën nga rreth-rrotullimi i Bathores deri në Qendër Institut. Sipas planit, shembja do të nisë me bizneset e më pas do të nxirren jashtë familjet që kanë zënë hapësirat e universitetit.

Aksioni nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po zhvillohet me mbështetjen e FNSH-së dhe policisë. Aksioni po inspektohet nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

7 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, e ndjek policia, shoferi braktis makinën me 215 kg drogë

Posted: 07 Dec 2016 12:56 AM PST

Hashash ne thase te bardhe Hahsash ne furgon

Policia e Vlorës ka sekuestruar 215 kg kanabis sativa në një automjet në lagjen "24 Maji". Shërbimet e policisë konstatuan të martën një automjet të dyshimtë, që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga”, drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.

Lënda narkotike ishte paketuar në 53 pako, mbështjellë më thasë sintetikë dhe me natriban transparent. Po punohet për dokumentimin e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

7 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-7 dhjetor 2016 

Posted: 07 Dec 2016 12:51 AM PST

horoskopi1-212Dashi

Do flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do e kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Përsa iu përket shpenzimeve  ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

Demi

Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shume maturi. Studiojini mire gjërat para se të merrni vendime. Edhe kujdes me shëndetin nga i ftohti.

Binjakët

Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni sepse mund te lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë  pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë  do keni mjaft probleme.

Gaforrja

Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në  krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni me të duruar sepse po tentuat të krijoni një  lidhje do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

Luani

Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën .

Virgjëresha

Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t'iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.

Peshorja

Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni  sepse mund ta  pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që ju duan të keqen.

Akrepi

Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojeni disa gabime. Tregohuni pak me liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme.

Shigjetari

Marrëdhënia juaj në çift do bazohet tek sinqeriteti sot. Secili nga partneret do respektoje tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni me një çift tradicional, por do tentoni te provoni edhe gjera te reja e te veçanta.

Bricjapi

Shfrytëzojeni sot çdo moment deri ne maksimum dhe tregohuni me tolerante. Mos bini ne pesimizëm por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do iu çoje ne rruge te gabuar ne planin financiar. Mos iu besoni te gjithëve.

Ujori

Venusi premton një  ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do vijë më vonë. Neptuni do iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe mos bëni shumë shpenzime.

Peshqit

Edhe pse nuk do jeni shume ne qejf gjate kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klime harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqaret nuk do mund t'i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë.

Angelina Jolie po planifikon të jetojë në Londër

Posted: 06 Dec 2016 02:20 PM PST

3AE4022D00000578-4004860-The_doc_makes_the_call_Ian_Russ_has_been_named_as_the_psychologi-a-33_1481018584390Angelina Jolie duket se ka plane të mëdha pas divorcit. Raportohet se aktorja po planifikon që të nisë një jetë të re në Londër.

Ajo ka si qëllim që të realizojë ëndrrën e saj për një punë të mirë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

"TMZ" raporton se Jolie dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në Londër, bashkë me 6 fëmijët e saj. Mirëpo, nuk dihet nëse kjo do të realizohet, pasi ajo është në një betejë ligjore me të shoqin Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve.

6 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :