Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Forumi Shqiptar: “Bej para online” plus 13 more

loading...
Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Bej para online” plus 13 more


Bej para online

Posted: 11 Jan 2017 03:19 PM PST

Nuk mund te reklamosh ne forumin shqiptar.

Stafi.

Çfarë e bën një shef, një shef të mirë?

Posted: 11 Jan 2017 03:19 PM PST

Përshëndetje të gjithëve.

Duke marë parasysh cdo përvoje e cdokujt që ka qënë punonjës apo dicka të ngjashme, cili ështe tipari kryesor i një shefi të mirë!?
Displina, inteligjenca, karakteri, vetëbesimi, pra cila është ndër tiparet qe pikasin më shumë në të tilla pozicione?

Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

Posted: 11 Jan 2017 12:41 PM PST

Zyrtare: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump[/B]

Emri:  auto_d1484069790.jpg    Shikime: 48    Madhësia:  24.3 KB

Senatori i Shtetit të New Yorkut Marty Golden, fton Princin Leka në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45të, SHBA, Donald Trump.

Miku i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, senatori republikan e shtetit Marty Golden, ka ftuar zyrtarisht, Madhërinë e Tij - Princin e Shqiptarëve, Leka, në një letër që mban logon e senatit të Shtetit të New Yorkut, dhe firmën e senatorit Marty Golden, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të, SHBA, Donald Trump.

Në ftesë e tij senatori republikan i Shteti të Nju Jorkut, zoti Golden, i drejtohet Madhërisë së Tij Princi Leka - duke i thënë se është nder për të ftuar përzemërsisht si mysafir të tij, mik i zgjedhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ceremoninë Presidenciale, atë të inaugurimit, të Presidentit Donald J. Trump, më 20 janar 2017 - në Washington D.C. ku zoti Donald J. Trump do të bëjë betimin si Presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta "Bota sot".

Më tej në ftesën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë(SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Përveç, kësaj, kjo ceremoni inaugurimi mendoj se përcjell edhe një mesazh të qartë edhe për udhëheqësit e tjerë të botës, si ne në SHBA, ne riafirmojmë Amerikën, vlerat e saj dhe angazhimin tonë, për lirinë tonë por dhe lirisë së gjithë botës".

Së fundi thotë zoti Golden, :“Unë shpresoj se ju keni për t’a pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”

Sinqerisht, Senator Martin J. Golden - Anëtar i Senatit të Shtetit të New York-ut.


p.s Kam ven re se ky lajm nuk eshte prekur fare nga mediat shqiptare. Prandaj mendova ta perhap ku te mundem.
Me behet qefi qe kane ftuar kete djale i cili jo vetem qe vjen nga nje familje fisnike e vertete dhe qe e pasqyron kete gje me se miri nepermjet sjelljes dhe maturise qe perdore mes hienave dhe kanibaleve qe kane kapur rob shtetin shqiptare per me shume se 75 vjet. Kjo eshte nje shuplake per te gjith politikanet e Shqiperise.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

BB: Ekonomia shqiptare në 2017-ën me 3.4% rritje

Posted: 11 Jan 2017 06:54 AM PST


Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike të qëndrueshme për rajonin e Ballkanit. Në raportin e Prosperitetit Ekonomik, ku ajo jep vlerësime dhe parashikime për të gjithë botën, ajo mban të pandryshuar nivelin e rritjes ekonomike për Shqipërinë.

Në 2016-ën, ky raport vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%, ndërsa këtë vit me 3.4%. Qeveria ka parashikuar një rritje më të madhe në raportin ekonomik fiskal.

2016-ta vlerësohet nga financat me një rritje 3.4, ndërsa 2017-të me 3.8%. Në një tjetër raport të siguruar nga Tv Klan, Forumi Ekonomik Botëror jep dhe vlerësimet e risqeve për ekonominë shqiptare.

Në vend të parë vijnë risqet fiskale, të cilat lidhen me nivelin e taksave. Por shqetësuese për këtë institucion financiar është edhe konflikti ndërshtetëror i cili renditet si risku i dytë më i madh, i pasuar nga tregtia e paligjshme ose informaliteti dhe ekspozimet nga sulmet terroriste. / TV KLAN

Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

Posted: 11 Jan 2017 06:48 AM PST

Emri:  1484109214Obama.jpg    Shikime: 52    Madhësia:  49.7 KB

Në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

"Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë" nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në Çikago.

Por Presidenti në largim paralajmëroi se "Demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë".

Ai iu lut amerikanëve t'i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur "ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë".

Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane - pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në "flluska", ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: "Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim - por në tuajat".

Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Në pritje të …… Trump

Posted: 11 Jan 2017 12:33 AM PST

Kur fjala e Artistes së njohur Meril Streep u duartrokit nxehteësisht nga të pranishmit në sallën e ndarjes së çmimeve në Golden Globe, mendova se ka gjithmonë një përplasje të fortë midis ushtrimit të pushtetit dhe mendimit intelektual përsa i përket mënyrës së ushtrimit të këtij pushteti dhe etikës, moralitetit dhe shoqërisë që ka zgjedhur atë qeverisje.
Dihet që filosofia e Anti-establishment është një filosofi politike që e paraqet strukturën e pushtetit drejtues të një kombi apo të një shoqërie - si të korruptuar, shfrytëzuese ose të padrejtë.
Ndërsa Meril Streep që praktikisht përfaqësoi para dy ditësh shtresën intelektuale dhe artistike të SHBA (ndoshta dhe të botës) por që mbetet një përkrahëse e demokratëve, tha: `` Mungesa e Respektit sjell Mungesë Respekti, Dhuna nxit Dhunë. Kur Pushtetarët përdorin pozitën e tyre për të bezdisur të tjerët, ne të gjithë humbasim!!!``.
Dhe frazën tjetër të famshme për sa i përket politikave që kërkon të implementojë Trump: ``Hollivudi është i mbushur me të jashtëm dhe të huaj. Ku i kanë ata certifikatat e lindjes?..... Kështu kur ju i shqelmoni ata si top futbolli dhe i nxirrni jashtë ju nuk ddo të shihni gjë tjetër përveçse një përzjerje futbolli dhe arti marcial``.
Pra mund të shihen dy filosofi të ndryshme që e shohin të ardhmen e SHBA ndryshe por që të dy palët kanë të drejtë përsa i përket politikave që duhet të ndiqen.
Nga njëra ana Trump ka të drejtë të kërkojë të fokusohet tek problemet e mprehta ekonomiko-financare dhe sociale brënda SHBA, por duke qënë kundërshtar i madh i emigrantëve, duke patur doza raciste në parrullën e famshme të tij `Make America Great again`; dhe nga ana tjetër Meril Streep e cila përfaqësoi çuditërisht të gjithë shtresën intelektuale dhe të artistëve të SHBA (por edhe të Botës) e cila kundërshton arrogancën e pushtetit i cili kërkon të vendosë çdo gjë duke mos pyetur duke mos respektuar shtresën amerikane që bart traditën dhe njerëzit që kërkojnë të emigrojnë për një jetë më të mirë në SHBA. Kjo arrogance u vërtetua edhe nga kundërpërgjigja e Trump ndaj fjalës së Meril Streep: `…Ajo mbivlerësohet`- tha Trump.
Po çfarë pritet nga ardhja e Trump si president në SHBA?
Presidenca që do të vijë pas disa ditësh e Trump ka si synim filosofinë që paraqitëm më lart: `Ta bëjmë Amerikën e madhe përsëri`.
Dhe këtu del pyetja e thjeshtë : po përse, ishte bërë e pafuqishme Amerika gjatë 8 viteve të Obamës?
Me sa duket po.
Exsporti i kapitalit dhe Globalizmi aqi preferuar i politikave të Obamës i dha shumë përfitime sorrosoianëve por që shkaktoi probleme të mëdha ne SHBA; papunësi, varfëri, me një rrogë/h më të vogel se shumë shtete të BE, Kanadasë dhe Australisë, përmbytjen me drogë aq sa Kalifornia para dy ditësh miratoi dhe hyri në veprim `lejimi i përdorimit të Marihuanës rekreative duke shaktuar një pështjellim social,papunësi apo më mirë punësime sezonale, pune të part time, emigracion masiv, dhe paqëndrueshmëri ekonomike, me një borxh total të brëndëshëm prej 14.1 trilion dollarë ( GDP=17 trilion dollarë).
Dihet që eksporti i Kapitalit ka një të keqe të madhe për vëndin që eksporton: krijon papunësi. Obamacare mbetet një reformë e dyzuar sepse krahas mbulimit me shërbim shëndetësor të rreth 20 milion amerikanëve, kjo shkaktoi një dëmtim të rëndë të siguracioneve shëndetësore në SHBA, duke rritur kundërshtitë e klasës së mesme dhe të pasur.
Në politikën e jashtme, idea e Obamës dhe e Demokratëve për të demokratizuar vëndet arabe (kujtoni pranverën arabe) dha efekte të kundërta dhe e uli prestigjin amerikan në botë.
Shumë akuzojnë se Obama ndikoi në fuqizimin e ISIS dhe Al Nusra, me qëllim që të mposhtëte Bashar al Assadin. Përhapja e ekstremizmit pseudo-islamik dhe frika ndaj atentateve, shpërthimeve është duke tonditur jo vetëm SHBA por dhe botën.
Ideja fikse dhe paranoja kundër Rusisë ishte një disfatë tjetër politike e Obamës sepse kjo shkaktoi efekt të kundërt duke e bërë Rusinë një rrezik real për SHBA në vënd që ta dobësonte nga sanksionet e marra nga qeveria Obama.
Këto dështime arritën që Miliarderi Trump të fitojë zgjedhjet jo vetëm për shkak të populizmit të tij, por edhe për shkak të ideve të qarta të tij për politikat që do të realizojë brënda vendit.
Akuzat e demokratëve dhe të NSA, CIA, për ndërhyrjen ruse dhe ndikimin e kësaj ndërhyrjeje nëpërmjet dëmtimit të partisë demokrate për shkak të mundësimit të rrjedhjes së informacionit nga kjo parti dhe ekspozimit të saj në publik, Trump i konsideroi të pabaza dhe keqdashëse duke përmëndur argumentin rus se…. rrjedhja e informacionit nga Partia demokratike amerikane ka ardhur nga kundërshtarët e vetë Hillari Clinton si ata të Sandersit dhe jo nga Rusët….
E parë në këtë kënd vështrim, Politika e Trump do të jetë e fokusuar në problemet kryesisht në problemet brënda vendit.
Përsa i përket problemve jashtë vendit, me sa duket për të patur qetësi brënda SHBA, Trump kërkon zbutje të marëdhënieve me Rusët duke mos u bërë paranojak si demokratët përsa i përket politikave kundër Rusisë, por duke shpallur si kundërshtar kryesor ekonomik Kinën, e cila jo vetëm ka marrë eksportet e kapitalit amerikan, por i ka bllokuar eksportet amerikane dhe tregun e punës në Amerikë, sepse mallrat kineze kanë çmim më të lirë kështu që biznesmentët eksportojnë kapitalin por…lenë pa punë ameriaknët. Pra Trump nëpërmjet kësaj politike të jashtme do të marrë massa proteksioniste në favor kapitalit amerikan, do ta ndalojë të eksportohet jashtë ose nëse duan, atëhere do të ketë taksa të mëdha.
Politika ndaj emigracionit do të jetë një politikë e ngritjes së Mureve, me idenë se emigracioni ka sjellë të këqiat sociale në SHBA: drogë- prostitucion-kriminalitet. Dhe këtu mesa duket ka të drejtë.
Për sa i përket politikave në BE dhe në Ballkan e pikërisht ndaj vëndit tonë, Trump nuk ka sqaruar asgjë, por largimi i ambasadorëve politikë (të demokratëve), do të thotë diçka: mendoj se largimi i tyre i përket taktikës, sesa gjeo-strategjisë amerikanë ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë, e cila do të mbetet e pandryshuar.
Sidoqoftë priten ndryshime në të ardhmen nëse politikat Trump afrohen me politikat Ruse në Ballkan dhe Europë.
Kjo mund të thotë ndoshta dhe ndryshimin e kufijve aktualë në dobi të Shqipërisë e cila shihet nga të dy palët si një vënd me të ardhme në politikën e fuqive të mëdha.
Të shpresojme të ndodhë kështu.

Serialet e sugjeruar nga une!

Posted: 10 Jan 2017 11:54 PM PST

Keto jane Serialet e sugjeruar nga une:

1.Arrow
2.The Flash
3.Teen Wolf
4.Vampire Diaries
5.Supergirl
6.Beyond
7.Limitless
8.Beyond
9.Legends of Tomorrow
10.Timeless
11.Breaking Bad
12.Game of Thrones
13.Dragon Ball Super
14.Vikings
15.Prison Break

Shikoni Seriale Amerikane me titra shqip ketu: Shiko ketu
Shikoni Seriale Amerikane pa titra shqip ketu: shiko ketu

Pritet shpallja e gjëndjes së Jashtëzakonshme për tu ballafaquar me përmbytjet

Posted: 10 Jan 2017 06:59 AM PST

Pas motit të acartë, sinoptikanët paralajmërojnë se vendi ynë do të përballet me stuhi të mëdha shiu të cilat do të sjellin probleme në gjithë vendin, e sidomos në zonat problematike si Shkodra, Lezha etj.

Temperaturat pritet të kthehen në gjendje normale duke filluar nga e Mërkura e 12 Janarit, e më pas do të fillojë rënia e furishme e shiut e cila do të mbulojë të gjithë vendin.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë duket se do të detyrohet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për tu përballur me situatën e vështirë qe do të sjellin reshjet e mëdha të shiut.

Lajmi full:
Ketu

Ëndërrimi me sy hapur, varësi apo i shëndetshëm?

Posted: 10 Jan 2017 04:22 AM PST

Emri:  29210d1483991793-ndrrimi-me-sy-hapur-varsi-apo-i-shndetshm-man_daydreaming_inspire_others-770x47.jpg    Shikime: 213    Madhësia:  17.7 KB

Të gjithëve na pëlqen! Gjatë ditës na ndodh të fantazojmë apo ëndërrojmë me sy hapur dhe nëse ky lloj fantazimi na zë më shumë hapsirë kohe dhe ndërhyn në përditshmërinë tonë, atëherë klasifikohet si një problem i shëndetit mendor, i njohur si ëndërrim i tepërt, ëndërrim i papërshtatshëm, apo edhe fantazi kompulsive. Gjatë këtij ëndërrimi pacienti flet me veten dhe përgjigjet po vetë, mund të marrë një personalitet apo rol të ndryshëm nga ai që ka normalisht. Këta fantazues kompulsivë nuk shohin asnjë imazh dhe në këtë mënyrë i dallojmë nga skizofrenët. Sipas revistës "Psychology Today" ëndërrimi është i shëndetshëm. 96% e të rriturve ka një ëndërrim të paktën një në ditë dhe nuk është e qartë se pse e bëjmë. Psikologët sugjerojnë se është një formë stërvitje e trurit, për të qenë gati, për të hyrë në veprim kur prodhohet një stimul i jashtëm. Kur ëndërrimi me sy hapur kthehet në një çrregullim, nuk është më një aktivitet i shëndetshëm, por një proces i ngadaltë dhe kompleks i depersonalizimit si pasojë e një vetëvlerësimi të ulur ose e një ambjenti të dhunshëm familjar. Karakteristika përcaktuese është koha e zgjatjes së këtij ëndërrimi. Studimi i botuar në "Consciousness and Cognition" i kryer nga hulumtuesit e universitetit Haifa, në Izrael dokumentuan përvojat e 340 personave që vetëidentifikoheshin si "ëndërrues të një përshtatjeje të keqe" dhe i krahasuan me 107 persona të grupit të kontrollit. U përcaktua se varësi ndaj këtij ëndërrimi ishte kur pjesmarrësit e kalonin një mesatare prej 57% të kohës në këtë fantazi krahasuar me 16% të grupit të kontrollit. Kishin fantazi të llojeve të ndryshme, kapriçoze, të lidhura me ndonjë personazh artistik ose historik, apo versione të idealizimit të vetvetes. Fantazitë e grupit të kontrollit kishin përqasje me jetën reale, dëshira konkrete të tipit si mund të fitosh lotarinë. Ndërsa ëndërrimtarët patologjikë ëndërrojnë në çdo moment dhe ka disa faktorë që e shkaktojnë dhe të tjerë që mund të rrisin rrezikun për ta zhvilluar këtë ëndërrim. Disa fajësojnë muzikën, vetminë, mërzinë si një detonator të fantazisë. / bota.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sulm terrorist në Athinë, qëllohet me kallashnikov roja i selisë së PASOK

Posted: 10 Jan 2017 03:12 AM PST

Emri:  1484037907athine.jpg    Shikime: 222    Madhësia:  84.1 KB

Persona të armatosur qëlluan me kallashnikov kundër një autobusi të policisë jashtë zyrave të partisë opozitare greke PASOK në Athinë.

Akti i cilësuar si një sulm terrorist nga policia ndodhi rreth orës 06:18 të mëngjesit, vetëm pak minuta pas ndërrimit të rojeve jashtë zyrave të partisë politike greke, në rrugën "Harilao Trikupi", në qendër të Athinës.

Një polic u qëllua me dy plumba dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Athinës. Në vendngjarje u gjetën të paktën 13 gëzhoja kallashnikovi. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe në vazhdim panë një person për të cilin dyshohet se është edhe atentatori, që të largohet me vrap në brendësi të lagjes "Eksarkia".

Policia e ndoqi autorin, por pa arritur ta ndalojë. Policia dyshon se sulmi është vepër e një celule të mbetur ende aktive pjesë e organizatave terroriste marksiste që operonin në Greqi.

Një ditë para këtij sulmi, ministri i Mbrojtjes deklaroi se në Greqi nuk ka asnjë organizatë terroriste aktive, pas arrestimit të terroristes së shumëkërkuar, Pola Rupa javën e kaluar.

Sulmi u dënua nga i gjithë spektri politik. Por partitë e opozitës akuzojnë qeverinë e Aleksis Tsipras se u ka lënë dorë të lirë ekstremistëve të majtë që kontrollojnë lagjen rebele "Eksarkia", një zonë në qendër të kryeqytetit grek në të cilën nuk mund të hyjë asnjë polic me uniformë.



/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Zyrtare, Botërori me 48 kombëtare

Posted: 10 Jan 2017 03:09 AM PST

Emri:  1484042710gianni.jpg    Shikime: 188    Madhësia:  74.7 KB

FIFA ka marrë vendimin për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror, ku duke nisur nga 2026 nuk do të jenë më 32 skuadra, por 48.

Projekti i fushatës së Gianni Infantinos, tashmë është materializuar. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e sotëm pas votimit në Zyrih të Zvicrës.

Numri i ndeshjeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla. Në Botërorin e 2026, 48 kombëtare do të jenë të vendosura në 16 grupe me nga 3 secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror, ndërsa fituesi do të luajë 7 ndeshje.

Turneu do të përfundojë brenda 32 ditëve, një vendim i cili pritet të qetësojë klubet e mëdha evropiane, të cilët kundërshtuan fuqishëm këtë ndryshim.

Infantino ishte mbështetësi kryesor i këtij formati të ri të zgjeruar për t'i dhënë sa më shumë mundësi kombëtareve për të përjetuar gëzimin e Kupës së Botës. Sipas kreut të FIFA-s, ky format pritet të forcojë futbollin dhe ta rrisë atë në vendet e vogla.

Sipas FIFA, ky format i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra sjell edhe një rritje të të ardhurave financiare të saj në 5.29 miliardë paund që do të thotë një rritje e fitimeve me rreth 521 milionë paund.

Kjo është hera e parë që nga viti 1998, që formati i kampionatit të Botërorit të futbollit pëson ndryshime.

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kërkoi favore seksuale, dënohet ish-gjyqtari

Posted: 10 Jan 2017 03:05 AM PST



Shyqyri Çobo ish-gjyqtari i Beratit i akuzuar nga prokuroria për korrupsion, në formën e favoreve seksuale është dënuar më dy vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Por togat e zeza ia kanë konvertuar dënimin me 20 muaj shërbim prove. Gjithashtu Çobos iu hoq e drejta për ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në seancën e fundit ka qenë i pranishëm edhe ish-gjyqtari. Ai nuk ka pranuar akuzën e ngritur duke sqaruar se kallëzuesen nuk e ka takuar asnjëherë jashtë gjykatës së Beratit dhe asnjëherë nuk ka tentuar që të këtë një lidhje intime me të.

Sipas prokurorisë Çobo për një periudhë tre mujore e ka telefonuar gruan 300 here dhe i ka dërguar mbi 170 mesazhe. Ish-gjyqtari kishte në shqyrtimin kërkesën e kallëzueses për ndarjen nga bashkëshorti.

Nga frika se ai do të ndikohej ne vendim ajo vendosi ta denoncojë fillimisht në polici dhe më pas prokuroria e dërgoi në gjyq 65-vjecarin./ TV KLAN

5 plumba në sy të vajzës shqiptarit në Gjermani

Posted: 10 Jan 2017 03:02 AM PST

Emri:  1098115026-dsc290.jpg    Shikime: 180    Madhësia:  27.0 KB

Një 46 vjeçar shqiptar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Visselhövede në Gjermani. Sipas mediave gjermane, shqiptari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.

Ai ka qenë duke marrë vajzën nga shkolla në momenti që është qëlluar me armë zjarri nga dy persona me motor, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se zona ku është qëlluar shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë plot me fëmijë, pasi sapo kishin dalë nga shkolla.

Emri:  346750861-dsc294.jpg    Shikime: 192    Madhësia:  36.5 KB

Viktima, ka punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë.



Për këtë veprim shqiptari u dënua me një vit burg dhe pasi kreu dënimin kërkoi azil në Gjermani. Sipas policisë gjermane motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja, ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë./tvklan.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Të krishterët orthodhoksë festojnë Ujin e Bekuar në mbarë vendin

Posted: 09 Jan 2017 01:31 PM PST

Festim i ndritshëm i të kremtes së Theofanisë në të gjithë vendin

Tirane

Related Posts :