Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Parku i lojërave te liqeni, zbulohet korrespondenca me OKB që rrëzoi kërkesën e Nishanit” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Parku i lojërave te liqeni, zbulohet korrespondenca me OKB që rrëzoi kërkesën e Nishanit” plus 9 more Gazeta SHQIP


Parku i lojërave te liqeni, zbulohet korrespondenca me OKB që rrëzoi kërkesën e Nishanit

Posted: 29 Dec 2016 02:05 AM PST

Erion VeliajKombet e Bashkuara rrëzojnë pretendimin e Presidentit Bujar Nishani për çështjen e parkut të lojërave tek liqeni. Në përgjigje të shkresës së Bujar Nishanit, OKB ka theksuar se vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë kjo çështje mund të trajtohet në këtë instancë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tonight Ilva Tare", ku theksoi se OKB i ka sugjeruar që të presë më parë verdiktin e institucioneve gjyqësore në Shqipëri.

"Kam dijeni nga OKB-ja, e cila momentalisht fatkeqësisht për Presidentin është shumë e zënë me çështjen në Siri nuk ka pasur kohë për këndin e lodrave.  Përgjigja që kam pasur nga OKB-ja ka qenë që është jo serioze që Presidenti të kërkojë që dokumenti të mbetet konfidencial. Pra, Presidenti i ka kërkuar OKB-së që ta mbajë konfidenciale, ndërkohë që OKB-ja ka thënë se ne jemi institucion transparent dhe patjetër do ta vëmë në dijeni Bashkinë e Tiranës për këtë. Jemi vënë në dijeni dhe përgjigja ka qenë: vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit të pretendimeve të Presidentit në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë mund të shikojmë nëse nuk është ofruar drejtësi në Shqipëri. Ishte një mënyrë për t'i thënë Presidentit je kryetar i sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe vjen e qan në OKB", tha Veliaj.

Veliaj theksoi se ndërtimi i këtij parku ka qenë një nga idetë më të mira.

"I qëndroj idesë që këndi i lojërave është një nga gjërat më të mira që kam bërë. Për fatin e tij të keq ky President do të ketë zero vend në histori. Do mbahet mend si një prishës i këndit të lodrave. Në morinë e probleme që ka Shqipëria, mund të ishte marrë me gjakmarrjen, me të varfrit. Bashkia e Tiranës ka bërë tre", tha Veliaj.

Ndërkohë që deklarata e Veliajt konfirmohet edhe nga korrespondenca e publikuar në faqen e OKB-së e shkëmbyer mes Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Florian Nuri dhe zyrtarit të lartë të OKB-së, Jonas Ebesson.

29 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Komisioni, dëshmon Rama: Marrëveshja me CEZ jo e paravendosur, rrezikonim kolapsin

Posted: 29 Dec 2016 01:50 AM PST

ramaKryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot në komisionin hetimor për CEZ, të ngritur dhe drejtuar nga opozita për të dëshmuar lidhur me marrëveshjen me CEZ.

Në mbledhjen e drejtuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho Rama tha se marrëveshja me CEZ nuk ishte e paravendosur ndërsa shtoi se sa i përket nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mbështet  plotësisht atë që ka referuar në këtë komision ministri Gjiknuri dhe se nuk kishte asgjë për të shtuar.

I pyetur nga deputeti Eduard Shalsi për arsyet e një zgjidhjeje miqësore të marrëveshjes me CEZ, kryeministri i shpreh se ky opsion u imponua nga gjendja në të cilën ndodhje sistemi energjetik shqiptar në 2013 kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, kur humbjet në rrjet sipas tij ishin 50 për qind dhe vendi rrezikonte një kolaps energjetik.

"Vendosëm të bënim një zgjedhje të shpejtë për një situatë tërësisht të komplikuar humbjet ishin mbi 50 % situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, dhe BB e FMN kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjithë rrethanat dhe arsyetimit privilegjonin zgjidhjen  me mirëkuptim.

Rrezikonim një kolaps energjetik e financiar, pa diskutuar faktin se nuk kishim asnjë shans të merrnim asnjë lloj investimi që i më pas i morëm falë kësaj zgjidhjeje", tha Rama.

29 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, sekuestrohen 28 kg kanabis, në kërkim poseduesit

Posted: 29 Dec 2016 01:41 AM PST

Kanabis vlorePolicia e Pogradecit ka sekuestruar 28 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa në fshatin Vërdovë.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bazë të një informacioni, kanë ushtruar kontroll në një banesë të pabanueshme ku kanë gjetur e sekuestruar sasinë e drogës. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

29 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

2016: Çfarë dreqin po ndodh?!

Posted: 29 Dec 2016 01:23 AM PST

Lutfi Dervishi

lutrfi2016 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, për faktin se ndodhën shumë gjëra që në dhjetorin e shkuar as që mund të mendoheshin. Por ajo që ishte e pa mendueshme një vit më parë, sot është e pashmangshme.

E kush e kishte menduar dhjetorin e kaluar se brenda vitit Kisha në Shqipëri do të merrte një vendim të rëndësishëm, — (dhe në këtë vit kemi një shenjtore shqiptare, një kardinal dhe një meshë për priftërinjtë martirë të kohës së komunizmit)- vendimi më i rëndësishëm ishte: mbyllja e derës së politikanëve shqiptarë për Krishtlindje.

Sikur këtë vendim ta përkrahte edhe Kisha orthodokse edhe komuniteti mysliman, edhe kryegjyshi botëror…edhe ai që beson se është në dorë të Zotit…

Por 2016 do të mbahet mend për ngarjet që kishin pak propabilitet të ndodhnin.

Të paktë ishin ata që mendonin se Shqipëria do të ishte në Euro 2016.

Të paktë ishin ata që parashikonin që Donald Trump do të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.

Askush nuk mendonte se në këtë fushatë elektorale do të dëgjonte premtim për "ngritje muri".

Të paktë ishin ata që besonin se reforma në drejtësi do të niste nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Askush nuk e mendonte se fjala më e përdorur e vitit do të ishte një fjalë e huaj: vetting.

Askush nuk parashikonte se njeriu publik që do të fliste shqip, shqipen letrare do të ishte ambasadori Donald Lu.

Të paktë ishin ata që mendonin se Britania Madhe do të largohej nga BE-ja.

Trima pas beteje dhe trainerë pas ndjeshjes së futbollit ka plot, por…

… Kush e kishte menduar se sondazhet do të gabonin edhe në SHBA edhe në Britaninë e Madhe!?

E kush e mendonte se në 2016 lajmet më të lexuara do të ishin lajmet "e rreme".

E kush e kishte menduar se tri parti të reja do t'i shtoheshin Shqipërisë.

E kush e kishte menduar se kjo qeveri do të risillte gjatë 2016-të ligjin për importin e plehrave, ligjin e parë që abrogoi sapo erdhi në pushtet;

E kush e kishte menduar se sheshi "Skënderbej" në Tiranë do të prishej për t'u bërë prap shesh.

E kush e kishte menduar një vit më parë se të dënuarit me burgim të përjetshëm do të merrnin leje nga bashkia për të punuar në mënyrë vullnetare.

E kush e kishte menduar se ligji shumë i rreptë i dekriminalizimit do të përjashtonte nga sita, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin në Zvicër! Rasti kur ligji qepet sipas kostumit të individëve!

E kush e kishte menduar se krimi do të kërcënonte edhe kandidatët për rektor.

E kush e kishte menduar vjet në dhjetor se këtë dhjetor K. Kokëdhima do të ishte pa mandat deputeti dhe jashtë strukturave të Partisë Socialiste.

2016, një vit i vështirë për të parashikuar.

Edhe ata që pretendojnë se janë "në dorë të Zotit"- nuk janë më të sigurt në parashikimet e tyre.

Mungesa e parashikimit e bën vitin 2017 edhe më interesant. Do të kemi President të ri, Parlament të ri, dhe prodhim të ri të hashashit.

Shumë ngjarje të paparashikuara kanë ndodhur gjatë 2016-tës dhe e vetmja fjali që përmbledh pasigurinë, paqartësinë dhe paparashikueshmërinë është ajo e presidentit të zgjedhur të SHBA-së: What the hell is going on? "Çfarë dreqin po ndodh?!"

29 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aktorja Debbie Reynold ndërron jetë një ditë pas vdekjes së të bijës, Carrie Fisher

Posted: 29 Dec 2016 01:16 AM PST

debi1Legjenda e Hollywood-it, Debbie Reynolds, e cila ka kënduar dhe vallëzuar në filma dhe paraqitje artistike që kanë hyrë në zemrat dhe mendjet e njerëzve në tërë botën, ka vdekur mbrëmë në moshën 84-vjeçare, raporton Reuters lajmin e konfirmuar nga djali i saj, Todd Fisher.

Ajo ka vdekur disa orë pasi është dërguar me urgjencë në një spital të Los Angelosit, pasi dyshohet se përjetoi një atak në zemër. Vdekja e saj ndodhi vetëm një ditë pasi vajza e saj, aktorja amerikane, Carrie Fisher, ndërroi jetë po nga një atak kardiak.

debi

Reynolds e cila është bërë e famshme me filma si "Singing in the Rain" ka aktruar përkrahë legjendave tjera si Gene Kelly, Frank Sinatra, Tony Curtis, Fred Astaire dhe Dick Van Dyke.

Përgjatë karrierës së saj ajo është nominuar edhe për çmimin Oskar për rolin e saj në filmin e vitit 1964, "The Unsinkable Molly Brown".

29 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq me erëra të forta, shtyhen lundrimet Bari-Durrës

Posted: 29 Dec 2016 01:10 AM PST

mot-i-keqOrët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, erë e fortë dhe reshje dëbore. Porti italian i Barit pezulloi mbrëmë përkohësisht të gjitha lundrimet në pritje të rënies së forcës së detit dhe erës që fryn me drejtim nga verilindja.

Dy tragetet e planifikuara për t'u nisur drejt Durrësit në orën 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës u nisën me rreth 10 orë vonesë pasi  u krijuan kushtet për lundrim.

Ndërkaq nga Porti i Durrësit është nisur drejt Barit natën e së mërkurës vetëm një nga dy tragetet e linjës detare. Trageti tjetër e shtyu disa orë lundrimin duke arritur të niset vetëm në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Kapiteneria e portit sqaroi se shkak i cenimit të grafikut të lëvizjes është situata e krijuar në Portin e Barit dhe mungesa e kalatave për ankorimin e të dy trageteve, ndërsa në Durrës situata detare paraqitet e qetë.

29 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-29 dhjetor 2016

Posted: 29 Dec 2016 01:03 AM PST

DASHI

Edhe pse keni shume pune ditet e fundit te vitit, jeni shume te kenaqur dhe te permbushur me veten keshtu qe nuk do te lodheni fare.

DASHI

Edhe pse keni shume pune ditet e fundit te vitit, jeni shume te kenaqur dhe te permbushur me veten keshtu qe nuk do te lodheni fare.

DEMI

Nje dite e ndare ne dy pjese, nga njera ane dashuria si mendim fiks dhe me pas impenjimet familjare qe nuk ju lene te qete deri sa ti mbyllni.

BINJAKET

Nese jeni ne udhetim dhe larg rutines se perditshme gjerat do te shkojne me se miri ne raportin ne cift. Dialogu nuk do te mungoje.

GAFORRJA

Ne ekuiliber perfekt dashuria dhe puna jane gjithmone ne sintoni me njera tjetren gjate dites se sotme. Do te jeni ne humor te mire sot.

LUANI

Edhe pse jane dite pushimesh puna eshte ne plan te pare per ju. Kur te tjeret pushojne ju jeni teper te ngarkuar me ate qe duhet te mbaroni.

VIRGJERESHA

Nuk ka nevoje per fjale sot per tju treguar personave te afert se sa shume I doni. Gjestet tuaja do te prekin kedo qe do te jete present.

PESHORJA

Edhe pse paraditja do te shkoje mire dhe qete pasdite do te keni situata te caktuara qe do tju prishin humorin dhe do te reagoni keq.

AKREPI

Ka shume nga ju qe po mendojne te dalin te jetojne me vete. Ky fillim viti do te jete I mbare ne mjaft projekte te reja qe keni ndermarre.

SHIGJETARI

Pervecse keni fituar shume kete periudhe po aq keni shpenzuar. Ne pergjithsi jeni armiq te lekut dhe nuk dini ta ruani ate.

BRICJAPI

Sot eshte nje dite e bukur dhe mjaft produktive per te gjithe ju qe jeni te lidhur me librat, artin dhe cdo gje kreative.

UJORI

Nuk jeni shume te qete sot kjo per shkak te ngarkeses se madhe qe keni ne pune. Doni te mbyllni cdo gje ne kohe per te nisur pushimet.

PESHQIT

Dita do te nise me nervozizem dhe tension. Do te rregullohet gjithcka gjate pasdites sepse do te jeni me te qete.

 

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje këmbësorin

Posted: 28 Dec 2016 02:13 PM PST

aksident_naten_1Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur "Vrakë". Sipas policisë, automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump-Izraelit: Qëndro i fortë sa të bëhem president

Posted: 28 Dec 2016 02:00 PM PST

Donald Trump me te kuqePresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Izraelit që "të qëndrojë i fortë" derisa ai të marrë detyrën, muajin e ardhshëm.

Me një postim në Twitter, Trump tha se SHBA nuk mund të lejojë që Izraeli "të trajtohet me përbuzje totale dhe mungesë respekti".

Trump i është referuar marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe votimit, javën e kaluar, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

SHBA nuk ka marrë parasysh thirrjet e Trumpit për t'i vënë veto rezolutës.

Trump shkroi të mërkurën në Twitter se "Izraeli e ka pasur mike të madhe SHBA-në, por jo më".

Sipas Trumo, marrëveshja që kufizon programin atomik të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër tij, ka qenë "fillimi i fundit".

Komentet e Trumpit vijnë në kohën e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Izraelit, pasi Uashingtoni ka abstenuar nga votimi në Këshill të Sigurimit.

Po ashtu të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, përsëriti se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqen midis palestinezëve dhe izraelitëve.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zguro përforcimi i dytë i Luftëtarit

Posted: 28 Dec 2016 01:30 PM PST

sport1Luftëtari nuk ndalet në merkato. Skuadra surprizë e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, ka bërë një tjetër goditje këtë herë duke firmosur me ish lojtarin e Korabit, Vangjel Zguro. Pas Eri Lamçes, pjesë e bluzinjve është bërë edhe mesfushori 23-vjeçar nga Pogradeci i cili është aktivizuar në 10 ndeshje me Korabin gjatë këtij sezoni. Lajmin e ka bërë zyrtar vetë klubi i Luftëtarit duke publikuar edhe disa foto të futbollistit në selinë e klubit gjirokastrit.

Zguro mund të konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm në merkato për skuadrën e trajnerit serb Milinkovic që në 18 javët e para të kampionatit ka grumbulluar 22 pikë dhe pozicionohet në vendin e 5-t të klasifikimit duke lënë pas skuadra me emër si Vllaznia, Flamurtari e Teuta.

Për Zguron i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Pogradecin e Butrintin, Luftëtari është skuadra e dytë në Superiore pas Korabit. Vetëm pak orë pasi i dha lamtumirën skuadrës dibrane, 23-vjecari u prezantua nga presidenti i skuadrës gjirokastrite Grigor Tavo dhe zyrtarë të tjerë të klubit. Nuk bëhet e ditur kohëzgjatja e kontratës që ka nënshkruar Zguro me Luftëtarin. Megjithatë e rëndësishme është që bluzinjtë janë shumë aktivë në merkato një sinjal i qartë ky se drejtuesit e Luftëtarit kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë të mbështetur te lojtarët e rinj në moshë.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :