Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Vau i Dejës, 52-vjeçari plagos me armë vëllain për pronën” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Vau i Dejës, 52-vjeçari plagos me armë vëllain për pronën” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vau i Dejës, 52-vjeçari plagos me armë vëllain për pronën

Posted: 17 Dec 2016 02:35 AM PST

Plagosje me armë në Kurbin, 2 në pranga dhe 2 në kërkimNjë plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Vaun e Dejës, për shkak të konflikteve me pronësinë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 08:45 dhe se është njoftuar nga urgjenca e spitalit rajonal se ka shkuar një shtetas i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në spital,  të cilët kanë konstatuar se në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A.Zallina, 64 vjeç.

Si rezultat i gatishmërisë dhe marrjes së masave nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në sajë të veprimeve të shpejta hetimore në bashkëpunim dhe me shërbimet e komisariatit te policisë Vau Dejës u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasi  Din Zallina, 52 vjeç, banues në Vau Dejës, vëllai i të plagosurit

U gjet dhe u sekuestrua arma e dyshuar me të cilën ka kryer ngjarjen, si dhe motivi i kësaj ngjarje dyshohet se është për probleme pronësie. I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal Shkodër duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori i dyshuar ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, policia ndjek Noizyn, s’iu bind urdhrit, mbahet 6 orë në Komisariat

Posted: 17 Dec 2016 02:21 AM PST

noizy1Policia e Durrësit procedoi penalisht reperin e njohur Noizy,  emri i vërtetë i të cilit është Rigers Rajku. Ai është ndaluar nga policia e Durrësit mesditën e 16 dhjetorit 2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa teksa po drejtonte  mjetin tip "Benz",  me targa AA 517 MT. Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit  dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Benzi i sekuestruar i Rigers Rajkut
Benzi i sekuestruar i Rigers Rajkut

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat, por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në Komisariat. Mjeti është sekuestruar. Noizy është mbajtur në komisariat për 6 orë më pas është lënë i lirë pasi dikush i ka sjellë patentën dhe ka paguar gjobat e papaguara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, shoferi në gjendje të dehur shkakton aksident; arrestohet

Posted: 17 Dec 2016 02:13 AM PST

aksidnetSpecialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Armando Gora 43 vjeç, banues në Durrës. Personi në fjalë,  në segmentin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar  mjetin tip "Audi", me targa AA 080 MJ është përplasur me mjetin tip "Benz", me targa AA 944 LY, me drejtues shtetasin L.K. 19 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Armando Gorës iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Filmi “Jackie”, një portret psikologjik i Zonjës së Parë

Posted: 17 Dec 2016 02:00 AM PST

jackieNë filmin e tij psikologjik "Jackie", regjisori kilian Pablo Larrain pikturon një portret impresionist të zonjës së parë Jackie Kennedy në ditët e para pas vrasjes së bashkëshortit të saj John Kennedy më 22 nëntor. Filmi bazohet në gojëdhëna, në ngjarje të raportuara në gazetat e kohës, por edhe materiale arkivore. Ai përbën më shumë një përpjekje të kinematografisë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e personalitetit të zonjës së parë, sesa të dokumentojë vrasjen e presidentit John F. Kennedy.

Regjizori Pablo Larrain, përdor tragjedinë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e figurës së Jackiet. Ai ndërton fytyrat e ndryshme të saj, atë të ikonës së modës, bashkëshortes, nënës, gruas me shijen e veçantë në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe vejushës të fshehur pas trashëgimisë së bashkëshortit të saj.

"Ka shumë gjëra që ne dimë prej burimesh të ndryshme dhe i sollëm në film. Ka shumë të tjera që nuk i dimë dhe i krijuam, ndaj ky është një film dhe jo dokumentar", – thotë regjisori Pablo Larrain gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës".

Skenaristi Noah Oppenheim thotë se ai i portretizoi personalitetet e ndryshme të Jacqueline Kennedy-t bazuar në materiale arkivore, por edhe në atë që ai vetë mban mend.

"Kam qenë i mahnitur pas Jackie Kennedy-t gjatë gjithë jetës sime. Nëna ime ishte një admiruese e madhe e saj. Ajo ruante çdo gazetë dhe revistë. I shfletoja kur isha fëmijë dhe si student i politikës dhe historisë amerikane e kam admiruar atë gjithnjë", thotë Oppenheim.

Fituesja e Oscarit, Natalie Portman, ofron me mjeshtëri një interpretim të zonjës së parë enigmatike, shpesh të ndrojtur, e në raste të tjera, dinake, ambicioze dhe të inatosur.

"Kur luan rolin e një figure shumë të njohur, kjo përfshin një nivel të lartë aftësie. Qartësisht duhet të arrish të ecësh, lëvizësh, të dukesh sikurse ata, për të tërhequr shikuesit. Dhe kuptohet emocionalisht është një eksperiencë e fortë ajo nëpër të cilën Jackie ka kaluar, pothuaj e pamundur të rrëfehet, për shkak të brengës në jetën e saj, tragjedisë. Kjo është gati në shkallë epike, që ndoshta e bën personin e vetëm në histori që ka përjetuar një eksperiencë të tillë dhe që përpjekja për t'u futur në botën e saj ishte shumë e vështirë".

Pablo Lorrain ndërthur momentet pikëlluese të Jackie-t me ngjarje të lumtura të së shkuarës së saj gjatë dy viteve të presidencës së bashkëshortit.

"Filmi rrëfen pjesëza të kujtimeve. Gjithmonë i mbajmë mend ngjarjet emocionale më shumë se faktet reale dhe këto kujtime në film janë kujtime emocionale. Jo të gjitha kanë kuptim, jo të gjitha janë të lidhura ndaj dhe ngjan e vërtetë", thotë zoti Lorrain.

Filmi "Jackie" ngjan më shumë me një dramë psikologjike sesa një biografi. Kujtimet e saj mbi "Camelotin", variantin e idealizuar të administratës së Presidentit John F. Kennedy, risjellin momente të lumtura, por dhe një anë të errët të çiftit ku tradhtia bashkëshortore dhe presioni politik lustroheshin prej stilit, pasurisë dhe ambicies.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/VOA

Divjaka, ky qytet i vogël që ka shumë për të na mësuar

Posted: 17 Dec 2016 01:39 AM PST

Silvana Muça
Gjermeni 2Të premten e 9 dhjetorit të këtij viti, një grup gazetarësh së bashku me ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u nisën drejt Divjakës dhe Lushnjës. Ishte një takim me rastin e festave të fundvitit, por zonja Gjermeni kishte vendosur që këtë herë të hiqte dorë nga ato organizimet e mbyllura, të cilat përfundojnë me një urim të përzemërt. "Doja që këtë herë të ju uroja ndryshe festat e fundvitit, -tha zonja Gjermeni,- sepse më duket më e pranueshme që ju të shihni nga afër projektin e "Rilindjes Urbane", i shtrirë në disa Bashki dhe që ka si synim gjallërimin e qyteteve. E kush më mirë se Divjaka dhe Lushnja mund të demonstrojë ndryshimin e ndodhur, ku jetesa e qytetarëve është përmirësuar dukshëm".  Në fakt nuk kisha qenë ndonjëherë në Divjakë, edhe pse kisha dëgjuar shumë për të. Nisja u bë nga ora 09:00 e paradites. Ishte e premte dhe dielli ishte shumë bashkëpunues me ne, duke pranuar që të nga ngrohë gjatë gjithë ditës.

Mbërritja në Divjakë

Gjermeni
Rreth orës 10:30, mbërritëm në Divjakë. Atje na priste kreu i Bashkisë Fredi Kokoneshi, së bashku me stafin e tij. Ata nga treguan për investimet që janë kryer në zonë. Ishte një qytet plot ngjyra.  Në sheshin qendror në sajë të projektit të "Rilindjes Urbane", ishte ndërtuar një shatërvan shumë i bukur, ndërkohë që e gjithë sipërfaqja ishte shtruar me pllaka. Në qytet kishte vetëm dy pallate, të cilët ishin ndërtuar herët, por Bashkia kishte marrë masa të forta që të mos lejonte betonizimin e zonës. Çdo shtëpi private, kishte përpara një kopsht të bukur, të cilët kryesisht e shfrytëzonin për të mbjellë lule dhe pemë frutore. Në Divjakë, nuk mund të konceptohej një shtëpi pa oborr. Çdokush që e viziton këtë qytet, mund të gjejë qetësinë e munguar. Zhurmat e makinave apo trafiku në rrugë, nuk ishte pjesë e jetës së atjeshme. Sa më pëlqente! Pimë një kafe në qendër dhe lokali më la shumë përshtypje. Pronari kishte bërë investim kolosale dhe arredimi ishte mjaft modern.

Investimet në Divjakë

ShatervaniStafi drejtues i Bashkisë në fjalë, na bëri një përmbledhje të investimeve të kryera gjatë dy viteve të fundit në kuadër të "Rilindjes Urbane", por zonja Gjermeni ishte ajo që na dha më shumë detaje. Gjermeni "Bashkia ka përfituar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve një fond prej 795,558, lekë të reja për projekte si: rivitalizimi i sheshit qendror dhe trotuareve të akseve kryesore,;shëtitorja Divjakë – Pishat,  ndërtimi i unazës bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat e të tjerë. Investimet kanë ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjes së qendrës urbane me zonat rurale. Rehabilitimi i Shëtitores Divjakë – Pishaj, së bashku me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i kanë  shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe pushuesve për të bërë më të prekshëm këtë gjeo-kompleks vlerash ekologjike dhe turistike", tha zonja Gjermeni.Divjaka mbremjeVizita në Parkun Kombëtar të Divjakës

RrugaParku Kombëtar i Divjakës tashmë është kthyer në vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët janë  kuriozë për të parë nga afër pyllin e dendur e të padëmtuar me pisha të buta, por mbi të gjitha ripopullimin e faunës së dëmtuar vitet e fundit. Ky segment rrugor mund të përshkohej edhe në këmbë se rruga ishte tërësisht e shtruar, por për efekt kohe shkuam me autobus.  Atje na priti  Drejtori i Shërbimit Pyjor  Ardian Koçi, i cili do të na fliste me detaje rreth këtij parku të mrekullueshëm.  Mbi 150 tabela informative janë vendosur në të gjithë parkun, si dhe është ngritur një Qendër Informacioni për vizitorët. Po ashtu, u tha se janë ndërtuar 4 ura druri që lidhin pjesët qendrore të parkut, për t'u bërë të arritshme nga vizitorët.

Takimi me pelikanin Xhon

Pelikani Xhon
Pelikani Xhon

Në Qendrën e Informimit takuam Xhonin, pelikanin kaçurrels që rrinte larg shokëve. Xhoni ishte një zog shumë i bukur dhe nuk e shqetësonte aspak prania e vizitorëve. Madje, ai pozonte përpara aparateve fotografik apo kamerave, sikur të ishtenjë model profesionist. "Ku i ka kaçurrelat Xhoni"", pyeta unë me mjaft kuriozitet. "Xhoni është ende një zog dhe nuk i kanë dalë kaçurrelat. Po ta shohësh me kujdes, në pjesën e qafës kanë nisur që t'i duken. Por është ende i vogël", më sqaroi njëri prej punonjësve të Qendrës së Informimit. Kjo ishte një mundësi e mirë për ta parë nga afër këtë specie të rrallë, sepse foletë e tyre janë ndërtuar në ishullin e luginës dhe nuk mund tu afrohesh sepse i tremb. Duhet ta theksoj se është një shpend shumë i bukur.

Vizitë në luginën "Godulla e Kularit"

LagunaUdhëtimi ynë duhet të vijonte nëpër pyll për të arritur tek laguna e pelikanëve kaçurrelsë. Ecëm në këmbë për disa minuta dhe ja ku mbërritëm tek destinacioni i shumëpritur. Sipas Ardian Koçit në Parkun Kombëtar të Divjakës, në saj të moratoriumit 2 vjeçar të Gjuetisë, vërehet shtim i faunës së egër dhe në park janë ndërtuar 3 kulla vrojtimi për monitorimin e tyre. Ajo që doja të dija më shumë kishte të bënte me pelikanin kaçurrels, i cili është në rrezik zhdukjeje në botë.Albanian birds Albanian Ornithological Society 640 Ardian Koçi foli gjatë për këtë specie të veçantë të faunës sonë, rrezikun që pati gjatë periudhës së  tranzicionit prej gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre. Ai thotë se pelikani dalmat ose i njohur ndryshe si  pelikani  kaçurrels, është simboli i Parkut Kombëtar të Divjakë- Karavastasë. Shprehet shumë optimist sepse pelikani ka nisur të shtohet në Shqipëri.

Artemisa"Parku Divjakë-Karavasta ka një sipërfaqe prej 22 mijë e 230 hektarësh, me një vendim të Këshillit të Ministrave të nëntorit të 2007.  Fillesa e këtij Parku është shumë e hershme. Në vitin 1966 është krijuar si Park Kombëtar dhe quhej 'Pisha e Divjakës', atë kohë; më një sipërfaqe prej 1 mijë 250 hektarë. Këtu jemi në një lagunë të vogël dhe quhet 'Godulla e Kularit'.  Është monument natyre dhe është e njohur për qëndrimin e shpendëve dimërues-ujorë. Në parkun tonë kemi 245 specie shpendësh, kryesisht janë ata dimërorë-ujorë. Kemi 25 specie të gjitarëve dhe 29 zvarranikëve dhe reptilëve. Laguna 2Një pjesë e mirë e tyre janë në listën e kuqe, janë lloje të rrezikuara. Rreth 89 prej tyre janë të rrezikuara në Shqipëri. Kurse disa specia të tjera janë në rang botërorë, që do përmendja këtu pelikanin kaçurrela. Në Lagunën e Karavastasë , që ndodhet mbrapa pyllit, është ishulli ku Pelikani folenizon dhe shifrat janë në rritje. Po ju bëj një përmbledhje për vetëm 3 vitet e fundit. Kemi patur në vitin 2014 vetëm 36 çifte riprodhues, në 2015 kemi patur 46 çifte riprodhues dhe në 2016 kemi patur 52 çifte riprodhues.  Në vitin 2000, ka qenë pika më e ulët e tyre, ku ishin vetëm 17 çifte", tha ai. Lagun

Vizita në Lushnjë

Lushnjë
Lushnjë

Në kuadër të "Rilindjes Urbane", Bashkia e Lushnjës, nga qytet gri është kthyer në një vend plot ngjyra të gjalla. CD rrugë dhe trotuar është rehabilituar. Kisha kaluar shpesh në këtë qytet dhe në fakt nuk më kishte lënë ndonjë përshtypje pozitive. Tashmë, Lushnja ka një pamje të re, një qytet që buzëqesh dhe me njerëz të qetë. Udhëtimit tonë, këtu i erdhi fundi.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 17 dhjetor 2016

Posted: 17 Dec 2016 01:36 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Sot duhet të përqëndroheni në detyrat tuaja. Ju do të merrni ide pozitive nga kolegët tuaj, për të realizuar gjithçka siç duhet. Në mbrëmje do të argëtoheni me miqtë tuaj.

DEMI

Sot është ditë pozitive për aspektin financiar. Ju do të filloni një projekt biznesi, që do të realizohet me sukses. Në mbrëmje do të relaksoheni në shtëpi me partnerin tuaj.

BINJAKET

Sot do të punoni për një projekt me disa koleg. Bazohuni te idetë tuaja për të pasur sukses në profesion. Në aspektin social do të njihni persona që do të bëhen miqtë tuaj.

GAFORRJA

Sot do të realizoni me sukses projekte në aspektin profesional. Ju do të keni më shumë të ardhura financiare. Në mbrëmje do të takoni një person të këndshëm në aspektin romantik.

LUANI

Sot do të jeni në shoqërinë e miqve tuaj. Ju do të shikoni një film të këndshëm me ta. Nëse dëshironi të filloni një projekt të ri, kjo nuk është një ditë pozitive për punën tuaj.

VIRGJERESHA

Sot do të merrni disa informacione për të filluar një projekt krijues. Në mbrëmje dilni me partnerin për të parë një film të bukur.

PESHORJA

Sot është ditë pozitive për të filluar një projekt të ri. Ju do të merrni ide interesante nga partneri që të keni sukses.

AKREPI

Sot do të merreni me aspektin financiar. Ju do të bëni investime afatgjata që do t'ju sjellin sukses në këtë aspekt. Organizoni një mbrëmje të bukur me miqtë për të festuar.

SHIGJETARI

Sot do të merrni pjesë në një aktivitet që ka të bëjë me profesionin tuaj. Ju do të filloni një projekt interesant me disa persona të rinj.

BRICJAPI

Sot do të keni energji pozitive për të realizuar gjërat që doni. Në aspektin afektiv duhet të keni një komunikim të këndshëm me partnerin.

UJORI

Sot do të merrni informacione për aspektin profesional. Ju mund të filloni një projekt interesant me disa koleg. Aspekti financiar është pozitiv, por nuk duhet të bëni shpenzime.

PESHQIT

Sot bëni ato punë që mendoni se do t'i realizoni. Nëse doni të filloni projekte të reja, duhet të merrni ide nga persona të rëndësishëm. Në mbrëmje dilni me miqtë për t'u argëtuar.

KORRUPSIONI SHQIPTAR E KA HUMBUR LUFTËN ME SHBA-NË

Posted: 17 Dec 2016 01:09 AM PST

Spartak-Ngjela-1-696x696

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni shqiptar ashte në grahmat e fundit: ai ka humbur luftën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ja pyetjet: -Pse ka hyrë Amerika në luftë me korrupsionin shqiptar? A do shpëtojnë shqiptarët nga zgjedha? Ç’është zgjedha në Shqipëri? Nga u ka ardhur shqiptarëve kjo zgjedhë? Sa kohë kanë shqiptarët që luftojnë për të hequr zgjedhën e brendshme të tyre? Këto janë pyetjet që zgjidhin pyetjen: a do të shpëtojnë shqiptarët nga zgjedha e korrupsionit që po iu merr frymën?

Po cila është zgjedha aktuale e shqiptarëve?

Zgjedha aktuale është zgjedha e korrupsionit. E pra, a do të shpëtojnë shqiptarët nga korrupsioni tani shpejt? Në fakt kjo është tradhti e krerëve që kanë marrë përsipër që të drejtojnë shqiptarët, dhe si gjithmonë, nuk duan t’i lënë shqiptarët që të hyjnë ne Evropë, se i kanë vjedhur dhe duan t’i sundojnë.

Po të kishim pyetur Faik Konicën, edhe pse ai i donte shumë shqiptarët, do të na thoshte: “as mos iu shkojë mendja: shqiptarët janë mësuar vetëm me zgjedhe. Kanë qenë gjithmonë të tradhtuar nga krerët e tyre; do rrinë nën zgjedhën e tyre”.

Dhe tani na del pyetja: vërtet, sa kohë kanë shqiptarët nën këtë zgjedhë? Përgjigjja të bën pesimist. Një historian serioz si Fan Noli do të na thoshte: “që pas vdekjes se Gjergj Kastriotit”. Dhe e dimë se Noli e ka shkruar shumë bukur historinë e Skënderbeut.

Dhe ne do të mërzitshim me pesimizmin që do të na pushtonte duke menduar: “shumë gjatë, shumë gjatë po rrimë nën zgjedhë”. Po ja që kjo është e vërtetë. Dhe i vërtetë është edhe fakti që tani ne shqiptarët mund të jemi duke flakur tej zgjedhën e fundit: korrupsionin shqiptar.

Por çfarë do të na thoshte Faik Konica, Fan Noli e sidomos, çfarë do të na thoshte Ismail Qemali pasi të pyeteshin: a do të shpëtojnë dot shqiptarët nga zgjedha e korrupsionit aktual? Faiku do të pyeste: -Kush e drejton luftën? Amerika Faik. "A, në rregull-, do të thoshte Noli menjëherë,- a ka hyrë Amerika në luftë kundër korrupsionit shqiptar?" Po. Ka marrë fund:- Korrupsioni shqiptar e ka humbur luftën me Amerikën. Amerika nuk humbet asnjë luftë.

Por më i thellë sigurisht do të kishte qenë Ismail Qemali. Ai, pasi të merrte faktet politike të angazhimit amerikan dhe gjerman në Shqipëri, do të buzëqeshte, dhe nën mjekrën e bardhë do të thoshte: -“Njëlloj si Austro-Hungaria dhe Gjermania e kohës sime: Amerika ka vetëm një zgjidhje të suksesshme në Ballkanin Perëndimor: aleancën me Shqipërinë, me Kosovën dhe me të gjithë botën shqiptare në Ballkan. Por tani ajo është në luftë me korrupsionin shqiptar, çfarë do të ndodhë? Shqiptarë, rrini të qetë! Korrupsioni shqiptar e ka humbur luftën me Amerikën, dhe Shqipëria po shkoni drejt Bashkimit Europian” – kështu do të na thoshte Ismail Qemali.

 

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Muri në Mitrovicë, sinjal për ndryshimin e dialogut

Posted: 17 Dec 2016 12:57 AM PST

Muri ne MitroviceNdërtimi i murit në Mitrovicë nga autoritetet lokale serbe të komunës veriore të këtij qyteti, të mbështetura nga Beogradi zyrtar, janë sinjali i fundit për Bashkimin Evropian që të ndërhyjë dhe ndryshojë formatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Qëndrime për ndryshimin e formatit të dialogut të Brukselit, kanë shprehur edhe përfaqësues nga tabori opozitar. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se muri i ndërtuar në Mitrovicë është një realitet. Andaj, sipas tij, Bashkimin Evropian duhet ta kuptojë që mënyra se si është negociuar deri më tani, rezultatet dhe zbatimi i marrëveshjeve, kanë defekte shumë të mëdha. "Është e pakuptueshme që ne që gjashtë vjet zhvillojmë negociata në Bruksel me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërkaq një ditë na lind një mur i cili nuk është vetëm simbolikë, por është realitet i vullnetit të insistimit të Serbisë dhe të serbëve që të ketë ndarje në Kosovë", ka thënë Mustafa.

Sipas kryeministrit të Kosovës, palët duhet të ulen dhe të bisedojnë seriozisht dhe të shihet se cila është periudha në të cilën duhet të vazhdojë dialogu dhe cilat janë çështjet të cilat duhet të përmbyllen së negociuari në procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. "Domosdo duhet të ri-formatohet apo reformohet dialogu dhe të shihet se çka mund të bëjmë ne, në mënyrë që të mos mbetemi ne derisa Serbia ta kryen gjithë rrugën e vet të integrimit në Bashkimin Evropian dhe ne të themi se po dialogojmë, kurse ata të mos e zbatojnë asnjë marrëveshje dhe gjithmonë të kenë shkak ose shkas ose arsye që të justifikojnë veprimtarinë dhe qëllimet e veta para BE-së", ka deklaruar Mustafa.

Edhe anëtari i Kryesisë së partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi thotë se bisedimet me Serbinë kanë dështuar, nëse analizohen për nga zbatimi i marrëveshjeve. Ai kërkon ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në raport me dialogun dhe agjendën e tij, pasi që ky proces siç po zhvillohet, sipas tij, po e dobëson pozicionin e Kosovës në relacion me dialogun. "Kosova duhet të jetë e barabartë në bisedime, duke pasur parasysh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo temat e brendshme të Kosovës të vihen në tavolinë, duke e favorizuar Serbinë në integrimet e reja evropiane, përderisa Kosova, të njëjtën kohë, po mbetet e izoluar duke mos pasur liberalizim të vizave", ka thënë Isufi.

Një formë e tillë e dialogut, sipas Isufit, e ka dëmtuar shumë Kosovën. Duke marrë murin e ndërtuar së fundit në veri të Mitrovicës si shembull të ikjes së palës serbe nga zbatimi i marrëveshjeve, Isufi thotë se autoritetet e Kosovës duhet të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që të garantojë zbatimin e tyre si palë ndërmjetësuese në bisedime.

"Bashkimi Evropian, si garantues i marrëveshjeve, duhet të veprojë, sepse në mes të Evropës po bëhet një vendosje e murit që i takon shekullit të kaluar", ka thënë Isufi. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet në Bruksel në nivelin politik dhe atë teknik dhe po lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij dialogu, sipas Brukselit, është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalizim ky që është vënë edhe si kusht për të dyja vendet në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kabineti i Trump, me njerëzit më të pasur të SHBA-së

Posted: 17 Dec 2016 12:54 AM PST

trumpadayiPresidenti i 45-të i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, ka formuar “kabinetin më të pasur” në botë me biznesmenë, pasuria totale e të cilëve tejkalon 15 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e kabinetit të Presidentit Trump është emëruar dhe shihet qartë që ai ka përzgjedhur njerëz nga radhët e ushtrisë dhe biznesit.

Kabineti i tij mund të cilësohet si më i pasuri jo vetëm në historinë e SHBA-ve, por në të gjithë historinë e botës. Më i pasuri është zv.sekretari i Departamentit të Tregtisë, i cili sipas revistës amerikane Forbes për ekonominë theksohet se personi më i pasur në kabinetin e Donald Trump është Todd Ricketts.

Parashikohet se familja Ricketts e cila është një nga pronarët e ekipit të bejsbollit "Chicago Cubs", ka një pasuri totale prej 5.3 miliardë dollarë. Ndërsa emri i dytë më i pasur në kabinet është Betsy DeVos që është deri tani si kandidate për drejtimin e Departamentit Amerikan të Arsimit.

Ëilbur Ross që është propozuar si kandidat për sekretar të Tregtisë, është emri i tretë që paraqitet si njeriu më i pasur në qeverinë e Trump. Ndërsa e katra në listë dhe miliarderja e fundit është Linda McMahon, të cilën Trump e ka caktuar në kryer të Administratës së Menaxhimit të Bizneseve të Vogla.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sulm terrorist në Kayseri të Turqisë

Posted: 17 Dec 2016 12:46 AM PST

Shperthimi ne TurqiNjë shpërthim ka ndodhur në një automjet në afërsi të Universitetit Erciyes, në qytetin Kayseri të Turqisë, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se ka të vdekur dhe të plagosur, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra mësohet se një autobombë ka shpërthyer në afërsi të hyrjes së Universitetit Erciyes, ku pranë vendit të shpërthimit ndodhej edhe një autobus me ushtarë.

Në vendin e ngjarje, ku bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur kanë mbërritur ekipet e policisë dhe ambulancave, të cilët kanë transportuar të plagosurit në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Erciyes.

Policia ka marrë masa të gjera të sigurisë në vendin e ngjarjes, ku edhe prefekti i qytetit Kayseri Süleyman Kamçı dhe drejtori i policisë İbrahim Kulular ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes.

 

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :