Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Shuhet Gjeneral Gramafoni” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Shuhet Gjeneral Gramafoni” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shuhet Gjeneral Gramafoni

Posted: 26 Dec 2016 02:33 AM PST

Ndahet nga jeta Bujar Lako

Bujar LakoBujar Lako një nga emrat e njohur të skenës shqiptare, është ka mbyllur sytë papritur në moshën 68-të vjeccare. Ikja e papritur e tij ka sjellë trishtim në botën e artit në vënd, por dhe për mijëra fansa të kinematografisë dhe teatrit, ku Lako shkëlqeu me rolet që la pas.I lindur në Tiranë më vitin 1948-të , Lako e nisi karrierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i regjisorit Gëzim Erebara dhe “Përballimi” i Viktor Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë" K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” . Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral grarnafoni” dhe “Ballë për ballë". Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”. Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar”. Në vitin 2005 ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është cmimi më i madh i marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorise A. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga presidenti i Republikës. Ikja e tij e shpejtë nga jeta është një humbje për botën e teatrit dhe kinematografisë, e cila humbi një aktor të karakterit.

Shkaku kryesor i tumoreve janë infeksionet

Posted: 26 Dec 2016 02:30 AM PST

tumoretNjë i diagnostikuar me tumor në gjashtë të tillë duhet t'i atribuohet ndonjë infeksioni sipas një studimi të fundit të bërë në këtë fushë. Kërkuesit e IARC (International Agency for Research on Cancer) me qendër në Lion të Francës dhe pjesë e organizatës botërore të shëndetësisë kanë gjetur se katër agjentë infektivë (Papilloma virus, Helicobacter pylori e dhe viruset B e C) janë shkaku i rreth 2 milionë tumoreve nga 12.7 milionë persona të diagnostikuar me këtë sëmundje brenda një viti. Po ashtu, grupi i shkencëtarëve nënvizoi se shumë raste të kancerit mund të evitohen përmes terapive ekzistuese dhe se ekziston një diferencë e madhe në përqindjen e të prekurve nga kjo sëmundje në vendet e zhvilluara perëndimore apo në ato në zhvillim.

Në vendet më pak të zhvilluara mundësia që një infeksion të çojë në krijimin e një tumori është tri herë më e madhe  (22.9%) krahasuar me atë të vendeve më të zhvilluara (7.4%), me një variacion që shkon nga 3.3% në Australi dhe Zelandën e Re deri në 32.7 për qind në Afrikën Subsahariane. Po ashtu, studimi tregoi se rreth një e treta e rasteve u takon personave nën 50 vjeç. Te gratë, tumori në qafën e mitrës përfaqëson thuaje gjysmën e të gjitha formave të regjistruara, ndërsa te meshkujt tumori i stomakut dhe ai i mëlçisë arrijnë në 80 për qind.

Sipas Catherine de Martel dhe Martyn Plummer, në krye të kërkimit "infeksionet e shkaktuara nga disa lloj virusesh, bakteresh dhe parazitësh janë një ndër shkaqet kryesore dhe më të parashikueshme të tumoreve". Sipas asaj që thonë kërkuesit e IARC, aplikimi i terapive të njohura për parandalimin dhe kurën e infeksioneve mund të ketë një efekt thelbësor mbi impaktin e  tumoreve në të gjithë botën. Për Papilloma virus apo HPV (agjenti kryesor i tumorit në qafën e mitrës) ekziston një vaksinë që u bëhet falas vajzave mes moshës 11-12-vjeçare. Një tjetër vaksinë është në gjendje të parandalojë infeksionet e HBV, virusi përgjegjës për Hepatitin B, i pranuar nga komuniteti shkencor si shkaku më i shpeshtë i tumorit të mëlçisë. Ndërkaq, sipas ekspertëve, do të ishte e mundur të evitoheshin një pjesë e madhe e formave të neoplazive gastrike, duke luftuar infeksionin  shkaktuar nga Helicobacter pylori me kombinime ilaçesh me bazë antibiotikësh. Goodarz Danari, i Harvard School of Public Medicine në Boston, ka komentuar rezultatet e studimit të IARC duke mbështetur se duke parë efikasitetin dhe koston e vaksinave kundër HBV apo HPV prioriteti, sidomos në vendet në zhvillim do të ishte ajo e vaksinimit të një numri sa më të madh të popullsisë. Vaksinat janë preparate biologjike, të cilat përgatiten nga bakteret e gjalla dhe të vdekura, ose nga helmet e tyre. Sipas përbërjes ato mund të jenë unike, të përcaktuara vetëm për një sëmundje ngjitëse, por mund të jenë edhe të kombinuara, për dy dhe më shumë sëmundje ngjitëse. Vaksinat janë preparate biologjike dhe për këtë nevojitet që të ruhen në ambiente të posaçme vetëm në spital, por njëkohësisht lipset ruajtja e tyre edhe gjatë transportit. Vaksinat janë të ndjeshme në temperaturë, dritë, lagështi, mjetet kimike etj. Çdo njeri që nga lindja e deri në adoleshencën e hershme merr një listë vaksinash për të parandaluar sëmundje, të cilat mund të sjellin defekte në organizëm, apo mund të shkaktojnë probleme të rënda infektive. Që në lindje, fëmijët kryejnë vaksinime dhe rivaksinime, sipas një periudhe të caktuar kohore. Vaksina e parë që marrin është BCG, e cila merret për të parandaluar tuberkulozin pastaj vazhdojnë të tjerat me radhë.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lui Aragoni ose poeti i shumëfishtë

Posted: 26 Dec 2016 02:25 AM PST

Ilia Lengu

aRAGONILui Aragoni është një ndër individualitetet më të spikatura dhe më të njohura të poezisë franceze të shekullit XX.
Emri dhe krijimtaria e Aragonit janë të lidhura pashmangërisht me përvojat më gjurmëlënëse të letërsisë franceze të shekullit XX. Ndofta dhe jeta e tij e gjatë 85-vjeçare, për fatin e tij të mirë, por dhe të keq njëkohësisht, i dha mundësinë të përjetojë si njeri dhe si krijues gjithë shpresat dhe zhgënjimet, gjithë arritjet dhe dështimet e shekullit më shpresëdhënës, por dhe më tragjik në historinë njerëzore.
Gjithçka ka qenë e skajshme, me përjetime të përflakura, gati-gati në prag të marrëzisë, në jetën dhe krijimtarinë e Aragonit. Asnjë shkrimtar i shekullit XX nuk ka kaluar nëpërmjet aq shumë përvojave artistike, duke lënë pas kurdoherë gjurmë të qëndrueshme. Tek ai, njëri poet fsheh tjetrin, është shprehur një kritik. Në kërkim e ndryshim të pandërprerë, ai qe dadaist, surrealist, realist socialist, realist ekperimental e ndofta tjetër gjë, deri sa “fjalët e morën për dore …në rrugën e zogjve…”, siç pohon vetë poeti.
Aragoni w2Në mënyrë të përmbledhur, itinerari disi marramendës i Aragonit kalon nëpër tri etapa kryesore. Fillimisht ai paraqitet si poet antikonformist e sfidant, duke qenë bashkë me Andre Bretonin ndër figurat më brilante të surrealizmit në Francën e viteve ’20. Pastaj kujtoi se e gjeti të Vërtetën e madhe dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm e vuri për një kohë të gjatë në shërbim të ideologjisë komuniste. “Drita që vinte nga Lindja” ia ngushtoi horizontin. Veç qe ndër të parët që vuri re dhe shprehu në poezinë e tij dramën dhe zhgënjimin e thellë të qindra miliona njerëzve në mbarë botën që besuan si ai në ëndrrën mashtruese, apo në “iluzionin fantastik” të shekullit XX, siç do ta quante më vonë filozofi Edgar Moren idealin komunist. Çuditërisht, poeti që besoi aq shumë, ai që kishte mbrojtur aq hapur dhe me aq pasion “të Vërtetën komuniste”, pranon se ka qenë një “profet i rremë” dhe se “ka humbur rrugë me qindra e mijëra herë”. Tani që ka mbetur “sytokas dhe duarzbrazur”, kërkon të ketë të paktën “të drejtën e dëshpërimit”. Mesazhi i tij i fundit është ai një të mbyturi në “detin tinzar”, të cilit s’i ka mbetur gjë tjetër veç të përpiqet t’i bëjë të tjerët të jenë më syçelët, paçka se e di fort mirë se po lëshon “një shishe në det të hapur” dhe se çdo brez njerëzor paguan kurdoherë çmimin e vet. Pas kësaj poeti kërkon të largohet pa rënë në sy, duke dashur madje të fshijë pas vetes gjurmët e lëna :

Fryni ju erëra të përdëllimit
Fshijeni frymën dhe fjalën time…

E megjithatë, siç shprehet shkrimtari Zhan d’Ormeson, "Aragoni ka bërë të ëndërrojnë miliona lexues në Francë dhe jashtë Francës. Ai u ka mësuar atyre ç'është bukuria, guximi i ideve dhe i formave, forca e pasionit, dashuria. (…) Aragoni i përket tashmë trashëgimisë sonë të përbashkët: ai është një poet i madh francez, ai është një shkrimtar i madh për të gjithë njerëzit e kësaj Toke".

Antimafia, dënohen në Belgjikë, i sekuestrohen pasuri dhe një shoqëri transporti

Posted: 26 Dec 2016 02:20 AM PST

KrimetDisa pasuri të paluajtshme, përfshi apartament, dyqan dhe sipërfaqe toke are, janë sekuestruar nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila është duke kryer hetim pasuror ndaj këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Shtetasit Duzha dhe Gengo janë shpallur fajtor dhe dënuar në Belgjikë, së bashku me disa të tjerë, pasi janë akuzuar se janë përfshire në trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike në vitet 2013-2014.

Prokuroria për Krime të Renda nisi hetimin në bazë të kërkesës për ndihme juridike nga ana e autoriteteve belge, të cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar në Shqipëri të ardhura që kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal.

Prokuroria për Krime , në bazë të hetimeve të deritanishme, ka evidentuar disa pasuri të paluajtshme, për të cilat të dyshuarit dhe familjarët e tyre nuk kanë pasur mundësi reale për t’i krijuar me burime të ligjshme financiare.

Me konkretisht, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur nën sekuestro, pasuritë si vijon:

  1. Pasuri në emër të familjarëve Duzha (Dule)

– apartament me sip. 75 m2 në Plazh, Durrës

– njësi tregtare (dyqan) në Plazh, Durrës

– toke are, me sip. 420 m2 në Berat

 

  1. Pasuri në emër të familjareve Gengo

– toke are, me sip. 1450 m2 në Plase-Korçë

– toke are, me sip. 865 m2 ne Plasë-Korçë

– toke are, me sip. 790 m2 në Plasë-Korçë

– një automjet tip Kamion “Man”

– një automjet tip “Jeep”

Në një prej pasurive të paluajtshme, familja Gengu ka si seli edhe një shoqëri transporti, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR)

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, fadroma del nga rruga; vdes 50-vjeçari

Posted: 26 Dec 2016 02:07 AM PST

aksident shiritParaditen e sotme, rreth orës 08:55 në fshatin Selcë e Poshtme, Njësia Administrative Proptisht, një shtetas mbi 50 vjeç, duke drejtuar një mjet tip fadromë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, drejtuesi i tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, sekuestrohen 62 kg kanabis në Vermosh

Posted: 26 Dec 2016 02:04 AM PST

Hashashi 2 Hashashi ne thase Hashashi ne thase 2

Goditet në Shkodër një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike, ku janë sekuestruar 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis-sativa në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se një ditë më parë  në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit “Gërçarë”, fshati Vermosh, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis-sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mallakastrës, kanos prindërit; arrestohet 31-vjeçari

Posted: 26 Dec 2016 02:00 AM PST

1482135690policia-trianeUshtron dhunë fizike dhe kanos prindërit e tij, arrestohet në flagrancë nga Policia e Mallakastrës. Në pranga ka rënë shtetasi  Ermal Malaj, 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me thikë prindërit e tij, shtetasit H.M, 58 vjeç dhe T.M, 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vdiq ylli i muzikës George Michael

Posted: 26 Dec 2016 12:48 AM PST

GeorgeYlli muzikor i viteve të 80-ta, George Michael, vdiq të dielën në moshën 53 vjeçare. “Me pikëllim të thellë mund të konfirmojmë se biri, vëllai dhe miku ynë i dashur George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë krishtlindjeve. Familja kërkon të respektohet privatësia e saj në këto momente të rënda e emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera në këtë periudhë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i tij.

Këngëtari i hiteve “Faith”, "Careless Whisper" dhe "Last Christmas," ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Oxfordshire të Anglisë.

Nuk janë dhënë hollësi për shkaqet e vdekjes së këngëtarit që në të kaluarën është përballur më një pneumoni të rëndë që e vuri në koma në vitin 2011.

George Michael, i lindur si Georgios Kyriacos Panayiotou në Londër, fillimisht u bë i famshëm me duetin Wham! me partnerin e tij, Andrew Ridgeley.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kavajë, tentoi të vrasë 20 pasagjerët në furgon, arrestohet nga policia.

Posted: 26 Dec 2016 12:45 AM PST

arrestim nga shqiponjatShërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ferdinand Rapaj, 48 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer bashkë me rreth 20 persona të tjerë në një mjet tip “Volksëagen”, drejtues i së cilit ka qenë shtetasi L. B.

Shtetasi Ferdinand Rapaj ka qenë i ulur në sediljen e parë paralel me drejtuesin e mjetit, kur gjatë lëvizjes në superstradë në afërsi të fshatit Blerimaj të qytetit të Kavajës, dyshohet të ketë nisur të flasë përçart dhe ka kërcënuar pasagjerët e tjerë duke ju thënë; – “Më njihni ju mua. Unë ju vras të gjithëve” dhe ka kapur timonin duke e devijuar mjetin dhe si pasojë e kësaj mjeti është përplasur me trafikndarësen, e cila ka penguar daljen e tij jashtë rrugës që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerëzore. Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin.

Pasi mjeti ka ndaluar, shtetasi Ferdinand Rapaj ka tentuar të largohet, por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas arrestuar nga policia. Materialet iu kaluan Prokurorisë Kavajë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, kanos me armë dy bashkëfshatarët, arrestohet 26-vjeçari

Posted: 26 Dec 2016 12:40 AM PST

arrestimiPolicia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Burimet bëjnë me dije se shtetasi Alban Avdullaj, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit: B.K, 50 vjeç dhe P.K, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran.

Falë punës së mirë organizuar, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Alban Avdulaj i cili kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë armën e zjarritm të cilën e kishte pa leje. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë model 63 dhe një krehër me 20 fishek.

Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Alban Avdulaj, 26 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

26 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :