Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Burri e zë gruan duke bërë seks me tjetrin, rrah brutalisht me grushta e shkelma të dashurin e saj (Video, +18)” plus 6 more Telegrafi Dështime

loading...

“Burri e zë gruan duke bërë seks me tjetrin, rrah brutalisht me grushta e shkelma të dashurin e saj (Video, +18)” plus 6 more Telegrafi Dështime


Burri e zë gruan duke bërë seks me tjetrin, rrah brutalisht me grushta e shkelma të dashurin e saj (Video, +18)

Posted: 02 Jan 2017 02:50 PM PST

Kemi parë shumë video të tilla në rrjet, por kjo është ndër më tipiket. Një mashkull gjen gruan e tij duke bërë seks me një tjetër.

Ai bën një reagim tipik mashkullor. Burri i tradhtuar sulmon dashnorin e gruas duke e masakruar me grushte, transmeton syri.

Video është publikuar në "Liveleak" dhe është filmuar në SHBA.

The post Burri e zë gruan duke bërë seks me tjetrin, rrah brutalisht me grushta e shkelma të dashurin e saj (Video, +18) appeared first on Telegrafi.

Vetura bie nga trageti në mes të detit (Video)

Posted: 02 Jan 2017 02:18 PM PST

Një veturë tip fuoristradë është filmuar duke rënë nga një traget në ishullin Fraser, Australi në datë 31 Dhjetor.

Vetura ishte marrë me qira nga disa të rinj që udhëtonin me çanta mbi shpinë duke eksploruar botën.

Në veturë fatkeqësisht ndodheshin pasaporta, celularë, karta bankare dhe sende të tjera me vlerë.

Fatmirësisht në veturë nuk gjendej asnjë njeri brenda në momentin që ra në ujë, rreth orës 10 të mëngjesit.

Djemtë të cilët nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, udhëtonin me çanta në shpinë drejt ishullit për të pritur ardhjen e Vitit të Ri.

Pamjet filmike në vijim të publikuara nga kanali 9 News Brisbane, tregojnë momentin në të cilin makina bie nga trageti dhe zhytet në ujë.

The post Vetura bie nga trageti në mes të detit (Video) appeared first on Telegrafi.

I propozon martesë të dashurës para mijëra personave, shikoni çfarë i ndodh të gjorës (Foto/Video)

Posted: 02 Jan 2017 01:59 PM PST

Një femër u rrëzua keq në skenë, në momentin që i dashuri i saj u gjunjëzua për t’i propozuar martesë në prezencë të mijëra njerëzve në një festival të muzikës.

E veshur me rroba provokative, Endyugi Soedarsono, është ftuar të ngjitet në skenë nga i dashuri i saj Jeff Jackson, i cili mezi kishte arritur DJ të ndalë muzikën për disa minuta që t’i propozoj martesë partneres së vet, transmeton Telegrafi.

Por para se të shijonte momentin romantik, e gjora Enyugi duket se kishte harruar ku kishte shkelur dhe për një moment rrëzohet nga skena.

Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video) Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)

E gjithë kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamera e Colton Carlyle gjatë festivalit të muzikës në Teksas.

“Isha duke filmuar atmosferën në festival për një media sociale, kur papritmas hasa në këtë moment të pakëndshëm”, ka deklaruar ai.

Por për fat të mirë vajza nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja se i ka thënë po propozimit të dashurit të saj. /Telegrafi/

The post I propozon martesë të dashurës para mijëra personave, shikoni çfarë i ndodh të gjorës (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Infermieri përjashtohet nga puna, shkaku i kësaj videoje bizare (Video)

Posted: 02 Jan 2017 01:53 PM PST

Michael Renson nga Melbourne i Australisë, është përjashtuar nga spitali ku punonte, sepse ia kishte bërë 'tag' dy kolegeve në një video shumë të çuditshme.

Megjithëse kishte shërbyer si infermier për 20 vjet, zyrtarët e Bendigo Health kanë konsideruar se ai e ka ulur autoritetin e spitalit, duke u marrë dhe përfshirë edhe dy punonjëse të tjera me këtë filmim, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, videoja që mund ta shihni më poshtë, nuk po konsiderohet si diçka e tmerrshme, por është mjaftë bizare.

"Ai është dashur të dëgjojë zërin e brendshëm dhe të mos merret me këtë filmim. Të gjithë do t'i vuajnë pasojat, po që se bëjnë diçka të tillë, sepse mund të ofendonte dikë", shkruan mes tjerash në komunikatën e lëshuar lidhur me rastin.

Në anën tjetër, Renson ka thënë se nuk ka dashur të ofendojë askënd, por vetëm të mahitej me kolegë. /Telegrafi/

The post Infermieri përjashtohet nga puna, shkaku i kësaj videoje bizare (Video) appeared first on Telegrafi.

Mbështjellja me çarçaf, sfida fundit e të rinjve (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 01:39 PM PST

Gjatë vitit që shkoi, kemi parë sfida të ndryshme nga të rinjtë, disa prej të cilave të rrezikshme për t'i aplikuar.

Por, duket se këto trende do të vazhdojnë, meqë në fillim të vitit kemi një të tillë, transmeton Telegrafi.

Në Japoni po e kryejnë një sfidë të re që quhet Otonamaki, e cila nënkupton mbështjelljen e të rriturve.

Në këtë formë, personat e ndryshëm iu kërkojnë miqve ose familjarëve, që t'i mbështjellin me çarçaf dhe t'i lidhin, për të qëndruar ashtu për 20 minuta.

Më pas, me fotografitë e postuara në rrjete sociale, po sfidohen të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Mirëpo, pasi duhet të qëndrohet nën material dhe pa ajrosje, po konsiderohet si e dëmshme për shëndetin dhe e panevojshme. /Telegrafi/

The post Mbështjellja me çarçaf, sfida fundit e të rinjve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Donte të bënte ‘selfie’, kafshohet keq nga krokodili (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 12:29 PM PST

Benetulier Lesuffleur nga Franca, ka qenë duke e vizituar Parkun Nacional Kho Yai në Tajlandë, kur e ka parë një krokodil që kishte dal në breg të liqenit.

Turistja 46-vjeçare, i ka injoruar shenjat paralajmëruese dhe është afruar te reptili gjigant, në përpjekje që të bëjë 'selfie', transmeton Telegrafi.

Por, në vend të fotografisë së dëshiruar, ajo ka marrë kafshime të mëdha në këmbë, gjoks dhe shpinë.

Në imazhet e postuara më poshtë, shihet gruaja e mbështjellë me fasha, teksa bartet deri te autoambulanca.

Mësohet se pas intervenimit mjekësor, gjendja saj është e mirë, ndërsa është duke e marrë vetëm pas rastit. /Telegrafi/

The post Donte të bënte 'selfie', kafshohet keq nga krokodili (Foto) appeared first on Telegrafi.

Pronari koprac detyron qiraxhinjtë të paguajnë, sa herë lëshojnë ujin e tualetit (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 09:19 AM PST

Në një shtëpi që lëshon dhoma me qira në Melbourne të Australisë, pronari e ka instaluar një mekanizëm në kazanin e guaskës së tualetit.

Në këtë formë, ai detyron qiraxhinjtë të vendosin para, po që se duan të lëshojnë ujin pasi të kenë kryer nevojën, transmeton Telegrafi.

Guaska dhe kazani me mekanizmin për vënien e parave

Veprimi tij po konsiderohet si shumë koprac dhe ka pasur ankesa të shumta, në agjencinë ku është e listuar kjo pronë për tu dhënë me qira.

"Të gjithë paguajnë për larjen e rrobave, pse jo edhe për pastrimin e tualetit. Unë paguaj faturën e ujit dhe askush nuk ankohet për këtë", ka thënë pronari i shtëpisë.

"Kryeje nevojën edhe ikë pa e pastruar", ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Pronari koprac detyron qiraxhinjtë të paguajnë, sa herë lëshojnë ujin e tualetit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :