Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“ZYRTARE: Superliga e Kinës – Mark Clattenburg!” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“ZYRTARE: Superliga e Kinës – Mark Clattenburg!” plus 9 more Ferizaj Press


ZYRTARE: Superliga e Kinës – Mark Clattenburg!

Posted: 30 Dec 2016 09:13 AM PST

Skuadrat e Kinës së fundi kanë tërhequr disa futbollistë të njohura, ndër ta edhe Carlos Tevez, që u bë futbollisti më i paguar në botë.

Pas marrjes së futbollistëve, Federata e Futbollit të Kinës ka filluar të mendoj edhe për transferimin e gjyqtarëve.

Një ditë më parë 'The Sun' raportoi se Mark Clattenburg ka marrë një ofertë për t'u transferuar në Kinë, përcjell lajmi.net.

Por, gjyqtari sot ka hedhur poshtë lajmin për marrjen e një oferte konkrete, por ka shtuar se edhe pse është i lumtur në Premierligë, ku referon që 12 vite, një ofertë serioze do ta vlerësonte./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Bajrami: Bien investimet e huaja për shkak të situatës politike në Kosovë

Posted: 30 Dec 2016 09:05 AM PST

Megjithatë, ajo në konferencën e fundit për këtë vit, tha se situata politike e brendshme jostabile ka ndikuar tek rënia e investimeve të huaja.

"Situata politike jostabile ka ndikuar tek rënia e investimeve të huaja, pavarësisht përpjekjeve jo vetëm të diskterit tonë, por edhe të disktereve të tjera e dini që politikat fiskale asnjëherë nuk kanë qenë më të favorshme për bizneset dhe ambienti i biznesit jo vetëm sipas neve si Qeveri, por edhe sipas raporteve ndërkombëtare, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë në Kosovë. Megjithatë, kemi pasur një rënie të investimeve të huaja pikërisht për shkak të imazhit dhe të destabilitetit politik të brendshëm", tha Bajrami.

Ajo pret që të rriten investimet në vitin e ardhshëm të rriten, ngase parashihet edhe rritja ekonomike mbi 4 për qind.

Sa i përket Brezovicës, Bajrami tha se ka qenë dështim i një kompanie fituese për garancinë financiare. Sipas saj, MTI është në tentativë për privatizimin e Brezovicës.

"Sa i përket projektit të Brezovicës ne e kemi shpjeguar disa here Qeveria e Republikës së Kosovës ka kryer të gjitha të gjitha obligimet, ka qenë në fakt dështim i konzorciumit dhe investitorit, i cili nuk ka arritur assesi që të mobilizojë 163 milionë euro… ne jemi duke punuar tash dhe duke ri-dizajnuar projektin, kemi ndihmën edhe të USAID-it rreth kësaj dhe po presim në një të ardhme të afërt… që ta kemi edhe një tentativë tjetër për gjetjen e një investitori", tha ministrja Bajrami.

Ajo tha se sfidë mbetet edhe bilanci tregtar negative për import dhe eksport të mallrave.

"Ndoshta nuk jemi shumë të kënaqur me raportin import eksport, kjo ende sot e kësaj dite mbetet një sfidë, mirëpo po bëjmë shumë përpjekje që t'ju ndihmojmë ndërmarrjeve tona edhe për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese, duke investuar në zonat ekonomike dhe duke bartur diku 30 përqind të kostos së tyre për fillim të biznesit", tha Bajrami.

Ministrja e Bajrami tha se për vitin e ardhshëm është rritur fondi i rezervave për naftë.

.

Konstituohet parlamenti i ri i Maqedonisë, asnjë fjalë shqipe s’përmendet!

Posted: 30 Dec 2016 09:05 AM PST

Deputeti Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ka reaguar për arsye se raporti i Komisionit kuvendor për verifikimin e mandateve të deputetëve ishte vetëm në gjuhën maqedonase.

"Më vjen keq që ky raport është në gjuhën maqedonase ndërsa BDI-ja deri dje thoshte se gjuha shqipe është zyrtare. Gjithashtu shpreh shqetësim që në këtë përbërje të Kuvendit është një deputeti i cili është i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe pres që mos të verifikohet mandati i tij", tha Ibrahimi.

Megjithatë, kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoivski tha se Kuvendi "vendos sipas normave dhe jo sipas qejfeve të dikujt."

Replikë ndaj Ibrahimit ka pasur edhe deputeti VMRO-së, Ilija Dimovski i cili tha se "nuk është momenti për fushatë zgjedhore sepse ajo ka mbaruar", tha Dimovski, njofton Portalb.mk.

 

 

.

Gaxherri: Le ta merr vesh publiku se cilët janë ata deputet që po bojkotojnë seancat

Posted: 30 Dec 2016 09:05 AM PST

Besa Gaxherri

Gaxherri para votimit për ndryshimin e Ligjit për Veteranët i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që t'i thërras me emra të gjitha deputetët që mungonin.

"Le ta merr vesh edhe publiku se cilët janë ata që po bojkotojnë seancat. Kjo situatë është e papranueshme, kësaj duhet t'i vijë fundi. Ju po i thërrisni deputetët në telefon dhe po ju thoni ejani në seancë, po i falënderoni që po e bëjnë kuorumin për diçka që është unë e tyre. Ka dy ditë që po provojmë me mbajt këtë seancë dhe nuk është në rregull. Kemi familje që po ana presin. Është seancë me rëndësi se për ndryshe do ta bojkotoja në shenjë proteste", ka thënë më tej Gaxherri. /Lajmi.nert/

 

 

 

.

Egjipti i dhuron dy ishuj Arabisë Saudite

Posted: 30 Dec 2016 09:05 AM PST

Mediat egjiptiane kanë raportuar se Qeveria, e udhëhequr nga presidenti Abdel Fattah el-Sissi ka aprovuar projektligjin dhe pritet që  të ratifikohet në parlament, pavarësisht që kjo bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Dhurimi i ishujve vije pas një ndihme që Arabia Saudite i ka bërë Egjiptit dhe këtë kritikët e quajnë si shitje të tokës së shtetit.

Ndërsa, Qeveria këmbëngul që ishujt i takonin Arabisë Saudite, deri pak debata më parë, kur këta ishuj u morën nën pronësinë e Egjiptit.

Nënshkrimi i marrëveshjes, shënon marrjen e vendimit më të rëndësishëm të presidentit të tanishëm egjiptian, që nga viti 2014, kur ai mori pushtetin.

.

Lahi Brahimaj: Nëse muri s’rrënohet do të ketë trazira në vend

Posted: 30 Dec 2016 09:05 AM PST

Ky i fundit në një intervistë për emisionin 'Fakt Plus',  ka thënë se kryeministri dhe ministrja për Dialog, kanë qenë në dijeni për ndërtimin e murit në veri.

E, sa i përket miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës, Brahimaj ka thënë se AAK është kundër më i nda veteranët në kategori.

Më këtë projektligj, sipas tij, synohet rehabilitimi i aktivistëve të LPK-së qe kanë qëndruar jashtë vendit. Në këtë intervistë si dështimet më të mëdha të këtij viti, deputeti i AAK-së ka veçuar  mungesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshjet e dëmshme me Serbinë si dhe mungesën e liberalizimit të vizave.

.

Ibra: Mou dhe Pep janë trajnerë të mëdhenj, por…

Posted: 30 Dec 2016 08:53 AM PST

Njëri prej të paktëve është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka qenë nën urdhrat e Mourinhos fillimisht te Interi, ndërsa sot te Manchester Unitedit, ndërsa me Pep Guardiolan te Barcelona.

Suedezi duke folur për dallimet mes tyre, ka thënë se të dytë janë të trajnerë, por njëri prej tyre është frikacak që nuk i thotë gjërat drejtpërdrejtë.

"Mendoj se të dy janë trajnerë të mëdhenj, që kanë fituar gjithçka, kudo që kanë shkuar, por kanë personalitete të ndryshme", ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

"Njëri është shumë i drejtpërdrejt, dhe tjetri jo, është një frikacak (Guardiola)"./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Tifozë të Barcelonës, shikojeni këtë video të Lionel Messit (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 08:41 AM PST

Por, argjentinasi ka qenë i rëndësishëm edhe për bashkëlojtarët e tij, duke u krijuar raste shënimi.

Ylli i Barcelonës përgjatë këtij viti me Barcelonën dhe Argjentinën ka dhuruar 31 asistime, të cilët mund t'i shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

 

.

Jep dorëheqje Cesare Prandelli

Posted: 30 Dec 2016 08:03 AM PST

Trajneri italian sipas medieve në Spanjë ka ofruar dorëheqjen të zyrtarët e klubit, me të cilët po negocion shkëputjen e kontratës, përcjell lajmi.net.

Cesare Prandelli ka marrë drejtimin e Valencias në tetor të këtij viti.

As trajneri italian nuk ka arritur ta këndell Valencian, që po kalon sezonin më të vështirë viteve të fundit.

Zyrtarët e Valencias i kanë bërë të qartë Prandellit se nuk kanë mjete financiare për të afruar lojtarë në afatin kalimtar të janarit, dhe kjo besohet të jetë arsyeja e dorëheqjes së tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Barcelona transferon futbollistin që e “urrejnë” tifozët kosovarë (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 07:34 AM PST

Katalanët tani janë hedh në sulm për një tjetër mbrojtës nga Ballkani.

"The Sun" shkruan se skuadra që drejtohet nga Luis Enrique, është një hap larg nënshkrimit me mbrojtësin e Chelsea, Branislav Ivanovic, përcjell lajmi.net.

Ivanovic është 32 vjeçar dhe këtë edicion ka humbur pozitën e titulluar të Chelsea,

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pozitë që i ka nxjerrë shumë telashe që nga largimi i Dani Alvesit në drejtim të Juventusit.

Dhe këto probleme katalanët mendojnë se mund t'i zgjedhin me mbrojtësin serb, i cili ka disa vite që luan në nivele të larta./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Related Posts :