Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Shkodër, sekuestrohen 77 kg kanabis sativa, autorët në kërkim” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Shkodër, sekuestrohen 77 kg kanabis sativa, autorët në kërkim” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shkodër, sekuestrohen 77 kg kanabis sativa, autorët në kërkim

Posted: 16 Dec 2016 02:36 AM PST

droge ne qesePolicia e Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar "APPLE", ka sekuestruar 77 kg kanabis sativa në fshatin Mollë, njësia administrative Shosh, Shkodër.

Si rezultat i këtij operacioni më datë 15.12.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Shoshit u konstatuan dhe evidentuan gjithsej, 3 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u arrit që të sekuestrohen në total: 77 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila ishte e vendosur nëpër thasë dhe bidonë plastikë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

70 bimë të dyshuara narkotike cannabis-sattiva në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuara nga nenet 284 e 283 të Kodit Penal.

16 dhjetor 2016 (gazeta-shqip.com)

Sulmet kibernetike, Obama: Do të ‘hakmerremi’ ndaj rusëve

Posted: 16 Dec 2016 02:28 AM PST

obama-putinPresidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar hakmarrje ndaj hakerëve rusë që u përzinë në fushatën presidenciale ameriakne. "Nuk ka dyshim që ne duhet të veprojmë kur ndokush nga jashtë përzihet në çështje tona të brendshme," tha Obama për rrjetin NPR. "Dhe ne do e gjejmë vendin dhe kohën e duhur për hakmarrje."

Se për çfarë hakmarrje e ka pasur fjalën presidenti Obama, nuk është qartësuar, por le të kuptohet se së shpejti mund të publikohen sekrete nga administrata më e lartë e Kremlinit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se disa nga veprimet që do të ndërmarrin do publikohen, të tjera ndoshta jo. Ende nuk është e qartë se çfarë masash ka ndërmend SHBA, ndërsa Obama pritet të largohet nga detyra në 20 janar, duke ja lënë vendin një udhëheqësi pro Putinit.

Zbulimi i e-maileve vuri në një situtatë aspak të rehatshme Partinë Demokratike në një pikë vendimtare të fushatës elektorale. CIA arriti në përfundimin se motivacioni i Rusisë ishte të devijonte zgjedhjet në favor të republikanit Trump, por deri më tani nuk i ka bërë publike provat.

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

KE miraton grandin 36 milionë euro të linjës Tiranë-Rinas-Durrës

Posted: 16 Dec 2016 02:13 AM PST

hekurudheU mbajt në Londër mbledhja e Komitetit Drejtues të Instrumentit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), mekanizëm i Komisionit Europian. Zv Ministrja e Integrimit Europian znj. Erisa Xhixho përfaqësoi Shqipërinë në këtë takim.

Në Komitetin Drejtues u miratuan projekte të cilat janë pjesë e Paketës Kombëtare të Projekteve Strategjike. Ato konsistojnë në dhënien e asistencës teknike si dhe për herë të parë në projekte të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me investimet.
Për Shqipërinë, u miratuan 3 projekte ndër të cilat 2 projekte konsistojnë në dhënien e asistencës teknike, me specifikisht:

Projekti i zbatimit për by passin e Tiranes. Totali i investimit 133 milion euro. Granti i përfituar 1.5 milion euro. Projekti është pjesë e Paketës Kombëtare të Projekteve Strategjike që Këshilli Kombëtar i Investimeve ka miratuar.
U miratua gjithashtu Projekti i zbatimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vora Hani Hotit. Totali i investimit 127 milion euro. Granti i përfituar 4.5 milion euro. Projekti është pjesë e Paketës Kombëtare të Projekteve Strategjike dhe pjesë e Core Network. Projekti do shërbejë si pikë strategjike në ndërlidhjen ndërkufitare.

Ndërkohë për investime nga 10 projekte te paraqitura nga rajoni u miratuan vetëm 3 , ku Shqipëria ishte një prej 3 projekteve fituese me projektin Rehabilitimi i Hekurudhës Durrës-Tiranë dhe ndërtimi i hekurudhës me aeroportin e Rinasit. Totali i investimit do të jetë 90 milion euro, ndërsa granti i përfituar 36 milion euro. Projekti është me rëndësi strategjike, pjesë e Paketës Kombëtare të Projekteve Strategjike.

Projekti do të ristrukturojë dhe integrojë rrjetin hekurudhor shqiptar me rrjetin Europian. Ka një impakt të madhe në axhendën e ndërlidhjes për Shqipërinë, pasi mundëson komunikimin e aeroportit dhe portin e Durrësit përmes korridorit Adriatiko Jonian. Gjithashtu projekti ka impakt të prekshëm ndër-rajonal përmes anëtarëve të SETTO (Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë, Serbi, Kosovë) dhe përmes Korridorit 8 me vendet anëtare të BE (Greqi, Bullgari) si dhe me Turqinë dhe më gjerë.

16 dhjetor 2016 (gazeta-shqip.com)

E bujshme, Beshiktas në gjurmët e Jahmir Hykës

Posted: 16 Dec 2016 02:07 AM PST

HykaBeshiktasi në gjurmët e Jahmir Hykës. Ky është lajmi i bujshëm nga Zvicra, ku gazeta prestigjoze "Blick" shkruante se mesfushori i Kombëtares Shqiptare është një prej lojtarëve që ka tërhequr më tepër vëmendjen te Luzerna. Për shërbimet e 28-vjeçarit përflitet se ka një interesim konkret nga Superliga turke, më saktësisht nga gjigandët e Beshiktas. Duke qenë se kontrata e kuqeziut te Luzerna përfundon në fund të sezonit, me paraqitjen e një oferte në tryezën e bisedimeve, klubi zviceran do të ishte gati ta shesë futbollistin menjëherë.

Kjo lë të hapur mundësinë që Jahmir Hyka të largohet prej merkatos së Janarit, si mënyra e vetme që Luzerna të mos e humbasë mesfushorin me parametër zero në fund të sezonit. Nëse transferimi te Besiktasi do të realizohej, klubi turk do të bëhej stacioni i katërt i rëndësishëm në karrierën e lojtarit. Në sezonin 2005-2006 Hyka iu bashkua norvegjezëve të Rosenborgut, pa mundur të lëjë gjurmë në skuadër, për dy sezone lojtari militoi te gjermanët e Mainz-it, me të cilët luajti edhe në Bundesligë dhe u largua në vitin 2010, për tu transferuar për një sezon te Panionios në Superligën greke.

Jahmir Hyka ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Luzernës në këtë sezon, duke realizuar 6 gola në 15 ndeshje të Superligës zvicerane. Në 12 raste mesfushori shtatshkurtër ka qenë titullar, duke dhënë kontributin që skuadra të pozicionohet e katërta në renditje, vend që siguron biletën e fundit drejt kupave të Europës.

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Truri i femrave ndryshon pozitivisht gjatë shtatzënisë

Posted: 16 Dec 2016 02:06 AM PST

pregShtatzënia mbetet një nga periudhat më të bukura në jetën e një femre, por njëkohësisht më e mistershmja dhe e padepërtueshmja në mënyrë të plotë nga ana e shkencës apo psikologjisë.

Përveç atyre gjërave që janë të provuar shkencërisht tashmë dhe nga përvoja e gjatë e njerëzimit mbi periudhën ne shtatzënisë, si p.sh shmangia e alkoolit, duhanit apo substancave të tjera gjatë kohës kur pritet të vijë një fëmijë në jetë, të cilat mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit apo problemet që kanë të bëjnë me hormonet, të cilat shpesh ndikojnë në lëkundjet e humorit të nënës, ajo që mbetet më e padepërtueshme ende dhe një sfidë për shkencën ka të bëjë me reagimin dhe gjendjen e trurit të nënës gjatë shtatzënisë.

Një përpjekje për të bërë transparencë në këtë pikë dhe për ta zbardhur disi enigmën vjen nga një studimi i publikuar në 'Current Directions in Psychological Science', sipas të cilit, përtej ndryshimeve të shpeshta të humorit dhe atyre hormonale, shtatzënia ndikon pozitivisht në trurin e femrave. Eksperimentet e para, të cilat janë ndërmarrë paraprakisht te kavjet, kanë treguar se një nga gjërat pozitive të periudhës së shtatzënisë  është se ndikon në rritjen e  funksionalitetit të neuroneve të nuhatjes, dhe gjëja më interesante është se këto ndryshime vazhdojnë të kenë ndikimin e tyre prapaveprues edhe pas lindjes.

Tek kavjet që iu nënshtruan eksperimentit, shtatzënitë e shumta kanë sjellë ndryshime po kaq të shumta në numër, duke përftuar pothuajse një metamorfozë të femrës. Sipas studiuesve, nuk mund të thuhet me siguri tw plotw nëse e njëjta gjë ndodh edhe me gratë, kjo mbetet ende një mister. Njerëzit janë të ndryshëm nga minjtë (tek të cilët u realizua eksperimenti), por "mundësitë janë vërtetë të shumta që shtatzënia të mund të ndryshojë funksionet e trurit me efekte prapavepruese pozitive tek femrat".

Fluksi hormonal që pushton trupin e grave shtatzëna, në fakt është shumë më i madh se gjatë periudhës së adoleshencës.  Dhe ashtu si hormonet ndikojnë në psikikën  e njeriut në këtë fazë kaq të rëndësishëm të zhvillimit të tij , e njëjta gjë ndodh edhe gjatë shtatzënisë", thonë studiuesit. Sipas psikologëve, shtatzënia është një periudhë psikologjikisht komplekse dhe pjellore për gratë. Përveç përjashtimeve të rralla, niveli i hormoneve tipike të kësaj faze të jetës ndikojnë në modifikimin e humorit  dhe mendjes së atyre që e përjetojnë këtë periudhë.

Pra, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me çrregullime depresive apo sëmundje, faza kur një femër është duke pritur të vijë në jetë fëmija i saj, mund të jetë një kohë shumë e mirë për të. Aq e vërtetë është kjo saqë disa e quajnë "muaj mjalti", pavarësisht nga lodhja fiziologjike që ndodh në mënyrë krejt të natyrshme.

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama: “Vetting”-u, kushti i vetëm pë çeljen e negociatave

Posted: 16 Dec 2016 01:58 AM PST

rama-vlahutinKryeministri Edi Rama këmbëngul se përpjekja e bllokuesve të reformës në drejtësi për të çoroditur shqiptarët me gënjeshtra për qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë, është e përditshme dhe përbaltja e paepur e vendit prej tyre është mbresëlënëse.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ai tregon atë që e quan "E vërteta e thjeshtë për negociatat e për kushtin e Vettingut, në këtë pjesë nga intervista e ambasadores se BE, Romana Vlahutin, me gazetarin Sokol Balla".

Më poshtë pjesë nga intervista e ambasadores se BE, Romana Vlahutin, me gazetarin Sokol Balla.

Ambasadorja Vlahutin: …Eshtë shumë e qartë se çfarë pret BE nga Shqipëria. Komisioni ka nxjerrë rekomandimin pozitiv, por ka një rekomandim, një kusht që është ligji i Vettingut dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pesë prioritetet kyçe. Në mënyrë që të hapen negociatat është tërësisht e rëndësishme që të zbatohet Vettingu.

Sokol Balla: A do të thotë kjo që një datë për negociatat mund të jetë një opsion real për vitin e ardhshëm?

Ambasadorja Vlahutin: Nëse është ose jo e mundur, varet tërësisht nga Shqipëria. Unë nuk dua që të përsëris veten, por është shumë e qartë që rekomandimi thotë që duhet të fillojë Vettingu, pra ligji i rivlerësimit dhe në rast se nuk fillon Vettingu dhe nuk do të ketë rezultate, atëherë nuk do të ketë kthim tek ky rekomandim.

Sokol Balla: Për rastin e mirë, zoti Lajçak përmendi atë që e quajti 'procesi urë', çfarë do të thotë kjo?

Ambasadorja Vlahutin: Ne po kërkojmë instrumente përsa i përket gjithë sektorit të sundimit të ligjit, që do të thotë që nga janari shërbimet tona nga Brukseli do të vijnë këtu në Tiranë dhe do të shohin sesi mund ta ndihmojmë ne Shqipërinë që të përqendrohet tek zbatimi i kësaj reforme. Ju e dini që nuk bëhet fjalë vetëm për angazhimin e drejtorisë së përgjithshme që merret me zgjerimin, por edhe drejtoria e drejtësisë, e çështjeve të brendshme dhe gjithë ato që kanë të bëjnë me kapitujt 23 dhe 24. Pra, ne dëshirojmë të gjejmë një mënyrë që të kemi angazhim më të thellë me Shqipërinë dhe sidomos për këtë vit zgjedhor ne të mund t'i mbajmë të gjithë të përqendruar për atë që duhet bërë në reformën në drejtësi.

Sokol Balla: Thatë diçka interesante, por që meriton shpjegim. Ju folët për vit zgjedhor dhe këmbëngulët tek reforma në drejtësi. Që ta kuptojmë pak më qartë, janë pesë prioritete, siç tha zoti Lajçak, siç thoni edhe ju? Janë shtatë, siç kanë thënë disa eksponentë politikë të vendeve të rëndësishme të BE-së? Janë zgjedhjet apo është vetëm reforma në drejtësi kushti i nevojshëm dhe mjaftueshëm për të hedhur hapin e radhës drejt BE?

Ambasadorja Vlahutin: Kjo duhet parë me shkallë. Komisioni ka qenë i qartë. Ka një rekomandim pozitiv që të hapen negociatat me Shqipërinë, por është thelbësore që të fillojë Vettingu dhe të jepen rezultatet. Ky është hapi i parë. Pesë prioritetet do të vazhdojnë të qëndrojnë me ne deri në fund dhe ajo që është shumë e rëndësishme dhe që ne e marrim si të mirëqënë, është progresi. Pra si garanci që do të vazhdohet më tej, nuk do të ketë kthim pas, nuk do të ketë qëndrim në vendnumëro. Sa u përket zgjedhjeve, kjo ka të bëjë me demokracinë. Nuk është kusht në vetvete, por ne e marrim për të mirëqënë, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë të bëjnë me vlerat demokratike të një vendi.

Sokol Balla: Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese kthen totalisht ose pjesërisht ligjin e Vettingut duke bllokuar minimalisht në kohë reformën në drejtësi, a do të thotë kjo fundin e shpresave për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm?

Ambasadorja Vlahutin: Po. Gjatë gjithë kohës kemi qenë shumë të qartë. Miratimi i kësaj reforme duhet të kishte ndodhur që në maj, por u shty deri në mes të korrikut. Është e qartë, Vettingu nuk mund të negociohet. Ai duhet të fillojë dhe duhet madje të japë disa rezultate në mënyrë që Komisioni të rikonfirmojë rekomandimin e vet.

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kavajë, gjendet i vrarë me thikë taksisti, kapet autori i dyshuar

Posted: 16 Dec 2016 01:49 AM PST

Kavaje,-autori1Policia e Kavajës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi akuzohet se ka vrarë një taksist në këtë qytet, familjarët e të cilit kishin denoncuar zhdukjen e tij pak ditë më parë.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur me 14 dhjetor 2016. Mësohet se taksisti është Idriz Kariqi, 65 vjeç.

"Me datë 15.12.2016 në orën 22:00 në fshatin Greth të njësisë administrative Kryevidh në anë të rrugës, në disa shkurre është gjetur i vrarë me thikë shtetasi Idriz Kariqi", – thuhet në komunikatën e policisë.

Kanë qenë familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e të afërmit të tyre.

Policia thotë se "24 vjeçari ka kërkuar që taksisti ta çonte në grykderdhjen e Shkumbinit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti dhe është larguar me taksinë".

Disa minuta me pas ka perplasur taksine dhe e ka çuar ne nje servis. Ketu është zbuluar nga policia, e cila mbrëmjen e 15 dhjetorit 2016 ka bërë dhe arrestimin e tij.

Pas arrestimit, 24 vjeçari, Musa Saraçi, me banim në Gose të Rrogizhinës ka treguar te gjithe ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimes.

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Devijohet trafiku për punimet në sheshin “Skënderbej”

Posted: 16 Dec 2016 01:47 AM PST

HartaBashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e shtunë, datë 17 dhjetor 2016, në vijim të zbatimit të fazës së dytë të projektit për "Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej", qarkullimi i mjeteve që vijnë nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të devijohet djathtas në rrugën "Abdi Toptani", pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.

Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin "Skënderbej" do të devijohet vetëm djathtas në rrugën "Abdi Toptani".

Gjithashtu, segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës "Myslym Shyri", në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës, do të jetë si më poshtë:

• Linja Nr.8 "Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër"; Linja Nr.5 "Ish Kombinati i Autotraktoreve", Linja Nr.10 "Qendër – Mihal Grameno", do të stacionohen në rrugën "George W. Bush" në fund të rrugës "Murat Toptani".

• Linja Nr.7 "Tufina", Linja Nr.11 "Porcelani", do të stacionohen në rrugën "Luigj Gurakuqi", me itenerar Rruga e "Barrikadave" – "Rruga e Dibrës" – Segmenti pas "Pallatit të Kulturës" – "Rruga Luigj Gurakuqi".

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, dështon atentati me bombë i një kamikazi 12 vjeç

Posted: 16 Dec 2016 01:44 AM PST

GjermaniNjë 12-vjeçar gjermano-irakian, ka tentuar të shpërthejë një bombë artizanale të mbushur me gozhda në tregun e Krishtlindjeve në Ludwigshafen, në jug-perëndim të Gjermanisë në 26 nëntor. Bomba, e ndërtuar nga vetë i mituri, nuk ka shpërthyer për një difekti në vendosje. Shtypi gjerman, që citon burime të policisë, raporton se djaloshi, i cilësuar si "i radikalizuar në mënyrë ekstreme", është instruktuar nga një militant i ISIS-it.

Atentati duhej të kishte ndodhur në datën 26 nëntor, që përkon me nisjen e hapjes së tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani. Bomba artizanale ishte fshehur në një çantë shpine, e cila është gjetur më pas "në 5 dhjetor në brendësi të një shkurreje pranë komunës së Ludëwgshafen nga një kalimtar". Njësitë anti-bombë kanë bërë të mundur ç'aktivizimin e saj.

Mbi rastin në fjalë është duke hetuar prokuroria federale e Karlsruhes, e cila është kompetente për aktet e terrorizmit. Po ashtu, mësohet se që në verën e shkuar, 12-vjeçari, i lindur pikërisht në Ludwigshafen, "kishte tentuar të shkonte në Siri për t'u bashkuar me ISIS-in", por pas kapjes së tij, është transferuar në një qendër për të rinj".

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rei Manaj kthehet te Interi në janar?

Posted: 16 Dec 2016 01:29 AM PST

manajMund të përfundojë pas vetëm 6 muajsh aventura e Rei Manajt te Peskara. Edhe pse drejtuesit e klubit abrucez e mohojnë dicka të tillë sa herë që u jepet rasti, sipas mediave italiane dhe më konkretisht faqes së specializuar Tuttomercattoweb, gjasat më të mëdha janë që 19-vjecari shqiptar të largohet nga stadiumi Adriatico në merkaton e Janarit. Raporti midis Rey Manajt dhe trajnerit Massimo Oddo nuk është më i njëjti dhe kuqeziu nuk preferohet më si zgjedhje e parë nga ish lojtari i Milanit dhe Lazios për sulmin. Në këtë kontekst me shumë mundësi Manaj do të rikthehet te Interi në Janar, pasi zikaltërit janë klubi që zotërojnë kartonin e tij.

Do të jetë e vështirë që 19-vjecari nga Lushnja të qëndrojë te skuadra e Stefano Piolit dhe në këtë mënyrë gjasat më të mëdha janë që Manaj të huazohet në një tjetër skuadër. Fillimi i sezonit ka qenë shumë pozitiv për talentin shqiptar i cili pasi shkëlqeu në miqësoret e verës ka arritur të realizojë 2 gola me fanellën e Pescarës në Serinë A. Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i presidentit të klubit abrucez, Sebastiani por edhe ky i fundit e vlerëson maksimalisht Rey Manajn, vështirë se 19-vjecari do të vazhdojë të jetë pjesë e Pescarës deri në fund të këtij sezoni.

16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :