Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Braziliani Cale bashkohet me Kukësin” plus 9 more Lajmet

loading...

“Braziliani Cale bashkohet me Kukësin” plus 9 more Lajmet


Braziliani Cale bashkohet me Kukësin

Posted: 11 Jan 2017 12:41 PM PST

Kukësi bën goditjen e radhës në merkato. Braziliani Elton Cale u bashkua me skuadrën kryesuese në Antalya aty ku është vënë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Ishte pikërisht 28-vjeçari surpriza e madhe e së Mërkurës në seancën stërvitore të pasdites, pasi Cale ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit, duke e forcuar ndjeshëm skuadrën verilindore në repartin e avancuar. Ai mund të luajë në të dyja krahët e mesfushës por edhe prapa dy sulmuesve në pozicionin e trekuartistit. Në kampin kuksian nuk është vetëm afrimi i brazilianit Cale ai që bën bujë por edhe zërat e orëve të fundit për interesimin e Gaziantepspor në adresë të Pero Pejic dhe Nijaz Lenës. Për të folur në lidhje me këto zëra por edhe për ecurinë e fazës përgatitore dhe objektivat e Kukësit, mesfushori shqiptar i lindur në Maqedoni, Nijaz Lena doli për mikrofonin e Supersport.

"Kemi filluar shumë mirë fazën përgatitore. po përgatitemi maksimalisht për kampionatin. Kjo faze do na ndihmoje sepse këtu mund te testohemi me kundërshtarë të fortë. Çështjet e merkatos i takojnë klubit, unë mundohem te jem i përqendruar te puna me skuadrën. Nëse klubi bie dakord dhe mendon se me duhet të lëviz, do te ishte e mirëpritur".

Lena shton më tej se largimi i mundshëm i tij nga skuadra nuk do të ndikonte aspak te ecuria e Kukësit që këtë sezon synon titullin kampion. Gjithsesi, sipas 30-vjeçarit, skuadra duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

"Çdo ndeshje duhet ta marrim një nga një. Duhet të mendojmë të fitojmë në Shkodër dhe për ne duhet të mendojnë ata që janë poshtë nesh".

Ndërkohë që skuadra vazhdon përgatitjet intensive në Turqi, braziliani Karioka do të bashkohet me grupin në datën 13, ndërsa Sidrit Guri dhe Lukas Rangel do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit edhe pse fillimisht u mendua që ata do të shkëpusnin marrëdhënien kontraktuale me klubin. Pas miqësores me Istanbul Basaksehir, Kukësi do të përballet të enjten në testin e dytë të Antalyas me azerët e Kairat.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Braziliani Cale bashkohet me Kukësin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Fiks Fare: Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, ngatërron pronarët

Posted: 11 Jan 2017 12:41 PM PST

Në hipotekën e Pogradecit, pavarësisht se mund të kesh një pronë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, madje të jenë depozituar edhe vendimet e gjykatës, ndodh që certifikata e pronësisë t'i jepet një tjetri, pa pasur asnjë dokument, thjesht të bëjë një kërkesë pranë kësaj zyre. Kjo i ka ndodhur pikërisht një emigranti, i cili është paraqitur pranë ZVRPP-së në Pogradec për të tërhequr certifikatën, por punonjësja i ka thënë se ia ka dhënë gabimisht dikujt tjetër.

Fiks Fare intervistoi emigrantin Sali Cani, i cili shpjegon se dikur ka qenë në gjyq me një familje për pronën, ku ka shtëpinë. Pasi ka fituar të gjitha shkallët e gjyqësorit, në vitin 2006 është pajisur me certifikatë pronësie, ndërkohë që kishte futur dokumentet për legalizim. ZRPP kishte vënë re se kur i kishin lëshuar certifikatën kishin bërë një gabim, kështu që para se të realizohet legalizimi, ai duhej paraqitur që të dorëzonte certifikatën e parë dhe të merrte atë me ndreqje gabimi. Në muajin nëntor, emigranti kthehet në Pogradec dhe shkon të marrë certifikatën e re, që do ta dorëzonte te ALUIZNI. Por, punonjësja e hipotekës i thotë që gabimisht i ka dhënë këtë certifikatë një personi tjetër. Në këto kushte, ai bën kërkesën pranë ZVRPP-së, por thotë se e para nuk u mor parasysh, kështu që bëri një të dytë më 14 dhjetor 2016 dhe më 29 dhjetor duhej të merrte certifikatën e pronësisë të rregullt. Ai shpjegon se pavarësisht se në dosje ndodheshin të gjithë vendimet e gjykatës, specialistja nuk i ka vënë re dhe ia ka dhënë certifikatën kundërshtares së tij që nuk ka dokumente.

Pas ankesës së qytetarit, ne shkuam në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec për t'u interesuar sesi së pari është lëshuar një certifikatë gabim dhe a merren masa në këto raste dhe së dyti kur do i jepet zgjidhje qytetarit. Gjatë bisedës me Regjistruesin e ZVRPP-së në Pogradec, Nexhip Shkullaku. Ai e pranon se është bërë gabim, por sipas tij ka qenë pa dashje. "Jo se janë të qëllimshme, çfarë i ka ndodhur qytetarit. Që atë ditë unë i kam bërë njoftim qytetarit për të sjellë certifikatën, duke konstatuar atë gabim", thotë ai gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare. Madje, ai na premton se brenda afatit të vendosur, pra 29 dhjetor do të jepet certifikata.

Kurse gjatë bisedës me specialisten Paola Pupa, e cila ka lëshuar certifikatën për kundërshtaren e qytetarit, ajo nuk di të japë përgjigje se në çfarë dokumentesh është bazuar për të lëshuar këtë certifikatë. Specialistja hap dosjen dhe nuk di të kthejë një përgjigje.

Por, qytetari u paraqit sërish më datë 29 dhjetor në ZVRPP-së në Pogradec, por certifikata e pronësisë së tij nuk kishte dalë. Kështu, ne shkuam dhe pyetëm përse nuk është bërë certifikata e pronësisë brenda kohës së caktuar.
Specialisti i ZVRPP-së Pogradec thotë se fajin e ka sistemi. Sipas tij, duhet pritur një muaj që pala kundërshtare të kthejë certifikatën e pronësisë që i është lëshuar gabim. Nëse ajo nuk e dorëzon, atëherë nxirret certifikata e re për qytetarin.

Ndërsa drejtori i hipotekës së Pogradecit pranon se është bërë gabim dhe që nuk janë paraqitur dokumentet origjinale. "E kuptoj që është bërë gabim, do marrim masa dhe do kërkojmë ndjekjen e çështjes pranë organeve kompetente". Gazetari e pyet nëse pronat janë të sigurta, kur nuk tërheq certifikatën e sigurisë, ndërkohë që ai përgjigjet se pronat i mbron ligji.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Fiks Fare: Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, ngatërron pronarët appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Britania “post Brexit”, taksë për çdo punëtor nga BE-ja

Posted: 11 Jan 2017 11:44 AM PST

Britania po merr në konsideratë një masë drastike, për të gjobitur punëdhënësit me nga 1.000 paund (1.200 dollarë) në vit për çdo punonjës të kualifikuar që rekrutojnë nga Bashkimi Europian pasi ishulli të largohet nga unioni.

Ky është njoftimi më i fundit nga Ministria e Emigracionit gjatë kësaj të mërkure. Robert Goodwill tha para një komiteti të Dhomës së Lordëve se gjoba "është diçka që na është propozuar dhe që mund të aplikohet" për punonjësit nga BE-ja.

Britania ka miratuar tashmë një taksë të tillë për punonjësit e huaj që vijnë nga shtetet jo anëtare të BE-së, taksë që do të hyjë në fuqi në muajin prill. Aktualisht, qytetarët nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë të drejtën për të jetuar dhe punuar në Britani, por kjo liri lëvizjeje pritet të marrë fund sapo Britania të largohet nga blloku.

Qeveria ka vendosur një objektiv për reduktimin e migrimit drejt Britanisë, në më pak se 100 mijë njerëz në vit, ndryshe nga sa është aktualisht me 300 mijë të ardhur në vit.

Pasi përmendi taksën prej 1.000 paund, Goodwill tha se ende nuk është e sigurtë. Bisedimet për dalje nga BE-ja duhet ende të nisin, ndërsa "ne nuk jemi në një pozicion për të spekuluar se cila do të jetë zgjidhja e negociatave post-Brexit", tha ai.

Grupet e biznesit, gjithsesi, kritikuan idenë e një takse për punonjësit e huaj. Seamus Nevin, kreu i punësimit dhe politikave kualifikuese në Institutin e Drejtuesve, tha se punëdhënësit "thjesht nuk mund të durojnë kufizimet e mëtejshme, e nëse ata arrijnë të gjejnë kandidatin e duhur edhe taksën shtesë".

11 janar 2017 (Stilografi.com) T.CH

The post Britania "post Brexit", taksë për çdo punëtor nga BE-ja appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Moti i keq, disa akse rurale ende të bllokuara

Posted: 11 Jan 2017 11:41 AM PST

Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale, të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre. Sidoqoftë, mbeten disa akse rurale ku qarkullimi është ende problematik. Sipas një njoftimi të Emergjencave Civile, situata në akset rrugore në të gjithë vendin deri në orën 19:00 të kësaj të mërkure ka qenë:QARKU KUKËS
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.

Akset Kukës- Has-Tropojë, Tropojë-Qafë Morinë dhe Ura e Zapodit- Shishtavec janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa akset Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur për në Tropojë për të shpërndarë ndihma ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale Shtetërore por për shkak të erës së fortë nuk ka mundur të ulet.

QARKU DIBËR
Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij. Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor.

Po punojnë 1 borëpasturese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur të këtë rrugë. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU SHKODËR
1 helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në zona të izoluara të Malësisë së Madhe dhe ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore për familjet e izoluara.

Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth ,Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre. Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU LEZHË
Në qarkun e Lezhës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme normalisht. Të bllokuara janë vetëm akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç.

Ditën e sotme 1 helikopter nga Ministria e Mbrojtjes është nisur në drejtim të fshatit Orosh të bashkisë Mirditë, me ndihma ushqimore por për shkak të erës së fortë nuk ka mundur të ulet.

QARKU ELBASAN
Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.

QARKU KORÇË
Aksi rrugor Ersekë-Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.

QARKU VLORË
Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë. Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash. Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.

QARKU GJIROKASTËR
Reshjet e borës janë ndërprerë duke bërë që situata të normalizohet. Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë i cili kryhet me zinxhirë në pjesë të veçanta. Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU BERAT
Sot paradite si rezultat i reshjeve të borës ka pasur vështirësi kalimi në aksin rrugor Poliçan-Çorovodë. Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe nuk ka lejuar qarkullimin e automjeteve të pa pajisura me zinxhirë. Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi rrugor Çorovodë-Gjerbës ka qenë i bllokuar, por është hapur.

Në fshatin Melck, Njësia Administrative Potom, bashkia Çorovodë, një shtetas është izoluar nga dëbora së bashku me 300 krerë bagëti të imta. Strukturat e EC jane nisur sapo kane marre njoftimin për t'i shkuar në ndihmë.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar furnizimi me ndihma i banorëve në vështirësi, të cilëve u janë shpërndarë pako me ushqime e veshmbathje.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Moti i keq, disa akse rurale ende të bllokuara appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Dëborë edhe në Tiranë

Posted: 11 Jan 2017 11:31 AM PST

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në kryeqytet. Pas kaq vitesh edhe Tirana po zbardhet nga dèbora.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Dëborë edhe në Tiranë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Shqipëri-Kosovë, protestë paralele për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 11:11 AM PST

Në kohën kur politika e Kosovës nuk gjeti gjuhën për të mirtatuar një rezolutë të përbashkët për dënimin e arrestimit të Ramush Haradinajt, qindra të rinj shqiptar, ashtu si dhe mijëra shqiptarë kudo në botë, janë mbledhur për të protestuar përpara Ambasadës franceze në Tiranë duke kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Arrestimi i Haradinajt tregoi dhe njëherë se politika është në një zë kur flitet për çështjet kombëtare. Ishin drejtuesit e forumeve rinore të të gjithë partive në vend, të cilët u bashkuan me dhjetra të rinj të tjerë për të protestuar përpara ambasadës franceze.

"Ramushi është heroi i të gjithë shqiptarëve, heroi i të rinjve, heroi i shqiptarëcve në cdo cepë të globit", tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

"Ne do të jemi këtu, do të jemi edhe në ditët në vazhdim për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij", u shpreh Floida Kërpaçi, kryetarja e LRI-së.

"Është në traditën e shqiptarëve që të bashkohemi sa herë që diçka na prek, na cënon ne si komb, dhe dinjitetin tonë si komb", tha Eljo Hyska, kreu i FRESSH.

"Është një ogur i mirë për të rinjtë shqiptarë që të rinjtë shqiptarë arrijnë të bëhen bashkë për kauza kaq madhore", tha Albano Idrizi, kreu i KPR, PDIU.

Ndërkohë edhe në Kosovë ditën e sotme do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004.

Protesta mbahet me moton "Kundër fyerjes dhe padrejtësisë" në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Shqipëri-Kosovë, protestë paralele për lirimin e Ramush Haradinajt appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Fotot e fotografit shqiptar në “National Geographic”

Posted: 11 Jan 2017 11:00 AM PST

"National Geographic" ka publikuar fotot e fotografit të njohur dhe profesionist shqiptar, Florian Zerja.

Aty janë renditur një sërë fotosh të realizuara prej tij gjatë vitit 2016, në momente prekëse, të veçanta e me mesazhe të forta.

I riu shqiptar shquhet për fotot e veçanta që realizon.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Fotot e fotografit shqiptar në "National Geographic" appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 12 vite burg për vrasje

Posted: 11 Jan 2017 10:41 AM PST

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje. Në pranga përfundoi Herger Çitaku, banues në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës më datë 7 dhjetor të vitit të shkuar ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 5 dhjetor 2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale "Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 12 vite burg për vrasje appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

SHBA, Trump: Ndoshta Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike

Posted: 11 Jan 2017 09:43 AM PST

"Mendoj se pas hakerimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale amerikane qëndron Rusia, përveç dhe vendeve të tjera. Ndoshta sulmet informatike janë kryer nga Rusia, por besoj edhe nga vende dhe persona të tjerë".

Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump gjatë konferencës së tij të parë për shtyp pas zgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur pastaj për dosjet mbi një marrëdhënie të mundshme me Moskën, miliarderi ka nënvizuar: "Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se ato lajme kanë qenë të pavërteta. Respekton faktin që e ka thënë".

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbajti konferencën e parë për shtyp. Trump foli për prioritetet gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se shumë kompani të prodhimit të makinave apo kompani farmaceutike do t'i kthejë në atdhe.

Për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Trump u shpreh: "Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Rusinë. Unë nuk kam asnjë plan për ndonjë marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam asnjë borxh me ta".

Megjithatë ai shtoi se marrëdhëniet e mira me Putin janë një "pasuri". Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtares demokrate, Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post SHBA, Trump: Ndoshta Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Ançeloti: Paratë e kinezëve, jo shqetësim për Europën

Posted: 11 Jan 2017 09:40 AM PST

Prej disa sezonesh kanë qenë të shumtë yjet e futbollit europian të cilët janë transferuar në Kinë të joshur nga ofertat stratosferike të klubeve të këtij vendi. Oscar, John Obi Mikel dhe Carlos Teves janë emrat më të fundit që kanë vedosur ta vijojnë karrierën e tyre në Lindjen e largët, madje argjentinasi pas firmës me Shangai Shenhua u bë lojtari më i paguar në planet, duke lënë pas edhe Cristiano Ronalon e Lionel Messin. Mirëpo paratë që po shpenzohen për të transferuar lojtarët më cilësorë qarkullim në futbollin kinez nuk i bëjnë përshtypje trajnerit të Bayernit të Mynihut Karlo Anceloti. Sipas italianit, klubet europiane nuk kanë pesë të shqetësohen aspak nga ky fenomen, pasi paratë kurrë nuk do të jenë motivi kryesor në vendimin e një futbollisti për të ndryshuar skuadër apo kampionat.

"Po është e vërtetë që janë disa futbollistë të rëndësishëm që janë transferuar në Kinë gjatë këtij muaji, megjithatë klubet europiane për momentin duhet të ndihen të sigurta. Kampionatet më të forta dhe më të bukura janë akoma në Europë, pra edhe futbolli më i bukur luhet në Europë. Lojtarët nuk luajnë vetëm për para, por edhe për të qenë më të mirët dhe të jenë pjesë e ndeshjeve më të bukura në botë."

Në fakt tregu kinez i futbolli është bërë shqetësuar për futbollin europian edhe për faktin që në vendin aziatik janë transferuar emra të rëndësishëm të trajningut, si Lippi, Villas Boas apo Scolari. Çmenduritë kinezë kanë shkuar deri aty që t'u kërkojnë edhe gjyqtarëve më të mirë në qarkullim, si anglezit Clatenburg, që të vënë dejtësi në kampionatin e këtij vendi.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Ançeloti: Paratë e kinezëve, jo shqetësim për Europën appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Related Posts :