Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Forumi Shqiptar: “Sot festojnë ditëlindjen :” plus 9 more

loading...

Forumi Shqiptar: “Sot festojnë ditëlindjen :” plus 9 more


Sot festojnë ditëlindjen :

Posted: 03 Jan 2017 07:36 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN :
bolla_zeze, VUtHJaN NYC, casanovaUK, Gentianii (49), Patricia (49), odnamra (48), hightide (45), Kobra-SP (43), poligloti (43), estref (42), etno (41), ENTLANT (41), agronhasanaj (41), SoRaJa (39), fasano (39), lirjan (38), abdulla (38), Besjanasi (38), DURAN (37), reasmart (37), liloib (37), gazmenddoko (36), ornela lucas (36), KINGU_VOGEL (35), babushi (35), dylber (35), pejoni (35), Arbi (35), arianitaM (35), Maria_A (34), Faktuesi (34), koka shtetit (33), TROPOJAN (33), Quicksilver (33), CobraM911 (33), kema (31), Arber gerguri (31)
Emri:  BAHRI......B.jpg    Shikime: 22    Madhësia:  50.1 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Mbresa të çastit nga libri më i ri i Arb Elos

Posted: 03 Jan 2017 04:05 PM PST


Mbresa të çastit nga libri më i ri i Arb Elos "Rrokje vdeknisht"


Pas Gjashtës maç të Hatibit, librit më të mirë shqiptar me poezi pas mendimit dhe dijenisë sime, poezia shqipe duket sikur është në pritje të një shtate të së njëjtës shenjë në tryezat e fatit. Nuk e them këtë me ndonjë notë pesimizmi ose alarmi: nja njëzet a tridhjetë vjet për një letërsi të një populli të vogël që s'i kalon dhjetë milion, nuk se janë kushedi se çë. E për më tepër, kur kap sinjale e nishane shprese nëpër ajër, nuk ka arsye për alarm.

Poezia ka fat të vështirë në mënyrë të veçantë, një ankim i përhershëm mbi rrëgjimin e saj, sidomos prej shpërdorimit nga mijëra duar jo të duhura, zukat nëpër letrat që bëjnë kritikën profesioniste si një sfond gjinkallash gushti. Një psherëtimë për kohët kur Pushkinit ia dinin përmendësh vjershat edhe qymyrxhinjtë apo trenistët mund të shoqërojë çdo kafe të hidhur bisedash për të. Por unë për arsye të kuptueshme u druhem kritikëve, "muhabeteve" të tyre, dua të bëj "muhabetin tim" prej lëçitësi, dhe po, dua të them se kam në duar një libër të mirë me poezi, nga autori i vetëm bashkëkohor, të cilit i kam besë për t'i kushtuar kohën aq me krëk të leximit të poezisë, Arb Elos. Më pëlqen rritja e autorit, gjë që haset rrallë, edhe tek autorët e mirë shqiptar, e madje më duket sidomos tek autorët e mirë ("Të mirë" tek ne shpesh përkthehet si "të ndërprerë", apo "të shuar para kohe"). Ndjej shpresën e asaj shtatës së bekuar numerologjike, një shpresë aspak mëndjelehtë, dhe që nuk ka pse të materializohet me një titull të vetëm siç ka qenë tradita deri tash – Arb Elos i uroj çdo gjë pos të qenit "i ndërprerë". Kur shikoj pas poetët më të mirë të shqipes, Mjeda, Migjeni, Kadare (thjesht prej librit "Shekulli im", ky i fundit, që më tepër se "i mirë", ka vlerën po aq të rëndësishme të ardhjes pikërisht kur duhej) dhe Hatibi, gëzoj që ka një shpresë për rruzare, për një libër pasues, filli i artë është aty, fildishi i tespies ndihet rrotull si fushë elektre me lektisje të vjetër posedimi për atë fill Ariane. Për më tepër që autorët e mësipërm nuk kanë një korpus poetik, ndërsa Arb Elo mund ta ketë këtë, po të zgjatojmë trajektoren e prodhimtarisë në kohë të ardhshme. Ajo që më lumturon si koleg me të njëjtin pasion, është siç thashë zhvillimi i autorit. Kujdesi për formalen, tingulli dhe metri, lëmimi i vargut dhe puna me fjalën janë gjithnjë aty, por gjithnjë e më pak esenciale, pasi është rritur doza e informacionit dhe kumtit cilësor që forma përçon – gjëja më e mirë që mund t'i ndodhë një poeti. Poezia jonë e ka të kaluar tashmë pikën e domosdoshme të argjendarit të fjalës me monokël në sy e limë për thonj qysh me Lasgushin, apo figurën e qëlluar, por me veprim të shkurtër, siç është çdo gjueti fjale, qysh me Reshpjen. Braktisja e fjalës për të kapur pyllin, ajo lëvizje aq e mundimshme milimetrike e sumbullës së teleskopit për tjetër fokus, është ajo që vlerësoj tek zhvillimi i Elos.

Libri i Elos është botuar në platformat ekzistuese online – në një kohë kur botuesit shqiptarë duhej të ndiheshin të nderuar nëse autori ua besonte atyre botimin e përmbledhjes. Ky është një "hall" që e njoh shumë mirë, por nuk dua të prish atmosferën e bukur të shfaqjes së këtij libri sido e kudoqoftë. Sepse vërtet nuk ka rëndësinë që ne shpesh i japim. Për kompensim po ju sjell në fund një penel karakteristik të Elos, i cili përshkruan sa vend, dhe kohë, edhe gjendje. Por po dua të them edhe nja dy gjëra: Faktin që librat e Elos nuk janë nga ata që i merr "e s'i lëshon nga dora për gjithë natën derisa t'i mbarosh" – jo se janë të vështirë në ndonjë mënyrë vetëvrasëse, apo Zot na ruaj, hermetikë. Është thjesht natyra e materialit, e cila kushtëzon atë lloj përvetimi pjesë-pjesë. Po kështu, në parantezë rikujtoj edhe një diskutim të hershëm mbi një lloj testi për të parë nëse ka poezi apo jo në një vargëzim: një ngjitje e vargjeve të thyer të vjershës dhe lexim i tyre si prozë; nëse lexohet si prozë, nuk ka poezi, dhe e anasjellta. Me kohë kuptova se sa "me cen" ishte kjo metodë (Ceni ngjiste kocka të thyera krahësh dhe këmbësh), e cila e ulte me përdhunë poezinë tek formalja, duke dashur me se s'bën t'i japë një përkufizim e kusht asaj që është e papërkufizueshme. Sidoqoftë, pjesa që vijon është nga poezia "Natë e Valpurgas" - vargjet mund të ngjiten, nuk kanë nevojë për asnjë lloj jakie, dhe përsëri mbartin aq shumë poezi, saqë proza "mirëfilli ndjen tradhti".

A ka te meta Elo, që t'i biem kokës? – kështu më tha një vetje nga të shumtat që gëlojnë brenda meje, vetje nga ato që duan të të bëjnë të dukesh si "fair" dhe i paanshëm, deri dhe "cool". Iu gërmusha duke i britur në anglisht, ç'ka shpjegohet me sëkëlldinë dhe pavolinë e gjendjes: "Who the hell are you to criticize Arb Elo!"

Për ju, pjesë nga fillimi i "Natës së Valpurgas", besoj do ta shijoni sikundër i nënshkruari:

Robërit u deportuan në pranga pasi kishte rënë nata,
të rënët i lanë ashtu dhe britmat, zhurmat e furgonave
u bënë një me zhaurimën e përjetshme të autostradës.

U shtira si i vdekur dhe kur sirenat u mekën dalëngadalë
e nafora e hënës zuri vend vetiu ndër qiellzën e lagësht
të dritares, u çova në këmbë, u zhvesha e dola në qytezë.

Në kishë stola më s'kish e as altar, në qoshe prifti i vrarë,
kryqi skiç e stivë njëri mbi tjetrin ca besimtarë, një maçok
mjaulliu kur më pa, erdhi e m'u fërkua te këmbët, gazin

nga ajo gudulisje s'e mbajta dot, por ishte gaz histerik;
e mora në krahë e tek e përkëdhelja këmbët më çuan
në diskotekën aty pranë; dera ish shqyer, porse muzika

vazhdonte të luhej, një bum-bum hipnotik, e vërtiteshin
ca drita me ngjyra si papagaj këmbëlidhur nëpër tavan
mbi kufomat e vallzuesve, dixhei ishte këputur mbi pult

dhe disku bënte-ç'bënte kthehej vetiu në të njëjtën pikë,
kur gjilpëra i shkonte në fund; ca ekrane varur në mure,
ndezur akoma, e kërcenin aty papra ca të reja të bukura.

Kisha etje, i bëra vetes diç për të pirë e u ula anë banakut,
po përhumbesha, kur një hije u zgjat mbi truall, kapërceu
trupat një këmbë e hijshme femre e tjetra e pasoi sakaq.

"Unë jam, Lee. Pse lakuriq sot?", sytë s'i ngrita nga toka,
ndërkaq kënga nisi sërish nga e para. "E ç'rol luan tash,
ç'punë prish?", iu gjegja pa e parë. "Merr ndonjë të ftohur,

prandaj, përndryshe asnjë problem nuk ka. Si e quajnë?",
(e kishte fjalën për maçokun, që e mbaja ende në krahë)
"Arb e quaj unë dhe e gjeta a më gjet' në kishë qëparë."

"Beson?". "Jo dhe aq -, thashë - s'po di më se ç'kërkova
atje, por njëlloj qe", dhe tregova me kokë nga i zoti i lokalit,
në kasë ngrirë me para në dorë a thua se ishim në Pompei.

M'u ndërmend Vezuvi, pastaj Dajti e ngrita kokën, e pashë,
njollat e dritave, të kuqe, jeshile e të verdha lëviznin mbi të,
më në fund ia gjeta sytë, të kaltër[]...

Shkëlqim Çela



https://www.amazon.com/Rrokje-vdekni...dp/1541157575/

Përveç fjalve ndër letra , shpreh dhe llogjika të mshehta ...!

Posted: 03 Jan 2017 02:42 PM PST

Emri:  BAHRI       W.jpg    Shikime: 38    Madhësia:  85.5 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Historia e vëllezërve shqiptarë, që punojnë me Pentagonin

Posted: 03 Jan 2017 11:48 AM PST

Emri:  vellezerit.jpg    Shikime: 75    Madhësia:  32.6 KB


Organizata amerikane Partneriteti për Shërbimin Publik (PSHB) ose anglisht The Partnership for Public Service, është një ent jo fitimprurës me qëndër në Washington, misioni i të cilit është për të frymëzuar një brez të ri nëpunsish civilë në punën e tyre në qeverinë federale, me qëllim për të përmirësuar duke transformuar mënyrën se si funksionon tani qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në kryerjen e përgjegjësive që ka ndaj taksa-paguesve amerikanë.

Një artikull në faqen e kësaj organizate më dha shkas që të mdaj me lexuesin nnjë tregim tepër të jashtzakonshëm mbi suksesin e dy vëllëzërve shqiptarë nga Kosova, të punësuar në nivelet më të larta të Pentagonit. Ky është një tregim që më gëzoi pamasë kur e lexova në faqen "Facebook" të Partneritetit për Shërbimin Publik. Unë jam përpjekur që gjatë viteve, modestsisht, të ve në dukje sukseset e komunitetit shqiptaro-amerikan në tërësi dhe të disa individëve në moshë të re, në veçanti. Ditë më parë solla një shkrim për shqiptaro-amerikanën Suzanna Shkrelin e cila po bën fushatë si kandidate e Partisë Demokrate për një vend në Kongresin amerikan, në zgjedhjet e nentorit.

Shkrimi i sotëm i bazuar në artikullin e PSHB-ës është gjithashtu tepër interesant pasi kemi të bëjmë me dy vëllëzër shqiptaro-amerikanë nga Kosova, të cilët u larguan nga ai vend në moshë të re dhe ia mësynë mërgimit duke ardhur në Amerikë dhe tani punojnë në zyrat më të larta të Pentagonit. Madje, në artikullin e entit Partneriteti për Shërbimin Publik dy vëllëzrit nga Kosova, Ylli dhe Ylber Bajraktari, jo vetëm që punojnë në Pentagon, por cilësohen si dorë e djathtë e zyrtarëve më të lartë të Pentagonit, përfshirë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter.

Vëllëzërit Bajraktari, në punën e tyre të përditshme, merren me çështje të politikës së mbrojtjes dhe politikës së jashtëme dhe si të tillë ata udhëtojnë, anë e mbanë botës, me udhëheqsit më të lartë të mbrojtjes amerikane gjatë vizitave të tyre zyrtare jashtë vendit.

Në artikullin kushtuar vëllëzërve Bajraktari thuhet se në shikim të parë duket si diçka tepër e pabesueshme që dy vëllëzër shqiptarë të shpërngulur nga Prishtina e shkatërruar nga lufta, do të arrinin pozita të njëjta të nivelit të lartë duke punuar për dy zyrtarët më të lartë të Pentagonit. Por kjo është e vërteta, Ylli dhe Ylber Bajraktari, në rrugën e karierës së tyre të jashtzakonshme, falë aftësive dhe dedikimit të tyre, pëfunduan në rrethin më të ngushtë dhe më të besueshëm të Pentagonit.

Vëllëzërit Bajraktari emigruan në Shtetet e Bashkuara, ndonëse në moshë të re ata morën rrugë të ndryshme me të arritur këtu, ndërkohë që u regjistruan në universitetet amerikane për të ndjekur studimet e larta. Me kohë, ata morën edhe shtetësinë amerikane dhe tani merren me çështjet më të rëndësishme botërore, duke iu paraqitur eprorëve të tyre informacionin më të freskët mbi ngjarjet më të fundit në botë. Në artikull citohet Carl Woog, ish-këshilltari i lartë i Sekretarit të Mbrojtjes për Komunikime Strategjike dhe tani anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili thotë se vëllëzërit Bajraktari, "Janë zotuar dhe të dedikuar se do të ndihmojnë në përcaktimin e rolit të Amerikës në botë nepërmjet punës dhe kontributit të tyre, në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes". Zyrtari i lartë i Këshillit të Sigurimit Kombëtar amerikan shtoi se ai, "Ai nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për një rast si ky, ku dy vëllëzër të kenë luajtur një rol kaq me rëndësi", në zyrat më të larta të punës në fushat përkatëse të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme, në Pentagon."

Ylberi i cili është diplomuar nga universiteti i njohur Princeton shërben tani si zëvëndës kryetar i stafit për çështjet politike në zyrën e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter. Më parë, ai ka punuar në zyrën e ish-Drejtorit të CIA-s, David Petraeus duke u marrë gjithashtu me gjëndjen politike dhe ushtarake në Irak dhe me përpilimin e politikës amerikane ndaj Iranit, herë në Pentagon e herë në Shëpinë e Bardhë.

Ndërsa Ylli shërben si Ndihmës i Posaçëm i Zëvëndës Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert Work në Pentagon, që njëkohsisht është edhe enti më i madh i qeverisë federale, për nga numëri i nëpunësve dhe për nga buxheti i përgjithshëm. I diplomuar nga Universiteti Harvard, gjatë karierës së tij, Ylli është marrë me çështje politike që kishin të bënin me Afganistanin dhe me Indinë, ndërsa më heret ka shërbyer si këshilltar i ish-Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit Martin Dempsey. Ylli Bajraktari u shpreh se puna që ai bën tani në Pentagon është tepër interesante, pasi sipas tij, çdo gjë që përfundon në tavolinën e tij ka një element krize diku në botë.

Por nuk ka shumë rëndësi se ç'thonë vetë vëllëzërit Bajraktari për punën e tyre, rëndësi ka vlerësimi i punës dhe i dedikimit të tyre ndaj detyrës nga të tjerët, nga kolegët dhe nga zyrtarët e lartë të Pentagonit me të cilët ata punojnë çdo ditë. Njëri prej tyre, Eric Rosenbach, Kryetari i stafit të Sekretarit Carter, i cilëson dy vëllëzrit Bajraktari si "Dy indidvidë më të dedikuar ndaj punës së tyre, që ai ka njohur", duke shtuar se, "Ata po mbrojnë interesat e Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë një gjë të tillë", me punën e tyre shtoi ai, "ata sjellin një përspektivë më të qartë mbi rolin e Amerikës në botë." Ndërsa nga ana e tyre vëllëzërit Bajraktari, në artikullin kushtuar atyre në faqen e organizatës amerikane Partneriteti për Shërbimin Publik, shprehën falenderimet dhe mirënjohjen e tyre ndaj ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, "Për rolin kritik që luajtën forcat ushtarake amerikane në shpëtimin e Kosovës", shumë prej të cilëve, anëtra të të kësah ushtrie tha Ylberi, tani i takojnë në korridoret e Pentagonit. Nuk kalon asnjë ditë që nuk takojmë ushtarakë amerikanë të cilët kanë qenë pjesë e misionit të NATO-s kundër Serbisë, pohoi Ylli, duke shtuar se, "Angazhimi dhe zotimi që ndjejmë ndaj këtij vendi, është një obligim për ne. Ne e ndjejmë vetën të privilegjuar dhe të nderuar që punojmë këtu" në Pentagon, përfundoi ai.

Edhe ne jemi të nderuar dhe të privilegjuar që të rinjët shqiptaro-amerikanë si vëllëzërit Bajraktari të cilët me punën e tyre nderojnë veten dhe kombin e origjinës, me suksesin e tyre personal dhe profesional, duke bërë krenarë jo vetëm komunitetin shqiptaro-amerikanë, por shqiptarët kudo. Si shumë të tjerë shqiptaro-amerikanë, edhe vëllëzërit Bajraktari me të drejtë e ndjejnë si obligim për ato që ka bërë Amerika për kombin shqiptar, ashtu që me punën e tyre të kontribojnë — në nivelet më të larta të qeverisë amerikane — për këtë vend ku kemi gjetur strehim dhe liri – duke bërë diçka në shënjë falenderimi e mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam i sigurt se ata e kryejnë këtë obligim me cilësi dhe stil të lartë moral e politik, jo vetëm në emër të tyre dhe të familjes, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve në Amerikë dhe kudo të cilët mund të ndjejnë të njëjtin obligim, por të cilët ndoshta nuk kanë fatin ose mundësitë të arrijnë nivele të tilla suksesi në punën e tyre me një ndikim dhe influence të tillë si vëllëzërit Bajraktari. Lartë e më lartë! (Illyriapress.com)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Labtop me problem !!!

Posted: 03 Jan 2017 11:30 AM PST

Pershendetje

Kam nje mini laptop Hp Compaq dhe ka disa dite qe me ka nxjerre nje problem te tille:
Ne mengjes kur eshte ftohte duhet te shtypesh butonin e ndezjes disa here(sa fillon te ndizet 2 sec fiket) qe te hapet windowsi..

Cfare problem mund te kete?

Grupi Pentatonix - Album për Krishtlindje! Kryevepër!

Posted: 03 Jan 2017 10:30 AM PST

Nese ju pelqen muzika akapello, me ze por pa instrumente muzikore, grupi Pentatonix eshte nje grup i ri qe po shkelqen ne Amerike. Albumi i tyre i ri me kenge per Krishtlindjet, qe jane versioni i tyre i kengeve me popullore per Krishtlindje, eshte nje kryeveper!

Pershendetje

Posted: 03 Jan 2017 06:16 AM PST

pershendetje, quhem edisi jam 21 vjece. kam tash 5 muj qe kam hy ne fen Islame ALHAMDULILLAH!:@hh por e kam shum te veshtir.. prinderit te mi nuk me lejojn te falem, ata dojn qe te mbaroj shkollen, kam mbetur 3 here ne shkolle dhe tani jam tu ba vitin e fundit kam me dhan provimet e matures por une dhe librat nuk shkojm dakord.. jam tu humb ma shum kohe duke lexuar gjera fetare qe flasin per islamin dhe nuk me intereson te studjoj msimet e shkolles por nese nuk e mbaroj prinderit e mi nuk do te me lejojn kur ma me dal nga shpia dhe te eci ne rrugen e ALLAHUT. nuk e di a esht haram me i lan msimet mbrapa dhe me kalu ma shum kohe duke msuar sa ma shum per fen.. :!jj

Bylbylat kangtar që s'jellin kndaqsi : N'shqiptar

Posted: 03 Jan 2017 06:02 AM PST

Emri:  BAHRI....1.jpg    Shikime: 85    Madhësia:  66.7 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

dashuria

Posted: 03 Jan 2017 04:00 AM PST

jam nje vajze 15 vjeqare e gjysem dhe jam ardh ne kosov prej gjermanie me ndejt dy jave,ni jav mkan kalu tash dej tshtunen ka me nejt e spomuj kerqysh me dal me te dashurin se nuk e din familja,a mundet dikush mem kallxu najqysh per me dal msheft,ose najkush qe ka dal msheft me ma dhan naj ide(me at djalin jam qe 2 vjet e gjith msheft kom dal) ose a ban me qeto vjet qa i kom me i tregu mamit ose prindve se familja e te dashurit e din per neve qe moti
ma jepni naj mendim positiv. flm shume

Festat na na bashkojn , bashkimi na vllznon .

Posted: 03 Jan 2017 01:13 AM PST

Emri:  BAHRI ......---.jpg    Shikime: 67    Madhësia:  40.7 KB
pershndetje i nderuemi lexus .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Related Posts :