Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“BE-ja i ripërsërit Qeverisë së Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“BE-ja i ripërsërit Qeverisë së Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave” plus 9 more Telegrafi Kosovë


BE-ja i ripërsërit Qeverisë së Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave

Posted: 02 Jan 2017 01:37 PM PST

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek si dhe zyra e Bashkimit Evropian kanë përgënjeshtruar pohimet e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se jo domosdoshmërisht kërkohet të plotësohet në tërësi, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si njëri ndër dy kriteret për liberalizim të vizave.

Këto dy struktura të BE-së kanë shpjeguar se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë liberalizim të vizave përderisa Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin me Malin e Zi dhe Qeveria të fillojë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.

Zyra e Bashkimi Evropian në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se në mënyre që ta vlerësojë sa më korrekt kriterin i cili ka të bëjë me nivelin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta, do të vëzhgojë për së afërmi çdo rast të dyshuar në lidhje me këtë vepër, që nga faza e hetimeve, vendimet përfundimtare të gjykatave e deri tek konfiskimi i pasurisë me prejardhje të dyshimtë.

"Komisioni Evropian vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive hapat e institucioneve të Kosovës drejt ratifikimit të marrëveshjes së saj të kufirit me Malin e Zi dhe zhvillimit të mëtejshëm të të dhënave të saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe krijimin e regjistrit ose bazës së të dhënave të hetimeve, vendimeve përfundimtare të gjykatave dhe konfiskimit në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në përgjigjen zyrës se BE-së.

Komisioni Evropian kishte lëshuar një propozim për liberalizimin e vizave me 4 maj 2016 duke vënë përpara një vendimi nga Parlamenti Europian dhe Këshillit të BE-së.

"Në raportin e tij, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të tij për liberalizimin e vizave, në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti Evropian dhe Këshillit të BE, Kosova duhet ta ratifikoj marrëveshjen kufitare me Mali i Zi dhe duke treguar rezultate rekorde në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ndërkaq, Ulrike Lunaçek ka thënë për Indeksonline se sa i përket datës ose kohës së kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është shumë e vështirë të jepet përgjigje në këtë pyetje.

"Unë vetëm mund të konfirmoj se asnjëherë nuk kamë dhënë dhe as nuk do të japë ndonjë datë konkrete se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse në këtë fazë është e vështirë për të dhënë një përgjigje serioze", ka thënë Lunaçek. /Indeksonline/

The post BE-ja i ripërsërit Qeverisë së Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave appeared first on Telegrafi.

Kosova vazhdon të mbetet jashtë Interpolit (Video)

Posted: 02 Jan 2017 12:28 PM PST

Kosova ka vazhduar të mbetet edhe gjatë vitit 2016 jashtë organizatave më të mëdha ndërkombëtare të sigurisë, Interpol dhe EUROPOL, ndonëse kanë kaluar tetë vite nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Ani pse vendi ynë ka aplikuar dy herë për anëtarësim në këto dy mekanizma të sigurisë, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga këto organizata.

Por, ajo çfarë po i mungon Kosovës në anëtarësim në përgjithësi ndërkombëtare është se nuk duhet vetëm që të aplikojë, por të ketë edhe një lobim të mirëfilltë, gjë që nuk e ka. Kështu mendon deputeti të LDK-së Nuredin Ibishi, njëkohësisht edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Edhe ekspertë të sigurisë flasin për nevojën që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare të sigurisë. /Tribuna Channel/

The post Kosova vazhdon të mbetet jashtë Interpolit (Video) appeared first on Telegrafi.

Kjo është pasuria milionëshe e Nasim Haradinajt, i cili e kërcënoi në Kuvend Aida Dërgutin (Dokument)

Posted: 02 Jan 2017 12:06 PM PST

Në ditën kur në Kuvend po bisedohej për ndryshimet në Ligjin e Veteranëve, të pranishëm si mysafirë të seancës ishin edhe drejtues të Shoqatës së Veteranëve.

Jo të gjithë po pajtoheshin me ndryshimet që parashiheshin me ndryshimet e Ligjit, që kryesisht kishte të bëjë me kategorizimin e pagave të veteranëve të UÇK-së. Kundër këtyre ndryshimeve ishte deklaruar deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti, të cilës ia kishte ndërprerë fjalimin nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj.

Nasim Haradinaj: Deputetët u treguan arrogantë (Video) Nasim Haradinaj: Deputetët u treguan arrogantë (Video)

Madje, ai e kishte ofenduar rëndë deputeten, duke i thënë "Ule at gisht se ta shti në gojë".

Ndërsa, deputetja Dërguti kishte deklaruar se Haradinaj nuk përfaqësonte interesat e veteranëve, por interesat e tij personale.

Tensionohet situata në Kuvend, Dërguti, Hysni Gucatit: Ulu aty, mos fol në emër të Adem Jasharit (Video) Tensionohet situata në Kuvend, Dërguti, Hysni Gucatit: Ulu aty, mos fol në emër të Adem Jasharit (Video)

Ai nuk ishte ndalur me kaq. Pas disa ditëve, ai kishte bërë një shkrim në rrjetin social "Facebook", në të cilin kishte krahasuar punën e deputetëve me lopët e tij, shkruan Periskopi.

“Deputete #Aida Derguti !Me që se mê keni kërkuarë llogari se pse e kemi qitë kollarën; ja po të tregojë. Ketë lopën e parë ne foto që po e shefë, e kam shitë dhe e kam ble kollarën dhe nje zingjir ari si ti që e patët varë në qafë, e po ja qitëshe shallin përmbi ! E keqja është,se une mbeta pa këtë të uruarë dhe prap se prapë nuk mund e shita,sa një pagë të juajën si deputete në parlamentë qe jeni, Po të kisha pagën tuj vetëm te një muaji që merni mbi 2000 €, do kisha ble dy lopë të tilla dhe më kishin mbetë lekët edhe për një rryp të ri…!!", kishte shkruar ai.

Por, e vërteta del të jetë krejt ndryshe. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, rezulton se Haradinaj ka një shtëpi në vlerë prej 200 mijë euro, ndërsa vlera e tokës së tij që e ka blerë në vitin 2006, sipas deklarimit në AKK, arrin shifrat e 3 milionë e 700 mijë eurove. Ai po ashtu, kishte deklaruar edhe 75 mijë euro vlerë të tokës bujqësore të trashëguar.

Ai i kishte bërë këto deklarime gjatë vitit 2015, si zyrtar i Komunës së Deçanit.

The post Kjo është pasuria milionëshe e Nasim Haradinajt, i cili e kërcënoi në Kuvend Aida Dërgutin (Dokument) appeared first on Telegrafi.

Marrëveshja që po mban peng vizat (Video)

Posted: 02 Jan 2017 11:15 AM PST

Skena politike e vendit ka ngecur si asnjëherë me parë në një kalimin e një faze të thjeshtë, për caktim të kufirit me Malin e Zi, kur dihet se mjaft problematik do të jetë përcaktimi i kufirit me fqinjin verior, Serbinë.

Marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, e nënshkruar më 26 gusht të vitit 2016 në Vjenë, nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, është bërë shkas që skena politike të polarizohet me të madhe.

Madje, ratifikimi i kësaj marrëveshje i vendosur si kriter nga Bashkimi Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave, po i mban qytetarët të izoluar.

Koalicioni qeveritar ndonëse në Kuvendin e Kosovës, numëron mbi 84 deputetë nuk ka arritur që t'i bëjë votat e nevojshme për të kaluar këtë marrëveshje.

Përveç opozitës, e cila në tërësi e ka kundërshtuar që nga fillimi këtë marrëveshje, demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar edhe nga deputetë të koalicionit qeveritar e veçanërisht ata të LDK-së. /Tribuna Channel/

The post Marrëveshja që po mban peng vizat (Video) appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i burrneshës së fundit të Bjeshkëve të Rugovës

Posted: 02 Jan 2017 10:22 AM PST

Si rezultat i rrethanave dhe zakoneve patriarkale të kohës shumë ferma ishin detyruar të kthehen në burra, apo si njihen në rajonin e Dukagjinit, si burrnesha.

Njëra prej tyre është edhe Mire Metë Lajçi nga fshati Malaj të Rugovës.

“Më duket që kam lindur e paracaktuar t’i takoj botës së burrave. Në moshë shumë të re vendosa mbi kokë plisin e bardhë që ma pati blerë babai e që ishte simbol i djalërisë. Kurrë në jetë nuk kam pasur gëzim më të madh. Barta për 40 vjet pushkën në krah, për po aq vite ruajta 200-300 krerë dele në Bjeshkën e Leqinatit te Guri i Kuq. Isha zot shtëpie në familjen e Metë Lajçit. Them zot shtëpie, ngase vishja rroba meshkujsh, plis dhe shami në kokë”, thotë Mire Lajçi, duke shtuar se as meshkujt më të mirë nuk mund t’ia kalonin në asnjë punë e as në kuvend për nga mençuria.

Tani, jeton në fshatin Nabërgjan të Pejës e rrethuar me familjarët e saj, me vëllezër, djem të tyre dhe nipa e mbesa që e duan aq shumë dhe e bëjnë shumë të lumtur në këto vite të pleqërisë.

Në shoqërinë e zanave të malit Mire Lajçi shprehet se ashtu sikurse pjesa më e madhe e familjeve rugovase, edhe familja e tyre bënin një jetë të vështirë prej barinjsh në Malaj të Rugovës, prej andej nga e ka origjinën edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Shprehet se janë në lidhje gjaku me familjen e presidentit historik. 76- vjeçari Mire Metë Lajçi duket se është burrnesha e fundit e Rugovës, i cili tani jeton me kujtimet në fshatin Nabërgjan të Pejës. Pasi dy miq të mi, Xhavit dhe Aver Husaj, më shoqëruan në familjen e Marie Metë Lajçit, kësaj burrneshe të vetme nga këto treva, e cila na priti me atë traditën e moçme rugovase ku mysafiri është i çmuar dhe i respektuar.

Ajo flet për të kaluarën e saj si duket jo edhe aq të thjeshtë.

“Bëra jetën e bariut të lumtur, shijova aq gjatë e me shumë pasion tërë ato bukuri të këtyre bjeshkëve, rrita tufën për çdo ditë e më shumë, rrethohesha me blegërimën e qengjave dhe shoqërohesha me lojën në fyell e kavall. Atje bashkë zanat e malit ishim pararojë e këtyre bjeshkëve. Isha zot shtëpie në familje, bëja pazaret e familjes, kujdesesha për të gjitha dhe për të gjithë në familjen time, mbi krah bartja armën”, kujton kjo burrneshë e këtyre shkrepave.

“Kur dikush merr një vendim, atëherë nuk ka kthim pas. Unë qysh në fëmijëri u përcaktova që t’i hyj nën krah babait tim për t’i ndihmuar në punët e burrave, ngase kisha vetëm një vëlla më të madh dhe të tjerët ishin më të vegjël si dhe kisha edhe tri motra”, thotë ajo, duke shtuar se nuk ishte lehtë që nga jeta baritore të sigurohej një jetë normale, dhe në secilën pëllëmbë të Rugovës luftohej për jetë, për të mbijetuar, ngase edhe pushteti ua kishte sjellë këtyre rugovasve lakun të fyt.

“Në rrethana të tilla fillova rrugëtimin tim në botën e meshkujve… nuk kam ndenjur kurrë në shtëpi të grave. Gjithë jetën e kam kaluar në odën e burrave, ku kam mësuar për historinë e hidhur në këto shkrepa, atje ku rugovasit ishin gurë kufiri ndaj furtunave turke e sllave të Karadakut. Aty mësova nga pleqtë rugovas se familja jonë që e kishte pasur Bajrakun e Rugovës, e që kishte dhënë shumë meshkuj në luftërat e Moraçës dhe Nokshiqit, aty mësova se në këto beteja kishin rënë të gjithë burrat e familjes tonë, nga atje ishte kthyer me flamur në krah vetëm një i ri i kësaj familje,një 14- vjeçar”, thotë më tej burrnesha e Rugovës.

Duke dëgjuar këto histori të familjes dhe trevave të Rugovës, duke dëgjuar deri në orët e vona të natës këngët epike në lahutë ku u këndohej trimave të këtyre kreshtave, ai thotë se frymëzohej për jetën e tij.

“Nga dita në ditë burrërohesha edhe unë, më dukej se ky burrërim ma fuqizonte edhe më shumë vendimin tim që ta harroj përgjithmonë gjininë time femërore dhe kështu u bëra e barabartë me burrat. Por, jo vetëm kaq, isha përherë e nderuar dhe e respektuar nga ta. Më askush nuk më këqyrte si femër e veshur si burrë, por isha tamam burrë dhe zia vend të merituar në mesin e tyre”, kujton sot Mire Metë Lajçi

Në familje e trajtojnë si vëlla

Ajo shprehet se ka pasur vëllezër dhe tri motra, dhe ata asnjëherë nuk më kanë konsideruar ndryshe, por vetëm si vëlla.

“As motrat nuk më konsideronin si motër, por si vëlla dhe kjo më bënte më të lehtë qëndrimin tim në mesin e burrave. Më kujtohet se në fillim kur mora shtat dhe vendosa të mbetem burrneshë në mesin e burrave, babai im nuk e kundërshtoi me asnjë fjalë vendimin tim, por më vonë si dukej nuk ishte edhe aq i lumtur, ngase iu dhimbsesha që kisha marrë një vendim të tillë. Por, unë ju them me plot bindje se jam shumë e lumtur që mora këtë rrugëtim nga i cili dola shumë e burrëruar”, thotë Mire Metë Lajçi për gazetën “Kosova Sot”.

Është e bindur që po t’ia fillonte edhe sot nga fillimi jetës së saj do të ndiqte të njëjtin rrugë- tim.

Çka thotë burrnesha për kufirin? Burrnesha rugovase ka edhe një mendim të sajin për kufirin tanimë shumë të përfolur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Edhe ajo është e bindur sipas asaj që ka dëgjuar nga burrat e moçëm të Rugovës se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr dhe në Kullë.

“Kështu ka qenë kur kanë folur trimat rugovas përmes tytave të armëve me Malin e Zi”, thotë kjo burrneshë.

Jjeton sot e lumtur në fshatin Nabërgjan të Pejës, e rrethuar me vëllezërit dhe djemtë, nipat dhe mbesat e tyre. Tani mban në dhomën e vet disa fotografi nga jeta e saj baritore dhe i ka futur në korniza dhe kur ngjitet në dhomë, thotë se iu kthehet atyre kujtimeve të jetës baritore Edhe pse sot nuk ka më ndonjë burrneshë tjetër, Mire Lajçi thotë se burrneshat e sotme janë gra që kapën pushkën në luftë për liri.

“Burrneshat e sotme janë ato gra mjeke, profesoresha e inxhiniere, ato gra që krah me burrat sot e çojnë Kosovën përpara”, thotë Mire Lajçi, duke shtuar se nuk i përkrah ato gra të reja që zhvishen para kamerave që nuk i shërben nderit të njeriut./Kosova Sot/

The post Rrëfimi i burrneshës së fundit të Bjeshkëve të Rugovës appeared first on Telegrafi.

Lunaçek: Ngecja duhet të marrë fund, Kosova t’i kryejë detyrat e saj

Posted: 02 Jan 2017 09:23 AM PST

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se dita jeshile nga Komisioni për liberalizim të vizave, me kusht që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura, ishte lajm shumë i mirë vitin e kaluar. "Topi gjendet në duart e Parlamentit të Kosovës dhe të Qeverisë së saj".

"Ngecja aktuale duhet të marrë fund. Dy kushtet e mbetura munden dhe duhet të plotësohen shpejt nga Kosova: ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është një domosdoshmëri. Dhe, natyrisht, Qeveria e Kosovës duhet të japë rezultate edhe në lidhje me kushtin tjetër: arritjen e një progresi të mëtejmë në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në nivelin e lartë. Korrupsioni ende mbetet i përhapur, sikur edhe në vendet e tjera të rajonit. Për këtë shkak, luftimi i korrupsionit tanimë është një ‘conditio sine qua non’. Të gjitha raportimet e mia ftojnë Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, duke përfshirë edhe vetë radhët e veta", ka thënë Lunaçek në një shkrim autorial për Kosova Sot.

Lunaçek ka thënë se pasi që Kosova t'i kryej detyrat e saj, topi përsëri do të jetë në duart e BE-së, "Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian (EP) do të duhet t’i respektojnë premtimet që i kemi bërë. Unë jam optimiste dhe, sikur në të kaluarën, PE-ja është mbështetësi më i fuqishëm i Kosovës në mesin e institucioneve të BE-së. Si raportuese e përhershme, unë e ofroj mbështetjen time të plotë dhe do të bëj krejt atë që mund ta bëj, për ta mbështetur Kosovën edhe më tej në këtë rrugëtim".

Lunaçek ka përmendur tri problemet më të mëdha dhe më urgjente, me të cilat duhet të merret Kosova.

"Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikur që thashë më lart – p.sh. emërimi në poste të caktuara, sidomos në administratë, duhet të bazohet te merita dhe tenderët duhet të jenë transparentë;

Në aspektin ekonomik, investimet janë të vogla, infrastruktura dhe shërbimet publike (p.sh. edukimi, shëndetësia) duhet të përmirësohen urgjentisht. Duhet të hapen më shumë vende të reja të punës për të rinjtë dhe për femrat – papunësia e femrave është njëra ndër më të lartat në regjion! Kosova ka nevojë për tërë talentin e qytetarëve të saj, si meshkuj, po ashtu edhe femra. Femrat kanë nevojë urgjente për një fuqizim më të madh ekonomik dhe social, në të gjitha fushat, qoftë në edukim, promovim të karrierës, në betejën kundër kufizimeve (‘glass ceiling’), në përmirësimin dhe rritjen e qendrave për kujdes ndaj fëmijëve, apo në luftën kundër dhunës në familje dhe të asaj seksuale, apo të mungesës së të drejtës për trashëgimi. Sikur që kishte thënë ish-presidentja Atifete Jahjage në fjalimin e saj të dalluar në Forumin global “Femrat në parlament” në Aman, më 5 maj të vitit 2016, ku mora pjesë edhe unë: ‘Femrat duhet ta sfidojnë mentalitetin dhe traditat patriarkale, të cilat kufizojnë pjesë- marrjen e tyre të plotë në të gjitha nivelet e shoqërisë’. Dhe, unë do të shtoja: Ne kemi nevojë për meshkujt të cilët i mbështesin femrat në këto beteja! dhe;

Kosovarët duhet ta marrin përgjegjësinë për atë që është duke ndodhur në Kosovë, problemet më nuk mund t’i atribuohen ‘Serbisë’, ‘BE-së’, ‘ndërkombëtarëve’, ‘EULEX’- it, apo ndokujt tjetër. Qytetarët dhe institucionet kosovare duhet të marrin më shumë përgjegjësi për veprimet dhe të ardhmen e tyre", ka thënë ndër të tjera Lunaçek. /Telegrafi/

The post Lunaçek: Ngecja duhet të marrë fund, Kosova t'i kryejë detyrat e saj appeared first on Telegrafi.

Themelimi i Asociacionit, synimi kryesor i serbëve

Posted: 02 Jan 2017 08:33 AM PST

Ambiciet e përfaqësuesve politik të bashkësisë serbe në Kosovë për vitin 2017, janë në përputhje me shpresat dhe kërkesat e bashkësisë të cilën e përfaqësojnë ata, vlerësojnë përfaqësuesit e serbëve në institucione të Kosovës.

Por, megjithatë njohësit e zhvillimeve politike kanë pikëpamje tjetër për atë se a janë të realizueshme këto ambicie.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë se para së gjithash, shpreson që situata politike në Kosovë të qetësohet, në mënyrë që përfaqësuesit politik të serbëve t'i dedikohen angazhimit për të cilin edhe janë zgjedhur nga bashkësia e tyre, që nënkupton krijimin e kushteve për jetë më të mirë.

"Natyrisht që të gjithëve që jetojnë në këtë hapësirë, ju mungon shumëçka. Shumë institucione nuk funksionojnë siç duhet. Kur e them këtë, nuk mendoj vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët. Mendoj se të gjithë, me të drejtë janë të pakënaqur se si punojnë gjykatat dhe prokuroritë. Me të drejtë janë të pakënaqur se si punojnë disa pjesë të policisë punojnë në hapësira të caktuara, sepse nuk punojnë njëjtë në të gjitha pjesët", tha ai.

"Qytetarët kanë të drejtë kur presin ndryshime. Na nevojiten ndryshime lidhur me situatën ekonomike që kemi. Njerëzit kanë nevojë për vende pune ,sepse nuk kanë se si të jetojnë. Të mos flas për situatën në arsim, ndonëse disa gjëra kanë lëvizur para, por ende jemi larg asaj që duhet të jetë. Njerëzit kërkojnë nga ne që të bëhet më mirë", tha Stojanoviq.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petar Miletiq, ish deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e bashkësisë serbe, thekson se ambiciet e bashkësisë serbe në Kosovë janë që ta ndryshojë gjenden e vështirë në të cilën jetojnë, e sidomos ta përmirësojnë perspektivën për të rinjtë.

"Serbi mesatar i Kosovës sot është i papunësuar, pa siguri, i varfër, i pa sigurt, pa mbrojtje serioze institucionale ose çfarëdo mbrojtje tjetër.Të gjitha këto u mungojnë sot serbëve të Kosovës. Pavarësisht dëshirave të mia që në vitin 2017,të paktën një pjesë e kësaj që përmenda të ndryshoj, nuk jam i sigurt se do të ndodhë", tha Miletiq.

Zëvendëskryeministri Stojanoviq thotë se ambicia kryesore politike e serbëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre politik është krijimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për të cilën është arritur pajtimi në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Ky është një obligim që ka dalë nga Brukseli, por edhe një instrument që do të jetë në duart tona, të serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët dëshirojnë të mbijetojnë këtu dhe që dëshirojnë të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre, si dhe që të krijojmë disa marrëdhënie normale në të ardhmen”.

“Pavarësisht se sa ka rezistencë të madhe ndaj kësaj, Bashkësia duhet të formohet, por para së gjithash kjo duhet të bëhet në mënyrën që ajo të jetë e dobishme për të gjithë. Ne nuk e kemi as dëshirën e as qëllimin që bashkësia të jetë e drejtuar kundër kujtdo qoftë, por vetëm që të jetë e dobishme", tha Stojanoviq.

Por, Miletiq thekson se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nuk është vetëmdëshirë, por obligim që del nga marrëveshja e Brukselit, sipas tij, kjo marrëveshje, që ai e quan ai ndërkombëtare, nuk do të realizohet në vitin 2017.

"Kjo nuk do të realizohet. Unë e di këtë dhe këtë e dinë të gjithë ata që flasin për këtë çështje. Kjo ka shkuar aq larg. Është bërë gabimi i madh që në fillim dhe kur kjo nuk është zbatuar që në fillim, unë e di që tash, çdo herë do të vij nga Qeveria e Kosovës kundërshtimi. Një kohë ishte 'Parku i paqes', pengesat. Tash është muri”.

“Kur të largohet muri, do të dalë diçka tjetër ose dikush që punon në institucione paralele dhe kështu me radhë. Thjeshtë, e di që ata që janë mjeshtër të obstruksionit, e unë i njoh personalisht, nuk do të lejojnë kurrë që të formohet. Pra, nuk do të formohet fare Bashkësia e komunave serbe ose do ta sjellin deri në atë masë sa që ajo të jetë e pavlefshme dhe si e tillë nuk iu duhet serbëve", tha Miletiq.

Ai ka shtuar se muri i ngritur në Mitrovicë të veriut, barrikadat e mëhershme në veri, përfshirë edhe të ashtuquajturin "Parku i paqes" në urën kryesore mbi lumin Ibër, kanë qenë gabime të mëdha të politikanëve serbë.

Sipas tij, të gjitha këto, nuk janë politikë, por lojë me politikën, për t'ia hedhë opinionit hirin syve, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik, ndërkohë që Serbia t'i hapë tre kapitujt në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /rel/

The post Themelimi i Asociacionit, synimi kryesor i serbëve appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Korrigjojeni demarkacionin dhe do ta votojmë

Posted: 02 Jan 2017 08:03 AM PST

Do ta votonim demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nëse ai do të vinte i korrigjuar në Kuvendin e Kosovës, sepse nuk duhet që t'i humbim të gjitha energjitë në këtë çështje. Kështu ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se 2016-ta ka qenë vit i rëndë për Kosovën, ku, sipas tij, qytetarëve të vendit i është rënduar gjendja sociale dhe ekonomike.

Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe aktakuzat që priten të ngriten për krimet e supozuara të ish – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se kjo është një precedent i çuditshëm, dhe duke shtuar se si "pasojë e humbjes se betejës për të bërë një gjyqësor funksional dhe të besueshëm na ka ardhur kjo 'dhuratë'".

Sipas tij, koalicioni qeverisës në mënyrë jo korrekte ka tentuar që ta shes para qytetarëve idenë se demarkacioni është problemi që po e pengon Kosovën që ta marrë liberalizimin e vizave.

Haradinaj nuk e ka harruar as çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, duke thënë se AAK dhe Nisma për Kosovën janë duke përgatitur një platformë, përmes së cilës po ofrojnë alternative për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Shefi i AAK-së, ka dhënë vlerësimin e tij për vitin që po e lëmë pas, periudhë në të cilën mendon se Kosova ka stagnuar, dhe se ka pasur përkeqësim të gjendjes në rend, ligj dhe ekonomi.

"Pastaj jemi ballafaquar me disa rreziqe që i janë kanosur Kosovës, duke filluar prej ligjit të keq për Trepçën, marrëveshja e gabuar për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe Demarkacionin", ka theksuar ai.

Sipas tij, "Zajednica" dhe Demarkacioni kanë qenë marrëveshje të nënshkruara njëanshëm nga Qeveria e Kosovës, pa transparencë dhe pa konsultimin të opozitës.

"Gjykata Kushtetuese e ka gjetur që Bashkësia e Komunave Serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ligji për Trepçën, po ashtu ishin gabim në fillim, derisa u përmirësua dhe më pas u votua. Nëse bëhet korrigjimi i demarkacionit – kthimi i kufirit ne Çakorr, Kullë dhe nëpër majat e larta, kemi gatishmëri që ta votojmë. Kemi parë gatishmëri që Bashkimi Evropiane (BE), me ndihmu në korrigjim, por po vërehet një tendencë nga kryeministri për ta penguar këtë gjë”, ka shtuar ai.

Haradinaj, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ka theksuar se është e pasaktë tendenca e koalicionit qeverisës se pengesë për liberalizimin e vizave është demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, duke thënë se "këtë temë në pako të kushteve e kanë futur Qeveria e Kosovës".

"Dihet se kushte kryesore të BE-së për liberalizimin e vizave, janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe administrata funksionale. Përgjegjësia për mos liberalizim është e koalicionit qeverisës, dhe nuk ka lidhje opozita në këtë temë", ka shtuar ai.

Sipas tij, insistimi i ndërkombëtarëve që të zgjidhet çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është që ajo temë të përfundojë, por jo se ku duhet të jenë kufijtë.

"Nuk mund të votojmë diçka në të cilën Kosova humb territor. Është e dëmshme për vendin një precedent i tillë. Kosova nuk ka pretendime ndaj Malit të Zi, përkundrazi ne e mbështesim rrugën euroatlantike të shtetit fqinj. Do të gëzoheshim nëse do të korrigjohej versioni aktual i demarkacionit", ka shtuar ai.

Shefi i AAK-së, konsideron se Gjykata Speciale është padrejtë për Kosovën, sepse sipas tij, gjykata me ligje të Kosovës të dalë jashtë Kosovës është precedent i çuditshëm.

"Kjo gjykatë merret më krimet e supozuara të kryera nga shqiptarët, e jo me krimet që i kanë kryer serbët. Do të thotë kemi të bëjmë me një gjykatë e cila është e ngritur mbi baza etnike. Unë konsideroj se e kemi humbur betejën më veten, sepse nuk kemi krijuar një gjyqësor kredibil. Këtu kemi të bëjmë sidomos me një dështim të ish – kryeministrit Hashim Thaçi, për arsye se mosbesimi në këtë shkallë kaq të lartë në drejtësinë kosovare, është instaluar gjatë kohës që Thaçi ka qenë shef i Qeverisë", ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, mund të ndodhë që Kosova, nga Gjykata Speciale, t'i bëjë lajmet ndërkombëtare, dhe të dëmtohet rëndë imazhi i saj.
Haradinaj është përgjigjur edhe në pyetjen se kur është koha ideale e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, duke thënë se zgjedhjet është dashur të mbahen më herët, sepse, sipas tij, qytetarët po e paguajnë shtrenjtë këtë gjendje.

"Partitë që janë në pushtet e prezantojnë platformën e vazhdimit të kësaj gjendje, ndërsa partitë në opozitë prezantojnë ndryshimin. Boshti opozitar AAK dhe Nisma, janë në konsolidim e sipër, dhe po prezantojnë një platformë të ndryshimit", ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se janë duke punuar që para qytetarëve ta prezantojnë një platformë, e cila jep përgjigje sipas tij, për problemet në arsim, sundim të ligjit, shëndetësi, në planin e jashtëm, etj.

"Jemi duke përgatitur strategjinë e zhvillimit 2017 – 2027. Jemi në punë e sipër. Ne i kemi ofruar partneritet edhe Aleancës për Kosova e Re (AKR), ku edhe është e mundshme te kemi një marrëveshje në mes nesh. Nëse arrijmë një koordinim, ne edhe mund t'i fitojmë zgjedhjet, duke pasur parasysh se jemi të hapur edhe për partitë tjera", ka shtuar ai.

Sipas tij, bashkëpunimi me partitë politike nuk është i lehtë, por "se kur jemi të sinqertë, besojmë në idetë tona dhe e dimë se çfarë duam, bëhet më e lehtë kjo punë".

Ai ka thënë se e respekton deklaratën e të parit të Nisma për Kosovën, i cili ka theksuar se Haradinaj e meriton që të udhëheqë me ekzekutivin kosovar, por se ata mbesin të hapur edhe për opsione të tjera.

"Jemi të hapur për çdo variant. Nuk është diçka e mbyllur. Ekziston mundësia që të jetë ashtu, por jemi të hapur që të vendosim edhe ndryshe", ka theksuar Haradinaj.

Shefi i AAK-së, ka thënë se porosia dhe urimi i tij për Vitin e Ri, është që populli i Kosovës të besojë në vete.
"Ne kemi pasur kohëra të vështira dhe të rënda, por kemi besuar në të drejtën tonë dhe jemi angazhuar dhe kemi dalë triumfues. Nëse nuk besojmë në vetën tonë dhe nuk angazhohemi duke qenë të bindur në qëllimet tona, atëherë as të huajt nuk do të na respektojnë", ka theksuar ai.

Sipas tij, kjo logjikë aktuale po e fundos vendin, "duhet kthyer besimin në vete".

"Kur kemi besuar në atë që kemi pasur të drejtë, njëherë kemi marrë kritika, pastaj shqyrtim e dikur erdhi përkrahja. Kosova duhet të mbetet e bindur në të drejtën e vet, pastaj me angazhim serioz do të vijë përkrahja./Telegrafi/

The post Haradinaj: Korrigjojeni demarkacionin dhe do ta votojmë appeared first on Telegrafi.

Veteranët e Dukagjinit kërkojnë nga presidenti që mos ta nënshkruajë ligjin për veteranë

Posted: 02 Jan 2017 07:25 AM PST

Përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për veteranët me anë të së cilit veteranët ndahen në tri kategori.

Ata kërkojnë nga presidenti i Kosovës që mos ta nënshkruajë atë sepse sipas tyre dëmton rëndë luftëtarët e lirisë.

Pas një takimi të Këshillit Drejtues të OVL-së në degët e tyre sot ata kanë dalë me këto qëndrime:

Nuk pranojmë Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe i bëjmë thirrje Presidentit që mos ta nënshkruaj këtë ligj, sepse ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata. Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës. Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njiherit duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!! Andaj Presidenti që përfaqëson Unitetin e Popullit duhet që ta kthej këtë ligj prapa që të bëhet edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së..!!! Sepse me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare),ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes , Pjesa më e madhe e ZO të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative dhe Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999.

Ne si përfaqësues të luftëtarëve në Dukagjin kërkojmë që Kryesia qendrore e OVL UÇK – ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojmë mashtrimin publik që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK- që në periudhë të shpejt kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK – së. Nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave : këta nuk janë më përfaqësuesit tonë:

Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do tu bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do ti përdorim deri sa veteranët vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të unifikuara të luftëtarëve të lirisë . Nëse OVL e UÇK – në nivel qendror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individë ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe do ta organizojmë Kuvendin e jashtëzakonshëm të OVL të UÇK-së.

Komunikata është lëshuar në emër të Abdyl Mushkolaj nga dega në Deçan, Sadri Hoxha nga dega në Gjakovë, Bekë Berisha dega në Istog dhe Gazmend Syla nga dega e Pejës.

The post Veteranët e Dukagjinit kërkojnë nga presidenti që mos ta nënshkruajë ligjin për veteranë appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, do të krijonte hapësirë për tensione

Posted: 02 Jan 2017 07:17 AM PST

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se nuk e sheh asnjë aspekt, që një proces zgjedhor i parakohshëm do të ndihmonte proceset në Kosovë.

“Kam bindjen e plotë se çdo hyrje në procese elektorale të parakohshme, do të krijonte hapësirë për pakënaqësi me organizimin e tyre, për tensione, dhe si rezultat do të prolongohej çdo progres në vend. Aq më shumë kur zgjedhje të tilla nuk mund të prodhojnë rezultate shumë të ndryshme nga ato të zgjedhjeve të fundit”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Mustafa flet për zhvillimet në vend, thotë se gjithçka është e qartë për Asociacionin dhe Demarkacionin Mustafa flet për zhvillimet në vend, thotë se gjithçka është e qartë për Asociacionin dhe Demarkacionin

Ai ka shtuar se nuk duhet të biem pre e trillimeve politike dhe përpjekjeve që përmes krizave dhe proceseve të papërgatitura dikush të përfitoj.

“Duhet të vazhdojmë të çojmë proceset përpara, të liberalizojmë vizat e të ecim tutje”, u shpreh Mustafa.

I pari i ekzekutivit më tej në këtë intervistë ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë ku ka theksuar se gradualisht po plotësohen vendet vakante në Qeveri. “Në mbledhjen e fundit, me propozimin e PDK-së, emëruam ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po ashtu, do të bëjmë edhe ndryshime tjera të nevojshme. Qeveria po funksionon mjaft mirë”, tha Mustafa.

Mustafa: Muri në veri, lojë e ulët e Serbisë Mustafa: Muri në veri, lojë e ulët e Serbisë

Kryeministri Mustafa ka theksuar po ashtu se raportet me prantnerin e koalicionit PDK-në, janë të mira.

“Kemi raporte të mira partneriteti. Kemi koordinim për çështjet e rëndësishme. Së bashku e hartuam dhe e kaluam një Buxhet historik mbi 2 miliardë euro. Në bashkëpunim të plotë, si partner të koalicionit, arritëm të gjejmë zgjidhje për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, që po ashtu e konsideroj një sukses tepër të madh të këtij koalicioni”, u shpreh Mustafa, duke shtuar më tej se ndryshimet në këtë Ligj, me të cilat plotësohen kërkesat e FMN-së, krijojnë stabilitet buxhetor dhe makroekonomik, besim te investitorët e jashtëm dhe mundësi për shfrytëzim të mbështetjes buxhetore nga FMN dhe BE si dhe të huave shumë të volitshme për investime kapitale që në mënyrë direkte apo indirekte krijojnë ambient për zhvillim dhe punësim.

“Po i adresojmë çështjet e tjera të rëndësishme për vendin. Besoj që koalicioni duhet të shkoj deri në fund të mandatit, jo për hir të vetvetes dhe interesave tona, por për hir të vendit, i cili duhet të shfrytëzoj këtë kohë për avancimin e proceseve e jo për rikthim në paqartësitë që prodhojnë zgjedhjet e proceset elektorale të jashtëzakonshme”, tha Mustafa.

Duke pasur parasysh që gjatë vitit që lam pas qeveria ka pasur probleme sa i përket deputetëve të Listës Serbe, Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e hapur për Listën Serbe që të kthehet në institucione, por duke u bazuar në parime e jo në shantazhe që diktohen nga jashtë Republikës së Kosovës.

“Ne presim që Lista Serbe të kthehet në institucione, që në radhët e saj të mos ketë më njerëz që nuk meritojnë të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët janë vegla në duar të politikanëve megalomanë e hipokritë të Serbisë. Ne kemi qenë zemërgjerë dhe tolerantë në maksimum dhe këtë e konsiderojmë vlerë tonën. Por deri këtu, asnjë hap më tutje”, tha Mustafa./Telegrafi/

The post Mustafa: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, do të krijonte hapësirë për tensione appeared first on Telegrafi.

Related Posts :