Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Yiwu, qyteti kinez që fabrikon Krishtlindjet tona” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Yiwu, qyteti kinez që fabrikon Krishtlindjet tona” plus 9 more Gazeta SHQIP


Yiwu, qyteti kinez që fabrikon Krishtlindjet tona

Posted: 18 Dec 2016 02:30 AM PST

fotoQyteti Yiwu, rreth 300 kilometra në jug të Shangait, është bërë qendra e botës për shitjet me shumicë. Ndër tregjet e tij të shumtë më i madh është 'China Commodity City', një ekspozitë e përhershme me më tepër se 60 mijë tregtarë.

foto1

Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, përveç se për Shi dhe fëmijët si Shi. Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, përveç fëmijëve të Yiwu, metropolit me mbi 1 milion banorë që i bën mundur gjithë botës të shijojnë Krishtlindjet. Më tepër se 60 për qind e dekorimeve që zbukurojnë shtëpitë tona vijnë prej këtej; nga 800 fabrikat e qytetit të cilat faturojnë 206 mln dollarë çdo vit.

foto2

Në to punësohen edhe fëmijë si Shi, të cilët pagesën preh 10 yan, pra një dollarë e gjysmë në ditë që fitojnë të rriturit, e shohin vetëm në ëndërr. Për burrat punët më të vështira, për gratë, nga të cilat shumë të moshuara, detyra më të lehta si qepja dhe hekurosja. Fëmijëve si Shi u lihet detyra për të palosur dhe vendosur në rafte rrobat e Babagjyshit të Viti të Ri.

foto3

"Nuk punoj gjatë gjithë kohës që punon nëna ime, por më duhet ta pres këtu", rrëfen Shi.

foto4

Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, por për fëmijë si Shi Krishtlindje është gjatë gjithë viti. Fabrika e zbukurimeve të Vitit të Ri nuk bën kurrë festa, dhe faji për një herë të vetme nuk është i Perëndimit.

foto5

Vetëm nëse je i krishterë, ose me një leje shumë të veçantë nga puna, mund të shkosh në meshën e Krishtlindjes, që fatmirësisht këtë vit qëllon ditë të diele.

foto6

Por në këtë vend numrat janë gjithçka; në vendin me popullsinë më të madhe në botë, të krishterët që sot janë 100 mln, do të bëhen 250 mln në vitin 2030, duke e bërë Kinën kombin, pra edhe tregun më të krishterë të planetit. Jo se kjo i intereson shumë Cai Qinliang, zëvendës president i komisionit të dhuratave të Vitit të Ri në Yiwu.

foto7

"Se mos i jemi mirënjohës Krishtlindjeve, – thotë ai për Daily Telegraph, – të mos ishte për njerëzit tanë, do të fitonte para me diçka tjetër".

foto8

foto9

foto10

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

20-vjeçari njeh 37-vjeçaren në bar, e ndjek deri në banesë dhe e përdhunon

Posted: 18 Dec 2016 02:00 AM PST

perdhunimNjeh një vajzë në bar, e ndjek deri në banesë dhe e përdhunon. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 dhjetor të 2016, dhe autori i dyshuar është arrestuar një ditë më parë nga efektivët e Komisariatit Nr 1., Tiranë. Në pranga ka rënë shtetasi F.A., 20 vjeç, banues në Tiranë.

I riu  dyshohet se më datë 9 dhjetor 2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar, ku pretendohet se pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri  në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

KUJDES NË FUSHËN E MINUAR

Posted: 18 Dec 2016 01:29 AM PST

Bernd RiegertBE nuk po avancon. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i shtynë të gjitha problemet, me të cilat përballet BE, për vitin e ardhshëm. Mos u dëshpëroni, vazhdoni punën! mendon Bernd Riegert.

Viti i ndërlikuar i krizave 2016 përfundoi për BE me një takim të nivelit të lartë, në të cilin u përmendën thuajse të gjitha krizat, nga Siria, në Turqi dhe Ukrainë deri te migrimi, borxhet dhe Brexit. Zgjidhje të vërteta nuk pati.

Vetëm emëruesit më të vegjël të përbashkët qenë të mundur të arrihen midis 28 shteteve anëtare të BE, të cilat mundësuan që grindjet dhe mosdakordimi të mos dalin hapur në sipërfaqe. Takimi i nivelit të lartë i përngjante një fushe politike të minuar, në të cilën duhet të lëvizje shumë me kujdes. Vetëm në bisedimet për konfliktin e Sirisë qe e mundur që të demonstrohej në njëfarë mënyre unitet, sepse megjithë zhvillimet dramatike në Aleppo, nuk pati vendime të vërteta ose veprime. Pati shumë fjalë, kritika dhe dënime, thirrje dhe oferta për ndihmë për njerëzit në hall, por presion të vërtetë BE nuk mund të ushtrojë.

Sanksione kundër Rusisë ose Iranit për shkak të pëfshirjes në luftë nuk qe e mundur as të shqiptoheshin si kërcënim, sepse disa shtete u shprehën kundër dënimeve të reja për Vladimir Putinin. Ato do të ishin pa kuptim, sepse Putinin nuk do ta impresiononin, shumë shumë do ta provokonin, ky ishte gjykimi i përgjithshëm. Formula e thjeshtë, por e vërtetë është: asnjë evropian nuk do të dojë të vdesë për Sirinë. Këtë formulë e ka fiksuar shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Vendime vetëm për Ukrainën

Me njëfarë mundimi, kryetarët e shteteve dhe të qeverive arritën dakordim në një pikë tjetër. Sanksionet kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes në Ukrainën Lindore dhe të aneksimit të Krimesë, u zgjatën me një gjysmë viti. Sepse procesi i paqes nuk po avancon. Edhe këtu BE i mungojnë mjetet e vërteta të presionit dhe opsionet e veprimit. Grindja për marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën nuk u arrit të zgjidhej në mënyrë përfundimtare. Megjithë lëshimet e 27 shteteve të tjera anëtare, kryeministri holandez Marc Rutte dyshon nëse Parlamenti i tij do ta ratifikojë ndonjëherë marrëveshjen. Por nëse Holanda nuk e ratifikon shpejt marrëveshjen e Asociimit, atëherë marrëveshja nuk hyn në fuqi. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për njerëzit në Ukrainë, të cilët u hodhën në vitin 2014 edhe për shkak të kësaj marrëveshjeje në revolucion dhe patën viktima. Pushtetmbajtësin rus, Vladimir Putin, kjo do ta gëzonte. Por nëse marrëveshja e asociimit me Ukrainën dështon vërtet, ky do të ishte një sinjal fatal për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i tyre mund të pengohej nga ndonjë referendum diku në BE, sepse zgjerimi i BE presupozon gjithmonë unanimitet. Tendenca për nacionalizëm të ri në BE, për zgjidhje të thjeshta populiste, shpejt mund të kërkonte viktima të tjera.

Shtyrja në plan afatgjatë nuk është zgjidhje

Konflikte të tjera kryetarët e shteteve dhe të qeverive thjesht i lanë mënjanë. Kërkesën për zhvillimin solidar të politikës së azilit dhe migrimit? E shtynë. Sqarimin e raportit me fqinjin e rëndësishëm Turqi? E shtynë. Lehtësim për Greqinë dhe Italinë si shtete “të frontit”? E refuzuan. Një objektiv si duhet të veprojë BE pas Brexit me forcat centrifugale? Nuk u pa gjëkundi. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i shtynë të gjitha për vitin e ardhshëm. Vetëm në tri muajt e parë mot janë caktuar katër takime të nivelit të lartë, për të trajtuar më në fund probleme, të cilat në 2016-ën u lidhën në një gongë të koklavitur.

Por hutimi i BE nuk duhet të çojë në përfundimin e gabuar se BE është i tepërt. Përkundrazi: ai duhet të mbrohet prej rinacionalizimit dhe populistëve. Hapa të vegjël, kompromise të mundimshme. E gjitha kjo nuk është seksi, por pa alternativë.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Facebook fillon “luftën” kundër lajmeve të rreme

Posted: 18 Dec 2016 01:24 AM PST

Facebook 4Rrjeti social, Facebook, ka njoftuar fillimin e masave për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, si përgjigje ndaj presionit çdo herë në rritje për luftë kundër keqpërdorimeve që janë bërë gjatë fushatës presidenciale amerikane.

Më 15 dhjetor, Facebook ka njoftuar se përdoruesit e saj mund të shënojnë faqe të dyshimta në lajmet që i shohin në profilet e tyre, si informacione të rrejshme, ndërsa të njëjtën kohë do të rrisë bashkëpunimin me organizata si ABC News dhe Associated Press, me qëllim të identifikimit të faqeve autentike.

Nëse kompanitë mediale identifikojnë ndonjë artikull si falsifikim, Facebook është zotuar se tekste të tilla do të shënjohen si "e kontestuar", krahas linkut që do të vendoset në të, që e sqaron pse është marrë një vendim i tillë.

Kompania me rreth 1.8 miliardë përdorues në tërë botën, artikujt e tillë do i vendos më poshtë në bllokun e lajmeve, ndërsa në momentin kur një prej tyre verifikohet si lajm i rrejshëm, atëherë ky i fundit nuk ka mundësi të zë vend të rëndësishëm në listën e lajmeve.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tri sportet më të mira për shëndetin

Posted: 18 Dec 2016 01:20 AM PST

Tenisi dhe disa sporte të tjera zvogëlojnë shanset e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

TenisSipas një studimi ndërkombëtar të kryer nga Universiteti i Sidneit, tenisi, noti dhe gjimnastika aerobike janë tri sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa po sipas studimit, futbolli dhe vrapi janë më pak të dobishme për shëndetin dhe nuk e largojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Detajet e këtij studimi janë botuar së fundi në revistën britanike British Journal of Sports Medicine dhe janë përpiluar mbi bazën e të dhënave të analizuara nga mbi 80.300 vetë me moshë mesatare prej 52 vjetësh. Për studimin pjesëmarrësit u  monitoruan për nëntë vjet gjatë të cilëve 8.790 syresh kanë vdekur nga disa arsye të ndryshme.

Tenisi zvogëlon shanset e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe të lidhura me shëndetin kishte rënë me 47 për qind në grupin e individëve që luanin tenis, squash apo badminton dhe se sidomos tenisi zvogëlon shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 përqind.

Personat që preferojnë të notojnë mund të keni një ulje prej 28 për qind të rasteve të vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Kurse personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë mund të presin sipas studimit një rënie të vdekshmërisë deri në 46 përqind.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Të gjithë sytë nga Kolegji Zgjedhor i SHBA-së

Posted: 18 Dec 2016 01:09 AM PST

Hillary-TrumpI keqkuptuar dhe i përfolur shpesh, Kolegji Zgjedhor i Shteteve të Bashkuara është një institucion që mblidhet çdo katër vjet, me pak bujë, e madje edhe më pak i vështruar. Por, jo edhe këtë vit.

Kolegji, një grup prej 538 njerëzish nga të 50 shtetet dhe Uashingtoni, do të zgjedhë formalisht presidentin e 45-të të SHBA-së "të hënën e parë, pas të mërkurës së dytë të dhjetorit", siç parashihet edhe me ligjin amerikan.

Takimi këtë vit do të mbahet më 19 dhjetor dhe pritjet janë që personi që ata do të zgjedhin të jetë republikani Donald Trump. Sytë janë kah ky takim si gati kurrë më parë. Kjo për shkak se rivalja e Trumpit në zgjedhje, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka fituar votën e popullit më 8 nëntor.

Megjithatë, me Kushtetutën e SHBA-së, Kolegji Zgjedhor është institucioni që zgjedh presidentin dhe jo vota e popullit. Dhe, pasi Trump ka fituar më shumë vota në shtetet specifike, si: Miçigen, Uiskonsin dhe Pensilvani, ai ka fituar më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor sesa Clinton – 306 kundrejt 232.

Ankthin sivjet e shton edhe konstatimi i agjencive të inteligjencës së SHBA-së se hakerë, të mbështetur nga Qeveria e Rusisë, kanë ndërhyrë në serverë të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Raporte në Washington Post dhe New York Times kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar të CIA-s të kenë thënë se hakerët rusë mund të kenë forcuar fushatën e Trumpit – akuza që vetë Trump i ka hedhur poshtë.

Claire Ayer, senatore demokrate në Vermont, e cila ka shërbyer si zgjedhëse në Kolegjin Zgjedhor më 2012, thotë se kujton një ankth të ngjashëm në vitin 2000, kur kandidati demokrat, Al Gore, ka fituar votën e popullit, por republikani George W. Bush ka fituar më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor. Këtë vit, thotë ajo, duket edhe më keq.

"Ka tërhequr vëmendje, sepse njerëzit janë shumë të shqetësuar me Donald Trumpin. Nuk e kemi pasur këtë ankth për Bushin apo Goren", thotë Ayer. Zgjedhësit e Kolegjit Zgjedhor ndahen në përputhje me popullsinë e shteteve dhe zgjidhen nga partitë politike në secilin shtet. Në pak shtete, ligji kërkon që ata të hedhin votën në bazë të votës popullore. Në të tjerat, ata janë të obliguar ndaj partive politike që i zgjedhin ata.

Ata që i mbrojnë rregullat e shteteve të tyre, ose votën e popullit, shpesh quhen "zgjedhës të pabesueshëm". Këtë vit ka dalë edhe një titull tjetër për ta: "Zgjedhës të Hamiltonit".

Kjo është referencë për Alexander Hamiltonin, Sekretari i parë i Thesarit dhe bashkautor i një sërë letrash me ndikim, të publikuara më 1787-1788, që kanë dhënë argumente për ratifikim të Kushtetutës. Në njërën prej këtyre letrave thuhej se qëllim kryesor i Kolegjit Zgjedhor është të parandalojë "çdo dëshirë të fuqive të huaja për të fituar një mbizotërues i papërshtatshëm në këshillat tanë".

Një grup ka marrë emrin Hamilton, duke argumentuar se zgjedhësit nuk duhet të votojnë për Trumpin, por për një tjetër republikan. Nëse kundërshtarët e Trumpit mbledhin mbështetje të mjaftueshme për të bindur së paku 37 zgjedhës që të mos e mbështesin atë, një gjë e tillë do ta bllokonte zgjedhjen e tij dhe do ta dërgonte vendimin përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Themeluesit e shtetit kanë pasur qëllim që Kolegji Zgjedhor të ndalojë një person të papërshtatshëm të bëhet president. Kushtetuta që ata e kanë hartuar, na e jep këtë mjet. Ndërgjegjja e kërkon që ta përdorim", ka thënë grupi. Grupi nuk u është përgjigjur e-maileve për më shumë informacione në lidhje me këto përpjekje. Disa zgjedhës të tjerë, ndërkohë, kanë kërkuar takim për më shumë informacione në lidhje me raportet për ndërhyrjen e Rusisë, nga shqetësimet për ndikimin e mundshëm në zgjedhjen e Trumpit.

"Zgjedhësit kërkojnë të dinë nga komuniteti i inteligjencës nëse po vazhdojnë hetimet për lidhje midis Donald Trumpit, fushatës së tij dhe ndërhyrjes së Qeverisë ruse në zgjedhje", ka thënë një grup prej dhjetë zgjedhësish në një letër të hapur të publikuar më 12 dhjetor.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Roskovec, plagoste pa motiv njerëzit në rrugë, arrestohet 28-vjeçari

Posted: 18 Dec 2016 01:04 AM PST

pranga largeaSulmonte njerëzit në rrugë pa asnjë motiv, arrestohet nga Policia e Fierit shtetasi Roskion (Arsen) Plaka, 28 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi një ditë më parë në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin H.P, 19 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Gjithashtu më datën 15 dhjetor 2016 dhe 16 dhjetor 2016, në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasit: B.Gj, 53 vjeç, banues në Roskovec dhe E.Z, 21 vjeç, banues në fshatin Luar.  Dyshohet se ky shtetas mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tropojë, 2 të plagosur nga përplasja e mjeteve

Posted: 18 Dec 2016 01:00 AM PST

AksidentDrejtonte automjetin në gjendje të dehur për pasojë del nga rruga dhe përplaset me një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur një ditë ë parë në në aksin rrugor B.Curri-Qafë-Morin,   në vendin e quajtur “Kthesa e Lugut të thatë”.

Sipas policisë  shtetasi Osman Brati, 58 vjeç, banues në Golaj, Has,  duke drejtuar automjetin tip “Volzwagen”,  nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është  përplasur me automjetin tip ” BMW”, me drejtues shtetasin Xh.S.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit Osman Brati, drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e B.Curri, jashtë rrezikut për  jetën, si dhe pasagjeri, shtetasi B.XH., 67 vjeç, banues në Krumë, Has, i cili është dërguar në Spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Brati është arrestuar në flagrancë nga policia dhe materiale procedurale i kaluan Prokurorisë Tropojë, për veprat  penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi “.

18 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-18 dhjetor 2016

Posted: 18 Dec 2016 12:48 AM PST

horoskopi1-212

Dashi

Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni më tepër nga një marrëveshje apo edhe nga një flirt i ri. Por mos ngatërroni kërkesën me pretendimin.

Demi

Keni lejuar që personat pranë jush t'ju karikojnë me energji negative dhe kjo ditë nuk do të jetë aq e mirë dhe e gëzueshme sa zakonisht.

Binjakët

Nuk po gjeni vetveten në një ambient të ri dhe kjo gjë do të ndikojë të mbylleni dhe të mos komunikoni shumë me të tjerët.

Gaforrja

Doni të jeni ju të parët në komunikime dhe zgjidhje të rëndësishme në ambientin e punës dhe për këtë arsye shumë herë e ekzagjeroni.

Luani

Ka gjithmonë të papritura në rrugën që përshkoni. Mos jini të sigurt për gjera që nuk janë në dorën tuaj. Jepini zgjidhje disa problemeve që do t'iu dalin.

Virgjëresha

Do t'iu duhet të shpjegoheni për disa situata që tek të tjerët kane lënë shije të keqe, sidomos tek ata që ju kanë më për zemër.

Peshorja

Do të hasni në disa pengesa që do t'iu prishin humorin sot. Mund t'i flisni me një ton të ashpër personave që nuk e meritojnë dhe kjo do të krijojë distanca mes jush.

Akrepi

Ajo që po ndodh rreth jush vjen si pasojë e veprimeve të njëpasnjëshme qe keni marre. Nëse nuk do t'iu pëlqejë, duhet të shikoni opsione të reja.

Shigjetari

Nuk po arrini të kuptoni sjelljen e disa personave karshi jush. Kjo ju ka futur në një pasiguri që po ju shqetëson disi sot.

Bricjapi

Duhet t'i jepni më shumë kohë në dispozicion partnerit të shpjegoje një situatë që është keqkuptuar nga të dy palët.

Ujori

Sot keni nevojë të çliroheni nga stresi i javës dhe po kërkoni alternativa të reja për tu kënaqur. Do të jeni në kërkim të një flirti të momentit.

 

Peshqit

Po mendoni ndryshime radikale në të ardhmen. Kjo nuk përfshin personta që ju kanë mbështetur këtë periudhë dhe që do të ndihen keq.

Chelsea bën 11 fitore rresht, Ibra udhëheq United

Posted: 17 Dec 2016 02:00 PM PST

sport1Chelsea fluturon në krye të Premier Leagues. Skuadra e Antonio Contes fitoi 0-1 në fushën e Cristian Palace dhe ngjitet në kuotën e 43 pikëve, 9 pikë më shumë se Liverpuli dhe Arsenali, që kanë nga një ndeshje më pak.

Diego Costa me finalizimin e tij me kokë në të 44-ën rezultoi vendimtar në "Selhurst Park",  pasi nuk pati ndryshim tjetër rezultati deri në përfundim të takimit.

Fiton edhe Manchester United në fushën e West Bromëich falë një dygolëshi të Zllatan Ibrahimovic.

Gjiganti suedez shfrytëzoi krosimin e Lingard në minutën e 5-të, për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa në të 56-ën lëvizi me zgjuarsi dhe forcë mes mbrojtjes, duke lëshuar nje te djathtë të pakapshme për Foster.

Lecesteri barazoi 2-2 në fushën e Stoke Cityt, madje duke përmbysur me një lojtarë më pak avantazhin e dyfishtë të vendasve. Që në minutën e 28 Jamy Vardy la fushën me karton të kuq, me Stoke që fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë me Bojan Krkic, për të ardhur më pas te golli i Allen në kohën shtesë të pjesës së parë. Ndonëse në inferioritet numerik Leicester gjeti forca për të reaguar, duke shkurtuar diferencën në 2-1 me Ulloan në minutën e 74-rt, ndërsa në të 88-ën barazoi Amartey.

17 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :