Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“3 gabimet që dermatologët urojnë të mos i bëni më” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“3 gabimet që dermatologët urojnë të mos i bëni më” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


3 gabimet që dermatologët urojnë të mos i bëni më

Posted: 05 Jan 2017 09:07 PM PST

Ka shumë rregulla për kujdesin e lëkurës së fytyrës, që duhet të ndiqni, për ta ruajtur atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme. Një prej tyre është vendosja e kremit kundërdiellit, për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të minimizuar rrudhat.

Në të njëjtën kohë, ju duhet të pini shumë ujë, në mënyrë që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe të ketë elasticitetin që i nevojitet. Por cilat janë ato që nuk duhet të bëni dhe që dermatologët do të dëshironin që të mos i bënit më.

Rosemarie Ingleton, M.D., ka tre këshilla:

1. Mos ndërroni produkte

Pasi të gjeni diçka që funksionon për ju, atëherë mos e ndërroni! Ingleton thotë se nëse një produkt ju jep rezultate, atëherë nuk keni pse të kërkoni një tjetër që mendoni se mund të sjellë më shumë rezultate, por në fakt mund të bëjë më shumë dëm, sesa dobi.

Kështu që, nëse ju kanë rekomanduar një zgjidhje për problemin tuaj të fytyrës, vijoni ta merrni dhe prisni rezultatet. Nëse ju e ndërroni shumë shpejt trajtimin, nuk do t'i shihni kurrë përfitimet.

2. Testim nga mjeku

Lëkura juaj është organi më i madh i trupit dhe ajo ka nevojë për vizita mjekësore dhe kontrolli te specialisti, në mënyrë që të jetë e shëndetshme. Ingleton rekomandon që të gjithë të gjejnë një dermatolog të përshtatshëm, sipas mundësive që kanë, dhe të vazhdojnë të vizitohen rregullisht.

Duke u shpjeguar historinë me lëkurën tuaj, specialistët janë ata që mund të japin zgjidhje më të vlefshme.

3. Mos u vetë-diagnostikoni

Fytyra dhe lëkura nuk mund të pranojnë vetë-diagnostikim. Seriozisht, është e vlefshme. Shumë prej nesh gjejnë zgjidhje në internet dhe shikojnë alternativa për t'u kujdesur për lëkurën. Sigurisht, ështe e drejta juaj të provoni dhe të shihni rezultatet.

Por mund të ndodhë që po bëni një trajtim për të cilin nuk kishit fare nevojë dhe për këtë arsye nuk shihni asnjë përmirësim. Për më tepër, gjendja mund të

përkeqësohet.

Gjëja më e mirë atëherë është që të bisedoni me një dermatolog, i cili mund të diagnostikojë atë që po ndodh në të vërtetë dhe t'ju japë mundësitë e trajtimit që ju duhen.

The post 3 gabimet që dermatologët urojnë të mos i bëni më appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Bakllavë me çokollatë

Posted: 05 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Bakllavë me çokollatë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Biskota të njelmëta

Posted: 05 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Biskota të njelmëta appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Si të dallojmë alergjinë nga intoleranca ushqimore

Posted: 05 Jan 2017 09:07 PM PST

Shumë herë mund t'ju ketë ndodhur që njerëz të afërt me ju të kenë reaksion nga konsumimi i ushqimeve të caktuara.

Ky reaksion nuk është shkaktuar gjithmonë nga një alergji, ndoshta mund të bëhet fjalë për një intolerancë ushqimore.

Por njerëzit i ngatërrojnë këto dy probleme me njëri-tjetrin, pasi simptomat janë të ngjashme.

Dallimi kryesor që ju duhet të dini është se alergjia shkakton një reaksion në trup, dhe prek disa organe ose një aparat të plotë.

Nëse alergjia nuk trajtohet në momentin e duhur atëherë ajo mund të jetë vdekjeprurëse. Ndërsa intoleranca ushqimore është një problem i cili prek tretjen dhe fokusi i tij është tretja.

Intoleranca ushqimore mund të shkaktohet nga mungesa e një enzime specifike e cila bën të mundur tretjen e një ushqimi të caktuar.

Nëse keni dëgjuar për intolerancën ndaj laktozës, atëherë ky është një shembull.

Ndjeshmëria ndaj disa përbërësve mund të shkaktojë një helmim. Atëherë edhe kjo është një intolerancë e caktuar.

Trupi i njeriut mund të jetë i ndjeshëm ndaj disa lëndëve të caktuara ushqimore, ose suplementeve që iu shtohen këtyre lëndëve për t'i ruajtur.

Tek frutat e thata kemi përdorimin e sulfateve, prandaj shumë njerëz helmohen, sepse bakteret e gjendura tek sulfatet shkaktojnë probleme mjaft të rënda me tretjen./shije

The post Si të dallojmë alergjinë nga intoleranca ushqimore appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :