Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“8 ushqimet që ju bëjnë energjikë gjatë gjithë kohës” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“8 ushqimet që ju bëjnë energjikë gjatë gjithë kohës” plus 9 more - Gazeta Dita


8 ushqimet që ju bëjnë energjikë gjatë gjithë kohës

Posted: 02 Jan 2017 01:52 AM PST

Ndjeheni të mërzitur kur zgjoheni nga ëndrrat dhe kuptoni se realiteti është ndryshe. E shihni veten me një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Drejtojuni kuzhinës dhe bëhuni shef i saj. Merreni ju drejtimin se me çfarë do të ushqeheni për të qenë të shëndetshëm.

"Çfarë ju hani mund t'ju ndihmojë të jeni më vigjilentë, më të qartë, do të keni më shumë energji, dhe madje do të jeni edhe më kreativë", thotë Elizabeth Somer, RD, autor i "Dieta dhe Ushqimi".

Duke supozuar se keni bërë të paktën shtatë orë gjumë, këto ushqime do të lexoni më poshtë do ju ndihmojnë të jeni më të përqendruar, dhe që të jeni energjikë sapo çoheni në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës.

1- Një lugë sheqer

Një lugë sheqeri ose mjalti në mëngjes ju mban trurin më vigjilent. Një lugë e vogël sheqeri në kafe ose mjaltë stimulon lirimin e acetilkolinës, e cila është substancë kimike e trurit që rrit kujtesën. Por mos e teproni, se për ndryshe shumë shpejt do të ndiheni të përgjumur. Teprica e sheqerit mund të rrisë nivelet e serotoninën që sjell gjumin.

2- Një dietë me drithëra

Truri juaj pikë së pari ka nevojë për "karburant" që është glukoza, blloku bazë i ndërtimit të karbohidrateve. Kështu, pas një natë të agjërimit, truri juaj është në alarm të kuq për një fibra. Por ju nuk keni nevojë për disa drithëra dhe fibra për të mbajtur vigjilent trurin tuaj.

3- Oksigjen i lëngët dhe peshq

Salmoni përmban një yndyrë e njohur si DHA, që përbën 97 për qind të omega-3 dhe acide yndyrore që gjenden në trurin tuaj. Ju duhet shumë për të marrë sasinë e nevojshme për të krijua qartësinë mendore, duke bërë një pjesë të punës së DHA, e cila është që të marrë me vete produktet e "mbeturinave" që e bëjnë trurin tuaj të ndjehet i ngadaltë.

4- Erëza V8

Ushqime e nxehta dhe ushqimet djegëse shpejtojnë rrjedhjen e gjakut, e cila është si ngrohje për motorët tuaj. Nëse konsumoni shumë domate në mëngjes, apo hidhni një lugë gjelle e xhenxhefil të freskët në çajin e nxehtë apo të ftohtë do të krijoni një rrjedhje të shpejtë të gjakut, të ngjashme me efektin që krijojnë ushqimet e nxehta apo djegëse.

5- Soja

Soja përmban komponimet e quajtura isoflavones që ndihmojnë në qartësimin dhe kthjellimin e mendjes tuaj (dhe për të luftuar humbjen e kujtesës). Pini një gotë kalciumi të fortifikuar më qumësht soje, përziejeni me drithëra, grurë, apo disa ushqime fibroze të copëtuara.

6- Akull uji

Një gotë e vogël me ujë të ftohtë ndihmon gjakun tuaj të pompohet më shpejt. Uji i ftohtë forcon sistemit tuaj imunitar për të mbrojtur temperaturën e tij normale, e cila i jep metabolizmit tuaj një shtytje të lehtë.

7- Kafe

Po, natyrisht! Kafeina ndihmon në rritjen e vigjilencës në sajë të një lënde kimike të quajtur adenozine, e cila ndryshe bllokon kimikatet që dobësojnë trurin tuaj. Si rezultat i kësaj, ju mendoni më shpejt, drejtoni më mirë automjetin tuaj, dhe nuk harroni lehtë. Vetëm duhet të njihni pragun tuaj, pra të mos pini më shumë kafe sesa pranon organizmi juaj.

8- Nëse të gjithë të tjerat nuk funksionojnë

Merrni në pije energjike. Merrni një gotë me xhenxhefil dhe mbajeni pranë shtratit tuaj. Kur vjen koha e zgjimit pini pak nga ky çaj, po ashtu edhe para se të flini gjumë. Ky çaj ndihmon në gjallërimin e trurit, rritjen e vigjilencës dhe ju ndihmon të jeni energjikë gjatë gjithë ditës. Dhe duke u bërë një nxënës i mirë i kësaj praktike mund të bëjë të ndjeheni përjetësisht i ti, madje edhe fizikisht do ju bëjë të dukeni 2,5 vite më të rinj.

FOTO/ Njihuni me hekurudhën më të frikshme në botë

Posted: 02 Jan 2017 01:40 AM PST

Hekurudha Pilatus është një nga më të thepisurat në botë.

Ajo lidh fshatin Alpnachstad me terminalin e saj në afërsi të majës së malit me të njëjtin emër.

Me një terminal që ndodhet në lartësinë 2,073 metë, hekurudha ngjitet një pjerrësi prej më shumë se 1.600 metra në vetëm 4.6 km. Gradientët e saj shkojnë nga 38% deri në 48%, që është maksimumi i saj. Kjo është më e pjerrët se sa rruga më e pjerrët në botë, Baldwin në Zelandën e Re.

pilatus-cogwheel-railway-86

Për herë të parë ndërtimi i saj u propozua në vitin 1873.

Hekurudha kishte një matës standard 1,435 dhe gradient maksimal 25%.

Në atë kohë propozimi u hodh poshtë duke mos qenë ekonomikisht i qëndrueshëm. Koloneli Eduard Loker, një inxhinier me përvojë, shpiku  një zgjidhje unike, e cila lejon për një gradient maksimal 48% efektivisht shkurtimin e gjatësisë së  rrugës në gjysmë.

Kapaciteti maksimal i saj për të transportuar pasagjerë është 340 perona, kurse shpejtësia e udhëtimit është ngjitja 9-12 km/h, zbritja maksimumi 9 km/h.

pilatus-cogwheel-railway-86

pilatus-cogwheel-railway-62

pilatus-cogwheel-railway-52

pilatus-cogwheel-railway-32

pilatus-cogwheel-railway-210

pilatus-cogwheel-railway-12

Sulmi në Stamboll, mes viktimave edhe një shqiptar, dy të tjerë u plagosën

Posted: 02 Jan 2017 01:30 AM PST

 

Në mesin e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë në lokalin e natës në Stamboll ishin edhe tre persona me origjinë shqiptare.

Konkretisht, një i vdekur dhe dy të plagosur, raporton agjencia "Presheva Jonë", ndërsa nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.

Ata janë shtetas të Turqisë, por me origjinë shqiptare.

Nga sulmi i armatosur natën e ndërrimit të viteve 39 persona mbetën të vrarë dhe 69 u plagosën.

ISIS merr përgjegjësinë e masakrës në Turqi

Posted: 02 Jan 2017 01:24 AM PST

 

Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin terrorist që ndodhi natën e ndërrimit të viteve në një klub nate në Stamboll, duke vrarë 39 persona.

"Duke vazhduar operacionet e bekuara që Shteti Islamik ka zhvilluar kundër mbrojtësve të kryqit, në këtë rast Turqia, një ushtar heroik i Kalifatit ka goditur një nga klubet më të famshme të natës në të cilën të krishterët festojnë festat e tyre", thuhet në deklaratën e Shtetit Islamik.

Bombarduesi, sipas autoriteteve turke, vjen nga një vend i Azisë Qendrore, me sa duket nga Uzbekistani ose Kirgistan. Për kapjen e tij u mobilizuan mijëra forca të policisë në të gjithë vendin.

266171_3Ndërkohë policia turke ka publikuar foton e terrorist.

Sulmuesi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dyshohet të jetë nga Turkmenistani Lindor, Afganistani apo Çeçenia.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.

Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve.

Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit

Krijesat dhe fenomenet paranormale të kohëve moderne

Posted: 02 Jan 2017 01:06 AM PST

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë.

Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive.

Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s'mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Që kur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar

 

Krijesat e vogla
duendes-enanos-dvergar-jpg-tm

Që kur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

 

Grabitqarë të mëdhenj

imageresize2-jpg-tm
Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

 

"Doppelgangers"

doppelgangers-jpg-tm

Doppelgangers është fjalë enigmatike që vjen nga gjuha gjermane dhe që do të thotë kopja e ekzakte e një personi. Në kohët moderne personat që i besojnë teorive paranormale thonë se kanë parë një person në një vend të caktuar, për t'i takuar më vonë në një vend krejtësisht tjetër. Disa njerëz madje pretendojnë se në mënyrë të padiskutueshme kanë parë veten e tyre, të veshur me të njëjtat rroba duke theksuar se "kopja" e tyre është shfaqur njësoj e habitur.

 

Rrëshqitjet e kohës
time-slips
Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës. Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.

 

"Chupacabra"

chupacabra22-jpg-tm

Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.

 

Paniku në pyll

3428844239-9153a86c16-jpg-tm
Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.
Njeriu me kokë qeni
21-tiberiuscynocephali-jpg
Njeriu me kokë qeni është përfolur që prej kohëve të lashta. Ekzistenca e një krijese të tillë në kohët moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerëz që pretendojnë se kanë parë një të tillë. Shumë prej këtyre ngjarjeve thuhet se kanë ndodhur natën, pak raportime ka për ditën. Por ato që thonë se kanë parë një krijesë të tillë thonë gjithashtu se kanë parë një burrë me kokë qeni që ecën i qetë dhe indiferent rrugëve.

 

Njeriu si bastun i zi

stick-men-jpg-tm

Njeriu si bastun i zi është një tjetër qenie e kohëve moderne. Ai supozohet se është krejtësisht i zi dhe me një siluetë prej bastuni. Këto lloj krijesash thuhet se janë jashtëzakonisht të gjata. Koka e tyre është si një rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janë krejtësisht dy-dimensionalë. Zakonisht ato shihen natën, në mëngjes herët ose në muzg. Sipas "dëshmitarëve", ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanë ndjekur ato që i kanë parë.

 

Njerëzit hije

shadow-people

Çfarë janë njerëzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato që thonë që i kanë parë. Zakonisht ato janë figura të errëta, të cilët ecin papritur nëpër korridore, kalojnë nëpërmjet mureve, shfaqen në dhoma dhe zhduken menjëherë etj. Ato s'kanë asnjë qëllim, s'duket se shërbejnë si paralajmërues. A vijnë ato nga një dimension tjetër? Nga jeta e përtejme? Asgjë prej këtyre s'dihet, por dihet se ato që i shohin, s'i harrojnë më.

 

Fëmijët me sy të zinj

d

Nisi në vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrëfeu se i ishin afruar dy djem të vegjël teksa hynte në makinë. Ato i kishin kërkuar që t'i dërgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu një panik të çuditshëm e ndërkohë ndihej i detyruar për t'u hapur derën djemve. Më pas kishte parë sytë e tyre krejtësisht të zinj, pa asnjë pjesë të bardhë. Që prej kësaj historie, njerëz të tjerë kanë raportuar takimin me fëmijë të tillë.

5 lajmet më bombastike të 2016-ës që ishin te rreme

Posted: 02 Jan 2017 12:58 AM PST

 

Buz Feed ka bërë një përmbledhje të lajmeve të rreme që bënë bujë në vitin 2016.

Janë raportuar afërsisht 50 mijë lajme në mediat botërore gjatë vitit që lamë pas, ndërsa disa prej tyre ishin bombastike.

Në Amerikë lajmi që bëri bujë ishte se Obama do të ndalojë ndalimin e betimit për besnikëri nëpër shkolla. Ky lajmi u përhap shumë, por që doli i rremë.

Lajm sensacional ishte edhe ai se Papa Françesku e përkrahte Donald Trumpin në kandidimin për president të SHBA-ve.

Lajm i madh u bë edhe ai se gjoja një person ka prerë organin e tij gjenital me armë pas publikimit të një selfie të tij, lajm që doli të jetë gjithashtu i rremë.

Ndërkohë, edhe gruaja që infektoi 587 meshkuj me Hiv Aids, ishte lajmi që bëri xhiro në botë, por që në fund u përgënjeshtrua.

Një grua ka bërë jashtëqitjen mbi tavolinën e shefit pasi e ka fituar llotarinë, ishte lajmi tjetër që u bë hit në mbarë botën, por që në fund doli të ishte lajm i sajuar.

 

15 fakte që nuk i dini për “Kumbarin”

Posted: 02 Jan 2017 12:49 AM PST

Këto janë disa fakte në lidhje me kryeveprën e Francis Ford Coppola-s që përshtati filmin nga romani i Mario Puzo, që u shfaq në Nju Jork 45 vjet më parë (1972). Filmi "Kumbari" cilësohet gjerësisht si më i miri i historisë.

1- Francis Ford Coppola ishte në rrezik shkarkimi gjatë produksionit

Francis Ford Coppola nuk ishte regjisori i parë i Paramount Pictures që kishte në mendje "The Godfather". Elia Kazan, Arthur Penn, Richard Brooks, dhe Costa-Gavras të gjithë këta e refuzuan këtë punë. Dhe pasi filmimi nisi, drejtuesve nuk po u pëlqente shumë drama me të shtëna e Coppola-s. Ata donin një film me gangsterë më banalë dhe kështu deshën ta hiqnin Francis.

2- Coppola luftoi për të mbajtur logon e famshme

logio

Studio fillimisht donte të hiqte portreti e dorës me marionetën që ishte si logo filmi, por Coppola këmbënguli në mbajtjen e tij, sepse Puzo, autori i librit e kishte bashkë-shkruar skenarin me të.

3- Ai luftoi edhe për të mbajtur historinë si një dramë periodike

Duke marrë parasysh kostot, Paramount i kërkoi Copola-s të modernizonte skriptin që filmi të merrte pjesë në periudhën e vitit 1972 dhe xhirimet e filmit të bëheshin në Kansas, duke qenë se në Nju Jork ishte shumë shtrenjtë. Por Coppola përsëri i bindi që ta mbanin ngjarjen në Nju Jorkun e pas-Luftës së Dytë Botërore për të ruajtur integritetin e filmit.

4- Darkat familjare i ndihmuan të gjithë të hynin në karakter

Coppola mbante seanca të improvizuara prove për t'i future personazhet në karakter gjatë vakteve të familjes. Coppola kërkonte që secili personazh të jepte më të mirën e mundshme dhe i shihte provat si një element kryesor.

5- Paramount nuk donte Marlon Brando-n për rolin kryesor

Kur Coppola fillimisht përmendi Brando-n si një mundësi për Vito Corleone-n, kreu i Paramount, Charles Bluhdorn, i tha Coppola-s se ky aktor nuk do të "shfaqej kurrë në një xhirim të filmave Paramount". Por pasi u provua Laurence Olivier si Vito, u arrit në dakordësim që të merrej Brando por me tre kushte: – Duhet të bënte një provë në ekran, – do ta bënte filmin falas dhe – do të paguante nëse çdo gjë nuk shkonte siç duhej. Kur iu bë testi, drejtuesve u pëlqeu aq shumë Brando sa ia hoqën të dy kushtet e tjera dhe e morën në film.

6- As Al Pacino nuk ishte zgjedhja e parë për të luajtur Majkëllin

al-pacino-godfather-ftr

Studio donte Robert Redford ose Ryan O'Neal për të luajtur Michael Corleone, por Coppola gjithmonë kërkonte Al Pacino-n. Aktorë të tjerë, si Martin Sheen dhe James Caan (të cilët provuan të luajnë dhe Sonny-n), u testuan më parë për rolin e Michael.

7-Robert DeNiro bëri audicion për rolin e Sonny-t

de niro

Robert De Niro bëri audicion për rolin e Sonny-t, por Coppola mendonte se personaliteti i tij ishte shumë i dhunshëm për atë rol. De Niro më pas mori rolin e Vito Corleone-s kur ishte i ri në pjesën e dytë të Kumbarit dhe fitoi çmimin Aktori më i mirë Mbështetës.

8- Coppola e la jashtë skenën e dasmës dhe e ktheu atë në stilin guerrillas

Për t'i shtuar sa më shumë ndjenjë realiteti skenës së dasmë, edhe pse kishte vetëm dy ditë për ta xhiruar, Coppola e la kastin e aktorëve të improvizonin në prapaskenë dhe më pas xhiroi skenat që dëshironte.

9- Coppola i kthente gabimet në avantazh

Lenny Montana, që luajti rolin e Luca Brasi-t, ishte një mundës profesiost përpara se të bëhej aktor. Ai ishte aq nervoz në kryerjen e rolit të tij, sa që nuk arriti të xhironte as edhe një sekuencë gjatë një dite të tërë xhirimi. Duke mos pasur kohë, Coppola ndërroi skenën e Luca Brasi-t.

10-Kompleksi Corleone ishte një vend i vërtetë

Rezidenca u nxorr në shitje në vitin 2014 për 3 mln dollarë. Një çmim ky që tani vështirë se refuzohet.

11- Macja e Kumbarit ishte gjetje e momentit

Gjatë xhirimeve të përditshme, Coppola-s i kalonte shpesh nëpër këmbë një mace, dhe një ditë ai e kapi macen dhe i tha Brando-s që të improvizonte me të. Macja dukej që e donte aktorin aq shumë sa që shkonte në prehrin e tij gjatë gjithë ditës.

12- Pacino i përshtatej shumë mirë situatave

Ai ka ndenjur një ditë të tërë me nofull të mbyllur gjatë xhirimeve të para, pasi personazhi i tij u godit me grushta në fytyrë.

13- Koka famëkeqe e kalit ishte e vërtetë

Koka e kalit në shtratin e producentit të filmit nuk ishte e rreme. Produksioni mori një kokë të vërtetë kali nga një kompani ushqimi qensh.

14- Brando pranoi rolin e Vito-s nëse do të hiqej Burnt Reynolds

Marlon Brando pranoi të luante rolin e Vito Corleone-s me kushtin që Burt Reynolds, i cili do luante rolin e Sonny-t, të mos ishte i tillë. Brando e shihte atë si shumë të vakët për të qenë një yll televiziv.

15- Në fillim mendohej një ndërprerje e filmit

Filmi 175 minuta është më i gjatë se sa filmat standardë të Hollivudit, dhe në fillim mendohej të përfshihej një ndërprerje në mes të filmit, por kjo ide i bënte producentët të besonin se do të ulte vrullin e audiencës për të parë filmin.

Horoskopi, 2 janar 2017

Posted: 02 Jan 2017 12:34 AM PST

Dashi

Në sajë të influencës jo te mire te planetëve gjate kesaj dite, mund te keni disa divergjenca me partnerin tuaj sot. Tregohuni me te moderuar dhe ruani qetësinë. Beqarët do përkëdhelen tej mase nga yjet. Do e kenë te thjeshtë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Në planin financiar edhe pse do keni disa tronditje duhet te tregoheni optimiste. Mos ndërmerrni rreziqe te mëdha.

Demi

Ata qe jane ne nje lidhje do përjetojnë emocione te papërshkrueshme gjate kesaj dite dhe do ndihen si ne ëndërr. Shfrytezojeni diten deri ne sekondën e fundit. Per beqarët me ne fund do mberrije dashuria ideale qe kane pritur prej kohesh. Shikoni mire rreth e rrotull. Me shpenzimet duhet te tregoheni te matur. Vetëm kështu do t'i mbani financat te stabilizuara dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Per ata qe jane ne çift gjerat do shkojnë më së miri. Do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Klima per beqarët nuk do jete aspak e favorshme gjate kesaj dite. Mundohuni ta hiqni mendjen nga krijimi i nje lidhjeje sepse do merziteni mjaft. Buxheti do kete disa tronditje duke qene se do iu duhet te beni shpenzime te medha per festat e fundvitit.

Gaforrja

Nje ambient romantik do mbizoteroje sot ne jeten e çifteve. Partneri do iu pergatise surpriza te kendshme te cilat do ua mbushin jeten me gezim. Nese jeni ende vetem do realizoni disa takime interesante te cilat me gjasa do ua ndryshojne te ardhmen pergjithmone. Per sa i perket planit financiar duhet thene se shpenzimet e pamenduara dhe te nxituara do iu cojne ne katastrofe.

Luani

Ne parim jeta ne çift do jete e mire. Do jeni shume te lidhur me te dashurin e zemres suaj dhe do flisni per gjithcka me te. Disa do sqarojne edhe disa pengje te hershme. Beqarët do kene aventura me shumice por disa edhe dashuri me shikim te pare. Tregohuni te vemendshem. Ne planin financiar mos prisni qe buxheti te arrije fundin per te marre masa dhe per te ulur shpenzimet.

Virgjeresha

Nese jeni ne nje lidhje duhet te tregoheni te matur kur flisni me partnerin dhe here pas here te beni ndonje tolerim te vogel. Nuk iu kushton asgje. Beqareve do iu shtohet edhe me shume deshira per te krijuar nje lidhje. Kerkoni dhe do te gjeni me siguri. Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni transaksione te rendesishme. Me ne fund do vendoset ekuilibri buxhetor.

Peshorja

Venusi do jete planeti qe do e mbroje sot jeten tuaj ne çift. Kur te jeni prane atij qe dashuroni do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet qe keni pasur me perpara. Beqarët nuk do jene ne kerkim te dikujt por planetet do iu shfaqin perpara nje person interesant dhe qe nuk duhet lene te ike. Nga ana tjeter, me financat beni kujdes. Pyesni specialistet per cdo dyshim.

Akrepi

Çiftet ka rrezik te kalojne nje dite delikate dhe te mbushur me debate sot. Beni kujdes me gjithcka qe do thoni sepse nuk ka me kthim mbrapa. Beqarët edhe pse do kerkojne shume nuk do e gjejne personin qe kane enderruar. Beni durim dhe mos ndermerrni hapa te nxituara. Ndikimi i Saturnit do jete negativ tek financat. Nuk rekomandohen te bëhen shpenzime me teprice.

Shigjetari

Nese keni pasur disa mosmarrëveshje me partnerin kohet e fundit, beni çmos qe t'i zgjidhni sot. Vetem ne kete menyre atmosfera ne çift do te ngrohet dhe ju do jeni me te qete. Beqarët do kene nje nga takimet vendimtare i cili do ua ndryshoje jeten njehere e përgjithmonë. Mos rrezikoni shume ne planin financiar nese nuk doni te perballeni me telashe. Ulni edhe shpenzimet.

Bricjapi

Ju dhe partneri do jeni nje ekip i forte gjate kesaj dite dhe askush nuk mund t'iu pengoje rrugen qe keni nisur. Do i shprehni hapur ndjenjat. Beqarët nga ana tjeter do kene takime te shumta por nuk do arrijne dot te vendosin se cili person iu pelqen me te vertete. Merrni kohen e duhur per te reflektuar. Ne planin financiar do jeni te qarte per ate qe duhet te beni qe buxheti mos tronditet.

Ujori

Çiftet do e thellojne edhe me teper lidhjen e tyre dhe do ndihen me te qete. Nese mundeni dilni per darke me partnerin. Per beqarët sot do jete dite e shenuar. Jo vetem qe do keni takime por do mund te krijoni edhe lidhjen qe keni enderruar prej kohesh. Shfrytezojeni diten deri ne maksimum. Financat do permiresohen per shkak te disa parave qe do merrni.

Peshqit

Ata qe jane ne nje lidhje do kalojne momente shume te kendshme sot prane atij qe dashurojne dhe do duan qe dita te mos kishte fund. Do jeni sensuale dhe sharmante. Beqarët edhe pse nuk do e gjejne as sot dashurine nuk do e humbin optimizmin se nje dite do e krijojne lidhjen e enderruar. Pritet qe financat te kene nje permiresim te lehte. Kjo nuk do te thote qe te rrisni shpenzimet.

Leje pune në Gjermani edhe këtë vit, si duhet ta shfrytëzoni mundësinë

Posted: 02 Jan 2017 12:30 AM PST

 

Në 2015-ën mijëra vetë u përpoqën të gjejnë me kërkesa për azil një vend pune në Gjermani. Qeveria gjermane krijoi një alternativë. Atë po e shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë vetë.

Për shumë të papunë në Ballkanin Perëndimor Gjermania është vendi i ëndrrave. Programi i nisur një vit më parë për punëtorët imigrantë nga Ballkani Perëndimor ka gjetur jehonë të mirë në rajon. Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2016, Agjencia Federale për Punën (BA) u dha leje pune – zyrtarisht miratim paraprak – tri herë më shumë meshkujve dhe femrave nga Ballkani Perëndimor se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rezulton në një bilanc provizor të Agjencisë me qendër në Nyrnberg.

Deri në fund të nëntorit patën marrë leje nga Agjencia për të punuar në Gjermani rreth 50.000 shqiptarë, boshnjakë, serbë, malazezë, maqedonas dhe kosovarë. Për këtë ata qenë të detyruar të paraqisnin një ofertë të caktuar që e kanë pasur nga Gjermania për punë ose për të kryer një kurs kualifikimi. Midis janarit dhe nëntorit 2015, një leje të tillë e morën vetën 16.500 vetë.

Qeveria federale gjermane reagoi me programin për punëtorët imigrantë ndaj rritjes masive të numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. Meqenëse shumica patën ardhur për shkak të punës në Gjermani, Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) i refuzoi gati 100 përqind kërkesat e tyre për azil. Rregulli i ri u lejon njerëzve nga Ballkani Perëndimor që të vijnë si imigrantë punë në Gjermani – me kusht që të mos kenë përfituar në dy vitet e fundit shërbime nga ligji për shërbimet ndaj azilkërkuesve.

Më shumë aplikime nga Kosova

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, ata që e përdorin më shumë programin janë kosovarët: numri i lejeve të punës të dhëna kosovarëve në njëmbëdhjetë muajt e parë të 2016-ës u shtua me 263 përqind, duke arritur 16400 leje pune të dhëna, i ndjekur nga boshnjakët me 15400 vetë (shtesë prej 245 përqind) dhe serbët me 10350 leje pune të dhëna (një shtesë prej 283 përqind). Në më shumë se 10.000 raste, Agjencia Federale e Punës i refuzoi kërkesat nga Ballkani Perëndimor.

Ministria Federale e Punës ndërkohë tërheq vëmendjen në faktin se jo çdo dhënie miratimi paraprak për të nisur punë në Gjermani bëri që të prekurit të largoheshin nga atdheu në drejtim të Gjermanisë. Këtë e tregon numri i vizave të punës të dhëna në fakt nga përfaqësitë diplomatike gjermane në botën e jashtme. Deri në fund të nëntorit, sipas dijenisë së Ministrisë, të cituar nga dpa, u dhanë vetëm 14426 viza pune ndaj qytetarëve të gjashtë shteteve ballkanike. Por numri i miratimeve paraprake për leje pune megjithatë ishte katër herë më i lartë.

Vetë Ministria e Jashtme gjermane flet për 21000 kërkesa të përpunuara për një vizë pune në përfaqësitë diplomatike në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Ky numër i përfshin edhe kërkesat e refuzuara. Ministria e Jashtme gjermane bën të ditur se “përmes rregullit të ri për shtetet e Ballkanit Perëndimor, mundësitë e imigrimit për punës janë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, kështu që në bazë të kësaj kemi një rritje të madhe të shifrave të atyre që kërkojnë viza.”/DW

INTERVISTA/ “Ja pse Turqia është jashtë kontrollit”

Posted: 02 Jan 2017 12:26 AM PST

 

MARTA OTTAVIANI

Një vend tashmë jashtë kontrollit. Turqia është në qendër të sulmeve terroriste edhe për faj të forcave të sigurisë dhe një shërbimi inteligjent që nuk është më ai i pari.

Turqia po kalon një fazë destabiliteti e destinuar të zgjasë,.

Nihat Ali Ozcan, një nga ekspertët kryesorë të sigurisë në Turqi shpjegon për La Stampa-n se kuadri ndërkombëtar nuk e ndihmon Gjysmëhënën, sepse përgjegjësitë janë edhe politike.

Nihat Ali Ozcan, Turqia e nis 2017-ën me gjak, me një atentat në një vend simbolik. Çfarë ideje ke krijuar për sulmin në Reina? 

Sulmi është sigurisht një atentat xhihadist, me shumë mundësi i lidhur me Isis. Por nuk do të përjashtoja as al-Nusran dhe as lëvizjet që po qarkullojnë në Turqi që inspirohen nga Shteti islamik, duke bërë të mundur që atentatorët të vijnë nga shtresat radikale të popullsisë.

Në një muaj katër atentate me objektiva të ndryshëm. Çfarë po ndodh në Turqi. Është e mundur që Ankaraja nuk është më në gjendje të kontrollojë vendin e saj?

Prej të paktën dy vitesh, Turqia është në një shënjestër të disa siglave të ndryshme terroriste. Është terrorizmi me origjinë kurdo-separatist më të cilin Ankaraja prej kohësh i është dashur ti bëjë llogaritë. Ndërsa në dy vitet e fundit është rritur në mënyrë domethënëse terrorizmi me origjinë xhihadiste. Situata nuk është e thjeshtë, por ka edhe përgjegjësi konkrete pse kemi arritur deri këtu.

Cilat?

Politizimi i sigurisë dhe i shërbimeve inteligjente për shembull.

Dhe jo vetëm nga grushti i dështuar i shtetit në 15 korrikun e kaluar, pas të cilit u futën në burg dhe u hoqën mijëra policë dhe ushtarakë.

Fenomeni është aktiv që prej 10 vitesh.

Gjeneralë, të graduar të forcave ushtarake, inspektorë, drejtuar ose edhe agjentë të thjeshtë hiqeshin nga detyrat e tyre, ose spostoheshin në reparte ku me kompetencat e tyre mund të shërbenin pak.

Në këtë pikë duhet shtuar mungesa e bashkëpunimin me shërbimet inteligjente të tjera për shkak të kontrasteve të politikës së jashtme turke. Shkëmbimi i informacioneve mes shërbimeve sekrete të disa shteteve më Turqinë është çelësi për sigurinë e vendit.

Duket se siguria në Turqi fut ujë nga të gjitha anët. Si dilet nga kjo situatë?

Zgjidhja në terma afatshkurtër më duket e pamundur. Ankaraja po tregon se ka vështirë serioze për të luftuar terrorizmin, i çdolloj tipi qoftë ai. Mungon një plan strategjik me spektër të gjerë, ka mungesa në protokollet e sigurisë dhe gabime elementare.

Zemërimi për të nisur gjuetinë ndaj ndjekësve të Fethullah Gulen (ish-aleat dhe tani kundërshtar i Erdogan, i akuzuar si urdhëruesi i grushtit të dështuar shtetit) bëri që shërbimet e sigurisë të harronin gjithçka tjetër.

Pse gjithnjë Turqia?

Kryesisht për tre motive. I pari për prezencën e çdo lloj tipi terrorizmi të ndryshëm në vend që do të thotë shënjestra të ndryshme, mjafton që të jenë të përgjakshme.

E dyta është se Turqia falë rritjes ekonomike në vitet e kaluar, ka bërë që në vend të hapen kompani të shumta të huaja me një prezencë të madhe të huajsh.

E treta është se me politikën e jashtme Turqia ka krijuar shumë armiq.

Por ka edhe një tjetër aspekt që nuk duhet nënvlerësuar.

Cili?

Pozicioni gjeografik mund të jetë një pikë në favor, por edhe një telash. Turqia me pozicionin e saj është një strehim natyral për luftëtarët e huaj që vijë nga Siria, që nuk kontrollohen dot edhe për shkak të boshllëqeve të sigurisë.

Për fat të keq, atentati i Reinas nuk do të jetë i fundit.

/Dita

Related Posts :