Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Banorët e Graçanicës thonë se kjo komunë nuk i pastron rrugët e shqiptarëve (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Banorët e Graçanicës thonë se kjo komunë nuk i pastron rrugët e shqiptarëve (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Banorët e Graçanicës thonë se kjo komunë nuk i pastron rrugët e shqiptarëve (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 09:38 AM PST

Banorët shqiptarë të Komunës së Graçanicës janë ankuar se kjo komunë nuk i ka pastruar rrugët e fshatrave të tyre, por vetëm fshatrat të banuar më popullatë serbe.

Banorë të kësaj komune i kanë thënë lajmi.net se Komuna e Graçanicës nuk ka pastruar rrugët e fshatit Kishnicë dhe se rruga është e pakalueshme për vetura. /Lajmi.net/

gracaa1

 

.

Edi Rama: Arrestimi i Ramush Haradinajt – për kë bien këmbanat?

Posted: 06 Jan 2017 09:38 AM PST

"Si ka mundësi që urdhër-arrestet e vendit agresor të një lufte që përfshiu vetë NATO-n kundër atij vendi, të mundet ende sot të vlejnë si mandate legjitime të policive të një sërë vendesh evropiane, për të burgosur luftëtarët që iu kundërvunë atij agresioni dhe që, për më tepër, i janë nënshtruar më pas, pa asnjë rezistencë, qoftë Hagës dhe qoftë votimit parlamentar të risisë botërore të një Tribunali Special për vetveten?!", thotë Rama.

Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

"ARRESTIMI I RAMUSH HARADINAJT PER KE BIEN KEMBANAT?

Pas akuzave të një politikani zviceran, "zbuluesi" i famshëm ose famëkeq i një shtëpie fantazëm krimesh kundër njerëzimit, e njohur si "Shtëpia e Verdhë", qarqe të ndryshme ndërkombëtare patën idenë e ngritjes së një Tribunali krejt Special.

Jo për Serbinë si agresore, por për Kosovën që ishte viktima e agresionit barbar të regjimit të Millosheviçit!

Pse?!

Historikisht e moralisht po se po, por edhe juridikisht ideja dukej qysh në fillim jo thjesht tendencioze, po kundërproduktive. Aq më tepër kur, shqiptarët e Kosovës janë shfaqur qysh në krye të herës pro bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, në zbardhjen e anomalive të mundshme gjatë luftës në mbrojtje të lirive e të të drejtave të tyre legjitime.

Sot, në dritën e asaj çka po ndodh me Ramush Haradinajn në Francë, duhet kujtuar se të gjithë ata që janë thirrur nga Prishtina në Hagë, i janë nënshtruar procesit pa as më të voglën rezistencë. Dhe e kanë fituar me kosto të lartë vitesh e sakrifikash pafajësinë e tyre.

Nga ana tjetër, duke mos pasur kurrëfarë kompetencash të tyret në këtë drejtim, udhëheqësit apo institucionet e Kosovës, as që kanë mundur të veprojnë vetë në kërkim të «Shtëpisë së Verdhë». E cila, për më tepër, nuk bie në juridiksionin e Kosovës por Shqipërisë që, nga ana e saj, ka mbështetur çdo kërkesë e përpjekje të atyre që duhet të merreshin me atë punë. Përkatësisht, UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë bërë atë punë. Ose nuk e kanë bërë. Apo, sidoqoftë, nuk e kanë bërë mirë, sepse të tjerët duket qartë se kështu mendojnë!

Për pasojë, e pikërisht për shkak të paaftësisë apo dështimit në këtë aspekt, ku u përzie pa asnjë teklif, "i njomi me të thatin", në vazhdën e një përpjekjeje të padëgjuar në histori për trajtim "të barabartë" të agresorit dhe viktimës, Kosova, e çliruar me mbështetjen e avionëve ushtarakë e të trupave të aleatëve të mëdhenj strategjikë të popullit të saj, u profilizua vit pas viti, përmes instrumentave ligjorë ndërkombëtarë si viktimë e të drejtës së saj për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Ndërhyrja ushtarake e botës demokratike për të shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi, duke mbështetur Ushtrinë e saj Çlirimtare, i hapi rrugë lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësisht, njëkohësisht edhe një procesi fajësimi "ligjor" të vetë përpjekjes për liri e pavarësi. Sot, pikërisht për shkak të përshkallëzimit të këtij procesi, që zgjatet e ngatërrohet deri në arrestime absurde si ky i Ramush Haradinajt, duke thelluar fajësimin e çlirimtarëve bashkë me fajin e bashkëçlirimtarëve, raporti i shpëtimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës me Kosovën, i ngjan një shfaqjeje skizofrenike ndaj këtij vendi që u çlirua e pavarësua falë mbështetjes së tyre, ku ndërkohë kërkohet prej kohësh të ligjërohet, po prej tyre, me një pahir të pajustifikueshëm, faji i barabartë i viktimës me agresorin.

Duke e parë jo si spektatorë po si pengje të lirisë, zhvillimin në vite të kësaj shfaqjeje që kulmoi me idenë ekstravagante të një Tribunali të veçantë për çlirimtarët "kriminelë", prapëseprapë, edhe njëherë, udhëheqësit politikë të Kosovës e institucionet e saj, zgjodhën rrugën e bashkëpunimit të plotë me bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë, e jo të refuzimit të kësaj ideje që ngjante si shprehje e një imponimi të këtyre të fundit për të ecur më tutje, në një rrugë drejtësinë e të cilës të paktën historia nuk e provon të tillë.

Po sot, duhet kujtuar gjithashtu se kjo rrugë nisi në Hagë, ku u thirr e u ndalua jo vetëm Sllobodan Millosheviçi dhe garda e xhahilëve të tij, që nisi luftën dhe ushtroi gjenocide të hapura në territore të ish-Jugosllavisë, por edhe komandantë ushtrish lokale të këtyre territore. Të cilët luftuan për mbrojtjen e popullatës dhe organizimin e rezistencës së armatosur ndaj agresorit të Beogradit. Në Hagë përfunduan e po në Hagë u pafajësuan edhe disa nga komandantët e UÇK-së, përfshirë edhe Ramush Haradinajn.

Dhe po atje u vendos që vendet përkatëse – pra njëlloj si agresori, Serbia, ashtu edhe viktimat e agresionit, Kosova e të tjerët – të kushtëzohen të hetojnë dosje të tjera në rast se eventualisht paraqitet nevoja.

Mirëpo, nëse Serbia mund të veprojë në mënyrë të pavarur dhe politikisht të përshtatur sipas nevojës, përmes mekanizmave të saj të brendshëm në këtë drejtim, Kosovës nuk i'u dha kjo mundësi, për shkak të prezencës së EULEX-it, i cili në misionin e vet kishte dhe ka për qëllim zbardhjen e aktiviteteve të natyrës kriminale.

Siç duket EULEX-i dështoi dhe këtë e thotë vetë fakti që Kosovës i'u kërkua miratimi në Kuvend i një Tribunali Special për krimet e luftës, me seli jashtë Kosovës, për të gjykuar "kriminelët" e një lufte në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore nga një agresor që synonte spastrimin etnik të shqiptarëve prej trojeve të tyre.

Atëhere, sot ngrihen vetiu pikëpyetje të rënda:

Pse pafajësia që Ramush Haradinaj mori nga Gjykata e Hagës nuk i mjafton këtij qytetari të shtetit të Kosovës, që të mos ndalohet në një kufi europian si të ishte një kriminel në kërkim ndërkombëtar?!

Çfarë nuk u mjafton akoma prej Kosovës bashkëçlirimtarëve ndërkombëtarë, në këtë marrëdhënie të ndërtuar kaq shtrembër, moralisht e juridikisht, në raport me historinë e Luftës Çlirimtare në Kosovë, ndërkohë që politika kosovare ka treguar gatishmëri të skajshme për t'iu përgjigjur pozitivisht kërkesave jo gjithnjë të përligjura të kësaj marrëdhënieje, siç ishte rasti i miratimit të Tribunalit Special për Kosovën?!

Si ka mundësi që urdhër-arrestet e vendit agresor të një lufte që përfshiu vetë NATO-n kundër atij vendi, të mundet ende sot të vlejnë si mandate legjitime të policive të një sërë vendesh europiane, për të burgosur luftëtarët që i'u kundërvunë atij agresioni dhe që, për më tepër, i janë nënshtruar më pas, pa asnjë rezistencë, qoftë Hagës dhe qoftë votimit parlamentar të risisë botërore të një Tribunali Special për vetveten?!

Unë nuk di ta jap sot përgjigjen e këtyre pyetjeve. Por ja çfarë jam i sigurtë se duhet thënë sot që nesër të mos jetë vonë:

Stabiliteti dhe siguria e Kosovës, ku NATO ka praninë e saj më të madhe në rajon, është parakusht i patjetërsueshëm jo vetëm për stabilitetin rajonal, po edhe për Ballkanin si investitor në arkitekturën e paqes e të sigurisë europiane.

Qasja e dyzuar e Bashkimit Europian ndaj Serbisë dhe Kosovës, ku të parës i tolerohen eksese inerciale të së shkuarës së vet, siç është, ndër të tjera, mbajtja në fuqi e urdhër-arresteve ndërkombëtare për "kriminelët" e UÇK-së, ndërsa të dytës i vihen kushte sui generis deri edhe për liberalizimin e vizave, po krijon një lëndim psikologjik që mund të ndikojë për keq, jo vetëm në perceptimin e popullit euro-optimist të Kosovës për raportin me Europën e Bashkuar, po edhe në tërësi tek shqiptarët si kontribues të padiskutueshëm në projektin e madh të paqes e të integrimit të plotë europian të rajonit.

Bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë të Kosovës duhet të zgjohen, përpara se sa Kosova të ndjehet e tradhëtuar prej tyre!" (sic.), ka shkruar Rama.

.

Ja vendet që do të mbesin nesër pa rrymë, në minus 20 gradë

Posted: 06 Jan 2017 09:37 AM PST

Prishtinë

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 10.01.2017   në NS 35/10 kV Fushë-Kosovë do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Fushe Kosova I (15018018) prej orës 08:00 deri në orën 11:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Nakarada, Dardhishta, Lismiri, lagjja Tërnavët

Arsyeja e shkyçjes: punimi i tokëzimit punues, vendosja e shkarkuesve të mbitensionit në shtyllen afër NS 35/10 kV.

2.

Më 10.01.2017   në  NS 35/10 kV Fushë- Kosovë do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Albana (15018008) prej orës  10:30 deri në orën 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Mesbardhi I, TS Mesbardhi II, TS Bardh i Vogël, TS Albana e Vogël, TS Sllatinë e Vogël II, TS Albana e madhe te Shaljanët dhe TS FSK.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e isolatorëve VHD 10/20 kV dhe premontimi i shtyllave në LP 10 kV.

3.

Më 10.01.2017, në NS 35/10 kV Mazgit do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Llazareva (15019005) prej orës 09:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe  Graca.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e një shtylle të betonit 12/1000 daN, vendosja e konzollës së shkarkuesve të mbitensionit dhe kalimi i rrjetit në shtyllën e betonit.

4.

Më 10.01.2017  në NS 110/35/10kV Palaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Palaj ( Kodi:18024001) prej orës 11:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitulla, Grabovci, TR private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.

Arsyeja e shkyçjes: promontimi shtyllave.

5.

Më 10.11.2016 në TS 35/10kV Drenasi do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gllobari ( Kodi: 16021008) prej orës 11:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Gllobari te shkolla, Tërrstenik, Gërthyesi Kalisi, Verbovc, TS Ipko dhe TS Vala.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e shtyllave.

6.

Më 11.01.2017 në  NS 110/10 kV Prishtina 3  do të shkyçet:

  • Dalja 10kV Nr. 18-Arbëria 2 prej orës 09:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Arbëria 2,3,7; Fidanishtja 1; Fabrika e tepihëve Gjini, N.T.Univerzal p. e benzinës, Titan Betoni te Oti market, konsumatorët e rr.Ahmet Krasniqi- Kushtim (Shefki) Gashi, AS-PROJECT.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i dy setave të kokave kabllove të kabllove në hyrje dhe dalje në NS Arbëria 2.

7.

Më 11.01.2017 në NS 35/10kV Mazgit do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Plemetin ( Kodi: 15019003) prej orës 09:50 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë).

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e pesë shtyllave të betonit në Linjën 10 kV, fshati Strovc.

8.

Më 11.01.2017 në NS 35/10 kV Drenas do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Drenasi 2 (Kodi: 16021007) prej orës 11:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenas te Xhamia, Drenas te Feronikeli, Drenas Qorrovitë, Drenas Qikatovë.

Arsyeja e shkyçjes: montimi i kthinave 10 kV në NS 10/0.4kV Banesat dhe NS 10/0.4kV Posta.

Gjilan,

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 10.01.2017 në NS 110/10kV Gjilan 5 do të shkyçet:

  • Dalja 10kV Bresalci 1(Kodi:63000010) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Verbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i 3 shtylave TM dhe izolatorëve.

2.

Më  11.01.2017  në NS 35/10 kV Lladova do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Zhegra (61066006) prejë ores 11:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhegra, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj, Demirët.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i 3 shtyllave TM dhe izolatorëve

Mitrovicë

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më   10.01.2017 në NS 110/10 kV Vushtria  2   do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Martiraj (73000009) prejë ores 10:30 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Bahri Kuqi, Lagja e re, dhe fshatrat: Sfaraqak i Epërm, Studime e Ulët, Studime e Epërme, Gojbulë, Karaqë, Shilovicë, Skromë, Gumnishtë, Bozhlan dhe Vesekofc.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e shtyllave të 10kV.

2.

Më 11.01.2017 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Turiqevci (Kodi|: 74000006) prej orës 10:30 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llausha, Rakinicë, Kopiliq i Epërme, Kllodernicë, Turiqefc, Burojë, Vojnik, Izbicë, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açarevë.

Arsyeja e shkyçjes:  Vendosja e shtyllave të 10kV.

Prizren

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemi

1.

Më 10.01.2017  në TS 110/10 kV Prizreni 3  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Levisha (Kodi: 31000012)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi,qyteti, Jabllanica  dhe Novoselani.

Arsyeja e shkyçjes: kontrollimi i NS 10/0.4 KV në daljen e Levishës, shtimi i vajit.

2.

Më 10.01.2017 në NS 110/10 kV Prizreni 3  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Velezha (kodi: 31000030) prej orës  10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shpenadia, Caparci, Novaku, Velezha, Sërbicë e Epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj dhe Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja e shkyçjes: riparimi i anës së TM në TSB Metalike Ujësjellësi, Malësia  e Re.

3.

Më  11.01.2017   në  NS 110/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV  Zhupa (31000026)  prej orës  10:00 deri në ora  13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Manasteric, Llokvicë, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjan, Lubinjë e Epërme  dhe e Ulët, Gornja  sellë, Mushnikovë, TS Prevalla, Hotel Sharri, TS Sat styro, TS Shpia e bardhë, Sredska, Stajkovc , Bogoshevc, Drajqiq.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave dhe bartja rrjetit në shtylla të reja të TM.

4.

Më  11.01.2017  në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Mushtishti (32000002) prej orës  10:00 deri në ora  13:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mushtishti, Vraniqi, Sopi, Savrova, Bukoshi, Dvarani, Popolani, Maqiteva, Dolloci, Baqevci, Nita Shirokë, Fabrika e Tekstilit Mushtisht, Xhaxhi Mushtisht, DIA Petroll, Haki Llugaxhiu, Parketeria Sopi.

Arsyeja e shkyçjes:    Bartja rrjetit në shtylla të reja të TM.

Gjakovë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk kA

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 10.01.2017 në NS 35/10 kV Gjakova II do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10 kV Raqe-Moglica ( 81083017) prej orës  10:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Drenica, M.Muhamed Ali, Minatori, Shote Galica dhe fshatrat: Berkoc i Ulët dhe i Epërm, Raqë Moglicë, Firzë, Vogovë, Zhub, Zylfaj, Prush dhe Goden.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi I ndarësit linjor në TS – Brekoci 1.

2.

Më 10.01.2017në NS 35/10kV Xërxa  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Denji(Kodi: 82081007) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Gjatë shkyçjes të kësaj daljeje pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ratkoc, Denj, Dobidol, Çifllaku, Polluzha, Kozmiku, Guri i Kuq, Kramovik, Rakovinë dhe Babovci.

Arsyeja e shkyçjes: revizionim i TM në trafoshtyllat e TS-Kazniku dhe TS-Rakovina, demontimi i shtyllës së betonit 12 m në LP 10kV në fshatin Qefllak.

3.

Më 10.01.2017   në NS 35/10kV Malisheva do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dragobili (82082006) prej orës 12:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralija, Kravasarija, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

Arsyeja e shkyçjes: intervenim nga ana e TM në 10kV në bazat e të siguresave ajrore ne TS Janqishtë.

4.

Më 11.01.2017  në  NS 35/10 kV Gjakova 1 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dobroshi (80080007) prej orës 10:00 deri në orën 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hotel Europa, Pacaj, Dobrosh, Nivokaz, Brovinë, Molliqë, Botushë, Berjah, Stubëll dhe Osek Hyla (një pjesë).

Arsyeja e shkyçjes: Montimi i ndarësit linjor me baza në TS – Mulliq I dhe ndërrimi i TR të dëmtuar.

5.

Më 11.01.2017 në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10 kV Pataqani (82000001)  prej orës  10:00 deri në orën  13:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pataqani i Ulët, Pataqani i Naltë, Sapniqi, Vrajaka, Bratotini, Nashpalla, Drenici, Senoci, Zatriqi dhe Pastasella.

Arsyeja e shkyçjes: ngritja e shtyllës së betonit në LP dhe montimi I saj në fshatin Pataçan I Ulët, riparimi i ormanit 04/KV të brendshëm në TS Drenoci I.

6.

Më 11.01.2017 në NS 35/10kV Malisheva  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Mirusha (82082002) prej orës  08:00 deri në orën  11:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirusha, Gurbardhi, Burimi, Lubizhda, Turjaka, Damaneku, Bubla, Panorci, Llapqeva dhe Mrasori.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e shtyllës në TM në 10kV në degëzimin për  TS1 Gurbardh dhe kalimi i përçuesve në shtyllë të  re.

 

.

KUJDES! Lëvizja në Autostradën e Kombit është e vështirë, mund të mbyllet plotësisht (Video)

Posted: 06 Jan 2017 09:37 AM PST

Xhevat Tahiri që e ka përshkuar këtë rrugë ka thënë për lajmi.net se ka edhe erë të madhe dhe sado të pastrohet rruga, mbushet menjëherë me borë.

Ai thotë se temperatura aktuale është -13 gradë celsius, prandaj në orët në vazhdim ka shumë mundësi që autostrada të mbyllet plotësisht për qarkullim. /Lajmi.net/

Gjendja në aksin Morinë-Kukës dhe pas daljes nga tuneli i Kalimashit:

.

Nesër mblidhet Kryesia, vendos për seancës lidhur me arrestimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 09:37 AM PST

Kryesia e Kuvendit

Ndërkaq do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në Francë./Lajmi.net/

.

Ashkanlit  e Dubravës pastruan rrugët në mënyrë të organizuar

Posted: 06 Jan 2017 09:23 AM PST

Ferizaj. 06.01.2017. Sot të gjitha rrugët në hyrje dhe dalje të fshatit Dubravê ishin të bllokuara, Jo që nuk i vizitoj askush nga Komuna por as kompanit publike nuk arritën për liruar rrugët e bllokuar  edhe pse liderët e këtij komuniteti thirren disa herë në institucionet përkatëse.

“Pasditën e të premtës me iniciativën e Asamblistit komunal nga rradhët e këti komuniteti Qazim Rrahmani, të rinjët e këtij fshati pastruan rrugët dhe fshatin Dubravë në mënyr të organizuar dhe vullnetare. Ne besojmë se qytetaria aktive në raste të jashtëzakoshme është e dobishme dhe e nevojshme , kështu që duhet të hapim rrugët sepse mund të ketë raste të sëmundjeve dhe veturat nuk kan si të kalojnë dhe rrezikohen njerzit. Ne kemi bërë një veprim që ishte i nevojshëm dhe kjo tregon se Ashkanlit janë puntëtor dhe të bashkuar aktiv për të ndihmuar njëri tjetrin” ka thënë Qazim Rrahmani – Asamblist i Kuvendit Komunal në Ferizaj.

15879242_1515361265159993_662392298_n

Mustafa: Nga lista e publikuar, vetëm 20 ish pjesëtar të UÇK-së kërkohen nga INTERPOL

Posted: 06 Jan 2017 09:10 AM PST

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se janë 20 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kërkohen nga INTERPOL-i.

Këtë koment ai e ka bërë si reagim ndaj lajmit të publikuar në disa portale se bëhet fjalë për 157 persona nga Kosova që do të kishin problem me ligjin, si pjesë e urdhërarresteve të lëshuara nga Beogradi.

"Nga kjo listë e publikuar, vetëm 20 ish pjesëtar të UÇK-së kërkohen nga INTERPOL. Policia e Kosovës (Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU) ka verifikuar të gjithë 157 emrat të cilët janë pjesë e kësaj liste dhe e cila po prezantohet nëpër media si listë e INTERPOL-it. E vërteta është se vetëm 20 nga këta 157 emra janë në listën e INTERPOL-it", ka shkruar Mustafa.

Sipas numrit dy të dikasterit të rendit në Kosovës, Policia e Kosovës, më 16.12.2016 përmes zyrës së INTERPOL-UNMIK ka dërguar ankesë për futjen e këtyre 20 personave në listën e kërkimit nga INTERPOL dhe ka kërkuar largimin e tyre.

"Përndryshe, dhjetëra emra janë larguar nga kjo listë si rezultat i reagimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës", ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. "Përndryshe, lista prej 157 ish pjesëtarëve të UÇK e cila po prezantohet nëpër media si listë e INTERPOL-it, në të vërtetë është listë e publikuar në 'Libri i Bardhë' i nxjerr nga Qeveria e Serbisë në vitin 2003", ka shtuar më tej ai.

PDK në Ferizaj: Letër e hapur Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Z. Shukri Jashari

Posted: 06 Jan 2017 08:43 AM PST

I nderuar, z.Jashari,

Duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm në punën tuaj si dhe marrjen e detyrës së re, po iu drejtohemi me këtë letër të hapur.

Që nga mbrëme në Komunën e Ferizajt mbretëron gjendje kaotike, si pasojë e reshjeve të borës. Janë të rrezikuara jetërat e qindra e mijëra qytetarëve dhe kjo për pasojë të keqpërdorimeve dhe korrupsionit të vazhdueshëm që po ndodhë në qeverisjen e Ferizajt, e që për habinë e të gjithëve prokuroria po heshtë.

Z. Jashari, tenderin për pastrimin e rrugëve të fshatrave ( 2 llote) i ka fituar kompania “Konzorciumi NNSH HAJRUSHI dhe ISA INGENERING” nga Vitia.
Nënkontraktor është angazhuar kompania “GANI COMPANY” , pronë e Gani LESKOVCIT, e i cili është daja i Kryetarit SFARQA. Pra, fjala është për të njejtin Gani Leskovci i cili që nga ardhja e Sfarqes në krye te komunës është përfolur për involvimin e tij në shumë tenderë, por që përkundër faktit se këto janë bërë publike, prokuroria nuk i ka filluar asnjëherë hetimet.

Z. Jashari,

Edhe vet ju jeni qytetar i Komunës së Ferizajt dhe jeni dëshmitar i situatës së rëndë. Prandaj, kërkojmë nga ju të iniconi hetimet se kush është kjo firmë, cili është potenciali i saj teknik për ta menagjuar këtë situatë dhe sa ka qenë i rregullt procesi i tenderimit?Në Ferizaj qarkullojnë zëra se fituesi i vërtetë i tenderit është daja i Kryetarit Sfarqa, ndërsa kompania “fituese” vetëm i ka ofruar letrat për t’i bërë shërbim dajës së kryetarit Sfarqa. Për momentin, ne nuk mund ta themi me saktësi se është apo nuk është kjo e saktë. Prandaj, po ju drejtohemi publikisht me kërkesën që menjëherë t’i filloni hetimet, vetëm e vetëm që të sqarohet e vërteta.
Ne besojmë se ju do të ushtroni të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë tuaja shtetërore që të merrni në hetim këtë rast si një pikënisje për të vazhduar edhe me raste të tjera në mënyrë që të vazhdohet puna juaj e suksesshme në luftim të korrupsionit dhe së keqes.

Duke besuar në ndërmarrjen e veprimeve të duhura në rastin konkret dhe në rastet e tjera të ngjashme, mirëpresim përgjigjjen tuaj!.

Ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi në punën tuaj!

Me respekt,
PDK- Ferizaj

Shtabi Emergjent në Ferizaj: Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët janë të qarkullueshme, por me vështirësi

Posted: 06 Jan 2017 08:36 AM PST

Shtabi emergjent i formuar sot nga afër, edhe në orët e pasdites ka vizatuar rrugët e qytetit, por edhe të fshatrave të komunës sonë.

Ky shtab në krye me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin nga afër ka dal të shoh rrugët e qytetit, por edhe të fshatrave, Doganaj, Greme, Gaçkë, Varosh, Pleshinë, Zaskok, Dubrave, Neordime, Balaj, Manastric e deri në fshatin Jezerc, me ç'rast ka konstatuar se këto rrugë janë të qarkullueshme pavarësisht borës e cila është duke rënë pa ndërprerë.

Drejtori Ilazi, ka thënë se situata në terën është më e mirë në krahasim me atë të orëve të mëngjesit, ndërsa ka bërë të ditur se gjatë gjithë kohës kompanitë po bëjnë edhe hapjen e rrugëve kryesore të qytetit, por edhe të fshatrave.

Shtabi emergjent do të jetë në dispozicion të qytetarëve gjatë gjithë kohës.

15844884_1393011534066999_360047043653986626_o

15874937_1393011627400323_2115459902037009951_o 15800603_1393011630733656_7328572112028825562_o 15875177_1393011537400332_743327280237550712_o 15844092_1393011467400339_2554808143619997409_o 15895442_1393011470733672_9197637567524519253_o 15896369_1393011380733681_2506145603144938594_o

Bora po shkakton  probleme për vozitësit (Foto/Video)

Posted: 06 Jan 2017 08:09 AM PST

Bora e cila nuk ka të ndalur përveç bllokimit të rrugëve  nuk kaloi edhe pa probleme për vozitësit.

Edhe pse  nuk janë raportuar raste të rënda të aksidenteve nuk është i vogël numri i atyre që janë përcjellë me dëme material.

Shumë raste ishin me dëmë të vogla materiale por pati edhe aso që dolën nga rruga dhe u deshtë ndihma e të tjerëve që të kthehen në komunikacion.

Video  nga një rast në Dardani të Ferizajt

15941931_10212290193080170_607591791_n 15934436_10212290192920166_1051719141_n 15935743_1828498160766055_86079698_n

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :