Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“TAKIMI / Ali Ahmeti tregon çfarë i kërkoi Kryeministri Rama” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“TAKIMI / Ali Ahmeti tregon çfarë i kërkoi Kryeministri Rama” plus 9 more - Gazeta Dita


TAKIMI / Ali Ahmeti tregon çfarë i kërkoi Kryeministri Rama

Posted: 31 Dec 2016 01:58 AM PST

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të inicuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama.

"Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Partitë politike kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekjese, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë po ashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t'i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare", theksoi Ali Ahmeti.

Ai më tej tha se as Shqipëria e as Kosova nuk janë ata që hartojnë e diskutojnë politikat për shqiptarët e Maqedonisë.

"Ne kemi programet tona, qëllimet tona, por çdo lehtësim që mund të vjen prej bashkëmendimtarëve është i mirëseardhur, po ashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë", theksoi Ali Ahmeti.

Emrat/ Zyrtarët e lartë me akt-akuza për korrupsion

Posted: 31 Dec 2016 01:39 AM PST

Naser Osmani, Sokol Bashota, Agim Bahtiri, Ethem Arifi, por edhe shumë zyrtarë të tjerë edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë pozita të larta nëpër institucione të shtetit ndonëse ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë për "Korrupsion".

Zyrtarë të lartë të partive politike edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë pozita të rëndësishme nëpër institucionet e Kosovës ndonëse ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë për "Korrupsion". Sivjet Prokuroria ka ngritur 297 aktakuza për "Korrupsion", 859 persona janë dënuar për këtë qëllim, si dhe ndaj 353 personave janë duke u zhvilluar hetimet apo ka aktvendim për fillim të hetimeve.

I akuzuari për "Korrupsion", kryetar i Komisionit për Buxhet

Naser Osmani, aktualisht është kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financave në Kuvendin e Kosovës. Ky mban këtë pozitë të rëndësishme ndonëse ai edhe disa persona të tjerë, në kohën sa Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria akuzon Osmanin dhe personat e tjerë se duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të ndërmarrjes së re "FAN-Podujevë", të pandehurit A.D në vlerën rreth 5.4 milionë euro. Sipas aktakuzës, blerësi i kësaj fabrike sipas kontratës me AKP-në duhej të bënte investime në të, por një gjë të tillë nuk e ka bërë pasi që, sipas Prokurorisë, Osmani së bashku me një anëtar tjetër të AKP-së kanë vendosur dhe kanë votuar "për" që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar ndërmarrjen e re "FAN-Podujevë" nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

Festat e fundvitit, policia në shërbim të përforcuar

Posted: 31 Dec 2016 01:15 AM PST

Me rastin e festave të fundvitit Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa ka bërë publike planin e masave.

Policia njofton se janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve duke pasur shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.

Në  të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është stacionuar nga një grup i FNSH -së. Gjithashtu të gjitha akset kryesore rrugore do të patrullohen nga grupet e FNSH-së.

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, në të gjithë territorin e vendit shërbimet e policisë rrugore do të jenë prezente. Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore.

Në kufirin e gjelbër do të ketë patrullim të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.

Për monitorimin e situatës  në gatishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Këto forca investiguese dhe operacionale do të jenë të dislokuara në të gjithë territorin e vendit duke kryer investigime policore dhe hetime proceduriale me përdorim të   metodave speciale të hetimit.

Gjithashtu për çdo situatë të papritur, në gatishmëri janë edhe Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Posaçme Operacionale.

Për realizmin e këtyre detyrave gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim të territorit,  gjithsej 4500 punonjës policie.

Fier, rrihte gruan dhe të birin 4 vjeç, prangoset babai dhunues

Posted: 31 Dec 2016 12:58 AM PST

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 4 vjeçar.

"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Brunavil V., 31 vjeç, banues në  Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.V, 31 vjeçe, dhe sipas kallzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tyre të mitur 4 vjeçar."

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.

VIDEO / Si u grabit kazinoja në Tiranë, ja momenti i arrestimit

Posted: 31 Dec 2016 12:47 AM PST

Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të autorit të grabitjes së një kazinoje dje në kryeqytet. Ilir Leli, i maskuar me një kapuç dhe me armë në dorë grabiti xhiron ditore të një kazinoje tek 'Zogu i Zi', një shumë prej 800 mijë lekë të vjetra e me pas u largua prej aty.

Pavarësisht grabitjes së parë, 47-vjeçari nuk u ndal me kaq, pasi në kohën që është larguar prej aty ka tentuar që të kryejë një tjetër vjedhje në një kazino pranë Prokurorisë së Tiranës, tek rruga 'Mine Peza', kohë në të cilën dhe u arrestua po aty nga punonjës të komisariatit nr. 3 dhe Sektori Operacional.

Zbulohet infermierja shqiptare, keqtrajtonte pacientët në Itali

Posted: 31 Dec 2016 12:20 AM PST

Një grua shqiptare, infermiere në një spital psikiatrik në Italia po hetohet për keqtrajtimin e pacientëve.

Mediat italiane raportojnë se Vjollca Ferati 45 vjeçe, këshilltari i komunës Poranssio në Itali dhe një grua rumune, Eleina Stoica 46 vjeçe, (koordinatore e infermiereve) janë pjesë e të akuzuarve.

Ata janë ndaluar nga Guardia di Finanza dhe u vune ne arrest shtëpiak.

Kreu i komunës, Emilio Fossati, tha se ndihet i shokuar nga ky lajm dhe nuk e priste, duke bërë të ditur njëkohësisht shkarkimin e këshilltarit, Massimo Deperi 48 vjeç.


Infermierja dhe dy të tjerët ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm.

Mediat italiane japin një shembull kur thonë se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo kur i linin pa asnjë ndihmë kur u duhej të pastroheshin.

Klientët e fshehur të ‘moteleve të seksit’, si fshihen dhe pazaret

Posted: 31 Dec 2016 12:14 AM PST

Një industri e cila në Kosovë ka bërë revolucion viteve të fundit është ajo e "moteleve të seksit", që janë krijuar për t'u mundësuar klientëve marrëdhënie seksuale të rehatshme dhe larg syve të të tjerëve. Ato janë mjaft të vizituara edhe pse nuk mbajnë shënime për klientët.

Futet ngadalë në farmaci. 42-vjeçari nga Prishtina është i njohur për farmacistin. Kur ai futet në farmaci në mesditë, farmacisti nuk e pyet fare se çfarë ilaçi i duhet. Zgjatet në raftin e viagrave, zgjedh një nga to dhe ia jep pak në fshehtësi. Nëse qëllon ndonjë klient në farmaci ai pret derisa të shkojë e askush të mos e kuptojë se çfarë ilaçi i duhet.

"Këto t'i ngrehin flokët përpjetë…", i thotë farmacisti dhe qeshet.

Klienti shikon përreth. Sheh vetëm një person të moshës së tij dhe nuk heziton të flasë.

"Edhe ai mjaltë ishte i mirë. Por nuk vjen me këto…", thotë burri shtatmesëm e fytyrë rrumbullake.

Megjithëse dëshiron të tregojë se nuk dorëzohet edhe kur mbetet pa ilaç.

"Vetëm aroma e 'dushkut' mjafton shpesh. Por këto po të plotësojnë 100 për qind…", thotë ai dhe qeshet në zë.

Përjashta e pret një veturë luksoze me xhama të errët. Brenda saj duket vetëm hija e një femre që pret të dashurin e saj.

Pushimi në motel

Burri që punon në një institucion shtetëror shpesh kohën e pushimit të tij e kalon me të dashurën, që e ka njohur para disa muajsh.

"E kemi gjetur një vend të mirë qatje, rrugës për në Ferizaj…", thotë në buzëqeshje dhe nuk e ndalon rrëfimin edhe kur i tregojmë se jemi gazetarë dhe se një prononcim i tij do të ishte i mirëseardhur.

"Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë. Dhe nuk bëhesh telash me ta lëshu banesën askush. Ktyneherë ka qenë keq. Bëheshim problematike duke shku nëpër dosta e studenta", rrëfen ai./Zeri/

Manjati serb kthehet pas 11 vitesh në arrati

Posted: 31 Dec 2016 12:03 AM PST

Bogoljub Karic, manjati i biznesit serb është kthyer nga Rusia pas 11 vitesh ekzil.

Një nga njerëzit dikur më të pasur të Ballkanit, Karic, me origjinë nga Peja në Kosovë, është arratisur në vitin 2006 pas akuzave për manipulime miliardëshe, e konsideruar si afere politike.

Kthimi i tij në Serbi është bërë pasi akuza ndaj tij është vjetëruar. Karic ka qenë një nga figurat politike më interesante të Serbisë, një njeri karizmatik, dikur pronar mediash dhe i kompanisë më të madhe të telefonisë.

Karrierën e ka nisur në Pejë ku familja e tij merrej kryesisht me muzikë. Pas fillimit biznesit kishte arritur të rriste bizneset në mënyrë të fuqishme.

Me Karic, të gjithë kanë dashur të jenë të afërt pavarësisht qëndrimeve kundër tij. Ai ka patur edhe parti politike dhe pasuria e tij është aq e madhe sa miq të tij janë edhe njerëzit më të fuqishëm si presidenti rus, Vladimir Putin. Vetëm në Bjellorusi ka bërë projekte 4.7 milionë metër katror në ndërtime.

Ahmetaj- Blushit: Kopje e Saliut

Posted: 30 Dec 2016 02:12 PM PST

Deklaratat e ish- deputetit socialit Ben Blushi mbi Programin e ri 1 miliard euro për Rindërtim, ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka konceptuar si qesharake.

Sipas tij nuk është aspak faj të jesh fillestar në ekonomi kur futesh në politikë, por për të është e pafalshme të mbetesh i tillë kur qëndron gjatë në të rrugë.

Gjithashtu, ministri Ahmetaj e ka akuzuar Blushin si një kopje të ish kryeministrit Berisha si dhe të kreut të PD Lulzim Basha duke i thënë që mllefi që ai ka e shtyn atë në rrugën e gënjeshtrave.

“Pjesa me e dhimbshme është ajo ku Blushi i mban ison Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për shpenzimet e luksit të kryeministrisë. Në garën me ta se kush e shan më shumë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e fryn edhe më keq shifrën e sajuar nga Saliu, të recituar nga Luli e të amplifikuar me tej nga Blushi vetë.

E gjitha njëe propagande gënjeshtrash për të ardhur keq. Sepse Saliu e di të vërtetën por gënjen si zakonisht për të  galvanizuar trupat e tij. Luli bën sikur s’e di të vërtetën se ia do puna që të përsërisë si robot ato që thote Saliu. Ndërsa më keq nga të dy këta është Blushi, që jo vetëm nuk e di si është e vërteta, sepse nuk kupton (dhe as pyet ngaqë kujton se kupton) dhe sepse mllefi e shtyn më tutje se sa vete Saliu e Luli në rrugën e gënjeshtrave…”, shprejet Ahmetaj.

Ministri Ahmetj i kujton mikut të tij Blushit, pasi sipas tij ai mbetet i tillë edhe pas largimit nga PS,  kur kreu i Libra-s  ka thënë se shifrat për të janë opinione që varen nga interesat e politikës, jo nga kokëfortësia e statistikës.

Për ministrin Ahmetaj kjo thënie tij tregon mjaft qartë që Blushit nuk i intereson e vërteta por krijimi i saj në funksion të garës me Saliun e me Lulin se kush i helmon me shume shqiptarët me baltën kundër qeverisë.

Itali, kapen 2.7 ton marijuanë, arrestohet shqiptari

Posted: 30 Dec 2016 02:08 PM PST

Një sasi e konsiderueshme droge e tipit marijuanë e fshehur në ambientet e brendshme të një ofiçine është zbuluar sot nga karabinierët e Colleferros në Itali. 2700 kg marijuanë u zbuluan nga karabinierët e Colleferro-s.

Një sasi 'e çmendur', ndoshta ndër më të mëdhatë e kapura ndonjëherë në këto zona në jug të Romës.
Një depozitë e vërtetë droge në brendësi të një ofiçine në lokalitetin e Colubros, ku ishin fshehur 126 pako me marijuanë, secila prej tyre me peshë më shumë se 30 kg.

Në pranga ra një shtetas shqiptar 46-vjeçar dhe pronari 45 vjeçar i ofiçinës me kombësi italiane.

70 prej pakove u gjetën në një fugon, ndërsa 56 të tjera në një bodrum. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të cilët i përkasin këtij rrjeti.

Related Posts :