Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Dauti për Ramushin: Njeriu ynë (Foto)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Dauti për Ramushin: Njeriu ynë (Foto)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Dauti për Ramushin: Njeriu ynë (Foto)

Posted: 12 Jan 2017 02:59 PM PST

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sapo ka postuar një fotografi të vëllait të tij, Ramushit.

"Njeriu ynë", është mbishkrimi i fotografisë që ka postuar Dauti në profilin e tij në Facebook.

The post Dauti për Ramushin: Njeriu ynë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Kosova duhet të ndjek shembullin e Kroacisë në raport me Serbinë (Video)

Posted: 12 Jan 2017 02:49 PM PST

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin Kontakt në TribunaChannel për atë se ëfarë ka ndodhur që nga ndalimi i tij në Francë.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë më e fuqishme, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë.

“Kroacia është një vend anëtarë i BE, anëtar NATO me orientim euroatlantik, por ka patur guximin e vet me zbatu reciprocitetin me Serbinë. Këtë gjuhë e ka kuptu shumë mirë Serbia, pra gjuhë e reciprocitetit. Serbia do ta keqpërdor inferioritetin e Prishtinës zyrtare, pra qeverisë sonë, institucioneve tona. Dhe nëse vazhdojmë me qenë kështu inferior për Kosovën do të jetë dobët në krejt pozitën e Kosovës në rajon”, tha Haradinaj.

Zoti Haradinaj çfarë ndodhi sot në gjykatë?

Haradinaj: Sot u mbajt seanca e dytë ekipi mbrojtës ka paraqitur argumentet për anulimin të fletëarrestit që vjen nga Serbia edhe kërkesës për lirimin me kusht dhe flitet për anulim e fletëarrestit dhe pritet me u shqyrtu pala se pala serbe s'ka dërguar argumentet e veta ende, ndërsa u pranua kërkesa jonë për lirim me kusht.

Si erdhi deri tek ndalimi i juaj nga autoritetet franceze?

Haradinaj: Jam ndaluar në aeroportin e Bazelit dhe për mua ka qenë diçka e pakuptueshme ky fletndalim, sepse në shumë vende ne Evropë e kanë anuluar këtë sepse është i papërdorshëm dhe kjo për mua ishte e pakuptueshme dhe e padrejtë si ndodhi.

Për çfarë konkretisht ju kërkon Serbia?

Haradinaj: Serbia ka një ndalim sipas një aktakuze të vitit 2004 për krime lufte, argumente akuza që i ka trajtua Tribunali i Hagës. Edhe është krejtësisht politik, i pa bazuar dhe i padrejtë.

Çfarë do të ndodhë deri në fund?

Haradinaj: Tani jam i liruar me kusht me garancën se nuk do ta lëshoj Francën deri në përmbyllje të këtij procesi unë mbetem në Francë edhe pres në një seancë me u përmbyllë gjithë ky cirk ligjor, sepse vërtetë nuk ka bazë ligjore kjo që po ndodhë.

Ju keni udhëtuar edhe më parë në vendet evropiane, pse pikërisht në këtë kohë ndodhi ndalimi nga autoritetet franceze?

Haradinaj: Serbia e ka riaktualizu kërkesën në Interpol është kërkesë e Serbisë aktualizimi i këtyre fletarrësteve për disa njerëz prej Kosovë dhe është e habitshme se Serbia me gjasë po vuan për faktin se s'po ka ma shumë mundësi me ndiku në proceset në Kosovë, por vetëm në këtë mënyrë

A duhen të pastrohen këto lista dhe si duhen mbrojtur të tjerët?

Haradinaj: Kosova duhet të jetë më e fuqishme, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë. Kroacia është një vend anëtarë i BE, anëtar NATO me orientim euroatlantik, por ka patur guximin e vet me zbatu reciprocitetin me Serbinë, Këtë gjuhë e ka kuptu shumë mirë Serbia, pra gjuhë e reciprocitetit. Serbia do ta keqpërdor inferioritetin e Prishtinës zyrtare, pra qeverisë sonë, institucioneve tona. Dhe nëse vazhdojmë me qenë kështu inferior do të jetë dobët në krejt pozitën e Kosovës në rajon.

A mendoni se ndalimi juaj lidhet me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump?

Haradinaj: Nuk muj me hy në krejt këto konspiracione. Për mu ka qenë nder i madh ftesa për inaugurimin e presidenitit Trump, presidentin e Amerikës, të 45-tin e zgjedhur dhe shpresoj që në të ardhmen e afërt të kem mundësinë me shku në Amerikë./GazetaTribuna/

The post Haradinaj: Kosova duhet të ndjek shembullin e Kroacisë në raport me Serbinë (Video) appeared first on Telegrafi.

Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump

Posted: 12 Jan 2017 02:10 PM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Ramush Haradinaj u arrestua në kohën kur pranoi ftesë nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së.

Ai ka shtuar se nuk ka shkuar në Francë për diçka tjetër pos që për punë familjare. Madje ai ka thënë se Haradinaj ka qenë edhe më herët në Francë por që nuk i ndodhi kjo e tanishme.

Lekaj ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave, duke e quajtur se ky është dështim i Qeverisë.

Lekaj ka folur edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin, duke u shprehur kundër këtyre marrëveshjeve, siç e quan ai, të dëmshme për vendin.

"Ne kemi menduar atë që e kemi thënë atë që e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese dhe në këtë drejtim thuhet se nuk është në frymën kushtetuese. Le të më thoni se cila është ajo e mirë për qytetarët e Kosovës dhe ju e dini se ka filluar edhe transporti hekurudhor dhe për këtë nuk është pyetur askush dhe konsideroj se është cenuar sovraniteti", ka thënë Lekaj.

Ai thotë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i gatshëm të zhvillojë dialogë me çdokënd, por jo në dëm të Kosovës.

"Haradinaj është çdoherë i gatshëm të dialogojë, por jo në dëm të Kosovës, por vetëm në favor të forcimit të shtetit të Kosovës" është shprehur për TribunaChannel.

Çështjet e deritanishme të dialogut me Serbinë, të lehtësuar nga Brukseli, sipas Lekaj kanë krijuar hendekun më të madh me Serbinë.

"Por, ky dialog deri më tani është zhvilluar në favor të Beogradit karshi Evropës, dhe pa ndonjë kriter të caktuar. Ndërsa ne nuk kemi liberalizim të vizave dhe ende nuk njihemi nga pesë shtete të Evropës", tha Lekaj. /Tribuna/

The post Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump appeared first on Telegrafi.

Flet dëshmitari i plagosur: I mora 2 mijë euro me fajde, i ktheva 85 mijë (Video)

Posted: 12 Jan 2017 01:53 PM PST

Do të duhej të jepte dëshminë sot në gjyqin për fajde, ku është palë e dëmtuar. Por, Ibrahim Kazazit ia pamundësuan dëshminë dy persona, të cilët në lokalin e tij e plagosën dje me sëpatë e revole.

Në këtë rast gjyqësor, dëshmitari Kazazi është në cilësinë e palës së dëmtuar.

Në një intervistë për KALLXO.com, Ibrahim Kazazi, i cili po kurohet në spital në Prishtinë, ka rrëfyer momentin kur u plagos me sëpatë e revole.

"Kam qenë në lokal dhe kanë hy dy persona. Pa folur kurrgjë, njëri me ka goditur me sakicë dhe tjetri e ka nxjerrë revolen dhe më ka plagosur. Unë rash në tokë dhe prapë ai me sakicë me sulmoi", tha Kazazi për KALLXO.com.

Ai thotë së nuk i njeh personat që e sulmuan, por tregon se sot do të duhej të ishte dëshmitar në rastin e fajdeve, ku është palë e dëmtuar.

Ibrahim Kazazi mendon se sulmi mund të ketë lidhje me dëshminë që do të duhej ta jepte sot në gjyq.

Kazazi tregon se sa ishte vlera e parave që kishte marrë me fajde dhe sa i ktheu më pas.

"Herën e parë i kam marrë 2 mijë euro dhe për 2 mijë euro i kam kthyer gati 85 mijë euro. Dhe kur e panë që jam kah i kthej paret edhe shpinë kanë dashur me ma marrë", rrëfen ai.

Kazai tha se qyteti i Prizrenit është "bajagi" i rrezikuar nga fajdetë.

Sa i përket situatës së dëshmitarëve të fajdeve ai tha se më së miri flet gjendja e tij e sotme.

Në mesin e personave të akuzuar për fajde është edhe Bernard Perlazri, i cili në një lëndë tjetër është i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës. /KALLXO.com/

The post Flet dëshmitari i plagosur: I mora 2 mijë euro me fajde, i ktheva 85 mijë (Video) appeared first on Telegrafi.

Ramush Tahiri thotë se e informonte Hashim Thaçin për gjithçka (Video)

Posted: 12 Jan 2017 01:30 PM PST

Politologu Ramush Tahiri ka folur për periudhën kur Lidhja Demokratike e Kosovës qeveriste në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës në krye me Hashim Thaçin përfaqësonte opozitën.

Tahiri ka thënë se fillimisht koalicioni mes LDK-së e AAK-së ishte formuar me qëllim të posaçëm, që kreu i AAK-së të emërohej kryeministër dhe nga kjo pozitë të shkonte në Tribunalin e Hagës, kur t'i bëhej thirrja.

Në emisionin "Komiteti Qendror", prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, Tahiri  ka treguar se ka pasur akuza për tradhti dhe shumë kundërshtime pas formimit të koalicionit LDK-AAK, për shkak se ishte lënë jashtë PDK, e cila kishte 30 për qind të votave.

Megjithatë, politologu që atëkohë ishte këshilltar i ish-kryetari të Kuvendit, Nexhat Daci, ka thënë se Hashim Thaçi, përkundër faktit që ishte në opozitë, ai informohej për çdo proces shtetëror.

Tahiri, ka folur për periudhën gjatë të cilës ai kryente detyrën e këshilltarit të ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Tahiri ka thënë se së bashku me Jahjagën dhe shumë figura të tjera politike kishin qenë në një trajtim të liderëve gjatë vitit 2003 në Gjenevë.

Ai ka thënë se Jahjaga nuk kishte dijeni se do të zgjidhej presidente deri në ditën kur ajo ishte emëruar.

Tahiri ka treguar se fillimisht Jahjaga kishte kërkuar mbështetjen e tij edhe pse më vonë u krijuan mosmarrëveshje mes tyre. Thotë se në vitin e fundit të mandatit të Jahjagës, ai kishte qëndruar vetëm formalisht në presidencë. /Express/

The post Ramush Tahiri thotë se e informonte Hashim Thaçin për gjithçka (Video) appeared first on Telegrafi.

Ramushi-Anites: Pshtum (Video)

Posted: 12 Jan 2017 01:10 PM PST

Bashkëshortja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një bisede telefonike që pati në emisionin InfoBox, ka thënë se bashkëshorti i saj, është figura më e përshtatshme për të goditur shqiptarët, prandaj edhe është arrestuar.

Anita beson se shumë shpejt Ramushi do të kthehet në Kosovë.

Megjithatë, ajo thotë se shteti i Kosovës, duhet medoemos duhet të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.

Ajo i hedh fajin institucioneve që nuk ka marr hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri.

Më poshtë e keni edhe videon ku tregon Anita për kontaktin e parë që ka pas me bashkëshortin, pas lirimit me kusht./RTV Dukagjini/

The post Ramushi-Anites: Pshtum (Video) appeared first on Telegrafi.

Vazhdon të jetë alarmuese ndotja e ajrit në Prishtinë

Posted: 12 Jan 2017 01:06 PM PST

Pas disa ditësh të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, është rikthyer sërish shkalla e lartë e ndotjes.

Mbrëmjen e së enjtes cilësia e ajrit në kryeqytet ka qenë më e keqe se asnjëherë më parë, transmeton Telegrafi.

Aktualisht nga matja e fundit që është bërë në orën 21:00, cilësia e ajrit është në nivelin 346 ppm (grimca në milion), e që sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane, kjo shifër konsiderohet "shumë e rrezikshme".

Vlen të përmendet se në orën 20:00 niveli i ndotjes së cilësisë së ajrit ka qenë më i lartë në 484ppm./Telegrafi/

The post Vazhdon të jetë alarmuese ndotja e ajrit në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Deda flet për profesor Ramizin dhe Alternativën

Posted: 12 Jan 2017 12:58 PM PST

Deputeti i pavarur Ilir Deda ka përkujtuar Ramiz Kelmendin duke thënë se axha Ramiz ka qenë ikonë e letërsisë dhe gazetarisë dhe se kjo është një humbje e madhe për neve dhe krejt ata që e kanë njohur, duke iu shprehur ngushëllime familjes Kelmendi për humbjen e tij.

Derisa për subjektin e tij politik, Deda ka treguar se janë duke punuar për Alternativën e re të tyre, e cila sipas tij do të punojë për vendin dhe do ta kthejë në binarë të vet shtetin dhe do t'i japë edhe zhvillim ekonomik këtij vendi.

"Vetëm kombinimi i zgjidhjeve ekonomike jep rezultat dhe kjo duhet të ndodhë edhe në Kosovë", ka thënë Deda.

Ai ka shtuar se pikërisht mungesa e një konsensusi nacional për tema të mëdha për vendin, ka bërë që Kosova me qenë në një defanzivë si me Perëndimin ashtu edhe në raport me Serbinë.

Deputeti Deda ka thënë se ajo çfarë ju përket atyre janë finalizimi i qendrës në Prishtinë si dhe propozimi programor i Alternativës.

Sipas tij, shumë njerëz kanë menduar se ata kanë hequr dorë për të dalë me Alternativën, por ai ka thënë se shpejt do të dalin me propozimin e tyre të ri dhe se qytetarët janë vetëdijesuar se ata tashmë po e shohin se këtij vendi i duhet ndryshimi.

"Ajo çka është me rëndësi është se ky koncept politik do të vazhdojë dhe se do të kenë takime me shumë njerëz në krejt Kosovën dhe se nuk kanë pasur presion media", ka theksuar Deda.

Ai ka shtuar se përveç këtyre fazave, si fazë e tretë është arritja e Alternativës dhe se ndërtimi i saj është për bazës duke shtuar se ata synojnë me qenë konkurrent në nivelin komunal dhe se po përgatiten edhe për zgjedhjet e përgjithshme.

Kurse për rastin e lirimit me kusht të Ramush Haradinajt, Deda ka thënë se kjo është fatkeqësi për Kosovën, duke marrë edhe shembuj të tjerë si burgimi i drejtorit të policisë por edhe ndërtimi i murit në veri.

Sipas tij, Kosova po duket sikur po jeton në vitet e 90-ta dhe se ne po shihet sikur nuk kemi shtet, karrshi një Serbie e cila kohëve të fundit po del shumë agresive ndaj Kosovës.

"Të gjitha këto ndodhi kanë bërë që Kosova nuk po shihet si shtet i barabartë me të tjerët", ka nënvizuar Deda duke thënë se kjo është turp se si vendi nuk po arrin me dalë prej izolimit.

Deda ka shtuar se nëse nuk i marrim vizat në muajin Shkurt atëherë është rrezik që mos me i marrë për vite të tëra, dhe qysh munden që 7 milion banorë me mbet peng i kryeneçësisë së dy njerëzve të cilët po qeverisin me vendin.

Deputeti Deda ka theksuar se koalicioni i panatyrshëm PDK-LDK dhe prishja e VLAN-it na ka sjell deri në këtë gjendje, ngase sipas tij gjithçka ka nis me inate personale dhe ende po vazhdon një avaz i tillë. /Telegrafi/

The post Deda flet për profesor Ramizin dhe Alternativën appeared first on Telegrafi.

E pranon ministrja Tahiri: Dështuam me liberalizimin e vizave (Video)

Posted: 12 Jan 2017 12:47 PM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri konsideron se dështimet më të mëdha të Kosovës si shtet, për vitin 2016 janë mos liberalizimi i vizave dhe zhvillimi i ulët ekonomik.

Koordinatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në emisionin 'Jeta në Kosovë' vlerësoi se Republika e Kosovës nuk ka realizuar disa nga pritjet më të mëdha që sipas saj janë liberalizimi i vizave dhe ulja e papunësisë.

“Për sa i takon dështimit do të thoja liberalizimi i vizave sepse pritjet kanë qenë të mëdha por ne e dimë që kushti kryesor ishte demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Mali të Zi dhe sic po e shohim nuk u arrit. Unë mendoj që fakti që ende nuk kemi bërë një zhvillim substancial dhe papunësia nuk ka arritur të zgjidhet, sigurisht nuk mund të llogaritet sukses", tha Tahiri.

Ndërkaq si suksese të Kosovës për vitin e kaluar, Ministrja Tahiri renditi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe miratimin e ligjit për Trepçën.

"Për mendimin tim, suksesi më i madh i Kosovës për vitin 2016 është MSA-ja me Bashkimin Europian që ka shënuar vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes të Shtetit të Kosovës dhe BE-së në kuadër të vizionit Euro-Atlantik të shtetit tonë", konstatoi Tahiri.

The post E pranon ministrja Tahiri: Dështuam me liberalizimin e vizave (Video) appeared first on Telegrafi.

BE-ja nuk e di kur hapet ura mbi lumin Ibër

Posted: 12 Jan 2017 12:28 PM PST

Bashkimi Evropian po i përcjell për së afërmi zhvillimet në Kosovë në lidhje me sulmin  me bombë në objektet e qeverisë në veri të Mitrovicës, ka thënë Maja Kocijançiq zëdhënëse e BE-së. I njëjti formulim është dëgjuar gjatë ditëve kur lideri i AAK-s Ramush Haradinaj mbahej i arrestuar në Francë.

Përkundër pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetarëve, zyrtarët e Bashkimit Evropian asnjëherë nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse ndonjëherë gjatë dialogut, është ngritur çështja e heqjes së fletarresteve nga listat e Interpolit, as nëse e zyrtarët e BE-së e kanë në plan që t'ia bëjnë këtë kërkesë Serbisë.

Kocijançiq insiston se gjithçka është në rregull me procesin e dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.

Megjithatë, kryeministrat e Kosovës përkatësisht Serbisë nuk janë takuar për gati një vit. I tërë viti i kaluar ka shënuar ngecje në dialog, gjë që është pranuar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit që shkoi, Prishtina dhe Beogradi në nivel ekspertësh kanë biseduar për implementimin e marrëveshjeve tashmë të arritura dhe kah fundi i 2016tës u arritën marrëveshjet mbi marrëveshjet e vjetra të cilat precizuan se si të bëhet zbatimi. Marrëveshjet e fundit kishin data të sakta dhe detyra të qarta për secilën palë por asnjë afat nuk u respektua deri më tani.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë i kapërceu afatet kohore, ndërsa edhe marrëveshja e gjyqësisë e para e paraparë për implementim për sivjet nuk u implementua në datën e dakorduar. Afati për implementim ishte 10 janari, datë kjo gjithashtu e humbur. Në emër të Bashkimit Evropian, Kocijançiq konsideron se bëhet fjalë për vonesa të kuptueshme dhe vazhdon të arsyeton se kjo marrëveshje megjithatë do të imeplementohet gjatë muajit janar, ndonëse jo me datë të paraparë.

Akoma nuk dihet nëse marrëveshja për revitalizimin e urës mbi lumen Ibër do të implementohet në afatin e përcaktuar. Sipas marrëveshjes së ndihmuar nga Brukseli, më 20 janar duhet të rihapet ura. Tani, një javë para afatit, Kocijançiq nuk është në pozitë që të sigurojë se do respektohet kalendari, njofton RTK.

Krejt çfarë thekson Kocijnaçiq është se po punohet me palët në mënyrë që të vije deri te hapja e urës sipas marrëveshjes. Mirëpo marrëveshja të cilës i referohet Kocijançiq, nuk kishte të përfshirë një objekt të ri tek ura të cilin e nderuan serbët në formë të murit e u shndërrua në shkallë në shenjë kompromisi i cili do mbetet aty edhe me rastin e rihapjes së urës, me 20 janar apo më vonë.

The post BE-ja nuk e di kur hapet ura mbi lumin Ibër appeared first on Telegrafi.

Related Posts :