Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Engel kërkon nga Franca ta lirojë Haradinajn, e nga BE-në ta bllokojë Serbinë” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Engel kërkon nga Franca ta lirojë Haradinajn, e nga BE-në ta bllokojë Serbinë” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Engel kërkon nga Franca ta lirojë Haradinajn, e nga BE-në ta bllokojë Serbinë

Posted: 06 Jan 2017 02:11 PM PST

Kongresmeni amerikan, mik i shqiptarëve ka reaguar sërish ndaj ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kësaj radhe nga autoritetet franceze.

"Është e papranueshme që Serbia vazhdon të keqpërdorë INTERPOL-in për të sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe as sundimin e ligjit dhe rendit. Tribunalet ndërkombëtare e kanë liruar dy herë z.Haradinaj. Këto veprime vetëm ngjallin tension dhe shtojnë gjasat për konflikte të ardhshme", ka shkruar në fillim të letrës së tij, Eliot Engel.

Ai i ka ftuar autoritetet juridike të Francës që të përshpejtojnë procedurat dhe ta lirojnë Haradinajn sa më parë.

"Kapitulli 35 i procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian flet qartë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi që Serbia i bënë INTERPOL-it në raport me Kosovën është një shkelje fondamentale dhe BE-ja nuk duhej t'i lejojë Serbisë që të ecë drejtë BE-së pa normalizimin e raporteve me Kosovën", ka shkruar Engel, përcjell Koha.net. "SHBA-ja vlerëson miqësinë me Serbinë dhe unë shpresoj që ky raport të avancojë. Sidoqoftë keqpërdorimi i INETRPOL-it nga ana e Serbisë do ta kthejë këtë proces mbrapa", ka shtuar më tej ai.

Në fund, ka shkruar Engel, Kosova ka një histori shumë të mirë të bashkëpunimit me agjencitë e rendit dhe të ligjit në SHBA, në rajon dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë që luftojnë kërcënimet terroriste.
Para pak kohësh ne ishim dëshmitarë se si bota përgëzonte Kosovën pas parandalimit të kërcënimit terrorist ndaj ekipit futbollistik të Izraelit, ka shtuar më tej.

"Kosova ka shprehur interesim që të anëtarësohet në INTERPOL dhe ky është momenti që shteti i ri i Kosovës të pranohet për hir të sigurisë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit", ka thënë në fund Engel.

Kujtojmë se Engel kishte reaguar edhe ndaj ndalimit që autoritetet Sllovene i kishin bërë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në qershorin e 2015-s.

The post Engel kërkon nga Franca ta lirojë Haradinajn, e nga BE-në ta bllokojë Serbinë appeared first on Telegrafi.

Koci: Është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 01:19 PM PST

Arianit Koci, avokat i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se ekipi mbrojtës i Haradinajt, në koordinim të plotë është duke punuar intensivisht që ish-kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se "kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata".

"Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Haradinajt dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundoj së shpejti", ka shtuar Koci./Telegrafi/

The post Koci: Është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë

Posted: 06 Jan 2017 12:47 PM PST

Bora që po bie pa ndal në Kosovë, ka vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët e vendit.

Derisa gjendje më e mirë është në rrugët nacionale, gjendja e vështirë është në zonat malore dhe në fshatra.

Shumë qytetar kanë dërguar foto dhe kanë njoftuar KosovaPress-in për gjendjen e vështirë të rrugëve, ku kryesisht rrugët po i hapin me vetiniciativë.

Komuna e Prishtinës sonte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme gjatë 48 orëve të ardhshme, për shkak të reshurave të vazhdueshme të borës.

Kurse, Policia ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion, që të mos lëvizet pa pajisje dimërore, ndërsa këshillon që kujdesi më i madh të jetë gjatë orëve të natës ose të evitohet lëvizja në këtë kohë, kur temperatura bien më shumë dhe rrugët janë më të vështira për t'u kaluar.

The post Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Adhuruesit e natyrës në Kosovë, ushqejnë zogjtë e malit (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 12:30 PM PST

Anëtarët e "Exploring", në kuadër të angazhimit të tyre për mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e hapësirave turistike në Kosovë, ka organizuar një aktivitet përmes së cilit do të shpërndahet ushqim për shpezët.

Ata, në faqen zyrtare në Facebook, duke treguar se për shkak se ditëve të fundit kemi pasur reshje të mëdha të borës, kanë menduar që të bëjnë shpërndarjen e grurit për zogjtë e malit.

"Si çdo vit, edhe këtë vit 'Exploring' do të bëjë shpërndarjen e grurit në pjesë të ndryshme të Kosovës jugore. Ju këshillojmë që secili prej jush ku do që ndodheni të bëjë një gjë të tillë. Natyra na përket të gjithëve, prandaj është obligim i gjithsecilit ta mbroj dhe ta ndihmoj atë", kanë sqaruar organizatorët e kësaj nisme.

Ndryshe, aktiviteti është titulluar "Që ta dëgjojmë cicërimën në pranverë”. /Telegrafi/

The post Adhuruesit e natyrës në Kosovë, ushqejnë zogjtë e malit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Isufi: Të gjithë e dinë çka ndodh nëse Haradinaj ekstradohet (Video)

Posted: 06 Jan 2017 12:25 PM PST

Nënkryetarin i AAK-së, Ahmet Isufi, në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, ka folur për seancën e jashtëzakonshme të cilën grupi parlamentar i AAK-së e ka kërkuar pas arrestimit në Francë të kryetarit të këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Isufi tregon edhe pikat që presin të fusin në rezolutën e kësaj seance, brenda së cilës edhe ndërprerja e dialogut me Serbinë, për të cilën beson se do ta ketë përkrahjen e kuvendarëve.

Isufi thotë se dikush po luan lojëra të fëlliqura, lidhur me rastet që po ndodhin dhe që kanë ndodhur edhe më herët.

Nënkryetari i AAK-së nuk beson se kreu i subjektit që përfaqëson, do të mund të ekstradohej në Serbi, duke thënë se kjo mund të sjell një tensionim situate.

"Unë nuk besoj se ka interes, as BE-ja e as ndonjëri nga shtetet e BE-së, që ta bëjë një gjë të tillë, meqë kemi të bëjmë me një proces pas 17 vitesh kur z. Haradinaj nga të njëjtat aktakuza është shpallur i pafajshëm. Dhe, absolutisht as që mund t'i shkojë ndërmend dikujt që të ekstradohet, për shkak se vërtet pasojat do të ishin të paparashikueshme, dhe mund ta merrni me mend deri ku", tha ai për RTV D.

Ahmeti thotë se presin që më së largu në fund të javës tjetër Haradinaj të arrijë në Kosovë. Ndërsa, shton se neglizhenca e institucioneve për pastrimin e listave ka bërë që të gjendemi në këtë situatë. /RTV D/Telegrafi/

The post Isufi: Të gjithë e dinë çka ndodh nëse Haradinaj ekstradohet (Video) appeared first on Telegrafi.

Për shkak të reshjeve të borës, 40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK (Video)

Posted: 06 Jan 2017 12:03 PM PST

Si pasojë e ngricave të cilat u krijuan nga reshjet e mëdha të borës, qytetarët e Kosovës kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë thënë se ka shtim të fluksit të pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Ortopedi Amir Vejseli, ka thënë për RTV Dukagjini se kjo situatë po menaxhohet mirë nga stafi mjekësor.

Sipas Vejselit, deri në orët e pasdites të së premtes, kanë kërkuar ndihmë mjekësor rreth 40 persona.

"Këshillojmë që në këto kushte atmosferike të ketë kujdes në komunikacion, por edhe të mos frekuentohen shumë rrugët për shkak të gjendjes së rëndë", ka theksuar Vejseli./Telegrafi/

The post Për shkak të reshjeve të borës, 40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK (Video) appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi i Nikolliqit: Prishtina e di fuqinë tonë (Video)

Posted: 06 Jan 2017 11:41 AM PST

Dushkajën që është simbol i Krishtlindjeve Ortodokse, Presidenti i Serbisë të premten e vendosi në Zyrat e tij. Një ceremoni të tillë, Tomislëav Nikolëiq e kishte planifikuar tash e disa ditë ta bënte në Shtërpcë të Kosovës, por shteti të cilin ai e quan Krahinë serbe, ia ndaloi ardhjen. Kjo bëri që ai të tregohet i padurueshëm.

"Pasioni i tyre ndaj të ashtuquajturës pavarësi i bënë ata të paraqiten se nuk kanë mend të vlerësojnë se çka është e çka jo e mundur. E pikërisht kjo pavarësia nuk është mundur, andaj ajo po i shtyn ata që të përlahen me ne", pohoi Nikolliq.

Kryetari i Serbisë, i njohur për retorikën e tij nacionaliste më pas edhe kërcënoi në adresë të Kosovës.

"Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumëkush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë", ka thënë ai. /Klan Kosova/

The post Kërcënimi i Nikolliqit: Prishtina e di fuqinë tonë (Video) appeared first on Telegrafi.

Gjini: Haradinaj nuk ekstradohet në Serbi, kjo është e sigurt! (Video)

Posted: 06 Jan 2017 11:39 AM PST

Asht vështirë me ditë ditën e orën kur do të lirohet Ramush Haradinaj, por ai shpejtë do të lirohet, ka thënë Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së.

"Kosovës po i bëhen shume dëme, por ekstradimi i mundshëm i Haradinajt është pothuajse i pamundshëm", ka thënë Gjini, në emisionin Rrokum Rroll, me Fidan Jupollin në TV Rrokum.

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të lejojë të poshtërohet nga Serbia dhe se Haradinaj dhe familja e tij janë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

The post Gjini: Haradinaj nuk ekstradohet në Serbi, kjo është e sigurt! (Video) appeared first on Telegrafi.

Mësimi fillon të martën, kërkohet shtyrje (Video)

Posted: 06 Jan 2017 10:59 AM PST

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur që procesi i fillimit të mësimit për gjysmëvjetorin e dytë të fillojë të martën më dhjetë janar, pavaraësisht motit jo të mirë dhe temperaturave të ulëta.

Kështu ka thënë për Tribuna Channel, Lah Nitaj – këshilltari i minsitrit të Arsimit. Por, ndryshe mendon kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili kërkon shtyrje. /Tribuna Channel/

The post Mësimi fillon të martën, kërkohet shtyrje (Video) appeared first on Telegrafi.

Gashi: Shteti fajtor për ndalimin e Haradinajt (Video)

Posted: 06 Jan 2017 10:50 AM PST

Avokati Tomë Gashi ka thënë se fajin kryesor për ndalimin në Francë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e kanë institucionet e Kosovës.

Sipas tij, këto institucione nuk kanë bërë asgjë që të bëjnë trysni tek Bashkësia Ndërkombëtare që të hiqen flet arrestet të cilat kanë konotacione politike.

Gashi, në emisionin Fakt Plus, ka thënë se situata e tanishme është e çuditshme pasi ligjërisht ky fletarrest nuk do të duhej të ekzistonte. /Tribuna Channel/

The post Gashi: Shteti fajtor për ndalimin e Haradinajt (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :