Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Rikthehet acari, temperaturat drejt -9 gradë celsius” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Rikthehet acari, temperaturat drejt -9 gradë celsius” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rikthehet acari, temperaturat drejt -9 gradë celsius

Posted: 13 Dec 2016 02:38 AM PST

ngricatI gjithë Ballkani dhe vendi ynë është prekur nga i ftohti arktik, i cili ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e mërkurë parashikohet një rënie e mëtejshme e temperaturave me  4 deri në 5 gradë, pra do të regjistrohen vlera në -8 deri në -9 gradë celsius në zonat  malore.

Edhe zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijë vlera poshtë 0. Deri në fundin e javës vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga masat e ftohta kontinentale, të cilat do të shkaktojnë akull dhe ngrica thuajse në pjesën më të madhe të territorit.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Tramezzani: Hysaj e di si ndalet Cristiano Ronaldo

Posted: 13 Dec 2016 02:11 AM PST

sportElseid Hysaj përballë Cristiano Ronaldos. Mbrojtësi shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha angleze, nga Manchester United, te Chelsea e Manchester City, ndaj yllit portugez që vetëm pak orë më parë fitoi për të katërtën herë në karrierë Topin e Artë.

Me Napolin që do të ndeshet ndaj Realit të Madridit në fazën e 1/8-ve në Champions, 22-vjeçarin nga Shkodra e pret një duel sa i vështirë, aq edhe stimulues. Mbrojtësi më i mirë i Serisë A në krahun e djathtë do të konfirmojë të gjithë potencialin ndaj një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

Një duel, për të cilin foli edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, në mikrofonat e "Radio Kiss Kiss". Sipas numrit 2 të stolit kuqezi "Hysaj është përballur me Cristiano Ronaldon edhe në kualifikueset e Europianit 2016, duke arritur të kufizonte shpërthimet e portugezit në krah dhe goditjet e tij drejt portës". "Uroj që ta ndalë sërish", ishte mesazhi i Tramezzanit për mbrojtësin e Napolit.

Pas oshilacioneve në formë prej lodhjes fizike, Elseid Hysaj duket i rikthyer në nivelin më të mirë. Kjo u konfirmua edhe në fitoren 5-0 që Napoli regjistroi në fushën e Cagliarit. I avancuar thuajse në pozicionin e mesfushorit të krahut, shqiptari frymëzoi golin e dytë, ndërsa ishte mes më të mirëve në fushën e lojës, përkrah emrave si Zielinski, Hamsik dhe Mertens, autor i tre golave në sfidën e luajtur në Sardenjë.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

OKB alarm për luftën në Siri: Mizori ndaj një numri të madh civilësh

Posted: 13 Dec 2016 01:58 AM PST

alepoKombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq kanë apeluar për mbrojtjen e civilëve në Alepo të Sirisë, ku luftimet janë pranë fundit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se njerëzit “nuk kanë asnjë vend të sigurt”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, shprehu alarmin mbi “raportet për mizori ndaj një numri të madh të civilëve”.

Mijëra njerëz janë të bllokuar në një territor të vogël që kontrollojnë rebelët në lindje të Alepos.

Disa njerëz kanë dërguar mesazhe, duke thënë se apartamentet e braktisura janë mbipopulluar dhe se nuk janë të sigurt nga bombardimet, raporton gazeta Neë York Times.

Televizioni shtetëror sirian tregoi pamje të njerëzve duke festuar në Alepon perëndimore, pas njoftimeve se ushtria është pranë fitores.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trafik droge me kalë nga Dibra në Maqedoni, në kërkim një person

Posted: 13 Dec 2016 01:51 AM PST

drogePolicia e Dibrës ka sekuestruar një sasi prej 122 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike është sekuestruar në pikën kufitare të Bllatës teksa ishte duke u transportuar me kalë.

Shërbimet e policisë kufitare janë vënë në ndjekje të personit që transportonte lëndën narkotike, i cili është larguar menjëherë sapo ka pikasur forcat e policisë dhe ka braktisur kafshën e punës. Lënda narkotike ishte ngarkuar në 7 thasë.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dhunonte sistematikisht nënën e moshuar, arrestohet 46-vjeçari në Delvinë

Posted: 13 Dec 2016 01:42 AM PST

arrestim-rusi-655x356Policia e Delvinës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në mënyrë të përsëritur. burime nga policia lokale bën me dije se është vënë në pranga shtetasi Artan Bahoja, 46 vjeç, banues në Delvinë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në banesë në lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases B.B., 63 vjeçe, duke i shkaktuar fraktura në trup.

Dyshohet se dhuna fizike e ushtruar ndaj të dëmtuarës (nënës), ka qenë e përsëritur disa herë më parë.

Gjithashtu, bëjmë me dije se Artan Bahoja, ka qenë dënuar në shtetin grek me 20 vite burg, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

NOSTALGJI PËR HOXHËKOMUNIZMIN?

Posted: 13 Dec 2016 01:00 AM PST

Ylli POLOVINA

Ylli PolovinaTashmë në rrumpallën e përgjithshme të fjalënajës me akuza të ndërsjella politike, shumë ireale dhe të tejtepruara, pas sondazhit të ideuar nga OSBE-ja në Tiranë në lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, është krijuar, vënë në përdorim dhe bërë, shumë i pëlqyer, një term i ri: nostalgjik. Domethënë je me mendësi të ngujuar në të kaluarën e regjimit të para nëntëdhjetës.

Isha këto ditë duke shfletuar librin në italisht të Izabel Alendes, "Il mio paese inventato", i cili mund të përkthehet "Një atdhe sipas mendjes time", kur një person i panjohur pranë më deklamoi me tërsëllimë: "Ajende ishte një president komunist… Je nostalgjik!"

Bela e madhe me gojëlëshuarit ideologjikë, por që janë edhe mendjezbrazët!

Sërish nga jo pak nuk po kuptohet se pas një çerek shekulli të mundësisë së plotë për ta bërë hoxhëkomunizmin një të kaluar për të mos shkaktuar trysni epërsie mbi të tashmen, ka ngjarë krejt e kundërta. Dështimi, për nga shifrat që paraqiti sondazhi, është tepër flagrant dhe njëherësh problematik. Kërkon ndryshim të vetë strategjisë së interpretimit publik të periudhës gjysmëshekullore totalitare të pasçlirimit. Sigurisht shumë pushtetushtrues të sotëm, përfshi edhe më të ngjashmit në profesion me Enver Hoxhën, politikanët, janë faktori kryesor i krijimit të gropës, sepse edhe individualisht, në përmasa personale, një pjesë e dukshme e tyre "nuk i vijnë as te maja e gishtit" diktatorit. Bëhet fjala për aftësinë diabolike të ndikimit.

Enver Hoxha dhe modeli i tij shoqëror është mjaft më i ndërlikuar se ai i realizuar prej Ahmet Zogut. Edhe pse kishte shtetëzim total, çfarë shkaktoi rënim dhe deri triskëtim për t'u ushqyer, në varfërinë e përgjithshme ai të siguronte punë, madje edhe një strehë për të banuar. Këto, për shumë, qenë të drejta jetike më të rëndësishme se ajo e fjalës apo e shumëpartitizmit, kjo e fundit, duke e parë tashmë prej njëzetë e gjashtë motesh, në variatin shqiptar nuk shkëlqen hiç.

Ndërkohë në shumë dëme që i shkaktoi vendit të vet, sidomos në mos ndërprerjen, ose të paktën mos zbutjen e dogmës së "luftës së klasave", e kaluara hoxhëkomuniste nuk i jepte shans politikanit hajdut, i cili sot mbretëron. Ai madje nuk ka turp fare as të vetëpërmbahet në manifestimin e luksit dhe as të fshehë kuletat e fryra.

Në këtë dështim të madh të procesit të natyrshëm e të domosdoshëm të dekomunistizimit janë përgjegjës edhe vetë antikomunistët bërtitës, të mbushur me mllef dhe urrejtje klasore më keq se sistemi i mëparshëm. Në webfaqen e një familjeje të tillë të Shqipërisë së Jugut, pjesëtare në akte patriotike kombëtare, por dhe bashkëpunuese në një moment me pushtuesit nazistë, gjen të shkruar kërcënimin "akoma po marrin frymë komunistët?" Çfarë mbarësie për dekomunistizim real mund të vijë kur edhe një politikane blu, aspak negative për disa vlera që ka, bërë edhe spikere e parlamentit, shkon deri atje sa deklaron publikisht se shefi i saj, Sali Berisha, e kishte pasur një gabim me njerëzit e partisë rozë: që nuk u kishte futur një plumb kokës.

E tërë kjo gjuhë dhe mënyrë të menduari, e dyshuar si pamundësi për t'u bërë realitet për shkak të rrethanave ndërkombëtare, por që në kondita të tjera do të shndërrohej patjetër në gjak, e justifikoi dhunën e diktaturës së shkuar.  

Pra dështuan edhe këta dhembëkërcëllitës. Veç pas shpalljes së sondazhit çuditërisht ata u bënë më skërmitës. E akuzuan edhe atë si komunist. Kështu kanë hapur rrugën që edhe për një çerek shekulli tjetër rezultati të jetë "45 përqind e të anketuarve mendojnë se Enver Hoxha ka patur ndikim negativ për vendin, ndërsa 42 përqind pozitiv. Afërsisht gjysma e të anketuarve mendojnë se komunizmi ishte një ide e mirë që u zbatua keq".

Disfata e periudhës pluraliste për ta mposhtur krejtësisht gjysmëshekullin e hoxhëkomunizmit erdhi edhe prej ìideologjizimit të historisë, politizimit të interpretimit profesionist të saj, trajtimit të kësaj diturie si të jetë një punë propagadistike partiake, një agitprop. Kështu përshëmbull partizanët nuk kanë luftuar fare, se ata pas pushtimit fashist sollën pushtimin komunist dhe se e tërë ajo periudhë qe fund e krye luftë civile. Megjithë ndërhyrjen e fortë e të kurajshme të Sali Berishës kohët e fundit për të mbrojtur pikëpamjen e anasjellë, asnjë prej ndjekësve të partisë së tij që deri tani ka qenë shprehur për sa më sipër, nuk ka lëvizur asnjë milimetër. Bashkëpunëtorët e zellshëm të musolinianëve dhe hitlerianëve gjatë Luftës së Dytë Borërore kanë dalë nga shishja. Duke garantuar edhe këta jo vetëm "stabilitetin" e anketimit të vitit 2016 për njëzetë e tetë motet e ardhshëm, por edhe mpakjen e sigurt të trupit elektoral të bluve. Mosnjohësit e rezistencës kundër pushtimit janë shpërblyer për shtatëdhjetë vite me atrofizim politik.     

E kaluara bëhet histori. Histori është edhe Enver Hoxha. Kjo do të thotë se kurkush nuk e heq dot, nuk e shkul, nuk e shfarros dot me inat ose mënyra të politizuara. Librat e tij, "veprat", shiten në buzërrugë.

Sepse ndodh edhe kështu: u publikuan dokumente reale për raporte të caktuara, të mbajtura nga Nexhmije Hoxha, me strukturat partiake fashiste italiane. Madje të realizuara vetëm pak muaj para se të krijohej PKSH dhe ndërsa kishte pesë vite që ajo bënte pjesë në Grupin Komunist të Shkodrës.

Interesante vërtet, të cilat koha do t'i gjykojë më mirë. Veç kjo ngjarje transparance hap një temë edhe më interesante: si ndodhi që vetë ajo ose i shoqi, më pushtetfuqishmit në Shqipëri për një gjysmë njëqindvjeçari, nuk i asgjësuan dhe as i fshehën?

Kur që pas motit 1991 ndodhi e po ngjan e kundërta.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump shpall sot zgjedhjen për Sekretar të Shtetit

Posted: 13 Dec 2016 12:57 AM PST

Donald TrumPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shpallë sot zgjedhjen e tij për postin e Sekretarit të Shtetit.

Media si Fox News, AP dhe Reuters raportuan se Rex Tillerson, shef ekzekutiv i korporatës së naftës Exxon Mobil, është zgjedhja e Trumpit për postin e kryediplomatit.

Këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, u ka thënë gazetarëve se përvoja e gjatë në biznes e Tillersonit, me projekte të shpimit në Rusi, e ka bërë atë "kandidat kryesor" për këtë post.

"Jam i shqetësuar. Është shumë mirë e ditur se ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin", ka thënë republikani John McCain, kryerar i Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të SHBA-së.

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, kërkoheshin për falsifikim dhe shkatërrim rrugësh, arrestohen 2 persona

Posted: 13 Dec 2016 12:52 AM PST

pranga 22Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Dritan Hoxhallari, 39 vjeç, banues në lagjen "20 Tetori" Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë, me Vendimin e datës 29.01.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

Ndërkohë Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Albjon Beqaj, 21 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendim e datës 29.04.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja e7 shkatërrim i rrugëve".

13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 13 dhjetor 2016

Posted: 13 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Do të keni sot probleme me kolegët dhe familjarët tuaj. Keni tendencën të irritoheni kot dhe të ndërhyni aty ku nuk duhet. Kontrolloni impulsivitetin tuaj.

DEMI

Do të keni mbështetjen e yjeve duke pasur mundësi për të arritur synime dhe objektiva që do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj.

BINJAKET

Do të rigjeni qetësinë e harmoninë falë yjeve në shenjën tuaj. Në ambientin e punës do ju ofrohet nje pozicion i ri, ndërsa jeta sentimentale do të jetë në harmoninë e duhur.

GAFORRJA

Mos merrni përsipër përgjegjësi që nuk janë të mundura të realizohen. Kushtojini më shumë vëmendje trupit tuaj duke ndjekur ndonjë dietë

LUANI

Ndikimi i planetëve në shenjën tuaj do ju sjellë raste të mira për të jetuar çdo moment dashurie me pasion. Do të jenë të favorizuara udhëtimet e shkurtra.

VIRGJERESHA

Sot lërini pak kohë vetes për të menduar se çfarë ka me të vërtetë vlerë në jetën tuaj, duke mos i gjykuar më gjërat nga aparenca e jashtme e duke lënë pas dore thelbin e gjërave.

PESHORJA

Mos e kaloni kohën në shtëpi vetëm, dilni, udhëtoni dhe bëni për vete personin që ju pëlqen. Sot do të jetë një ditë mjaft e mirë për tju kushtuar argëtimit.

AKREPI

Në qoftë se nuk ndjeheni në sintoni me një koleg ose mik të vjetër, mos e frekuentoni për pak kohë e mos u ndjeni në faj për këtë. Do të jetë më mirë për ju sot të bëni atë që ndjeni.

SHIGJETARI

Dashuria, marrëdhëniet publike, studimet dhe udhëtimet do të rezultojnë të pasura me persona interesantë. Mos qëndroni të mbyllur në shtëpi, sepse mund të humbni okazione të mrekullueshme.

BRICJAPI

Dita e sotme do të jetë e përshtatshme në fushën financiare. Okazione të shkëlqyera për të realizuar projekte të reja për ata që punojnë jashtë vendit ose që udhëtojnë shpesh për motive pune.

UJORI

Do të ndjeheni entuziastë, si në planin personal ashtu dhe në atë profesional, vetëm kushtojini më shumë vëmendje shëndetit.

PESHQIT

Në shenjën tuaj janë një skuadër planetësh që ju ndihmojnë. Përfitoni nga ky moment i favorshëm për të kërkuar një rritje rroge, për t'i dhënë jetë një biznesi.

Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

Posted: 12 Dec 2016 02:20 PM PST

Mavraj.1-658x370Mërgim Mavraj sërish në formacionin më të mirë të javës në Bundesligës gjermane. Vijon forma fantastike e mbrojtësit të kombëtares shqiptare i cili gjatë këtij sezoni është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të prapavijës së Kolnit. Në sfidën  e javës së 14-t ndaj Borussias së Dortmundit në Rhein Energie Stadion, takim i cili përfundoi në barazim 1-1, Mavraj bëri një paraqitje mbresëlënëse duke u treguar i sigurt në çdo ndërhyrje të tij gjatë gjithë 90 minutësh-it dhe nëse nuk do të ishte për atë gol të realizuar nga Marco Reus në fund, Kolni falë edhe 30-vjecarit shqiptar do të kishte arritur një fitore shumë të rëndësishme.

Mavraj është përfshirë nga rrjeti televiziv gjerman ARD në 11-shën më të mirë të javës së 14-t përkrah emrave të rëndësishëm si Arjen Robben, Thomas Muller e Robert Lewandowski. Në seksionin e saj dedikuar sportit, ARD arsyeton edhe faktin se përse mbrojtësi shqiptar është pjesë e formacionit më të mirë të javës. "Mavraj ka pasur një rol të rëndësishëm duke bërë që sulmuesi kryesor i Dortmundit dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit Pierre Emerick Aubameyang ta godiste vetëm 1-herë portën në këtë sezon, dhe kjo ndodhi pikërisht në ndeshjen ndaj Koln-it. 30-vjeçari ka arritur të fitojë të gjitha duelet me kundërshtarët dhe ka qenë një nga lojtarët më të kompletuar në fushë për Koln-in, shkruan rrjeti televiziv gjerman për performancën e Mërgim Mavrajt.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :