Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Analistët serbë: Duhet ta marrim veriun e Kosovës, por për dallim nga shqiptarët s’jemi të gatshëm të luftojmë e Perëndimi na “kallë”!” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Analistët serbë: Duhet ta marrim veriun e Kosovës, por për dallim nga shqiptarët s’jemi të gatshëm të luftojmë e Perëndimi na “kallë”!” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Analistët serbë: Duhet ta marrim veriun e Kosovës, por për dallim nga shqiptarët s’jemi të gatshëm të luftojmë e Perëndimi na “kallë”!

Posted: 13 Jan 2017 02:14 PM PST

"Nëse shqiptarët nxisin dhunë në Kosovë, Serbia duhet të njëjtin moment të përgjigjet duke marrë veriun e Kosovës", thotë analisti ushtarak serb, Mirosllav Llazanski.

"Gjatë marsit 2004, janë tërhequr NATO dhe KFOR-i. Atëherë kemi mundur me tanke të futemi deri te Ibri e ta caktojmë kufirin që këtë pjesë së paku ta mbajmë", ka thënë ai, transmeton Telegrafi. "Por, shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën e jo ne. Ky është dallimi".

Ndërkaq, profesori i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragishiq, thotë se hyrja e Ushtrisë serbe në Kosovë do të nxiste reagim të madh të ndërkombëtarëve.

"Atë që ua lejojnë shqiptarëve nuk na lejojnë neve. Nëse shqiptarët do të bënin plan për spastrim etnik, një 'Stuhi 2', hyrja e Ushtrisë sonë do të arsyetohej, por reagimi i Perëndimit do të ishte më i ashpër se më 1999". /Telegrafi/

The post Analistët serbë: Duhet ta marrim veriun e Kosovës, por për dallim nga shqiptarët s'jemi të gatshëm të luftojmë e Perëndimi na "kallë"! appeared first on Telegrafi.

Qeveria ta pamundësojë ardhjen e trenit serb në Kosovë, Serbia po përgatit befasi tjera

Posted: 13 Jan 2017 01:33 PM PST

Pas 18 vjetësh, Serbia po bëhet gati që nesër ta lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë.

Lidhur me këtë çështje, autoritet e Kosovës përveç që e kanë cilësuar këtë si veprim ilegal, nuk kanë bërë të ditur se cilat do të jenë masat konkrete që do të ndërmarrin nesër që ta parandalojnë hyrjen e këtij treni në territorin e Kosovës.

Këtë veprim të Serbisë, njohës të çështjeve të sigurisë dhe analistët e shohin si provokim dhe agresion të radhës.

Burim Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se treni paraqet agresion, e se nuk është tren për qarkullim të njerëzve dhe mallrave.

Ky është treni serb që do ta shkelë sovranitetin e Kosovës – brenda dhe jashtë është plot provokime (Foto) Ky është treni serb që do ta shkelë sovranitetin e Kosovës – brenda dhe jashtë është plot provokime (Foto)

"Nuk ka të bëjë me liri të lëvizjes e as me komunikim ndërnjerëzor. Institucionet e Kosovës qartësisht duhet të pamundësojnë hyrjen e ‘trenit’ në Kosovë. Jam i bindur se institucionet kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballë me këtë agresion. Duhet të ketë vendimmarrje të vendosur dhe të përkushtuar", ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se tensionimi i situatës në veri të Kosovës është duke u rritur gradualisht, porse kjo kërkon qasje të matur dhe të fuqishme nga institucionet e Kosovës.

"Në të njëjtën kohë, duhet marrë mbështetjen e prezencës ndërkombëtare ushtarake, për të arritur përpjekjet e përbashkëta për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë kombëtare të Kosovës", u shpreh Ramadani.

Edhe njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, e sheh si provokim ardhjen e këtij treni, duke theksuar se kjo përbën ndërhyrje dhe amortizim të institucioneve të vendit tonë. Në një prononcim për Telegrafin ai ka theksuar se viti 2017 do të jetë viti më sfidues për institucionet e vendit tonë, duke shtuar se shteti fashist serb dëshiron me çdo kusht të nxisë trazira në veri të Kosovës.

"Shërbimet inteligjente serbe janë duke bërë gjithçka për t’i realizuar skenarët e vet. Muri te ura, hedhja e bombës në objektin e Qeverisë së Kosovës, si dhe kjo e fundit kur me 14 janar vjen treni nga Serbia, janë provokime të rënda për shtetin e Kosovës . Në tren janë vendosur mbishkrimet provokuese, si ‘Kosova është Serbi’, si dhe përmbajte të tjera fyese. Ardhja e trenit, pa lejen e autoriteteve të Kosovës përbën ndërhyrje dhe amortizim të institucioneve të vendit tonë", u shpreh Islami.

Edita Tahiri Edita Tahiri "i lutet" BE-së që ta ndal trenin ilegal të Serbisë

Ai ka shtuar se ky nuk do të jetë i vetmi provokim, pasi do të kemi shumë "befasi” tjera nga Serbia, shtet ky që gjithmonë ka shkaktuar luftëra të përgjakshme.

Islami theksoi se treni përveçqë është provokim, është edhe test për institucionet se nëse nuk ndalen nesër ku me ditë se me çka do të hyjnë herëve tjera.

Në anën tjetër, analisti Imer Mushkolaj lëshimin në qarkullim të këtij treni e sheh si provokim të Serbisë.

"Serbia po i vazhdon provokimet, ngase e ka kuptuar se institucionet kosovare nuk reagojnë. Në vend se të ndërmerren veprime institucionale karshi këtyre akteve ilegale, Qeveria mjaftohet me komunikata e lutje Brukselit që të ndërhyjë", ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Pajaziti: Muri, treni dhe skenarët e tjerë të Serbisë, rezultat i fitoreve që kemi arrit në bisedime!? (Video) Pajaziti: Muri, treni dhe skenarët e tjerë të Serbisë, rezultat i fitoreve që kemi arrit në bisedime!? (Video)

Ai ka theksuar se linja do të funksionojë pa problem, siç funksionojnë edhe institucionet tjera paralele serbe gjithandej vendit.

Lidhur me këtë problem, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i është drejtuar me një letër Bashkimit Evropian nga i cili ka kërkuar që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës. Ajo ka theksuar se Serbia po vazhdon me provokime të rënda, të cilat janë në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit. /Telegrafi/

The post Qeveria ta pamundësojë ardhjen e trenit serb në Kosovë, Serbia po përgatit befasi tjera appeared first on Telegrafi.

Pajaziti: Muri, treni dhe skenarët e tjerë të Serbisë, rezultat i fitoreve që kemi arrit në bisedime (Video)

Posted: 13 Jan 2017 01:07 PM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se është trishtuese që elita politike e Serbisë me të kaluarën që e kanë po arrijnë ta mashtrojnë nomenklaturën politike të BE-së.

Pajaziti në emisionin Rrokum Roll sa i përket linjës së re hekurudhore Beograd- Mitrovicë, u shpreh se ky është një provokim i radhës i Serbisë.

"Serbia po vazhdon të abuzojë me gatishmërinë tonë për dialog dhe se po abuzon edhe me vetë serbët që janë në Kosovë të cilët po rrezikon t'i izoloj", ka thënë Pajaziti.

Ai ka përmendur edhe rezolutën për lirimin e Haradinajt, për të cilën ka thënë se të gjithë deputetët kanë dashur që të lirohet Haradinaj.

Pajaziti ka thënë se e jona është të punojmë për t'i zgjidhur problemet që i kemi të shumta në vend.

Sipas tij, simbolikat e Serbisë, sikur është treni dhe muri janë provokime që nuk sjellin prespektivë por vetëm izolim për Serbinë.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se është e rëndësishme që muri në veri duhet të largohet, por ngjarjet e fundit kanë bërë që këto edhe munden me qenë të ndërlidhura.

"Rasti i trenit dashtë e pa dashtë do të bëhet temë e parlamentit, por duhet pa sa janë efektive këto mënyra që këto abuzime të Serbisë të stopohen", ka shtuar Pajaziti.

Ky tren i duhet sikur Kosovës ashtu edhe Serbisë, por ky tren në këtë mënyrë nuk mundet të bëhet urë komunikimi por urë ndarje dhe izolimi dhe kjo do t'i kushtojë më së shumti vetë serbëve në Kosovë.

"Serbia po e shantazhin progresin e Kosovës, dhe kjo ka ndodhur gjithmonë me Serbinë sa herë që vendi ynë ka pasur progres, Serbia ka dalë gjithnjë me një provokim sikur është tash rasti i murit por edhe i trenit", ka nënvizuar Pajaziti.

Derisa për kauzat e opozitës ai ka thënë se edhe ata duhet të punojnë për të mirën e vendit, e në këtë rast edhe për liberalizimin e vizave.

The post Pajaziti: Muri, treni dhe skenarët e tjerë të Serbisë, rezultat i fitoreve që kemi arrit në bisedime (Video) appeared first on Telegrafi.

Daçiqi: Deklarata e Mustafës, dëshmi e politikës shqiptaromadhe

Posted: 13 Jan 2017 12:14 PM PST

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili pas bisedimeve me një delegacion nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka thënë se priti përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore.

Daçiq thotë se kjo deklaratë është provokim i Mustafës, transmeton Telegrafi.

“Kjo është dëshmia më e hapur e politikës shqiptaromadhe që paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon. Pse kanë heshtur tash zyrtarët botërorë dhe evropianë, të cilët këto ditë ishin të angazhuar me kujdesin e tyre për Haradinajn? A do të heshtnin kur dikush nga Beogradi do të thoshte se Banja Lluka është Serbi Perëndimore", ka thënë ai. "Serbia po angazhohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, por nuk do të mundet më të durojë pafytyrësinë dhe standardet e dyfishta". /Telegrafi/

The post Daçiqi: Deklarata e Mustafës, dëshmi e politikës shqiptaromadhe appeared first on Telegrafi.

Ujëvara e ngrirë e Mirushës e xhiruar nga droni është një mrekulli e natyrës që nuk duhet humbur (Foto/Video)

Posted: 13 Jan 2017 12:05 PM PST

Dimri erdhi dhe, sa herë vjen kjo stinë, mahnitemi se sa shpejtë dhe sa shumë ndryshon pamja e një vendi. Shembulli më i mirë për këtë janë ujëvarat. I njohim të jenë plotë jetë, të rrëmbyeshme dhe të zhurmshme, por kur dimri vjen ato ngrihen dhe gjithçka duket ndryshe…

"Ujëvarat e Mirushës" është Monument i Natyrës…

Ditë më parë, Ujëvara e Mirushës – që ndodhet në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës – u bë lajm jo vetëm në mediat vendore, por edhe atyre të huaja, si AFP dhe CTV News. E gjithë kjo pasi ajo është ngrirë dhe ky fenomen i rrallë ofron një pamje unike, transmeton Telegrafi.

Bukuri e rrallë në 598.4 hektarë

Në këtë stinë e bukura shfaqet në ngjyrë të bardhë. Për ta shpërfaqur këtë bukuri, duhet të luftosh me ngricat, me temperaturat gjithmonë në zbritje, ditët e shkurta e rrugët të rrëshqitshme. Por, kjo nuk i ndalon njerëzit si Arton Krasniqi të eksplorojnë bukuritë e Kosovës dhe më pas ato t'ia shfaqin ato publikut, pasi jo të gjithë kanë mundësi t’i shijojnë nga afër.

Ujëvara e ngrirë e Mirushes…

Ujëvarat janë frymëzim për Artonin, i cili me dron na mundësoi ta shikojmë madhështinë e kësaj bukurie natyrore nga perspektivat të ndryshme e mahnitëse.

Zakonisht jemi mësuar të shikojmë ujëvara teksa rrjedhin, por jo shpesh kemi pasur mundësinë ta shikojmë atë të duket e ndalur në kohë. Kur kjo ndodh, uji i ngrirë nxjerrë forma akujsh të pazakontë, por spektakolare.

Të ftohtit që mbretëroi në Kosovë në këtë fillim janari nuk i rezistoi as rrjedha e Mirushës…

Jeta e një ujëvare të tillë, të ngrirë, është e shkurtë dhe një ngjarje e tillë e rrallë është atraksion për shumëkënd, sidomos për artistët e fotografisë.

Një qytetar duke shijuar format e mrekullueshme të akullit…

Ujëvara e Mirushës është park që paraqet me rëndësi të madhe për Kosovën. Sipas IUCN-it, zona i përket kategorisë "Peizazh i mbrojtur", kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë "Monument natyror".

Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës

Në këtë park, lumi Mirusha – në pjesën e fundit të rrjedhës së tij – kalon nëpër një grykë që njihet si Kanjoni i lumit Mirusha. Këtu ai krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐ hidrologjik dhe një peizazh atraktiv për vizitorët.

E ngrirë, por e bukur… 

Ajo ka bukurinë e saj edhe në motin e ngrohtë, po aq sa në dimër. Ndaj, ju ftojmë ta shikoni videon e postuar më poshtë, për ta shijuar këtë mrekulli natyrore të Kosovëstë të xhiruar edhe gjatë verës. /Telegrafi/

Panoramë mahnitëse e Ujëvarës së Mirushës:

The post Ujëvara e ngrirë e Mirushës e xhiruar nga droni është një mrekulli e natyrës që nuk duhet humbur (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Shpend Ahmeti me “poezi” për problemet në Kosovë

Posted: 13 Jan 2017 11:55 AM PST

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka radhitur në formë të vargjeve të poezisë problemet e fundit me të cilat po përballet Kosova që janë arrestimi i Ramush Haradinajt, linja hekurudhore Beograd- Mitrovicë, muri në veri etj.

Postimi i plotë:

"Muri ndërtohet!
Edita ankohet në BE!
Isa dënon provokimin!
Hashimi thotë se muri nuk do të lejohet!
Kuvendi kalon rezolutë
Muri qëndron!
Ramushi arrestohet në France me fletëarrest të Serbise
Edita ankohet në BE!
Isa dënom provokimin!
Hashimi thotë se kjo nuk do të tolerohet!
Kuvendi nuk kalon rezolutë!
Ramushi mbahet në Francë!
Treni paralajmërohet!
Edita ankohet nê BE!
Isa dënon provokimin!
Hashimi thotë se treni nuk do të lejohet!
Kuvendi kalon një rezolutë!
Treni vjen!"(sic.)./Telegrafi/

The post Shpend Ahmeti me "poezi" për problemet në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Ibishi: Kosova, në situatë të rëndë me Specialen (Video)

Posted: 13 Jan 2017 11:29 AM PST

Gjykata Speciale do të sjell një situatë të rëndë në Kosovë, është shprehur në emisionin "FaktPlus", Nuredin Ibishi. deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri.

Sipas tij, kjo formë e drejtësisë selektive merr kohë. Ndërsa, sa i përket lirimit me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ishte një veprim i pritur nga aspekti procedural.

Sipas tij, autoritetet kosovare nuk kanë marrë hapa konkret që të hiqen fletarrestet e lëshuara nga shteti i Serbisë. /Tribuna Channel/

The post Ibishi: Kosova, në situatë të rëndë me Specialen (Video) appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Shtetit deklarohet për arrestimin e djalit të gjykatëses në Deçan (Video)

Posted: 13 Jan 2017 11:08 AM PST

Prokuroria e Shtetit gjatë ditës së djeshme ka kuptuar për informacionet e publikuara në platformën KALLXO.com, se familjarë të përgjegjëses së Gjykatës në Deçan janë përfshirë në një kërkesë për ryshfet, me qëllim të përshpejtimit të një lënde në gjykatë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

"Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe kontakteve të marra me dëshmitarët e mundshëm të këtij rasti, është bërë e mundur që gjatë ditës së sotme, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës të arrestohet shtetasi F.T.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore të prokurorisë dhe Policisë, e me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, fillimisht është shoqëruar e më pas edhe është ndaluar edhe gjyqtarja mbikëqyrëse e Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Deçan, S. T. dhe Prokuroria në pajtim me dispozitat ligjore të KPP-së do të kërkojë nga gjykata kompetente zbatimin e masave adekuate ndaj të dyve për sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurë penale.

Prokuroria e Shtetit inkurajon qytetarët që në vazhdimësi të denoncojnë raste të korrupsionit e po ashtu shpreh gatishmërinë dhe vullnetin, që ashtu sikurse ka ndodhur disa herë deri më tani, që të bashkëpunojë me media dhe organizata të cilat kanë informacione për aktivitete kriminale në shoqërinë tonë duke siguruar zbatimin e barabartë të ligjit penal për të gjithë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Prokuroria e Shtetit deklarohet për arrestimin e djalit të gjykatëses në Deçan (Video) appeared first on Telegrafi.

Një lajm i mirë vjen nga SHBA-të për Ramush Haradinaj

Posted: 13 Jan 2017 10:48 AM PST

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë në Francë edhe pas lirimit me kusht, ku u arrestua ditë më parë për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Mirëpo pavarësisht kësaj një lajm i mirë i ka arritur Haradinajt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se SHBA ka aprovuar kërkesat e tyre për viza.

Postimi i plotë:

"Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!"(sic.)./Telegrafi/

The post Një lajm i mirë vjen nga SHBA-të për Ramush Haradinaj appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Serbia po kthehet në Kosovë

Posted: 13 Jan 2017 10:24 AM PST

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se marrëveshjet e Thaçit e Mustafës me Beogradin, kanë bërë që Serbia të kthehet në Kosovë.

"A DONI DËSHMI TJETËR PËR DORËHEQJEN E QEVERISË SE KOSOVËS?

Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?! Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë!

Qytetarët duhet të shikojnë se çka prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit v2015!

Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve ju pata thënë: Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë!

Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota?!

Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan!

Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj Qeverie?!", ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Krasniqi: Serbia po kthehet në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :