Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Forumi Shqiptar: “Sot festojn dtlindjen :” plus 17 more

loading...
Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot festojn dtlindjen :” plus 17 more


Sot festojn dtlindjen :

Posted: 10 Jan 2017 07:35 PM PST

OT FESTOJNË DITËLINDJEN T'NDERUEMT ,ANTART E FORUMIT SHQIPTAR .
klajdis, blondina, gabriel, arben774, Stela2 (59), myftar (49), agron (47), Qafiri (42), akseniastos111 (41), KUCOVARI* (40), shahisti (40), saimir (39), athoss (38), bambola (36), Besmira (35), alexander (35), cph (35), *SaBiNa* (35), raingirl (34), nik_duka (33), nelly (32), MALI (31), amri86 (31), juristi_bc (31), ERJON MALILE (29)
URIME FESTEN , PACI BOLLEK E SHNDET
GEZIME JETE : NJIQIND VJET.
Emri:  BAHRI QELLIMI         4.jpg    Shikime: 18    Madhësia:  60.0 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

dua jete moderatore nga maqedonia te jem pergaqeues kesa shtet ne forum shqiptar

Posted: 10 Jan 2017 01:21 PM PST

dua jete moderatore nga maqedonia te jem pergaqeues kesaj shtet ne forum shqiptar te sjeli lajem te ndryshime nga maqedonia ketu

Kur je n'ngusht e nt'veshtir me jeten .

Posted: 10 Jan 2017 01:16 PM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI        3.jpg    Shikime: 21    Madhësia:  60.0 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Duje perendin .

Posted: 10 Jan 2017 12:58 PM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI........................jpg    Shikime: 22    Madhësia:  83.8 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Pritet shpallja e gjëndjes së Jashtëzakonshme për tu ballafaquar me përmbytjet

Posted: 10 Jan 2017 06:59 AM PST

Pas motit të acartë, sinoptikanët paralajmërojnë se vendi ynë do të përballet me stuhi të mëdha shiu të cilat do të sjellin probleme në gjithë vendin, e sidomos në zonat problematike si Shkodra, Lezha etj.

Temperaturat pritet të kthehen në gjendje normale duke filluar nga e Mërkura e 12 Janarit, e më pas do të fillojë rënia e furishme e shiut e cila do të mbulojë të gjithë vendin.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë duket se do të detyrohet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për tu përballur me situatën e vështirë qe do të sjellin reshjet e mëdha të shiut.

Lajmi full:
Ketu

Ëndërrimi me sy hapur, varësi apo i shëndetshëm?

Posted: 10 Jan 2017 04:22 AM PST

Emri:  29210d1483991793-ndrrimi-me-sy-hapur-varsi-apo-i-shndetshm-man_daydreaming_inspire_others-770x47.jpg    Shikime: 61    Madhësia:  17.7 KB

Të gjithëve na pëlqen! Gjatë ditës na ndodh të fantazojmë apo ëndërrojmë me sy hapur dhe nëse ky lloj fantazimi na zë më shumë hapsirë kohe dhe ndërhyn në përditshmërinë tonë, atëherë klasifikohet si një problem i shëndetit mendor, i njohur si ëndërrim i tepërt, ëndërrim i papërshtatshëm, apo edhe fantazi kompulsive. Gjatë këtij ëndërrimi pacienti flet me veten dhe përgjigjet po vetë, mund të marrë një personalitet apo rol të ndryshëm nga ai që ka normalisht. Këta fantazues kompulsivë nuk shohin asnjë imazh dhe në këtë mënyrë i dallojmë nga skizofrenët. Sipas revistës "Psychology Today" ëndërrimi është i shëndetshëm. 96% e të rriturve ka një ëndërrim të paktën një në ditë dhe nuk është e qartë se pse e bëjmë. Psikologët sugjerojnë se është një formë stërvitje e trurit, për të qenë gati, për të hyrë në veprim kur prodhohet një stimul i jashtëm. Kur ëndërrimi me sy hapur kthehet në një çrregullim, nuk është më një aktivitet i shëndetshëm, por një proces i ngadaltë dhe kompleks i depersonalizimit si pasojë e një vetëvlerësimi të ulur ose e një ambjenti të dhunshëm familjar. Karakteristika përcaktuese është koha e zgjatjes së këtij ëndërrimi. Studimi i botuar në "Consciousness and Cognition" i kryer nga hulumtuesit e universitetit Haifa, në Izrael dokumentuan përvojat e 340 personave që vetëidentifikoheshin si "ëndërrues të një përshtatjeje të keqe" dhe i krahasuan me 107 persona të grupit të kontrollit. U përcaktua se varësi ndaj këtij ëndërrimi ishte kur pjesmarrësit e kalonin një mesatare prej 57% të kohës në këtë fantazi krahasuar me 16% të grupit të kontrollit. Kishin fantazi të llojeve të ndryshme, kapriçoze, të lidhura me ndonjë personazh artistik ose historik, apo versione të idealizimit të vetvetes. Fantazitë e grupit të kontrollit kishin përqasje me jetën reale, dëshira konkrete të tipit si mund të fitosh lotarinë. Ndërsa ëndërrimtarët patologjikë ëndërrojnë në çdo moment dhe ka disa faktorë që e shkaktojnë dhe të tjerë që mund të rrisin rrezikun për ta zhvilluar këtë ëndërrim. Disa fajësojnë muzikën, vetminë, mërzinë si një detonator të fantazisë. / bota.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ja si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit

Posted: 10 Jan 2017 04:20 AM PST

Emri:  aid939488-728px-Control-Anger-Tweens-and-Teenagers-Step-11-678x381.jpg    Shikime: 77    Madhësia:  36.7 KB

Në momente të caktuara, të gjithë shpërthejmë nga inati dhe si reagon njëri s'reagon një tjetër.

Nëse dikush thyen të gjitha pjatat, por për 5 minuta qetësohet, ka dhe nga ata që nuk i kupton kur mërziten e nuk të flasin për një muaj. Nuk na takon neve të themi cila situatë është me e mirë, por ajo që dimë është se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit.

Dashi mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t'I përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.

Demi e ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.

Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.

Gaforret mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.

Luani do t'ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por I harrojnë shumë shpejt zënkat.

Virgjëresha nuk nxehtë lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi I urren përballjet.

Peshoret janë ruajtësit e paqes . U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lën me aq.

Akrepit i dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.

Shigjetarët nuk nxehen lehtë dhe nuk do I shihni shumë shpesh të mërzitur. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.

Bricjapët i mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.

Ujori i urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.

Peshqit nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.Dritare net
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sulm terrorist në Athinë, qëllohet me kallashnikov roja i selisë së PASOK

Posted: 10 Jan 2017 03:12 AM PST

Emri:  1484037907athine.jpg    Shikime: 76    Madhësia:  84.1 KB

Persona të armatosur qëlluan me kallashnikov kundër një autobusi të policisë jashtë zyrave të partisë opozitare greke PASOK në Athinë.

Akti i cilësuar si një sulm terrorist nga policia ndodhi rreth orës 06:18 të mëngjesit, vetëm pak minuta pas ndërrimit të rojeve jashtë zyrave të partisë politike greke, në rrugën "Harilao Trikupi", në qendër të Athinës.

Një polic u qëllua me dy plumba dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Athinës. Në vendngjarje u gjetën të paktën 13 gëzhoja kallashnikovi. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe në vazhdim panë një person për të cilin dyshohet se është edhe atentatori, që të largohet me vrap në brendësi të lagjes "Eksarkia".

Policia e ndoqi autorin, por pa arritur ta ndalojë. Policia dyshon se sulmi është vepër e një celule të mbetur ende aktive pjesë e organizatave terroriste marksiste që operonin në Greqi.

Një ditë para këtij sulmi, ministri i Mbrojtjes deklaroi se në Greqi nuk ka asnjë organizatë terroriste aktive, pas arrestimit të terroristes së shumëkërkuar, Pola Rupa javën e kaluar.

Sulmi u dënua nga i gjithë spektri politik. Por partitë e opozitës akuzojnë qeverinë e Aleksis Tsipras se u ka lënë dorë të lirë ekstremistëve të majtë që kontrollojnë lagjen rebele "Eksarkia", një zonë në qendër të kryeqytetit grek në të cilën nuk mund të hyjë asnjë polic me uniformë.



/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Zyrtare, Botërori me 48 kombëtare

Posted: 10 Jan 2017 03:09 AM PST

Emri:  1484042710gianni.jpg    Shikime: 43    Madhësia:  74.7 KB

FIFA ka marrë vendimin për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror, ku duke nisur nga 2026 nuk do të jenë më 32 skuadra, por 48.

Projekti i fushatës së Gianni Infantinos, tashmë është materializuar. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e sotëm pas votimit në Zyrih të Zvicrës.

Numri i ndeshjeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla. Në Botërorin e 2026, 48 kombëtare do të jenë të vendosura në 16 grupe me nga 3 secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror, ndërsa fituesi do të luajë 7 ndeshje.

Turneu do të përfundojë brenda 32 ditëve, një vendim i cili pritet të qetësojë klubet e mëdha evropiane, të cilët kundërshtuan fuqishëm këtë ndryshim.

Infantino ishte mbështetësi kryesor i këtij formati të ri të zgjeruar për t'i dhënë sa më shumë mundësi kombëtareve për të përjetuar gëzimin e Kupës së Botës. Sipas kreut të FIFA-s, ky format pritet të forcojë futbollin dhe ta rrisë atë në vendet e vogla.

Sipas FIFA, ky format i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra sjell edhe një rritje të të ardhurave financiare të saj në 5.29 miliardë paund që do të thotë një rritje e fitimeve me rreth 521 milionë paund.

Kjo është hera e parë që nga viti 1998, që formati i kampionatit të Botërorit të futbollit pëson ndryshime.

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kërkoi favore seksuale, dënohet ish-gjyqtari

Posted: 10 Jan 2017 03:05 AM PST



Shyqyri Çobo ish-gjyqtari i Beratit i akuzuar nga prokuroria për korrupsion, në formën e favoreve seksuale është dënuar më dy vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Por togat e zeza ia kanë konvertuar dënimin me 20 muaj shërbim prove. Gjithashtu Çobos iu hoq e drejta për ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në seancën e fundit ka qenë i pranishëm edhe ish-gjyqtari. Ai nuk ka pranuar akuzën e ngritur duke sqaruar se kallëzuesen nuk e ka takuar asnjëherë jashtë gjykatës së Beratit dhe asnjëherë nuk ka tentuar që të këtë një lidhje intime me të.

Sipas prokurorisë Çobo për një periudhë tre mujore e ka telefonuar gruan 300 here dhe i ka dërguar mbi 170 mesazhe. Ish-gjyqtari kishte në shqyrtimin kërkesën e kallëzueses për ndarjen nga bashkëshorti.

Nga frika se ai do të ndikohej ne vendim ajo vendosi ta denoncojë fillimisht në polici dhe më pas prokuroria e dërgoi në gjyq 65-vjecarin./ TV KLAN

5 plumba në sy të vajzës shqiptarit në Gjermani

Posted: 10 Jan 2017 03:02 AM PST

Emri:  1098115026-dsc290.jpg    Shikime: 33    Madhësia:  27.0 KB

Një 46 vjeçar shqiptar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Visselhövede në Gjermani. Sipas mediave gjermane, shqiptari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.

Ai ka qenë duke marrë vajzën nga shkolla në momenti që është qëlluar me armë zjarri nga dy persona me motor, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se zona ku është qëlluar shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë plot me fëmijë, pasi sapo kishin dalë nga shkolla.

Emri:  346750861-dsc294.jpg    Shikime: 38    Madhësia:  36.5 KB

Viktima, ka punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë.



Për këtë veprim shqiptari u dënua me një vit burg dhe pasi kreu dënimin kërkoi azil në Gjermani. Sipas policisë gjermane motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja, ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë./tvklan.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Pozia e pare ne gjuhen shqipe ne Gjakove

Posted: 10 Jan 2017 01:30 AM PST

POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË GJAKOVË
SHKRUAR NGA YVEJS EFENDIJA, GJAKOVË, 1699

Historia e poezisë është e gjatë sikur edhe vetë njeriu... Njeriu e filloi kohën e shkrimit me numrat e mandej shkrimet e tjera me germa në formë të pykave (shkrimi kuneiform).
Nga artet, poezia gjendet e shkruar e para, pikërisht mbi monolite. Këto shkrime datojnë prej para 3000-5000 vjetësh. Sot dihet me siguri se poezia më e lashtë e zbuluar është poema epike, që flet për historinë e mbretit Gilgamesh (Epopeja e Gilgameshit), e shkruar mbi rrasa argjili.
Në Kinën e lashtë, kemi Shi jing-un (Kanuni i poemave), libër ky i shenjtë i poezisë. Praktikisht janë pesë Jing-ë, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me Konfuçin.
Në Poetikën e vet, Aristoteli e ndan poezinë në tri lloje: epikë, tragjedi dhe komedi.

LETËRSIA E BEJTEXHINJVE - BEJTEXHINJTË SHQIPTARË


Në fillim të shekullit XVIII-t në trojet shqiptare lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve. Letërsia e bejtexhinjve u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe në qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.
Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përputhje me to.
Bejtexhinjtë shqiptarë shkruan shqipen me alfabet arab dhe kanë përdorur edhe fjalë osmane, turke, persiane e arabe.
Bejtexhinjtë shqiptarë janë të parët që shkruan letërsi laike në trojet shqiptare në Ballkan, madje ndonjëherë edhe satira sociale, çka nuk është pak, po të kihet parasysh se deriatëherë shkrimet letrare tek katolikët shqiptarë kufizoheshin brenda komunikimit fetar, ndërsa ortodoksët shqiptarë nuk lejoheshin fare të kishin letërsi të tyren në gjuhën shqipe…!
Në krijimet poetike me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku, Tahir Efendi Gjakova, Hasan Zuko Kamberi, Zenel Bastari, Shejh, Mulla Mala, por më i hershmi prej tyre deri më tani po na del Yvejs Efendija nga Gjakova. Në vazhdim një poezi e tij.


POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË GJAKOVË
SHKRUE NGA YVEJS EFENDIJA, GJAKOVË, 1699

URATË PËR ADEM KURTPASHËN

Do t'i lutem unë Allahut
Adem Kurtpashës t'i falë shëndet,
E t'ia ruej Murat begin
Që t'a pshtojë kët milet.

Do t'i lutem që Adem pashës
T'i falë Allahu aq vjetë e jetë,
Gjithë sa ka yje qielli
Gjithë sa ka n'botë dushk e fletë.

Allah, t'lus unë gjynahqari,
Falnai m'katet për jetë e mot,
Gjithë ku shkel këmbë shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashë po t'kënnoj uratën
Oxhak i parë n'kët Shqipni,
Nuk u lodhe për arkëthatën
Veç ky popull t'marrë dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahi
Si fener ti Dritë na jep
Me emër t'vet t'ruejt Allahu
Që nxorre pop'llin n'selamet…


Burimet osmane dëshmojnë mbi njëzet pasardhës të Kurt Pashës, nga Gjakova, kanë arritur gradën pasha. Disa prej tyre u dalluan si mbështetës të zhvillimeve kulturore e arsimore në Gjakovë. Mahmud Pasha, i biri i Hasan Pashës ka ndërtuar Xhaminë e Mahmud Pashës me dy mejetepe. Murad Pasha, i biri i Adem Pashës, ka ndërtuar dhe ka vakëfuar Medresenë e Madhe dhe Teqenë e Madhe , ku shejhu i parë ka qenë Axhizi Baba.
Murat Pasha ishte donator më i rëndësishëm dhe personi më meritor në zhvillimin e jetës kulturore, arsimore dhe fetare në Gjakovë në fillim të shekullit të XVIII-të . Puna e këtij burri të madh të artit e të kultures u nderua nga gjakovarët brez pa brezi. Madje Yvejs Efendija në shenjë mirënjohjeje, ia kushtoi një vjershë Adem Kurtpashës dhe djalit të tij Muratit. Me sa kemi mundur të hulumtojmë, kjo është e para poezi në gjuhën shqipe me alfabet osman që njihet deri më sot. Ne po ua japim për herë të parë studiuesve të kësaj fushe dhe lexuesve tanë.
Shënim i transliteruesit:
Yvejs Efendia ishte drejtori i parë i Medresesë së Madhe të Gjakovës. Me sa dimë deri më sot, kjo është poezia e parë e shkruar në gjuhën shqipe prej ndonjë gjakovari me alfabetin osman të kohës. Merita e ruajtjes i takon Haxhi Efenni Zekës së Byberajve, që nuk kursei florinjtë për t'i mbledhur kahdo që të gjendeshin shkrimet shqipen ndërsa kthimi në alfabetin latin më takon mua, shkronjësit të përvujtë të tij, Ismail Haxhi Tahirit.
Në dorëshkrimin e tij me titull "Shënime të shkurta e kujtime për Haxhi Zekën", atdhetari Ismail Haxhitahiri – Ibrani, Yvejs Efenninë e cilëson si "të parin e dijetarëve dhe të poetëve të Gjakovës, që shkroi poemën "Ylli i Bardhë ."

Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== =

Të krishterët orthodhoksë festojnë Ujin e Bekuar në mbarë vendin

Posted: 09 Jan 2017 01:31 PM PST

Festim i ndritshëm i të kremtes së Theofanisë në të gjithë vendin

Tirane

Bani shyqyrin...!

Posted: 09 Jan 2017 11:28 AM PST

Emri:  BAHRI QELLIMI          2.jpg    Shikime: 145    Madhësia:  36.0 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

Posted: 09 Jan 2017 09:42 AM PST

Blushi: Si vidhet nafta në Shqipëri, koha të rimarrim kontrollin

Emri:  blushi.jpg    Shikime: 166    Madhësia:  19.2 KB

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi përmes një statusi në 'Facebook' shpjegon se si vidhet nafta në Shqipëri. Sipas Blushit fushat tona naftëmbajtëse në vend shkojnë deri në 20 mijë hektarë, por nga kjo pasuri përfitojnë vetëm kompanitë e naftës që kanë kontrata 25 vjeçare dhe blejnë kontrollorët e tyre çdo vit. Blushi thotë se ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon.

Postimi i Blushit

"Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind. Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri? Ndoshta më pak se c'fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik. Shumë më pak se c'fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se c'fiton Greqia nga prodhimi i shisheve plastike. Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit,punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor,prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër. A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi? Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjecare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit. Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë. Cdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit. Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne skemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me cdo kusht!".

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Siri, masakër në kufi me Turqinë, 60 të vdekur në një treg

Posted: 09 Jan 2017 07:28 AM PST

Siri, masakër në kufi me Turqinë, 60 të vdekur në një treg

Emri:  Siria-768x432.jpg    Shikime: 115    Madhësia:  35.0 KB

Janë të paktën 60 viktima dhe 150 të plagosur në një atentat në Azaz, një qytet sirian në kufi me Turqinë i kontrolluar nga rebelët. Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Kombëtar për të drejtat e njeriut, që ka sinjalizuar shpërthimin e një autobombe në një treg të mbipopulluar përballë një gjykatë islamike. Disa nga viktima janë rebelë, por për pjesën më të madhe bëhet fjalë për civilë.

Emri:  Siria-1-768x432.jpg    Shikime: 126    Madhësia:  40.7 KB

Sulmi vjen në një kohë ndërsa është në fuqi armëpushimi i arritur mes regjimit dhe rebleëve që nuk përfshin ISIS-in.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdel brahman, ka shpjeguar që identifikimi i viktimave është shumë i vështirë, sepse disa trup a janë djegur plotësisht në shpërthim.

Imazhet tregojnë re të mëdha tymi që dilte nga zona e shpërthimit, e cila ishte shndërruar në një rrënojë të vërtetë. Rreth saj, makina që digjeshin dhe zjarrfikës që tentonin t shuanin flakët.

Një avokat, i cili gjendej në skenën e momentin të shpërthimit, Osama al-Mehri, ka deklaruar që "këto lloj krimesh kryhen vetëm nga grupi terrorist i ISIS-it". "Ata shënjestrojnë civilët dhe grupet që duan të ndërtojnë këtë vend", – shtoi ai.

Ai në sheshin e tregut, është atentati i fundit i ndodhur në qytet, ku në muajin nëntor kishin vdekur 25 persona, mes civilëve dhe militantëve rebelë pas shpërthimit të një tjetër autobombe. Rebelët akuzuan Shtetin islamik për sulmin, pasi kërkon të avancojë drejt lokalitetit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes që vjen në kohën kur në mbarë Sirinë është vendosur armëpushimi i ndërmjetësuar prej Rusisë dhe Turqisë.
g.shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Lulzim Basha në favor të serbëve në mbledhjen e fakteve kinse për krimet e UÇK-së ndaj serbëve

Posted: 09 Jan 2017 05:42 AM PST




Lulzim Basha në favor të serbëve në mbledhjen e fakteve kinse për krimet e UÇK-së ndaj serbëve

Çfarë ka thënë ish-Shefi i Zyrës së UNMIK për Lulzim Bashën?

January 7, 2017 18:32

Çfarë ka thënë ish-Shefi i Zyrës së UNMIK për Lulzim Bashën?




Ndërkombëtarët i kanë vënë kusht Kosovës ngritjen e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e luftës në këtë vend.

E gjitha kjo vjen si rezultat i një raporti të hartuar nga Jose Pablo Baraybar, ish- shef i zyrës të të zhdukurve të UNMIK-ut në Kosovë.

Këtij raporti i referohet edhe deputeti zviceran Dick Marty, por edhe ish- prokurorja e Hagës, Carla del Ponte, në librin e saj.

Në deklarimet e tij të kohës kur u diskutua mbi raportin e "serbëve të zhdukur" të Kosovës, për "transplatet e organeve" tek "Shtëpia e Verdhe" në Burrel, Jose Pablo Baraybar implikon në këto hetime edhe zotin Lulzim Basha, kreun e opozitës së sotme në Shqipëri:

Në një intervistë të tij për të famshmen zvicerane "Le Temps", Jose Pablo Baraybar thotë:

"Përkthyes im quhej Lulzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY).

Më vonë ai u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë.

Tani unë po them çfarë ai ka thënë.

Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen."

Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?

Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek "Shtëpia e verdhë".

Kush jua ka dërguar atë dosje?

Unë nuk mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në "Shtëpinë e Verdhë". Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?

Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.

A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?

Jo. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj.

Së fundi, si mundët që të kërkoni në "Shtëpinë e Verdhë" në shkurt të vitit 2004?

Ajo ishte shumë e komplikuar. Ne arritëm të bindim ICTY, (ku punonte zoti Basha. Sh.R), e cila nuk ishte aspak e interesuar në këtë çështje. Por vetëm ajo mund të na marrë leje për të punuar në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA-ve në Prishtinë gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Dhe çfarë keni gjetur?

Puna ishte tmerrësisht e vështirë. Ne u shoqëruam nga një prokuror shqiptar, i cili mbeti duke na thënë se ne po humbisnim kohë, që atij tashmë i shkoi vonë për punët e veta, që ai duhet të kthehej, etj, etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori po i udhëzonte banorët e shtëpisë [dmth: familjen Katuci], se si ata duhet tu përgjigjeshin pyetjeve tona. Ne gjetëm në një grumbull mbeturinash prapa shtëpisë pako të drogës, kryesisht relaksantë të muskujve, shiringa dhe madje edhe një kit për transfuzion. E gjithë kjo në mes të një asgjëje. Ishte e paimagjinueshme që ata bujq të dinin përse përdoreshin këto materiale. Gjithçka u mor nga Tribunali i Hagës. Prokurori shqiptar këmbënguli që ai duhej të largohej. Ne kishim akoma kohë të bënim një ekzaminim me Luminol, një produkt që tregon gjurmët e gjakut. Ne kemi parë qartë dy linjat në kënde të drejtë në dhomën kryesore, si dhe në çdo cep të një tavoline. Ka pasur gjithashtu gjurma në mure. Ne nuk u përpoqëm për të marrë një mostër, sepse nuk kishim pajisjet dhe për faktin se Luminol në një farë mënyre neutralizon elementët e shenjave.

Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë.

Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë.

Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.

Sot fstojnë ditëlindjen .

Posted: 08 Jan 2017 07:29 PM PST

OT FESTOJNË DITËLINDJEN :
arthur hoda (55), kgojani (54), RRyma (49), tafil (43), Pashko Vasa (43), Bato (39), Vlora2003 (38), movie003 (37), MATURA00 (35), Rammstein (35), JeLiAh (34), SENADA (34), TheGenius007 (34), A_Dukagjini (33), edoni (33), VlonjateVogel (31), niki_shkupjan (31), NickMasterSF (29), edo_berat (17)
Emri:  BAHRI QELLIMI.........................jpg    Shikime: 182    Madhësia:  44.0 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Related Posts :