Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“5 arsyet se pse duhet të hani sa më shumë ullinj” plus 1 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“5 arsyet se pse duhet të hani sa më shumë ullinj” plus 1 more Kuzhina Shqiptare


5 arsyet se pse duhet të hani sa më shumë ullinj

Posted: 07 Jan 2017 09:07 PM PST

Nëse dëshironi të konsumoni produkte të shëndetshme dhe me vlera të larta ushqyese, njihuni me arsyet se pse duhet të konsumoni sa më shumë ullinj.
Janë një ndër ushqimet të shijshme dhe që sjellin një sërë përfitimesh në shëndet.

1. Ullinjtë mbrojnë enët e gjakut dhe forcojnë sistemin imunitar

Ullinjtë, sidomos ato të zinjtë, janë antioksidantë të jashtëzakonshëm që veprojnë si një pastrues i trupit, duke u shpëtuar nga shumë substanca të dëmshme.
Ata ndihmojnë trupin tuaj që të nxjerrë jashtë kolesterolin, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Ju ndihmojnë të humbni peshë

Ullinjtë përmbajnë yndyrna të mira, ato për të cilat trupi ynë ka nevojë. Këto yndyrna nuk akumulohen në "stacionet" yndyrore.
Kështu, përdorini dhe konsumojini në mënyrë që  t'ju ndihmojnë të humbni peshë. Ullinjtë janë një shtesë e jashtëzakonshme për një vakt ose në mes të ngrënies, sepse ata do t'ju mbrojnë në mënyrë të shëndetshme.

3. Ju lehtësojnë dhimbjet dhe ulin inflamacion

Si ullinjtë ashtu edhe vaji i ullirit,  përmbajnë antioksidantë të fuqishëm. Ullinjtë gjithashtu përmbajnë një përbërës të tillë si oleokantal.
Ky përbërës është e karakterizuar nga shija e tij e hidhur dhe vetitë e tij të forta anti-inflamatore.

4. Ullinj janë rëndësishëm për flokë dhe lëkurë të shëndetshme

Ullinjtë dhe vaji i ullirit kanë një ndikim të mahnitshëm në trupin tonë. Ato përmbajnë sasi të mëdha të acideve të pangopura yndyrore dhe omega 3.
Këto acide ushqejnë, ju mbrojnë dhe hidratojnë lëkurën dhe flokët tuaj .Përmbajnë vitaminë E,e cila ju mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë. Vaji i ullirit ushqen lëkurën dhe flokët.

5. Përmirësojnë sistemin e tretjes

Ullinjtë janë ushqime të pasura me fibra, të cilat janë të nevojshme nevojshme për funksionimin normal të sistemit të tretjes.
Vitaminë E dhe yndyrnat e pangopura pastrojnë zorrët nga radikalet e lira.
Një filxhan ullinj të zi përmban 17 për qind të marrjes ditore të fibrave, që ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të ushqimit dhe shpërndarjen e tij.

The post 5 arsyet se pse duhet të hani sa më shumë ullinj appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Lëkurë e acaruar pas depilimit, jo më

Posted: 07 Jan 2017 09:07 PM PST

Problemi më i madh që çdo femër has pas depilimit është irritimi i lëkurës. Puçra, kruarje, skuqje, këto janë disa nga problemet e përhershme që shfaqen pas çdo depilimi.

Por jo më… ka disa truke të vogla të cilat do t'ju ndihmojnë të mos keni më këto probleme.

1. Gjithmonë depilohuni në drejtimin e kundërt, nuk do të keni dhimbje dhe skuqje.
2. Letra e dyllit nuk duhet të përdoret më shumë se tre herë.
3. Në fund të depilimit pastroni të gjithë zonën që depiluat jo me ujë të nxehtë por me ujë të vakët.
4. Për të larguar skuqjen dhe dhimbjen vendosni akull në zonën e depiluar.
5. Lyeni lëkurën me vaj ose me aloe vera. Vaji i jep butësi dhe shkëlqim.
6. Disa orë pas depilimit nuk këshillohet të bëni dush, në mënyrë të prerë jo me ujë të nxehtë.
7. Mos vishni xhinse të ngushta, ose geta pasi e fërkojnë lëkurën dhe krijojnë puçra.

The post Lëkurë e acaruar pas depilimit, jo më appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :