Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Trageti i pasagjerëve që punon me bateri” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Trageti i pasagjerëve që punon me bateri” plus 9 more Gazeta SHQIP


Trageti i pasagjerëve që punon me bateri

Posted: 25 Dec 2016 02:00 AM PST

tragetiNdërsa industria energjetike po transformohet ngadalë nga mbështetja tek lëndët djegëse me bazë fosile drejt burimeve të ripërtëritshme, një prej komponentëve thelbësore- bateria- po ashtu po njeh përparime. Bateritë moderne tani kanë kapacitete më të mëdha për ruajtjen e energjisë dhe marrin më pak kohë për t'u karikuar. Kjo nënkupton që përdorimi i tyre si burime energjie mund të zëvendësojë serbatorin e benzinës.

Shumë qytete në mbarë botën, madje edhe ato me transport të mirë publik, po përballen me pasojat e trafikut dhe ndotjen e ajrit, prandaj po shtohet rëndësia e përdorimit të energjisë elektrike.

Deri tani, pengesa kryesore për përdorim të gjerë të energjisë elektrike ishte teknologjia e baterive. Bateritë ishin shumë të rënda dhe nuk përmbanin energji të mjaftueshme, ndërsa karikimi merrte shumë kohë. Kjo ka ndryshuar. Hans Thornell drejton kompaninë "Green City Ferries".

"Teknologjia e baterive po zhvillohet shumë shpejt. Disa vite më parë, kur dolëm me karikimin e shpejtë, ishte diçka e re ndërsa tani është bërë normë".

Ky zhvillim ka rëndësi për prodhuesit e mjeteve të transportit. Modeli S nga Tesla mund të kapë distanca mbi 500 kilometra me një karikim. Leaf nga Nissan, më pak e kushtueshme, e karikuar gjatë natës mund të përshkojë 160 kilometra, më shumë nga sa duhet për distancat e përditshme. Kompanitë po premtojnë distanca më të largëta në të ardhmen ndërsa makinat me bateri po futen edhe në transportin publik.

Mercedesi ka një autobus që karikon baterinë përmes paneleve diellore ndërsa një kompani në Suedi ka testuar me sukses një traget pasagjerësh që punon me bateri dhe përdor një teknologji të re për fuqinë lëvizëse.

Trageti që nuk ndot mjedisin po ashtu lundron më shpejt se sa anijet e zakonshme me naftë. Ulf Tudem drejton kompaninë "Effect Ships International".

"Kur njerëzit flisnin për anije elektrike pa ndotje, në mendje kishin modelet e vjetra që kapnin shpejtësinë deri 15 kilometër në orë. Ne menduam të rrisnim shpejtësinë ose ta dyfishonim atë. Kureshtja ishte e madhe se si mund të lundrojë një anije me shpejtësi 55 kilometra në orë."

Trageti eksperimetal "AiriEl" furnizohet nga bateritë me litium-titanat që karikohen për 15 minuta dhe përshkon më shumë se 25 kilometra.

Trageti ka edhe një projekt inxhinierik të veçantë. Dy motorët elektrikë janë lidhur me dy helika ballore, bazuar në sistemin IPS të kompanisë Volvo. Sistemi mundëson pakësimin e lëkundjeve dhe forma novatore e anijes e ndihmon atë të ngrihet pjesërisht nga ujë kur arrin shpejtësi të madhe.

"Kemi ndërthurur teknologjinë e anijeve që pluskojnë mbi dyshekun e ajrit me teknika të fjalës së fundit të strukturës si fibrat e karbonit duke shtuar sistemin IPS të Volvos në helika", thotë Ulf Tudem me kompaninë "Effect Ships International".

Projektuesit e anijes thonë se në trageti mban deri në 70 pasagjerë dhe biçikletat e tyre. Ata thonë se trageti është shumë i përshtatshëm për qytete të ndërtuara në breg të ujërave të lundrueshme.

25 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/VOA

Mat, furgoni del nga rruga, 4 të plagosur

Posted: 25 Dec 2016 01:57 AM PST

aksidenti_1469857237-7783058Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar  mëngjesin e sotëm rreth orës 7:20, në fshatin Urakë të Matit. Një furgon me targa AA 943 OP, me të cilin udhëtonin 5 shtetas si pasagjerë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasit A.H. 67 vjeç – me disa fraktura në këmbë e për pasojë është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, – si dhe R.K., 55 vjeç; L.K., 48 vjeç dhe E.Ç., 24 vjeç, që të gjithë të shtruar në Spitalin e Burrelit e pas mjekimit janë larguar prej andej.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të për të mësuar rrethanat e aksidentit, që dyshohet se ka ndodhur nga akulli dhe ngricat në rrugë.

25 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tranzicioni ynë drejt epokës post-ideologjike

Posted: 25 Dec 2016 01:30 AM PST

Politika si biznes. Europa e detyruar nga Trumpi, që të kërkojë strategji të reja. Kina, si arbitër i ri i ekuilibrave globalë. Të lidhim rripat e sigurimit, të udhëtojmë me shpejtësi të lartë drejt një bote të re. Ashtu si i ndodhi Stefan Cvajgut, me shumë gjasë do të ndjejmë keqardhje për atë të djeshmen

Paolo Valentino

botaDuhet t'i themi lamtumirë Perëndimit? Eshtë fundi i botës transatlantike, i paktit mes vendeve demokratike që dolën nga Lufta e Dytë Botërore, dhe i bazuar mbi garancinë e sigurisë amerikane, që përvijohet përballë Europës, pas zgjedhjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë?

Edhe pa ndarë pesimizmin e ish ministrit të jashtëm gjerman, Joshka Fisher, skenarët e politikës ndërkombëtare për vitet e ardhshëm parashikohen të luhatshëm dhe të ndryshueshëm. Askush nuk mund ta thotë me siguri se çfarë domethënie do të ketë konkretisht presidenca Trump për SHBA dhe demokracinë e tyre. I zgjedhur pasi shkeli çdo rregull të politikës amerikane, ai e ka bërë paparashikueshmërinë pikën e tij të fortë, dhe asgjë nuk të bën të mendosh që do të ndryshojë pasi të jetë futur në shtëpinë që ndodhet në adresën "1600 Pennsylvania Avenue". Politika e jashtme nuk bën përjashtim.

Atëherë është e pamundur të bësh parashikime? Jo tamam. Mes deklaratave kontradiktore dhe emërimeve të para për administratën e ardhshme, një gjurmë nis të dallohet qartë mbi mënyrën se si Trumpi ka ndërmend të lëvizë në lidhje me botën. "Kissingeriane" e ka quajtur historiani anglez, Niall Ferguson, vizionin e tij strategjik. Nëse ekziston, ajo udhëhiqet prej idesë së "një bote të qeverisur nga fuqi të mëdha rajonale, me njerëz të fortë në krye, të gjithë të bindur se cilido rend botëror i qëndrueshëm duhet të jetë i ngritur mbi ekuilibrin e fuqive". Dallimi themelor me Kissingerin është që ky i fundit nuk harroi kurrë që ta ndërfusë realpolitikën e tij në hullinë e vlerave perëndimore, ndërsa për Trumpin, një lider post-ideologjik, është transaksioni, marrëveshja e bazuar në interesat reciproke, tamam si në biznes, që vlen mbi të gjitha. Asgjë nuk e ilustron më mirë se sa qasja e tij ndaj Putinit, i forti, që thuhet se ndoshta i ka dhënë edhe një dorë për t'u zgjedhur.

Emërimi si Sekretar Shteti i Rex Tillersonit, kreu i ExxonMobil dhe një mik i mirë i udhëheqësit rus, paralajmëron një stinë mirëkuptimesh me Moskën: fund sanksionesh, marrëveshje për një Ukrainë neutrale dhe të decentralizuar (ide shumë e dashur kjo për Kissingerin) si dhe pranim i rolit dhe pranisë së qëndrueshme të Rusisë në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri.

Janë skenarë që motivojnë parehatinë e Joshka Fisherit. "Duhet të presim një Jaltë 2.0, që të pranojë sferën e influencës së Kremlinit?", pyet i alarmuar ish kreu i diplomacisë së Berlinit. Dhe janë skenarë që bëjnë nervozë vendet balltike dhe Poloninë, në krahun lindor të NATO-s. Aq më shumë që Trumpi në fushatën elektorale ka mohuar çdo lloj automatizmi në garancitë e sigurisë, duke i lidhur ato me pagimin e "kuotave të anëtarësimit", pra pikërisht një transaksion. E megjithatë, emërimi në Pentagon i gjeneralit James Mattis, një "fajkua" që s'bën kompromis, duket sikur jep një farë garancie.

E sigurtë është që, me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Europa nuk do të mund të fshihet më. Duhet që më në fund të vërë dorë në një mbrojtje të vërtetë europiane, duke marrë përgjegjësi të përbashkëta. Dakord, po cila Europë? Ajo e dobësuar dhe e kapur prej etheve të reja nacionaliste? Ku pas një viti mund të shohim Francën, Holandën e madje edhe Italinë, në duar të qeverive populiste antieuropiane? Natyrisht, nuk është e mirëqenë. Por edhe në skenarin më optimist (humbja e Frontit Nacional në Paris, rikonfirmimi i Angela Merkelit në Gjermani, qeveri pa ndjekësit e Grillos në Itali), europianët duhet të rigjejnë rikompaktësinë dhe një projeksion strategjik, duke investuar energji dhe burime. Jo vetëm për t'u mbrojtur, por edhe për të eleminuar që në burim problemin e tyre numër një: pa "migration compact", ndihmat me objektiv stabilizimin dhe zhvillimin e vendeve prej nga vijnë imigrantët, nuk do i ndalim valët e të dëshpëruarve që nisen drejt kufijve tanë.

Nuk do të ketë paqe në Lindjen e Afërme, ku hezitimi i Trumpit (jo ndryshe nga i Obamës) për të marrë role imperialë, do i lërë fushë të hapur rivalitetit për hegjemoninë mes Iranit, Arabisë Saudite dhe Turqisë neootomane. Ndoshta do ta mposhtim ISIS-in, por krizat në Libi, Irak, Siri, Jemen do të jenë ende larg zgjidhjeve të qëndrueshme. Kuadrin mund ta komplikojë denoncimi nga ana e SHBA i marrëveshjes bërthamore me Teheranin: nëse ndodh, do të shohim një garë të rrezikshme dhe shqetësuese për riarmatim bërthamor në rajon.

Dhe në fund Azia, ku Trumpi është angazhuar për të anuluar Marrëveshjen e tregtisë së lirë në Paqësor. Një dhuratë për Kinën, e cila mund të bëhet garanti i vetëm i tregtisë së lirë globale. Për më tepër, nëse Trumpi do të denonconte edhe marrëveshjen për klimën, Pekini mund të veshë edhe mantelin e liderit të luftës kundër ngrohjes së planetit. Do të ndodhë gjithsesi që Kina të marrë rolin e arbitrit të ekuilibrave në botë. Por Donald Trumpi mund ta përshpejtojë këtë skenar. Të lidhim rripat e sigurimit, të udhëtojmë me shpejtësi të lartë drejt një bote të re. Ashtu si i ndodhi Stefan Cvajgut, me shumë gjasë do të ndjejmë keqardhje për atë të djeshmen.

25 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/Bota.al

Horoskopi – 25 dhjetor 2016

Posted: 25 Dec 2016 12:25 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Do të jeni në gjendje të përballoni gjithçka me vendosmëri. Në ambientin e punës do të vlerësoheni për seriozitetin tuaj. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft aktivë sot.

DEMI

Do të jeni paksa të paqartë pasi një lajm që i përket sektorit tuaj të punës do ju shqetësojë. Në aspektin afektiv do të keni mundësi të përmirësoni situatën duke u bërë iniciator të lidhjes suaj.

BINJAKET

Duhet të ecni ngadalë  për të evituar së marrë përsipër shumë punë. Në aspektin afektiv do të keni dëshirë të bëheni pjesë e aventurave të ndryshme.

GAFORRJA

Do të jeni në një formë të shkëlqyer psikofizike. Në ambientin e punës do të bëheni pjesë e iniciativave të reja. Në aspektin afektiv do të ndodheni sot në një situatë jo fort të këndshme. Kujdes!

LUANI

Do të keni një sjellje mjaft pozitive që do të bëjë të tërhiqni vëmendjen e personave që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të jeni mjaft karizmatik në drejtimin e objektivave.

VIRGJERESHA

Në aspektin profesional, eprori juaj, do t'ju vendos në provë, duke jua bërë më të komplikuar punën. Në ambientin afektiv, situata konfliktuale që keni do të kalojë shumë shpejt, dhe do të kthehet në një mbrëmje të bukur!

PESHORJA

Në ambientin e punës, do të merrni një surprizë të bukur,që do t'ju pëlqejë shumë dhe do t'ju bëjë të kaloni një ditë mjaftë argëtuese! Në ambientin afektiv, ka ardhur momenti të rikuperoni dhe konsolidoni raportin me një person që e keni shumë për zemër!

AKREPI

Do të organizoni me miqtë tuaj pushime të shkurtra larg impenjimeve të zakonshme. Në aspektin profesional do të krijoni një bazë të fortë e besim reciprok tek kolegët tuaj. Në planin afektiv mund të keni ndonjë surprizë sot.

SHIGJETARI

Kjo periudhë rezulton të jetë shumë pozitive për shenjën tuaj e gjërat do të shkojnë për mirë sidomos në ambientin e punës. Në dashuri duhet të jeni mjaft të sigurt në zgjedhjet tuaja.

BRICJAPI

Mund të merrni disa ditë pushime nga puna për t'ju përkushtuar totalisht ambientit tuaj familjar. Një këshillë që yjet ju japin sot është që të vlerësoni ata që ju rrethojnë.

UJORI

Yjet ju këshillojnë të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës evitoni së qeni bashkëpunues me të gjithë. Në dashuri, fjalët tuaja e shpirti juaj i iniciativës do të vlerësohen.

PESHQIT

Do ti kushtoni mjaft rëndësi fizikut tuaj sot. Në ambientin e punës impenjimet e shumta do ju marrin shumë kohë. Në aspektin afektiv, evitoni së thëni gënjeshtra.

Krishtlindjet, besimtarët katolikë kremtojnë në Katedralen e Shën Palit

Posted: 24 Dec 2016 11:45 PM PST

Sherbesa per KrishtlindjeDhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mbahet mesha  tradicionale e Krishtlindjes.

Mesha kremtohet nga Arqipeshkvi i Arkidioqezes Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo. Kjo është‎ mesha e parë që imzot Frendo kremton për Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës.

Bashkë me urimin për të gjithë besimtarët, kjo dioqezë  ka lajmëruar se nuk do të organizojë pritjen tradicionale me politikanë.

"Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë-Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfrit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës", thuhet në njoftimin e Imzot Frendos.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Janullatos uron Krishtlindjen: Të mposhtim arrogancën, po na çon në rrugë pa krye

Posted: 24 Dec 2016 11:40 PM PST

kisheNë meshën e mbajtur enkas për Krishtlindje në Katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet, kryepeshkopi Anastas Janullatos, bashkë me urimin për këtë festë të shënuar të të krishterëve, bëri thirrje ndaj besimtarëve dhe gjithë të tjerëve që të mposhtin arrogancën.

Sipas asaj që tha ai, arroganca është një prirje që çon njeriun në rrugë pa krye, e që nuk ka reshtur së minuari bashkëjetesën paqësore. Edhe sot, – tha Janullatos, – arroganca vijon të sundojë njerëzimin me mënyrat nga më të ndryshmet. Ajo përbuz të vërtetën dhe vepron larg saj. Kjo prirje shoqërohet nga paranoja, dhuna dhe nuk respekton aspak dinjitetin e njeriut.

Mposhtja e arrogancës, siç u shpreh Janullatos, e gjen ilaçin te Jezu Krishti, te mënyra si lindi ai, jeta dhe mësimet e dhëna prej tij, si dhe prania e tij. "Mposhtja e arrogancës dhe përulësia përcaktojnë të fshehtën e fuqisë shpirtërore", tha kryepeshkop Anastasi, duke e mbyllur me fjalët se më magjepsëse sesa arroganca janë dashuria, lavdërimi dhe përulja.

25 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip)

Rrëzohet avioni rus me 91 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Posted: 24 Dec 2016 11:30 PM PST

avNjë avion ushtarak rus me 91 njerëz në bord u përplas në Detin e Zi. Lajmi njoftohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha se avioni u zhduk nga radari 10 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga resorti turistik i Soçit.

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë mundur të gjejnë pjesë të avionit në Detin e Zi. Mësohet se avioni "Tupolev 154" po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake "Aleksandrov" dhe reporterë.

Në bordin e tij gjendeshin 83 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi. Avioni po fluturonte drejt qytetit sirian të Latakias. Ai ishte nisur fillimisht nga Moska, por u ul në Soçi për t'u furnizuar me karburant.

Autoritetet ruse thanë se pjesë të avionit "TU154" u gjetën rreth 1.5km larg bregut të Soçit, në thellësi 70 metra. Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar dhe Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk pret të gjejë të tillë.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak, ndërsa raporte të ndryshme thonë se moti në zonë ishte mjaft i mirë. Modeli "Tupolev 154" është përfshirë në dhjetëra aksidente fatale, që kur u ndërtua në mes të viteve '60.

Dikur "kali i punës" i Bashkimit Sovjetik, tashmë vetëm rreth 50 të tillë janë në shërbim. Një nga aksidentet më famëkeqe të "Tupolev 154" është ai i prillit 2010 në Smoleksn, ku mes 96 pasagjerëve që humbën jetën ishte dhe presidenti polak, Lech Kaczynski.

25 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rrëmuja e ditëve të festave, 22 këshilla nga Tahiri për sigurinë

Posted: 24 Dec 2016 01:52 PM PST

Ditët e festave janë të mezipritura nga të gjithë për atmosferën e bukur që sjellin në çdo familje, por edhe një mundësi për t'u shfrytëzuar nga keqbërësit, nisur edhe nga rrëmuja që ato krijojnë.

Për t'u paraprirë rasteve fatkeqe si grabitje apo aksidente, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook disa të këshilla të thjeshta, por gjithmonë të vlefshme për të përballuar me sukses këto ditë.

ta

ta1

3

ta2

5

6

748910

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Koncert për Krishtlindje, Veliaj: Bashkia në punë gjatë festave

Posted: 24 Dec 2016 01:50 PM PST

veliajQindra qytetarë të Tiranës i janë bashkuar sot koncertit festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e Krishtlindjeve.  Artistë të njohur shqiptarë, si Kastriot Tusha, Marjana Leka, Armando Kllogjeri, formacioni Fatos Qerimaj, Banda e Tiranës, por edhe kori i fëmijëve, si dhe orkestra dhe kori i Liceut Artistik, për më shumë se dy orë kanë performuar këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë një ngjarje që tregojnë se çdo njeri me mënyrën e tij mund të përmiresojë botën ku jetojmë.

"Gëzuar festën! Paçi mbarësi dhe qoftë një vit i mbrarë për të gjithë shqiptarët. Festa e Krishtlindjes është festa kur kujtojmë një djalë të vogël, i cili lindi në një familje të madhe, në kushte shumë të vështira, por që ndryshoi gjithë botën. Unë shpresoj që pavarësisht kushteve që kanë shumë njerëz sot në Tiranë, secili prej nesh ka potencial të ndryshojë lagjen e vet, shkollën e vet., pallatin e vet, qytetin e vet, vendin e vet, Shqipërinë", tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë e cilësoi 2016 si një vit të mbarë për Tiranën, pasi falë punës së përditshme ajo ka nisur të traformohet.

"Ky ka qenë një vit fantastik për Tiranën. Morëm një qytet, i cili ishte harruar prej kohës, ishte përgjumur. Sot është një kantier ndërtimi në çdo cep. Kemi rreth 100 kantiere në Tiranë. Vitin tjetër do të jetë një vit më i mbarë sepse shumë prej këtyre punëve do të kenë mbaruar. Shumë veta kanë marrë dhurata ose do të marrin dhurata javën që vjen. Ndërkohë që unë e kam pasur një dhuratë këtë vit dhe ka qenë dhurata për t'i shërbyer qytetit më të bukur në botë dhe ju falenderoj me gjithë zemër që më keni dhënë këtë dhuratë, këtë mundësi dhe këtë shans të bekuar", tha Veliaj. Ai bëri të ditur se Tirana ka mundësinë qe, ashtu siç edhe është treguar solidare në këto ditë festash, të tregohet e tillë për gjatë gjithë vitit, për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë më të dobët apo që janë në gjendje ekonomike më të dobët.

"Mezi pres që të gjithë bashkë, këtë solidaritet që kemi treguar gjatë muajit të dhjetorit, ta vazhdojmë gjithë vitin. Fakti që mund të ndihmojmë njerëz në dhjetor, do të thotë se e paskemi potencialin për të ndihmuar, atëherë pse ta bëjmë vetëm në dhjetor? Hajde ta bëjmë gjithë vitin! Nëse kemi mundësinë dhe kemi treguar që mund ta mbajmë Tiranën pastër për ditët e festave, do të thotë që e paskemi potencialin për të qenë qytetarë të pastër, ta mbajmë gjithë vitin Tiranën të pastër! Në qoftë se kemi qenë më të dashur, kemi qenë më paqësorë, kemi qenë më mirëkuptues, kemi qenë më dashamirës me njeri – tjetrin gjatë këtij muaji të festave, do të thotë që paskemi potencialin të jemi kështu gjithë vitin. Jemi një qytet që bashkëpunon për mirë, jemi një qytet ku tregojmë dashuri për njeri tjetrin, ta ulim pak vulgaritetin, sherrin, dramën, helmet që i hedhim çdo ditë njeri -tjetrit!", shtoi Veliaj. Ai gjithashtu premtoi se edhe 2017 do jetë një vit pune dhe solidariteti për ta bërë qytetin më të mirë”.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Gjermani, lirohen 2 kosovarët e arrestuar për plane terroriste

Posted: 24 Dec 2016 01:40 PM PST

gjermanoPolicia gjermane tha se janë liruar në mungesë provash dy vëllezër të lindur në Kosovë, që ishin arrestuar të premten nën dyshimet për përgatitje të një sulmi në një qendër tregtare

Policia në qytetin perëndimor gjerman, Essen, tha në një komunikatë se "pasi që u përcaktua se nuk ekzistojnë të gjetura të rëndësishme kundër dy personave dhe se nuk ka rrezik konkret, ata janë liruar nga arresti policor, sot pasdite".

Të dy ishin arrestuar në bazë të një informacioni nga shërbimet e zbulimit që dyshonin se po planifikonin një sulm në qendrën tregtare Centro, në qytetin gjerman, Oberhausen.

Centro është një nga qendrat më të mëdha tregtare në Gjermani e hapur 20 vjet më parë dhe e cila ka më shumë se 250 dyqane.

Arrestimi i tyre ndodhi pak ditë pas sulmit në e së hënës në Berlin që la pas vetes 12 të vrarë.

I dyshuari kryesor për atë sulm, tuniziani, Anis Amri, u vra të premten në orët e hershme të mëngjesit në një lagje të Milanos në Itali.

Arrestim i dy vëllezërve që ndodhi në një periudhë tensionesh në Gjermani ringjalli kujtimet e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë në mars të vitit 2011 nga Arid Uka, qytetar me prejardhje nga Kosova. Në shkurt të vitit 2012 një Gjykatë në Frankfurt e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :