Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Dënohet trajneri suedez që e akuzoi për marrje dopingu Ibrahimovicin!” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Dënohet trajneri suedez që e akuzoi për marrje dopingu Ibrahimovicin!” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dënohet trajneri suedez që e akuzoi për marrje dopingu Ibrahimovicin!

Posted: 09 Jan 2017 02:40 PM PST

Zlatan Ibrahimovic, ka fituar procesin gjyqësor për shpifje ndaj ish-trajnerit atletik që e kishte akuzuar për doping në kohën kur ishte te Juventusi.

Ulf Karlsson, që ishte trajner i ekipit atletik të Suedisë nga viti 2001 deri 2004, kishte thënë vitin e shkuar se Ibrahimovic kishte përdorur substanca për zhvillimin e muskujve.

"Zlatan shtoi dhjetë kile muskuj në gjashtë muaj te Juventusi. Kjo është e pamundur në një kohë të shkurtër. Mendoj se ai ka përdorur substanca. Jam i bindur", kishte thënë ai për gazetën "Nya Wermlands-Tidning".

Tani ai është dënuar me 2500 euro nga një gjykatë suedeze për komentet shpifëse. /Telegrafi/

The post Dënohet trajneri suedez që e akuzoi për marrje dopingu Ibrahimovicin! appeared first on Telegrafi.

Kinezët shfrytëzojnë Planin B për blerjen e Milanit?

Posted: 09 Jan 2017 01:59 PM PST

Raportet e fundit të mediave sugjerojnë se Sino-Europe Sports do të marrë një kredi për të siguruar që marrja e pronësisë së Milanit të përfundoj në kohë.

Konsorciumi kinez ka një marrëveshje për të blerë klubin nga Silvio Berlusconi, por transaksioni është goditur nga një seri e vonesave.

Afati i ri për blerjen është caktuar për 3 mars, por MilanNews raporton se është e pamundur leja për të marrë fondet nga Kina, pasi kjo do kohë për këtë punë.

Berlusconi: Paratë ekzistojnë, po presim burokracinë kineze Berlusconi: Paratë ekzistojnë, po presim burokracinë kineze

Është menduar se Sino-Europe do të presë deri më 15 shkurt për miratim, dhe në qoftë se nuk i jepet një hua prej 320 milionë euro, atëherë ato do të merren jashtë për të paguar paratë e mbetura.

Financimi do të vijë nga një institucion financiar kinez, por i cila është i bazuar jashtë vendin, kështu që nuk do të ketë asnjë problem për të marrë kapitalin.

Një kompani e re, Rossoneri Sport Investment, është ngritur në Luksemburg për të transferuar aksionet nga Fininvest. /Telegrafi/

The post Kinezët shfrytëzojnë Planin B për blerjen e Milanit? appeared first on Telegrafi.

Lyoni refuzon ofertën e Juves për yllin e tyre

Posted: 09 Jan 2017 01:25 PM PST

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Juventusin për mesfushorin Corentin Tolisso, por ata nuk do ta shesin në janar.

Bianconerët kanë qenë të lidhur me një lëvizje të verës për mesfushorin francez, sidomos pasi që Axel Witsel zgjodhi për të kaluar në Kinë.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, klubi francez ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurove dhe presidenti i OL duket se konfirmon këtë, përcjell Telegrafi.

Juve nuk e pret verën, merr Bentancurin në janar? Juve nuk e pret verën, merr Bentancurin në janar?

"Po, kishte kontakte. Kjo nuk është diçka që ne do të ndjekim këtë dimër dhe nuk ka asnjë angazhim për verë. Por është e vërtetë se kemi refuzuar oferta gjatë dimrit dhe verës që shkoi", ka thënë Aulas për RMC.

RMC gjithashtu beson se kontakti është duke vazhduar në mes të dy klubeve, të cilët janë duke shpresuar për të gjetur një marrëveshje për afatin e verës. /Telegrafi/

The post Lyoni refuzon ofertën e Juves për yllin e tyre appeared first on Telegrafi.

Rooney injoron keq Messin, mësoni se kënd e votoi për ‘Futbollistin e Vitit’

Posted: 09 Jan 2017 12:59 PM PST

Wayne Rooney ka injoruar Lionel Messin, duke mos ia dhënë asnjë pikë në garën për futbollistin e vitit nga FIFA.

Sulmuesi i Manchester Unitedit ka pasur të drejt vote në zgjedhjen e futbollistit më të mirë për vitin 2016 nga FIFA, pasi është kapiten i kombëtares angleze.

Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto) Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto)

Kështu, Rooney vendosi që në votim të injoroj sulmuesin argjentinas të Barcelonës, duke mos ia dhënë asnjë pikë në këtë garë, përcjell Telegrafi.

Rooney, në emër të kombëtares së 'Tre Luanëve', vendosi që pesë pikë t'ia ndajë ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos, ndërsa Luis Suarezit tri dhe Jamie Vardyt një.

Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS

Anglezi gjithashtu injoroi edhe sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmannin. /Telegrafi/

The post Rooney injoron keq Messin, mësoni se kënd e votoi për 'Futbollistin e Vitit' appeared first on Telegrafi.

Kë e votuan Ronaldo dhe Messi për ‘Lojtari i Vitit’?

Posted: 09 Jan 2017 12:40 PM PST

Cristiano Ronaldo tashmë është shpallur edhe "Futbollist i Vitit" sipas FIFA-s.

Portugezi ishte në konkurrencë të fortë me argjentinasin e Barcelonës Lionel Messin si dhe Antonie Griezmmanin e Atletico Madridit.

Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS

Tashmë janë zbardhur edhe votat e kapitenëve të kombëtareve, ku të drejtë kanë pasur edhe Ronaldo dhe Messi, transmeton Telegrafi.

Ronaldo në emër të Portugalisë pesë pikë i ka dhënë Gareth Bale, Luka Modricit tre si dhe Ramosit një.

Edhe Messi ka votuar bashkëlojtarët duke i dhënë Luis Suarezit pesë pikë, tre Neymarit si dhe tre Iniestas . /Telegrafi/

The post Kë e votuan Ronaldo dhe Messi për ‘Lojtari i Vitit’? appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS

Posted: 09 Jan 2017 12:19 PM PST

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka votuar për herë të parë për futbollistin e vitit me ftesë nga FIFA.

Numri një i Kosovës pikët e plota i ka dhënë për yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Bunjaki tregon arsyen pse votoi Ronaldon.

Të gjitha lajmet rreth Të gjitha lajmet rreth "Çmimet e më të mirëve të FIFA-s"

“Kam votuar me pesë pikë Cristiano Ronaldon pasi e ka merituar këtë vit çmimin si më i miri në botë”.

“Ronaldo ka fituar evropianin, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës duke pasur statistika fantastike edhe në nivel personal”, deklaroi Bunjaku për Telegrafin.

“Një tjetër arsye që kam votuar Ronaldon është se portugezi ka treguar se me punë të madhe arrihet gjithçka”, deklaroi Bunjaku.

Pasi ylli i Real Madrid mori 5 pikë, Bunjaku i dha tri për Lionel Messin dhe një për Antoine Griezmann.

Trajneri i Kosovës ka votuar edhe për kolegët e tij duke i dhënë pikët maksimale Claudio Ranierit.

“Ajo që ka bërë Ranieri me Leicesterin është e jashtëzakonshme dhe për tu vlerësuar dhe kjo është arsyeja që i kam dhënë pikët maksimale”.

“Edhe Ranieri si Ronaldo tregoi se me punë të madhe dhe përkushtim mund të arrish gjithçka”, deklaroi Bunjaku për Telegrafin.

Pas Ranierit, trajneri kosovar i dha tri pikë Santosit dhe një për Zinedine Zidanen. /Telegrafi/

The post Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS appeared first on Telegrafi.

Për këta futbollistë votuan De Biasi dhe kapiteni Agolli (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 12:13 PM PST

Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2016 nga FIFA.

Në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA, është sulmuesi i Real Madridit, ai i cili ka fituar më shumë vota duke u zgjedhur më i miri.

Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto) Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto)

Në këtë votim kanë marrë pjesë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe kapiteni Ansi Agolli, përcjell Telegrafi.

Votat e trajnerit De Biasi

Trajneri italian i Shqipërisë kishte vendosur që pesë pikët t'ia jap bashkëkombësit të tij, Gianlugi Buffon, ndërsa tri pikë shkuan për Ronaldon dhe një për Lionel Messin.

Ndërsa, Agolli kishte votat ashtu sikurse rezultati përfundimtar, pesë për CR7, tri për Messin dhe një për Antoine Griezmann. /Telegrafi/

Votat e Ansi Agollit

The post Për këta futbollistë votuan De Biasi dhe kapiteni Agolli (Foto) appeared first on Telegrafi.

Këto janë votat e Albert Bunjakit (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 12:07 PM PST

Cristiano Ronaldo është shpallur “Lojtari i Vitit” sipas FIFA-s.

E të drejt vote ka pasur edhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.

Albert Bunjaki i ka dhënë pikët maksimale prej pesë sosh Cristiano Ronaldos.

Me tre pikë Lionel Messin dhe me vetëm një pikë, Antoine Griezmannin. /Telegrafi/

The post Këto janë votat e Albert Bunjakit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti i Kupën FA, këto janë çiftet e raundit të katërt

Posted: 09 Jan 2017 11:59 AM PST

Kupa FA ka hedhur shortin për raundin e katërt të ndeshjeve.

Skuadrat që kanë kaluar tutje në Kupën FA kanë mësuar kundërshtarët e tyre të ardhshëm.

Megjithatë, ky raund nuk është se na ka sjell ndonjë përballje derbi, përcjell Telegrafi.

Ndeshjet më të forta në këtë raund priten të jenë ato në mes të Arsenalit dhe njërit nga Southampton apo Norwich dhe Manchester City që mund të takohet me Crystal Palace.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen më datat, 27 dhe 30 janar. /Telegrafi/

Çiftet e raundit të katërt të FA Cup:  

Tottenham Hotspur – Wycombe Wanderers

Derby County – Leicester City

Oxford United – Newcastle United/Birmingham City

AFC Wimbledon/Sutton United – Cambridge United/Leeds United

Plymouth/Liverpool – Wolves

Southampton/Norëich City – Arsenal

Lincoln/Ipsëich – Brighton & Hove Albion

Chelsea – Brentford

Manchester United – Wigan Athletic

Millëall – Watford

Rochdale – Huddersfield Town

Burnley/Sunderland – Fleetwood/Bristol City

Blackburn – Barnsley/Blackpool

Fulham – Hull

Middlesbrough – Accrington Stanley

Crystal Palace/Bolton – Manchester City

The post Hidhet shorti i Kupën FA, këto janë çiftet e raundit të katërt appeared first on Telegrafi.

Këto janë dy femrat e vitit në futboll (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 11:50 AM PST

Ka përfunduar ceremonia e ndarjes së çmimeve në Zurich të Zvicrës.

Në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit, FIFA ka zgjedhur edhe futbollisten dhe trajneren e vitit.

Çmimi i trajneres për vitin 2016 të ndarë nga FIFA shkoi për trajneren gjermane, Silvia Neid, përcjell Telegrafi.

Trajnerja gjermane u zgjodh si më e mira për vitin 2016

Ndërsa, çmimin e futbollistes më të mirë për vitin 2016 e mori amerikania, Carli Lloyd.

Lloyd, futbollistja e vitit 2016 nga FIFA

Pas marrjes së çmimeve të dy femrat u panë të lumtura, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe motivin. /Telegrafi/

The post Këto janë dy femrat e vitit në futboll (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :