Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Pse jeni larguar nga puna juaj e fundit?” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Pse jeni larguar nga puna juaj e fundit?” plus 9 more Ekonomia Online


Pse jeni larguar nga puna juaj e fundit?

Posted: 31 Dec 2016 10:19 AM PST

Nëse nuk ju kanë pyetur asnjëherë "përse jeni larguar nga puna juaj e fundit" ose ndonjë pyetje të ngjashme, atëherë do të thotë që nuk keni pasur shumë intervista pune. Kjo është një nga ato pyetjet që ju bën të fshiheni nën tavolinë. Kjo pyetje nuk është një lojë mendje, dhe me pak përgatitje ju mund t`ja dilni mbanë kësaj pyetje pa probleme.

Përse bëhet kjo pyetja?
Edhe pse kjo pyetje mund t`ju bëjë të trembeni, fatmirësisht kjo pyetje nuk është një lloj loje e pazakontë mendje. Mendoni për këtë logjikisht, sepse ka një arsye të mirë pse bëhet kjo pyetje. Çdo punëdhënës potencial do të ishte i interesuar të dinte arsyet se përse u larguat nga puna juaj e vjetër që të kuptojë arsyet që mund t`ju bëjnë të largoheni nga puna juaj e tanishme.

U larguat vullnetarisht – në qoftë se ju kanë hequr nga puna, atëhere intervistuesi juaj do të dojë se përse ka ndodhur kjo gjë. A ishte kjo për shkak të performancës tuaj, veprimeve tuaja në vendin e punës apo thjesht ishit bërë të tepërt.
A u larguat me marrëdhënie të mira – Nëse keni ende marrëdhënie të mira me shefin tuaj të mëparshëm, për shembull në qoftë se ju kanë dhënë një referencë të mirë, atëherë kjo do të thotë se keni qenë një punëtor i mirë.
Cilat janë vlerat tuaja në punë – Arsyeja përse jeni larguar nga një kompani mund të tregojë shumë për ju. Është në rregull në qoftë se largoheni sepse ndiheni të pavlerësuar. Megjithatë, duhet ta shpreni këtë gjë në mënyrën e duhur sepse ndryshe do të dukeni si një person i cili do të lërë punën sapo të mos e pëlqejë më. Dhe ne të gjithë nuk e pëlqejmë punën tonë ndonjëherë.

Pasi t'i keni të qarta këto gjëra atëherë mund të kenë një ide më të mirë për ju, nëse keni gjasa që t'i përkushtoheni kompanisë, nëse do jeni një punonjës i mundimshëm apo një person i cili thjesht do largohet nëse dikush e kritikon.

Si t'i përgjigjeni pyetjes…
Ka dy variante kryesore se si t'i përgjigjeni kësaj pyetje. Në fillim është kandidati i cili është i punësuar aktualisht dhe i dyti është dikush që është larguar nga pozicioni i mëparshëm. Për fat të mirë në të dy situatat përgjigjet që do merrni mund t'i përshtasni me çdo kompani. Ajo që është e rëndësishme për të dy situatat është se duhet gjithmonë të flisni pozitivisht për punën dhe shefin tuaj të mëparshëm.

1. Aktualisht i/e punësuar
Nëse jeni aktualisht të punësuar atëherë do ju trajtojnë më mirë se të papunët. Intervistuesi dëshiron të gjejë arsyen se përse dëshironi të largoheni nga puna juaj e tanishme. Është e rekomanduar që gjithmonë të thoni se jeni duke kërkuar për një mundësi më të mirë. Mundohuni të vini në dukje se puna e re ishte aq tërheqëse sa ju thjesht nuk mund ta hidhnit poshtë ofertën. Por mos e egzagjeroni shumë sepse ata do të kuptojnë që jeni duke gënjyer. Pra, përgjigjia juaj duhet të shpjegojë se sa të mirë jeni në punën tuaj të tanishme, dhe se sa më e mirë është puna e re.

