Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj fton qytetarët për protestën e nesërme” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj fton qytetarët për protestën e nesërme” plus 9 more Ferizaj Press


Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj fton qytetarët për protestën e nesërme

Posted: 10 Jan 2017 10:10 AM PST

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj përmes një komunikate ka ftuar qytetarët ferizajas të marrin pjesë në protestën e nesërme në përkrahje të ish Kryeministri dhe Komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Të nderuar bashkëluftëtarë të OVL-UÇK dega Ferizaj, ju ftojmë të merrni pjesë në protestën në përkrahje të Komandantit Ramush Haradinaj, i cili padrejtësisht po mbahet nga autoritetet e shtetit të Francës me akuzat e Serbisë.

Protesta mbahet të Mërkurën, me datë 11 Janar 2017, në ora 11:55 në sheshin e qytetit të Ferizajt, përballë bibliotekës "Sadik Tafarshiku".

Me respekt, Kryesia e Degës!

15942898_10208155501510300_128838850_o-1

Të gjitha rrugët e Komunës së Ferizajt janë të kalueshme

Posted: 10 Jan 2017 09:37 AM PST

Shtabi emergjent në mbledhjen e mbajtur sot ka konstatuar se të gjitha rrugët e Ferizajt, por edhe të fshatrave janë të qasshme për të gjithë banorët.

Po ashtu rrugët e kalueshme janë edhe në fshatrat më të thella malore siç është fshati: Jezerc, Burrnik, por edhe Fusha e Madhe.
Me këtë rast Komuna e Ferizajt vazhdimisht po ju del në ndihmë edhe qytetarëve që kanë nevojë me ndihmë me gjëra ushqimore, por edhe me dru për nxemje.

Ferizaj: Ndihmohen familjet me nevojë

Posted: 10 Jan 2017 09:34 AM PST

Shtabi emergjent i formuar i Komunës së Ferizajt, ka marr vendim që këto ditë të ftohta dimri t'i ndihmojë familjet që kanë nevojë për ndihmë.

Me këtë rast janë këto familje janë ndihmuar me dru për ngrohje, por edhe me gjëra elementare ushqimore.

Drejtori i Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta, është shprehur se drutë për ngrohje për familjet skamnore po shpërndahen në bashkëpunim të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ndërsa gjërat ushqimore në bashkëpunim edhe me bizneset ferizajase.

"Ne si shtab emergjent kemi identifikuar ato familjet të cilat kanë nevojë për ndihmë. Janë kryesisht familjet që jetojnë kryesisht në periferi dhe në viset rurale", ka thënë drejtori Karameta.

Nga ana tjetër Hava Tërshana, përfituese e kësaj ndihme është shprehur mirënjohëse ndaj komunës së Ferizaj, për ndihmat e ofruara.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së nesërme do të ndihmohen edhe familjet me nevojë në fshatin Burrnik, Jezerc dhe në Fushën e madhe.

 15894904_1396635687037917_8039291076743796898_n 15977209_1396635680371251_661820474123317562_n 15894624_1396635647037921_4878490554235807321_n 15873105_1396635640371255_8308503676990490455_n 15976981_1396635600371259_3518333407425391510_n 15894779_1396635603704592_2399115716048096234_n

Pijet dietike nuk janë aspak dietike

Posted: 10 Jan 2017 09:30 AM PST

Pijet dietike nuk janë aspak dietike

Që nga pijet e lehta deri tek buka e bardhë, që të gjitha përmbajnë sheqer. Edhe pse pijet të njohura si dietike janë promovuar si një alternativë e shëndetshme të cilat kinse përmbajnë më pak sheqer, kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Sipas një studimeve të fundit, pijet dietike nuk promovojnë humbje në peshë, transmeton Indeksonline.

Aktualisht janë një numër i madh kampanjash të cilat tentojnë të rrisin vetëdijen rreth efekteve negative të sheqerit, posaçërisht në shtimin në peshë dhe obezitetin.

Rreth 75 për qind e ushqimeve të përpunuara dhe pijeve përmbajnë sheqer të tepërt.

Gjithashtu, e njëjta thuhet edhe për pijet të cila i konsumojmë duke menduar që janë dietke por në fakt nuk janë të tilla dhe na bëjnë dëm sikurse pijet tjera të cilat njëlloj përmbajnë sheqer

Lajme të këqija për përdoruesit e mishit të kuq

Posted: 10 Jan 2017 06:57 AM PST

Lajme të këqija për përdoruesit e mishit të kuq

Këtë javë, një studimi ri i publikuar tregon për rreziqet e përdorimit të shpeshtë të mishit të kuq.

Megjithëse shumë persona konsumojnë mish të kuq në masë të madhe, sipas këtij studimi, ngrënia e tij nuk po del të jetë një gjë e duhur, transmeton Indeksonline.

Mishi i kuq në të shumtën e rasteve shkakton fryrje të zorrëve.

Një gjë e tillë mund të çoj në probleme tjera shëndetësore siç është marramendja, ethet, kapsllëku, dhimbja në bark, etj.

Andaj, ekspertët shëndetësorë të përfshirë në këtë hulumtim sugjerojnë që të reduktohet në masë të madhe sasia e përdorimit të mishit të kuq.

Këto janë shenjat e sulmit në zemër

Posted: 10 Jan 2017 06:55 AM PST

Këto janë shenjat e sulmit në zemër

Sulmi në zemër nuk shfaqet edhe krejt papritur ashtu siç mendohet zakonisht.

Janë disa shenja të cilave nëse ju kushtojmë rëndësi, mund të parandalojmë një su lm të mundshëm, transmeton Indeksonline.

Simptomat mund të përfshijnë kombinim të dhimbjes në gjoks, mungesë në frymëmarrje, shpeshtim i të rrahurave të zemrës, dhimbje në shpinë.

Studimi i ri është fokusuar në rreth 840 pacientë të moshës 35 deri 65 vjeçare simptomat e të cilëve janë shfaqur para sulmit në zemër.

Rreth 9 nga 10 persona të cilët kanë pasur këto simptoma kanë treguar se kanë hetuar simptomat 24 orë para sulmit në zemër

Edhe një këngëtare e famshme refuzon të këndojë në inaugurimin e Trump

Posted: 10 Jan 2017 06:53 AM PST

Këngëtarja e famshme angleze, Rebecca Ferguson e ka refuzuar pjesëmarrjen e saj në inaugurimin e Donald Trump si president i Amerikës.

Ferguson e ka dhënë këtë njoftim pasi që asaj nuk i është mundësuar të këndojë hitin e saj “Strange Fruit” në inaugurimin e Trump.

Kjo këngë është e dedikuar për afrikano-amerikanët dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Për këtë arsye stafi i Trump nuk i ka lejuar këtë këngë në përzgjedhjen e saj. Pak ditë më parë refuzimin e konfirmoi edhe grupi i njohur instrumental, “II Volo”.

Dafina Zeqiri kunja për ish-in e saj në këngën e re

Posted: 10 Jan 2017 06:46 AM PST

Dafina Zeqiri ka vendosur të rikthehet me një këngë të re, pas një mungese disa mujore në tregun muzikor

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon një –pjesë të këngës, e cila duket të jetë me kunja për ish-in e saj. Shumë pak pjesë nga kënga Dafina e postoi në Insta Story teksa dëgjohet duke kënduar. "Jeni të mëdhenj e zvogëloheni…Sa herë që më sheh fshihesh pas femrës tënde", -janë këto fjalët e këngës, kuptimin e të cilës do e marrim vesh kur projekti të publikohet i plotë.

Fatmir Hysenbelliu shuan ‘thashethemet’ për lidhjen me Anxhelina Hadërgjonaj, ja e vërteta (Foto)

Posted: 10 Jan 2017 06:44 AM PST

I ftuar gjatë emisionit të sotëm në "Fun Day" ka qenë ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, mjaft i njohur edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

I pyetur rreth kësaj lidhje nga moderatorja Fatma Methasani, Fatmiri është përgjigjur që ai dhe Anxhelina nuk janë më së bashku. Sipas tij arsyet që çuan në këtë ndarje janë të shumta duke përfshirë largësinë etj.

Ai u shpreh se nuk do të kishte një rikthimin mes tyre dhe se tani kanë mbetur miq të mirë, të cilët takohen herë pas here dhe urohen për festa. Megjithatë Hysenbelliu nuk u tregua kategorik për këtë ndarje duke thënë shprehjen "jetës nuk i dihet". Hysenbelliu gjithashtu shpjegoi se ndarja me Anxhelinën nuk ndodhi për shkak të modeles Anxhela Martini pasi ata janë takuar më vonë pas ndarjes.

Vetëm pak kohë më parë ai u fotografua në një event me mamanë e Anxhelinës, këngëtaren Albërie Hadëgjonaj, ku dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin

Walker: Jam i dëshpëruar që gjërat nuk kanë shkuar më mirë

Posted: 10 Jan 2017 05:08 AM PST

Ish shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së të vitit 1998- 1999 i cili denoncoi masakrën e forcave serbe ndaj popullsisë civile në Reçak të Shtimes, tha sot se dëshiron të shohë zhvillime më pozitive në Kosovë.

I kthyer në Kosovë në vigjilie të përvjetorit të kësaj masakre, Walker sot ishte edhe në Kuvendin e Kosovës për ta përcjellë për disa çaste një seancë të jashtëzakonshme.

"Jam i dëshpëruar që gjërat nuk kanë shkuar më mirë. Isha këtu në kohën e çlirimit, isha këtu në kohën e pavarësisë, dhe besoj pritjet ende nuk janë kryer", tha ai para gazetarëve në Kuvend.

"Shpresoj që gjërat do të shkojnë më mirë, por jam i dëshpëruar", tha ai shkurt.

Walker komentoi edhe arrestimin e ish komandatit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb të lëshuar në vitin 2004.

"Jam konfuz se si autoritetet franceze ende zbatojnë urdhërarrestet e Serbisë. Francezët duhet ta dinë se këto janë akte politike që vinë nga Beogradi. Jam hidhëruar si Beogradi vazhdon të bëjë këso gjërash politike, por poashtu edhe me Parisin", tha Walker./Kallxo.com

.

Related Posts :