Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tiranë, po transportonin municione luftarake; 2 në pranga (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tiranë, po transportonin municione luftarake; 2 në pranga (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tiranë, po transportonin municione luftarake; 2 në pranga (Video)

Posted: 23 Dec 2016 02:33 AM PST

Municion luftarakTransportonin municione luftarake, arrestohen në flagrancë dy persona. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kapur në flagrancë shtetasit Ajet S., 18 vjeç,  banues në Tiranë dhe Kujtim Tahiri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në momentet që po transportonin dy arka metalike, ku në brendësi të cilave dyshohej se kishte municion luftarak. Pas hapjes së arkave metalike, në brendësi të tyre janë gjetur 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm; 1 triçikël, në pronësi të shtetasit Kujtim Tahiri  dhe 1 automjet i tipit “Volksëagen”, në përdorim të shtetasit Ajet S. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

8 gjëra që sytë ju thonë për shëndetin tuaj

Posted: 23 Dec 2016 02:30 AM PST

Një shprehje e lashtë thotë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Askush nuk e di se nga ka dalë kjo frazë, e megjithatë ne sot e dimë se sytë mund të na tregojnë shumë për gjendjen e shëndetit tonë.

Ja disa nga sinjalet paralajmëruese që sytë tanë na dërgojnë.

'Byc' i përhershëm

syNëse iu ka ndodhur ndonjëherë t'ju dalë një puçërr e vogël poshtë syrit që në gjuhën popullore quhet 'byc', atëherë e dini se çfarë dhimbjeje dhe shqetësimi shkakton ajo. Kjo puçërr shkaktohet për shkak të bllokimit të gjëndrave dhjamore dhe zakonisht zhduket brenda disa ditësh, por ajo edhe mund të zgjasë shumë në kohë duke shkaktuar vështirësi serioze. Nëse një puçërr e tillë zgjat për shumë kohë, ajo mund të jetë shenjë e karciomës së gjëndrës dhjamore. Nëse vini re se ajo nuk shërohet apo rishfaqet në të njëjtin vend, është koha të takoni mjekun.

Rënia e vetullave

sy1

Ka arsye të ndryshme pse vetullat bien; mosha, stresi apo kequshqyerja. Por një arsye më bindëse për humbjen e vetullave është hypotiroidizmin – një mungesë akute e hormoneve tiroide, që në raste ekstreme mund të çojë në humbjen e flokëve. Pra, në qoftë se floku juaj është duke u dobësuar shumë, është më mirë të vizitoni mjekun tuaj dhe kontrolloni gjendjen e gjëndrës tuaj tiroide.

Shikim i turbullt

sy2

Shumë prej nesh kalojnë orë të tëra në kompjuter në punë ose shtëpi, çka shkakton turbullim të shikimit. Në ditët e sotme ky është bërë një problem aq i zakonshëm saqë ekziston edhe një term mjekësor që përshkruan problemet e shikimit të lidhura me qëndrimin për një kohë të gjatë para kompjuterit apo celularit që quhet sindromi i syrit të thatë. Nëse i njihni këto simptoma, diskutoni me mjekun për mënyrat se si mund ta zgjidhni këtë problem.

Pamje 'të boshatisura'

sy3

Është gjithmonë  e frikshme të vësh re një pamje boshe në shikimin tënd. Kjo mund të jetë shenja më e dukshme e shfaqjes së migrenës, veçanërisht nëse ky imazh i boshatisur shoqërohet me pika të ndritshme apo linja të valëzuara. Nëse këto simptoma ju duken familjare, kontaktoni mjekun për të zbuluar çfarë e shkakton këtë problem.

Sy të fryrë

sy4

Të gjithëve na ka ndodhur që sytë të na tradhtojnë. Vetëm pasi i kemi fërkuar disa herë duket sikur shikimi bëhet më i qartë. Nëse vazhdimisht ndieni një lloj fryrje të syve, kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjes së tiroides së syve. Kjo do të thotë se tiroidja juaj është superaktive.

Vështirësia për të mbyllur sytë është një nga simptomat që mund t'i bëjë ata të duken më të fryrë. kjo ndodh në 30 për qind të rasteve, ndaj nëse vini ri diçka të tillë, kontaktoni menjëherë mjekun.

Sy të verdhë

sy5

Kjo është një simptomë që nuk i shpëton shikimit. Të rritur dhe të sapolindurit me probleme të funksionimit të mëlçisë mund të përballen me verdhëzën. Kjo gjendje mund të lidhet edhe me probleme të tëmthit. Pra nëse shihni se e bardha e syrit ju bëhet e verdhë, mos e injoroni; shkoni te mjeku për të gjetur arsyen.

Vizion i turbullt nga diabeti

sy6

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet t'i kushtojnë një vëmendje të madhe shëndetit të tyre, dhe shikimi është një nga gjërat më të rëndësishme.  Një nga këto probleme është retinopatia diabetike një gjendje e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut në indet e retinës. Kjo mund të shkaktojë shikim të turbullt. Ky problem duhet marrë seriozisht, ndaj takimi me specialistin duhet bërë menjëherë  sapo të vërehen këto simptoma.

Vizion i dëmtuar, ose i dyfishtë

sy7

Çdo ndryshim shikimi është një  zile alarmi. Nëse vini re që shikimi juaj papritur mjegullohet ose edhe zhduket për një moment, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, sepse këto shpesh shenjat e para të një hemorragjie cerebrale.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama: PS po përgatitet për një mandat të ri

Posted: 23 Dec 2016 02:27 AM PST

ramaaaa-655x356Gjatë mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se forca që ai drejton hyn në një fazë të re për një mandate të ri. Rama tha se Partia Socialiste ka rritur mbështetjen e saj nga 2013 dhe sipas tij njerëzit besojnë se PS do ta bëjë Shqipërinë shtet. Në lidhje me reformat e kryera, Kryeministri tha se sado që ato kanë patur kosto, janë kthyer në të ardhura që shkojnë për njerëzit në nevojë.

"Nuk po kërkojmë që njerëzit të brohorasin Shqipërinë dhe nuk themi se po konkurrojmë me fuqitë e mëdha ekonomike, por jemi krenarë se reformat tona, sado me kosto, kthehen në të ardhura që shkojnë te njerëzit në nevojë. Nuk do të rrisnim rroga e pensione nëse nuk do të kishim bërë reformat e dhimbshme. Nuk ka rrugë tjetër sepse reformat, sa më shumë t'i shmangësh, aq më shumë e rëndon situatën. Kjo është mbledhja e fundit e asamblesë për këtë vit, e cila shënon edhe hyrjen në një fazë të re për partinë tonë për një mandate të ri, për të vazhduar përpjekjen tonë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Është e pashmangshme që ne të bëjmë një bilanc që të jemi sa më sintetik sepse nëse do t'i referohemi listës së gjatë të angazhimeve të marra dhe të punëve të kryera, do të duhej një fjalim që do të zgjaste deri nesër dhe këtë nuk e them në sensin alegorik, por në kuptimin e plotë të fjalës.

E mbyllëm vitin me një paketë solidariteti, që jo vetëm na identifikon në sytë e të gjithë atyre që janë në nevojë, por edhe në ndihmon që të kuptojmë sesa rrugë kemi bërë në këtë periudhë kohe, pasi u nisëm nga një pikë halli.

Sot jemi në gjendje të rrisim rrogat dhe të s'postojmë nga arka e shtetit në arkën e familjeve 100 milionë dollarë në vit, ndërkohë që qeveria e mëparshme në 8 vjet s'postoi 124milionë  dollarë.

Ne qysh ditën e parë hoqëm nga supet e shtresës së mesme dhe të varfër barrën e taksës së sheshtë 10%. Me këtë lëvizje u dhamë 140 milionë dollarë të tjerë atyre që paguajnë një taksë mbi rrogën.

Unë krenohem për PS që mbështetja popullore është më e madhe se në 2013, jo se ne kemi bërë Shqipërinë fushë me lule, por sepse njerëzit e kanë besimin se vetëm ne mund ta bëjmë Shqipërinë shtet dhe vetëm ne mund ta fusim Shqipërinë në një fazë të re", tha Rama.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Itali, vritet atentatori i Berlinit; policia nuk e dinte se kush ishte

Posted: 23 Dec 2016 02:18 AM PST

amri-anis-655x356Një kërkese banale për kontroll dokumentesh brenda 30 sekondave ndryshoi të gjithë skenarin. Vrasësi i Berlinit, tuniziani Anis Amri, është vrarë nga policia në Sesto San Giovanni, Milano.

Ansi AmriNgjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në sheshin "1 Maji". Dy agjentët kanë ndaluar të riun, i cili ishte duke ecur i vetëm në errësirë dhe e pyesin për dokumentet e identifikimit. Por në këto momenti Amri nxjerr papritmas një pistoletë dhe qëllon një prej efektivë ne shpatull.

Ansi Amri 2Në këtë pikë, polici tjetër e qëlloi dhe e vrau.  Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin. Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë.

 

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, sekuestrohen 24 kg hashash; në pranga poseduesi

Posted: 23 Dec 2016 01:28 AM PST

MakinaGoditet në Shkodër, një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike, ku janë sekuestruar  24 kg kanabis-sativa në një automjet në Pikën Kufitare Muriqan. Ndërkohë policia raporton se ka arrestuar shtetasin  Islam Binjaku, 55 vjeç,  banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal)

Droga 2Më datë 22.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Benz” me targa AA 639 NO, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

HashashiMenjëherë Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe në pjesën e poshtme të automjetit u konstatua një shtesë, ku në brendësi të kësaj shtese u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 28 pako me peshë 24 kg e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis-sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zjarr në malet e Librazhdit

Posted: 23 Dec 2016 01:13 AM PST

zjarr ne malDy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmë në malet e Librazhdit. Në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në Malin e Xhyrës, zjarret janë shuar.

Por, 4 vatra të tilla zjarri brenda 1 jave po konsiderohen të qëllimshme. Ndaj, shërbimi zjarrfikës ka kërkuar ndihmën e policisë për të identifikuar autorët.

Rreth 30 banorë të fshatit Marinaj kanë ndihmuar autoritetet në shuarjen e flakëve në malin e Venikut.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti i Shqipërisë viziton varrin e Shemsetin Sami Frashërit

Posted: 23 Dec 2016 01:11 AM PST

Nishani-TurqiPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i cili ndodhet në Turqi në kuadër të takimeve zyrtare ka vizituar varrin e Shemsetin Sami Frashërit, raporton AA.

Presidenti Nishani në vizitën e tij ka vendosur kurorë me lule në varrin e Shemsetin Sami Frashërit i cili është një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë dhe i cili është babai i Ali Sami Yen një prej themeluesve të klubit të futbollit Galatasaray.

Në këtë vizitë kanë qenë të pranishëm Presidenti i klubit të Galatasaray-it Dursun Özbek, kryetari i Këshillit të klubit Irfan Aktar, anëtarët e Bordit drejtues Cengiz Özyalçın, Ural Aküzüm, gjithashtu edhe Zeynep Tanaçan mbesa e Ali Sami Yen dhe kryetari i Shoqatës së Vëllazërisë Shqiptare Halil Metin.

Në një deklaratë për përfaqësuesit e medias presidenti Nishani duke folur se që prej dy ditësh po zhvillohen vizitita të bukura në Turqi ai tha: "Ditën e djeshme në Ankara zhvilluam takime të rëndësishme. Në emër të popullit shqiptar i shpreh falënderimet Turqisë për mbështetjen e dhënë ndaj nesh. Po të mos vizitonim Stambollin vizita jonë nuk do të ishte e plotë. Stambolli është një qendër në kuptimin e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe artit. Gjithashtu Stambolli është edhe një burim frymëzimi në kutpimin se si një komunitet mund të zhvillohet duke punuar".

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Shemsetin Sami Frashëri varrin e të cilit ka vizutar është një emër shumë i rëndësishëm Nishani ka theksuar se:

"Është krenari për ne që ndodhemi këtu pranë varrit të Shemsetin Sami Frashërit i cili është një simbol edhe për Shqipërinë por edhe për Turqinë. Familja Frashëri është një familje që ka themeluar renesansën në Shqipëri, janë një pjesë e identitetit kombëtar dhe të kulturës. Ashtu siç janë një pjesë e rëndësishme në themelimin e shtetit të Turqisë moderne”.

“Mes Galatasaray-it dhe Shqipërisë ka një lidhje të fortë”

Ndërsa Presidenti i klubit Galatasaray, Dursun Özbek, duke vënë në dukje se Shqipëria me Galatasaray-in kanë gjithmonë një lidhje të veçantë tha: “Themeluesi i klubit Galatasaray presidenti ynë Ali Sami Yen është djali i të nderuarit të madhit Shemsetin Sami. Për këtë arsye lidhja me mes dy vendeve me Galatasaray-in forcohet edhe më shumë”.
23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, arrestohen dy kosovarë të dyshuar për terrorizëm

Posted: 23 Dec 2016 12:42 AM PST

Policia GjermanePolicia gjermane ka arrestuar dy shqiptarë me origjinë nga Kosova në Duisburg të Gjermanisë, nën dyshimet se kanë përgatitur një sulm në qendrën tregtare Centro në Oberhausen. Lajmin e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i policisë të premten në mëngjes. Dy vëllezërit me origjinë nga Kosova, të moshës 28 dhe 31 vjeçare, janë arrestuar gjatë natës nga një njësi speciale. Vëllezërit dyshohet se kanë qenë në fazën e përgatitjeve për kryerjen e një sulmi në Oberhausen.

“Aktualisht jemi duke punuar me urgjencë për të zbuluar se në cilën fazë kanë qenë përgatitjet dhe nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këto përgatitje”, tha zëdhënësi. Deri tani nuk ka të dhëna për identitetin e personave të arrestuar.

Ministria e Brendshme në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë është duke pritur rezultatet e hetuesisë, por përfaqësuesi i sindikatës së policëve thotë se ky është një moment i ri, sepse shqiptarët deri tani nuk kanë qenë nën dyshime si pjesë e rrjeteve terroriste në këtë land.

Në afërsi të qendër tregtare Centro janë vendosur forca të shtuara të policisë, të cilët po kontrollojnë rrethinën. Centro është një prej qendrave më të mëdha tregtare në Gjermani. Në këtë qendër janë rreth 250 dyqane.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, sekuestrohet 1.5 ton hashash

Posted: 23 Dec 2016 12:38 AM PST

hashash i sekuestruar ne greqi

 

Sekuestrohet nga Policia e Vlorws  një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në plazhin e Zvërnecit. Në plazhin midis Petroliferës dhe Triportit është bërë e mundur bllokimi i një kamioni të markës “Iveco” me targë AH 117 AB, brenda së cilës u konstatuan disa pako të mbështjella me qese plastike dhe natriban, ku dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike si Cannabis Sattiva.

Në afërsi të këtij kamioni Policia ka konstatuar një automjet Fuoristradë Toyota, ndërsa në det është parë një mjet lundrues gomone, duke  lëvizur brenda gjirit të Vlorës, i cili dyshohet se kishte për qëllim trafikimin e saj, drejt shtetit Italian.

 

Nga kontrolli i ushtruar në pyllin e kësaj zone, është kontatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 m larg këtij kareli është gjetur i braktisur një automjet tjetër. Land Rover.

 

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve është duke kryer veprimet për peshimin e lëndës narkotike. Vazhdon operacioni i përbashkët midis Policisë Kufitare dhe Policisë Vendore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 23 dhjetor 2016

Posted: 23 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Në ambientin e punës do të përjetoni një fazë të pasur me mundësi të reja. Në aspektin afektiv partneri mund të bëjë paksa të vështirin por në fund do të bjerë në rrjetën tuaj. Kujdes!

DEMI

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm e të matur në vendin tuaj të punës. Në aspektin afektiv duhet të evitoni të mbylleni në shtëpi pasi partneri juaj ka nevojë për të lëvizur.

BINJAKET

Duhet tu kushtoni vëmendje debateve në vendin e punës pasi mund t'ju sjellin keqkuptime me eprorët tuaj. Në aspektin afektiv do të jeni ju që të merrni iniciativën i pari e raporti juaj do të ecën mirë.

GAFORRJA

Një njohje e re do të bëjë që të ëndërroni gjatë ditës së sotme. Në ambientin e punës mund të keni avantazhe nga një situatë jo fort e këndshme. Në dashuri do të jeni pjesë e fantazisë suaj sot.

LUANI

Do të jeni sot mjaft aktivë. Në ambientin e punës përpiquni të shfrytëzoni sa më mirë mundësitë që keni përpara. Në aspektin afektiv do të rifitoni besimin e partnerit tuaj.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme do të jeni paksa nostalgjikë, por mos u jepni shumë hapësirë mendimeve negative. Në ambientin e punës mund të merrni një rritje page sot. Në aspektin afektiv mund të merrni vendime që do të rrisin stabilitetin në raportin tuaj .

PESHORJA

Do të tregoheni më të kujdesshëm ndaj nevojave të personave që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të dini të përfitoni për të ecur përpara. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të këndshme.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë të evitoni sa më shumë propozimet që mund t'ju bëhen sot. Në ambientin e punës kujdes të mos krijoni tensione me ata që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do I lini mënjanë problemet tuaja.

SHIGJETARI

Në ambientin e punës duhet të evitoni së dhëni rëndësi thashethemeve të kolegëve tuaj e të ecni përpara. Në aspektin afektiv do të kërkoni një mënyrë të re për ti treguar ndjenjat tuaja partnerit.

BRICJAPI

Do të kuptoni që dikush do ju thotë gënjeshtra e kjo do të bëjë që të dyshoni në sinqeritetin e tij. Në ambientin e punës do të ndiheni të stimuluar duke ju ofruar mjaft propozime interesante. Në aspektin afektiv do të dini sit a bindni personin që dashuroni.

UJORI

Sot do të shijoni forcën që ju japin stimujt e rinj, të cilët do t`ju ndihmojnë në realizimin e objektivave. Në punë, do të keni zotësi të përcillni humorin tuaj. Në dashuri, bëni kujdes nga njohjet e reja! Një këshillë: analizoni gjithçka!

PESHQIT

Sot intuita juaj do të jetë e adhurueshme dhe do të përfitoni për të lëvizur situatat që ju interesojnë. Në punë, sytë tuaj shohin larg dhe do të zgjedhin objektivat më të mirë për ju. Në dashuri, romantizmi juaj do të lumturojë partnerin.

 

 

Related Posts :