Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dhjetë talentët që duhet t’i ndiqni në vitin 2017 (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Dhjetë talentët që duhet t’i ndiqni në vitin 2017 (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dhjetë talentët që duhet t’i ndiqni në vitin 2017 (Video)

Posted: 02 Jan 2017 02:47 PM PST

Viti 2016 i buzëqeshi shumë lojtarëve të rinj, por edhe 2017 pritet të jetë një vend i mbarë për shumë nga ata.

Në vitin e kaluar Manchester City mposhti të gjithë klubet duke transferuar Gabriel Jesusin nga Palmeiras.

Ben Woodburn u bë golashënuesi më i ri në histori të Liverpoolit, kurse Moise Kean i Juventusit u bë lojtari i parë që ka lindur në shekullin XXI dhe ka debutuar në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Këta tre dhe shtatë të tjerë pritet të kenë shansin e tyre në vitin 2017 për të mahnitur botën e futbollit, kështu që më poshtë keni lojtarët që duhet të ndiqni në këtë vit të ri.

Naby Keita (RB Leipzig, 21)

Gabriel Jesus (Manchester City, 19)

Alexander Isak (AIK, 17)

Leonardo Da Silva Lopes (Peterborough United, 18)

Lewis Baker (Chelsea, i huazuar te Vitesse, 21)

Moise Kean (Juventus), 16)

Andre Dozzell ( Ipswich Town, 17)

Pablo Maffeo (Manchester City, i huazuar te Girona, 19)

Malang Sarr (Nice, 17)

Ben Woodburn (Liverpool, 17).

/Telegrafi/

The post Dhjetë talentët që duhet t’i ndiqni në vitin 2017 (Video) appeared first on Telegrafi.

Oscar arrin në Shangai, pritje dëshpëruese për 60 milionëshin (Video)

Posted: 02 Jan 2017 02:25 PM PST

Blerja më e shtrenjtë në histori të kampionatit kinez ka mbërritur në destinacion.

Braziliani Oscar, është pritur nga shumë pak tifozë të Shanghai SIPG në aeroport.

Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto) Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto)

Mesfushori u transferua nga Chelsea për në Kinë për shifrën e 60 milion funteve.

Është pritur tëketë më shumë tifozë për brazilianin, por edhe përkundër milionave tifozët nuk janë në numër të shumtë.

The post Oscar arrin në Shangai, pritje dëshpëruese për 60 milionëshin (Video) appeared first on Telegrafi.

Këto janë transferimet më të këqija të lojtarëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 02:09 PM PST

Disa lojtarë shqiptarë edhe përkundër që ndërruan skuadër nuk arritën të tregojnë vetën.

Disa transferime të ngutshme e disa edhe të çuditshme bën që shumë lojtarë shqiptarë të mos tregojnë më të mirën në vitin 2016.

Ajeti edhe pse ati një sezon të mirë me Frosinone, te Torino nuk arriti të gjejë vend.

Adnan Januzaj vazhdon të dëshpërojë. Edhe te Sunderland nuk po tregon atë që është pritur.

Talenti i Kosovës, Besart Halimi, nuk e ka gjetur mirë vetën te Mainz.

Rey Manaj shkoi nga Interi te Pescara, por nuk po tregon atë që të gjithë presin.

Ergys Kaçe është zhgënjimi i vitit 2016. Ai nuk arriti të bëj vend te Plzen dhe u largua para kohe.

Ermir Lenjani po ashtu duhet ta harrojë këtë vit. Ai te Rennes nuk po mund të luajë. /Telegrafi/

Arlind Ajeti (Frosinone – Torino)

Adnan Januzaj (M. United – Sunderland)

Besart Halimi (FSV Frankfurt – Mainz)

Rey Manaj  (Inter- Pescara)

Ergys Kace (PAOK –Plzen)

Ermir Lenjani (Nantes – Rennes)

The post Këto janë transferimet më të këqija të lojtarëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto) appeared first on Telegrafi.

Dhjetë trajnerët më besnik në top pesë ligat evropiane (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 01:30 PM PST

Në sport rol të rëndësishëm luajnë trajnerët pasi ata janë truri i pothuajse i çdo gjëje që ne e shohim në fushë.

Christophe Galtier në javën e parë të dhjetorin të 2016 mbushi shtatë vjet në krye të Saint Etienne, transmeton Telegrafi.

Në nderë të kësaj arritje të Galtier në Ligue 1, më poshtë keni një përmbledhje të trajnerëve që qëndrojnë më së gjati në krye të një klubi në top pesë ligat evropiane.

Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto) Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

E në këtë aspekt i padiskutueshëm është trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ndërsa më poshtë keni top dhjetëshen. /Telegrafi/

10.Mark Hughes (Stoke City, nga maji i 2013).


9.Sean Dyche (Burnley, nga tetori i 2012).

8.Eddie Howe (Bournemouth, nga tetori i 2012).

7.Patrice Garande (Caen, nga shtatori i 2012).

6.Olivier Dall’Oglio (Dijon, nga qershori i 2012)

5.Christian Streich (Freiburg, nga dhjetori i 2011).

4.Diego Simeone (Atletico Madrid, nga dhjetori i 2011).

3.Stephane Moulin (Angers, në verën e 2011).

2.Christophe Galtier (Saint-Etienne, dhjetor të 2009).

1.Arsene Wenger (Arsenal, nga viti 1996).

/Telegrafi/

 

The post Dhjetë trajnerët më besnik në top pesë ligat evropiane (Foto) appeared first on Telegrafi.

Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 01:25 PM PST

Kampionati kinez ka filluar tash e disa vite të bëhet shumë atraktiv.

Superliga e Kinës po afron në gjirin e saj futbollistë të profilit të lartë, të cilët po transferohet pa u menduar dy herë.

Megjithatë, arsyeja e këtyre transferimeve janë joshja nga të hollat që kinezët po iu afrojnë futbollistëve, por edhe klubeve, shkruan Telegrafi.

Blerja e Oscarit nga Chelsea nga skuadra e Shanghai SIPG për 60 milionë funte ka thyer rekordin e kampionatit, duke u bërë blerja më e shtrenjtë, ndërsa ka edhe tjerë futbollistë që iu kanë kushtuar shumë skuadrave kineze.

Transferimi i fundit që bëri bëjë është ai i Carlos Tevezit, i cili nuk i kushtoi skuadrës kineze, por në nivelin personal u bë futbollisti më pagën më të lartë në botë me 34.4 milionë funte në vit, apo kthyer në euro 40.32 milionë euro. /Telegrafi/

1.Oscar | Chelsea – Shanghai SIPG | 60 milionë funte

2.Hulk | Zenit – Shanghai SIPG | 47.4 milionë funte

3.Alex Texeira | Shakhtar Donetsk – Jiangsu Suning | 42.5 milionë funte

4.Jackson Martinez | Atletico Madrid – Guangzou Evergrande | 31.8 milionë funte

5.Ramires | Chelsea – Jiangsu Suning | 18.9 milionë funte

6.Gervinho | Roma – Hebei China Fortune FC | 13.7 milionë funte

7.Graziano Pelle | Southampton – Shandong Luneng | 13 milionë funte

8.Elkeson | Guangzhou Evergrande – Shanghai SIPG | 12.95 milionë funte

9.Fredy Guarin | Inter – Shanghai Shenhua | 9.10 milionë funte

10.Bi Jinhao | Henan Jianye – Shanghai Shenhua | 7.79 milionë funte

The post Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto) appeared first on Telegrafi.

Mourinho e shtyn Schneiderlinin drejt këtij klubi

Posted: 02 Jan 2017 01:04 PM PST

Raportimet e fundit që vijnë nga Anglia, bëjnë të ditur se mesfushori i Manchester United, Morgan Schneiderlin, do ta zgjedh Interin para Evertonit.

Francezi nuk ka luajtur pothuajse fare këtë vit nën Jose Mourinhon, pasi ka qenë në fushë  për vetëm 11 minuta.

Sipas The Sun,  edhe pse Evertoni janë në kërkim të lojtarit, Djajtë e Kuq nuk do ta shesin në Angli.

Kjo e vë Interin në 'pole-position' për të nënshkruar me lojtarin, pasi edhe klubi italian janë në kërkim të një mesfushorit me tipare të tilla.

West Bromwich Albion po ashtu e duan në skuadrën e tyre. /Telegrafi/

The post Mourinho e shtyn Schneiderlinin drejt këtij klubi appeared first on Telegrafi.

Ekipi italian kërkon t’i bashkojë vëllezërit Ajeti

Posted: 02 Jan 2017 12:45 PM PST

Skuadra e Spal në Serie B italiane mund të bëjë një goditje dyshe në janar.

Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur të bashkojnë dy vëllezërit Ajeti në skuadrën e tyre, pikërisht Arlindin dhe Albianin.

Ekipi që luan në Serie B duket se kërkon që të forcojë mbrojtjen dhe sulmin duke transferuar vëllezërit Ajeti.

Arlind Ajeti që te Torino nuk ka luajtur thuajse aspak mund ta pranojë një kalim te Spal, por pengesë mund të bëhet pikërisht ekipi "Granata".

Ndërkohë Albian Ajeti po kalon një formë të mirë në Zvicër dhe me shumë gjasa nuk do të pranojë kalimin te një skuadër e Serisë B, megjithatë çdo gjë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në afatin e janarit.

The post Ekipi italian kërkon t'i bashkojë vëllezërit Ajeti appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, West Ham 0-2 Manchester United

Posted: 02 Jan 2017 12:08 PM PST

Manchester United e ka nisur vitin me fitore përballë West Ham (2-0).

Lojtari i ndeshjes është Paul Pogba që pati një paraqitje shumë të mirë.

Mirë u notuan edhe Ibra, Herrera, Mata dhe Rashford.

Te West Ham notë të mirë mori portieri Randolph. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, West Ham 0-2 Manchester United appeared first on Telegrafi.

Këto janë 10 transferimet më të mira të futbollistëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 11:53 AM PST

Shumë futbollistë shqiptarë ndërruan skuadra gjatë afatit kalimtar veror, por dhe tani në këtë afat të dimrit.

Telegrafi ka zgjedhur 10 transferimet më të mira në bazë të asaj se çfarë treguan lojtarët me fanellën e re.

Transferimi më i mirë dhe që është pëlqyer shumë edhe në Angli është kalimi i Shkodran Mustafit nga Valencia te Arsenali. Aty është edhe Granit Xhaka që me hapa me të vogël, por të sigurt është duke bërë vend.

Bekim Balaj la kampionatin kroat për atë rus. Ai çmendi të gjithë duke shënuar tetë gola.

Florent Hadergjonaj kaloi nga Zvicra në Gjermani. Mbrotjësi fitoi vendin në formacion dhe po paraqitet mjaftë mirë. Veseli është lojtari që ka treguar ngritje pasi u paraqit mjaftë mirë me Empolin ku erdhi nga Lugano, transmeton Telegrafi.

Celina u huazua nga City drejt Twentes, ku tregoi se kjo lëvizje është e qëlluar. Mesfushori i Kosovës po luan rregullisht dhe ka shënuar edhe gola.

Edhe Xhamaili shkëlqeu në Serie A këtë vit ku edhe fitoi kontratë të majme me klubin kanadez Montreal.

Tjetër lojtar që bëri ndryshim të mirë doli të jetë edhe Donis Avdijaj. Sulmuesi e ka shënuar edhe golin e parë te Schalke.

Së fundmi janë edhe transferimet e Mavrajt dhe Berisha që ndërruan mjedisë dhe do të kenë të ardhura më të mëdha. /Telegrafi/

Shkodran Mustafi  (Valencia – Arsenal)

Etrit Berisha (Lazio-Atalana)

Bekim Balaj (Rijeka – Terek Grozny)

Florent Hadergjonaj (Young Boys Bern –Ingolstadt)

Frederik Veseli (Lugano – Empoli)

Bersant Celina (Man. City – Twente)

Blerim Xhemaili (Galatasaray – Bologna)

Granit Xhaka (B. Moenchegladbach – Arsenal)

Donis Avdijaj (Sturm –Schalke)

Mërgim Mavraj (Koln – Hamburg)  

Bernard Berisha (Anzhi – Terek Grozny)

The post Këto janë 10 transferimet më të mira të futbollistëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto) appeared first on Telegrafi.

United shënon fitoren e gjashtë me radhë (Video)

Posted: 02 Jan 2017 11:08 AM PST

Manchester United ka mposhtur si mysafir West Hamin me rezultat 2-0.

Skuadra e Jose Mourinhos ka realizuar fitoren e gjashtë me radhë në Ligën Premier, ndërsa ka 10 ndeshje pa humbje.

Ndeshja nisi më mirë për United, ku pas 15 minutash lojë, Sofiane Feghouli, u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Edhe me një lojtar më shumë në fushë, United nuk arriti të kalojë në epërsi në pjesën e parë.

Valencia dhe Lingard kishin raste të mirë, por nuk qëlluan cakun.

Në anën tjetër Lazzini ka mundur t'i befasojë keq mysafirët, por gjuajtja e tij e bukur u ndal nga De Gea.

Në pjesën e dytë Mourinho ndërroi strategji dhe përforcoj më shumë sulmin.

Matta dhe Rashford u futën në pjesën e dytë dhe goli erdhi falë punës së mirë të këtyre dyve.

Rashford luajti bukur nga krahu dhe kaloi disa lojtarë për të pasuar të Mata që me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Ishte minuta e 63-të e ndeshjes, kur djajtë zhbllokuan rezultatin.

Goli i dytë nuk vonoi shumë dhe erdhi. Ishte Ibrahimovic që shënoi më një gjuajt të fortë që nuk i dha edhe shumë gjasa portierit.

Pas kësaj fitoreje United ka 39 pikë dhe është në pozitën e 39-të, ndërsa West Ham me 22 pikë mbetet në vendin e 13-të.  /Telegrafi/

The post United shënon fitoren e gjashtë me radhë (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :