Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Armando Sadiku në “radarët” e Palermos” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Armando Sadiku në “radarët” e Palermos” plus 9 more Gazeta SHQIP


Armando Sadiku në “radarët” e Palermos

Posted: 03 Jan 2017 02:47 AM PST

Mund të jetë Seria A e ardhmja e Armando Sadikut, sulmuesit shqiptar të Zyrihut në Challenge League. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për zëra të merkatos, që nuk mungojnë gjatë muajit të parë të vitit. Palermo, aktualisht në vendin e 18-të në Serinë A, synon të bëjë blerje të rëndësishme me qëllim qëndrimin në elitën e futbollit italian, dhe një ndër elementët më të rëndësishëm që presidenca siciliane synon për fazën sulmuese është 25-vjecari i kombëtares shqiptare.

Mediat italiane i mëshojnë faktit se Sadiku është një golashënues i spikatur, duke iu referuar statistikave të karrierës së tij në futbollin zvicëran.

Gjatë pjesës së parë të sezonti aktual me Zyrihun shqiptari ka mundur të shënojë vetëm 5 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, por nuk duhet harruar fakti që për shumë javë ka qëndruar në infermieri për arsye dëmtimi.

Zyrihu kryeson kampionatin me 48 pikë, 12 më shumë se Xamaxi i vendit të dytë, diferencë kjo thuasje e parikuperueshme nëse merret në konsideratë edhe cilësia mes dy skuadrave. Për këtë arsye drejtuesit e klubit zvicëran nëse vjen një oferta e duhur, nuk do të ngurronin ta shisnin Sadikun për të cilin i ka dyert e hapura edhe Lugano në Superligën e Zvicrës, skuadër që drejtohet nga Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit në kombëtaren shqiptare.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, identifikohet atentatori i Stambollit; e zbuluan fqinjët

Posted: 03 Jan 2017 02:41 AM PST

Quhet Iahke Mashrapov dhe është 28 vjeç autori i dyshuar i masakrës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve. Autori i mundshëm ka një pasaportë të Kirkizstanit, sipas asaj që raporton televizioni shtetëror, me të cilën është pajisur në republikën ish-sovjetike të Azisë qendrore në 21 tetor. Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar edhe gruaja e "killerit", e ndaluar në provincën e Konias, ku bashkëshorti ka mbërritur me të dhe dy fëmijët në fund të muajit nëntor.

Atentatori i Vitit të Ri ndodhej në Turqi prej më pak se një muaji, sipas të dhënave të lëvizjeve të tij nga ana e shërbimeve të inteligjencës turke. Ai kishte mbërritur në 20 nëntor me familjen. Dy ditë më pas kishte shkuar në Konia për arsye pune, sipas asaj që kishte deklaruar vetë ai në atë periudhë.

Kishte marrë me qira një apartament përmes një agjencia imobiliare, duke paguar paradhënie për 3 muaj radhazi. Ata që e kanë denoncuar në polici, pas shpërndarjes dhe publikimit të fotos së tij në mediat turke, kanë qenë fqinjët e shtëpisë.

Në ndjekje të Mashrapov janë vënë me mijëra agjentë dhe policë në të gjithë Turqinë.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Arhusi, kryeqyteti kulturor danez i Evropës 2017

Posted: 03 Jan 2017 02:27 AM PST

Motoja e Arhusit 2017 është: “Let’s rethink!”. Kryeqyteti kulturor danez i Evropës synon të presë gjatë vitit 2017 deri në 10 milionë vizitorë

Arhusi ka rreth 250,000 banorë dhe është qyteti i dytë më i madh i Danimarkës dhe madje edhe qyteti më i vjetër i vendit. Nga gërmimet është zbuluar se qyteti është themeluar nga vikingët në shekullin e 8-të. Qyteti, i cili shtrihet në grykëderdhjen e një lumi quhej në të kaluarën Aros, që do të thotë deltë lumi dhe lidhet me vendndodhjen e tij në lumin “Aarhus Å”.

Edhe pse një qytet i rëndësishëm universitar dhe kulturor Arhusi është gjithmonë nën hijen e Kopenhagës. Por viti i ri pritet të sjellë ndryshimin e madh. Kryeqyteti kulturor danez i Evropës pret gjatë vitit 2017 deri në 10 milionë vizitorë.

Arhusi e ndan titullin kryeqytetet kulturor i Evropës për vitin 2017 me Pafosin në Qipro.

Motoja e Arhusit si kryeqytet kulturor 2017 është: “Let’s rethink!” – “Le të mendojmë edhe një herë!” Artistë nga e gjithë bota janë ftuar për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes. “Arti mund të ndryshojë botën”, Olafur Eliasson, artist instalimesh, është i bindur për këtë. Ai është bërë së fundi i njohur me aksionin e tij me blloqet e akullit nga akullnaja Vatnajëkull e Islandës të cilat i vendosi që të shkriheshin në sheshin para ndërtesës ku zhvillohej Samiti Botëror i Klimës në Paris.

Tema të tjetra që do të trajtohen prej artistëve dhe shkrimtarëve në Aarhus janë shtëpitë verore, rëndësia e qyteteve, hapësirat e jetesës, muzika popullore dhe madje edhe garat me makina.

Edhe feja do të luajë një rol në aktivitetet e vitit 2017 në kryeqytetin kulturor danez të Evropës. Teatri Svalegangen do të ofrojë projektin artistik “Çliroje liturgjinë fetare!” Ideatorë të këtij projekti janë peshkopi luterian i Arhusit, Poul Henning Bartholin dhe drejtori artistik i teatrit, Per Smeedegaard.

Fjala është për modernizimin e meshave, gjatë të cilave në vend të këngëve fetare do të këndohen këngë të muzikës së lehtë. Një nga shfaqjet do të jepet në katedralen e Arhusit. Në këngët e përzgjedhura nuk do të ketë asnjë këngë dashurie, por vetëm këngë tekstet e të cilave konsiderohen si “ekzistenciale”, sikurse thotë Per Smeedegaard.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

BANDAT BERISHA-META NUK KANË SHPËTIM NË 2017-ËN

Posted: 03 Jan 2017 02:19 AM PST

Sparta NGJELA

Erdhi koha për shqiptarët që t’i mundin përfundimisht hordhitë e brendshme abuzuese. Viti 2017 do të jetë viti i suksesit historik shqiptar.
Historia ka qenë gjithmonë e kursyer me ta, sepse shqiptarët hynë vonë dhe fare të vetëm në rrjedhën e qytetërimit Europian.

Shqipëria duhej të ishte një shtet i madh shqiptarësh, por lindi shumë i vogël, dhe shqiptarët rritën padrejtësisht territoret e fqinjëve. Por, megjithatë, Shqipëria mbijetoi deri më sot me vuajtje të tejskajshme shoqërore: me varfëri dhe me izolim, me diktaturë dhe me vjedhës të pasurisë kombëtare. Por ja që mbijetoi.

Tani, këti vit, fillon pa ndërprerje revanshi i moralitetit shqiptar kundër sunduesit hajdut. Shqiptarët nuk i ndëshkuan dot krimet e diktaturës çnjerëzore hoxhiste në Shqipëri, por koha e solli që të ndëshkojnë abuzimin e këtyre banditëve që kanë drejtuar Shqipërinë në të paktën 20 vjet. Nuk kanë shpëtim.

Kot mundohen me vonesa, duke pritur së të ndryshojë politika amerikane në Uashington. Nuk ka kthim mbrapa, madje politika amerikane do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha – Meta, sepse këto banda janë orientale.

Shqiptarët, duke goditur Berishën do t’i vënë përfundimisht dërmën orientit kriminal shqiptar.
Kot lodheni o të mjerë! Gjithçka është e vendosur nga koha. Koha nuk të fal kur e ke kundër vetes.

Gënjeshtra “Sali” do të varroset përfundimisht në Shqipëri.
Këta dy muaj do të jenë muajt e festës shqiptare; gezimi popullor dhe funerali i hajdutërisë shtetërore shqiptare do të ecin paralel.

Spektakli kundër krimit shtetëror shqiptar, pritet të jetë një shfaqje historike që do t’iu vlejë brezave të ardhshëm në rregullimin e trajektores së vendosjes së moralitetit në Shqipëri.

Moralitetit do të vendoset. Shqipëria territoriale, keni për të parë, ajo do të jetë më e fortë se kurrë. Tetë milionët e shqiptarëve të Ballkanit do të fillojnë domosdoshmërisht fermentimin e tyre real kombëtar. Ngjarjet e Maqedonisë e provuan këtë.

Nuk ka rrugë tjetër. Viti 2017 pritet të jetë viti i shqiptarëve në Ballkan.

Obama mban fjalimin e lamtumirës në Çikago më 10 janar

Posted: 03 Jan 2017 02:07 AM PST

Presidenti Barack Obama tha se do të mbajë një fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar, ku do të reflektojë mbi sukseset gjatë dy mandateve dhe do të ofrojë mendimet e tij se në ç'drejtim po shkon vendi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Presidenti Obama largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Republikani Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij.

Fjalimi i zotit Obama ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t'iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama u kthye sot në Uashington nga pushimet e Krishtlindjeve në Hawai, ku ai ka lindur dhe ka kaluar kohën më të madhe të rinisë. Ndihmësit thonë se në javët e fundit në detyrë, zoti Obama ka mundësi të falë më shumë të burgosur për drogë, që ai mendon se kanë marrë dënime tepër të ashpra dhe ndoshta të nxjerrë më shumë urdhra ekzekutivë, në përpjekje për të mbajtur në fuqi disa politika që ai favorizon dhe që kundërshtohen nga zoti Trump.

Megjithëse demokrati Obama, ka kërkuar të lehtësojë tranzicionin e administratës Trump, ai ka ndërmarrë gjithashtu veprime që e kanë nervozuar presidentin e ardhshëm. Ai ka lëshuar urdhra ekzekutivë për të bllokuar shpimet për naftë në oqean pranë brigjeve amerikane, ka shpallur parqe të reja kombëtare dhe ka zbrazur më tej burgun amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës, ku mbahen terroristë të dyshuar.

Zoti Obama po ashtu për herë të parë urdhëroi ambasadoren e tij në Kombet e Bashkuara për të lejuar miratimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit që kritikon vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Ai vendosi sanksione ndaj Rusisë lidhur me ndërhyrjet e dyshuara kibernetike të Moskës gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Të dyja këto veprime janë në konflikt të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur Trump.

Presidenti Obama do të takohet të mërkurën me demokratët në Kongres në përpjekje për të hartuar një strategji për të mbrojtur arritjen e tij më të madhe në politikën e brendshme, reformën e kujdesit shëndetësor që zoti Trump dhe ligjvënësit republikanë kanë deklaruar se do ta shfuqizojnë, edhe pse ata ende nuk kanë rënë dakord mbi një plan që do ta zëvendësonte atë.

Kur të bëhet qytetar privat, zoti Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019. Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra.

3 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, arrestohet gruaja e vrasësit: Nuk e dija që ishte i ISIS-it

Posted: 03 Jan 2017 02:03 AM PST

Gruaja e autorit të mundshëm të masakrës së Stambollit është arrestuar. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi lokal që citon burime të policisë vendëse.

Gazeta "Haberturk" shton që gruaja është ndaluar në provincën anatomike të Konias, ku vrasësi ka mbërritur me të dhe dy fëmijët në fund të nëntorit, i ardhur nga Kirkizstani. "Sulmin në lokal e mësova nga televizioni, – i ka thënë gruaja policisë turke. – Nuk e kisha idenë që bashkëshorti im ishte një simpatizant i ISIS-it". Për momentin, hetuesit turq, ruajnë çdo të dhënë mbi identitetin e atentatorit të dyshuar.

Sipas burimeve të sigurisë, vrasësi i Stambollit i përket minorancës turkofone dhe myslimane të ujgurëve, me origjinë nga rajoni kinez i Xinjiangut.

3 janar 2017 )gazeta-Shqip.com)

Gripi shtyn hapjen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve deri të hënën

Posted: 03 Jan 2017 01:36 AM PST

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar se për të kufizuar përhapjen e virusit të gripit në vend, ka urdhëruar sot mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017, të cilat priteshin të nisnin punë ditën e djeshme.

Numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat e mëposhtme për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:

Masa të higjienës dhe kontrollit të infeksioneve

– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

– Të mos pështyhet në tokë.

– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.

 

Vaksinimi

– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

– Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

– Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

– Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:

– Persona të moshuar mbi 60 vjeç;

– Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;

– Persona që vuajnë nga diabeti;

– Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;

– Persona që vuajnë nga astma bronkiale;

– Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);

– Persona me sëmundje tumorale;

– Persona obezë;

– Gra shtatëzëna;

– Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Masa të tjera të kujdesit shëndetësor

– ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.

– ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.

– Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.

– Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Irak, OKB: Thuajse 7 mijë civilë të vrarë në vitin 2016

Posted: 03 Jan 2017 01:21 AM PST

Të paktën 5.878 civilë janë vrarë në Irak në vitin 2016. Kështu raportohet nga misioni i asistencës së OKB-së për Irakun (Unami), duke saktësuar se edhe 12.388 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Megjithatë bëhet fjalë për të dhëna jo të plota, sepse siç ka nënvizuar Unami, bilanci nuk përfshin viktima civile në provincën perëndimore të Anbarit për muajin maj, korrik, gusht dhe dhjetor. Për këtë, totali "duhet të konsiderohet si minimumi absolut".

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, zjarr në një bllok banesash, 30 persona të lënduar

Posted: 03 Jan 2017 01:14 AM PST

Një zjarr që ka përfshirë një bllok apartamentesh në lagjen Cukurambar, ka lënë të paktën 30 persona të lënduar në Turqi.

Zjarri ka rënë në Ankara dhe ekipet e shpëtimit dhe mjekët janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Të lënduarit janë hospitalizuar ndërsa shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 3 janar 2017

Posted: 03 Jan 2017 01:09 AM PST

DASHI

Hëna dhe Saturni në kundërshtim me shenjën tuaj mund të ulin besimin që keni në vetvete. Mos mbysni ambiciet tuaja vetëm se mendoni se nuk mund t'ia dilni mbanë. Falë yjeve mike do të keni mundësi të organizoni një udhëtim në shoqërinë e personave që keni më shumë për zemër.

DEMI

Shpirti i iniciativës dhe guximi ju lejon të përfundoni me sukses edhe detyrat më të vështira. Gjithashtu do të jeni mjaft energjikë, të kthjellët dhe do të keni një dëshirë të madhe për t'u impenjuar shumë e për të arritur rezultate të kënaqshme. Cilësi këto që do ju lejojnë të jeni fitues në sektorin praktik dhe privat, edhe në rastet kur mund të hasni rivalitet.

BINJAKËT

Humori po përmirësohet pak e nga pak dhe po rigjeni sërish besimin tek aftësitë tuaja. Mos e prishni këtë moment pozitiv, shfrytëzojeni për të arritur objektiva të rëndësishëm, sidomos në sektorin profesional. Yjet e ditës së sotme ju sugjerojnë ta shikoni më mirë marrëdhënien sentimentale për të evituar vuajtje dhe humbje kohe.

GAFORRJA

Në sektorin profesional do të keni aleanca dhe ndihma të rëndësishme, të cilat do ju ndihmojnë të ngriheni profesionalisht. Seleksiononi mirë personat me të cilët do të bashkëpunoni në ditët në vazhdim. Gjithsesi situata juaj profesionale dhe sentimentale paraqitet dinamike.

LUANI

Pranoni një propozim profesional, që edhe pse do ju shtojë përgjegjësitë, ju paraqet një mënyrë më krijuese për të punuar. Dëgjoni sugjerimin e një mikut tuaj, edhe pse nuk është në favorin tuaj. Në qoftë se do të jeni objektiv në gjykimin e këtij sugjerimi, në të ardhmen do të keni mundësi të konstatoni që ka pasur të drejtë.

VIRGJËRESHA

Hëna dhe Saturni do të sjellin një lodhje fizike dhe shqetësime në marrëdhëniet sentimentale. Kini parasysh se keni një histori dashurie që e keni shumë për zemër. Përpara se të hidheni në një projekt të ri që ju tërheq shumë, sigurohuni se jeni liruar nga të gjitha çështjet që mund të keni lënë pezull. Flini më shumë.

PESHORJA

Klima që përshkon ditën e sotme do të jetë mjaft e favorshme. Do të ketë zhvillime të rëndësishme që do të sjellin fitime e mirëqenie, por mbi të gjitha do të sjellin njohje të reja që do të jenë të vlefshme për punën tuaj. Në sektorin e ndjenjave do të keni mundësi të sqaroni diskutime të bëra këto kohët e fundit. Dita e sotme do ju ofrojë edhe raste për t'u argëtuar e për të frekuentuar ambiente intelektuale.

AKREPI

Tregohuni më tolerantë ndaj një kolegu në punë, që për arsyen se do të tregohet më i kujdesshëm ka vendosur të ndjekë një ritëm më të ngadaltë pune sesa e kishit parashikuar. Ndoshta jeni të stresuar nga shumë ngjarje që kanë ndodhur rreth jush, do ju bëjë mirë të shkëputeni nga rutina e përditshme.

SHIGJETARI

Mund të vazhdoni rrugën që keni nisur me besim te vetvetja, edhe pse duhet të përballeni me disa pengesa të vështira për t'u kaluar. Duke parë kalimin aspak të favorshëm të disa planetëve në shenjën tuaj, mundohuni të mos lodheni shumë e të mos përziheni në diskutime të mërzitshme me partnerin ose familjarët tuaj. Do të arrini rezultate të shkëlqyera në aktivitetet sportive dhe do ju paraqiten shanse të reja në sektorin profesional.

BRICJAPI

Do të jenë mjaft të mira parashikimet për ata që i përkasin shenjës së Bricjapit. Do të paraqiten mundësi të mira profesionale dhe ekonomike, që do t'i arrini nëpërmjet miqësive e marrëdhënieve me persona me influencë. Ndër të tjera ka ardhur momenti të mbyllni një zënkë të vjetër midis jush dhe një mikut tuaj.

UJORI

Mundohuni të vendosni kontakte me personat e duhur, sepse sot mund të arrini përfitime të konsiderueshme. Jo menjëherë, por do ju duhet të prisni disa ditë. Shijojeni mbrëmjen të mbushur me emocione në qoftë se jeni çift dhe me njohje të reja në qoftë se e keni zemrën e lirë.

PESHQIT

Hëna në kundërshtim ju bën mjaft dyshues, saqë do të arrini të shikoni vetëm komplote rreth jush. Provoni t'u jepni më shumë besim personave që ju rrethojnë dhe nuk do të pendoheni. Duke parë tensionin që rritet gjithnjë e më shumë, mundohuni ta shkarkoni, duke u marrë me ndonjë aktivitet sportiv. Një moment krize do të përfshijë lidhjen tuaj, ndërhyrja e një miku do ju ndihmojë shumë ta kaloni.

3 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :