Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Forumi Shqiptar: “Sot festojn ditlindjen :” plus 18 more

loading...
Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot festojn ditlindjen :” plus 18 more


Sot festojn ditlindjen :

Posted: 09 Jan 2017 07:30 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN : ANTART T'NDERUEMT E FORUMIT SHQIPTAR .
ceni2, klodian, martix, sevdie, berhan vneshta (65), www (57), ceni (57), Mico (50), uragani (47), HAJRIE (47), Deti_12 (47), Spartak-Nice_FR (46), une_pra (44), djale laberie (43), elitoni (43), valona (42), Vllahu-tr (42), Julian Cela (40), Kelton (40), DIESSEL_TR (39), zana (39), Sokol (39), Amarildo (39), reserved (39), roza&urimi (39), tung (39), rrushi_zi (39), niku nga vlora (37), sweet_eyes (37), Miri_VL (37), xha-vani (37), Rei Berati (36), edion (36), m2003 (36), GRERA (36), ORIENTALISTI (36), alexi (36), Denata, IsiDigital (35), hot-tironaboy-u (35), IsiNYC (35), IsakDigital (35), zeshkani_pr20 (35), MACE_ME_GETA (35), anita kllobocis (35), Bekim Ismaili (34), TAHIRI (34), jonida (33), MEGA^MIXXXX (33), Angel The (33), stranger_ (33), esmerald123 (33), A_B_B_2003 (32), esperontooo (32), Genti_Pogradec (32), Nano_alive (32), Anxhela 17 (31), lady_tirona (31), Belkisa (30), admin.mirdita.n (21)
UROJM : GEZIME ,BOLLEK , SHNDET
JETE NJIQIND VJET .
Emri:  bahri qellimi             1.jpg    Shikime: 17    Madhësia:  68.4 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Debra Clayton was shot

Posted: 09 Jan 2017 03:18 PM PST

But a number of legal

Posted: 09 Jan 2017 11:32 AM PST

Bani shyqyrin...!

Posted: 09 Jan 2017 11:28 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI          2.jpg    Shikime: 50    Madhësia:  36.0 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

Posted: 09 Jan 2017 09:42 AM PST

Blushi: Si vidhet nafta në Shqipëri, koha të rimarrim kontrollin

Emri:  blushi.jpg    Shikime: 70    Madhësia:  19.2 KB

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi përmes një statusi në 'Facebook' shpjegon se si vidhet nafta në Shqipëri. Sipas Blushit fushat tona naftëmbajtëse në vend shkojnë deri në 20 mijë hektarë, por nga kjo pasuri përfitojnë vetëm kompanitë e naftës që kanë kontrata 25 vjeçare dhe blejnë kontrollorët e tyre çdo vit. Blushi thotë se ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon.

Postimi i Blushit

"Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind. Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri? Ndoshta më pak se c'fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik. Shumë më pak se c'fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se c'fiton Greqia nga prodhimi i shisheve plastike. Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit,punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor,prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër. A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi? Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjecare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit. Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë. Cdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit. Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne skemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me cdo kusht!".

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Siri, masakër në kufi me Turqinë, 60 të vdekur në një treg

Posted: 09 Jan 2017 07:28 AM PST

Siri, masakër në kufi me Turqinë, 60 të vdekur në një treg

Emri:  Siria-768x432.jpg    Shikime: 33    Madhësia:  35.0 KB

Janë të paktën 60 viktima dhe 150 të plagosur në një atentat në Azaz, një qytet sirian në kufi me Turqinë i kontrolluar nga rebelët. Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Kombëtar për të drejtat e njeriut, që ka sinjalizuar shpërthimin e një autobombe në një treg të mbipopulluar përballë një gjykatë islamike. Disa nga viktima janë rebelë, por për pjesën më të madhe bëhet fjalë për civilë.

Emri:  Siria-1-768x432.jpg    Shikime: 39    Madhësia:  40.7 KB

Sulmi vjen në një kohë ndërsa është në fuqi armëpushimi i arritur mes regjimit dhe rebleëve që nuk përfshin ISIS-in.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdel brahman, ka shpjeguar që identifikimi i viktimave është shumë i vështirë, sepse disa trup a janë djegur plotësisht në shpërthim.

Imazhet tregojnë re të mëdha tymi që dilte nga zona e shpërthimit, e cila ishte shndërruar në një rrënojë të vërtetë. Rreth saj, makina që digjeshin dhe zjarrfikës që tentonin t shuanin flakët.

Një avokat, i cili gjendej në skenën e momentin të shpërthimit, Osama al-Mehri, ka deklaruar që "këto lloj krimesh kryhen vetëm nga grupi terrorist i ISIS-it". "Ata shënjestrojnë civilët dhe grupet që duan të ndërtojnë këtë vend", – shtoi ai.

Ai në sheshin e tregut, është atentati i fundit i ndodhur në qytet, ku në muajin nëntor kishin vdekur 25 persona, mes civilëve dhe militantëve rebelë pas shpërthimit të një tjetër autobombe. Rebelët akuzuan Shtetin islamik për sulmin, pasi kërkon të avancojë drejt lokalitetit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes që vjen në kohën kur në mbarë Sirinë është vendosur armëpushimi i ndërmjetësuar prej Rusisë dhe Turqisë.
g.shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Rrespekti i takon gjithsis , dashuria i takon perendis .

Posted: 09 Jan 2017 05:53 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI  X.jpg    Shikime: 42    Madhësia:  64.5 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Lulzim Basha në favor të serbëve në mbledhjen e fakteve kinse për krimet e UÇK-së ndaj serbëve

Posted: 09 Jan 2017 05:42 AM PST




Lulzim Basha në favor të serbëve në mbledhjen e fakteve kinse për krimet e UÇK-së ndaj serbëve

Çfarë ka thënë ish-Shefi i Zyrës së UNMIK për Lulzim Bashën?

January 7, 2017 18:32

Çfarë ka thënë ish-Shefi i Zyrës së UNMIK për Lulzim Bashën?




Ndërkombëtarët i kanë vënë kusht Kosovës ngritjen e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e luftës në këtë vend.

E gjitha kjo vjen si rezultat i një raporti të hartuar nga Jose Pablo Baraybar, ish- shef i zyrës të të zhdukurve të UNMIK-ut në Kosovë.

Këtij raporti i referohet edhe deputeti zviceran Dick Marty, por edhe ish- prokurorja e Hagës, Carla del Ponte, në librin e saj.

Në deklarimet e tij të kohës kur u diskutua mbi raportin e "serbëve të zhdukur" të Kosovës, për "transplatet e organeve" tek "Shtëpia e Verdhe" në Burrel, Jose Pablo Baraybar implikon në këto hetime edhe zotin Lulzim Basha, kreun e opozitës së sotme në Shqipëri:

Në një intervistë të tij për të famshmen zvicerane "Le Temps", Jose Pablo Baraybar thotë:

"Përkthyes im quhej Lulzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY).

Më vonë ai u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë.

Tani unë po them çfarë ai ka thënë.

Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen."

Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?

Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek "Shtëpia e verdhë".

Kush jua ka dërguar atë dosje?

Unë nuk mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në "Shtëpinë e Verdhë". Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?

Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.

A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?

Jo. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj.

Së fundi, si mundët që të kërkoni në "Shtëpinë e Verdhë" në shkurt të vitit 2004?

Ajo ishte shumë e komplikuar. Ne arritëm të bindim ICTY, (ku punonte zoti Basha. Sh.R), e cila nuk ishte aspak e interesuar në këtë çështje. Por vetëm ajo mund të na marrë leje për të punuar në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA-ve në Prishtinë gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Dhe çfarë keni gjetur?

Puna ishte tmerrësisht e vështirë. Ne u shoqëruam nga një prokuror shqiptar, i cili mbeti duke na thënë se ne po humbisnim kohë, që atij tashmë i shkoi vonë për punët e veta, që ai duhet të kthehej, etj, etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori po i udhëzonte banorët e shtëpisë [dmth: familjen Katuci], se si ata duhet tu përgjigjeshin pyetjeve tona. Ne gjetëm në një grumbull mbeturinash prapa shtëpisë pako të drogës, kryesisht relaksantë të muskujve, shiringa dhe madje edhe një kit për transfuzion. E gjithë kjo në mes të një asgjëje. Ishte e paimagjinueshme që ata bujq të dinin përse përdoreshin këto materiale. Gjithçka u mor nga Tribunali i Hagës. Prokurori shqiptar këmbënguli që ai duhej të largohej. Ne kishim akoma kohë të bënim një ekzaminim me Luminol, një produkt që tregon gjurmët e gjakut. Ne kemi parë qartë dy linjat në kënde të drejtë në dhomën kryesore, si dhe në çdo cep të një tavoline. Ka pasur gjithashtu gjurma në mure. Ne nuk u përpoqëm për të marrë një mostër, sepse nuk kishim pajisjet dhe për faktin se Luminol në një farë mënyre neutralizon elementët e shenjave.

Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë.

Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë.

Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.

Sot fstojnë ditëlindjen .

Posted: 08 Jan 2017 07:29 PM PST

OT FESTOJNË DITËLINDJEN :
arthur hoda (55), kgojani (54), RRyma (49), tafil (43), Pashko Vasa (43), Bato (39), Vlora2003 (38), movie003 (37), MATURA00 (35), Rammstein (35), JeLiAh (34), SENADA (34), TheGenius007 (34), A_Dukagjini (33), edoni (33), VlonjateVogel (31), niki_shkupjan (31), NickMasterSF (29), edo_berat (17)
Emri:  BAHRI QELLIMI.........................jpg    Shikime: 99    Madhësia:  44.0 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Jetesa ne fshat te braktisur !

Posted: 08 Jan 2017 03:03 PM PST

Pershendetje,

un jam student i psikologjise dhe kete vit kam ndermend qe te udhetoj tek fshati i babait tim per te qendruar aty rreth 5 muaj
ne shtepizen tone me qellim te studimit te pershtatshmerise se trurit ndaj situatave, aty jane vetem 2 shtepi te cilat jane te
banueshme me njerez dhe njihem me ta fatmirsisht ka internet dhe mendoj te marre nja 20 libra ose me shume per te mposhtur
monotonine ! perveq ketyre dy metodave te cilat i kam menduar per te mposhtur monotonine e fshatit do te isha shume mirnjohes
neqoftese mund te me ofroni ide te tjera.

Një skelet alieni në tokë?!

Posted: 08 Jan 2017 12:56 PM PST



Një grup personash të cilët pretendojnë se janë kërkues të ngjarjeve paranormale, pretendojnë se kanë gjetur skeletin e dorës së një alieni që ka jetuar në shpellat e Perusë.

Ata besojnë se "dora gjigante me 3 gishta" është gjetur në tunelet e qytetit antik të Cusco dhe i përket një alieni, ose një krijese të lashtë që ka pasur ngjashmëri me njeriun.

Madje ky grup pretendon se ka gjetur edhe një kafkë, e cila po ashtu sipas tyre i përket krijesës misterioze.

Ky grup kërkuesish deri më tani ka refuzuar që të tregojë se saktësisht ku janë gjetur këto eshtra, të cilat nuk janë ekzaminuar apo verifikuar ende nga studiues apo shkencëtarë të ndonjë instituti të njohur.

/ Top Channel

Emri:  1483892154_1.jpg    Shikime: 66    Madhësia:  39.7 KB
Emri:  1483892174_2.jpg    Shikime: 89    Madhësia:  34.9 KB
Emri:  1483892183_3.jpg    Shikime: 60    Madhësia:  34.0 KB
Emri:  1483892190_4.jpg    Shikime: 82    Madhësia:  32.1 KB
Emri:  1483892198_5.jpg    Shikime: 58    Madhësia:  34.2 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
     

Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS

Posted: 08 Jan 2017 12:48 PM PST

Emri:  29203d1483872344-italia-jep-alarmin-shqipria-djepi-i-ri-i-isis-ja-cilat-qytete-godasin-terroris-.jpg    Shikime: 140    Madhësia:  27.4 KB


"Shqipëria është djepi i radhës i terroristëve të ISIS".
Alarmi vjen nga Italia ku në një artikull të saj e përditshmja "La Repubblica" shkruan për rritjen e rrezikut terrorist në Shqipëri.

Në artikullin me titull "Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare", e përditshmja italiane ngre alarmin e rritjes së rrezikut terrorist në Shqipëri, pasi sipas saj është rritur numri i personave të radikalizuar islamistë në vendin tonë.

Shkrimi është bazuar në informacionet e marra shërbimet e Inteligjencës italiane ku theksohet se rajoni më i afërt italian i cili pritet të goditet nga terroristët është ai i Puglias.

"Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri." shkruan "La Repubblica".

Sipas inteligjencës italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen.

Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarë të radikalizuar sipas gazetës italiane vijnë edhe nga zonat jug-lindore të Shqipërisë. Në artikull thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

"Një faktor ky, që sipas inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste."
Burimi:Express
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Valixhe me drogë në autobus drejt Gjermanisë, 3 në pranga

Posted: 08 Jan 2017 12:41 PM PST



Tre persona janë arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar, në Muriqan. Në pranga kanë përfunduar: Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe dy kosovarët Dugagjin Lyta, 48 vjeç; Ekrem Burovci, 34 vjeç.

Policia kufitare ka ushtruar kontroll në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, me targë 07 183 CE. Efektivët kishin marrë informacione, ndaj urdhëruar gjithë pasagjerët të zbrisnin në tokë çantat e tyre.

Shofer i parë i autobusit ishte Ekrem Burovcim shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg kanabis.

Në këtë pikë kufitare janë bllokuar qindra kg kanabis, ndërsa qëllimi i vetëm i trafikantëve ka qenë nxjerrja e lëndës narkotike jashtë Shqipërisë./ tvklan.al

Diskuton llogjika...!

Posted: 08 Jan 2017 11:35 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI    ++++.jpg    Shikime: 84    Madhësia:  78.8 KB
pershndetje i nderuemi lexues
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Dij ta shpenzojësh ku duhet , ejo ku s'duhet . Lekun .

Posted: 08 Jan 2017 09:18 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI  -+-.jpg    Shikime: 109    Madhësia:  62.3 KB
pershndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

SHQIPËRIA 1878 , Kërkesë për ndihmë lidhur me emrat SHQIP të vendbanimeve nga Preveza në Nish !

Posted: 08 Jan 2017 06:55 AM PST

http://www.pictureshack.us/images/42843_lm.png

JAM NE PUNIM TE HARTES SE SHQIPERISE ETNIKE, ME DIMENZINE TE MEDHAJA, JU KISHA LUTUR KUSH I DI VENDBANIMET SHQIPTARE NE SHQIPERI KOSOVE CAMERI ILIRIDE MALESI SANXHAK TOPLICE E JABLLANICE ME EMRA SHQIP .Emri:  4160srez1.jpg    Shikime: 79    Madhësia:  53.6 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot kan festë ditlindjet :

Posted: 07 Jan 2017 08:04 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN :
A. H., mathias, shkodranja_uk, Gjenco (62), RushDragu (56), De_Kraja (53), kapedani (48), jerlind (48), tini12345 (44), loveplus (41), josh (40), arturo ui (40), amoxil (39), fbi (39), miri.gr (39), gfh (37), elio_03 (37), I_DREJTI (37), Grisildaa (36), bimbashi (35), campus (34), abaz (32), sy bukura (32), Pogradecar^Puro (32), Peace & Love (31), Mr. Love (31), GjIlAnAsI_BoY19 (31), xixellonja (30)
Emri:  BAHRI QELLIMI     1.jpg    Shikime: 163    Madhësia:  68.2 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

135 vjetori i lindjes. Një republikan model si Fan Noli

Posted: 07 Jan 2017 03:26 PM PST

Emri:  fan-noli.jpg    Shikime: 173    Madhësia:  27.0 KB

Pozicionimin në lëmin e demokracisë konseguente, Noli e shpalos kudo e kurdoherë, por më dukëshëm dhe qartë kjo ndodh në veprimtarinë publicistike. Në mënyrë tepër konçize e shpreh këtë mendësi kur ai bëhet njohës dhe interpret i republikanëve demokratë, mes të cilëve ai rradhit edhe veten me krenari…

Nga Safet Ramolli

Studjuesit dhe kritikët e Nolit pohojnë njëzëri se ai mbetet një figurë mjaft komplekse, e pasur dhe e pastër me të gjithë komponentët: publicist i spikatur, diplomat mbresëlënës, shqipëronjës i rrallë, orator i zhdërvjellët, poet i elegjisë, historian kontemporan, burrë shteti i kompletuar, poliglot potent, shërbëtor besnik e i dijshëm i fesë, atdhetar i ndjerë, bashkëshok e bashkëluftëtar shëmbullor etj. etj. Disa personaliteteve të kohës, por edhe më vonë e epitetuan "Peshkop i Kuq", sidomos pas një vizite që realizoi në Rusinë Sovjetike të pasvitit 1917, edhe pse kjo me indicie në kuadrin e përpjekjeve diplomatike për të garantuar njohjen e shtetit shqiptar sidomos nga Fuqitë e Mëdha. Por edhe qëndrimi dashamirës i tij ndaj regjimit shtetëror në Shqipëri në vitet 1945-1950, duket se ka shërbyer si "argument" për epitetimin e mësipërm. Posë gjithë këtyre, ai mbetet shembulli i njeriut demokrat në mendime, në qëndrime dhe veprime praktike. Edhe pse ky është një problem mjaft delikat, analiza në thellësi e veprimtarisë së gjithanëshme të tij si shkrimtar e poet, si burrë shteti, si publicist elokuent, si personalitet i aftë i ortodoksisë shqiptare, si humanist, e të tjera si këto, natyrëshëm të çon në shtratin e tij natyror të demokracisë

Fan S. Noli është një republikan i mirëfilltë. Çështjen kombëtare e ka patur jo vetëm në boshtin dhe thelbin e publicistikës, por edhe të krijimtarisë letrare, të veprimtarisë fetare, të studimeve historike etj. Ai e ka ndjerë vehten gjithmonë shqiptar të denjë e të dobishëm për kombin e vet edhe kur u bë kryetar qeverie, edhe kur u rrëzua nga kjo lartësi e merituar, edhe kur punoi si punëtor krahu, edhe kur shkëlqeu si intelektual poliglot, edhe… Në gjithë fushën e veprimtarisë, të cilën e pati mjaft të gjerë, të mbingarkuar dhe intensive, ai spikati si demokrat konseguent, si republikan i mirëfilltë. Mëse një herë e pohon drejtpërdrejt dhe pa asnjë ekuivok se, ishte për një qeverisje të vendit në formën e Republikës Demokratike, e cila do të qe njëherësh e vetmja formë efektive, më e mira, më e pranueshmja nga vetë populli shqiptar për shkak të formimit të tij psikologjik, por edhe nga mendësia e Fuqive të Mëdha me tradita të pasura në lëmin e qeverisjes dhe administrimit të vendit dhe popullit në demokraci. E analizon problemin në kushtet konkrete të Shqipërisë, ku mbisundon varfëria ekonomike dhe prapambetja kulturore, ku nuk njihet aspak kultura demokratike dhe s' ka asnjë përvojë për pluralizmin politik, ku më së shumti ka munguar administrimi i mirëfilltë shtetëtor edhe për shkak të pushtimeve të huaja, të cilat për fat të keq kanë rezultuar të shumta dhe me kohëzgjatje, ku nuk njihet veprimtaria parlamentare sepse më së shumti vendi është ndodhur pa qeveri dhe pa qeverisje, kur ka etje të theksuar për kuadro e intelektualë të mirëfilltë e patriotë dhe, sidomos kur, midis mjaft personaliteteve nuk ka ndershmëri atdhetare, e mjaft të tjera si këto, Noli shprehet prerazi e qartë për nevojën e një qeverisjeje me një republikë të popullit si "… republika e Kongresit të Lushnjës, me një komision prej disa vetësh, në vend të një presidenti të njëshmë…". Ai e kishte të konsoliduar fare qartë mendimin se, koha e monarkisë në të cilën sundon me pushtet të gjithëfuqishëm një njeri, që thirret mbret, ka perënduar një herë e përgjithmonë, përfundim logjik që e formulon pas një analize të gjërë e të thellë që i bën këtij fenomeni shoqëror, në truallin shqiptar dhe më gjërë. Ruan mendimin se akti i shpalljes së Shqipërisë në vitin 1928 monarki dhe i A. Zogut mbret, është një akt i shkuar kohe, duke i dhënë kështu material të gatëshëm borgjezisë evropiane që të tallet me mbretërinë e fundit të shpallur në jugëperëndim të saj. Këtë formë qeverimi mjaft vende që e kanë patur edhe traditë, e hoqën ose me dhunë apo pas një farë konsensusi mbarëkombëtar, ndërkohë që atje ku ruhet ende, pothuajse kemi të bëjmë me një ritual formal. Kjo sepse veprimtarinë ligjvënëse dhe ekzekutive e zhvillojnë parlamentet pluraliste, ndërsa mbreti dhe oborri i tij, më së shumti për forcën e traditës e të zakonit sesa si domosdoshmëri, kanë pushtet tepër të kufizuar dhe veprimtaria e tyre është plotësisht e kontrolluar nga organet parlamentare, nga aparatet qeverisëse, nga individët e veshur me pushtet, por që të gjitha së toku ndodhen nën pushtetin e votës së drejtpërdrejtë dhe të lirë të komunitetit.

Noli i kompletuar me kulturë të gjërë e të thellë të së kaluarës dhe atë bashkëkohore demokratike, njohës kompetent i situatave dhe zhvillimeve në botë, zotërues i mirë i historisë së kombeve dhe i evolucionit të shtetit, pohon në mënyrë kategorike se monarkitë "… e kanë damkën e vdekjes në ballë dhe shpejt a vonë do të shporren pa lënë gjyrmë…". Jo thjesht për të patur si pikë referimi, as edhe jo për të treguar se është erudit me përmasa madhore, deklaron me përgjegjësi intelektuali të formuar dhe politikani të zgjuar, por edhe atdhetari të përkushtuar se, figura të tilla si Uillsoni në SHBA, Mustafa Qemali (Ataturku) në Turqi, dhe disa të tjerë, kanë qënë kundër sistemit monarkik si formë qeverisjeje, prandaj edhe luftuan e i dhanë jetë republikës, si një formë qeverimi me frymëmarrje të gjërë e me mundësi të shumta për të shprehur dhe përmbushur dëshirat dhe interesat e shtetasve.

Pozicionimin në lëmin e demokracisë konseguente, Noli e shpalos kudo e kurdoherë, por më dukëshëm dhe qartë kjo ndodh në veprimtarinë publicistike. Në mënyrë tepër konçize e shpreh këtë mendësi kur ai bëhet njohës dhe interpret i republikanëve demokratë, mes të cilëve ai rradhit edhe veten me krenari. Pregatitjen sistematike dhe graduale të pushtimit ushtarak të Shqipërisë në të "Premten e Zezë" më 7 prill 1939, Ai e gjykon si një veprimtari për t'i rrëmbyer popullit "… kafshatën,… kasollen dhe tokën…", pra as më shumë e as më pak, t'i gërryejë dhe ndërpresë atij jetën. Me këtë ngarkese emocionale shtron pyetjen retorike: "Po ne ç' qëndrim do të mbajmë?", së cilës i përgjigjet po vetë fare qartë, se në këtë çështje nuk mund të ketë qëndrim të dyzuar, nuk mund të bëhet fjalë për qëndrim të paanëshëm, nuk mund të veprohet në asnjë rrethanë dhe për asnjë arësye apo edhe shkak "… edhe ashtu, edhe kështu, … edhe me atë, edhe me këtë, … edhe me popullin, edhe me pushtuesit…, nga ana e jonë, kemi zgjedhur prej kohe anën e popullit. Nga ajo anë kemi për të qëndruar deri në fund…", artikulon F. Noli. Duke qënë kundër monarkisë në përgjithësi, ai është në veçanti prerazi kundër monarkisë zogolliane, e cila, gjithnjë sipas tij, mund të jetë një ndër shembujt e rrallë të një monarkie të prapambetur si nga ana e kulturës së përgjithëshme, e asaj politike, administrative, pluripartiake, ekonomike etj., duke krijuar imazhin e një monarkie të vendeve aziatike apo afrikane, e cila e ka të vështirë, për mos thënë të pamundur, të integrohet në Evropë. Në vitin 1931, por edhe më parë, meqënëse A. Zogu ishte i sëmurë dhe pa trashëgimtar, në qarqet politike brenda vendit dhe në kulisat diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës thureshin intriga si dhe pregatiteshin kurthe kundër vendit tonë. U kristalizua edhe një mendim për rikthimin e Princ Viddit. Por F. Noli si analist i mprehtë politik konkludoi se, në këtë mënyrë vendin e një katili me tipare ballkanase do ta zerë një njeri i butë me tipare evropiane, i cili nuk vret prapa shpine kundërshtarët, vendin e një autokrati shqiptar me tipare të karakterit afrikan do ta zerë një mbret evropian, i cili do t'i japë popullit sado pak liri konstitucionale, por që gjithësesi përfundimi do të jetë fatal, do të vazhdojë rrokullisja abdullahore e vendit deri sa të vijë momenti kur "fundi i tmerrëshëm" aktual do të zëvëndësohet nga një "tmerr i pafund".

Në vijim dhe prerazi Noli ruan mendimin se, Shqipërisë nuk i duhet një formë qeverisje oligarkike mbretërore me një mbret në krye, me një princ apo prijës në krye, por një republikë me grup intelektualësh patriotë në krye, ashtu sikurse edhe Sami Frashëri pyetjes "Ç'duhet bërë?!", i është përgjigjur prej kohësh i bindur se, forma e qeverimit demokratik ku "…më i saktë se të gjithë grupet e veçanta është populli i tërë…", është më e përshtatëshmja dhe më e pranueshmja.

Deziluzioni i Nolit mbetet një çështje momentale.

Ky personalitet i spikatur, përgjatë udhëkryqeve ku u ndodh vendi dhe populli i tij, pati edhe momente dëshpërimi, deri në një farë gjendjeje deziluzioniste. Në dhjetor 1925, në vitin e parë të rrëzimit përdhunëshëm të kabinetit qeveritar që Ai pati nderin, obligimin dhe përgjegjësinë ta kryesojë, në analizë të ndarjes në grupime të intelektualëve shqiptarë në nacionalistë dhe antinacionalistë, i dëshpëruar shprehet: "Posa Shqipëria nuk shpëtuaka veç dyke e copëtuar e dyke vdekur…", intelektualët shqiptarë të deklarojnë të harruar ëndërrën e forcimit të Shqipërisë dhe sejcili të shikojë punën e tij. Pas një viti, i indinjuar nga mënyra e qeverimit të kohës, duke stigmatizuar përkrahësit e regjimit, deklarohet afërsisht se është punë më e lehtë të prishësh se sa të ndreqësh, është më lehtë të vjedhësh se sa të krijosh pasuri, po ashtu më lehtë është të copëtosh se sa të rritësh një atdhe të vogël e të pafuqishëm, është "… më lehtë të robërosh një popull të mjerë e të skllavëruar, se sa ta ngresh, ta çlirosh…", konkludon me keqardhje e dhembje njëkohësisht. Por ai njëherazi nënvizon se, sistemit feudal i intereson padija, injoranca, varfëria, fanatizmi, spiunllëku etj., të cilat e ndihmojnë që t'i zgjatet jeta. I indinjuar prej gjendjes mjerane të popullit të vet, u bën thirrje me dhembje intelektualëve, atyre që u dhembset atdheu, që ta shohin realitetin në sy dhe realisht, dhe, si atdhetarë të bëjnë përpjekje për të gjetur "ilaçin" që gjendja të shëndoshet. Njëherësh i bën thirrje popullit që të kërkojë shkaqet e gjendjes së mjeruar, të japë kundërpërgjigje të vendosur, e cila t'i japë fund bisedimit me fjalë, dhe të veprohet "… edhe me grusht, me grusht mbi kokën e kusarëve, që të vjedhin kur e ke, e të tallin kur zgjat dorën…". Zhvillimet politike, që e mbërthyen popullin shqiptar për dekada të tëra, e lanë atdhetarin Fan S. Noli dhe shokët e tij larg atdheut, në pamundësi që t'i ndodheshin atij pranë në hallet e shumta që ka patur, të shkaktuara sa nga fqinjët e pabesë aqë edhe nga fati i keq që pati qeverisje, që e mbajtën të izoluar, të ndrydhur, në varfëri të tejskajëshme ekonomike. Thelbin e shpirtit të tij demokrat dhe të atdhetarit të spikatur e konseguent e shpreh më mirë se kushdo tjetër vetë Noli, kur në mënyrë konçize artikulon edhe sa vijon: "Jam në këmbë e me ballin lart, në krye të Kryqëzatës për idealet kombëtare demokratike…". Kjo ka qënë motua e tij, ky ka qënë qëllimi i një jete të madhe, i një zemre atdhetare, që punoi veç për atdhe e popull.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Te çdo familje duket si festë ...!

Posted: 07 Jan 2017 02:44 PM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI     1.jpg    Shikime: 151    Madhësia:  68.2 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Related Posts :