Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Evans flet për keqkuptimin që ndodhi me Rooneyn, por nuk mungoi edhe përgjigjja nga legjenda e Unitedit (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Evans flet për keqkuptimin që ndodhi me Rooneyn, por nuk mungoi edhe përgjigjja nga legjenda e Unitedit (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Evans flet për keqkuptimin që ndodhi me Rooneyn, por nuk mungoi edhe përgjigjja nga legjenda e Unitedit (Foto)

Posted: 07 Jan 2017 03:03 PM PST

Manchester Unitedi fitoi me rezultat 4-0 ndaj Readingut në FA Cup.

Por, kryelajm në media u bë refuzimi që i bëri George Evans, Wayne Rooney, për të ndërruar fanellat.

Ish-mesfushori i Cityt refuzon Rooneyn për të ndërruar fanellat (Video) Ish-mesfushori i Cityt refuzon Rooneyn për të ndërruar fanellat (Video)

Por e gjitha kjo situatë u qartësua nga ish-mesfushori i Manchester Cityt, i cili në Twitter pas takimit zbuloi se ata ndërruan fanellat në tunelin drejt dhomës së zhveshjes.

"Që të qartësoj gjërat, unë kërkova të ndërronim fanellat në tunel pasi ishte një ditë zhgënjyese për ne. Urime për rekordin", ka shkuar Evans.

Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e legjendës të Man Utd, i cili ka shkuar: "Je i mirëseardhur, faleminderit shoki". /Telegrafi/

Postimet e të dy lojtarëve në Twitter.

The post Evans flet për keqkuptimin që ndodhi me Rooneyn, por nuk mungoi edhe përgjigjja nga legjenda e Unitedit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Mustafi apo ‘muri’ i Arsenalit, asnjë humbje me shqiptarin në fushë (Foto)

Posted: 07 Jan 2017 02:56 PM PST

Shkodran Mustafi nuk e di çfarë është humbja me Arsenalin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare është duke i çmendur të gjithë me statistikën e tij, të cilët do ta kenë të gjithë lakmi.

Preston 1-2 Arsenal: Xhaka më i dobëti, Mustafi ndër më të mirët (Foto) Preston 1-2 Arsenal: Xhaka më i dobëti, Mustafi ndër më të mirët (Foto)

Kjo pasi, Mustafi ende nuk e ka shijuar humbjen me skuadrën e Arsenalit, në 19-të ndeshje që ka qenë pjesë e skuadrës, përcjell Telegrafi.

Në këto 19-të ndeshje, Arsenali ka arritur të marrë 13 fitore, teksa ka barazuar në gjashtë raste.

Mustafi falënderon tifozët pas kualifikimit (Foto) Mustafi falënderon tifozët pas kualifikimit (Foto)

Me mbrojtësin shqiptar në fushë, Arsenali ka arritur t'i pranoj vetëm 19 gola, teksa në pesë ndeshje e kanë mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Këto janë statistikat brilante të Mustafit te Arsenali

The post Mustafi apo 'muri' i Arsenalit, asnjë humbje me shqiptarin në fushë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Pioli: Respekt të madh për Udinesen, por jemi gati të fitojmë

Posted: 07 Jan 2017 02:42 PM PST

Stefano Pioli paralajmëron lojtarët e tij te Inter se duhet të kenë respekt të madh për Udinese, kur ata të takohen të dielën.

Nerazzurrët përballet me ndeshjen e parë pas pushimit dimëror në Udine në ndeshjen e cila luhet nga ora 12.30, ndeshja kjo për të cilën Pioli thotë që skuadra është përgatitur si është më së miri.

"Ne duam që të kthehemi për të luajtur dhe ne jemi të bindur që jemi përgatitur mirë", tha Pioli për Inter Channel.

Interi lirohet nga kufizimet e 'Fair Play Financiar'? Interi lirohet nga kufizimet e 'Fair Play Financiar'?

"Pushimi gjithmonë përfshin situata të veçanta, ne jemi të gatshëm dhe ne duam të japim më të mirën të dielën", përcjell Telegrafi.

"Ju duhet të dini kundërshtarët tuaj dhe lojtarët e tyre, pastaj të përgatisni strategji për t’i dhënë ekipit tuaj përparësi dhe të shfrytëzoni dobësitë e kundërshtarëve", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

The post Pioli: Respekt të madh për Udinesen, por jemi gati të fitojmë appeared first on Telegrafi.

Kështu do dukej Palermo nëse Zamparini nuk do të shiste yjet në vitet e fundit (Foto)

Posted: 07 Jan 2017 02:37 PM PST

Palermo është një nga klubet me më emër në futbollin italian.

Por, edhe ky klub si shumë klube tjera mesatare në futbollin italian nuk ka mundur t'i rezistojë ofertave të mira nga klubet e mëdha evropiane.

Presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, është një nga ata që i pëlqen të bëjë biznes dhe gjithmonë është i hapur për bisedime.

Kështu do të dukej Genoa nëse nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit (Foto) Kështu do të dukej Genoa nëse nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit (Foto)

Por, në rast se ai nuk do të shiste yjet e tij në vitet e fundit, Palermo do të kishte një skuadër që edhe ekipet si Juventusit, Milan, Inter apo Roma do t'i frikësoheshin në Serie A, ndërsa më poshtë keni formacionin e mundshëm.

Palermo (4-2-3-1): Sirigu; Darmian, Glik, Barzagli, Emerson; Nocerino, Rigoni; Ilicic, Dybala, Pastore; Cavani. /Telegrafi/

Në bankë rezervë janë lojtarë si Belotti, Vazquez apo Kurtic.

The post Kështu do dukej Palermo nëse Zamparini nuk do të shiste yjet në vitet e fundit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Lewandowski tregon pozicionin perfekt të Mullerit

Posted: 07 Jan 2017 02:04 PM PST

Robert Lewandowski beson se bashkëlojtari i tij, Thomas Muller, ka nevojë për të luajtur në një rol qendror në Bayern Munich apo si sulmues i dytë për të gjetur formën e tij më të mirë.

Sulmuesi polak i Bayern Munichut ndjehet në pozitë më të mirë kur Thomas Muller është si sulmues i dytë apo mbështetës pas tij.

"Është më mirë për Thomas nëse ai luan pas meje në mes të fushës", ka thënë  Lewandowski për TZ.

Ancelotti, Matthausit: Muller është inteligjent Ancelotti, Matthausit: Muller është inteligjent

"Ai ka më shumë hapësirë për të gjetur hapësirat në mes", përcjell Telegrafi.

"Nëse unë të lëvizi në të majtë, Thomas menjëherë lëviz në të djathtë", përfundoi sulmuesi polak. /Telegrafi/

The post Lewandowski tregon pozicionin perfekt të Mullerit appeared first on Telegrafi.

Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough zbulon një sekret që të gjithë lojtarët e bëjnë me çorapet e tyre (Video)

Posted: 07 Jan 2017 01:57 PM PST

Menaxher i zhveshtores është ai që përkujdeset për fanellat, këpucët sportive, çorapet, gardërobat sportive të lojtarëve dhe çdo gjë tjetër që i duhet një lojtari profesional në dhomën e zhveshjes.

Ndoshta nuk është puna më e mirë në botë, por është një punë që shumë tifozë do e dëshironin, pasi kështu ata kanë mundësi të punojnë me idhujt e tyre dhe kështu mund të dinë shumë gjëra nga jeta e tyre.

Shtatë futbollistët që kanë lindur në kulmin e varfërisë, por më pas kanë arritur kulmin e suksesit (Foto) Shtatë futbollistët që kanë lindur në kulmin e varfërisë, por më pas kanë arritur kulmin e suksesit (Foto)

Po ashtu kjo punë të jep mundësinë të marrësh falas ndonjë fanellë, apo pajisje sportive që lojtarët i kanë lënë pas ndeshjes, gjithashtu dini shumë sekrete dhe besëtytni sportive.

Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough, Peter Darke, ka zbuluar një gjë shumë interesante dhe të zakonshme që e bëjnë shumë lojtarë, por pak tifozë e dinë.

Siç e dimë në futboll një lojtar para se të futet në fushë duhet të jetë i pajisur me këpucët, çorapet, mbrojtëset dhe fanellat sportive.

Më herët kishin bartur zinxhirë dhe qafore të thjeshta lojtarët, por me rregullat e rreja në futboll edhe këto janë ndaluar.

Por, lojtarët gjithmonë shfrytëzojnë vakumet në ligjet sportive dhe kështu përdorin disa gjëra shtesë.

Blerjet dhe largimet e mundshme gjatë janarit për çdo klub në Ligën Premier Blerjet dhe largimet e mundshme gjatë janarit për çdo klub në Ligën Premier

Darke ka zbuluar se shumë lojtarë veshin çorape të shkurta mbi çorapet sportive të skuadrës dhe që ato të mos vërehen nga kamerat, tifozët dhe gjyqtarët i mbulojnë me shirita të cilët kanë ngjyrën e çorapeve të skuadrës.

E gjitha kjo nuk është e ndalur, por as e shkruar me rregulla sporive, por bëhet nga lojtarët që të mbushin sa më shumë këpucën që kështu të kontrollojnë topin më mirë.

Darke gjithashtu shpjegon se kjo punë dëshiron durim, organizim dhe përkushtim, pasi duhet të jesh i përgatitur për situata të llojllojshme. /Telegrafi/

The post Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough zbulon një sekret që të gjithë lojtarët e bëjnë me çorapet e tyre (Video) appeared first on Telegrafi.

Wenger përgëzon Prestonin

Posted: 07 Jan 2017 01:47 PM PST

Arsene Wenger ka folur pas fitores së vuajtur ndaj Prestonit.

Arsenali ka fituar në fund 2-1 ndaj Prestonit në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, fitorja kjo që nuk ishte e para për londinezët këtë sezon.

"Ne kemi fituar përsëri këtë sezon në minutat e fundit, por ne duhet të përgëzojmë Prestonin", ka thënë fillimisht Wenger për BT Sport.

Arsenali fiton ndaj Prestonit, vazhdon tutje në FA Cup (Video) Arsenali fiton ndaj Prestonit, vazhdon tutje në FA Cup (Video)

"Ata dhanë një lojë të ashpër, sidomos gjysma e parë ishte shumë e ashpër, ku e vetmja gjë pozitive ishte se ne ishim në disavantazh vetëm 1-0", përcjell Telegrafi.

"Pjesa e dytë ishte një lojë krejtësisht tjetër, por ata u mbrojtën mirë, ata mund të ndjehen pak të pafat, sepse ata krijuan shumë raste në pjesën e parë", përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

The post Wenger përgëzon Prestonin appeared first on Telegrafi.

Mustafi falënderon tifozët pas kualifikimit (Foto)

Posted: 07 Jan 2017 01:32 PM PST

Shkodran Mustafi ka folur pas kualifikimit tutje në Kupën FA.

Arsenal ka fituar në fund në takim ndaj Prestonit me rezultat 2-1, për të siguruar kualifikimit për fazën tjetër.

Xhaka i lumtur për kualifikimin në fazën tjetër të FA Cup Xhaka i lumtur për kualifikimin në fazën tjetër të FA Cup

Kjo fitore e ka gëzuar jashtë mase mbrojtësin me prejardhje shqiptare, Mustafi, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar tifozët për mbështetje.

"Në raundin tjetër në Emirates Kupa FA. Faleminderit për përkrahjen e sotme në udhëtim", ka shkruar Mustafi në 'Facebook'.

Preston 1-2 Arsenal: Xhaka më i dobëti, Mustafi ndër më të mirët (Foto) Preston 1-2 Arsenal: Xhaka më i dobëti, Mustafi ndër më të mirët (Foto)

Ndryshe, Mustafi luajti për 90 minuta në këtë ndeshje dhe ishte ndër më të mirët. /Telegrafi/

The post Mustafi falënderon tifozët pas kualifikimit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Shkëndija me trajner të ri (Video)

Posted: 07 Jan 2017 01:02 PM PST

Shkëndija e ka zyrtarizuar gjermanin Thomas Brdaric si shef të ri të stafit teknik. 41-vjeçari ka firmosur kontratë 18-të mujore me opsion vazhdimi nëse palët mbesin të kënaqura, ndërsa me vete në klub ka sjellë edhe Armin Friedrich që do të jetë asistent i tij.

Tekniku gjerman do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të kampionatit, ku kërkohet titulli i kampionit dhe mbrojtja e trofeut të Kupës, thuhet në faqen e skuadrës tetovare. Ardhja e tij pritet të sjellë një frymë të re në skuadër, në drejtim të ngritjes së ekipit në nivele më të larta. Brdaric është shprehur i kënaqur për besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit, ndërsa është i vetëdijshëm për pritjet dhe ambiciet e skuadrës.

"Jam falënderues shumë për sfidën e madhe që kam marrë nga KF Shkëndija. Shpresoj që të përmbush pritjet e klubit, familjes Destani, si dhe të kompanisë Ecolog. Definitiv do të jap më të mirën që është në fuqinë time, do të tentoj që bashkë me trajnerët dhe stafin të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundur për gjysmësezonin që pason, me qëllim për të qenë më të suksesshëm, të luajmë një futboll me te cilin shikuesit dhe rrethi të mund të identifikohen. Jam shumë falënderues për besimin që kam marrë dhe shpresoj që me ekipin tim të përmbushim të gjitha pritjet", ka deklaruar Brdaric në prezantimin e tij.

Nga ana tjetër, Friedrich do të jetë ndihmës trajner, ndërsa këto ditë do të finalizohen edhe lëvizjet tjera brenda stafit teknik.

Skuadra të dielën ka paraparë startin e fazës përgatitore dhe shefi i ri i stafit teknik tani më i gatshëm pret grumbullimin e parë ku fillimisht do të njoftohet me futbollistët, ndërsa më pas do të nisë punën sipas planprogramit të hartuar paraprakisht.

The post Zyrtare: Shkëndija me trajner të ri (Video) appeared first on Telegrafi.

Ben-Hur, John Lennon, Marlon Brando e Mahatma Gandhi – emrat e çuditshëm të lojtarëve brazilianë

Posted: 07 Jan 2017 12:43 PM PST

Duhet të jetë e vështirë të bëhesh një futbollist i famshëm në Brazil, e jo më deri në atë pikë sa të vijnë oferta joshëse nga Evropa. Fatmirësisht, në Brazil nëse zgjedh një pseudonim që be në sy, ndonjëherë shpërblehesh me një kontratë evropiane, ka ndodhur edhe më parë.

"Ndër vite, njerëzit njiheshin nga emri apo pseudonimi," shprehet Alex Bellos, autori i Futebol, the Brazilian Way of Life. "Pseudonimet janë të lezetshëm, dhe brazilianët i pëlqejnë shumë", ka thënë ai, transmeton Telesport.

Përveç Pele, Kaka apo Hulk që njihen nga të gjithë, ka disa emra të çuditshëm dhe ndonjëherë qesharakë në listën e kampionateve braziliane. Merrni për shembull Lynneeker Nakamuta Paes de Albuquerque, një sulmues i ri me origjinë japoneze.

Marcus Bambam
Pse të lodhesh duke bërë emër kur quhesh Marcos Antonio Simao Pereira kur mund të adaptosh një emër të një prej personazheve të filmit të famshëm "Flinstones"? Pasi vuajti të shpërthente në vendlindje, 22 vjeçari Bambam shkoi në Greqi në vitin 2013, ku luajti me ekipet e kategorisë së dytë Ergotelis dhe Apollon Smirnyi. Mbase duhet të kishte zgjedhur emrin Fred.

Pikachu
Glaybson Yago Souza Lisboa, një simpatizant i kartonëve Pikemon kur ishte i vogël, njihet me emrin e futbollit Yago Pikachu. Si shumë mbrojtës brazilianë përpara tij, Pikachu është më i mirë në fazën ofensive duke shënuar më shumë se 40 gola në tri sezonet e fundit për Paysandu duke u bërë i famshëm sidomos me goditjet e tij të dënimit.

John Lennon
Disa tifozë të çmendur të klubit brazilian Botafogo dhe Beatles mendojnë se kënga e kënduar në 1974 nga John Lennon, "Walls and Bridges", e xhiruar duke veshur bluzën bardhë e zi të klubit, ka ardhur pasi ai u bë tifoz me ekipin gjatë vizitës në Rio de Janeiro. Mbase kjo ka ndikuar te emri i John Lennon Silva Santos. Por, kur vjen puna për futboll, mbase sa i ka shtuar më shumë presion vetes pasi Lennon nuk ka arritur të kthehet në një lojtar i rëndësishëm duke u huazuar së fundmi te Atletico Goianiense.

Ben-Hur
Mesfushori i lëvizshëm Ben-Hur Moreira Peres ka luajtur për plot 12 klube braziliane gjatë karrierës së tij. Por megjithëse ka një emër shumë tërheqës, me siguri që nuk do të mbahet mend për mirë te Uniao Sao Joao, Novo Hamburgo apo Trindade Atletico Clube.

Argelico F*cks
Lojtari më i turpshëm që ka përfaqësuar Brazilin, megjithëse mbase nuk është faji i tij – pasi ai nuk e ka zgjedhur mbiemrin e tij. I njohur ndryshe si Argel, momenti më i bukur i lojtarit erdhi kur Eurosport shpalli lajmin se do të transferohej te Benfica në 2001, ku fitoi më pas titullin kampion. Pasi i dha fund karrierës në Kinë në 2007, Argel ka vazhduar të jetë pjesë e futbollit si trajner.

Marlon Brandao
Megjithëse ka një emër ambicioz, karriera e Marlon Brandao – megjithëse kaloi shumicën e kohës duke luajtur në kategorinë e parë portugeze – nuk arriti suksesin që ka emri i tij. Ai nuk është iv etmi Marlon Brandao, një tjetër brazilian me të njëjtin emër luan në kategorinë e dytë të Hong Kongut.

Mahatma Gandhi
Mesfushori brazilian mahatma Gandhi Heberpio Mattos Pires – njihet nga të gjithë thjesht Mahatma Gandhi – por nuk duhet të ngatërrohet me të madhin Gandhi. Gandhi brazilian luan në kategorinë e dytë braziliane. Ai ka luajtur në një ekip me John Lennon dhe Carlos Adriano de Souza Cruz – i njohur ndryshe si "Michael Jackson".

Mosquito
Një nga talentet më premtues, Thiago Rodrigues da Silva – ose Mosquito – raportohet se ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Juventus pas disa paraqitjeve të mira me ekipet e moshës së Brazilit. 19 vjeçari momentalisht luan te Vasco da Gama, por pritet që të shpërngulet në Evropë së shpejti.

The post Ben-Hur, John Lennon, Marlon Brando e Mahatma Gandhi – emrat e çuditshëm të lojtarëve brazilianë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :