Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tiranë, persona të armatosur futen në një banesë për të grabitur” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tiranë, persona të armatosur futen në një banesë për të grabitur” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tiranë, persona të armatosur futen në një banesë për të grabitur

Posted: 10 Dec 2016 01:59 AM PST

grabitje-Një grabitje më armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Paskuqan 2  të Tiranës. Burime nga policia raportojnë se  rreth orës 02:56 të mëngjesit, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshuar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.

Këta shtetas, kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur, tre aparate telefonik, shumën monetare prej 32.000 Lekësh dhe automjetin tip “Volkswagen”.  Rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur tek diga e liqenit në Paskuqan. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

FEUDALIZMI KORRUPTIV BERISHA-META ËSHTË NË GRAHMAT E FUNDIT

Posted: 10 Dec 2016 01:33 AM PST

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ndryshme nga demokracitë e tjera të zhvilluara, sepse Amerika nuk ka pasur një strukturë të trashëguar nga klasa feudale europiane”. ( Louis Hartz )Spartak-Ngjela-1-696x696Nga Spartak Ngjela

l.

Feudalizmi ka qenë errësira më e madhe a qytetërimit Perëndimor, rrënjët e të cilit, edhe pse të kalbura, ende po e pengojnë zhvillimin. Kurse Shteti shqiptar ka ecur, nga feudalizmi klasik i parakomunizmit, në feudalizmin ushtarak të komunizmit hoxhist. Por këtë po e konstatojmë sot si element pengese, sepse aktualisht kemi kaluar nga feudalizmi shtetëror tipik ushtarak i Enver Hoxhës, në feudalizmin shtetëror korruptiv, që po paraqitet si koncept frenues në ecjen drejt Europës. Kjo është sot permbajtja e të gjithë korrupsionit shtetëror shqiptar: tendenca kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pse, a nuk ishte edhe feudalizmi hoxhist thellësisht antiperëndimor?

Korrupsioni shtetëror aktual në Shqipëri është feudalizëm tipik. Abuzuesit e pasuruar me arkën e shtetit, e menduan të përjetshme forcën e tyre me paranë e vjedhur, dhe me pasivitin e shqiptarëve. Midis tyre, Ilir Meta spikat tipik feudal në krijimin e strukturës feudale të Partisë së tij LSI. Ky dallon hapur të jetë banditi i madh i gjobave shtetërore të tipit të feudalizmit ushtarak osman. Krijoi në Shqipëri pozicionin e neopashait osman në qeverinë shqiptare, dhe në të gjithë administratën shtetërore të drejtuar prej tij. Çdo ministër i paguante dhe i paguan Metës tarifën në lek, pasi ky, ministër apo drejtor, korrupton administratën e ministrisë apo drejtorisë së tij: si rregull, shumica e tyre “efektive” duhet të jetë nga Skrapari.

Sali Berisha, është krijuesi tipik i neofeudalizmit familjar në korrupsionin e lartë shtetëror: ka implikuar në abuzimin material shtetëror fëmijët e tij, farefisin, dhe persona nga zona fshatare e vendlindjes së vet. Ka favorizuar gjithashtu me anë të AKP -së familjen e tij për të disponuar sot mijëra hektarë tokë, me emra të tjerë, sipas kontratave me përqindje nga ish pronarët. Feudalizëm tipik barbar.

Këta te dy, Meta dhe Berisha, janë autorët më të spikatur të krijimit të feudalizmit shtetëror korruptiv sot në Shqipëri. Dhe është ky shkaku që janë hedhur në sulm kundër Reformës në Shqipëri. Por, punojnë në vakum. Nuk kanë më asnjë forcë penguese: me naivitet menduan se mund të korruptonin Komisionin e Venecias – këta mbeten të jenë realisht “fëmijët e fundit të feudalizmit shqiptar”.

ll.

Esencialisht reforma në drejtësi në Shqipëri është fillimi i likuidimit të këtij feudalizmi korruptivo – shtetëror që i ka marrë frymën shqiptarëve.

Feudalizmi korruptiv aktual në Shqipëri është i përkrahur sot tërësisht nga pushteti gjyqësor. Ky është shkaku që gjithçka fillon nga likuidimi i gjyqtarëve dhe krijimi i Prokurorisë Speciale, Byrosë së Hetimit dhe Gjykatës Speciale. Por, në fakt, kryesisht, ka qenë dhe mbetet niveli ordiner intelektiv i Sali Berishës dhe Ilir Metës që ka sjellë këtë gjendje sterile në administratën dhe drejtësinë shqiptare. Të dy, veç e veç e të dy bashkë, me të njëjtën strukture mendore rurale, kanë krijuar korrupsionin e tipit feudal në Shqipëri. Por nuk e mendonin kurrë ndërhyrjen e politikës amerikane dhe gjermane deri në këtë shkallë. Si ndërtim psikiko-korruptiv, të dy janë të induktuar nga të huajt, armiq të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në Ballkan, dhe nga niveli feudal i koshiencës së tyre.

Feudalizmi është esencialisht koshiencë anti-qytetare. Ky është edhe shpjegimi i binomit feudalo-korruptiv Berisha – Meta, sepse kanë të njëjtën koshience zonale, lokale apo familjare në korrupsion. Gjithsesi janë tërësisht të mundur tani.

Që të dy këta nuk po duan ta pranojnë humbjen. Por më qesharak po tregohet Sali Berisha me raportin antikombëtar që po kërkon të ndërtojë me Greqinë. Saliu ndihet në hall të madh, dhe Greqia i duket kontinent. Si Donkishotit që iu duk ushtri kopeja e dhënve. Është për të qeshur dhe për të qare: po pse, o Sali ziu! me Greqinë e drobitur do mundësh amerikanët dhe gjermanët ti në Ballkan? Imagjino që, Greqia, i ka Gjermanisë mbi 250 miliardë Euro borxh. Kurse Gjermania dhe Amerika janë sot partnerët kryesor të Shqipërisë. (!)

Pse, a nuk e kanë humbur toruan të gjithë të korruptuarit kështu para drejtësisë? A nuk na ka mësuar historia se bandat korruptive që drejtojnë shtetet e zaptuar prej tyre, kalojnë nga një krenari fëminore dhe kriminale, në një frikë po fëminore që i bën qesharakë në argumentet mbrojtës? Pse, a nuk ishte argument fëminor e qesharak çështja e përkthimit anglisht të ligjit të vetingut, kur ky, në fakt, ka ardhur anglisht dhe është përkthyer shqip?

Arsyeja e errësuar nga pasioni dhe frika, kurrë nuk ka qenë arsye: feudalizmi korruptiv Berisha – Meta është në grahmat e fundit.

 

 

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bullgari, 4 të vdekur e 25 të plagosur nga shpërthimi i trenit të mallrave

Posted: 10 Dec 2016 01:25 AM PST

Belgium Train CollisionTreni shpërthen pasi del nga shinat, persona humbin jetën në Bullgari. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat lokale raportojnë se 25 persona  kanë mbetur të plagosur në incidentin që dëmtoi të paktën 20 ndërtesa në fshatin Hitrino.

Banorët po evakuohen si masë paraprake, tha një zyrtar i policisë lokale për Reuters.

"Shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu një zjarr. Ne nuk presim një shpërthim të dytë, por njerëzit në fshat po evakuohen," tha ai.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses; në pranga 35-vjeçari

Posted: 10 Dec 2016 12:54 AM PST

dhune-seksuale-620x346Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 35-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Erjon Sulohoxhaj, lindur në Berat dhe banues në lagjen "Kryengritja e Fierit",Fier,  i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  shtetasja A.N, 39 vjeçe, kallëzon se prej katër muajsh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë  Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, policia kontrolle për arrestimin e Klement Balilit

Posted: 10 Dec 2016 12:49 AM PST

klement balili 2Policia e Sarandës  ka nisur në orët e para të mëngjesit një aksion për arrestimin e Klement Balilit. Mendohet se personi në fjalë fshihej në banesë e për pasojë forcat policore kanë ushtruar kontroll, por nuk e kanë gjetur. Operacioni po kryhet nga Forcat Lëvizëse Operacionale. Gjithashtu mësohet se policia ka ushtruar kontrolle edhe në bizneset e tij.

Kërkimet për arrestimin e Balilit do të shtrihet edhe në Delvinë e zonat përreth. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistron dy procedime penale ndaj ish-drejtorit të Transportit  Rrugor të Sarandës, Klement Balili, i konsideruar  nga autoritetet greke si "Eskobari i Ballkanit". Pa kaluar shumë ditë nga mbërritja e dosjes prej 10 mijë faqesh, burimet thanë se akuza shqiptare regjistroi procedimin penal për veprat e grupit të strukturuar kriminal dhe  trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, thuhet se është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit Antimafia për pasuritë e 43-vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati. Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë e Klement Balilit dhe llogaritë e tij bankare për t'ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 10 dhjetor 2016

Posted: 10 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Provoni të kryesoni miqtë tuaj sot. Nëse po bëni diçka të rëndësishme, me njerëz të duhur do të shoqëroheni. Në aspektin financiar mund të bëni shpenzime pasi do keni të ardhura.

DEMI

Ju më shumë do të ishit të gatshëm që të bënit diçka ashtu siç duhet sesa në kohë. E sotmja është e gjitha rreth kualitetit, për aq sa ju jeni të interesuar. Bëni çdo gjë që doni.

BINJAKET

Sot në çfarëdo lloje grupi të jeni pjesë, ka shumë të ngjarë që të keni nevojë për udhëheqjen tuaj. Veproni ndryshe, kur shikoni që ju bëhet një padrejtësi. Shprehni ndjenjat.

GAFORRJA

Ju sot mund të doni që të shmangni biseda të ngarkuara. Është e lehtë që ta fusni veten në telashe me disa fjalë të nxituara. Por do jetë më mirë nëse nuk do t'ju duhet ta bëni këtë.

LUANI

Ju për momentin jeni i gatshëm të keni kohë të këndshme me pothuajse këdo. Kështu që shkoni tek ajo festa, ose organizoni një vetë. Frymëzoni të tjerët në mënyrat që doni.

VIRGJËRESHA

Përpiquni që të mos shqetësoheni së tepërmi nga kërkesat e të tjerëve. Përveçse, nëse ky është një person i cili mbanë në duart e tij fatin e jetës suaj. Kujdesuni për nevojat tuaja.

PESHORJA

Ju sot keni nevojë që të shikoni përtej romancës. Kjo nuk varet se çfarë statusi keni ju. Energjia juaj sociale është e fortë, dhe ju do ta bëni të funksionojë në mënyrën tuaj.

AKREPI

Ana juaj alturiste për momentin është e shfaqur me gjithë forcën e saj. Ata përreth jush nuk mund të ishin më të lumtur! Ju nuk doni shumë më tepër sesa të ndihmoni njerëzit.

SHIGJETARI

Mendoni çfarëdo veprimi që jeni duke bërë. Është thjesht kohë e mirë që të aplikoni energjinë tuaj krijuese mbi çdo gjë që ka shumë nevojë për një frymëzim të ri. Ju jeni i artë!

BRICJAPI

Një shtyrje strategjike është padyshim në rregull. Flisni rreth atij takimit dhe kërkojini atyre një shtyrje. Aftësitë tuaja menaxhuese të kohës do të futen në lojë siç dëshironi.

UJORI

Si zakonisht ju jeni shumë përpara miqve. Energjia e sotme e guximshme ju ndihmon të vendosni trendet te të tjerët. Nuk është e turpshme që të jeni kaq shumë përpara personave tuaj.

PESHQIT

Është më e lehtë se kurrë që të përziheni me njerëzit. Përpiquni që të mos shqetësoheni së tepërmi rreth përfshirjes aty. Përqëndrohuni në absorbimin e sa më shumë informacioneve.

Çako inspekton portin e Durrësit pas sekuestrimit të 30 kg heroinë

Posted: 09 Dec 2016 02:42 PM PST

cakoDrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako inspektoi mbrëmjen e sotme portin e durrësit ku ka falenderuar punonjësit e policisë për sekuestrimin e 30 kilogramëve heroinë mëngjesin e kësaj të premteje.

Çako është pritur nga drejtori i Policisë Kufitare, Bokë Bodini dhe kreu i drejtorisë lokale të policisë, Perlat Çullhaj. Gjithashtu, i pranishëm në këtë takim ka qenë edhe koloneli i Guardia di Finanza, Luca De Paolis.

Gjatë vizitës, Çako ka falenderuar punonjësit e Policisë Kufitare, ata të Antidrogës dhe punonjës të tjerë të strukturës portuale për bashkëpunimin e tyre në kuadër të parandalimit të trafiqeve.

"Kapja e 30 kg heroinë është një sukses i padiskutueshëm i Policisë së Shtetit, por dhe rezultatet e deritanishme në port janë një tregues i qartë i vendosmërisë dhe seriozitetit të saj në këtë drejtim", ka deklaruar Çako.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vucaj dënohet për gjeste antisportive në ndeshjen me Flamurtarin

Posted: 09 Dec 2016 02:00 PM PST

disipinaKomisioni i Disiplinës pezulloi me dy ndeshje futbollistin e Tiranës, Erjon Vucaj për shkak të gjesteve ofenduese ndaj publikut në ndeshjen e fundit të bardhebluve me Flamurtarin. Futbollisti i kryeqytetasve në humbjen 1-0 në momentin që doli nga fusha bëri një gjest të pahijshëm ndaj tifozerisë dhe në bazë të nenit 53 të Drejtësisë Sportive është ndëshkuar nga ana e Disiplinës me dy ndeshje pezullim.

Gjithashtu Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar dhe zyrtarin e KF Partizanit Edmond Haxhia për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke e dënuar këtë të fundit me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti e duke i ndalur dhe qëndrimin në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambientet rreth fushës së lojës.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

OKB: Qindra të zhdukur në Alepo në pjesën e kontrolluar nga Asad

Posted: 09 Dec 2016 01:30 PM PST

alepoQindra burra janë zhdukur, pasi kanë kaluar nga zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo, në territorin e qeverisë, thanë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

Forcat e udhëhequra nga Qeveria e Sirisë kanë rikthyer kontrollin në 75 për qind të territorit që kontrollohej nga rebelët.

Dhjetëra-mijëra civilë kanë ikur nga këto qarqe, por mijëra të tjerë mbeten atje.

Rupert Colville, zëdhënës i Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut, tha se OKB ka prova se "qindra" burra mund të jenë zhdukur, pasi janë larguar në zonat e qeverisë.

"Marrë parasysh arrestimet arbitrare, torturën dhe zhdukjet që bën Qeveria siriane, jemi thellësisht të shqetësuar me fatin e këtyre individëve", tha Colville.

Ai shtoi se edhe grupet rebele mund të kryejnë krime lufte duke parandaluar njerëzit të ikin në zona më të sigurta dhe duke i përdorur civilët si pengje.

Alepo është bërë fushëbeteja kryesore në luftën e Sirisë, midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjidhen me short 8 gjyqtarët që do kenë në dorë zgjedhjet 2017

Posted: 09 Dec 2016 12:13 PM PST

ShortiËshtë hedhur mbrëmjen e kësaj të premteje shorti për përzgjedhjen e 8 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit.

Nga shorti të zgjedhur kanë dalë gjyqtarët Artur Malaj, Tomorr Shkreli, Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa, Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja dhe Sotiraq Lubonja.

Ndërkohë, nga lista e gjyqtarëve të Apelit janë hequr Meriban Kita dhe Fiqirete Mullai pasi janë në prag pensioni, si dhe Gjinovefa Gaba, pasi ka qenë më parë anëtare e Kolegjit Zgjedhor.

Pas shortit, të hapur për publikun, mes 90 gjyqtarëve u përzgjodhën si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor:

Artur Malaj, Apeli Administrativ Tiranë;
Tomorr Shkreli, Gjykata e Apelit Shkodër;
Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë;
Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë;
Lindita Sinanaj, Apeli Administrativ Tiranë;
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë;
Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Shkodër;
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë.

Mes anëtarëve të kolegjit të ri spikasin emrat e Shkëlqim Mustafa, një nga gjyqtarët që pati në shqyrtim masat e sigurisë për dosjen "21 Janari"; Ridvan Hado, kryesues i trupës gjyqësore që shqyrtoi tragjedinë e Gërdecit; si dhe Astrit Kalaja që ka qënë pjesë e Kolegjit Zgjedhor në vitin 2011, që i dha fitoren Lulzim Bashës përballë Edi Ramës në garën për Bashkinë e Tiranës.

Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit kanë qenë të pranishëm presidenti Bujar Nishani dhe anëtarë të KLD-së.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :