Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“10 profesione që ju japin mundësi të udhëtoni nëpër botë” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“10 profesione që ju japin mundësi të udhëtoni nëpër botë” plus 9 more Ekonomia Online


10 profesione që ju japin mundësi të udhëtoni nëpër botë

Posted: 09 Jan 2017 10:12 AM PST

Të udhëtosh nëpër botë, të përjetosh të gjitha llojet e pamjeve të reja, tingujt, ushqimet, kultura te ndryshme…Dhe të paguhesh për të përjetuar të gjithë këtë?

Nëse besoni se i keni aftësitë e duhura dhe dëshirën për të udhëtuar dhe për të zbuluar vende të reja, përdorini këto aftësi për të fituar para ndërsa udhëtoni jashtë vendit. Ju duhet vetëm të përzgjidhni punën e duhur…..ndaj më poshtë po ju sjellim një listë me punët që ju japin mundësinë të udhëtoni nëpër botë.

1Guidë turistike: Ju do të mund të takoni kaq shumë njerëz nga e gjithë bota të cilët do t’ju ndihmojnë të krijoni përvoja të paharrueshme në grup. Ka kompani udhëtimi të panumërta që operojnë në çdo cep të globit. Vendimi më i vështirë është të vendosni se ku dëshironi të punoni.

2. Stjuardesë: shoqëruesit e fluturimit shkojnë nga një qytet në tjetrin, dhe shpesh qëndrojnë disa ditë në një nga qytet e rastit përpara se ata të udhëtojnë përsëri për një destinacion tjetër.

3. Të punosh në një anije turistike (Crociere): Gjithashtu edhe punonjësve të anijeve turistike iu ndodh të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës dhe të qëndrojnë disa ditë në vende të ndryshme ku mund të përfitojnë vizita të shkurtra në zbulimin e kulturave të reja.

4. Të punoni si baby-sitter jashtë shtetit: Kompani të shumta internacionale punësimi ju japin mundësinë të punoni si “baby-sitter” (dado fëmijësh) në vende të ndryshme të botës.

5. Të punosh në një kompani internacionale: Është mundësia e lartë për të dalë më shumë se disa herë në vit jashtë shtetit për punë të ndryshme të kompanisë tuaj po kjo nuk do të thotë që sdo të keni kohë për të shëtitur dhe për të pasur pak kohë për veten tuaj.

6. Të bësh biznes online: Biznesi online ju jep mundësinë e zgjerimit dhe reklamimit të tij nëpërmjet panaireve të mëdha që organizohen në vende të ndryshme të botës.

7. Të jesh freelancer: Ju mund ta koordinoni vetë punën tuaj dhe në të njëjtën kohë të vizitoni vende të ndryshme të botës.

8. Koordinatore eventesh: Nëse dëshironi të jeni një koordinatore eventesh e afirmuar atëherë patjetër që duhet të udhëtoni në vende të ndryshme.

9. Arkeolog: Gjithmonë në kërkim të zbulimeve të reja arkeologjike, ju lejon jo vetëm të zbuloni qytetërime të vjetra, por edhe të reja…

10. Përkthyese: Kompani të ndryshme të mëdha dhe sidomos kompanitë që kanë partnerë të huaj ose që bashkëpunojnë me kompani të huaja do t’ju japin gjithmonë mundësinë për të udhëtuar. (Pinterest)

The post 10 profesione që ju japin mundësi të udhëtoni nëpër botë appeared first on Ekonomia Online.

Duan vetëm para, udhëtime e pushime

Posted: 09 Jan 2017 09:22 AM PST

Shkruan: Ibrahim REXHEPI

Kjo është legjislatura më e dobët që ka pasur Kosova- Kuvendit i ndodhë që për shkak të mungesës së kuorumit të shtyjë votimin, që në situata kritike ata të mos ndodhen fare në vend, ndërkaq pa fije turpi kërkojnë rritje pagash dhe përfitime të tjera që burojnë nga statusi që ua dha vota

A ekziston ndonjë mekanizëm për matjen e efikasitetit të të zgjedhurve nga populli- deputetëve ? Përgjigja mund të jetë e thjeshtë: janë ligjet, vendimet, rezolutat, prania në seanca, në mbledhje të komisioneve… Por, a mund të jetë ky kriter real, duke pasur parasysh shkallën e mosrespektimit të ligjit në Kosovë dhe faktin se asnjëherë në Kuvendin e Kosovës nuk është debatuar për këtë problem. Njësoj ndodhë edhe me vendime e me rezoluta.

Është edhe një përgjigje tjetër- efikasitetin e të zgjedhurve e matë elektorati përmes votës- i ndëshkon dembelët dhe të padijshmit, ndërsa i shpërblen ata që i mbetën besnik premtimeve dhe betimit të dhënë. Pak e besueshme, posaçërisht për një vend ku vidhet vota dhe për postin e deputetit vendosë partia, apo lideri, e jo votuesi.

Sipas këtyre alternativave, deputeti në asnjë mënyrë nuk mund të ndëshkohet, prandaj mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj institucionit, shtetit e votës. Ky rahatllëk dhe pamundësia e ndëshkimit e bëjnë deputetin të paprekshëm, pa marrë parasysh se ai në CV-në e tij nuk mund të radhitë asnjë sukses që ka arritur në jetë, pos asaj se është i dëgjueshëm deri në servilizëm .

"Statusi" i tillë i deputetit reflekton në mënyrë direkte në gjendjen përgjithshme në vend, meqenëse atij i mungon fuqia që të kuroj llogari nga qeveria për shkak të punëve të pa bëra, apo të atyre që shkojnë keq, e as të insistoj që përmes zgjedhjeve të krijohet një realitet i ri, e me shpresë më i dobishëm. Deputetët nga partitë e koalicionit qeverisës janë të vetëdijshëm se me zgjedhje ata rrezikojnë rahatllëkun, që ndoshta dikur as që kanë mundur ta ëndërrojnë.

Papërgjegjësia e tyre u vërejt në shumë raste. Në një situatë mjaft të rëndë në të cilin ndodhet vendi, deputetët vazhdojnë pushimet e udhëtimet. Pamundësia e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë u arsyetua me faktin se një numër i madh i deputetëve nuk gjinden në vend- ata vazhdojnë pushimet e filluara një javë para se të përfundoj viti 2016. Do të thotë se Kryesia e Kuvendit, apo sekretaria e këtij institucioni pranojnë fatin se të zgjedhurit e popullit janë të shkapërderdhur dhe nuk mund të tubohen as për 4-5 ditë. Athua çfarë do të ndodhte sikurse vendi të ishte në një situatë më të rëndë, në ndonjë moment kritik ku fjala e deputetit dhe vendimi i Kuvendit është i domosdoshëm ?

Papërgjegjësi tjetër është edhe mungesa e shpeshtë e deputetëve në seanca plenare, apo të komisioneve, për çka ka ndodhur të shtyhet miratimi i ligjeve. Madje, kanë ndodhur edhe situata komike që kryesuesi të insistoj për votim "pasi që ende ka kuorum në sallë" !

Pas të gjitha këtyre vjen një situatë që më nuk tregon për papërgjegjësinë, por për pafytyrësinë. Tash deputetët kërkojnë edhe më shumë rahatllëk – duan më shumë para, qoftë në formë të pagës, apo si kompensim për punën shtesë që bëjnë. Atyre nuk po iu mjaftojnë gati 1.500 euro pagë mujore, 240 euro për pjesëmarrje në seanca plenare, apo mbledhje të komisioneve, si edhe 300 euro në emër të shujtës. Krejt së bashku bëjnë 2.040 euro në muaj, apo gati 25 mijë euro në vit për secilin deputet. Në total, për 120 deputetët vetëm për paga e kompensime të tjera ( pa shpenzimeve për udhëtime zyrtare) duhen afër tre milionë euro , të cilat i paguajnë tatimpaguesit kosovar.

Nëse këto shifra i krahasojmë me gjendjen në vend, del qartë pafytyrësia dhe qasja shumë egoiste që kanë deputetët rreth përfitimeve. Përfitimet mujore e një deputeti janë shtatë herë më të lartë se mesatarja e pagave në sektorin privat, si edhe pesë herë më të larta se në setorin publik.

Po ashtu, deputetët në Kosovë janë ndër më të paguarit në rajon, pasi që olegët e tyre në Mal të Zi marrin 1,200 euro në muaj, ata në Shqipëri- 1,080 euro, në Maqedoni-1,000 euuro, kurse në Serbi – 860 euro.

Ndërkaq, deputetët e pangopur të Kosovës, duket se në momentin kur bëjnë kërkesa të këtilla nuk e kanë parasysh faktin se ata janë të zgjedhur nga populli më i varfër në Evropë, ku papunësia te mosha e re arrinë deri në 60 për qind, ku shkalla e zhvillimit ekonomik nuk garanton perspektivë për gjeneratën e re dhe kjo është arsyeja kryesore pse është në rritje numri i kërkesave për azil nga të rinjtë kosovarë. Po ashtu, këtyre deputetëve duhet përkujtuar se sipas të dhënave të Bankës Botërore se GDP për kokë banori në Kosovë është afër 3,600 dollarë, apo 3.2 herë më e ulët se në Shqipëri, pastaj 4-5 herë më e ulët se në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi.

Prandaj, duket qartë se deputetët kosovarë, krahasuar me gjendjen në të cilën është vendi, janë të mbipaguar. Ata me pafytyrësi të skajshme po keqpërdorin postin që kanë fituar, meqenëse nuk janë të preokupuar me varfërinë e mjerimin në të cilin është elektorati i tyre, por për paga, kompensime, mëditje, pushime e udhëtime. Ndërkaq, marrë parasysh nivelin e varfërisë në vend dhe papërgjegjësinë që po tregojnë deputetët, atëherë pagat e tyre duhet të zvogëlohen, e jo të rriten.

Po ashtu, duke pasur parasysh faktin se kërkesat e këtilla janë të shpeshta, atëherë Qeveria e Kosovës duhet të ofroj një zgjidhej ligjore që pagat e deputetëve, por edhe të stafit në Presidencë, Kuvend, Kryeministri dhe nëpër ministri të lidhen me gjendjen ën të cilën është popullata, apo, së paku me mesataren e pagave në vend. Kjo do të ishte normale, meqenëse sivjet për paga e mëditje Kuvendi i Kosovës do të shpenzoj 6.3 milionë euro, prej të cilave 3.5 milionë euro janë për anëtarët e tij, ndërkaq për mbi 500 veta që punojnë në Zyrën e Presidentit, të Kryeministrit dhe të ministrave duhet paguar edhe pesë milionë euro. Në total 626 veta të akomoduar në Kuvend dhe nëpër këto zyra do të marrin afër 8.4 milionë euro, ose sa 2.333 paga mesatare vjetore në ekonomi.

Vërtetë raportet e këtilla më nuk janë anomali, por absurd.

The post Duan vetëm para, udhëtime e pushime appeared first on Ekonomia Online.

Jeta luksoze e yjeve të Formula 1, makina, femra…

Posted: 09 Jan 2017 09:17 AM PST

Formula 1 përveç se është një sport i rrezikshëm është po aq i pasur. Shumë pilotë kanë jetë luksoze pasi marrin pjesë në një ndër sportet më të paguara në botë.

Pilotë si Hamilton, Alonso, Vettel, Raikkonen e Button bëjnë një jetë luksoze me makinat, shtëpitë, gratë dhe aeroplanët e tyre privat.

Më poshtë ju kemi sjellë disa foto, ku shihet qartë se çfarë jetë bëjnë pilotët e këtij sporti ku kanë një pasuri deri në 200 milionë dollarë.

The post Jeta luksoze e yjeve të Formula 1, makina, femra… appeared first on Ekonomia Online.

Barcelona bojkoton ceremoninë e FIFA-s

Posted: 09 Jan 2017 09:07 AM PST

Barcelona ka ndaluar futbollistët e saj të marrin pjesë në ceremoninë e sotme.

Pas barazimit ndaj Villarealit, klubi katalanas ka ndaluar të gjithë lojtarët e saj të mos udhëtojnë drejt Cyrihut, për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të FIFA-s, ku do të përzgjedhen më të mirët e vitit 2016.

Pas një takimi të stafit sot në mëngjes, është vendosur që ata të mos marrin pjesë. Në këtë mënyrë yje si Iniesta, Pique, Messi dhe Luis Suarez nuk do të jenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të qeverisë botërore të futbollit.

Kjo nuk ka aspak lidhje me një bojkot, por ka qenë një vendimi trajnerit Luis Enrique, pasi skuadra e tij e nisi vitin 2017-të me një barazim 1:1, duke thelluar diferencën me Realin. Vetë klubi do të përfaqësohet në mënyrë të rregullt nga anëtarët e bordit drejtues.

"Në mënyrë që skuadra të ketë prioritet përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës, kundër Athletic Bilbaos, klubi ka vendosur që lojtarët e ftuar në ceremoninë e FIFA-s, të emëruar për çmimet më të mira, e cila do të mbahet sot pasdite", shkruan klubi katalanas.

The post Barcelona bojkoton ceremoninë e FIFA-s appeared first on Ekonomia Online.

Krasniqi: S’ka paqe pa ndëshkimin e atyre që kryen gjenocidin në Kosovë

Posted: 09 Jan 2017 09:03 AM PST

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi, thotë se paqja e drejtë nuk mund të ndërtohet pa ndëshkimin e atyre që kryen gjenocidin në Kosovë.

Mirëpo, përmes një statusi në Facebook ai gjithashtu thotë se është i vetëdijshëm se strukturat politike të regjimit aktual të Beogradit janë larg njohjes së krimeve që shteti i tyre u ka shkaktuar shqiptarëve dhe larg angazhimeve që përgjegjësit e krimeve të dalin para drejtësisë.

Ja postimi i tij:

TOLERANCA E PA FRE NUK I KONTRIBUON PAQES

Shkas kërcënimet e reja te qeveritareve e fetareve serbë

Dihet fare mirë se mungesa e konflikteve të armatosura nuk nënkupton me automatizëm paqen. Kosova ka qenë dhe është e interesuar për paqe të drejtë. Por paqa e drejtë nuk mund të ndërtohet pa ndëshkimin e atyre që kryen gjenocidin në Kosovë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se strukturat politike të regjimit aktual të Beogradit janë larg njohjes së krimeve që shteti i tyre u ka shkaktuar shqiptarëve dhe larg angazhimeve që përgjegjësit e krimeve të dalin para drejtësisë. Për këtë arsye, ndërtimi i paqes së drejtë në këtë pjesë të Evropës ende nuk shihet në horizontin politik. Përkundrazi. Logjika e vjetër mbisundon në institucionet e reja të shtetit serb. Këtë e dëshmoi së fundmi kërcënimet që Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, i bëri më 12 tetor 2016 « se Serbia është e gatshme të sillet me shqiptarët e Kosovës në të gjitha mënyrat e mundshme ». I njëjti me 27 korrik 2006, sa zhvilloheshin bisedimet në Vjenë pat kërcënuar me luftë, nëse Kosova merr pavarësinë.4)

Kam bindjen e plotë se për secilin nga ne që e kemi jetuar e përjetuar atë kohë barbare na është e qartë se logjika e vjetër serbe nuk mund të prodhojë asgjë tjetër pos kërcënimeve të reja! Kjo logjikë me bazë mitomane (shoviniste) serbe është pengesa kryesore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe rrezik për konflikte të reja edhe përtej hapësirave te ish Federatës Jugosllave. Kërcënimet e këtyre dite që vinin nga Serbia duke filluar nga Presidenti Nikoliq, Kryeministri Vuciq, Ministri i Armatës serbe Dikiq deri dhe i pari i Kishës serbe Irinej, duhet përcjell me kujdes nga vendet e demokracisë perëndimore. Për këtë arsye, si toleranca e pa fre, inferioriteti dhe heshtja ndaj kësaj logjike luftënxitëse nuk i kontribuon as ndërtimit të një paqe të drejtë e as paqes së qëndrueshme. Askund më shumë në Evropë, sesa në vendet e Ballkanit nuk ka nevojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Paqe e cila do të garantojë siguri, stabilitet, zhvillim e mirëqenie për të gjitha kombet e këtij rajoni. Për t'u krijuar ky realitet i ri, duhet një shkurorëzim i plotë i secilit komb nga politikat kërcënuese e luftënxi

The post Krasniqi: S’ka paqe pa ndëshkimin e atyre që kryen gjenocidin në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Tahiri: INTERPOL-i të anulojë urdhërarrestin serb për Haradinajn

Posted: 09 Jan 2017 08:57 AM PST

Përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të "INTERPOL"-it, Jurgen Stock, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Tahirit, zbatimi i këtij urdhërarresti cenon parimet themelore të drejtësisë penale, si dhe të drejtat e njeriut, pasi Haradinaj është gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë.

Duke renditur edhe 3 probleme të tjera proceduriale, Tahiri i kërkon INTERPOL-it që të anulojnë urdhërarrestin për Haradinajn.

The post Tahiri: INTERPOL-i të anulojë urdhërarrestin serb për Haradinajn appeared first on Ekonomia Online.

Prishtina do ta konsiderojë paralel Asociacionin e themeluar nga Beogradi

Posted: 09 Jan 2017 08:11 AM PST

Prishtina zyrtare do ta konsideronte jo vetëm të papranueshëm, por edhe organ paralel Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse ai themelohet njëanshëm nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pastaj duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Reagimet në Prishtinë, pasuan deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka ritheksuar se Beogradi planifikon që në rast se Prishtina nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 15 shkurt, këtë Asociacion do ta themelojnë vet përfaqësuesit e serbeve të Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Ndërkohë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se logjika e dialogut në Bruksel ka qenë shuarja dhe jo formimi i institucioneve të reja paralele.

"Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe çfarëdo tjetër, do të konsiderohet vetëm një institucion paralel dhe nuk do të ketë kurrfarë efekte ligjore apo juridike në Republikën e Kosovës", ka deklaruar Gecaj.

Në anën tjetër, Marko Gjuriq u ka thënë medieve serbe se "durimit i ka ardhur fundi", duke theksuar se nëse shqiptarët e Kosovës njëanshëm shpallën pavarësinë, atëherë edhe serbët mund ta shpallin njëanshëm Asociacionin.

Madje, sipas tij, ky veprim i serbëve nuk do të konsiderohej i njëanshëm, pasi që themelimi i Asociacionit parashihet me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por, kjo pikëpamje e Gjuriqit është kundërshtuar nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri. Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se "Serbia nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacionin e themelon qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku nuk parashihen kompetenca ekzekutive".

Procesi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacion nuk ka filluar ende, ka theksuar Tahiri. Ajo ka rikujtuar se ndërtimi i murit ilegal nga Serbia në veri të Mitrovicës është bërë mur për Asociacionin.

"Heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për Asociacionin", ka thënë Tahiri.

Kurse zëvendësministri Bajram Gecaj ka deklaruar se përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe, duhet të ndërpresin menjëherë vendimin për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës, në mënyrë që çështja e Asociacionit të hapet për diskutim në Prishtinë.

"Për t'u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të ekzistojë një atmosferë e përshtatshme politike. Pra, si kusht numër një është që Lista Serbe duhet të kthehet në institucione. Nuk mund të bisedojmë ne për Asociacionin për të cilin ata janë të interesuar nëse Lista Serbe e ka ngri pjesëmarrjen në institucione", ka thënë Gecaj.

Ky Asociacion, sipas marrëveshjes, pritet që të ketë në përbërje kryetarët dhe përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe. Paraprakisht, do të duhet të hartohet dhe statuti i këtij Asociacioni, i cili do të marr dritën jeshile nga qeveria e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese.

Zëvendësministri, Gecaj ka deklaruar se Republika e Kosovës do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kohën e përshtatshme, ngase këtë e sheh edhe si obligim ligjor në bazë të Marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin, 2013, por edhe në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku parashihet që ky organ nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

The post Prishtina do ta konsiderojë paralel Asociacionin e themeluar nga Beogradi appeared first on Ekonomia Online.

10 shtetet më paqësore në botë

Posted: 09 Jan 2017 08:07 AM PST

A e dini se cilat janë shtetet më të qeta dhe paqësore në botë për të jetuar? Që prej vitit 2007, për çdo vit Index Peace Global bën matjen e paqes së kombeve dhe rajoneve.

Edhe pse bota duket sikur gjithnjë e më shumë po bëhet më mizore, sipas këtij indeksi, ju prezantojmë 10 shtetet më paqësore në botë, transmeton noa.

Islanda– Me 1.6 milion vizitorë që pritet të shkojnë në Islandë deri në fund të këtij viti, nuk ja prishin këtij vendi qetësinë dhe peizazhet që të lënë pa frymë. Numri i vizitorëve është rritur nga viti i kaluar nisur edhe nga fakti që Islanda konsiderohet si vendi më i paqtë në botë.

Danimarka– Kombi më i paqtë skandinav, me kryeqytetin plot jetë por me njerëz në harmoni mes tyre.

Austria– Shteti i Alpeve, Moxartit, jetës kulturore, galerive, bareve dhe dyqaneve.

Zelanda e Re– Vend i bekuar me diversitet, peizazhe unike dhe jetën e egër, ideali për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët.

Portugalia– E bukur, e paqtë, me klimë të mirë, arkitekturë të veçantë, kuzhinë dhe verë të shijshme.

Republika Çeke– Konsideruar si ndër shtetet më paqësore në Evropë, me histori të pasur, me Pragën e bukur dhe me sheshet romantike të mesjetës.

Zvicra– Ky shtet nuk ka qenë në një luftë që prej vitit 1847, nuk shpenzon para për ushtrinë dhe ku çdo qytetar mund të propozojë ndryshimet kushtetuese.

Kanadaja– Është vendi ku pritshmëritë tejkalohen nga realiteti. Aty ku malet janë të larta, liqenet e kaltra, qytetet me rregulla dhe të organizuara dhe njerëzit e shoqërueshëm.

Japonia– Vendi i tempujve dhe kopshteve. Edhe pse Tokio ka një popullsi të dendur, sërish vërehet paqe dhe mirëkuptim mes tyre.

Sllovenia– Populli slloven është i matur, i kujdesshëm, me vetëbesim, tolerantë dhe mikpritës.

The post 10 shtetet më paqësore në botë appeared first on Ekonomia Online.

Së paku 20 të vdekur nga i ftohti në Evropë

Posted: 09 Jan 2017 08:00 AM PST

Më shumë se 20 persona dihet të kenë vdekur nga temperaturat e ulëta të cilat po vazhdojnë të mbretërojnë në Evropë.

10-të persona kanë vdekur nga i ftohti në Poloni të dielën. Trupat e tre emigrantëve, dy nga Iraku dhe një nga Somalia, janë gjetur në afërsi të kufirit Turqi-Bullgari.

Për të vdekur është raportuar po ashtu edhe nga Italia, Republika Çeke dhe Ukraina. Dhjetëra fluturime janë anuluar. Ndërsa anijet në Turqi dhe Bosfor janë bllokuar për shkak të dëborës. Madje edhe ishujt e Greqisë janë mbuluar me borë.

The post Së paku 20 të vdekur nga i ftohti në Evropë appeared first on Ekonomia Online.

ISIS bombardon Bagdadin, 23 të vdekur

Posted: 09 Jan 2017 07:52 AM PST

Të paktën 23 persona janë vrarë nga bombardimet e të ashtuquajturit Shtet Islamik, vetëm gjatë një dite në Baghdad.
Bomba vetëvrasëse është hedhur në një treg në një lagje shiite në qytetin Sadir, duke lënë të vdekur të paktën 7-të persona e 15-të të lënduar, shkruan Daily Mail.

Më pas shpërthime ka pasur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit irakian, ndërsa përgjegjësinë për sulmet e ka marrë ISIS-i, duke deklaruar se për target kishte shiitët.

3bf48b4f00000578-4098690-image-a-67_14839627541893bf1872000000578-4098690-image-a-60_14839627353173bf175e200000578-4098690-image-a-62_14839627429713bf278ea00000578-4098690-image-a-64_14839627471553bf6179600000578-4098690-image-a-56_1483962721559

The post ISIS bombardon Bagdadin, 23 të vdekur appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :