Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Qysh me përgaditë kek bardhë e zi?” plus 4 more Qysh me

loading...

“Qysh me përgaditë kek bardhë e zi?” plus 4 more Qysh me


Qysh me përgaditë kek bardhë e zi?

Posted: 30 Dec 2016 04:03 PM PST

Përbërësit:

  • 250 gram margarinë
  • 300 gram sheqer
  • 5 vezë
  • 400 gram miell
  • 1 lugë caji sodë buke
  • 4 lugë qumësht
  • 1 lugë kakao
  • 1 lugë sheqer.

Në një enë të vogël vlohet qumështi me 1 lugë sheqer dhe kakao.

Përzihet mirë dhe lihet anash.

Tundet gjalpi i zbutur ose i shkrirë me sheqer.

Shtohen vezët, të cilat tunden derisa të shkrihet sheqeri.

Kësaj mase i shtohet mielli me sodë buke dhe përzihet me lugë.

Ena për kuglof lyhet me yndyrë në të cilën shtohet masa e përgaditur nga e cila ndahet një pjesë e vogël.

Brumit të ndarë i shtohet kakaoja e përgaditur dhe hidhet mbi brumë të verdhë.

Me pirun bëhen lara duke e futur pirunin në brumë dhe duke e përzier atë.

Keku pjeket në temperaturë 160 gradë pët 45 minuta.

The post Qysh me përgaditë kek bardhë e zi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuara?

Posted: 30 Dec 2016 03:51 PM PST

Përbërësit:

  • 1 kg kofshë pule
  • 100 ml vaj ulliri
  • Lëngu i gjysmë limoni
  • Piper
  • Hudhër.
  • 1 lugë miell
  • 100 ml ujë.
  • 1 lugë vegetë.

Kofshët e pulës kriposen, shtohet piper dhe fërkohen me thelpinjtë e hudhrës.

Përzihen vaji dhe lëngu i limonit dhe vegetë e hidhet mbi kofshë.

Qëndrojmë në vend të ftohtë 2-15 orë.

Vendosen në tepsi dhe futen në furrë me temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Marinada e mbetur hidhet në tigan në të cilin shtohet miell dhe fërgohet.

Shtohet pastaj uji dhe salca shërbehet mbi kofshë.

The post Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuara? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë vezë të mbushura?

Posted: 30 Dec 2016 03:27 PM PST

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 100 gram majonezë
  • 100 gram ajkë
  • Majdanoz
  • Kripë.

Zihen vezët 10-12 minuta.

Qërohen, prehen përgjysmë dhe në një enë vendosen të verdhat e vezëve.

Shtohen të gjithë përbërësit e tjerë.

Përzihet masa dhe mbushen hapësirat në të bardhat e vezëve.

The post Qysh me përgaditë vezë të mbushura? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë sallatë ruse?

Posted: 30 Dec 2016 03:12 PM PST

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 200 gram karrota
  • 100 gram majdanoz
  • 5 patate
  • 5 vezë
  • 250 gram tranguj
  • 500 gram majonezë
  • Kripë
  • Piper.

Veqan zihet pula dhe perimet.

Mishi i zier largohet nga eshtrat dhe pastrohet nga lëkura.

Pritet imët.

Të gjitha perimet dhe vezët e ziera priten imët.

Përzihet me kujdes mishi me perime, vezë, bizele dhe 400 gram majonezë.

Kriposet sipas shijës dhe vendoset në pjatë ovale, kurse 100 gram majonezë përzihen më lëng limoni e disa pika vaj dhe shtohet mbi sallatë.

The post Qysh me përgaditë sallatë ruse? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë paragjellë me patate?

Posted: 30 Dec 2016 02:55 PM PST

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 2 qepë
  • 2 lugë margarinë
  • Majdanoz
  • 200 gram djathë
  • Kripë
  • Piper.

Patatet lahen dhe zihen me lëvore për 20 minuta në ujë të njelmët.

Kullohen dhe hidhet ujë i ftohtë në mënyrë që të qërohen më lehtë.

Priten në rrathë.

Qepa e grirë fërgohet në margarinë.

Majdanozi pritet imët, kurse djathi kalohet në rende.

Në tepsi të përshtatshme radhiten patatet.

Mbi to hidhet kripë, piper dhe qepët e fërguara e djathi.

Pjeken në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

The post Qysh me përgaditë paragjellë me patate? appeared first on Qysh Me.

Related Posts :