Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“BE: Dënohet vrasja e izraelitëve” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“BE: Dënohet vrasja e izraelitëve” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


BE: Dënohet vrasja e izraelitëve

Posted: 08 Jan 2017 09:47 AM PST

Bashkimi Evropian thotë se "e dënon vrasjen e katër izraelitëve të rinjë dhe poashtu e dënon çfarëdo lavdërimi apo nxitje të akteve teroriste". Mëtutje në kumtesën e sotme të BE-së dërguar mediave, theksohet se "këtë pasditë katër izraelitë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, në atë që duket se është sulm i qëllimshëm terrorist, nga një sulm i shoferit me kamion kundër njerëzve të tubuar në sheshin Armon Hanatziv". BE-ja ka shprehur "ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpreson se të plagosurit do të shërohen plotësisht". Bashkimi Evropian thotë se nuk mund të ketë "arsyetim për krim të këtillë dhe BE-ja do të vazhdoj të punoj me ata që synojnë paqe dhe denoncimin e atyre që ndërmarrin dhunë dhe terror".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meta: Haradinaj duhet të kthehet shpejt në Kosovë

Posted: 08 Jan 2017 09:06 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha në Prishtinë, të dielën, "se është i bindur që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së shpejti do të kthehet në Kosovë. Në një konferencë me gazetarë nga selia e AAK-së, Meta tha se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt, pasi Ramush Haradinaj, siç tha ai, "nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës" Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se 'Haradinaj është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën'. "Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përballur me kurajë dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare", tha Meta. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe. Atij iu shqiptua masa e paraburgimit deri në paraqitjen e dëshmive konkrete nga Serbia për ekstradim. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha se "aktet e tilla siç është rasti i flet arresteve i takojnë një regjimi që ka përfunduar" dhe vlerësoi se veprimet e këtilla 'nuk ndihmojnë në proceset që çojnë përpara'.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Netanjahu: Sipas shenjave, sulmuesi në Jerusalem ishte mbështetës i IS-it

Posted: 08 Jan 2017 08:25 AM PST

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmuesi me kamion në pjesën lindore të Jerusalemit, është identifikuar dhe "sipas të gjitha shenjave, ai ishte mbështetës i grupit ekstremist, Shteti Islamik". Duke folur sot në vendin ku ka ndodhur sulmi, zoti Netanyahu tha se forcat e sigurisë izraelite e kanë bllokuar lagjen, Jabel Mukaber, në pjesën lindore të Jerusalemit, ku shoferi i kamionit kishte jetuar dhe po planifikohen masa të tjera për parandalim të sulmeve të ngjashme. Më herët gjatë ditës, nga një sulm me kamion në grupin e ushtarëve izraelitë në pjesën lindore të Izraelit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë. Një zëdhënëse e policisë këtë goditje e ka përshkruar si "sulm terrorist" të qëllimshëm. Policia tha se shoferi i kamionit ishte vrarë në vendin e ngjarjes. Ky incident i rëndë ndodhi pas një viti të sulmeve me armë, therrjeve me thikë dhe goditjeve me automjete nga ana e palsestinezëve kundër izraelitëve. Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Në Merdarë – pritje dhe kolona më të gjata

Posted: 08 Jan 2017 08:06 AM PST

Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha pikat kufitare raportohet e qetë, përveç përqendrimit më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata në dalje të Kosovës për në Serbi. "Policia e Kosovës po punon intensivisht me zyrtarët e saj, duke aplikuar edhe procedura të përshpejtuara të kontrollit, vetëm për të lehtësuar qarkullimin dhe lehtësuar lëvizjen në kufi, por për shkak të koncentrimit të madh në Merdarë, raportohet për pritje dhe kolona më të gjata", tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha theksoi, po ashtu, se për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, gjendja për qarkullim nëpër të gjitha rrugët e vendit, e posaçërisht nëpër ato rrugë që çojnë nëpër pika më të thella malore dhe kufitare, është më e vështirë. "Kërkohet kujdes dhe vigjilencë maksimale për të realizuar një qarkullim sa më të sigurt nëpër rrugët tona", deklaroi zëdhënësi Hoxha.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkaku i temperaturave të ulëta në Kosovë, shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit

Posted: 08 Jan 2017 07:45 AM PST

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë, deri me datë 16 janar 2017. Në një njoftimin e MASHT-it thuhet se ky vendim është marrë për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë dhe me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së gripit AH3V, për të cilin MASHT është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në njoftim thuhet se Ministria, në ditët në vijim do t'i njoftojë Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi dënon sulmin në Jerusalem

Posted: 08 Jan 2017 07:13 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit me kamion që ndodhi pak orë më parë në Jerusalem, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe 15 të tjerë u lënduan. "Edhe një sulm vrasës me kamion, tani në Jerusalem. Jam i shqetësuar nga ky trend i sulmeve terroriste, dialogu s'ka alternativë", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.   Sulmin ndaj qytetarëve të Jerusalemit e ka dënuar ashpër edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Hoxhaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën sot nga sulmi me kamion atje.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump përsëri premton marrëdhënie të mira me Rusinë

Posted: 08 Jan 2017 07:08 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, përsëri ka shprehur përkushtim për përmirësim të raporteve me Rusinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bagdad: Dhjetëra të vrarë në dy sulme të ndara me bomba

Posted: 08 Jan 2017 05:47 AM PST

Së paku 20 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dy sulme të ndara me bomba, kundër pjesëtarëve shiitë në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët. Këto sulme janë kryer sot. Raportohet se 7 vetë janë vrarë dhe 12 janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës e sulmoi një treg në lagjen Baladijat, ndërsa më herët gjatë ditës, nga eksplodimi i një makine – bombë në një treg tjetër në lagjen Jamila,janë vrarë 13 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë. Organizata terroriste, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Jamila. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pa ndryshimin e Kushtetutës, deklarata e parealizueshme

Posted: 08 Jan 2017 04:49 AM PST

Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, do të jetë i domosdoshëm për realizimin e deklaratës së partive politike. Ekspertët juridikë thonë se me ngritjen e statusit të shqiptarëve në shtet-formues dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel të shtetit, nevojitet ndryshimi i preambulës së Kushtetutës aktuale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Gjatë javëve të ardhshme May i zbulon planet për “Brexit”

Posted: 08 Jan 2017 03:52 AM PST

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, i ka hedhur poshtë vlerësimet se planet e saj për tërheqjen britanike nga Bashkimi Evropian janë "konfuze" dhe ka paralajmëruar që detajet e planeve të saj do t'i paraqes "gjatë javëve të ardhshme". Mëtutje, në intervistën e sotme për rrjetin Sky News, zonja May tha se ajo është e përkushtuar që të ketë "marrëveshje të drejtë ndërkombëtare, por edhe korrekte në shtëpi". Sot më herët gjatë ditës, ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se është e "papranueshme" që vendi i saj ka pak njohuri lidhur me planet e kryeministres May, megjithqë kanë kaluar gjashtë muaj prej se Mbretëria e Bashkuara e mbajti referendumin për largim nga BE-ja. "Nuk ndjej se unë di më tepër për objektivat e negociatave sot se sa para gjashtë muajsh", tha Nicola Sturgeon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Geoffrey Nice: Çështja Haradinaj është politike - Serbia do të paraqesë akuza të reja

Posted: 08 Jan 2017 03:43 AM PST

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj "është më shumë politik" dhe vetëm përmes një "presioni ndërkombëtar mund të lirohet" që , siç tha, "të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izrael: Policia thotë se nga sulmi me kamion janë vrarë katër vetë

Posted: 08 Jan 2017 03:36 AM PST

Nga goditja e një kamioni në grupin e ushtarëve të Izraelit, që po zbritnin nga një autobus në pjesën lindore të Jerusalemit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, kanë thënë policia e Izraelit dhe ekipet e shpëtimit. Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, tha se kamioni kishte dalur nga rruga dhe e ka goditur grupin, ndërsa sulmuesi është vrarë. Policia ka vlerësuar se ky ishte "sulm terrorist" i qëllimshëm. ​ Kjo goditje ndodhi në periudhën më të gjatë se një vit të valës së të shtënave nga palestinezët, therrjet me thikë dhe sulme me automjete kundër izraelitëve. Sulmi i sotëm shënon vrasjen e parë të izraelitëve në tre muajt e fundit.  Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy turistë amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve. Izraeli thotë se dhuna është nxitur nga palestinezët, ndërsa palestinezët thonë se kjo është pasojë e okupimit pothuajse 50- vjeçar të Izraelit dhe për shkak të zvogëlimit të shpresave për shtet të pavarur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkencëtarët: Një pjesë e akullit në Antarktik po shkëputet

Posted: 08 Jan 2017 02:02 AM PST

Shkencëtarët britanikë kanë tërhequr vërejtjen se një pjesë e akullit të Antarktikut do të shkëputet, duke e formuar një ishull të akullit, që do të jetë njëri prej më të mëdhenjëve në botë. Shkencëtarët e tubuar në atë që ata e quajnë, Project Midas, thanë se pjesa e ndarë, e njohur me emrin Larsen C, po bëhet gjithnjë e më jostabile. Prej vitit 2011, një çarje në këtë pjesë të ndarë të akullit ishte zgjatur për afro 50 milje, ndërsa prej dhjetorit të vitit të kaluar, çarja ishte shtuar për 13 milje. Ekspertët parashohin se ndarja mund të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm, që do të rezultonte me një ishull të akullt prej 2 mijë miljesh katrore në këtë hapësirë. Shkencëtarët nuk e atribuojnë këtë ndarje në mënyrë të qartë për shkak të ndryshimit klimatik, megjithqë në kumtesë sugjerojnë se ka lidhje me rritjen globale të temperaturave. Përkundër madhësisë së pjesës së ndarë të akullit, çfarëdo rritje eventuale e nivelit të detërave pritet të jetë e parëndësishme. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Prokurorët e akuzuan të dyshuarin për vrasje në Floridë

Posted: 08 Jan 2017 01:32 AM PST

Prokurorët e Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar personin Esteban Santiago, 26 vjeçar, për kryerje të sulmit vdekjeprurës në aeroportin e Floridës. Ky i dyshuar, gjatë sulmit të pardjeshëm në Aeroportin Ndërkombëtar Hollivud, i ka vrarë pesë vetë dhe plagosur gjashtë të tjerë. Prokurorët thanë mbrëmë se i dyshuari është akuzuar për krime me armë zjarri dhe për kryerje të aktit të dhunës në një aeroport ndërkombëtar, që për pasojë kishte vrasje. Për këto akuza i dyshuari mund të dënohet edhe me vdekje. Hetuesit po shqyrtojnë se nëse sëmundja mendore ka luajtur rol në të shtëna. I vëllai i të dyshuarit Santiago ka thënë se ai kishte marrë trajtim psikik. Agjencia FBI tha se Esteban Santiago, veteran lufte në Irak, kishte udhëtuar prej Alaskës në aeroportin Hollivud, që në mënyrë specifike ta kryente sulmin. Policia në Alaskë, vitin e kaluar, e kishte marrë një armë mga ky person, por ia kishte kthyer në muajin dhjetor, pas një vlerësimi mjekësor se ai nuk ishte i sëmurë mentalisht. FBI, po ashtu, tha se terrorizmi nuk është përjashtuar si motiv i mundshëm për të shtëna. Pritet që gjatë ditës së nesërme, Santiago do të paraqitet për të parën herë në gjykatë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump përsëri premton marrëdhënie të mira me Rusinë

Posted: 08 Jan 2017 01:16 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, përsëri ka shprehur përkushtim për përmirësim të raporteve me Rusinë. Në një postim të mbrëmshëm në rrjetin Twitter, zoti Trump i ka përsëritur deklaratat e tij të mëparshme, se ai dëshiron të punoj me Moskën për zgjidhjen e problemeve globale. "Duke pasur marrëdhënie të mira me Rusinë është gjë e mirë, e jo gjë e keqe", ka shkruar Trump dhe ka shtuar se "vetëm budallenjtë do të mendonin se kjo është gjë e keqe". Kjo deklaratë u bë vetëm një ditë pasi inteligjenca e Shteteve të Bashkuara konkludoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, personalisht kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve amerikane, për t'i ndihmuar zotit Trump. "Ne edhe ashtu kemi mjaft probleme në gjithë botën dhe kur unë të bëhem president, Rusia do të na respektoj neve shumë më tepër se tash dhe të dy vendet, me gjasë, do të punojnë së bashku për t'i zgjidhur disa prej problemeve dhe çështjeve të mëdha në botë", ka thënë Donald Trump. Raporti sekret i inteligjencës amerikane, që është publikuar pardje, ka konkluduar se presidenti rus kishte urdhëruar ndërhyrje kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Eksplodimi i makinës-bombë e tronditi Bagdadin

Posted: 08 Jan 2017 12:57 AM PST

Raportohet se një eksplodim i një makine-bombë e ka goditur sot herët në mëngjes kryeqytetin irakian, Bagdad. Eksplodimi ndodhi në një treg në lagjen Jamila, e banuar kryesisht me popullatë shiite, ndërsa agjencitë e lajmeve raportojnë se janë vrarë së paku 6 vetë dhe plagosur më tepër se 10 të tjerë. Grupi terrorist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një postimi në Internet. Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të tjera në Irak, që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, derisa forcat e qeverisë së Irakut dhe aleatët e saj, po përpiqen për ta marrë qytetin Mosul, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humbin shpresat për liberalizim të vizave më 2017

Posted: 08 Jan 2017 12:17 AM PST

Në rubrikën e përjavshme "VOX" , të rinjtë e anketuar thonë se që nga vitit 2010, kanë dëgjuar vetëm premtime për liberalizim vizash, por gjendja ka mbetur e njëjtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :