Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Prokuroria për Krime të Rënda konfiskon 3 milionë euro pasuri të paluajtshme” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Prokuroria për Krime të Rënda konfiskon 3 milionë euro pasuri të paluajtshme” plus 9 more Gazeta SHQIP


Prokuroria për Krime të Rënda konfiskon 3 milionë euro pasuri të paluajtshme

Posted: 04 Dec 2016 02:14 AM PST

krimet-e-renda1Disa pasuri të paluajtshme në Tiranë e Durrës, në vlerë mbi 3 milion euro, u konfiskuan dhe kalojnë në favor të shtetit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda provoi para gjykatës se shtetasi Fatmir Muçaj i kishte siguruar këto prona nga të ardhurat e aktivitetit të tij kriminal në Zvicër. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë në llogari të shtetit, pasuritë e paluajtshme në emër të Fatmir Muçaj dhe familjarëve të tij të ngushtë, si më poshtë”

a-4 parcela "tokë arë" në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2

b-2 parcela "tokë arë" në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2

c-4 parcela "tokë arë" në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2

d-2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-"21 Dhjetorit" dhe rr.Muhamet Gjollesha"), me sip.totale 165 m2

e-2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2

 

Hetimi për këtë rast është zhvilluar fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, pas referimit të materialit nga ana e Drejtoria e Policisë, në vitin 2015. Pas veprimeve paraprake të kryera nga ana e Prokurorisë së Tiranës, çështja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit të njohur si "Antimafia".

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai kanë në pronësi të tyre prona të paluajtshme, të cilat nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme.

Gjatë gjykimit, Prokuroria ka argumentuar se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga burime financare të paligjshme, të krijuara nga Fatmir Muçaj, gjatë aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve në mesin e viteve '90.

Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mucaj, lindur ne Berat dhe banues në Tirane është marrë me trafik të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe për këtë aktivitet ai është proceduar nga autoritetet gjyqësore zvicerane.

Gjatë këtij gjykimi, shtetasi Muçaj pretendoi se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. Sipas tij, ai ka jetuar si emigrant në Greqi, ku ka pësuar një incident në sy, për të cilin është kompensuar me 30 milionë dhrahmi. Sipas tij, ky dëmshpërblim mjekësor ka shërbyer si bazë fillestare financiare për krijimin e pasurive të paluajtshme ndër vite. Gjithashtu, ai ka pretenduar se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar në prona të paluajtshme.

Por, nga hetimi rezultoi se Fatmir Muçaj nuk posedonte dokumentacionin për të vërtetuar pretendimet e tij.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve të tij, në zbatim të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që pronat e paluajtshme të sipërcituara, të regjistruara në emër të familjarëve Muçaj, të kalojnë në favor të shtetit.

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha: Nuk do pranojmë ë taksë të re për Kukësin e varfër e të braktisur

Posted: 04 Dec 2016 02:08 AM PST

Lulzim Basha ne KukesKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me qytetarët në Kukës, tha se qeveria nuk e ka lidhur fatin me qytetarët dhe se detyra  e parë e opozitës është që të qëndrojë afër njerëzve, ti kuptojë dhe ti preke hallet e tyre, e të bëjë gjithçka për tu ardhur në ndihmë

Sipas shefit të opozitës, varfëria në Kukës ka arritur në një shkallë të panjohur më parë dhe se gjysma e familjeve të qytetit janë të regjistruara në listën e ndihmës ekonomike. "Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit. Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?!

Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës", tha Lulzim Basha.

Duke u ndalur në analizën e gjendjes së rëndë të vendit dhe nevojës për ndryshim, Basha vuri theksin tek detyra që u del përpara demokratëve, për ta ndryshuar në radhë të parë Partinë Demokratike. Basha tha se qeverisja aktuale degjeneroi në gjendjen e sotme sepse i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.

"Hallka e dobët është fakti se politikani me sistemin aktual nuk e ka të lidhur fatin e tij me qytetarin. Ka humbur çdo lidhje me realitetin sepse fatin e tij nuk e ka të lidhur më me qytetarët. Këtu duhet të ngulemi fort ne demokratët e të nxjerrim konkluzionet tona.

Së pari, ne nuk mund të lejojmë kurrë që ne demokratët të humbim lidhjen me realitetin, të humbim lidhjet me qytetarët, të jetojmë një realitet që s'ka lidhje me hallet dhe problemet e tyre. Detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, ti kuptojmë dhe ti prekim hallet që ata prekin në mënyrë të përditshme e të bëjmë gjithçka për tu ardhur atyre në ndihmë", deklaroi Basha.

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Divjakë, ushtroi dhunë ndaj gruas; në pranga 46-vjeçari

Posted: 04 Dec 2016 01:23 AM PST

dhuneeeeSpecialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin Behar Fusha, 46 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Y.Fusha, 44 vjeçe, banuese. Denoncimi është bërë nga e dhunuara, e cila gjatë dëshmisë në polici ka thënë se ky nuk ishte rasti i parë.

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, nuk iu binden urdhrit të Policisë, arrestohen dy shtetas

Posted: 04 Dec 2016 01:18 AM PST

 

qarkullimiShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Erison Dylja, 20 vjeç dhe Renis Deliu, 27 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë, pasi rreth orës 04:00 në vendin e njohur si “Rreth-rrotullimi i Saukut”, kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor, duke mos e lejuar të kryejë detyrën e tij.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim.

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, hodhi gruan nga dritarja e banjës, vrasësi: Dyshoja se më tradhtonte

Posted: 04 Dec 2016 01:13 AM PST

Apartamenti i viktimesSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasin Ferdinant  Rukaj, 52 vjeç, banues në lagjen "Kryengritja e Fierit".

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi një ditë më parë, rreth orës 15:45, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e tualetit të banesës, e cila ndodhet në katin e katërt të pallatit ku jetonin, bashkëshorten e tij, shtetasen Liljana Ruko, 43 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Deri në orët e vona të mbrëmjes, policia ende nuk e kishte të qartë nëse bëhej fjalë për ngjarje aksidentale apo vrasje. Pas marrjes së dëshmisë së 53-vjeçarit, policia ngriti akuzën e vrasjes. Thuhet se ai ka dyshuar te ajo që po e tradhtonte. "Dyshoja tek gruaja ime. U zumë, debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja", ka thënë në dëshminë e tij 53-vjeçari.

Materialet iu referuan Prokurorisë Fier në ngarkim të shtetasit Ferdinant Rukaj, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale  "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Të bësh të lumtur një mike

Posted: 04 Dec 2016 01:04 AM PST

MarikaJeta e Marikës nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka kaluar ato që mund të ishin vitet me të bukura të jetës së saj plot brenga dhe e mbyllur në shtëpi.

Marika ka lindur më 20 mars të vitit 1949, në fshatin Gjyrezë të Korçës, e rritur në një familje të ngrohtë me prindërit, motrën dhe vëllain. Vitet rridhnin normalisht pa lumturi e trishtime të mëdha.

Në 1969 ajo u zhvendos në qytetin e Beratit për të filluar një punë të re. Bashkë me të erdhi dhe bashkëshorti, i cili ishte njeriu që i rrinte më pranë. Marika u martua dhe nga kjo martesë e lumtur lindi vajza e tyre e parë, Alma.

Si prindër të rinj, ata menduan se familjes së tyre duhet t'i shtoheshin të tjerë pjestarë dhe disa vite më pas vjen në jetë djali i tyre i parë. Lumturia ishte e madhe, sepse çdo familje ëndërron të ketë dhe një vajze dhe një djalë.

Por 5 muaj pas lindjes së djalit, ajo kaloi dhimbjen e parë më të madhe deri në atë kohë, pasi djali i saj i vogël papritmas ndërroi jetë. Bota për të u shemb, por me bashkëshortin pranë arritën t'i jepnin kurajë njëri-tjetrit dhe të vazhdonin jetën.

Pas disa kohësh ata menduan se ajo që mund t'ua lehtësonte dhimbjen ishte ardhja në jetë e një fëmije tjetër dhe kështu ndodhi. Marika u bë me një tjetër djalë, të cilit sërish iu gëzuan shumë, por një tjetër fatkeqësi rëndoi mbi shpirtrat e këtyre prindërve. 7 muaj pas lindjes, djali i tyre i dytë vdiq po në të njëjtën mënyrë.

Kjo ngjarje nuk ishte e lehtë për këtë nënë të gjorë, që tashmë do të vuante humbjen e 2 vogëlushëve të saj. Vitet rrodhën bashkë me hallet mbi supe. I vetmi gëzim që kishin ishte vajza e tyre, tashmë 10 vjeçe.

Por familjes iu shtua një tjetër pjesëtar, djali i tyre i tretë, të cilin e quajtën Adrian. Adriani ishte drita e syve për ta, ky djalë kaq shumë i dëshiruar për familjen.

Ai ishte një engjëll që erdhi në jetët e tyre vetëm për të sjellë lumturi. Pas fatkeqësive që kishin kaluar, prindërit i gëzoheshin pafund rritjes së djalit të tyre.

Ishte data 24 korrik, ditë e nxehtë vere, Adriani doli të luante me 2 shokët që shoqërohej gjithmonë. Në mëngjes Marika u zgjua me një ëndërr të keqe dhe mendja i rrinte tek vajza që kishte larg.

Si çdo ditë ajo doli në oborrin jashtë shtëpisë të bisedonte me shoqen e saj dhe ndërkohë pa djalin e saj 18-vjeçar që luante aty rrotull. Pak pasi Marika shkoi në shtëpi dëgjoi 3 të shtëna me armë…

Menjëherë doli jashtë dhe pa djalin e saj të shtrirë. Vrapoi drejt tij dhe e mori në krahë. Djali i saj me lotët që i rridhnin nga sytë i tha: "Mami, bëhu e fortë, unë kaq e pata"; dhe me kokën mbështetur mbi supin e nënës për të fundit herë mbyll sytë.

Ai u vra nga një bandë sepse e ngatërruan me dikë tjetër për shkak të trazirave që po ndodhnin në vitet '97-'98. Shokët e tij vrapuan, ndërsa Adriani nuk mundi sepse kishte vrarë këmbën dhe në plumbin e tretë i tha personit që po e qëllonte: "Ti po më vret, por unë jam i pafajshëm".

Pas gjithë këtyre plagëve të marra, bota për Marikën nuk kishte më kuptim. Ajo qëndroi e mbyllur në shtëpi për 8 vite duke dalë shumë pak. Ato vite ishin më të vështirët e jetës së saj. Bashkëshorti i saj i qëndronte pranë duke i dhënë kurajo e duke i thënë se dhimbjen do ta ndanin të dy.

Nuk donte ta shikonte të shkatërruar, të dorëzuar, por pavarësisht atyre dhimbjeve t'i tregonte se jeta për ta vazhdonte. Por Marika me kalimin e kohës filloi të dilte nga shtëpia dhe në një nga këto ditë njohu Liljanën.

Kur i tregoi dhimbjen që kishte kaluar Liljana s'mundi t'i mbante mend lotët dhe, siç thotë ajo, nuk kishte sesi të mos mendonte që ta bënte të lumtur këtë grua. Marika rreth 2 vite më parë humbi edhe bashkëshortin.

Gjatë bisedave me shoqen e saj të re, ajo rrëfeu se ishin bërë shume vite që nuk shkonte asgjëkund, se nuk kishte bërë një udhëtim, që ndihej e vetmuar dhe që i mungonin njerëzit e dashur.

Dëshira e saj ishte thjesht të shkonte diku, pak më larg realitetit të saj dhe kjo ishte arsyeja përse shoqja e saj kontaktoi redaksinë e emisionit "Dua të të bëj të lumtur", me shpresën se ky program mund ta bënte pakëz të lumtur.

Stafi i emisionit i mundësoi Marikës dhe Liljanës një udhëtim në Prishtinë, akomodimin në një nga hotelet e këtij qytetit, si dhe shëtitje në rrugët e tij.

Një udhëtim që e nxori atë nga realiteti i përditshëm e që siç thotë ajo, "do ta mbaj mend tërë jetën, për sa të jem gjallë. Përveç kësaj nuk kam çfarë të kujtoj tjetër".

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

I mori 50 mijë euro një gruaje për dy apartamente të shitura; në pranga 38-vjeçari

Posted: 04 Dec 2016 01:01 AM PST

banesa pallate_1I mori paratë për dy apartamentet që i ksihte shitur më parë, arrestohet i dyshuari për mashtrim. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi  Engjull Bengasi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës pas kallëzimit të shtetases Q. M., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, se shtetasi Engjull Bengasi dyshohet t'i ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi, me pretendimet se do ti shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, por që pasi ka marrë shumën e mësipërme nuk i ka dhënë 2 apartamentet siç ishte bërë marrëveshja, por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprat penale të “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve (kontrata)”.

4 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

ARMIQTË QË HUMBËN ANDREAN

Posted: 04 Dec 2016 12:54 AM PST

Nga Sokol Balla

Andrea StefaniPrej disa orësh, liria e shprehjes dhe e mendimit ka humbur një nga gjeneralët e saj. Andrea Stefani vendosi, jashtë dëshirës së tij dhe të të dashurve të tij, të na lërë shumë shpejt. Një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta, sëmundje ndaj së cilës ai luftoi fort deri në sekondën e fundit. Andrea ishte kështu, një luftëtar. Në radhën e parë të atyre që mbronin lirinë, dhe dimensionin e saj të shenjtë që shqiptarët e rifituan 25 vjet më parë. Lirisë i kushtoi libra ndërsa armiqve të saj, gjithë jetën e tij.

 

E provuan këtë rezistencë të këtij korifeu të gjithë me radhë. Nga e djathta në të majtë. E provoi Sali Berisha herën e parë dhe sidomos herën e dytë në pushtet. E provoi Edi Rama, kur tentoi t’i bënte atentat Kushtetutës në 2008-ën. E provoi Ilir Meta në 2011-ën. E ndjeu në kurriz Lulzim Basha kur mori partinë në 2013-ën. E ndjenim të gjithë ne, kur sa herë mendonte që si njerëz të shtypit, sipas tij gabonim në misionin tonë.

 

Andrea ishte i rrepte me të gjithë, por të gjithë e dinim se ai nuk kishte asgjë personale më kërkënd. Në jetën e tij publike ai ishte martuar me lirinë dhe asaj i qëndroi besnik deri në fund. Për këtë pagoi kosto, sulme, stigmatizime, por nuk rreshti së qeni gjithmonë kundër rrymës, nëse e mendonte se ishte me të drejtën. Ai ishte aq i pavarur sa nuk ngurronte të merrte anë, të bëhej pjesë, të mbështeste njërën palë apo tjetrën, edhe nëse i kishte kritikuar më parë. Mbështeti rikthimin e Berishës, sepse besoi tek ndryshimi i tij me çiltërsinë e një fëmije. Doli ne greve me Ilir Meten kur ai protestoi për ndryshimin e Kushtetutës, por i doli kundër atij, kur u bashkua me Berishën në 2009-ën. U vetëshpall kritiku më i madh i Edi Ramës kur ai bëri paktin me PD për Kushtetutën, por mbështeti ardhjen e tij si kryeministër kur mendoi se tashmë e djathta duhet të dilte në opozitë dhe të ndryshonte lidership. Thenë këto, vështire të besosh se Andrea e pati ndonjëherë gabim. Pasi si Andrea menduan më pas, edhe shumica e shqiptarëve. Dhe shqiptarët nuk kanë zgjedhur asnjëherë gabim.

 

Për këtë arsye Andrea Stefani do t’i mungojë të gjithëve. Gruas, fëmijëve, familjarëve, miqve dhe kolegëve. Por nga sot Andrea Stefani do t’u mungojë më shume atyre që vetëquhen armiq të tij, apo atyre që ai i kritikoi. Në sistemin tone demokratik, liria është karburanti që ushqen shoqërinë dhe të gjithë, dhe ata që Andrea Stefani i kritikonte, e dinin se pas kritikave të tij, ata reflektonin dhe ndryshonin. Nga sot, as këta nuk do ta kenë më këtë fat.

 

Andrea Stefani për misionin e tij në mbrojtje të lirisë, kishte braktisur profesionin e tij si gazetar i mirëfilltë. Ai hyri në historinë e gazetarisë shqiptare si gazetari i parë ekonomik, me analizat e tij brilante për ekonominë kaotike të tranzicionit shqiptar. Ai ishte i pari që arriti të analizonte me shifra sesi kontrabanda e naftës me ish-jugosllavinë në vitet '90, përcaktonte kurbën e shkëmbimit të valutave në vend, si dhe ndër të parët që arriti të përkufizonte me saktësi milimetrike dëmin financiar të piramidave në 1997.

 

Kontributi i tij në gazetarinë e pavarur dhe të pakompromis, është sot, që ai nuk jeton më, një shembull edhe më dramatik se sa humb liria e medias me largimin e tij të parakohshëm. Thënë thjesht dhe shkurt, sot kemi humbur një njeri të mire, një njeri që la pas një emër të mirë. Në këtë kohë që jetojmë, kjo e shumëfishon vlerën e humbjes së tij, dhe vlerën e Andrea Stefanit, njeriut që iku nga kjo jetë, duke e marrë me vete të paprekur, të panjollosur, lirinë e tij.

Horoskopi – 4 dhjetor 2016

Posted: 04 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Nuk do të merrni shumë stimul nga të tjerët, kështu që vazhdoni që t'i merrni gjërat me komoditet. Përfitoni nga kjo fazë qetësie për të riorganizuar idetë dhe impenjimet që keni. Në dashuri do të jeni të privilegjuar.

DEMI

Nuk do të jeni në humorin e duhur për të vlerësuar dashurinë që do ju ofrojë personi që ju do. Mos u tregoni të ashpër përballë dikujt që nuk i ka përfunduar gjërat, siç ia kishit kërkuar. Mundohuni që ta ndihmoni, e të kuptoni se përse gjërat shkuan siç i kishit parashikuar.

BINJAKET

Mos e prishni humorin edhe pse gjërat nuk po shkojnë ashtu si do të dëshironit.  Gjatë ditës do të takoni një person për të cilin nuk keni dhe shumë simpati. Darka do të jetë e qetë, pa ndonjë surprizë.

GAFORRJA

Sot mbi të gjitha duhet të vini në punë fantazinë tuaj . Do të tregoheni të dashur me miqtë e me partnerin, dhe do të arrini që të shprehni ndjenjat tuaja lirisht.

LUANI

Të elektrizuar nga interesa të reja ose nga mania për të bërë gjithçka vetë, sot do të ndodheni në vështirësi. Do ju duhet të kërkoni ndihmën e dikujt për të përfunduar një projekt me rëndësi në punën tuaj. Kështu që mos hezitoni po bëjini një telefonatë.

VIRGJERESHA

Sot entuziazmi juaj do të shndërrohet në një shfaqje, jo shumë konstruktive. Një person që ju do sinqerisht do të mundohet që të vendosë disi në rregull impenjimet tuaja, por nuk do të doni ta dëgjoni edhe shumë.

PESHORJA

Me personin që ju intereson, në qoftë se nuk e keni stabilizuar akoma raportin, hidheni ju hapin e parë, sepse është dita e duhur. Në punë  do ta mbyllni ditën me një fitore të vogël kundrejt një rivali.

AKREPI

Siguria në vetvete do të bëjë që të përballoni me kokën lart gjithçka e të gjithë. Me një sjellje bujare nuk mund të ndodhë ndryshe vetëm të dilni fitues. Edhe në fushën sportive mund të korrni suksese.

SHigjetari

Pushoni duke parë armiq kudo, e shkoni të parët në takimet me të tjerët. Mos e torturoni veten me xhelozi dhe pendime, që nuk sjellin asgjë të mirë. Qartësoni dyshimet tuaja me personin direkt të interesuar.

BRICJAPI

Mëngjesi nuk do të jetë nga më të mirët që keni kaluar. Do të jeni konfuzë e nuk do të veproni ashtu siç duhet. Edhe në dashuri do të tregoheni shumë arrogantë, duke lënduar partnerin, me veprimet dhe fjalët që do të thoni, prandaj kujdes!.

UJORI

Do të dini që të kaloni një çështje të komplikuar ku xhelozia dhe antipatitë personale ndërthuren me interesat dhe detyrat profesionale. Mos u tregoni ziliqarë për suksesin e një kolegu, sepse edhe ju do të keni sadisfaksionet tuaja sot.

PESHQIT

Ditë impenjative, sigurisht që do të keni shumë për të ofruar. Nëse jeni  singëll apo në çift, mund të prisni momente magjike, e çmendurie.

Vdekja e Andrea Stefanit, Basha: Shuhet një zë i fortë publik

Posted: 03 Dec 2016 02:20 PM PST

BASHA-NE-SHI-2Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani.

Përmes një mesazhi, Basha e ka vlerësuar analistin e njohur si "një zë të veçantë dhe të fortë" i diskutimit publik.

"Andrea Stefani është një ndër kontribuesit e parë në mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve", është shprehur Basha.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :