Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Forumi Shqiptar: “Bashkejetese apo Martese !” plus 8 more

loading...

Forumi Shqiptar: “Bashkejetese apo Martese !” plus 8 more


Bashkejetese apo Martese !

Posted: 05 Jan 2017 12:51 PM PST

si thoni ne kushtet e sotme te kultures "moderne"ku cdo dite qe kalon humbet ne vorbullen e saj ,cdo ndjenje njerezore ,cilen shikoni si rastin me praktik dhe me te rendesishem ,te martoheni me dike apo te bashkejetoni ?

Refuzohet kërkesa e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq për ta vizituar Kosovën

Posted: 05 Jan 2017 08:48 AM PST



Refuzohet kërkesa e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq për ta vizituar Kosovën


Qeveria e Kosovës refuzon kërkesën e Nikoliqit ta vizitoj Kosovën

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.



"Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.



Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë", shkruan në komunikatë.

The Jump: Kadeena Cox has UK Sport funding suspended

Posted: 05 Jan 2017 08:47 AM PST

Krelanë

Posted: 05 Jan 2017 06:50 AM PST

Kjo tufë lulesh n;saksi zemre ...!

Posted: 05 Jan 2017 06:22 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI             W.jpg    Shikime: 40    Madhësia:  56.4 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Dervish n'thue e jam , per me u bind taman , me sifat vetvedin : Mate sa peshon .

Posted: 05 Jan 2017 03:43 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI           ------------------------------.jpg    Shikime: 34    Madhësia:  48.4 KB
peshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

“Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”

Posted: 05 Jan 2017 03:34 AM PST

"Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve". Janë fjalët e Umberto Eco që sulmon në këtë mënyrë internetin në ceremoninë e dhënies së diplomës së tij honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështje të komunikimit, kulturës dhe medias.
"Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë".

Për Eco, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon "budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës". Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse "duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo". Për të bërë këtë sipas tij "gazetat duhet tu dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet tu mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje".

Para studentëve ai tha se ishte hera e dytë që vinte në këtë universitet, pasi në vitin 1954 ishte laureuar në filozofi. "Do të doja të isha laureuar në fizikën bërthamore ose në matematikë", tha me shaka Umberto Eco

Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

Posted: 05 Jan 2017 03:21 AM PST

Emri:  Haradinaj.jpg    Shikime: 100    Madhësia:  142.8 KB

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK-në edhe familja e Haradinajt. Gazeta nuk ka mundur ende të marrë një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë apo AAK’së.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato të Kosovës për arrestimin e tij, shkruajn mediat. Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Mësohet se Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm.

“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër arresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

AAK më tej i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës.

Ne 2015-ën, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.

(gazeta-Shqip.com)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Maskoje dhimjen mbrenda vetvehtes...!

Posted: 05 Jan 2017 02:30 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI.jpg    Shikime: 52    Madhësia:  78.9 KB
peshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Related Posts :