Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Rrëzohet një avion rus, dhjetëra të plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Rrëzohet një avion rus, dhjetëra të plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rrëzohet një avion rus, dhjetëra të plagosur

Posted: 19 Dec 2016 01:35 AM PST

AvionMinistria ruse e Mbrojtjes tha se një prej avionëve të saj është rrëzuar gjatë aterimit në veri të Siberisë. Të 39 njerëzit në bord kanë mbijetuar, por 32 prej tyre janë shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Tiksi, mëngjesin e sotëm. Në kohën e aksidentit raportohet se kushtet atmosferike kanë qenë të këqija. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se hetuesit ushtarakë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

19 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

McCain: Duhet komision i unifikuar për hetimin e sulmeve kibernetike ruse

Posted: 19 Dec 2016 01:33 AM PST

McCainNjë senator republikan me ndikim, ka bërë thirrje që komisioni i cili do të hetojë se deri ku ka shkuar ndërhyrja ruse gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, të jetë i unifikuar.

Senatori John McCain nga Arizona, i ka thënë rrjetit televiziv, CNN mbrëmjen e 18 dhjetorit, se hetimet e disa fishta të sulmeve të dyshuara kibernetike ruse do të ishin të pamjaftueshme. Ai ka bërë thirrje që kjo të bëhet prej një komisioni të vetëm që përbëhet nga pjesëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

"Kjo çështje është serioze", ka thënë ai. McCain është udhëheqës i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, që pritet në muajin janar të fillojë hetimin e asaj se deri ku kanë shkuar sulmet kibernetike ruse. Një hetim tjetër për këtë çështje do e bëjë edhe Komiteti i Senatit për Inteligjencë dhe Marrëdhënie me Jashtë. Lideri i Senatit, Mitch McConnell, po ashtu republikan, megjithatë i ka hedhur poshtë thirrjet për një komision të zgjedhur, për të verifikuar seriozitetin e dyshimeve.

Komuniteti amerikan i inteligjencës ka thënë se hakerët e përkrahur nga qeveria ruse kanë ndërhyrë në serverët dhe adresat e emailit të Partisë Demokratike amerikane. Lajmi i fundit është se edhe serverët e republikanëve janë sulmuar. Dhe, javën e kaluar, gazeta "The Washington Post" ka raportuar se FBI është pajtuar me qëndrimin e CIA-s se hakerët rusë kanë ndërhyrë për të ndihmuar Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale.

 

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka mbrojtur së fundi reagimin e administratës së tij ndaj dyshimeve për sulme kibernetike ruse.

 

Obama iu ka thënë gazetarëve më 16 dhjetor se ai është përballur me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë një samiti në Kinë në muajin shtator, duke i thënë ish-shefit të KGB-së, tani president i Rusisë, "ndalo" sulmet. Agjencitë e inteligjencës më pas kanë zbuluar se ndërhyrjet janë ndaluar. Kremlini deri më tash ka hedhur poshtë raportimet se sulmet kibernetike janë bërë nga apo me përkrahjen ruse

Tërmet në Fier, alarmohen banorët në Zharrëz

Posted: 19 Dec 2016 01:30 AM PST

1482134648termeti-fierNjë termet ka tronditur Fierin dhe Patosin në orët e para të mëngjesit. Lëkundja është regjistruar rreth orës 1:19 minuta dhe, sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare, magnituda e saj ishte 4,2.

Epiqendra e tërmetit raportohet 9 kilometra në juglindje të Fierit dhe 4 km në veri të Patosit. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa duket se këto lëkundje kanë alarmuar banorët e fshatit Zharrëz në Patos.

Menjëherë pas lëkundjes ata kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar. Disa prej tyre kanë dërguar foto edhe në numrin e "Ti raporton" në Top Channel.

Ditët e fundit, banorët janë ankuar për lëkundje të vazhdueshme në zonën e tyre, ndërsa akuzojnë një kompani naftënxjerrëse si shkaktare të tërmeteve.

19 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

SHQIPTARËT E MAQEDONISË, FITUES BETEJASH DHE HUMBËS LUFTASH!

Posted: 19 Dec 2016 01:00 AM PST

Kim MehmetiKim MEHMETI

Shqiptarët e Maqedonisë deri tani janë treguar si fitues të denjë të betejave, por humbës të pashembullt të luftërave. Dhe e dini pse: sepse betejat i kanë zhvilluar në emër të shqiptarisë, ndërkaq luftërat, për të qenë të pëlqyerit e sunduesit maqedonas dhe, për të përfituar klanet dhe kryesuesit partiak. Doni dëshmi për këtë?!

Ja disa nga betejat e fituara dhe luftërat e tyre të humbura.

Pas mëvetësimit të Maqedonisë, shqiptarët e këtushëm e fituan betejën e parë demokratike, duke ardhur nga të gjitha anët e botës që ta votonin PPD'në, por pas kësaj fitoreje, thuajse të gjitha elitat e këtushme shqiptare, e filluan luftën për të qenë të pëlqyerit e LSDM'së maqedonase sunduese, të cilës edhe asokohe nuk i mungonin votat shqiptare, e as shqiptarë në kryesinë e saj, por që shkoi më larg se dikur 'etërit' e saj jugosllavë dhe, jo vetëm që i fshiu shqiptarët nga kushtetuta, por nisi ta ndërtojë shtetin mbi parimin e rrezikimit të tij nga armiku i 'natyrshëm shqiptarë'.

Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, shqiptarët e Maqedonisë e fituan betejën e mosmiratimit të kushtetutës dhe atë të bojkotimit të regjistrimit të popullsisë, por pas së cilave beteja, drejtuesit e këtushëm partiak e filluan dhe e humbën luftën për të qenë të pëlqyerit e Tiranës, ku përpiloheshin listat e tradhtarëve dhe heronjve të këtushëm, si metodë e suksesshme enveriste për t'i eliminuar të papëlqyerit e burrështetasve të atjeshëm.

Shqiptarët e Maqedonisë e fituan edhe betejën për shpalljen e Autonomisë së Iliridës, por edhe këtë autonomi e humbën diku në mes të luftës për t'i bindur perëndimorët se ata do mbeten gardianët më të denjë të stabilitetit të Ballkanit.

Dhe erdhi konflikti i 2001, kur shqiptarët e fituan betejën kundër një Maqedonie antishqiptare dhe kur të gjithë ata e votuan BDI'në. Por pastaj, i humbën thuajse të gjitha që kishin, edhe atë vetëm pse partia e tyre në qeveri, e filloi luftën për përfitimet personale të kryesuesve të sa dhe, që ta bindte botën se ajo do e mbronte Maqedoninë edhe nga vetë maqedonasit, me çka mbeti partia më e pëlqyer shqiptare për VMRO-DPMNE-në dhe u bë vlera më e çmuar nacionale e popullit maqedonas.

Ka edhe përplot beteja tjera që i fituan shqiptarët e Maqedonisë, siç ka edhe përplot luftëra që ata i kanë humbur. Dhe gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë sa ekziston ky shtet, shqiptarët e këtushëm i shkruan dhe rishkruan listat e patriotëve dhe tradhtarëve të vet, edhe atë varësisht nga autori që i përpilonte ato, apo varësisht nga partia shqiptare në pushtet. Por në ndërkohë, gjithmonë duke i humbur luftërat kundër policisë dhe gjyqësorit maqedonas, që likuidonin e dënonin shqiptarë, si të ishin ata fëmijët e askujt.

Si do që të jetë, shqiptarët e Maqedonisë më në fund arritën këtu ku janë sot: në ditët a para të pas zgjedhjeve parlamentare të 2016, pra në pritje të lajmit se cila parti e tyre do bëhet pjesë e qeverisë së re. Dhe mbase ata ndjehen njësoj si pas zgjedhjeve të para demokratike të mbajtura në këtë shtet, kur ata e dinin se çka duan , pore s'kishte kush u tregonte se cila rrugë çon deri te caku i tyre i dëshiruar.

Pra shqiptarët e sotëm të Maqedonisë, mbase ndjehen si në vitet e para të mëvetësimit të këtij shteti, kur prisnin që dikush nga mëmëdheu t'i ndihmojë në rrugëtimin e tutjeshëm të tyre, por kur nga atje, në vend të porosive amënore, u vinin listat e tradhtarëve dhe shqiptarëve që duhej lëçitur. Njësoj siç ndodhi edhe gjatë fushatës parazgjedhore të këtij dhjetori, kur Tirana dhe Prishtina i zbulonin "turkoshakët" dhe 'islamistët' e këtushëm, dhe njëkohësisht lëvdonin dhe lartësonin heroizmin e shqiptarëve që votuan dhe iu bashkëngjitën LSDM'së maqedonase, edhe atë duke pasur para hundëve dhjetar parti shqiptare. Me çka disa qarqe nga Tirana e Prishtina, u treguan shqiptarëve të Maqedonisë se thuajse çdo gjë Lindore dhe myslimane është antishqiptare, në krahasim me prosllavizmat dhe proortodoksizmat, që janë melhem shërues për patriotizmin shqiptarë!?

Po pra, shqiptarët e Maqedonisë ishin dhe mbetën popull i cili i fiton betejat, por i humb luftërat. Edhe atë shkaku se betejat i bënë në emër të shqiptarisë, e luftërat për përfitime të klaneve dhe drejtuesve partiak shqiptare, duke mos i përjashtuar as ata në Tiranë e Prishtinë. Andaj edhe sot – duke mos dashur të jetë as parashikues as paragjykues – autori i këtij teksti s'ka si e fsheh ndjesinë se edhe pas këtyre zgjedhjeve parlamentare, kur shqiptarët e Maqedonisë e fituam betejën kundër injorancës, rrugaçërisë dhe banditizmit të BDI'së e PDSH'së, që e ndihmuan regjimin e VMRO-DPMNE'së ta deshqiptarizonte Maqedoninë, pra edhe kësaj radhe kur ata e fituan betejën kundër atyre që për ta mbuluar radikalizmin deshqiptarizues partiak, merreshin me zbulimin e armiqve që duan shqiptarisë t'ia ngatërrojnë lindjediellin dhe, nga Perëndimi atë ta ç'vendosin në Lindje, autori i këtij teksti s'ka si e fsheh frikën se kryesuesit e partive politike të shqiptarëve të këtushëm, do e fillojnë betejën fituese se cili nga ata do ulet në kolltukun e butë të burrështetasit, por mbase do e humbim luftën e fundit për të pasur shtet dhe për ta ndërtuar Maqedoninë shqiptare.

Tiranë, grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë

Posted: 19 Dec 2016 12:53 AM PST

grabitet-banka-655x356Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë "21-Dhjetorit".

Sipas të dhënave paraprake, në grabitje kanë marrë pjesë  dy persona të maskuar, të cilët  më janë larguar  me motor. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Forca të shumta policia ndodhen pranë zonës dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të grabitjes.

Sipas policisë dy shtetas  të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, fillimisht kanë neutralizuar sigurimin e bankës. Më pas kanë vazhduar drejt kasës, për të marrë paratë dhe ende nuk është e qartë nëse ia kanë arritur qëllimit.

Policia shprehet se ia kanë dalë që të marrin një shumë të papërcaktuar parash.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri i cili është dyshohet se është lënë nga autori. Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën përrreth si dhe janë ngritur pika kontrolli.

19 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, maskat grabisin gjatë natës një biznes privat

Posted: 19 Dec 2016 12:52 AM PST

grabitje-hajni-680x365_cNjë tjetër grabitje është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja e dytë është regjistruar rreth orës 01.35, në një fshat të Korçës.

Policia është njoftuar se në fshatin Bulgarec, në biznesin privat (prodhime materialesh ndërtimi) të shtetasit L.L, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

19 dhjetor2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 19 dhjetor 2016

Posted: 19 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Sot do të merrni disa informacione interesante nga librat, revistat, ose interneti. Në mbrëmje do të takoni mikun tuaj më të mirë. Ju do të argëtoheni duke bërë biseda të ndryshme.

DEMI

 

Sot do të bëni një punë të rëndësishme, dhe do të keni të ardhura më të mira. Ju do të merrni ide interesante, që do t'i shikoni me kujdes.

 

BINJAKËT

Sot do të takoni disa persona të rinj, në një aktivitet social. Ju do të filloni të punoni për një projekt të ri. Në këtë mënyrë, do të realizoni disa gjëra në profesionin tuaj.

GAFORRJA

Do të takoni disa persona, që do të ndikojnë në fillimin e një projekti të ri. Ju do të tregoni talentin tuaj në këtë aspekt. Ky është një ndryshim i rëndësishëm për ju. 

LUANI

Disa persona që do të takoni do të ndikojnë pozitivisht në realizimin me sukses të një projekti. Në mbrëmje qëndroni me miqtë.

VIRGJËRESHA

Sot një miku juaj dëshiron të marrë disa ide nga ju, për sa i përket aspektit afektiv. Ju do të ndikoni pozitivisht, që gjërat të shkojnë mirë.

PESHORJA

Sot do të jkeni pjesë e një aktiviteti, ku do të njiheni me disa njerëz që do të bëhen miqtë tuaj. Ju keni interesa të njëjta me ta. Në mbrëmje argëtohuni me personat që doni.

AKREPI

Sot do të ketë ndryshime në aspektin profesional. Ju do të shkoni në një drejtim të ri, ku të ardhurat tuaja do të jenë më të mira.

SHIGJETARI

Sot do të ketë disa ndryshime për sa i përket aspektit profesional. Mbase, do të filloni një projekt të ri, që do t'ju interesojë. Në mbrëmje argëtohuni me miqtë më të mirë.

BRICJAPI

Sot do të merrni pjesë në një aktivitet social, ku do të takoni persona të profesioneve të ndryshme. Gjithçka do të shkojë mirë.

UJORI

Sot do të merrni informacione që vijnë nga bisedat me miqtë, librat, ose interneti. Ju do të bazoheni te ato, për të bërë realitet çdo gjë që dëshironi.

PESHQIT

Sot do të jeni të sigurt për sa i përket aspektit financiar. Informacionet që keni marrë, janë ato që ju interesojnë për të filluar një projekt biznesi. Festoni pranë miqve.

Tiranë, digjet në një parking makina e Flori Mumajesit

Posted: 18 Dec 2016 02:42 PM PST

ZjarriNjë zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një parking nëntokësor makinash pas postës numër 8 në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re. Parkingu ndodhet poshtë një qendre biznesi dhe zjarri aktualisht është në kontroll.

Sipas burimeve mësohet se nga flakët janë përfshirë 3 automjete dhe në vendngjarje ndodhen 5 makina zjarrfikëse, të cilat kanë lokalizuar flakët.

Po ashtu, një person i asfiksuar është nxjerrë nga parkimi dhe gjendja e tij nuk përbën rrezik për jetën. Burime akoma të pakonfirmuara shprehen se mes makinave të djegura ndodhet edhe ajo e kantautorit Flori Mumajesi. Zjarrfikësit kanë hasur probleme në shuarjen e flakëve për shkak të pozicionit të vështirë të parkingut, i cili ndodhet i futur thellë në tokë.

Policia raporton se zjarri ka rënë fillimisht në një mjet i cili ndodhej në garazhd dhe më pas është përhapur në makinat e tjera. Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.

18 dhjetor 2016 (gazeeta-Shqip.com)

NATO shmang ndërhyrjen në Siri: Përkeqëson situatën

Posted: 18 Dec 2016 01:50 PM PST

Otan-Stoltenberg_1Një pjesëmarrje e ushtrisë së NATO-s në konfliktin në Siri vetëm do të përkeqësonte situatën, konfirmoi sot sekretari i përgjithshëm i Organizatës, Jens Stoltenberg.

Njëzet e tetë anëtarët e Aleancës Atlantike i përkasin të gjithë koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja që lufton grupin e Shtetit Islamik në rajon, por nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në konfliktin në Siri.

"Ne jemi dëshmitarë të një krize të rëndë humanitare. Ndonjëherë, është e drejtë të ketë një vendosje ushtarake ashtu si në Afganistan", deklaroi ai.

"Por shpeshherë, kostot e një operacioni ushtarak janë më të larta se përfitimet. Duke shqyrtuar situatën në Siri, anëtarët e NATO-s kanë arritur në përfundimin se një operacion i tillë do ta përkeqësonte më shumë situatën, tashmë e tmerrshme", shtoi ai.

"Ekziston rreziku që kjo të transformohet në një konflikt rajonal akoma më të madh, ku shumë të pafajshëm po humbin jetën. Një vendosje ushtarake nuk është gjithmonë zgjidhje", theksoi ai.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ukrainë, separatistët pro-rusë vrasin 5 ushtarë në Donbas

Posted: 18 Dec 2016 01:20 PM PST

DonbasPesë ushtarë janë vrarë sot në përleshje me separatistët pro-rusë në pjesën perëndimore të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria e Kievit. Bëhet fjalë për një nga përleshjet më të ashpra prej muajsh në zonën e Donbasit, ku është vendosur një armëpushim i brishtë, i cili herë pas herë thyhet nga palët në konflikt.

Zëdhënësi ushtarak i Kievit, Leonid Matyukhin, ka shpjeguar që në përleshjet për kontrollin e qytetit strategjik të Debaltsevës, gjashtë ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :