Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Elia Zaharia shpallet nusja e vitit në Meksikë” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Elia Zaharia shpallet nusja e vitit në Meksikë” plus 9 more Ekonomia Online


Elia Zaharia shpallet nusja e vitit në Meksikë

Posted: 05 Jan 2017 09:44 AM PST

Data 8 Tetor e vitit 2016 do të jetë sigurisht një ndër datat më të rëndësishme të Elia Zaharias dhe Princit të Shqipërisë Leka.

Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremoni madhështore ku kishte të ftuar pjesëtarë të mbretërive nga e gjithë bota.

E mesa duket nusja shqiptare, Elia, paska lënë një shije të mirë, pasi ajo është shpallur nga revista prestigjoze spanjolle “Hola” si “Nusja e Vitit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elia në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e surprizuar për këtë lajm, shkruan Bordo.al.

The post Elia Zaharia shpallet nusja e vitit në Meksikë appeared first on Ekonomia Online.

Si të planifikohet një projekt

Posted: 05 Jan 2017 09:40 AM PST

Çelësi  për një projekt të suksesshëm është në planifikimin e tij. Krijimi i një plani të projektit është gjëja e parë që duhet të bëni kur ndërmerrni një projekt. Shumë njerëz nuk e kuptojnë vlerën e një plan projekti , duke kursyer kështu kohë, para dhe shumë probleme. Ky artikull është një udhëzues i thjeshtë dhe praktik që na ndihmon në planifikimin e një projekti.

Hapi 1: Qëllimet e projektit

Një projekt është i sukseshëm kur nevojat e palëve të interesuara janë përmbushur.  Si hap i parë është e rëndësishme të identifikohen palët e interesuara në projektin tuaj. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për të identifikuar aktorët e një projekti, në veçanti ata që ndikojnë në mënyrë indirekte në projekt. Shembuj të tillë mund të përfshijnë: përdoruesit e rezultateve të projektit, menaxher të projektit dhe ekipe të projektit etj.  Pasi ju keni identifikuar palët e interesuara, hapi tjetër është identifikimi i nevojave të tyre. Mënyra më e mirë është duke zhvilluar intervista me palët e interesuara. Merrni kohën tuaj për të nxjerrë nevojat e vërteta që krijojnë përfitime reale. Shpesh palët e interesuara do të flasin për nevoja që nuk janë relevante. Si të tilla, këto nevoja mund ti shënoni me një prioritet të ulët.  Pasi keni krijuar një listë të nevojave me prioritet të lartë, krijoni një përmbledhje të qartë të qëllimeve dhe regjistrojini në planin e projektit.

Hapi 2: Afati i projektit

Pasi keni përcaktuar qëllimet tuaja duke iu referuar hapit të 1, specifikoni kur dhe si çdo artikull duhet të dorëzohet.  Pra, planifikoni gjithmonë datat e përafërta për dorëzimin e projektit.

Hapi3: Plani i projektit

Krijo një listë detyrash që duhet të kryhen për cdo afat dorëzimi në hapin 2. Për cdo detyrë identifikoni si  në vijim: afati kohor i nevojshëm për të përfunduar detyrën dhe  burimet qe do të nevojiten. Në këtë pikë të planifikimit ju mund të krijoni një plan tabelë për të krijuar orarin e projektit tuaj.

Hapi 4: Përkrahni planin

Këtu përfshihen planet që ju duhet të krijoni si pjesë e procesit të planifikimit. Këto mund të përfshihen direkt në plan.

Shembull: Plani i Burimeve Njerëzore

Identifikimi i plan projektit, i individëve dhe organizatat me rol kryesor në këtë projekt. Për secilin të përshkruhen rolet dhe përgjegjësitë e tyre në projekt. Të përshkruhet numri dhe pozicioni i njerëzve të nevojshëm për të ndërmarrë projektin. Krijo një plan ku do të mbahen të informuar për projektin dhe si ata do të marrin informacionin. Mekanizmi më i zakonshëm është një raport javor ose mujor mbi progresin e projektit duke përshkruar se si projekti është kryer, pikat e arritura dhe punën e planifikuar për periudhën e ardhsme.
Menaxhimi  i riskut është një pjesë tjetër e rëndësishme e menaxhimit të projektit. Edhe pse shpesh neglizhohet , është e rëndësishme për të identifikuar rreziqet që mund të ndesh projekti juaj, dhe të jeni të përgatitur nëse ndodh dicka e keqe. Këtu janë disa shembuj të rreziqeve: koha  dhe kosto , papritur shkurtime të buxhetit, rolet dhe përgjegjësitë e paqarta, mungesa e identifikimit të nevojave nga palët e interesuara, duke shtuar kërkesat e reja pasi projekti ka filluar, komunikimi i dobët që rezulton në keqkuptime, problemet e cilësisë, mungesa e angazhimeve të burimeve etj. Pasi keni identifikuar disa nga rreziqet që projekti juaj mund të ndesh, shkruani se cilat do të ishin masat tuaja nëse ndeshni në secilin rrezik, dhe se si do të veproni për të ndaluar këto rreziqe.

Duke ndjekur të gjitha hapat e mësipërme, ju duhet të keni një plan të mirë të projektit.

The post Si të planifikohet një projekt appeared first on Ekonomia Online.

Trendet e medias sociale në vitin 2017

Posted: 05 Jan 2017 09:35 AM PST

Nuk ka të mohuar se media sociale është një shofer kyç për shumë fushata marketingu. Në vitin 2017, markat e zgjuara do të shikojnë në këto pesë tendenca për të lëvizur përpara.

1. Videot live provojnë trasnmetimin në Facebook Live, Instagram dhe Snapchat të vitit të kaluar, por 2017 do të jetë viti që këto mjete do të lëvizin përtej adoptuesit të hershëm.

2. Inteligjenca Artificiale – Kompanitë po parashikojnë investime të trefishta në IA këtë vit, sipas MarketingWeek. Aplikacione si WhatsApp dhe Facebook Messenger fitojnë më shumë përdorues dhe fushatat e marketingut që shfrytëzojnë chatbots do të kalojnë mainstream.

3. Micro influencuesit – Të famshmit me buxhet të lartë janë jashtë loje. Në vend të kësaj, markat si Lacroix po shfaqin njerëz të vërtetë që ju përshtatet marka e tyre. Një marketing në favor të tyre me vetëm 2.500 ndjekës mund të marri një vëmendje të veçantë, për shembull.

4. Realiteti Virtual – Ndërsa lojtarët dhe adoptuesit e hershëm kryesisht u dyndën në VR në vitin 2016, në 2017 është parashikuar të sjellin mënyra të reja duke e integruar atë në planet e marketingut për audiencën kryesore – sidomos pas suksesit të manisë së Pokemon Go të vitit të kaluar.

5. Pay Advertising – Kompanitë do detyrohen të rritin buxhetin e tyre për reklama të sponsorizuara këtë vit.

The post Trendet e medias sociale në vitin 2017 appeared first on Ekonomia Online.

Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë

Posted: 05 Jan 2017 09:28 AM PST

Psikologët kanë dëshmuar se ndjenjat tona të lumturisë janë në rritje kur blejmë diçka që duam, apo edhe kur udhëtojmë. Sidoqoftë, ndjenja e kënaqësisë teksa marrim diçka të re, zhduket, kurse ndjenja e aventurës së udhëtimit prodhon hormone lumturie të cilat zgjasin për kohë të gjatë, shkruan Brightside.

Ne mund të lodhemi nga një pajisje e re ose të qëndruarit në makinë, mirëpo çdo kujtim i një aventure të kaluar është burim i një lumturie të vërtetë.

Lumturi e cila zgjat një jetë të tërë.

The post Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë appeared first on Ekonomia Online.

Ahmeti porosit qytetarët të reduktojnë lëvizjet me makina

Posted: 05 Jan 2017 09:13 AM PST

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka porositur qytetarët që të reduktojnë në maksimum lëvizjet me makina.

"Duke filluar nga tani e gjithë vikendin, temperaturat do të jenë shumë të ulëta prej -11 sonte, -19 nesër e premte e deri në -21 të shtunën. Të reshurat sonte 12 cm borë", shkruan Ahmeti në Facebook.

"Ju lusim që të reduktoni lëvizjet me makina dhe për çdo emergjencë lajmëroni në 080012233, 080012244, dhe 080012255", ka shtuar ai.

The post Ahmeti porosit qytetarët të reduktojnë lëvizjet me makina appeared first on Ekonomia Online.

UEFA: Ky është formacioni i vitit 2016 (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 09:07 AM PST

UEFA ka shpallur 11-lojtarët më të mirë të vitit 2016.

Tifozët që kanë vizituar faqen zyrtare të UEFA-s kanë pasur mundësi të zgjedhin formacionin më të mirë të vitit.

Faqja zyrtare ka mbledhur votat e secilit tifozë, dhe ka publikuar formacionin më të mirë të viti 2016.

Sigurisht që në këtë formacion bënë pjesë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Antonie Grizmann, tre lojtarë që janë duke kandiduar për të firuar çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA.

The post UEFA: Ky është formacioni i vitit 2016 (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Gjuriq-Lunaçekut: Krimet e luftës nuk vjetrohen

Posted: 05 Jan 2017 09:03 AM PST

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka porositur raportuesen për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek se krimet e luftës nuk vjetrohen.

Deklarata e Gjuriqit vjen pas deklaratës së Lunaçekut se BE-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për t'i hequr flet arrestet e dala afati.

Lunaçek e ka dhënë këtë deklaratë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Basel të Zvicrës I cili u ndalua në bazë të fletarrestit ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Gjuriq tha se Ramush Haradinaj dhe njerëzit nën komandën e tij do të përgjigjet herw do kur për krimet që "ata kanë bërë", raporton Tanjug.

"Ia rikujtoj deputetes së Parlamentit Evropian se procedurat kundër Haradinajt para Tribunalit të Hagës nuk kanë përfunduar pasi që janë vrarë dëshmitarët", ka thënë Gjuriq.

The post Gjuriq-Lunaçekut: Krimet e luftës nuk vjetrohen appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj bisedon me homologun francez, ia shpjegon situatën rreth Haradinajt

Posted: 05 Jan 2017 08:56 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, lidhur me rasatin e ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, dje nga policia franceze.

Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet e Serbisë janë të papranueshme dhe jovalide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.

"Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologun tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn" ka thënë Hoxhaj.

The post Hoxhaj bisedon me homologun francez, ia shpjegon situatën rreth Haradinajt appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj përcillet nga policët në gjykatë (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 08:20 AM PST

Është publikuar fotografia e momentit kur Ramush Haradinaj i shoqëruar nga policia franceze, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të qytetit të Colmar.

Ramush Haradinajn është arrestuar të mërkurën nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Përndryshe, autoritetet e Serbisë prej ditës së enjte kanë nisur një fushatë të fuqishme për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

The post Haradinaj përcillet nga policët në gjykatë (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Qeveria refuzon kërkesën e Nikoliqit ta vizitojë Kosovën

Posted: 05 Jan 2017 08:13 AM PST

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.

“Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë Punëve të Jahastme.

Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.

The post Qeveria refuzon kërkesën e Nikoliqit ta vizitojë Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :