Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Tiranë, kanos me pistoletë kamerieren; arrestohet 46-vjeçari (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tiranë, kanos me pistoletë kamerieren; arrestohet 46-vjeçari (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tiranë, kanos me pistoletë kamerieren; arrestohet 46-vjeçari (Video)

Posted: 21 Dec 2016 02:59 AM PST

PistoletaPolicia e Tiranës parandalon përshkallëzimin e një konflikti, arreston në flagrancë në një lokal shkaktarin e konfliktit, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë që e kishte me vete.

Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, gjatë ditë së sotme është marrë informacion dhe konstatuar një konflikt, në ambientet e një lokali, në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku nga kontrolli i ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Në pranga ka rënë shtetasi  Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, në ambientet e lokalit të lartpërmendur, dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri,  shtetasen Q. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë (kamerieren e lokalit).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek.  Materialet iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, sulme me armë në një dyqan, plagoset futbollisti, vdes halla e tij

Posted: 21 Dec 2016 02:54 AM PST

36852237_303-655x356Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur në Gjermani.  DW raporton se bëhet fjalë për mbrojtësin e Dynamo Dresden, Marc wili ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë në një dyqan në Wiesbaden, nga i cili mbeti e vdekur halla e tij dhe u plagos burri i hallës së tij. Policia gjermane the se motivi i këtij sulmi është ende i panjohur, ndërsa nuk dihet as identiteti i autorit.

Futbollisti 21-vjeçar Marc Ëachs është  dërguar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të prekur thellë. E gjithë familja e Dynamos qëndron krahë Markut dhe familjes së tij ", ka thënë drejtori sportiv i Dresden, Ralf Minge, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sulmi në Berlin, vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit

Posted: 21 Dec 2016 02:46 AM PST

Berlin sulmiVazhdojnë kërkimet nga hetuesit gjermanë për gjetjen e sulmuesit me kamion, i cili në tregun e Krishtlindjeve në Berlin la të vdekur 12 persona dhe  plagosi 48 të tjerë.  Më herët autoritetet gjermane liruan një person të arrestuar më parë, i cili u dyshua si autori i sulmit të përgjakshëm dhe kërkim po vazhdojnë me intensitet për të identifikuar terroristin.

Ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste DEASH. Policia e Berlinit theksoi se ka pranuar 508 denoncime lidhur me sulmin por se aktualisht nuk dihet nëse vallë hetuesit janë në gjurmë të gjetjes së autorit. Më herët policia tha se dyshon në disa autorë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ku formohen diamantet më të rrallë në Tokë?

Posted: 21 Dec 2016 02:30 AM PST

Në “xhepa” metali të lëngshëm, me qindra kilometra thellë në Tokë: analiza e këtyre gurëve me struktura të caktuara kimike zbulon informacione të reja rreth thellësisë së planetit.

diamanteJo të gjithë diamantet janë njësoj; për disa të tillë supergjigantë, që arrijnë në vlerën e 3000 karatëve me madhësi deri në 10 cm, prej kohësh ishte vënë në pikëpyetje origjina. Një studim i publikuar nga revista 'Science', sugjeron se diamantet supergjigantë vijnë nga 'pishina' metali të lëngshëm, që gjenden disa qindra kilometra në thellësi të planetit.

Diamantet e zakonshëm formohen me mantelin e Tokës dhe dalin në sipërfaqe për shkak të shpërthimeve vullkanike. Por ekzemplarët më të çmuar, të tilla si diamanti Cullinan apo “Ylli i Afrikës” (diamanti më i madh  i gjetur ndonjëherë, me peshë 621 gramë, para se ndahej në disa pjesë), ose Lesotho Promise, i 15-ti më i madh i gjetur ndonjëherë, kanë një strukturë të dukshme dhe përbërje kimike krejt të ndryshme nga të tjerët, dhe pak dihet për mënyrën e formimit të tyre.

Studiuesit e Gemological Institute of America, në New York, të Carnegie Institution for Science, në Washington dhe Departamentit të Gjeoshkencës në Padova, kanë analizuar strukturat e kristalit të 9 llojeve diamantesh të tipit II, më të rrallat në planetin tonë.

Ata gjetën brenda tyre përbërës mineralogjikë të krijuar nga lidhjet hekur-nikel, sulfiteve dhe karburit të hekurit, një kombinim që nuk ishte vënë re kurrë deri tani në diamante “normalë”.

Këta përbërës janë të rrethuar edhe nga një shtresë metani dhe hidrogjeni, një tjetër tipar shumë i pazakontë. Analiza e 42 diamanteve të tjerë të tipit II zbuloi se aliazhi i pazakontë është i pranishëm në 72% të mostrave.

Këto “nënshkrimet” kimike i kanë lejuar studiuesit të identifikojnë  kushtet fillestare dhe thellësinë në të cilën këto diamante janë formuar.

Prania në to e një minerali të quajtur 'majorite' sugjeron origjinën në thellësi deri në 750 km ( në thellësi më të madhe, majorite bëhet e paqëndrueshme).

Përbërja metalike e kristalizuar sugjeron se këta lloje diamantesh janë formuar në 'xhepa' të izoluar metali të lëngshëm në thellësi të Tokës, të ndara nga shkëmbinjtë e pasur me oksigjen ku formohen diamantet e zakonshëm. Mendohet se këto rezerva të vogla metali të lëngshëm mund të përbëjnë rreth 1 për qind të mantelit të Tokës.

"Studimi hap një skenar të ri mbi proceset gjeologjike në thellësi të planetit tonë, – thotë Fabrizio Nestola, një nga autorët e studimit. – Ai tregon se si mund të formohet hekur i lëngshëm në një rajon që gjendet shumë larg nga bërthama e tokës; nëse bërthama e jashtme, e cila supozohet ë jetë e përbërë nga hekur-nikeli i shkrirë, nis në thellësitë prej 2900 km, prania e përzierjeve mineralogjike të përbëra nga lidhjet hekur-nikel, sulfite dhe karbur hekuri në këto diamante, tregon se si ato mund të formohen në një thellësi jo më të madhe se 1000 km".

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mendjet e mëdha të Z.T.

Posted: 21 Dec 2016 02:29 AM PST

Duke lexuar Tropikun e Kancerit të Henry Miller

Loer Kume
Kulture 2Nëse gjëndesh në Sferwn Shqipe e hedh sytë qark, do dallosh që nuk ka kapitenë të mendimit që të drejtojnë anijen, e të mos ta lënë kurrë atë kuturu. Të paktën jo në këto shtatëdhjetë vitet e fundit.
Dhe lind pyetja pse?
Duke lexuar Tropikun e Kancerit të Henry Miller pikasa diçka që hapi digat dhe më bëri të rendis kuptueshëm në kokë arsyet:
“Jeta ka thënë Emerson, përbehet nga ajo çka njerëzit mendojnë gjate tërë ditës. Po të jetë kështu, atëherë jeta ime nuk është gjë tjetër veçse një zorrë e trashë. Unë jo vetëm mendoj për ushqimin gjatë tërë ditës, por ënderroj për të dhe gjatë natës.por unë nuk kërkoj të kthehem në Amerikë, të mbrehem në një zgjedhë të dyfishtë, të rrotulloj gurin e mullirit. Jo, parapelqej të jem një njeri i varfër i Europës. Zoti e di, unë jam mjaft i varfër, por mbetet të jem njeri”.

Dhe papritur kjo fjali ngriti perden dhe tabloja në këtë truall të çuditshëm u shfaq e qartë dhe e errët.
Populli kryesisht ndahet në njerëz të katit e poshtëm, që vënë në punë muskujt për të justifikuar jetën në tokë. Njerëz të katit të mesëm, që vënë në punë muskujt dhe mendjen, dhe njerëzit e nivelit të lartë, që kontributin e tyre social e japin duke vënë në punë trurin. Këta janë cerebralët.
Sa më shumë të vesh në punë trurin aq më shumë fiton liri mendimi, e fisnikëri gjykimi dhe njerëzie. Këto janë teori që i di çdo fëmijë.
Por ajo që nuk po kuptohet akoma, është kontradikta e cerebralëve të vendit tonë me Henry Miller. Mjafton të lexosh e rilexosh atë pjesën më sipër për të kuptuar ç'e shtyn njeriun të fisnikërohet.
Edhe pse Miller këmbëngul që kërkon vetëm ushqimin, edhe pse cerebraliteti i shoqerisë tonë përmes pozash flamboyeske kembëngul që mendimin e tij të ndritur, është krejtësisht situatë antagoniste. Miller shpërfill çdo gjë që mund ti sillte të mira tokësore, për të fituar njerëzoren. Ndersa është e dukshme, e shohim të tërë si cerebralët e shoqërisë tonë shesin çdo ditë nga pak ose shumë, njerëzinë e tyre, për ta veshur lëkurën e njeriut mendimtar, me rroba, me ora, me makina, me ushqime që i bëjne obezë duke u mbyllur trurin si feedback negativ në fund. Shkurt, shesin lirinë për të mira materiale.
Ndërsa Miller thekson që është një zorrë e trashë, ndërsa veprimet e tij si njeri i dijes të hapin rrugën drejt njerëzores, këta njerëz, cerebralët e kohës tonë qe flasin bukur e ëmbël, dhe vetëm theksojnë me veprime që truri i tyre është dëshpërimisht në shërbim të zorrës së trashë. A ka debat publik që të na çojë diku përpara, një diskutim në të mirë të njerëzise shqiptare? JO. Asnjë. Debate arkaike mbi etninë. Debate të errëta e shterpë mbi origjinën e Skënderbeut, debate e diskutime mbi perkatësinë fetare, në jemi me origjinë të krishterë a muslimane. Më kujtohen debatet publike në duhet të prishet piramida a jo. Më kujtohet një ndarje spektakolare e këtyre cerebraliteteve s në luftën politike me grevë urie dhe peticione të tipit fletërrufe kundër grevës.
Gjithmonë skema është e njëjta. Janë dy palë. Dhe diskutimet janë tymnaja e mjegullnaja që ngrihen për t'u hedhur një ushqim publik njerëzve, që të kenë me ç'të merren, e të mos shohin realitetin në sy e të kthehen papritur në ujq. Mjegullnaja përmes te cilave ujqit e vërtetë të bëjnë kërdinë me këtë vend të katandisur si zhele e mjerë e mjelur si lopë.
Në këtë vend u hedhin kocken e patriotizmit populist popullit qen. dhe kur e sheh me perde të ngritur skenën reale, dhe shitjen e patriotizmit për monedhë sociale, për shtyllë e bosht kurrizor, deri dhe për parti politike, neveria shkon deri në pafundesi.
Ndërkohë që në këtë vend shumica nuk di ç'do të thotë të jesh patriot. E ku thuajse të tërë, çdo orë të ditës së tyre bëjnë saktësisht të kundërtën. Zhvasin, kafshojnë, shqyejnë vendin në tërë format, që të dashakeqësia ndaj komshiut, deri të copëzat e koncesioneve të shitura për dy vota e dy lekë, si Valbona e Langarica, që e shkatërrojnë natyrën, sitet arkeologjike që janë vlerë e paçmuar dhe kurrë më e gjetur. Duke shëmtuar fytyrën e bukur të këtij vendit tonë të vogël.
KultureNë tërë këtë gjullurdi që bie erë, nuk mund të kapem kurrësesi me popullin e mjerë, me atë që çdo ditë duhet të përdorë muskujt, për të ngrënë bukë. Kjo shtresë e popullsisë sheh në dritë të syrit si qeni padronin pikërisht udhëheqësit. Problemi këtu në këtë vendin tonë të vogël e të marrë peng është i tmerrshëm. Këtu dhe cerebralët bëjnë të njëjtën gjë. Shohin në sy padronin udhëheqës. Duke pritur një cope kockë.
Kushdo ka vënë re i çuditur se si këta njerëz që na drejtojnë, janë po të njëjtët, nuk ka diskutime partish e personash në këtë shkrim, vishen me bujë, diskutojnë nën zë për shifra të çmendura kostumesh, orësh, makinash, asetesh, pushtetesh okulte të nëndheshme.
Njeriu i përditshëm, i zakonshëm, ul kokën në shenjë nënshtrimi, e adhuron ndriçimin lëbyrës të luksit drejtues. Kjo është diçka krejtësisht normale. Ka diferencë të madhe midis tyre. Por kasta, grupi i njerëzve, cerebralët, që qëndrojnë si kurorë e një shoqërie mbi gjithçka e mbi të gjithë, ata njerëzit e lirë të mendimit të lirë, është tmerr se si shkalla e lirisë së tyre transformohet në uri. Në zili. E syri i tyre ziliqar u helmon veshin, gjakun, zemrën, deri dhe trurin.
E menjëherë këta cerebralë vihen në shërbim të zorrës së trashë. Për pak ushqim të mirë. Për pak thjeshtësi e komoditet në jetët e tyre mjerane.
Pse mjerane? Sepse miku im lexues, të tërë janë kthyer në skllevër. Askush nga këta cerebralë, artistë, mjekë, poetë, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, muzikantë, historianë, gjuhëtarë, askush nga këta qe angazhon trurin e tij me politikën partiake nuk është më i lirë por i shitur.
E kur dikush të ka blerë, nuk mundesh, sado poza të marrësh, nuk mundesh kurrë të thuash të vërtetën. E ja ku liria jote humbi. E truri yt i çmuar, do modifikohet sipas asaj që ti bën çdo ditë. Të shitesh.
A nuk të bën vallë ty o cerebral i Z. T. i popullit tim, një antikombëtar? Një krejt e kundërta e patriotit? Dhe a nuk është kjo të pështysh aty ku ha? Për hir të një kuzhinieri që të gatuan mirë ti je gati të pshurrësh mbi tryezën ku ushqehesh si e si të mos i prishësh qejfin kuzhinierit duke ju sjellë nëpër këmbë në kërkim të tualetit? Në pritje të kockës tjetër të shijshme?
Si eshte e mundur,këta njerëz, pjesa më e çmuar e një kombi, janë të tillë krijesa meskine?
Si ka mundesi të çohen e dërdëllisin pafund për globalizim, modë, krizë botërore, konsumizëm, ambientalizëm, bioenergji, gjeopolitika, festa mondane tituj kalorësish e çdo lloj budallëku mjegullor, ndërkohë që këtu ka probleme të mprehta, praktike të bukës? Të ujit? të punës, shkollimit, shëndetit publik e skemave të sigurimeve, të shpërndarjes së taksave, të investimeve, të buxhetit, të shitjes së vendit, të cilësisë së zgjebosur të jetesës, të mungesës së gjelbërimit. Si ka mundësi që këto probleme nuk fliten e shtrohen kurrë nga këta cerebralë, por perkundrazi mbulohen mire e bukur që njeriu popullor te dopohet me debilitet mediatik ?
Po si ka mundesi që kjo shtresë njerëzish që ka pushtetin real të neuroneve të behet palë, madje vegël qorre e pushtetit prepotent? Ky pushtet nuk është gjë tjetër veçse shërbëtor i vendit. Cerebralët janë mekanizmi feedback i kontrollit të këtij pushteti. Populli gëzon shpërndarjen e mirë të përgjegjësive. Si ka mundësi që skema është kaq e çnatyruar, perverse në vendin tonë?
Si ka mundësi që pushtetari sillet si princ, cerebrali si zhol, dhe populli si skllav?
"Sekreti është i tëri te buka" parodizoi Dali surrealistët në 1950. Sa idhësisht e vërtetë tingëllon në ditët e sotme në vendin tonë të sotëm, krejtësisht surrealist.
Do ti pranoj favoret unë, kam fëmijë për të rritur pohoi dikur, diku, një shkrimtar i premiuar i konjukturave pushtetëse. Po mirë, po fëmijët e tu do i edukosh të prostituohen si ty kur të rriten, – më lindi pyetja legjitime. Ky është vizioni që i lëmë fëmijëve tanë?
Sekreti është te buka. Të tërë shiten. Çdo gjë e ka një çmim e vertetë. Po për bukë është çmimi i trurit shqipëtar. Dhe për miell i muskujve shqiptarë.
E kjo në thelb është trashgimi jo vetëm e Enverit, se skema është e gatshme për çdo udhëheqje. Kjo është trashëgimi otomane. Që i vjen për shtat ndoshta më së miri karakterit të derrit, që mjaf të hajë, pa mund ti shërbejnë dhe plehra.
E duke ngrdenë plehra nuk bëhesh një krijesë e shëndetshme për këtë vend.
Kush pështyn sipër, i bie pështyma në fytyrë.Në vendin fqinjë para disa vitesh Umberto Eko doli sheshit e bërtiti të vërtetat mbi pushtetin e kalbur. Ai Njeriu (mbi të gjitha) tha të vërtetën.
Po të vërtetat tona kush do i thotë? Partitë politike? Nuk është detyra e tyre. Në fund të fundit janë grupime të ngushta njerëzish e interesash.
Të vërtetat tona do i thonë pushtetarët dhe patriotët e bythës që s'dinë ç 'flasin, por vetëm lëshojnë mufka për votën e plebejve të mekur nga uria e inati i verbër?
Prapë, unë di të them një emër që më vjen tani në mend, që doli nga skemat e tha të vërtetën deri në fund. Teodor keko.
E kur ka një Teodor, s ka pse të mos ketë dy a më shumë. Ky shkrim është një homazh për ta. ne kërkim të tyre.
Njerez që, në fund të fundit bëjnë detyrën ndaj vetes së tyre, dhe ndaj kombit. Duhet të ketë dy a më shumë Teodorë të japin dritën që këtu ka akoma njerëz të lirë.
Për të qënë të lirë njerëz në vende e në kohë kanë dhënë gjak. Brezit tonë na duhet vetëm pak vërtetësi.
Kush dreqin është aq blozë brenda vetes sa të shesë lirinë dhe të vërtetën për zorrën e trashë?
Në këtë vend që ka aq burra sa të vdesin me tepri për nderin, për gardhin, për parkimin e makinës apo për një puthje, nuk ka veçse njerëz të tredhur kur bëhet fjalë për të vërtetën? Ta bëjmë këtë vend të jetueshëm, të mbjellim dy pemë, e të jetojmë në mos të buzëqeshur, të paktën pa idhësi në cepat e buzëve.
Të shesësh bukën për pak liri.
Nuk je derr po njeri.

Presidenti Nishani takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Posted: 21 Dec 2016 02:27 AM PST

Nishani-KahramanPresidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, raporton AA.

Kryetari Kahraman e ka pritur në hyrjen e godinës Presidentin Nishani, ndërkohë takimi është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së TBMM-së.

Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. Pas vizitës së vendeve të dëmtuara nga këto bombardime delegacioni vizitoi edhe sallën e Parlamentit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me homologun e tij, Recep Tayyip Erdoğan. Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdoğan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti Nishani pas takimit me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Turqisë, Erdoğan, në nder të tij. Nga ana tjetër Presidenti Nishani gjatë kësaj vizite pritet të ketë takime me diasporën shqiptare në Turqi, si dhe do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Stambollit.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Manjani: Keqardhje që nuk u pranua amnistia për të sëmurët në prag vdekje

Posted: 21 Dec 2016 02:17 AM PST

ManjaniMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani  është shprehur i keqardhur në lidhje me projektligjin e amnistisë, i cili një një ditë më parë u miratua në Komisionin e Ligjeve. Manjani kishte kërkuar që tu jepej amnisti personave të sëmurë, gjë që u kundërshtuar nga pjesa dërrmuese e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve.

"I keqardhur që nuk u pranua nga Komisioni i Ligjeve amnistia për të sëmurët e pashëruar dhe për ata që janë në fazën terminale", ka thënë Manjani.

Këta të dënuar janë diagnostikuar nga instituti i mjekësisë ligjore", u shpreh ministri Manjani.

Një ditë më parë, gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, ministri Manjani propozoi që nga amnistia të mos përfitonin të dënuar për vjedhje dhe për vrasje, ndërsa deputeti demokrat Arben Ristani kërkoi që të mos përfitonin as të dënuarit për kanabis dhe droga të ndryshme.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kërkohen 4 vjet e gjysmë burg për Shukri Xhelilin

Posted: 21 Dec 2016 02:12 AM PST

Shukri XheliliProkuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burgim për Shukri Xhelilin, ish-kryetarin e Bashkisë Dibrës.

Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale ndaj shtetases A.A., në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.

Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor.

Shukri Xhelili, ish-kryetari socialist i Dibrës, u arrestua në muajin maj, pas publikimit të një videoje dhe urdhrit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Krujë, atentati me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjas, ndalohen 9 persona

Posted: 21 Dec 2016 02:10 AM PST

gentjan-bejtjaNëntë persona janë ndaluar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me atentatin me eksploziv ndaj Edmond Bejtjas, i cili njihet edhe me emrin Gentjan në Larushkë të Krujës, ngjarje e ndodhur në 19 shtator 2016. Prokuroria e Krujës njoftoi se persona janë ndaluar pas një hetimi tre mujor pro aktiv. 35-vjeçari Bejtja ka qenë në lëvizje me mjetin e tij në momentin kur ka shpërthyer eksplozivi. Fatmirësisht ai mori vetëm plagë të lehta në këmbë.

Bejtja njihet nga policia si person me precedent penalë kundër personit dhe pronës. Kjo do të jetë dhe pista ku ata janë përqendruar për të hetuar.

Kush është Gentja Bejtja

I plagosuri është liruar para një viti nga gjykata ku në një proces gjykimi akuzohej së bashkë me Enver Stafukën vodhën makinën, e cila u përdor nga personat që ekzekutuan, komisar Dritan Lamaj.

Çështja u gjykua nga Gjykata e Durrësit, e cila u dha pafajësinë dy të dyshuarve. Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej më shumë se një viti. Ai u rrëmbye nga persona të veshur me uniformë policie.

Sot prokuroria njoftoi se u ndaluan shtetasit Edison Pula, Edison Bami (i ndaluar), Arjan Ademi (i ndaluar), Fadjol Anamali; Muharrem Sheta; Ilir Caca; Marklen Haka; Klaudio Ismailaja dhe  Astrit Rryçi. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Oltjon Caca.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

ODA APO “FACEBOOK”-U ?

Posted: 21 Dec 2016 01:00 AM PST

Fadil LepajaQysh ka thënë dikush, shumë kohë përpara Ramizit,  qëllimi i arsyeton mjetet. Te ne , as në oda e as në facebook, nuk ka dilema rreth kësaj. Dilemat janë të tjera dhe janë krejtësisht  teorike, janë dilema shkencore, pra, qoftë nga shkencat e natyrës apo edhe ato shoqërore. Veç në politikë dhe në histori nuk ka dilema. Politika ecë përpara e historia menjëherë pas sajë. Populli rresht pas tyre. Historia e asiston politikën, e populli e bënë historinë. E ku me shkue populli, kur opozita destruktive na la pa viza, prandaj edhe sillet në rreth. Çka me ba tjetër?

E kush është më i fortë: oda apo facebook-u? Forca dhe fuqia, më së miri dëshmohet në luftëra. Kjo luftë, gjithsesi historike, u zhvillua, si të gjitha luftërat e lavdishme, pikërisht në Drenicë. Duke u nisur nga paragjykimi se Drenica po e sundon Kosovën, armiku vendosi të e pushtojë pikërisht Drenasin, atë pjesën e lënë anash të Drenicës.

Armiku si armiku, gjithnjë kërkon të kapet te mosmarrëveshjet dhe xhelozitë e brendshme.  Krejt pak u desh që facebook-u kësaj radhe të e mundte odën, ku kishin dalë i madh e i vogël nga forcat partiotike të Drenicës. Nuk është gabim në të shkruar! Pikërisht forcat partiotike, e jo patriotike, sepse atje patriotizmi ende lidhet me partinë. Pra, partiotike, dhe kur jemi te partia më e madhe në këtë botën tonë të vogël, duhet theksuar se ajo me mençuri e zgjodhi dilemën, pra e zgjodhi odën. E vlerësoi saktë se oda është forcë që sjell fuqinë, se faceook-u ende është veç  argëtim. Sa për me luajt …p'e dini, ma!

E kur, në facebook u gëzuan se po fiton demokracia në Drenas, atëherë dikush e hodhi dilemën  e madhe shkencore, e cila edhe e përcaktoi fatin e fushatës(luftës).

Ajo që e mori vëmendjen në këtë fushatë te ne ishte dilema shkencore: Forca apo fuqia? E shpjegoi qysh është më së miri djali, i babës së vet,  me formulë të thjesht  nga libri i fizikës për klasë të…nuk e mbajta mend  cilës. Sido që të jetë, dukej bindëse për ne që nuk e kuptojmë kushedi sa fizikën. Duket se Ramizi kishte të drejtë, shkenctarisht. Por as kjo nuk i mjaftoi facebook-ut.

E politikisht, pyesin banorët e facebook-ut? Çshtë e dëshmuar tashmë se nëse nuk e kupton fizikën nuk e kupton as politikën. Sidomos atë pjesën për fuqinë dhe forcën politike. E keni parasysh atë definicionin për shtetin ku thuhej se shteti,  është  aparat i dhunës në duart e klasës sunduese? Kush o klasa sunduese te ne, po e dimë,  por tash, çka është dhuna? Dhuna është  forcë apo fuqi? Veç Ramizi e tfillon. Po fuqia? Është dhunë apo para në duart e klasës sunduese?

Nejse! Ka edhe dilema të tjera me të cilat mund të merret Ramizi, po edhe kolegët e tjerë nga komunat. Për shembull, është e paqartë edhe dilema: I ditur apo i mençur. Ndodhë që i dituri shkon në shkollë rregullisht dhe merr diplomën, ndërsa të mençurit i vjen diploma në shtëpi. Ia sjell shoferi. Jo veç diploma, por edhe titujt e tjerë.  Sepse, që ta dini ju, njeriu mund të di shumëçka por të mos jetë aspak  i mençur. Nuk di me e përdorë dijen për interesa të veta? Hajt, më thoni se cili i ditur u bë milioner?

A nuk janë me mijëra ekspert të ekonomisë, doktor shkencash, madje me disa doktoratë nga universitete prestigjioze,  të ditur si askush tjetër, të thyejnë kokën me citate nga kokat e ndritura të ekonomisë dhe jetojnë nga paga?  Asnjë nga ata nuk ka bërë biznes.

Në anën tjetër, ka nga ata që tërë kohën, në shkollë,  ishin me dysha,  në të gjitha nivelet  dhe pastaj falë mençurisë  i radhitën zerot pas dyshit dhe u bënë milioner. Ishin të mençur pra, nuk e lodhnin kokën me teori.

Por, e lamë rrëfimin përgjysmë. Një  gjë e gjëzë e hedhur në mënyrë dinake nga Ramizi, e përçau keq elektoratin "anti-Drenicë" në facebook.   Do ti, për ndonjë arsye të panjohur krejt Kosova u bë kureshtare se kush po fiton në Drenas, edhe pse shumica prej tyre vështirë se e bënë dallimin në mes të  këtij qyteti dhe Skenderajt. Edhe Drenasi është Drenicë, thanë ata, edhe pse ka mendime se aq është lënë padore, sa gjysma e anekdotave, sidomos atyre për asfaltin dhe punësimet nuk përshtaten edhe për ata. Me një fjalë,  Drenica , asnjëherë nuk është përmendur më shumë se në këto zgjedhje lokale, edhe pse vetëm Drenasi po mbante zgjedhjet për kryetar të komunës. Pas kësaj fitoreje, mbase edhe Skenderaj i trimëruar nga pafuqia e facebook-ut për të bërë ndryshime, mund të shpallë zgjedhjet e lira, për të shprehur parti-otizmin e vet, por mundet edhe me e lënë lirisht deri në zgjedhjet e radhës pas disa muajshe, sepse edhe ashtu nuk po hetohet mungesa e kryetarit. Ai është atje, ndërkaq populli e di që liria e ka kuptimin e disiplinës dhe rreshtimit pas fuqisë. Fuqia është forca e cila e shtynë popullin me u bindë, me i krye obligimet e veta, ose  me besua.

Pra, qysh edhe e keni marrë vesh nga lajmet qendrore në RTK, shtëpinë (mediave) publike të partisë, në Drenicë fitoi, askush tjetër përpos Drenica. Të tjerët nuk kishin gjasa! Ndoshta sepse të gjithë kandidatët ishin nga Drenasi. Kësaj fitoreje  iu gëzua krejt Drenica sepse nëpër oda u përhap një frikë e madhe se dikush i jashtëm mundet me e marrë pushtetin atje. Jo, drejtpërdrejtë natyrisht, por në bashkëpunim me armikun e brendshëm. Fitoi Ramizi dhe Drenica shpëtoi, edhe kësaj radhe.

Paramendojeni sikur të kishte fituar një gjakovarë, apo llapjan, në Drenicë! Pastaj, të thyhej akulli dhe pushteti qendror të caktonte kryetarët e komunave vet.  Për shembull, a mund të paramendoni se si do të dukej sikur në Podujevë të dërgonte një kryetar nga Skenderaj, e në Mitrovicë një nga Malisheva?  Apo në Prishtinë të fitonte dikush nga Klina? Me këqyr  kush ku po i merr tenderët, edhe prej aty me e bë edhe kryetarin…

Le krejt, më së miri, secili në vend të vet. Guri peshon në vend të vet, ka thënë dikush në një status në facebook.

Për fund, e çka me pritë prej atyre që nuk e kuptojnë dallimin në mes të forcës dhe fuqisë? Kur jemi te Drenica, sipas disa analistëve të jashtëm, është e qartë se dallimi në mes forcës dhe fuqisë është se forca është në Drenas e fuqia në Skenderaj! Nuk është ?

Në përmasa kosovare gjërat ende janë më pak të qarta.  Në dukje të parë, mund të thuhet se forca është opozita,  e fuqia është në pushtet….! Është? Na duhet  ndihmë, që  nocionet të sqarohen edhe në nivel qendror.  Mos e përjashto si mundësi, Ramiz!

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :