Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Studimi i ri: Familja e Ana Frank nuk u tradhtua, u zbulua nga nazistët rastësisht” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Studimi i ri: Familja e Ana Frank nuk u tradhtua, u zbulua nga nazistët rastësisht” plus 9 more Gazeta SHQIP


Studimi i ri: Familja e Ana Frank nuk u tradhtua, u zbulua nga nazistët rastësisht

Posted: 20 Dec 2016 02:30 AM PST

Ana FrankNjë studim i ri sjell një version ndryshe të momenteve të fundit të familjes së Ana Frank. Ka mundësi që familja e vajzës e cila u bë e njohur për ditarin e saj, të mos jetë tradhtuar, por të jetë zbuluar rastësisht nga nazistët në gusht të vitit 1944. Kjo është ajo që hipotetizon fondacion që menaxhon shtëpinë muze kushtuar Ana Frank, në Amsterdam. Sipas studimit, kërkimi në vendin ku ishte fshehur familja Frank u zhvillua në kuadër të kontrolleve që lidheshin me vepra të paligjshme të punësimit dhe mashtrimit në shpërndarjen e kuponëve ushqimorë.

Për të mbërritur në këtë përfundim, studiuesi Gertjan Broek analizoi të dhëna të njohura dhe burime të reja informacioni. Deri më tani ishte marrë si e mirëqenë se nazistët kishin mbërritur në ndërtesën ku fshihej e reja hebreje në kërkim të të tjerëve si ajo që mund të ishin fshehur dhe se zbulimi i vendqëndrimit të tyre ishte si rezultat i një tradhtie. Fondacioni beson, megjithatë, se edhe nëse do të ishte një rast tradhtie në kohë lufte, historia ka shumë kundërthënie dhe sugjeron se diçka tjetër ka ndodhur në vendin ku Ana Frank dhe familja e saj qëndronte e fshehur.

Studimi thotë se tre prej oficerëve nazistë të përfshirë në bastisje nuk ishin në dijeni se qenë në kërkim të hebrejve, dhe thekson se, nga hyrja deri në daljen e autoriteteve nga ndërtesa kishin kaluar dy orë, që është më shumë se sa koha e nevojshme në rastin e aksioneve policore për kapjen e hebrenjve të denoncuar. Gjithashtu, sipas studimit një prej policëve që morën pjesë në arrestimin e familjes Frank, Gezinus Gringhuis, ishte agjent në një departament për hetime të krimeve ekonomike.

Studimi, megjithatë, nuk përjashton në mënyrë absolut faktin se zbulimi i Ana Frank dhe familjes së saj mund të ketë qenë rezultat i një tradhtie. Një studim i publikuar në vitin 2015 vinte në dukje se motra e një mikeje të afërt me Ana Frank mund të kishte qenë ajo që që zbuloi strehën, por në atë kohë shtëpia-muze kishte thënë se ky zbulim ishte një “teori e dobët.”

Hipoteza e tradhtisë ishte bazuar në të dhënat e dala nga biografia botuar në prill të vitit 2015, e Elisabeth “Bep” Voskuijl  (1919-1983), një nga njerëzit që ndihmuan familjen Frank të fshihej: ishte motra e saj, Nelly , bashkëpunëtorja e pretenduar e nazistëve, që besohej se kishte informuar pushtuesit gjermanë. Elisabeth Voskuijl, e cila në Ditarin i Ana Frank shfaqet nën emrin e Elli Vossen, është një prej shtetaseve holandeze që ndihmuan familjen Frank të fshihej gjatë pushtimit nazist të Holandës. Ana dhe motra e saj Margot vdiqën në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen, në vitin 1944, përkatësisht në moshën 15 dhe 19-vjeçare, por data e saktë e vdekjes së tyre nuk dihet.

S.M

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, dy në pranga për vjedhje e prodhim lëndësh narkotike

Posted: 20 Dec 2016 02:15 AM PST

Polici-arrestim-600x346Një punonjës i zjarrfikëses në Librazhd dhe një tjetër shtetas u arrestuan me akuzën e vjedhjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Shtetasit e ndaluar janë 28-vjeçari, Endrit Disani, punonjës i zjarrfikëses në qytetin e Librazhdit dhe Ardit Hala.

Që të dy këta shtetas u ndaluan me akuzën se vjedhjes të kryer në bashkëpunim, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Endrit Disanin dhe Ardit Halan. Ky i fundit rezulton person me precedentë penalë.

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dekriminalizimi, deputeti Shkëlqim Selami pyetet në Prokurori

Posted: 20 Dec 2016 01:27 AM PST

shkelqim-selami-655x356Deputeti i Vlorës i Lëvizjes Socialiste për Integrim është thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme nga sektori i Dekriminalizimit. Selami është pyetur rreth një orë nga ky sektor në lidhje me akuzën ku dyshohet se ka fshehur një dënim të marrë në Itali.

Sipas të dhënave  procedimi për Selamin është regjistruar 4 ditë më parë. Pas daljes nga Prokuroria deputeti nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Sipas një dokumenti të publikuar në media, Selami nuk kishte bërë publike një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve '90. Ndërkohë Partia Demokratike i ka bërë thirrje KQZ dhe Prokurorisë, të veprojnë me shpejtësi, të mos i zvarrisin rastet si deputeti Selami.

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dymbëdhjetë të vrarë nga goditja e kamionit në Berlin

Posted: 20 Dec 2016 01:17 AM PST

Kamioni BerlinPolicia në Berlin tha të martën se është duke hetuar mundësinë që goditja e turmës në një treg krishtlindjesh të hënën nga një kamion që la pas vetes 12 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur, ishte e qëllimshme.

Tregu ndodhet pranë kishës Kaiser Wilhelm, rrënojat e së cilës ruhen si kujtim i bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shoferi i dyshuar është arrestuar rreth 2 kilometra nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person që ndodhej brenda kamionit vdiq në vend.

Policia e cilësoi goditjen “sulm të dyshuar terrorist”, ndërsa nënvizoi se po e heton atë shpejt dhe me kujdes të shtuar.

Shtëpia e Bardhë shprehu ngushëllime në një deklaratë në të cilën rasti dënohet ai “që duket të jetë një sulm terrorist”.

Pronari polak i kamionit me targa polake, tha se ka frikë që kamioni që drejtohej nga një i afërm i tij mund të jetë rrëmbyer.

Incidenti ngjalli kujtimet e sulmit të muajit korrik në Nice të Francës kur një tunizian goditi me kamion turmën që po kremtonte ditën e Bastijës duke vrarë 86 veta. Sulmi i Nicës që marrë përsipër nga grupi militant Shteti Islamik.

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fillon takimi i ministrave të Jashtëm të Turqisë Iranit dhe Rusisë

Posted: 20 Dec 2016 01:12 AM PST

thumbs_b_c_19800f17aae703c4f63b2610cc0c0290Takimi trepalësh në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit mbi situatën në Siri ka filluar sot, ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk do të shtyhet pas vrasjes së ambasadorit rus Andrey Karlov në Ankara.

Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Parlamentin rus (Duma) Leonid Slutsky, deklaroi mbrëmë për televizionin Rossiya-24 se vrasja e Karlov-it nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ruso-turke.

Slutsky theksoi se beson në “konkluzionet konstruktive”, që do të mund të miratohen në bisedimet e sotme në Moskë që do të mbahet pavarësisht nga “tragjedia e tmerrshme”.

“Tani Ankaraja dhe Moska duhet të punojnë më shpejt për t’i zgjidhur problemet që janë në rendin e ditës”, tha Slutsky.

Ambasadori rus në Turqi mbrëmë iu nënshtrua plagëve të shumta nga të shtënat në hapjen e ekspozitës në Ankara. Ai iu drejtua të pranishmëve, kur sulmuesi, i cili u vra më vonë, hapi zjarr ndaj tij.

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjuetari i thesareve gjen unazën mesjetare

Posted: 20 Dec 2016 01:11 AM PST

ad_229587912-e1482152506205Një unazë e periudhës së mesjetës është gjetur nga një gjurmues amator thesaresh në zemër të pyllit të Robin Hoods Sherwood , e cila mund të kapë një vlerë prej 70 mijë paundësh. Mark Thompson kishte shkuar në zonën e famshme pyjore të Nottinghamshire për të kërkuar thesare.

ad_229588071-e1482152547209Pas 20 minutash detektori metalik dhe sinjalin. 34-vjeçari, të cilin e ka nisur këtë hobi rreth 18 muaj më parë, ishte duke pritur që të gjente diçka të parrezikshme, ndoshta disa para të hedhura apo mbeturina të lëna nga pushuesit.

Por kur ai nisi të gërmonte me lopatë pa një njollë të ndritshme prej ari dhe pas heqjes së baltës, zbuloi një copë bizhuterie që ishte zbukuruar me një gur safir.

ad_229587980-e1482152602812Thompson e raportoi zbulimin dhe tani është duke kaluar në procesin e gjuetisë së thesareve, duke shpresuar se ajo do t'i përkasë atij.  Ai është konsultuar me ekspertë ankandesh të cilët i kanë sugjeruar se ajo mund të kushtojë nga 20 mijë-70 mijë paund.

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

ATENTATORI ME KOLLARE QËLLON AMBASADORIN RUS NË ANKARA!

Posted: 20 Dec 2016 01:00 AM PST

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Enver BytyciQë prej nisjes së konfliktit në Siri e deri më sot Turqia ishte pozicionuar qartësisht në krah të kryengritësve opozitarë. Presidenti Erdogan organizoi para disa vitesh në Stamboll një takim me opozitën siriane, asokohe të paarmatosur mirë dhe me mbështetjen e Perendimit mori përsipër mbështetjen politike dhe ushtarake të saj, me qëllim rrëzimin e regjimit të Bashar-Al Assad. Ndërkohë Rusia shpalli publikisht përkrahjen e saj të parezerva ndaj regjimit të Asadit, duke iu kundërvënë politikave ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit pa presidentin sirian në tryezën e bisedimeve.

Ajo vuri veton në Këshillin e Sigurimit e në të gjitha strukturat ndërkombëtare të së drejtës në mbrojtje të Assad, duke vështirësuar zgjidhjet e skicuara në Bruksel dhe Uashington, me qëllim evitimin e një gjakderdhjeje të tillë si ajo që po shohim këto ditë në Alepo. Ushtria e regjimit të diktatorit sirian jo vetëm eleminoi me dhunë e terror kundërshtërët e tij brenda vendit, por shkretoi Alepon me qëllim marrjen e qytetit të kulturës mesdhetare përmes bombardimeve dhe vrasjes masive të civilëve të pambrojtur, ndër ta shumica fëmijë, gra e pleq. Një krim i pashoq, që le në harresë Srebenicën e Kosovën, një krim të cilin e mbështeti me mjete ushtarake e logjistikë Moska e Vladimir Putin.

Nesër do të mblidheshin në Ankara tre ministrat e Jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të shqyrtuar situatën e krijuar në Alepo dhe për të përcaktuar një zgjidhje të pranueshme të konfliktit. Por pak orë para këtij takimi ndodhi ajo që kishte ndodhur në vitin 1903 në Mitrovicë, kur ishte vrarë me atentat konsulli i Rusisë në këtë qytet. Një atentator me kostum e kollare ka penetruar në ekspozitën e hapur në kryeqytetin turk, Ankara, e cila i kushtohej Rusisë dhe ka qëlluar mbi ambasadorin rus në këtë vend. Ambasadori Andrej Karloë ndërroi jetë pas plagëve të rënda që mori, ndërsa atentatori në momentin e atentatit kishte thirrur "Allahu ekberr" (Zoti është i madh), duke dhënë kështu sinjalin se akti ishte urdhëruar nga shteti islamik IS, në vazhdën e një kërcënimi që islamistët ekstremistë kishin bërë pas ngjarjeve tragjike në qytetin e Alepos. Madje pas këtyre ngjarjeve vetë turqit u tronditën dhe fajësuan Moskën krahas Assadit për masakrat dhe tmerret në këtë qytet. Ata organizuan protesta të fuqishme përpara ambasadës së Rusisë dhe të Iranit në Ankara, duke denoncuar bashkëpunimin e këtyre dy vendeve me regjimin e diktatoorit sirian.

Ndërkaq ky atentat ishte paraprirë me batica dhe zbatica të shumta midis Kremlinit dhe Pallatit Presidencial të Turqisë. Kulmin e konfliktit e shënoi rrëzimi i një avioni rus nga dy pilotë turq para një viti, akt i cili shërbeu për ngrirjen e marrëdhënieve politike, ekonomike, në turizëm e në fusha të tjera midis Rusisë dhe Turqisë. Por grushti i shtetit i 15 korrikut të këtij viti krijoi mundësinë e një lidhjeje të ngushtë të ripërtërirë midis dy presidentëve, Vladimir Putin dhe Rexhep Tayp Erdogan. Një telefonatë paralajmëruese e rusëve për atë grusht-shteti dhe një telefonatë solidarizuese e Putin me Erdogan i shkrinë si me magji akujt midis dy vendeve.

Prej gati gjashtë muajsh bota ishte mësuar të shihte sesi dy vende me qëndrime të kundërta sa i përket zgjidhjes së konfliktit në Siri krijuan një marrëdhënie speciale të miqësisë, mirëkuptimit dhe paqes midis tyre. U harrua rrëzimi i avionit luftarak rus. Madje piloti turk u arrestua pas grushtit të shtetit nën akuzën se "e kishte kryer veprimin nën ndikimin e klerikut Gylen" dhe Putin e Erdogan shkëmbyen vizita të ndërsjella, duke dëshmuar se ishin në të njëjtën anije të luftës kundër Perendimit, para së gjithash kundër SHBA-ve.

Vrasja e ambasadorit Karloë sot mbasditë në Ankara duket se riktheu situatën e para grushtit të shtetit dhe investimi i Erdogan për forcimin e boshtit Ankara-Moskë duhet vlerësuar tashmë si një investim i dështuar. Dështimi rrjedh së pari nga fakti se të dy vendet nuk janë të të njëjtit mendim dhe qëndrim sa i përket rrjedhës dhe zgjidhjes së konflikteve në Lindjen e Mesme, para së gjithash në Siri. Por kur nuk funksionon logjika e aleancave dhe ngritjes së marrëdhënieve të partneritetit në këtë botë kaq të trazuar, atëherë ndodhin akte të tilla si atentati i sotëm, si për të dëshmuar se rrejdha e zhvillimeve është e panatyrshme dhe jo realiste.

Ajo që ndodhi në Ankara është një akt dhune e barbar, por i paralajmëruar tashmë nga qëndrimet kontradiktore të presidentit turk sa i përket konfliktit sirian. Ankaraja u përdor nga ana e Kremlinit, sepse përmes imazhit të marrëdhënieve të mira me Rusinë krijoi përceptimin se presidenti turk është i një mendimi me presidentin rus sa i përket qëndrimit të tyre ndaj presidentit sirian Bashar Al Assad. Mjaftoi ky përceptim që forcat rebele kundër Assadit të humbin besimin ndaj Ankarasë. Më së pari besimin e humbën kurdët, si kontribues të mëdhenj në luftën e kryengritësve kundër Assadit dhe kundër IS. Ata u vunë në shënjestër të bombardimeve të ushtrisë turke, por edhe të aviacionit të Assadit e të Vladimir Putin. Më pas opozitarët e shndërruar në luftëtarë të armatosur kundër presidentit sirian humbën dhe ata besimin te një mbështetje e sinqertë e Ankarasë, e cila për hir të së vërtetës u tërhoq praktikisht nga aksionet konkrete në ndihmë të tyre, për shkak të lidhjeve me Moskën.

Presidenti Erdogan shfrytëzoi vetëm një mundësi për ta paraqitur veten si një udhëheqës popullor, ndërmori aksione humanitare, gjë për të cilën nuk kishte kundërshtime Moska. Çdo veprim dhe qëndrim tjetër që atakonte Moskën ai e rezervoi dhe nuk e realizoi, së paku me këmbëngulsinë e fillimit të konfliktit sirian. Madie iu kundërvu përpjekjeve të aleatëve tradicionalë të Turqisë, vendeve të Perendimit e NATO-s, në planet e tyre për ndërhyrje dhe rivendosjen e rendit dhe rregullit në Siri e në Alepo.

Erdogan u shqua në mbledhjen e viktimave të Alepos, por nuk reagoi ndaj shkaktëreve të këtyre viktimave. E gjitha kjo solli njgarjen tragjike të mbasdites së sotme të datës 19 dhjetor 2016, kur një atentator qëlloi dhe vrau ambasadorin e Rusisë, Andrej Karloë. Kjo ngjarje do të jetë pikë kthese në zhvillimet e ardhshme jo vetëm për marrëdhëniet ruso-turke, por edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme. Pritet që lidhjet midis Ankarasë dhe Moskës të rikthehen në pikën zero, për shkak se Kremlini nuk do ta kapërcejë kaq lehtë vrasjen e ambasadorit të saj në Turqi. Qoftë dhe për shkak të egos së tij për t'u paraqitur si Fuqi e Madhe që "dikton rendin e ri botëror"?! Vrasje të personaliteteve të larta të këtij kalibri e të Fuqive të Mëdha kanë ndezur luftra të përbotëshme, nëse kemi parasysh gjithashtu atentatin që iu bë Princit Ferdinand dhe gruas së tij në Sarajëve në ditën e Shën Vidovdanit serb, më 28 qershor 1914.

Por fantasia nuk besoj se shkon deri te një konflikt i armatosur midis dy vendeve të fuqishme ushtarake, Rusisë dhe Turqisë, me ç'rast do të detyrohej gjithashtu NATO të pozicionohej përkrah vendit anëtar të saj, pavarësisht shqelmave antiNATO të Erdogan. Sidoqoftë marrëdhëniet ruso-turke janë tashmë nën peshën e këtij atentati të sotëm dhe nuk ka gjasa që ato të përmirësohen, aq më pak të marrin përmasat e një aleance midis dy vendeve. Ndërkohë Erdogan nuk do të pranohet lehtë në aelancën perendimore, sepse qëndrimet e tij të derisotme kanë dëshmuar për agresivitetin e tij antiperendim. Ai do të ketë mbi shpatulla në mënyrë të shtuar presionin kurd e madje me qëndrimet e tij e represionin kundër Kurdistanit ka krijuar kushte për një homogjenizim të të gjitha territoreve kurde në katërkëndshnin e kufijve Turqi-Siri-Irak-Iran.

Ndërkaq ngjarjet në Alepo dhe ky atentat do të shtojnë presionin e brendshëm opozitar kundër presidentit turk. Ky presion është në vlim për shkak të represionit dhe burgosjes së dhjetramijë njerëzve me emër, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të Erdogan. Në vlim janë edhe konfliktet jo vetëm me PKK, por edhe me përfaqësuesit demokratë kurdë të zgjedhur në parlamentin e Turqisë, grup i cili synohet të nxirret jashtë ligji. Ndërkohë që praktika të tilla vetëm se thellojnë konflktin e në një konflikt të tillë nuk mund të fitojnë as ushtritë më të fuqishme të botës. Edhe si perandori Turqia ka ekzistuar për shkak të ekulibrit midis interesave të Portës së Lartë dhe popujve që e përbënin këtë perandori. Ndryshe ajo do të ishte shkërmoqur që në shekullin e parë të ekzistencës së vet. Ky mësim i historisë duhet lexuar, me qëllim që në kushtet e sotme të globalizimit dhe politikave të ndërvarura politika e presidentit Rexhep Tayp Erdogan të krijojë një ekuilibër midis nevojave të kombit turk dhe interesave të kurdëve, sirianëve dhe popujve ku ai është prezent me politikën e ndërhyrjen e tij.

Mbi të gjitha ngjarja e sotme, e cila në çdo rrethanë duhet dënuar si akt barbar, është një mësim se vokacioni i Turqisë është i lidhur me interesat e NATO-s dhe Fuqive të Mëdha në Perendim, para së gjithash në lidhje e partneritet të ngushtë me SHBA-të. Në një kohë të tillë të artë, vendi më i madh musliman në rajonin e Mesdheut e Golfit pati gjetur harmoninë, qetësinë dhe prosperitetin e tij. Ndryshimi i politikave çekuilibroi gjithashtu gjeopolitikën rajonale e më gjerë, duke kërcënuar seriozisht paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në vetë territorin e Turqisë.
Një ambassador u vra nga një atentator me kollare. Ky ishte një akt i dënueshëm antinjerëzor. Por kjo paralajmëron një stuhi, e cila kërcënon seriozisht paqen botërore.

“Vrasja e ambasadorit nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet Turqi-Rusi”

Posted: 20 Dec 2016 12:57 AM PST

TurqiKryetari i Këshillit Parlamentar për Siguri i Dumës ruse Leonid Slutsky deklaroi se vrasja e ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, gjatë sulmit të armatosur në Ankara nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, raporton Anadolu Agenci.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova tha se sulmi i armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi Andrey Karlov është sulm terrorist dhe se Rusia do të paraqesë rastin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit", tha Zaharova para gazetarëve në Moskë.

Ajo theksoi se nevojitet të ngrihet hetim dhe të dënohen përgjegjësit për sulmin

Zaharova theksoi se janë në kontakt me zyrtarët turq lidhur me sulmin e ambasadorit rus.

Përkujtojmë se sulmuesi i armatosur i cili sot në Ankara e kreu sulmin ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi Andrey Karlov, është neutralizuar në operacionin policor që pasoi pas sulmit të armatosur.

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

“Transportuesi “, sekuestrohen rreth 16 kg hashash, 1 në pranga, 1 në kërkim

Posted: 20 Dec 2016 12:39 AM PST

KurbinPolicia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin  Shpëtim Zyberaj , 29 vjeç, banues në Kukës. Sipas policisë të riut gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin  që po drejtonte tip "Jeep" në aksin Fushë-Milot, iu gjetën dhe sekuestruan rreth 16 kg  lëndë narkotike e dyshuar hashash.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.M. 39 vjeç, banues në Tiranë , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.  Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kukës, 24-vjeçari ushtronte dhunë ndaj babait, arrestohet

Posted: 20 Dec 2016 12:32 AM PST

pranga 22Një i ri 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit S.Shatri 58 vjeç.

Policia sqaron ka arrestuar në flagrancë shtetasin Everest Shatri , 24 vjeç, banues në Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe e ka goditur me mjete të forta, babanë e tij, shtetasin, S.Shatri, 58 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprën penale" Dhuna në familje".

20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :