Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Forumi Shqiptar: “Sot festojnë ditëlindjen :” plus 8 more

loading...

Forumi Shqiptar: “Sot festojnë ditëlindjen :” plus 8 more


Sot festojnë ditëlindjen :

Posted: 04 Jan 2017 08:04 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN :Emri:  BAHRI                    S.jpg    Shikime: 12    Madhësia:  78.3 KB
Mirton, EROS RAMAZZOTTI, Shën Albani, Shpirta, SOKOLDIALI, Debile, nausika, firaku, vaso52 (67), Tal Aga (51), Deli (50), qeremidja (48), tani69 (48), Patrick (47), Dardi (43), beli02 (42), Ermando (40), CRISTi-97 (40), ticity96 (39), tr-pr-shp- one (39), vlonjati eros (39), alex100 (39), golden lady (39), the pearle (39), HAPSI PJESHKEVE (38), KLLOUNI (38), artii (38), andione2001 (38), ages (38), VLONJATti_EROS (38), ILIR FAZLIU (38), METAXA (37), Taulant-Dardani (37), Kral (37), edvini (37), suzana21 (37), Hidajet82 (35), Tonito Brigante (35), Titi_CA (35), Ervin Picari (34), BADBOY-ANGEL (33), RAKE-BOY (33), simpson (32), Kecka-korcare (32), zenun (32), pipo (31), didi_sexy (30), zogu dukagjinas (20)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Feja dhe gjuhes shqipe.

Posted: 04 Jan 2017 06:36 PM PST

Disa artikuj e shkrime te shkruara lidhur me historine e gjuhes shqipe qe kryesist eshte ajo e vitete te 1900-qind,ku lidhet natyrisht dhe periudha e pushtimit turk,feja dhe gjuha shqipe. Po e filloj me nje shkrim te Shahin Kolonjes,qe per mua eshte nga me realistet persa i perket kohes dhe i shkuar ne menyre te "lezeçme". Nuk eshte i plote ka disa shkurtime,nga vet autoret.

SH.K (Shahin Kolonja)

Titulli i shkrimit : Shkrimi,Kendimi-Abetare e Gjuhese Shqip. ("Drita",Sofje,nr.32 nentor ; nr.21 nentor 1903.) Marre nga Alfabeti i gjuhes shqipe dhe kongresi i Manastrit. Tirane 1972.

(...) Nja 50-60 vjet me pare del nje shqipetar orthodoks i quajtur Naum (Veqqiharxh) nga Vithkuqi me mendimin qe te shkruhet e te kendohet edhe gjuha shqip si te tjerat. Naum Veqilharxhi kishte çpikur (shpikur) shkronja te veçanta per gjuhéné shqip. Por si thone,kur vajti ne Stamboll e helmoi Patriku (drejtuesi-t i-e kishes ortodokse ne Stamboll),edhe librat qe kishte ber' e shtypur i doqnè duke thene se jane shkronja e libra te mallekuara. Ta paskeshin lene,ky njeri do te kishte bere pune te mire ; se si duket ka qene i zoti per kete pune. Po me pare se Naum Veqilharxhi,me 1824 ishin perkthyer e shtypur ungjijte ne Korfuz,pa emer edhe s'dihet cili eshte ky shqiptar q'i i ka perkthyer.
Ne keta vite Kamarda e De Rada perpiqeshin per shqipen ; i uruari De Rada qe mbaroi jeten vitin qe shkoi,gjer sa vdiq punoi shume per kete qellim ; e para libra e tije u shtyp me 1836 ne Napoli (behet fjale per vepren "Milosao"). Kishte bere nje abetare per gjuhen shqip me shkronja te perziera llatinisht-greqisht ; shkrimet e keti te zoti u vune re prej te diturve t'Europes,te cilet u perkujdesne per kete gjuhe,edhe disa libra u perkthyen ne gjuhe te tjera. Po keta zotrinj ishin lark (larg) nga Shqiperia edhe gjuh' e shqiptarevet t'Italise q'ishin shkruar keto libra s'kupetoheshin mire prej shqiptarevet te Shqiperise edhe nga ky shkak s'diheshin keto pune ne Shqiperi.

Pas ketyre del i ndjeri Kristoforidhi nga Elbasani ; ky zot u pérpoq shume ;shqipes i beri te math (madh) sherbim ;libra qe na ka lene jane shume te vjyera; shkruante shume mire toskerisht e gegerisht,ka perkthyer libra te shenjta e jane shtypur prej shoqerise protestane ne Stamboll me 1868 ;s'kishte bere shkronja te veçanta per gjuhene shqip ;ka perdorur shkronjat greqish dhe llatinisht edhe te perziera.
Veç librave te fese,kishte mbledhur disa mije fjale te gjuhese shqip edhe i kishte bere si fjalétore (fjalor) shqip; kjo libre s'u shtyp dot edhe si vdiq Kristoforidhi e kishte i bir'i Kristoforidhit n'Elbasan ; nja dy vjet perpara,konxholloz (konsull) i Greqise ne Dures me dhespotne grek t'Elbasanit,genjyen djalen edhe e vune ne dore kete libré,edhe as q'e shtypin as na e dhane qe ta shtypim ne ! edhe nuk' e dime mire,e kane apo e dogjne !
Po mendimet edhe te shkruarat e Kristoforidhit nuk u perhapne atehere (...) Kur punonte i ndjyeri Kristoforidh per gjuhene shqip 35-40 vjet me pare,mbreteronte sulltan Azizi,asi kohe punerat s'qene si sot,vendi ishte i begaçim,pagesat ishin fort te paka. Turqia merte hua nga Evropa e i bente rrush e kumbulla ; vendi ishte plot me te holla; lira,qe sot eshte e rende sa nje buall,ishte sa nje grosh sot.

Te qénkeshin (te ishin) ndodhur atehere ne Stamboll disa shqipetare muhamedane me mesim e me kupetim e me mendim te mbare,do te kishin bere pune te mire ; pa , per fat te keq,n'ato kohera s'kishte nonje shqipetar muhamedan me mesim te nalte e me qellim qe te shkruhet e te kendohet gjuha shqip . Turqia kishte nja dy veziré mjaft te ménçim (vizir mjaft te mençur); Ali Pasha me Fuad Pashen (i pari vdiq ne 1868,ndersa i dyti vdiq 1871,te dy njihen si kundershtar te Osmanllinje te Rinj),ishin te zoterit e fjala u shkonte n'Europe. Ali Pasha e kishte mare vesh mire qe Turqia n'Evrope s'qendronte perveç me kombin shqipetar. Nje dite paskesh thirur disa shqiptare qe ndodheshin atehere ne Stamboll e u kishte thene qe te shkruhet e te kendohet gjuha shqip e te behen shkronja per kete gjuhe edhe qeveria dot'u ndihte per kete qellim ;beri edhe nje te shkruar qe t'i jepej Sulltan Azizit e te dilte irade (dekret) per kete pune. Po nje shpirt-felliqur q'ishte atehere ministor i punevet te jashtesme,qendroi kunder kesaj pune : S'eshte mire te shkruhet e te kendohet gjuha shqip prej muhamedaneve,kjo eshte nje perçarje i vjen dem mbreterise se te tjera fjale te firaunta kishte thene i mallekuari. Si s'deshne disa te mallekuare tyrq edhe shqiptaret q'ishin ateher ne Stamboll qene te pamesuar mire e s'ishin te zoterit per kete pune, Ali Pasha hoqi dore dhe s'u be gjesendi. Ateher ne Stamboll kishte shume fuqi Rustem Pasha nga Leskoviku i cili ishte njeri i xgjuar po s'dinte perveç nja dy kraba (shkronja) turqisht e ca fjale te shtremta rumejka. Te gjithe shikonin per buke te madhe e per nonje pashallek te shkrete.

Nje bullgar plak qe kishte punuar ne shoqerite te protestantevet ne Stamboll bashke me Kristoforidh Elbasanasin me thoshte,vjet, qe Midhat Pasha nje dite kishte thirur Kristoforidhin e kishte pyetur gjer e gjate ; pastaj i kishte thene qe : shqiptaret duhet te kendojne shqip,si Greku edhe si Bullgari,se edhe mbreteria ne kete mendje eshte,per kete qellim do kini ndihme nga guverna. Ti qe perpiqesh per kete pune,mer ca shqiptare te mire dhe beju nje mbledhje edhe per çdo nevoje qe te kini eja ketu e m'i thuaj mua. Kristoforidhi kishte dale fort i kenaqur e me gaz (gezim) te madh vajti te gjente shqipetaret e tu thoshte fjalet e halldupit te ndjere(halldup- emertoheshin turqit si tallje,si ofendim) e qellimet e bukura te governes tyrke per kombin shqipetar. Shqipetar katolike s'kishte,ordhodhokset ishin te lidhur e qepur me kishen greke,e cila shqipen e kishte dhe e ka hale nder sy; si punonte edhe per shoqerit' te protestanteve,Kristoforidhit nuk i thoshin as miredita jo ti afroheshin per kete pune !

Kristoforidhi mendimet e Midhat Pashes ua kishte thene disa muamedaneve (...) te cileve u erdhi mire (...). I ndjyeri Kristoforidh me vrap vajti e i tha te madhit halldup,duke pandehur se do te gezohej qe jane ne kete mendim edhe shqiptaret kryelidhur (kryelidhur- perdoret kryesisht per hoxhallaret). Midhat Pasha kishte zene mjekrene me dore edhe si u mendua pak i tha Kristoforidhit : S'eshte mire te perziejm muamedanet ne kete pune,shiko te besh ndonje pune me te krishteret.
Kristoforidhi qe kishte shprese te madhe qe Midhat Pashes t'i pelqente e ti vinte mire qe duan edhe muamedanet kryelidhur,dolli i habitur edhe vajti e u tha shokeve qe kishte. Pastaj Midhat Pasha kishte thene : Cudi e madhe ! mundim'i peseqint vjete na paske vajtur kot,s'paskemi bere turq as softét (softet-ata me shkolle qe studjonin per hoxhe) e shqipetarevet ! ata qe do te qendronin,me goj' e me dore kunder kesaj pune,ata qenkan te paret qe dashkan !
Keto nuk jane fjale te ngjizura(te trilluara ), na i tha ketu nje bullgar q'i kishte degjuar nga goj' e Kristoforidhit ne Stamboll. ...

Stradiotët

Posted: 04 Jan 2017 02:36 PM PST

Nëse duhet folur për nismëtarët e krijimit të teknikave të kalorësisë së lehtë evropiane, në fillimet e erës moderne, atëherë duhet folur patjetër për shqiptarët. Ishin këta të fundit, që të njohur me emrin stradiotë, hynë si mercenarë në shërbim të ushtrisë veneciane, në luftërat që bënte republika kundër Perandorisë Otomane aty nga shekulli i XV-të. Këta luftëtarë që më parë kishin shërbyer edhe në ushtrinë e Bizantit nën udhëheqje shqiptare, u shpërndanë kryesisht në bastionet veneciane që nga Peloponezi e deri në Itali.
Po cilët ishin këta njerëz, për të cilët ka pafundësi burimesh që tregojnë për trimërinë, zgjuarsinë, grabitjet, natyrën e tyre të egër, forcën e rezistencën e pashembullt?
Ata ishin shqiptarë të thjeshtë, të ardhur nga fiset shqiptare e të angazhuar në ushtri thjesht për fitime personale. Në lidhje me këtë gjë mund të përmendim Nicholas C. J. Pappas, i cili në një shkrim të shkurtër studimor citon disa burime që thonë:
"Historia e shqiptarëve meriton një studim të veçantë, më vete. Të tërhequr nga shpata, grabitjet e arit dhe nderi, ata lanë malet e tyre për t'u bërë ushtarë. Në shekullin e XVI ata gjendeshin në Qipro, Venecie, Mantova, Romë, Napoli e Sicili e deri në Madrid, arrogantë e dominues gjithmonë gati për luftë e për aventurë."
Në këtë shkrim (pjesë të shkëputura nga Botimi në shqip, "Stradiotët", Paolo Peta) do të bëjmë një përshkrim të shkurtër në lidhje me këta njerëz, të cilët shfaqën aftësi të rralla kalorësiake. Shkrimi bazohet kryesisht në punën kërkimore studimore që ka kryer, arbëreshi Paolo Peta. Vetë mbiemri i tij është një mbiemër që në Italinë e shekullit të XV, i përkiste dinastive shqiptare stradiote.

Forum - AL.com

Dashuria eshtë si zogu....!

Posted: 04 Jan 2017 01:12 PM PST

Emri:  BAHRI..2.jpg    Shikime: 56    Madhësia:  58.0 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sulm në një klub nate në Stamboll

Posted: 04 Jan 2017 10:47 AM PST

Emri:  3D29512E-BCD1-424F-A18D-178EDCA6AB8C_w987_r1_s.jpg    Shikime: 53    Madhësia:  39.9 KB

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën se personi i armatosur që sulmoi klubin e natës në Stamboll duke vrarë 39 persona, synonte kaosin në vend, po ai dështoi.

"Ata po provojnë të shkaktojnë kaos, të dëshpërojnë njerëzit tanë dhe te destabilizojnë vendin tonë me sulme të neveritshme mbi civilët", tha ai. "Në do të qëndrojmë më kokë të ftohtë si komb, duke qëndruar më të bashkuar dhe nuk do të krijojmë hapësirë për lojëra të tilla të pista", nënvizoi ai.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu dhe Vasip Sahin, kryetar i Stambollit thanë se sulmi në klub është kryer nga një person i armatosur.

Soylu tha ae autoritetet janë vënë në kërkim të personit të armatosur që hapi zjarr në klubin përplot kremtues të Vitit të Ri.

Në mesin e viktimave të identifikuara deri tash, 16 janë të huaj, ndërsa pesë janë turq, tha Soylu, duke shtuar se në mesin e të vrarëve është edhe një polic.

Soylu tha se 69 veta janë duke u trajtuar nëpër spitale, katër nga të cilët në gjendje të rëndë.

Emri:  C04AB456-DB28-452E-9C22-99CF3EC4F0F2_w610_r1_s.jpg    Shikime: 19    Madhësia:  42.1 KB

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kryetari i qytetit, Sahin, e cilësoi incidentin si sulm terrorist. Ai tha se sulmuesi kishte përdorur një armë të rëndë për të qëlluar brutalisht dhe pamëshirshëm mbi kremtuesit.

Policia turke po mban të rrethuar zonën përreth klubit Reina në lagjen Ortakoy, një zonë në ngushticën e Bosfrorit e njohur për praninë e personave të famshëm dhe të huajve.

Dëshmitarët thanë se mbi 600 persona ishin brenda klubit gjatë sulmit dhe disa na kremtuesit u hodhën në ujërat e Bosforit për të shpëtuar nga të shtënat. Mediet lokale thanë se një polic dhe një civil u qëlluan jashtë klubit para se sulmuesi të hynte brenda.

Aziz Ozcan, vëllai i të cilit, Sulejmani punonte në barin e klubit të natës, i tha Zërit të Amerikës në gjuhën turke se ai punonte diku tjetër në kohën kur dëgjoi për sulmin.

"Babai dhe nëna ime janë të vjetër, ata nuk mund të vinin këtu prandaj erdha unë. Por, nuk di çfarë të bëj. Nuk kemi marrë asnjë informacion...Nuk e di nëse është gjallë apo jo... Po presim", i tha Ozcan shërbimit turk të Zërit të Amerikës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, shprehu ngushëllime për sulmin dhe udhëzoi ekipin e tij që t'u ofrojë ndihmë autoriteteve turke.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Sshultz tha se "presidenti është informuar nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare për sulmin në Stamboll".

Ai tha se presidenti Obama, i cili ndodhet për pushime në Hawaii, krahas ngushëllimeve për jetët e pafajshme, ka udhëzuar ekipin e tij që të ofrojë ndihmën e përshtatshme për autoritetet turke. Presidenti Obama ka ritheksuar mbështetjen amerikane për Turqinë, aleaten e NATO-s.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, zëvendësi i zëdhënësit, Mark Toner tha se "sulmet e tilla vetëm sa forcojnë vendosmërinë tonë për të punuar me qeverinë turke për të luftuar të keqen e terrorizimit".

Masat e sigurisë ishin shtuar në qytetet më të mëdha turke pas sulmeve terroriste të muajve të kaluar.

Dy shpërthime në afërsi të një stadiumi të futbollit në Stamboll më herët gjatë dhjetorit, lanë pas vetes 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur.

Një grup militant kurd kishte marrë mbi vete përgjegjësinë.

Në qershor, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik, la pas vetes 40 të vrarë në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Burimi: ZeriAmerikes.com
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Besa besa dorperdor , e man fjalen në çdo orë .

Posted: 04 Jan 2017 10:35 AM PST

Emri:  BAHRI........A.jpg    Shikime: 43    Madhësia:  69.2 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Iluzioni i ilaçeve të lira, shpenzojmë më shumë se nuk bëjnë efekt

Posted: 04 Jan 2017 08:33 AM PST

Emri:  ilace-2.jpg    Shikime: 62    Madhësia:  32.2 KB

Teksa çmimet e barnave janë ulur të paktën me 2% këtë vit sipas INSTAT, importi i tyre është rritur dukshëm.

Nga të dhënat e Doganave mësohet për periudhën 11 mujore (janar-nëntor 2016) importet e ilaçeve shënuan një rritje vjetore në vlerë me 9%, duke arritur në 19 miliardë lekë, ose 138 milionë euro.

Burimet nga tregu pohojnë se vlera e lartë e ilaçeve i korrespondon volumeve më të larta të importit, teksa tregu po vuan pasojat e medikamenteve jo cilësore. Për rrjedhojë qytetarët paguajnë më shumë, pasi duke blere dy tre herë ilaçet për një kurë harxhojnë më shumë se më parë. Mjekët dhe farmacistët pohojnë se në listën e barnave të rimbursuara janë futur ato më të lirat, që kanë më pak efekt.

Këtë e tregon edhe gjeografia e importit të ilaçeve, kur shihet se importet e tyre nga Gjermania kanë rënë me 20 për qind, teksa shihet një rritje e tyre me Rajonin.

Tregu i barnave në Shqipëri është rregulluar, ndërkohë që barnat dhe shërbimet farmaceutike ofrohen nga sektori privat. Së fundmi, është ngritur Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Materialeve Mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë thotë se si pasojë e masave për të rritur aksesin në barna të sigurta dhe ulur barrën financiare të tyre, prej vitit 2015 mjaft barna tregtohen me çmime rreth 30% më të lira krahasuar me vitin 2013.

Programi i qeverisë parashikon uljen e çmimit të shitjes së barnave në Shqipëri.

Ndërkohë, janë përjashtuar nga TVSh 10% barnat dhe materialet mjekësore dhe nga TVSH 20% materialet mjekësore të implantueshme./Monitor
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani

Posted: 04 Jan 2017 05:34 AM PST

Emri:  a2b4350a9bcfaaf5315e62644770d270546a93d3_1_800x507.jpg    Shikime: 77    Madhësia:  86.3 KB

Ka hyrë në fuqi modeli i ri i adresave, i cili do të duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet publike, private, personat juridikë e fizikë në çdo format zyrtar që kërkohet.
Ministria e Brendshme, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të vendosen elementet përbërëse të saj.
Ligji parashikon edhe sanksione të forta për institucionet vendore që nuk do të zbatojnë këtë detyrim: Gjoba tashmë është dyfishuar për kryetarin e bashkisë (100,000 lekë) dhe Zyrën e Urbanistikës (50,000 lekë).

Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe:
– emri i bulevardit/ rrugës/ rrugicës/ sheshit ose parkut;
– numri i ndërtesës "Nd", numri i hyrjes "H", numri i apartamentit "Ap";- emri i qytetit/fshatit, emri i njësisë administrative, kodi postar;

– emri i bashkisë. Në çdo rast emri i rrugës, si dhe emrat e bashkisë dhe njësive administrative, shkruhen me germa të mëdha. Nëse ka shkurtime pas tyre vendoset " . ".

Elementet për ndërtesën, hyrjen dhe apartamentin do të shkruhen në një rresht dhe do të ndahen ndërmjet tyre me shenjën " , " ose " ; ". Në rastet kur mungon numri i hyrjes së ndërtesës dhe numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet vetëm numri i ndërtesës. Në rastet kur mungon numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet numri i ndërtesës dhe numri i hyrjes.
Emrat që përcaktojnë elementet fshat qytet/njësi administrative dhe kodi postar, do të shkruhen në një rresht, të ndarë midis tyre me shenjën " , " dhe " ; ".
Emri i Bashkisë do të shkruhet në rreshtin e fundit në rastet kur kemi adresë brenda vendit dhe kur kemi adresë për jashtë vendit do të shtohet dhe emri i shtetit në të njëjtin rresht me emrin e bashkisë të ndarë midis tyre me shenjën " , " dhe "; ".
SHEMBUJT
a)Në rastet kur kemi për të shkruar adresën në Bashkinë Tiranë:

Rr. "MYSLYM SHYRI"
Nd.5, H.2, Ap.12
Njësia Administrative Nr.10, 1001
TIRANË

b) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë me bashkinë:

Rr. "JANI VRUHO"
Nd.5, H.2, Ap.12
5003
BERAT

c) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë, por me emër të ndryshëm me bashkinë:

Rr. "AGIM RAMADANI"
Nd.10, H.2, Ap.12
BAJRAM CURRI, 8702
TROPOJË

d) Në rastet kur njësia administrative ka emër të ndryshëm nga bashkia:

Rr. "DELIALLISI"
Nd.46, H.1, Ap.3
SUKTH, 2010
DURRËS

Rr. "KOSOVA"
Nd.23, H.1, Ap.3
LAÇ, 4701
KURBIN

monitor.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sulmi në Turqi, identifikohet autori. Arrestohen 5 bashkëpunëtorë

Posted: 04 Jan 2017 05:27 AM PST



Autori i masakrës së mbrëmjes së Vitit të Ri në Stamboll është identifikuar nga autoritetet turke. Ishte ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, ai që njoftoi këtë zhvillim të rëndësishëm të hetimeve për gjetjen e autorit të sulmit, që përgjaku ndërrimin e viteve në qytetin më të madh të Turqisë, por pa e bërë publik emrin e të shumëkërkuarit e pa sqaruar kombësinë e tij.

Vala e arrestimeve në lidhje me ngjarjen tronditëse është zgjeruar, e në mesin e të prangosurve rezultojnë edhe 5 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik. Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, të pestë këta persona janë ndaluar në provincën e Izmirit.

Ashtu siç ka ndodhur edhe me sulmet e kohëve të fundit në Europë, ISIS-i nxitoi ta merrte përgjegjësinë e gjakderdhjes në klubin luksoz të natës “Reina”. Përmes një postimi në “Twitter”, grupi xhihadist njoftoi se masakra ishte vepër e një luftëtari të kalifatit.

Videoja e realizuar nga vet i dyshuari në një treg të sheshit simbol të Stambollit, “Maksim”, të ndodhur shumë pranë “Reina”-s, është postuar fillimisht në faqen pro-ISIS të një platforme sociale, përpara se të shpërndahej pastaj nga mediet turke, çfarë i shtyn autoritetet të mendojnë se sulmuesi mund të ketë qenë pjesë e ndonjë rrjeti mbështetës apo të lidhur me xhihadistët e dhunshëm.

Shkaktari i tragjedisë besohet të jetë stërvitur në Siri dhe dukej mjaft i përgatitur për luftën guerrile. Ai qëlloi për vdekje një roje sigurie dhe një civil përpara klubit luksoz, përpara se të hynte brenda e të hapte zjarr pa dallim mbi njerëzit që festonin dhe, sipas të mbijetuarve, dukej mjaft i qetë e gjakftohtë në veprimet e tij.

Gazeta “Habertürk” shkruan se, me vete ai ka pasur një automatik të tipit “Kallashnikov”, e për të mos humbur kohë me ndërrimin e municionit ka përdorur dy tytat. Gjithsej kanë qenë 120 goditje, ndërsa nuk ka ngurruar të qëllojë përsëri edhe mbi të plagosurit e shtrirë në dysheme.

Shteti Islamik deklaroi të hënën se gjakderdhja e Stambollit ishte shpagim ndaj përfshirjes turke në Siri.

/ Top Channel

Related Posts :