2. Personat që janë pa punë
Për fat të keq njerëzit që janë të papunë kanë tendencë të jenë më pak të favorizuar, edhe pse mund të ketë arsye legjitime për papunësinë e këtyre personave si zvogëlimi i numrit të punonjësve. Vetëm mos harroni të qëndroni pozitiv dhe të mos i shkoni shumë në thellësi arsyes se përse ju pushuan nga puna.

The post Pse jeni larguar nga puna juaj e fundit? appeared first on Ekonomia Online.

Apeli liron nga paraburgimi 39 policët

Posted: 31 Dec 2016 08:31 AM PST

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të avokatëve mbrojtës, me anë të dy aktvendimeve të ndara, ua ka ndërprerë masën e paraburgimit 39 të pandehurve, dhe atë të arrestit shtëpiak 20 personave të tjerë.

Grupit të parë, siç theksohet në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit të Kosovës, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, ndërsa grupit të dytë masa e arrestit shtëpiak u është zëvendësuar më atë të paraqitjes në stacion policor.

"Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë, se në cilësi të zyrtarëve policorë, në rajonin e Mitrovicës, kanë kryer veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Marrje e ryshfetit, vepra këto te sanksionuara në bazë te dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit vlerëson se është i drejtë qëndrimi juridik i gjykatës së shkallës së parë, se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer këto vepra penale ngase në shkresat e lëndës ka prova të mjaftueshme që mbështesin këtë dyshim. Por kjo gjykatë nuk mbështetë konstatimet e gjykatës themelore, se ata mund të ndikojnë në dëshmitarë ose përsërisin veprat penale, ngase të njëjtit janë pezulluar nga pozitat e tyre", thuhet në arsyetimin e Apelit.

Sa i përket caktimit të paraburgimit mbi bazën e veçantë të rrezikut të ikjes, Apeli konstaton se ky rrezik mund të evitohet edhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak.

The post Apeli liron nga paraburgimi 39 policët appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj flet për ftesat në ShBA, thotë se kredibiliteti i Thaçit është dëmtuar

Posted: 31 Dec 2016 08:27 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në dy ngjarjet që lidhen me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Haradinaj është i vetmi nga liderët kosovarë që është ftuar në “ngjarjet përcjellëse” të inaugurimit të presidentit Trump, që mbahet më 20 janar, dhe në Lutjet e Mëngjesit.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Haradinaj thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk po e ushtron rolin e tij të përfaqësimit në politikën e jashtme. Mes arsyeve, ai përmend “ngjarjet që e presin Kosovën në pranverën që po vjen, që e vështirësojnë ushtrimin e funksioneve”, duke aluduar qartë në fillimin e punës së Gjykatës Speciale. Sikur dihet, një nga emrat e përfolur kundër të cilit mund të ngritet aktakuzë është dhe Thaçi, ish-shefi politik i UÇK-së.

“Është pritur që do të ketë vështirësi, pengesa për Presidentin. Arsyeja vjen edhe prej mënyrës së sjelljes, ndarjes, ai nuk e bashkoi, nuk mbërrijti një unitet në vend. Ishte figurë që ndau vendin. Pastaj janë edhe arsyet tjera që i dimë të gjithë, që e presin Kosovën në pranverën që po vjen, që e vështirësojnë ushtrimin e funksioneve”, tha Haradinaj.

“A mund ta qartësosh? Po flisni për Gjykatën Speciale?”, u pyet Haradinaj nga Ekonomia Online.

“Nuk kisha hyrë në detaje, ka plot rrethana që e bëjnë të vështirë. Një problem për institucionet e Kosovës, për kredibilitetin e presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit është dhe Raporti i Progresit, i cili e vlerëson aq dobët gjendjen në rend dhe ligj, korrupsion të rritur, korrupsion që është kthyer në fenomen, në mungesë të shumë aspekteve të tjera që nuk janë respektuar”, thekson ai.

“Zakonisht kur je kaq i dobët me punë të tua, nuk të respektojnë jashtë, ai që je të reflektojnë. Pra, është bukur zor me depërtu si president”.

Ndërsa duke komentuar një nga vizitat e pakta të presidentit Thaçi, ku ai pritet nga nivelet më të larta shtetërore – vizita e fundit në Turqi, Haradinaj thotë se nuk e kupton arsyen dhe qëllimin e kësaj vizite.

Ndërsa për ftesat që kanë ardhur për të si lider i AAK-së nga SHBA-ja, Haradinaj thotë se nuk është befasuar aspak. Por, është befasuar me reagimin e disa zyrtarëve nga pozita.

“U habita me një debat që u hap në Kosovë, unë jam i ftuar si person, ky nuk është ofendim i shtetit… Unë s’kam pasur ndonjë rol në proceset zgjedhore në Amerikë. Ne si parti e qendrës së djathtë mbrojmë parimet dhe bindjet që kemi. është ndoshta një vlerësim i punës sime, aleancës nga organizata, të cilat atje kanë peshë. Organizata “Voto djathtas”, që me ka thirrur, zëvendësi i dytë i kësaj organizate është anëtar i Komitetit PIC ( Presidential Inaugural Committee), dhe jam i ftuar në ceremonitë kyçe, që nga ajo kryesore e deri te ato përcjellëse”.

“Unë jam personalisht i ftuar, jo me e përfaqësu Kosovën, ka pasur raste kur kanë shku edhe këta të tjerët. Për mu nuk janë befasi ftesat, jam i ftuar edhe te Lutjet e Mëngjesit, edhe aty Presidenti mban fjalën. Ftesa është e nënshkruar prej 200 anëtarëve, si republikanë ashtu dhe demokratë. Pra, të dyja janë ftesa që paraqesin një respekt, një seriozitet. I kam mirëpritur të dyja, i kam pranuar dhe do të marr pjesë”.

“Qe, sot një koleg i imi ka aplikuar për vizë online për mua. Më ka ra pak keq se janë ditët e pauzës kur po hyjmë në Vit të Ri po do të bëj përpjekje me i mbërri në të dyjat”.

“Unë kur shkoj në Amerikë nuk bëj politikë kundër partive të tjera dhe s’ka pse me i kapë paniku këta të tjerët. Bisedat që i kam bë kurrë s’jam anku për këta të mitë”, shprehet Haradinaj.

“Shkoj atje me i kërku Washingtonit me e vazhdu përkrahjen për Kosovën, në planin e jashtëm se pa përkrahjen e tyre është vështirë me ec, me marrë njohje, me u anëtarësu në organizata të caktuara, me ecë kah NATO. Në siguri pa përkrahjen e Amerikës, me u votu ushtria është mjaft zor; e me të pranu në procese të partneritetit për paqe të NATO-s. E unë shkoj me e lyp këtë, me ju thanë për ndihmë. Shkoj me lyp investime amerikane në Kosovë”.

“Sa herë që kam shku, me para të mia e me vështirësi se s’mi mbulon shteti këto vizita, në të cilat iu bëhem barrë komunitetit tonë, shqiptarëve atje, e shfrytëzoj me sjell diçka për Kosovën. Jam habitur me disa reagime të tyre. Është ofendim edhe për Amerikën, se nuk është mirë me thanë që kjo ftesë nuk është me rëndësi. Ata mendojnë që po me ofendojnë veç mu po s’duhet me harru që ka njerëz atje që preken nga këto fjalë”, thotë mes tjerash lideri i Aleancës.

Intervista e plotë do të publikohet pas Vitit të Ri.

ramush-haradinaj-ekonomia-onlinee
ramush-haradinaj-ekonomia-online11

The post Haradinaj flet për ftesat në ShBA, thotë se kredibiliteti i Thaçit është dëmtuar appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: Formimi i ushtrisë sa më shpejt, e nevojshme për stabilitetin e rajonit

Posted: 31 Dec 2016 08:24 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmes një video-mesazhi iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës, ka folur për sukseset dhe sfidat që Kosova kaloi në vitin që po lëmë pas.

Mes tjerash, Thaçi ka përmendur si të arritur fillimin e dialogut politik me Aleancën Veriatlantike. “Kjo është mirënjohje për Forcat e Sigurisë së Kosovës, por edhe obligim për neve që të përkushtohemi që sa më parë të formojmë Forcat e Armatosura të Kosovës”.

“Kjo është e nevojshme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe rajon”.

The post Thaçi: Formimi i ushtrisë sa më shpejt, e nevojshme për stabilitetin e rajonit appeared first on Ekonomia Online.

Hyseni: Kosovarët mbetën pa viza shkaku i opozitës

Posted: 31 Dec 2016 08:10 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, duke u uruar qytetarëve Vitin e Ri 2017, ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës dhe një pjse të tyre të pozitës, duke thënë se refuzimi i ratifikimit të demarkacionit, i ka lënë qytetarët pa lëvizje në Zonën Schengen.

Mosratifikimi i kësaj marrëveshje, sipas Hysenit, do të regjistrohet si dështimi më i madh i vitit 2016.

Postimi i plotë i Skënder Hysenit:

Miq e Qytetarë të nderuar,

Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të moteve, dëshiroj që të gjithë juve t’u percjell urimet e mia më të ngrohta! Ndërsa po hyjmë në Vitin e Ri 2017, konsideroj se duhet bërë një reflektim të thellë për të gjitha detyrimet që përmbushëm dhe ato që duhej të përmbushim por që nuk ia dolëm. Të arriturat gjatë vitit që po lëmë pas janë mbresëlënëse, por duhet theksuar po ashtu se dështimi për të siguruar lëvizje pa viza në Zonën Schengen për qytetarët e Kosovës është për keqardhje. Politizimi dhe refuzimi i ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Republikës do të regjistrohet si dështimi më i madh i vitit që po lëmë pas. Prandaj, lidhur me këtë, nuk ka si të mos thuhet se shkalla e alrmante e papërgjegjësisë dhe indiferencës karshi interesave të qytetarëve të Kosovës te deputetët e opozitës, e sidomos te një numër i deputetëve të pozitës është e pajustifikueshme dhe politikisht e pafalshme.

Sidoqoftë duhet të mbesim të përkushtuar për të quar proceset përpara dhe për të ndërtuar edhe me tej, ashtu siq e meritojmë, një Kosovë të fortë, demokratike dhe të drejtë.

Viti 2017 do të jet viti i përgjegjësive edhe më të mëdha dhe i obligimeve qytetare e nacionale për të siguruar paqe, qetësi e siguri të plotë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Na presin shumë punë por edhe përkushtimi për të vazhduar tutje me ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit mbetet i palëkundur. Do jet një vit që do të kërkojë një përkushtim të veçantë e të fuqishëm për të quar tutje shtetin tonë të ri, Republikën e Kosovës, si një shtet që udhëhiqet nga vlerat, një mjedis ku qytetari do ta ndiejë veten të lirë dhe të barabartë, ku demokracia ligji dhe rendi do të kenë peshën dhe rëndësinë që kërkon koha dhe e ardhmja!

Miq e qytetarë, Urime dhe Gëzuar!

Zoti ju bekoftë Juve dhe Familjet Tuaja!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

S.H.

The post Hyseni: Kosovarët mbetën pa viza shkaku i opozitës appeared first on Ekonomia Online.

Ambasadorja Alma Lama fyen publikisht gazetarin e KTV-së

Posted: 31 Dec 2016 08:03 AM PST

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon gjuhën fyese të përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e cila në një postim të saj në rrjetin social "Facebook" ka fyer dhe akuzuar gazetarin e KTV-së Xhemajl Rexha.

Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një ambasadore është fyerje për gazetarët në vend.

Duke dënuar këtë veprim njëherësh kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të deklarohet në lidhje me këtë rast. Ne kërkojmë nga MPJ që të mos lejojë ambasadorët që t'i fyejnë gazetarët në anjë rast.

Për më keq këto akuza të ulëta vijnë nga një ish-gazetare që vetëm para pak kohësh ka filluar të merret me politikë.

Image may contain: text

The post Ambasadorja Alma Lama fyen publikisht gazetarin e KTV-së appeared first on Ekonomia Online.

Ky vit do të jetë 1 sekondë më i gjatë

Posted: 31 Dec 2016 07:27 AM PST

Koha nuk ndalon për askënd, por duket se horologët, shkencëtarët që merren me matjen e kohës do ta detyrojnë atë të presë pak këtë të shtunë, natën e ndërrimit të viteve. Mbajtësit e orës do t'i shtojnë një sekondë minutës së fundit të 31 dhjetorit për të kompensuar lëvizjet e Tokës. Ja si do të numërohen sekondat natën e ndërrimit të viteve:

Sekonda "shtesë" është thelbësore në mbajtjen në sinkronizim të orëve në Tokë me "kohën diellore," në mënyrë që ditët dhe netët të përputhen me dritën dhe errësirën.

Koha në Tokë matet duke përdorur orë atomike dhe duhet të rregullohet që të mbajë ritmin me orbitat e Tokës.Planetit tonë, i duhen mbi 86,400 sekonda për një rrotullim 360 gradë.

Por planeti Tokë lëkundet në akset e tij dhe ndikohet nga tërheqja e Diellit, Hënës dhe zbaticat, që nënkuptojnë se del jashtë ciklit me Orën Atomike Ndërkombëtare.

Ora e Koordinuar Universale, që prej viteve '70, është caktuar si standardi universal dhe që dikton se sa është ora në çdo zonë kohore në planet.
Shkencëtarët i lejojnë këto luhatje duke shtuar sekonda çdo një vit e gjysmë për ta mbajtur Orën e Koordinuar Universale, të sinkronizuar me konceptin tradicional të kohës.

The post Ky vit do të jetë 1 sekondë më i gjatë appeared first on Ekonomia Online.

Upton: Të shpallesh vajza më seksi ka edhe të këqija

Posted: 31 Dec 2016 07:19 AM PST

Modelja e famshme, Kate Upton, e njohur si "femra më seksi në botë" ka shpjeguar se pse u tall me të vëllanë kur tha se "shumë keq më vjen për vëllanë tim tetëmbëdhjetë vjeçar se më quajnë modelja seksi".

“I gjori David. Mund të imagjinoni se si ndihet një tetëmbëdhjetë vjeçar kur motra e tij më e madhe shpallet si femra më seksi në botë. Nuk e ka të lehtë, edhe pse ai kurrë nuk është ankuar", ka thënë modelja.

The post Upton: Të shpallesh vajza më seksi ka edhe të këqija appeared first on Ekonomia Online.

Si të mos e humbisni punëtorin më të mirë?

Posted: 31 Dec 2016 07:16 AM PST

Ju e dini se cili është punonjësi juaj më i mirë, është ai tek i cili mund të mbështeteni kurdo, ai që mund të qëndrojë edhe më vonë sepse ju ia kërkoni apo ai që merret me çështjet tuaja që ju duhen për një prezantim të minutës së fundit.

Duke e ditur rëndësinë e një punonjësi të tillë, ju duhet të bëni çdo gjë që ata të ndjehen të lumtur me punën e tyre, përndryshe do i humbisni ata.

Sipas studimeve, mund të kushtojë rreth 20% e pagës vjetore të një punonjësi për ta zëvendësuar atë punonjës. Gjithashtu sipas anketimeve të realizuara, duhet një vit ose edhe më shumë për një punonjës të ri që të arrijë produktivitetin e plotë.

Duke konsideruar këto shifra, asnjë kompani nuk do e përballonte humbjen e punonjësit më të mirë. Për të shmangur këtë gjë duhet të keni parasysh disa gabime të vogla që mund të bëni me këta punonjës:

1.    Vlerësimi

Vlerësimi i punonjësve është vërtetuar se përmirëson moralin e punonjësit. Sipas studimeve vetëm 12% e organizatave sigurojnë vlerësim të  punonjësve, kryesisht të menaxherëve. Organizatat ofronin mesatarisht 3.9 programe vlerësimi, por 77% e pjesëmarrësve në studim u shprehën se këto programe e bënin vlerësimin thjesht duke u bazuar në numrin e viteve të tyre në punë.

Punonjësi do të ndihet më i vlerësuar për kontributet e tij dhe do vazhdojë të rrisë produktivitetin e tij në punë, nëse e falënderoni atë çdo ditë dhe e vlerësoni para të tjerëve për punën që ai bën.

2.    Shpërblime

Falënderimi verbal mund të jetë efektiv, por shpërblimet e vogla, jo vetëm monetare, mund t’ju ndihmojnë më shumë për të motivuar punonjësit. Ndoshta mund të organizoni një udhëtim të vogël ose një darkë në një restorant me të gjithë punonjësit e kompanisë suaj.

Nëse është e mundur, mund t'i shpërbleni individualisht punonjësit tuaj, për shembull duke iu ofruar bileta për në kinema ose duke i bërë pjesë të shërbimeve të ndryshme që ata mund t'i përfitojnë falas ose me ulje.

3.    Ndershmëria

Të qenit jo i ndershëm me punonjësit tuaj është një nga mënyrat më të shpejta sesi mund humbisni ata.

Zakonisht punonjësit duan një ambient të besueshëm dhe marrëdhënie të ndërtuara mbi respektin. Nëse këto nuk janë prezente në punën e tyre, ata mund të kërkojnë një punë tjetër ku të ndjehen më mirë.

4.    Trajnimi

Sipas një studimi nga Deloitte, 75% e punëdhënësve besojnë se ofrimi i trajnimeve ndaj punonjësve ndihmon në arritjen e qëllimeve të rëndësishme në kompani.
Përveç trajnimeve të punonjësve të rinj, kompania duhet të mendojë edhe për mundësitë rritëse që duhet t'iu krijojë punonjësve ekzistues. Kjo mund të realizohet me anë të seminareve të vogla, me kosto të ulëta, ku këta punonjës informohen me të rejat e fundit dhe mësojnë aftësi të reja të vlefshme për kompaninë.

5.    Mundësia për karrierë

Perceptimi individual për mundësi të kufizuara në karrierë konsiderohet si një nga arsyet kryesore që një punonjës të largohet nga një kompani.
Zakonisht, punonjësit e mirë kanë qëllime të rëndësishme për të zhvilluar karrierën e tyre dhe ju duhet të interesoheni për këto qëllime dhe të mendoni si t'i ndihmoni punonjësit tuaj në arritjen e tyre.

6.    Opinioni i punonjësve më të mirë

Nëse punonjësi juaj më i mirë ka vënë re diçka që nuk shkon, ju duhet ta dëgjoni. Ai mund të ketë një ide më të mirë sesi shkojnë gjërat në organizatë duke qënë se ai është më afër punonjësve të tjerë.
Pasi të dëgjoni sesi shkojnë gjërat, mund të pyesni punonjësin se çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e problemit.

7.    Mikromenaxhimi

Sipas disa studimeve, punonjësit e mirë punojnë më shumë kur jepet autonomi në detyrat e tyre.

Ndoshta mund ta keni vënë re tashmë se punonjësi juaj më i mirë është më produktiv kur ka një mbikëqyrje sa më minimale. Atëherë kjo taktikë duhet zbatuar më shpesh, duke i lënë punonjësve më shumë hapësira në punën e tyre.

Nëse ju i pyesni punonjësit tuaj vazhdimisht për sugjerimet e tyre për përmirësime në organizatë, ata do të jenë më të lumtur dhe të motivuar sepse ndjehen më të përfshirë në drejtimin e kompanisë.

The post Si të mos e humbisni punëtorin më të mirë? appeared first on Ekonomia Online.

Viti 2017 mbërrin në Australi dhe Zelandën e Re

Posted: 31 Dec 2016 07:11 AM PST

Viti i ri 2017 ka trokitur dhe në Australi, ku në Sydney është shfaqur një spektakël i vërtetë fishekzjarresh. E para që hyri në vitin e ri është Zelanda e re, ku në në Auckland, spektakli i fishekzjarrëve ka nisur, ndërsa mijëra vetë festojnë ndërrimin e viteve.

Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre festoi edhe Australia, e më pas Japonia.

Ndër vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai. Në Australi nata e ndërrimit të viteve u krye nën masa tepër të larta sigurie. Në Sydney, mëse 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh antiterror.

Një 40-vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sydneyt për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të vitit të ri.

Mëse 1 milionë e gjysmë persona janë mbledhur për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë fishekzjarreve.

The post Viti 2017 mbërrin në Australi dhe Zelandën e Re appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :