Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Të besojmë tek e ardhmja Telegrafi Te Tjera

loading...

Të besojmë tek e ardhmja Telegrafi Te Tjera


Të besojmë tek e ardhmja

Posted: 31 Dec 2016 11:44 AM PST

Është bërë si traditë që kur mbyllet një vit kudo krijohet një atmosferë ndryshe. Pra rrugët, dyqanet, çdo gjë vishet me petkun e festës. Por ndryshimin më të madh e kemi ne brenda shpirtit tonë, dhe kur flasim për ndryshim nuk e kemi fjalën për një sensacion standard, sepse ai përjetohet ndryshe tek secili prej nesh.

Kur ngritëm dollinë e ndërrimit të viteve ne i uruam njëri-tjetrit dhe vetes sonë ato që na donte zemra duke shpresuar që asgjë mos të mbetej thjesht dëshirë. Dhe tani në pragun e ndërrimit të viteve secili prej nesh fillon e mendon: Çfarë bëra unë në vitin 2016? A ishte ai vit pozitiv për mua, por edhe për të dashurit e mi? Le të shkojmë më tej: a ishte ai vit i mbarë për popullin tim?

E natyrisht po të flasim për individin; dikë kap trishtimi e dikë euforia, dikë optimizmi e dikush tjetër mbase ka hyrë në gropën e zhgënjimit pa fund sepse viti që la pas për të nuk ishte i mbarë.

Nga natyra, ne gjithmonë priremi të bëjmë ndryshime, me dëshirën për të krijuar një vizion rreth të ardhmes, por dritarja jonë e mundësive hapet kur provojmë t'i largohemi rutinës. Me këto mundësi ne ndeshemi me ankthet tona duke i kthyer ato në forcë për t’i bërë ballë situatave të reja. Të gjithë e zotërojmë potencialin për të zhvilluar optimizmin dhe besimin tek e nesërmja. Jo për të besuar verbërisht në mënyrë artificiale për atë që ende s'ka ndodhur, por duke u bazuar në realitetin e përditshëm dhe përvojat tona të mëparshme.

Ajo për të cilën duhet të mbetemi optimistë është fakti se ne gjithmonë mund të gjenerojmë besimin tek e ardhmja dhe ta përmirësojmë perceptimin tonë për të. Ndryshe nga ajo çfarë realisht shumica prej nesh mendojmë, është e rëndësishme të kuptojmë se vështirësitë dhe dobësitë në një situatë jo të favorshme për ne, nuk duhen parë si dështime por si një mësim, i cili mund të na ndihmojë për t'u bërë më të fortë.

Qëllimi ynë është të gjeni në shkrimet e Telegrafit përgjigjet e pyetjeve tuaja të përditshme dhe zgjidhjet që do të lehtësojnë jetën tuaj. Kur di, mund të jesh i shëndetshëm.

Telegrafi për shëndetin nuk vjen që të imponojë një mënyrë jete, por që të vërtetojë që e jotja mund të jetë shumë afër jetës së shëndetshme. Ai ka një mënyrë të veçantë t’ju shtyjë të mendoni zgjuar dhe në mënyrë praktike.

Duke lexuar Telegrafin për shëndetin, do të kuptoni ë të jesh i shëndetshëm, i gëzuar, i ekuilibruar dhe i bukur përbën një procedurë shumë të këndshme, të lehtë por edhe argëtuese.

Në qoftë se i kushtoni pak kohë shëndetit, ushqyerjes, fizkulturës, kujdesit të pamjes, përkujdesjes së njerëzve tuaj të dashur, do t’ia dilni me të vërtetë ta bëni 2017 një vit plot shëndet. Sigurisht që shumë nga ju bëni pak kohë në dispozicionin tuaj dhe shpesh ndiheni të lodhur e të ngarkuar me detyrimet e përditshme. Por duhet vënë disa përparësi, duke bërë disa ndryshime të vogla e të rëndësishme në zakonet tuaja do të shikoni çfarë mund të arrini.

Keni përpara një vit të tërë që t'ia dilni mbanë. Me siguri do të jeni fitues.

Ju urojmë një vit të mbarë, plot shëndet dhe lumturi.

The post Të besojmë tek e ardhmja appeared first on Telegrafi.

Related Posts :