Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Operacion në lokalet e natës në Tiranë, 11 persona në pranga për shpërndarje kokaine” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Operacion në lokalet e natës në Tiranë, 11 persona në pranga për shpërndarje kokaine” plus 9 more Gazeta SHQIP


Operacion në lokalet e natës në Tiranë, 11 persona në pranga për shpërndarje kokaine

Posted: 11 Dec 2016 02:19 AM PST

kokaPolicia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar Chaos Party”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë 11 persona, është proceduar një shtetas në gjendje të lirë dhe janë shoqëruar për verifikim 29 persona për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike në lokalet e natës.

"Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambienteve  për përdorim droge”.

Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve", sqaron policia e Tiranës

Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:

  1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
  2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
  3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë.
  4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
  5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
  6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë.
  7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
  8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë.
  9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lokalit.
  10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
  11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit.

I proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

  1. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”

– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme

– 2 kanoçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)

– 4 tuba plastik

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

11 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

Asnjë gjurmë nga Klemend Balili, policia i gjen 2 armë në banesë

Posted: 11 Dec 2016 02:06 AM PST

BaliliPolicia e Shtetit, e angazhuar që prej ditës së djeshme për kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili, mbi të cilin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, nuk kanë mundur të bien në gjurmët e 44-vjeçarit me gjithë kontrollet e kryera në banesën e tij dhe disa banesa përreth ku dyshohej se personi i frekuentonte.

"Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë", bën me dije policia.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

"Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Klement Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij", thuhet në njoftimin e policisë.

11 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Modelja me ngjyrë rikrijon pozat mitike të modës për një arsye shumë të rëndësishme

Posted: 11 Dec 2016 02:00 AM PST

Njihuni me Deddeh Howard, studente e mjekësisë, modele dhe blogere 27-vjeçare që jeton në Los Angeles, por që është lindur dhe rritur në Liberi, Afrika Perëndimore. Ajo ka qenë gjithmonë shumë  e apasionuar pas kulturës, udhëtimit dhe modës dhe thjesht nuk mund ta injorojë mungesën e dukshme të diversitetit në industrinë e modelimit. Ja pse Deddeh, në bashkëpunim me partnerin e saj fotograf, Raffael Dickreuter vendosi të rikrijonte disa nga fushatat më të famshme të modës në një seri pozash të quajtura 'Pasqyra e zezë'.

1

"Jo shumë kohë më parë më ka ndodhur të gjendem në agjenci të ndryshme mode, ku menjëherë jam krahasuar me 1 apo 2 modelet me ngjyrë që ata kishin, – rrëfen Deddeh. – Edhe pse më thuhej prej këtyre agjencive se kisha një pamje të mrekullueshme dhe se do të kishin dëshirë të bashkëpunonin me mua, ata tashmë e kishin një modele me ngjyrë. Përveçse kishin një numër të madh modelesh të bardha, duket se mjaftonte 1 apo 2 modele me ngjyrë për të na përfaqësuar ne të gjithave. Kjo të bën të ndihesh çuditshëm", shprehet 27-vjeçarja.

2

"Për këtë projekt, kam vendosur për të rikrijoj disa prej fushatave më frymëzues dhe më të famshme të të gjitha kohërave, në mënyrë që të përpiqem të tregoj se si mund të duken ato me një modele me ngjyrë. Pse nuk munden markat e mëdha të përqafojnë më shumë diversitetin tonë dhe të na përfaqësojnë të gjithave? Me projektin 'Pasqyra e zezë' unë shpresoj t'i tregoj botës se është koha që të gjitha ne të shihemi".

3

4

5

6

7

8

9

10

11

11 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

NË VEND TË NJË DUARTROKITJEJE PËR ILIR METËN

Posted: 11 Dec 2016 01:00 AM PST

Patozi astritÇfarë pret prej nesh Ilir Meta? T’i hidhemi në qafë se po na respekton dhe po na përshëndet nga ekrani me qetësi dhe dashuri? Se po i qan hallin të varfërve dhe, njësoj si ne, po akuzon qeverinë, e cila nuk po e bën si duhet detyrën e vet? Apo që ta trajtojmë si arbitrin e ekuilibruar, që na fton të mos zihemi për “gjëra të vogla”, ne dhe Partinë Socialiste, sepse ka për të gjithë? Në mos tani, më vonë. Duhet vetëm të presësh radhën.
Ishte shfaqja më e shpifur politike që mund të jetë vënë në skenë ndonjëherë në Shqipëri ajo e djeshmja e Pallatit të Kongreseve. Ku ata, që kanë tre vjet e gjysëm me hanxhar në dorë, po vajtonin për kopenë, se po u zvogëloka nga thertorja e qeverisë.

Në fakt, janë të njëjtët, që shkojnë cdo të enjte bashkë me Edi Ramën dhe votojnë cdo ligj dhe vendim, cdo koncension dhe tender, cdo taksë dhe gjobë për plackitjen e këtij vendi nga një qeveri e korruptuar, që e mbajnë mbi shpinë njësoj. Natyrisht, secili me peshën specifike që ka. Pa krenari, por me vendosmëri.
E kujt i duhen kritikat prej analisti të Ilir Metës për qeverinë, sa kohë që edhe droga, edhe trafiqet, edhe vjedhjet, edhe arroganca, edhe braktisja e Shqipërisë nga qytetarët e vet, vjedhja e votës e shumë paudhësi të tjera mbajnë vulën e njomë e të thatë edhe të LSI-së? Për të mos thënë që në shumë prej tyre ajo është, ose shpikësja, ose ka prej vitesh ekskluzivitetin e pakonkurrueshëm.

Unë ende nuk kam dëgjuar për ndonjë dikaster, që drejtohet prej saj, të merret si shembull antikorrupsioni në këtë vend dhe kam frikë se ajo ditë nuk ka për të ardhur ndonjëherë. Por duke e dëgjuar dje Ilir Metën që ankohej për qeverinë e vet, nuk më duket e largët dita kur të shohim shumë shpejt edhe Edi Ramën që të akuzojë me zë e figurë kabinetin e tij. Dhe kjo, sigurisht, që është tejkalim i cdo limiti në cinizmin politik.
Ilir Meta, ti nuk mund të jesh edhe qeveria, edhe opozita, edhe partia, dhe populli, edhe prokurori, edhe gjyqtari, edhe punëtori i pasiguruar, edhe punëdhënësi shpirtzi, edhe gazetari i angazhuar, edhe botuesi, që paguhet për të fshehur të vërtetën, edhe Sokrati i vuajtur, edhe derri i kënaqur. Sepse, jo vetëm politika, por edhe vetë jeta, është zgjedhje, dhe ti e ke bërë prej shumë kohësh tënden.

Sepse edhe po të na zërë gjumi ne si opozitë, që nuk ka pse të ndodhë, nuk të lënë të tjerët të tallesh. Nuk të lë ajo armatë e madhe shqiptarësh, për të cilët ti bën sikur flet me dhembshuri, e cila e refuzon qeverinë tënde, edhe për arsyet qe ti përmende. Natyrisht, që ka edhe të tjera, se ti nuk i thua dot të gjitha. Por ti dhe LSI nuk mund t’i përfaqësoni kurrë ata.
Sepse ti nuk ke asnjë ndryshim nga Edi Rama. Nuk e kam fjalën, as për stilin, as për formimin dhe as për karakterin, që mund t’i keni ndoshta të ndryshëm. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi në raportin tuaj me qytetarët shqiptarë.
Ju jeni njësoj, sa kohë grabisni dhe gëzoni njësoj privilegjet e pushtetit të korruptuar të një qeverie të pashpirt. E bëni këtë në mënyrë të strukturuar, ditë për ditë, secili duke shqyer pjesën e vet të presë, që e keni vënë prej më shumë se tre vjetësh në mes të këmbëve.

Nëse do të vijë ndonjëherë koha që të kesh të drejtë të flasësh dicka kundër drogës, krimit, korrupsionit, e sidomos shitblerjes së votës, në këtë vend, minimumi do të ishte që të ikje nga qeveria.

Natyrisht, ti as që e mendon këtë, dhe as ke për ta bërë ndonjëherë, megjithë legjendat që vetë i krijon për arsye tipike mafioze të luftës së brendshme për pushtet. Por të paktën këto spektakle të neveritshme, si konventa e djeshme kurseji për shqiptarët, sepse janë përtej cdo imagjinate dhe durimi për ta.
Sepse kështu para tyre ngjan edhe më i shëmtuar se vetë kryepërgjegjësi i katrahurës, Edi Rama, i cili të paktën deri tani nuk ka thënë ende se qeveria e tij e ka menderosur fare për shkak të ish-drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.

Horoskopi – 11 dhjetor 2016

Posted: 11 Dec 2016 12:30 AM PST

horoskopi1-212Dashi 

Ata që janë në një lidhje do jetojnë të lumtur gjate kësaj dite pranë atij që duan. Mbrëmja do jetë edhe më romantike dhe emocionuese.

Demi 

Konfigurimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për ata që janë në një lidhje. Do debatoni here pas here me atë që keni në krah dhe nuk do jeni aspak në humor.

Binjaket

Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat si t'iu vijnë, vetëm bëni shumë kujdes!

Gaforrja

Do e mbani gjatë gjithë kohës pas vetes partnerin dhe ai do ndihet me së miri që iu ka në krah. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara dhe pa probleme. 

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do të jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të shumta me partnerin dhe nuk do i pranoni ato që ai do iu thotë.

Virgjëresha

Pasioni në çift do jetë edhe më i zjarrtë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re në krahët e atij që dashuroni.

Peshorja

Turbullirat më në fund do mbarojnë në jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe kujdes prandaj nuk do keni as më të voglin problem.

Akrepi

Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do keni as keqkuptimin më të vogël.

Shigjetari

Duke filluar që sot lidhja me partnerin do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një të ardhme afatgjatë së bashku.  Në ambientin e punës do të ndiheni komod pas disa ofertave që do ju bëhen gjatë ditës.

Bricjapi

Çdo gjë do jetë rutinë në jetën tuaj në çift. Beqarët do kenë një takim vendimtar që në orët e para të mëngjesit. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje.

Ujori

Nuk do e toleroni aspak atë që keni në krah sot dhe debatet me njëri tjetrin do jenë shumë të mëdha. Kujdes mos bëni ndonjë gabim për të cilin mund të pendoheni gjithë jetën.

Peshqit

Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe komunikimin në çift. Me ne fund do i zgjidhni disa probleme të vogla që keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate.

38 të vdekur dhe 166 të plagosur nga shpërthimi i autobombës në Turqi

Posted: 10 Dec 2016 11:35 PM PST

turqi

Të paktën 38 persona humbën jetën dhe 166 të tjerë u plagosën nga dy shpërthime të fuqishëm që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Stamboll.

Sjpërthimet ndodhën pranë stadiumit të Beshiktashit, në Stamboll, raportojnë mediat turke.

turqi1

Sipas mediave turke, përveç shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila dyshohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton kanali privat NTV.

Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

turqi3

Ministri i brendshëm turk ka bërë me dije se dyshohet për një autobombë. Shpërthimi ka ndodhur pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor. Mes viktimave dhe të plagosurve gjenden edhe policë dhe tifozë.

TurqiTurqi 110 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Leicester rigjen shkëlqimin, mposht Man. City

Posted: 10 Dec 2016 02:00 PM PST

sport2Leicester City për një pasdite bëri sërish Kampionin duke mundur 4-2 në shtëpi Man.City e Guardiolës, që mori një leksion të vërtetë nga Ranieri. Skuadra surprizë e edicionit të kaluar, që këtë vit po lufton për mbijetesë tregoi se brenda saj ka ende dicka të madhe kur i vendosi citizens me shpatulla pas muri në vetëm 30 minuta lojë. Fillimi ishte ai i duhuri për "dhelprat", që në minutën e 3-të gjetën epërsinë me yllin e vjetshëm, Vardy.

Pas pesë minutash sfida ishte praktikisht e mbyllur pasi King dyfishoi rezultatin.

Gjithsesi Leicester nuk u mjaftua me kaq pasi në të 20-tën po Vardy coi rezultatin në 3-0 për një fillim fantastik të të tijve dhe katastrofik për Cityn. Nga ky moment, skuadra e Ranierit dorëzoi topin, me City që gjithsesi xhironte bosh në fushë deri kur Vardy mendoi të ngjitej sërish në skenë duke shënuar dhe golin e 3-të personal dhe të katërtin për të tijtë.

Për City pati pak lavdi vetëm në minutat e fundit kur Kolarov dhe Nolito shkurtuan diferencën në 4-2 duke e bërë pak më të hidhur këtë humbje që i zbret menjëherë në vendin e katërt në renditje ndërsa Kampionët marrin pak frymë duke u larguar disi nga zona e ftohtë.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Deda: Kosova të përgatitet për goditjen që do të marrë nga Gjykata Speciale

Posted: 10 Dec 2016 01:30 PM PST

rajonSkenës politikë në Kosovë, së shpejti do t’i shtohet edhe një subjekt politik, me emrin Alternativa. Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, janë dy nga emrat që tash për tash dihen si pjesë e këtij subjekti. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ilir Deda flet në lidhje me fazën e themelimit të Alternativës, si dhe komenton zhvillimet aktuale në lidhje me demarkacionin, liberalizimin e vizave, zgjedhjet e lira si dhe efektet e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila do të nisë punën nga viti 2017.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Deda, që kur lëshuat Lëvizjen Vetëvendosje, ju patët paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik. Ku qëndrojnë, aktualisht, punët rreth themelimit të këtij subjekti apo partie politike?

Ilir Deda: Kur e kam lëshuar Lëvizjen Vetëvendosje, pata thënë se do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik, i cili do të nënkupton ri-rreshtim të njerëzve të politike dhe të atyre që nuk kanë qenë në politikë, me të cilët e ndajmë vizionin e njëjtë për shtet-ndërtim. Subjekti është në proces të themelimit. Emri është Alternativa. Tash jemi në fazën e krijimit të këshillave iniciues në nivel komunal.

Do të dalim në publik në atë moment, të cilin ne e konsiderojmë se është më i përshtatshëm për ne.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të flasim për emrat. Kush e përbën këtë Alternative të re politike?

Ilir Deda: Politika e emrave në Kosovë na ka sjellë në situatën në të cilën jemi. Kjo është një temë e imponuar. Mendoj që neve na duhet një ndryshim rrënjësor politik, ku do të ketë njerëz me kredibilitet gjithandej dhe të dëshmuar në fushat e tyre. Këta njerëz janë duke ardhur apo janë duke u bërë pjesë e ndërtimit të subjektit të ri politik. Në fund të fundit do të jetë vizioni se si e shohim ne Kosovën. Kjo çështja e emrave pak është e tejkaluar, sepse shiheni edhe 17 vjet pas luftës ne kemi përfunduar në një kornizë të njëjtë të debatit me probleme, të cilat po thellohen.

Me një izolim të Kosovës, me humbje të shumë mundësive që i ka ofruar viti 2016 dhe koncepti i ri politik, mendësi të re politike dhe qasje tjetër në politikë dhe politikë-bërje. Kjo çështja e emrave është një kornizë, e cila është imponuar në Kosovë që prej pas luftës, sepse në fund të fundit, partitë politike nuk mund të jenë klub i njerëzve medial, por duhet të jetë besimi në vizionin e përbashkët, e sidomos në zgjidhjen e problemeve që i ka Kosova dhe kjo është ajo që do të na bashkojë të gjithëve në këtë fazë dhe fazat e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Cilit spektër politik i takon Alternativa?

Ilir Deda: Kjo do të definohet e gjitha në konventën kur do të prezantohet Alternativa. Është pjesë e konsultimit dhe vendimmarrja do të jetë e përbashkët. Nuk do të jetë qëndrim i imi apo i Mimoza Kusarit, apo dikujt tjetër. Do të jetë vendim i përbashkët.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të kalojmë edhe në disa çështje aktuale… Si e shihni ju tani problemin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, i cili po ndikon drejtpërdrejt në vendimin për mosliberalizimin e vizave. Si e shihni zgjidhjen?

Ilir Deda: Gati një vit e gjysmë merremi me demarkacionin dhe Qeveria e Kosovës nuk ka sens politik, dhe bllokimi i jetës politike në Kosovë me çështjen e demarkacionit është edhe bankrot i politikës aktuale, sepse humbja e liberalizimit të vizave sivjet do të thotë që ne me vite nuk do ta kemi mundësinë për lëvizje të lirë. Kjo, kryekëput për shkak të paaftësisë së politikës së Kosovës që ta zgjidhë një problem çfarë është demarkacioni. Tash po del që kontestuese janë 2 mijë hektarë.

Unë nuk mund të besoj se si një qeveri nuk është e aftë që të ndërtojë konsensus për zgjidhjen e një kontesti, i cili i ka 2 mijë hektarë që të përfitojmë, sepse kjo është mundësia e fundit, faktikisht, për qytetarët e Kosovës që të marrin dhe gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë në kontinentin ku jetojnë.

Humbja e kësaj mundësie do të jetë bankrot i politikës së Kosovës dhe do të na fusë në një situatë ku ne nuk do ta dimë se kur do të kemi mundësi që të jemi afër liberalizimit të vizave. Në Evropë po ndodhin ndryshime të thella të cilat nuk janë domosdo pozitive për Kosovën. Shkurtpamësia e qeverisë së sotme po na e humb mundësinë, për të cilën shumë e shumë njerëz kanë punuar, që të jemi afër të drejtës që e gëzojnë qytetarët e tjerë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni zgjidhjen, te konsensusi politik mes pozitës dhe opozitës?

Ilir Deda: Çdo problem ka zgjidhje. Edhe çështja e demarkacionit ka mundur të zgjidhet në konsensus ndërmjet qeverisë dhe partive opozitare. Nuk ekziston vullneti në anën e qeverisë që të vijë deri te një konsensus i tillë dhe ata, ose kryeministri, në vend që ta kërkoj fajtorin tek opozita, ai duhet që fajin dhe përgjegjësinë ta marrë vetë.Ai nuk është i gatshëm që t'ia shtrijë dorën e pajtimit një pjese të popullit të vet që përfaqësohet nëpërmjet opozitës parlamentare që të zgjidhet ky problem, pra çështjen e demarkacionit.

Radio Evropa e Lirë: Sa herë që shtrohet çështja e mungesës së konsensuseve politike dhe pamundësia e marrjes së vendimeve për çështje të mëdha, ngrihen edhe dilemat nëse vendi ka nevojë për zgjedhje. Sa e shihni ju si zgjidhje opsionin e zgjedhjeve nëse nuk tejkalohen këto pengesa?

Ilir Deda: Çështja më brengosëse për ne, si shtet, dhe si popull në Republikën e Kosovës ka të bëjë me izolimin e shtetit të Kosovës, humbjen e kredibilitetit, me bankrotimin e politikës dhe me mundësinë e humbjes së popullit. Nëse e shohim se çka na pret vitin e ardhshëm, ne duhet të jemi shumë më shumë të mobilizuar si politikë për atë se si do të sillemi me procesin e Gjykatës Speciale. Ndërsa, një qeveri, e cila nuk është e aftë që t'i zgjidhë problemet e qytetarëve, duhet të dorëhiqet.

Nuk mund të ketë imponime të vullnetit politik në Kosovë. Edhe data e zgjedhjeve duhet të jetë rezultat i konsensusit politik.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët Gjykatën Speciale dhe efektet. Si duhet të sillet politika e Kosovës në raport me këtë Gjykatë, sipas jush?

Ilir Deda: Tash, këtu në opinion diskuton një lloj debati se kush do të jetë i akuzuar. Mendoj se nuk është me rëndësi se kush do të jetë. Ajo do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ne nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar. Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat.

Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm. Si do ta menaxhojmë politikisht atë fazë dhe cili do të jetë mesazhi ynë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës?! Por, kjo duhet të jetë konsensuale. Nuk mund të jetë mesazh i parcializuar.Për këtë po e them unë se është shumë sfiduese, sepse luftërat dhe krimet në ish-Jugosllavi janë duke u harruar për vendet e tjera, kurse po hapet një kapitull kur një Gjykatë gjysmë ndërkombëtare do të merret kryekëput me Kosovën dhe vetëm me shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë dhe është një etnike, çka është jo pozitive.

Në këtë gjysmë izolimi në të cilin jemi dhe me shtetësi të papërfunduar, me politikë jo kredibile, unë nuk po them se do të goditet shtetësia e Kosovës, por do të jetë në nivel ndërkombëtar një goditje për ne dhe ne duhet ta kemi përgjigjen për këtë.

Për këtë arsye na nevojitet menaxhimi politik, sjellja e brendshme dhe jashtë Kosovës dhe si dhe mesazhi që dërgojmë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Por, duke e parë nivelin e njerëzve të cilët e udhëheqin Kosovën, nuk e shoh vullnetin tek ata që të ndërtojnë një konsensus të tillë.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) /REL

Triumfon Partizani, ngec Tirana

Posted: 10 Dec 2016 11:14 AM PST

kukesiKukësi ia rrëmbeu  sërish kreun Skënderbeut në klasifikimin e kategorisë Superiore. Në "Zeqir Ymeri" skuadra verilindore mundi Flamurtarin me rezultatin e ngushtë 1-0 për t'u ngjitur në kuotën e 31 pikëve. Fati i takimit u vendos që në minutën e 23 të tij kur Emini shënoi golin e fitores për Kukësin.

Partizani i përgjigjet suksesit të Kukësit, teksa mposhti Laçin në "Elbasan Arena" 2-0 për t'iu afruar akoma më shumë Skënderbeut në vendin e dytë. Ekuban shëni golin e parë për skuadrën e drejtuar nga Sulejman Starova, ndërkohë që të dytin e shënoi Torasa nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Tirana gabon sërish në kategorinë Superiore. Bardheblutë këtë radhë vetëm sa barazuan 1-1 ndaj Korabit në "Selman Stërmasi". Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Mirel Josës që kaluan të parët në avantazh me anë të Takut. Por Korabi reagoi dhe  me anë të Plakut shënoi golin e barazimit në 1-1, një rezultat ky që mbeti deri në fund të 90 minutëshit.

Spektakël dhe gola u pa në sfidën e "Loro Boriçit" mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, ku ishte skuadra gjirokastrite ajo që mori 3 pikët. Luftëtari e mori shumë shpejt avantazhin falë një autogoli të Cicmil, por pas 6 minutash, Vllaznia barazoi rezultatin në 1-1 me Shtubinën. Një ekulibër që nuk zgjati shumë pasi Luftëtari me Reginaldon u kthye në avantazh.

Vllaznia u kundërpërgjigj edhe në këtë rast duke rikthyer barazimin në fushë me golin e Markut. Në pjesën e dytë Luftëtari mori avantazhin për të tretën herë në këtë takim me Reginaldon që shënoi golin e tij të dytë personal.

Këtë radhë Vllaznia nuk mundi dot të përsërisë historitë e 45 minutave të para dhe ndeshja përfundoi 3-2 për Luftëtarin që e sheh veten në vendin e 6 me 18 pikë.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Veliaj, letër çdo familjeje të Tiranës për administratorët e pallateve 

Posted: 10 Dec 2016 11:09 AM PST

Erion VeliajKryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër çdo familjeje të kryeqytetit ku shpjegohet procedura se si do të zgjidhen administratorët e pallateve.

Duke vlerësuar besimin që qytetarët i kanë dhënë për drejtimin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj thekson në letër se Tirana është i pari qytet në Shqipëri, i cili nis t'u japë zgjidhje problemeve që qytetarët hasin sot në administrimin e pallateve dhe mjediseve të përbashkëta.

"Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për bashkëpronësinë dhe 'administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga Ju dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t'i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë. Kjo iniciativë mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe mbrojtjes kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banorëve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot", thuhet në letër.

Më tej, Veliaj sqaron se projekti do të sigurojë gjithashtu mirëmbajtjen e ambienteve të bashkëpronësisë, duke mos lejuar degradimin dhe shndërrimin e tyre në një problem për të ardhmen.

Veliaj thotë se kujdesi për ambientet e përbashkëta, do të ndikojë në uljen  e mundësisë së shfaqjes së problemeve të vazhdueshme, do të ulë shpenzimet si dhe do të sjellë më pak stres në përditshmërinë tonë.

Kryebashkiaku  kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të ndihmojnë në zbatimin e këtij projekti.

"Ky projekt parashikon sinjalizimin e problematikave të ndryshme dhe angazhimin për zgjidhjen përfundimtare të tyre në 5000 pallate, që gjenden në 14 njësi administrative brenda Bashkisë se Re të Tiranës, duke përfshirë edhe Kasharin, Dajtin dhe Farkën.

Ndaj lus bashkëpunimin tuaj me stafin e Bashkisë që do të paraqitet pranë jush e do t'ju ndihmojë në organizimin e asamblesë së banorëve dhe zgjedhjen e administratorit tuaj.

Zgjidhja e çështjes së bashkëpronësisë do të sjellë një përmirësim të dukshëm në ruajtjen e ambienteve të përbashkëta", thuhet në letrën e kryebashkiakut.

Kryetari i Bashkisë thekson se ashtu si çdo qytet ka nevojë për Kryetarin e tij të Bashkisë, ashtu edhe një ndërtesë ka nevojë për një administrator, duke vënë kështu hallkën fundore të këtij zinxhiri, që ka në vëmendje mirëqenien e qytetarit.

Veliaj e mbyll letrën e tij me një urim për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. a

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rëndësishëm për harmoninë në komunitet, siç është ai i zgjedhjes së administratorëve të pallateve, të cilët do të luajnë rolin e ndërmjetësit dhe zgjidhësit e problemeve që banorët e pallatit kanë me njeri-tjetrin.

Nga dita e hënë, 70 koordinatorë të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës do të nisin në terren procesin e ngritjes së asambleve dhe zgjedhjes së administratorëve të pallateve.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :