Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Forumi Shqiptar: “Sot kan festë ditëlindjet :” plus 15 more

loading...
Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot kan festë ditëlindjet :” plus 15 more


Sot kan festë ditëlindjet :

Posted: 12 Jan 2017 07:35 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN
Akili, Taip (44), shazi (43), aldi_fr (42), i krishteri (37), IDUZ (36), Keida (35), Silva82 (35), master (32), DeathMetal666 (32), nik (32), eNxEhTa (32), FloriNyc (31), Olsi/milan (31), Angelstar (30), the star (29), dattina (29), aldushja (22)Emri:  BAHRI QELLIMI              S.jpg    Shikime: 19    Madhësia:  52.2 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Hashim Thaçi Mik i Madhe i Amerikes

Posted: 12 Jan 2017 03:00 PM PST



Hashim Thaçi
Janar 7 në 10:00.MD ·

Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës.

Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane.

Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme. HTH

Faqja e parë e internetit.

Posted: 12 Jan 2017 01:22 PM PST

Ajo është krijuar nga Tim Berners Li, shkencëtar britanik në CERN, organizatë evropiane për hulumtime nukleare në kufirin ndërmjet Francës dhe Suedisë në Zhenevë. Faqja është krijuar më 20 dhjetor të vitit 1990, por në gusht të vitit 1991 Berners Li ka shpallur projektin publikisht. Pas një kohe, 23 gushti është emëruar si Dita e internetit, e cila festohet çdo vit për të shënuar lansimin e World Wide Web, edhepse krijuesi i saj nuk është i sigurt se pse është përzgjedhur pikërisht kjo datë. Ai mendon që lansimi ka ndodhur më 12 mars 1989, dita kur për herë të parë në CERN ai ka prezantuar këtë sistem informatik i cili më vonë do të rritet në diçka shumë më të madhe.
Faqja e parë e internetit ka qenë e vendosur në kompjuterin e tij i cili ende gjendet në CERN, por nuk është më i lidhur. Para World Wide Web kanë ekzistuar protokole tjera për transmetimin e informatave, por kanë humbur popullaritetin e tyre.

http://info.cern.ch/hypertext/WWW/TheProject.html

Perse nuk mund te zhduket feja

Posted: 12 Jan 2017 07:32 AM PST

Emri:  pop-988-e1484223947300.jpg    Shikime: 58    Madhësia:  81.1 KB

Një numër gjithnjë e më e madh njerëzish thonë se, janë të bindur që jeta përfundon me vdekjen, se nuk ekziston Zoti, nuk ekziston jeta e përtejme dhe plani hyjnor i njerëzimit.

Mendohet si ky është qëndrim që po merr famë botërore, pavarësisht mendimit të përgjithshëm se nuk është detyrimisht diçka e mirë. Në disa vende të botës, ateizmi është bërë shumë i përhapur. "Ekzistojnë më shumë ateistë në botë sot dhe përbëjnë një përqindje të madhe të njerëzimit", thotë Phil Zuckerman, profesor i Sociologjisë dhe Studimeve laike në Kolegjin Pitzer të Kalifornisë. Sipas sondazhit të mbi 50 mijë njerëzish nga 57 shtete të ndryshme të botës, numri i individëve që pretendojnë se besojnë në Zot ka rënë nga 77 për qind, në 68 për qind përgjatë viteve 2005-2013.

Edhe pse ateistët nuk mund të jenë kurresesi shumica, a do të thotë kjo se bota po shkon drejt laicizmit? Nëse trendi i viteve të fundit vazhdon të jetë i njëjtë, a mund të zhduket një ditë besimi fetar nga njerëzit? Është e pamundur të parashikosh të ardhmen, por ekzaminimi i gjërave që njohim nga feja, përfshirë këtu mënyrën se si evoloi dhe arsyet që i shtynjë njerëzit të besojnë ose jo në Zot, mund të na japin një pamje të përgjithshme se si do të zhvillohet marrëdhënia jonë me hyjnoren gjatë dekadave të ardhshme.

Dijetarët vazhdojnë të mos bien dakort, kur bëhet fjalë për faktorët që shtyjnë një individ ose një komb të tërë drejt ateizmit, megjithatë ka disa ngjashmëri. Arsyeja kryesore që i josh njerëzit drejt fesë është, sepse ofron siguri në një botë të pasigurt. Për këtë arsye, vendet që kanë normën më të lartë të ateizmit në botë janë ato që i ofrojnë qytetarëve të tyre nivel të lartë jetese si dhe stabilitet të madh politik dhe ekzistencial. "Siguria në shoqëri duket se e dobëson ndjeshëm besimin fetar", thotë Zuckerman. Kapitalizmi, aksesi ndaj teknologjisë dhe edukimi gjithashtu lidhen me zbehjen e fesë në disa shoqëri të zhvilluara.



Kriza e besimit

Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Korea e Jugut, Holanda, Republika çeke, Estonia, Gjermania, Franca dhe Uruguai janë vende ku besimi fetar ka qenë tepër i rëndësishëm në shoqëri vetëm një shekull më parë, por në ditët e sotme kanë nivelet më të ulët në botë të besimit. Këto vende kanë sisteme shumë të forta edukimi dhe sigurie sociale, pabarazi të ulët dhe janë vende relativisht të pasura. "Me pak fjalë, njerëzit janë më pak të frikësuar jetën dhe të ardhmen e tyre", thotë Quentin Atkinson, psikolog në Universitetin Auckland të Zelandës së Re.

Megjithatë, dobësimi i besimit fetar duket se përhapet si epidemi edhe në vende që vazhdojnë të jenë shumë fetare si Brazili, Xhamaika dhe Irlanda. "Shumë pak shoqëri të botës janë sot më fetare në krahasim me 50 vitet e kaluara", thotë Zuckerman. "I vetmi përjashtim është Irani, por kjo nuk është diçka e sigurt, sepse një pjesë e njerëzve laikë mund ta fshehim besimin e tyre për shkak të frikës nga regjimi". Përjashtim përbën gjithashtu edhe Amerika, pasi është një nga vendet më të pasura në botë, por ruan përsëri nivele të larta besimi në shoqëri.

Megjithatë, sipas Ara Norenzayan, sociologe e Universitetet Britanik në Kanada, reduktimi i besimit fetar nuk do të thotë zhdukje. Siguria ekzistenciale është diçka tepër e brishtë. Për një sekond gjithçka mund të ndryshojë: një shofer i dehur mund të vrasë një të afërmin tuaj, një uragan mund të shkatërrojë qytetin apo doktori mund t'ia japë një diagnozë fatale. Duke qenë se ndryshimi i klimës parashikohet të sjellë shkatërrim në botë dhe rezervat natyrore vazhdojnë të pakësohen, kohët e vështira dhe vuajtjet mund të ushqejnë më shumë besimin fetar. "Njerëzit duan ta shmangin vuajtjen, por kur ndodhen përballë saj kërkojnë të gjejnë një kuptim, një mënyrë për ta luftuar", thotë Norenzayan. "Në një farë mënyrë, feja duket se i jep një kuptim vuajtjes dhe ofron shpresë më tepër se çdo ideologji tjetër ateiste".

Ky fenomen shihet gjithmonë në dhomat e spitaleve apo në zonat e shkatërruara të botës. Në vitin 2011, një tërmet i madh goditi zonën Christchurch të Zelandës së Re, një shoqëri tepër laike. Më pas, u vërejt një përhapje e menjëhershme e fesë ndërmjet njerëzve që kishin përjetuar katastrofën, por pjesa tjetër e vendit vazhdoi të qëndronte laike. "Nëse eksperiencat e vështira do ta nxisnin ateizmin, atëherë e gjithë bota do të ishte ateiste", thotë Zuckerman.



Zoti në mendje

Gjithsesi, edhe sikur të gjitha problemet e botës të zgjidheshin dhe njerëzit të jetonin në paqe dhe barazi absolute me njëri-tjetrin, feja do të ekzistonte përsëri. Kjo ndodh, sepse besimi në Zot duket se është i gdhendur në mendjen njerëzore, në neuropsikologjinë e species tonë, falë një ndryshimi të ndodhur gjatë evolucionit.

Për të kuptuar këtë fenomen duhet të futemi në teorinë e procesit të dyfishtë. Kjo teori psikologjike thekson se njeriu ka dy forma kryesore mendimi: Sistemi 1 dhe Sistemi 2. Sistemi 2 ka evoluar më vonë se i pari dhe është zëri në kokën tonë që e dëgjojmë të na flasë vazhdimisht, që na lejon të planifikojmë dhe të mendojmë në mënyrë logjike.

Sistemi 1, është mendimi intuitiv, instiktiv dhe automatik. Këto aftësi zhvillohen gjithmonë në qeniet njerëzore, pavarësisht vendit ku lindin dhe kombësisë që marrin. Nuk janë gjë tjetër vetëm se mekanizma të mbijetesës. Sistemi 1 është aftësia e lindur që na shtyn larg rrezikut, që na bën të flasim gjuhën mëmë pa u menduar dhe i jep foshnjës aftësinë për të kuptuar se kush janë prindërit e tij dhe të dallojnë frymorët nga jofrymorët. Ky sistem na shtyn vazhdimisht të kuptojmë më mirë botën dhe të kërkojmë një kuptim për evente që duken si të rastësishme siç janë katastrofat natyrore apo vdekja e të afërmve.

Përveç se na ndihmon të kuptojmë rreziqet në botë dhe të gjejmë një partner për të kaluar jetën sëbashku, dijetarët mendojnë se, Sistemi 1 është ai që ka lejuar fenë të evolojë dhe ngulitet. Sistemi 1 na detyron instiktivisht që të analizojmë forcat e natyrës kudo që shkojmë. Mijëra e mijëra vite më parë, ndoshta ky sistem i ka ndihmuar njerëzit që të shmangin rreziqet siç ishin kafshët e egra. Sistemi 1 na ka bërë gjithashtu të dobët përballë ekzistencës së gjërave të padukshme, siç mund të jetë Zoti i mëshirshëm që na mbron nga lart, djalli që përpiqet të shtyjë në tundim apo një përbindëshat që na bëjnë të kemi frikë nga errësira.

Po kështu, Sistemi 1 na shtyn që t'i shohim gjërat të dyzuara, pra e kemi të vështirë ta konsiderojmë mendjen dhe trupin si diçka të vetme të pandashme. Kjo tendencë ka lindur shumë herët në të gjitha kulturat e botës dhe njerëzit janë të bindur se kanë një shpirt të pavdekshëm, se esenca e tyre si person ka ekzistuar para lindjes së tyre dhe se pas vdekjes shpirti vazhdon të jetojë. Kjo bindje gjendet në të gjitha besimet fetare.

"Një psikolog skandinav dhe mik i imi që është ateist, më ka thënë se vajza e tij 3-vjeçare një ditë i tha se, Zoti është kudo gjatë gjithë kohës. Ai dhe gruaja e tij nuk ia kishin idenë se nga e kishte marrë një ide të tillë", thotë Justin Barrett, drejtues i Qendrës së Zhvillimeve Njerëzore në Kaliforni dhe autor i librit "Besimtarë të lindur". "Për vajzën e tij, Zoti ishte një grua e moshuar, kështu ai ishte i bindur se këtë ide nuk e kishte marrë nga Kisha.

Për një sërë arsyesh, shumë dijetarë janë të bindur se besimi fetar është një nënprodukt i prirjes që qenieve njerëzore drejt njohjes", thotë Robert McCauley, drejtues i Qendrës së Mendjes, Trurit dhe Kulturës në Universitetin e Atlantës dhe autor i librit "Përse feja është natyrale dhe shkenca nuk është". "Fetë janë bindje kulturore, të cilat kanë evoluar, duke shfrytëzuar aftësitë natyrore të njeriut".



Vese që nuk harrohen lehtë

Ateistët nuk e kanë aspak të lehtë. Ata duhet të luftojnë kundër të gjithë bagazhit të tyre kulturor dhe evolucionar. Qeniet njerëzore janë natyralisht të programuara për të besuar se janë pjesë e diçka më të madhe se vetja dhe se jeta nuk është diçka e thjeshtë dhe kalimtare. Mendja njerëzore ka nevojë për qëllime dhe shpjegime po aq sa stomaku ynë ka nevojë për ushqim. "Nëpërmjet edukimit, shkencës dhe mendimit kritik, njerëzit mund të rreshtin së besuari në intuitën e tyre", thotë Norenzayan. "Megjithatë, intuita është aty, nuk zhduket".

Nga ana tjetër, shkenca, sistemi pas të cilit ateistët dhe jobesimtarët janë kapur fort për të kuptuar botën natyrore, nuk është një ilaç i lehtë për të kapërdirë. "Shkenca përpiqet me çdo kusht të korrigjojë bindjet që na jep Sistemi 1". thotë McCauley. Sipas shkencës duhet të pranojmë se Toka rrotullohet edhe pse nuk e përjetojmë dot vetë ndjesinë. Duhet të pranojmë idenë se, evolucioni është diçka e rastësishme, se nuk ka asnjë plan, asnjë qëllim për Universin edhe pse intuita jonë na shtyn vazhdimisht të besojmë të kundërtën.

Ateistët e kanë gjithashtu të vështirë të pranojnë se mendojnë gabim, t'i shmangen bindjeve natyrore dhe të pranojnë se e vërteta është diçka që ndryshon vazhdimisht, ndërkohë që mblidhen të tjera të dhëna empirike dhe kryhen të tjera testime. Kaq mund të ofrojë shkenca. "Shkenca nuk është pjesë e mendimit konjuktiv. Është e vështirë", thotë McCauley. "Nga ana tjetër, feja është diçka që nuk na duhet as ta mësojmë, sepse e njohim. Mendja jonë e njeh".

"Ka shumë arsye për të besuar se rruga drejt fesë është më e lehta dhe natyraleja për mendjen". shton Barrett. "Duhet të ndryshosh në themel gjithçka të qenies njerëzore për të zhdukur përfundimisht fenë". Kjo shtysë biologjike ndoshta shpjegon edhe arsyen përse 20 për qind e amerikanëve nuk janë të lidhur pas kishës, por 68 për qind e tyre besojnë se Zoti ekziston dhe 37 për qind të tjerë e konsiderojnë veten besimtarë. Edhe nëse nuk besojnë në një fe të caktuar, njerëzit janë të bindur se ekziston një qënie supreme që drejton botën.

Po kështu, shumë njerëz përreth botës, të cilët thonë se nuk besojnë në Zot, kanë përsëri tendenca për t'u shtyrë drejt supersticioneve, siç është besimi tek fantazmat, astrologjia, karma, telepatia dhe rimishërimi. "Në Skandinavi, shumica e njerëzve nuk besojnë në Zot, por besimi tek supersticionet dhe aktivitetet paranormale janë më të përhapura nga ç'mendoni", thotë Norenzayan. Për më tepër, edhe jobesimtarët janë shpesh të prirur për të besuar së tepërmi në gjëra të ndryshme si skuadrat sportive, joga, institucione profesionale, nëna natyrë e shumë të tjera që i konsiderojnë guidë për jetën.

Eksperienca fetare për jobesimtarët mund të manifestohet edhe në forma të tjera të çuditshme. Antropologu Ryan Hornbeck thotë se ka zbuluar prova se "World of Warcraft", një videolojë e famshme në botë, është duke fituar rëndësi shpirtërore për disa lojtarë në Kinë. "Kjo videolojë duket se i ofron të rinjve shanse për të zhvilluar disa tipare morale që jeta në shoqëritë moderne nuk i njeh", thotë Barret. "Mund të themi se, njerëzit janë të lindur me një hapësirë besimi në mendje, i cili nëse nuk mbushet me fenë, mund të mbushet me gjëra nga më të çuditshmet".



Besim i përjetshëm

Për të gjitha arsyet, qofshin psikologjike, neurologjike, historike, kulturore apo logjistike, ekspertët janë të mendimit se feja nuk do të zhduket kurrë. Feja, e ruajtur nëpërmjet frikës apo dashurisë, është tepër e suksesshme dhe ka aftësinë për të qenë e përjetshme, në të kundërt, do të ishte zhdukur shumë kohë më parë.

Edhe nëse ndodh të zhduken kristianët, myslimanët, çifutët apo hindutë, supersticionet dhe spiritualizmi do të mbijetojë gjithmonë. "Edhe qeveria më e mirë laike nuk mund të të mbrojë nga të gjitha të papriturat e jetës", thotë McCauley. Në momentin që përballemi me një krizë ekologjike, një luftë globale bërthamore apo pritet që një kometë të godasë tokën, Zoti do të shfaqet përsëri në mendjen e popullit.

"Njerëzit kanë nevojë për ngushëllim për t'i bërë ballë dhimbjes dhe vuajtjes dhe shumica e individëve kanë nevojë të besojnë se ka jetë pas vdekjes, se ekziston një qenie e padukshme që i do në mënyrë të pakushtëzuar", thotë Zuckerman. "Gjithmonë do të ketë njerëz që besojnë në Zot dhe nuk do të çuditesha aspak që pas shumë e shumë dekadash të ishin përsëri shumica"
Asgje nuk zhduket perderisa jemi te pavetedijshem,me vetedijen zhduken ato qe s'janè te verteta. /shekulli
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ma shum se te perendia : S'itakon kuj dashuria .

Posted: 12 Jan 2017 07:01 AM PST

Emri:  z.jpg    Shikime: 47    Madhësia:  85.8 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Eurovision Song Contest 2017 - Ukraine

Posted: 12 Jan 2017 06:05 AM PST

Nje tjeter edicion i Gares Europiane sapo ka nisur. Ukraina per te dyten here mikpritese e Festivalit, si Fituesja e Edicionit 61 - Suedi 2016.

43 vendet pjesmarrese ne ESC 2017 . Nje rrugetim i bukur disamujor per te kulmuar ne Maj ne kryeqytetin e Ukraines, Kiev pergjate 3 mbremjeve gare, tensioni, surprizash e emocionesh.


Facebook Lite and the purpose of existence

Posted: 12 Jan 2017 01:58 AM PST

80 percentage of Indian cellular smartphone users have 2G connections, and maximum of them very own Android phones. Now Facebook has made an app just for them.

Facebook Lite download for Android is a lighter model of the arena's maximum famous social media app, made for areas in which 2G speeds are nevertheless the norm. It's miles optimised for slower records connections.



This app is quicker than the reliable Facebook app. The app uses low net statistics, and comes with simple and traditional user interface. User can effortlessly navigate to Settings, Massages, snap shots, Chats and plenty extra. This app paintings just like the authentic Facebook app, but it uses low amount of facts and also works on low net velocity connection. The app compatible for all android devices.

Facebook Lite App features:

- The set up package may be very small upto 1 MB
- It's miles very easy to download, deploy and use
- It works on all Android telephones
- It's miles better than Facebook messenger in many methods
- It takes makes use of less facts and reduces your fees
- It can paintings even on volatile connection and 2G connections
- You may get notification, message, share posts and updates

Download Facebook Lite App For laptop, computer And MAC:
To download Facebook lite app for laptop, simply comply with beneath easy steps and get Facebook lite app on your pc.

- First you need to download Android Emulator known as BlueStacks.
- You could download BlueStacks form right here and you may also check out BlueStacks Offline Setup.
- Now installation BlueStacks for your computer, pc or MAC.
- After that run BlueStacks and look for Facebook Lite in search bar.
- Click on Facebook Lite icon and click on on installation.
- After that begin Facebook Lite and experience!



I am hoping this publish can be beneficial for you. Please share this put up.

Visit Facebook lite download for iOS.

Veprimtaria patriotike Jakajve dhe e pinjollit të tyre nacionalistit të “Ballit Kombëtar” Tomë Jakaj

Posted: 12 Jan 2017 01:46 AM PST

Shkruan: Lekë Mrijaj, Klinë: 7. 1. 2017.

Emri:  1..png    Shikime: 18    Madhësia:  87.0 KB E tërë historia e komunizmit në Kosovë ishte e sojit të së perandorisë otomane mesjetare e cila pikon gjak, historitë e tilla janë vetem krim, demagogji, dhunë e varfëri, mjerim e lot për të tëra familjet shqiptare në pergjithësi. Çdo tentativë për ta kujtuar atë siç ka ndodhur deri tani, s'është gjë tjetër veçse një sjellje primitive, mesjetare, çmendurie, abstrakte e kriminale ndaj së vërtetës që do të thotë: idealit dhe së drejtës për liri e bashkim kombëtar. Menjiherë pas rënies së perandorisë famkeqe otomane, shpalljës së Pavarsisë së Shqipërisë e mbarimit të luftës së II botërore, Ballkani u shndërrua në njërën nga pikat më të nxehta të Evropës. Për faktin se aty u shfaqen apetitet e Fuqive të Mëdha nga ana e Rusisë, Francës, Austro-Hungarisë, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, por gjithësesi edhe të shteteve sllave e çetnike. Pikërisht ishin pjesët shqiptare, që nxitën diplomacinë e këtyre shteteve për të punuar në rrugë të ndryshme rreth ndryshimit të kufijve (duke i coptuar trojet tona etnike) në dobi të shteteve sllavo Greke, Serbo çetnike, Malazeze e Maqedone. Me hyrjën e brigadave të kuqe Jugosllave në Kosovë, u bë dhunshëm ndarja e coptimi i trojëve shqiptare nga ana e serbo çetnikëve kuptohët nën mbeshtetjën edhe të disa servilëve karieristë të cilët edhe historia i ka të shënuar dhe i njeh shumë mirë që do të thotë se ishin edhe disa të të ashtuquajtur shqiptar të "ndershëm" të cilët nuk e kundërshtuan, mbeshtetën dhe i pranuan copëtimët e pjesëve të Shqipërisë Etnike duke e ulur edhe Flamurin Shqiptar të Gjergj Kastriotit nga të gjitha qytetet e saja të coptuara e kishat katolike, flamur i ngritur e mbajtur fuqishëm edhe nga rilindasit tanë kombëtar, klerikët dhe njesitët e "Ballit Kombëtar". Perbindëshat komunistë kryen pushkatime e atentate në masë mbi shqiptarët e pafajshëm të Kosovës pa dallim besimi, për të gjithë ata që ishin ta pabindur ndaj regjimit totalitar të PKJ-së i dorëzuan atij me qindra e mijëra të tradhëtuar e vetdorëzuar "vëllezërve" serbofil për t'i kaluar në torturime e likuidime nëpër kazamatet famkeqe të regjimit Jugosllavë.

Biografija, historia dhe atdhetarizmi i familjës Jakaj dhe i birit të tyre Tomës

Emri:  2.jpg    Shikime: 25    Madhësia:  17.2 KB Duke dashur me vetëdije të plotë t'i shmangem një përvoje të gjertanishme, të cilën e aplikojnë pjesa dërmuese e disa bashkolegëve të mi të cilët përmendin e shkruajn për veprat e idealet e personaliteteve atdhetare të atyre të cilët ikin në amshim, unë kësaj radhe natyrisht se kam shtuar edhe një cikël tjetër pakëz më ndryshe, jo vetëm se do do e veçoj heroizmit e të dy heronjëve të " Ballit Kombëtar" Pjetër e Ndue Jakut nga Ranoci i Lugut të Drinit por kësaj do ia shtoj edhe veprimtarinë atdhetare, patriotike të pinjollit të
Jakajve, nacionalistin e dalluar të " Ballit Kombëtar" Tom Jakaj i cili fatbardhësisht që është mirë më shëndet e gjëndet në mesin tonë , në realitet jeton e vepron me më të dashurit e tij në Westchester NY të Amerikës. Toma rrjedh nga një familje e cila në Ranoc të Lug Drinit njihej për trimëri, fisnikëri e bujari andaj edhe kurdo që thirrej kushtrim dera e shtëpisë së familjës së tyre apo e Jakalive edhe siq njihej në këtë trevë ishin të gatshëm të i kapin armet dhe të i pergjigjen armikut serbofil me plotë sakrifica të shumta. Si fëmijë Toma ishte shumë i zgjuar i shkathët, i mënqur, e fisnik, u rritë në familjë patriarkale, patriote dhe luftëtare për atdhe e fe. Pikërisht ashtu edhe siq e pershkruante xhaxhai i babait tim Nikolla ( ish-kryetar i Zllakuqanit ) i cili në mes tjerash na thoshte gjithëherë se kulla e familjës së Jakajve ka qenë e perfshirë në çdo kohë prej shumë anëtarësh në aktivitetet nacionaliste e çlirimtare. Ishte një familje shumë mikpritëse që kishte rregull e discipline, vertetë një familje bujare tipike shqiptare qe dikur gjatë shekujve e rrjedhave të historisë nder shekuj familjët e tilla janë vlerësuar apo quajtur familje patriarkale. Tom Jaku është i lindur me 1942 në Ranoc të Klinës ka të kryer mesimët katër klasëshe në shkollën shqipe të Zllakuqanit.Shkollë e hapur me shugurimin e Kishës së Zllakuqanit nga tetori i vitit 1897 nga bibliografi i shquar i kohës At Shtjefën Gjeçovi, prelat e mësues i formuar me një kulturë poliedrike, shkrimtar e studiues erudit, dinjitoz dhe kompetent në ndjekje të shembullit të Buzukut, Matrenges, Bogdanit. Mësuesi i parë i Tomës ishte Ali Boja nga Kerrnica e Klinës. Ai gjithmonë para nxënësve të mësonjtorës së "At Shtjefen Gjeçovit" të Zllakuqanit ua mësonte dhe shtjellonte nxënësve të tij formulat edukative e arsimore të shëndosha të rilindasve kombëtar. Pushteti Jugosllav në atë kohë ashtu sikurse paraadhësit të tyre të mbretërisë serbo kroate sllovene e otomane ishin gjithnjë në gjah ndaj atyre që percjellnin dijën tek nxënësit-brezat e njomë, duke i përcjellë ata në çdo hap dhe në çdo kohë duke ju hapur ndoshta edhe dosje dhe duke i shpallur armiq të shtetit. Andaj mësuesi Ali Boja edhe përkunder trysnive të tilla kurr nuk u gjunjëzua, ishte ndër mësuesit e ngritur të kësaj treve dhe gëzonte një respekt të veçant tek shokët e tij të punës, tek nxënësit dhe tek popullata e Lugut të Drinit. Mësuesi Ali ndiqte idealin e bashkë familjarit të tij Feriz Bojës ish-komandantit të batalionit të Shaban Polluzhes dhe antar i Shtabit Suprem i cili shquhej fuqishëm për trimëri në perleshje kundrejt ushtrisë Jugosllave-çetnike.

Kulla e Jakajve edhe pas vrasjës së Pjetrit axhës së Tomës vazhdoj të mbetet një kullë kuvendimi, pajtimi e kushtrimi për njerëzit e trevës e çelulat e "Ballit Kombëtar"

Emri:  3..jpg    Shikime: 22    Madhësia:  15.4 KBIshte Pjetër Jaku (1898-1945) axha i Tomës që në atë kohë drejtonte me nder kullën e tij, ai ishte edhe pjesë e njesitëve të " Ballit Kombëtar" i cili në forma të ndryshme i kundervihej hordhive çetnike, të cilin soldateska famkeqe e arrestojnë e torturojnë në mënyrë barbare, e pushkatojnë pa gjyq, sikurse shumë shqiptar të tjerë të Kosovës si: Rrustë e Ukë Rugova, Llesh Gjon Lleshaj, Col Bajraktarin nga Uça, Najram Gashi, Ramë Alinë, Sadri Hotin, Kol Gojani, Nrecë Nikollën , Shaban Demën, Feriz Bojën e shumë të tjerë nder të vrarë kishte edhe të burgosur e të denuar të tjerë si: Pjetër Gjini, Gjon Grabanica, Zef dhe Simon Kola, Tom Culaj, Ndue Shala, Hil Perlleshi ( vlla i Ndue Perlleshit), Dedë Ndrecaj, Ibish Sokoli etj. Pushkatimi e burgosja e tyre bë me urdhër të njësive të kuqe të PKJ-së që udhëheqeshin nga krimineli çetnik Radosh Toshiqi nga fshati Kosh komuna e Istogut.
Menjiherë me vrasjën e Pjetrit me 7. 1. 1945, timoni i kullës së familjës Jakaj bie mbi supet e vëllait Ndout apo babait të Tomës të të cilin me të vertetë e prisnin angazhime dhe punë të veshtira si në aspektin qeverisës të kullës e familjës ashtu edhe në pergjegjeje të kauzës, në mbeshtetje të njesitëve të "Ballit Kombëtar" që do të thotë nga çasti i vrasjës së Pjetërit, kulla edhe më tepër ishte cak i represionit nga ana e UDB-së Jugosllave. Kulla e Jakajve edhe pas vrasjës së Pjetrit nën udhëheqjën e Ndout vazhdoj të mbetet një kullë kuvendimi, pajtimi e kushtrimi për njerëzit e trevës e çelulat e "Ballit Kombëtar" që do të thotë se ajo kullë në realitet perveç se ishte kullë familjare ajo ishte shëndërruar edhe në një depo armatimi, veshmbathje, ushqime e gjera të tjera të nevojshme për rrethin e luftetarët e kauzës së asaj kohe. Në kullën e Ndue Jakajt gjetën strehimi edhe shumë luftëtarë të lirisë të denjë të kohës, si komandanti i njohur apo lideri kryesor i "Ballit Kombëtar" për Lug të Drinit, Ndue Përlleshi, Marie Shllaku, profesor Ymer Berisha, Shaban Dema e shumë të tjerë. Kështu që kontributi i tij dhe i kësaj familjeje ishte i pakompromisë e i jashtëzakonshëm i frytshëm në sferat e pergjithshme kombëtare, fetare e njerëzore. Kjo ndikoj që të zgjerohët urrejtja për pushtuesit Jugosllavë dhe me tërë qeniën e tij Ndou në bashkpunim me rrethin e tij u angazhua për shkatërrimin e ketij regjimi mesjetar duke i ndihmuar grupet e rezistencës shqiptare që vepronin kundër UDB-së apo pushtuesit Jugosllavë. I dha mbeshtetje të fuqishme mikut të tij të familjës, e idealit komandanitit Ndue Përlleshit, i cili me çetat e tij vepronte kunder diktaturës në tërë trevën e Dukagjinit për bashkimin kombëtar duke sulmuar hordhite mesjetare çetniko komuniste të cilët edhe në pafajsi persekutonin e vrisnin me torturë popullatën e pambrojtur të trevës. Ndue Jaku bashkpunoi e ndihmoi edhe çetat të tjera të kryengritesve nga Dukagjini, Drenica, Llapusha, si Shaban Polluzhen, Marie Shllakun, Zef Gjidoden etj.

Rivarrimi i eshtrave të Ndout, babait të Tomës u bë pas 39 vjetësh me 18.tetor. 1987 në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës nga ana e Don Mark Sopit ish-famullitar i Kishës së Zllakuqanit

Emri:  4..jpg    Shikime: 40    Madhësia:  20.5 KBMbeshtetur edhe në të dhëna faktike të asaj kohe me ndikimin e Ndue Jakut në shënjë hakmarrje për vrasjën e vëllait Pjetrit dhe shqiptarëve të tjerë të asaj treve, likuiduan kriminelin çetnik Radosh Toshiqi nga Koshi i Istogut.

Në çrast soldateska Jugosllave menjiherë e arrestojnë dhe e torturojnë barbarisht nacionalistin e "Ballit Kombëtar" Ndue Jakaj i cili më vonë edhe nga torturat e rrahjet e marra ndërron jetë më 6. 2. 1948 duke u lenë pasardhësve të tij "Dekalogun" kryesor të "Ballit Kombëar" ( të hartuar në vitin 1942), në ndjekje të ideologjisë e filozofisë së Mit'hat Frashërit dhe të Djathtës Shqiptare për Bashkimin e Shqipërisë Etnike. Rivarrimi i eshtrave të tij u bë pas 39 vjetësh, pikërisht me 18.tetor. 1987 nën pjesmarrjen e familjës e miqëve të Jakajve në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës, percjellë me rite fetare nga ana e Don Mark Sopit famullitar i Kishës së Zllakuqanit e më vonë ish-Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës i cili e bëri dhe bekimin e varrit e të eshtrave të Ndue Jakut andaj edhe tha se Nou ishte dhe mbetet në kujtesën e perjetëshme si testament i pashuar për lugdrinasit. Pas atij momenti të bekimit të varrit dhe eshtrave, të gjithë pjesmarrësit me nga një grusht dhe e mbuluan arkivolin me eshtrat e Ndue Jakut, duke ia besuar Zojës së Bekuar, njeriun e pavdeshkëm për fe e atdhe!

Njohuritë për Tomën e familjën Jakaj i njoha edhe më shumë edhe nga studjuesi Tom Mrijaj

Duke mos pasur mundësi realizimi të plotë të projektit të Vasa Çubrilloviqit dhe të projekteve të tjera, pas Luftës së Dytë Botërore, edhe perkundër kolonizimeve, trysnive e dhunës ndaj shqiptarëve pushteti i asaj kohe, vijoi zbatimin e fazave të mëtejshme të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve duke u bërë ndaj tyre represion në ndjekje pikërisht ishin edhe keto motive të sipërprermendura që shtyen edhe nacionalistin Tom Jaku me familje të e braktisin atdheun e tyre. Largimi i tij është bërë në vitin 1969 nën mbeshtetjën e mikut të tij të familjës malësorit të devotshëm Pjetër Vatës, për të vazhduar mbijetesën e aktivitetin e tij nacionalist të " Ballit Kombëtar" tej Atlantikut. Njohuritë e mia për Tomën e familjën Jakaj pak a shumë i kisha të njohura edhe nga studjuesi e hulumutesi i permasave të mëdha kombëtare Tomë Mrijaj që jeton e vepron në Yankers të New Yorkut, publicist e autor i parë i shkrimit për Pjetër e Ndue Jakun ( në librin "NDUE PERLESHI TRIMI I DUKAGJINIT" i Jetish Kadishanit, pjesa e II, faqe 320-326 ) e të shumë veprave e jetëshkrimeve i cili nga Yankersi i New Yorkut ia ka kushtuar edhe personaliteteve të tjera atdhetare e kombëtare Ndue Perlleshit, Marije Shllakut, Shaban Demës, Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku, Dr. Mons Zef Oroshi, Kolonel Xhemal Laçi, Dom Anton Kçirës, Akademik Rexhep Krasniqit, Dr. Ibrahim Rugovës, Mons. Mark Sopit,prof. Zef Nekes e dhjetëra e dhjetëra figurave të tjera të shkruara e të pabotuara të rendësishme për atdhetarët shqiptar. Njohja me thellë me nacionalistin e "Ballit Kombëtar" Tomë Jakun për mua ishte në rrethana paksa të çuditshme. Kështu që për herë të pare, njohja më afër nisi nga dhjetori i vitit 2016, kur ne-një grup intelektualësh të Lugut të Drinit, fillonim pergaditjet për mbajtjën e akademisë përkujtimore në shënim të 10 vjetorit të kalimit në amshim të ish-Ipeshkëvit të Ipeshkvisë së Kosovës Mons. Mark Sopit. Në organizim e bërje të ftesave për personalitetet e kauzës në Kosovë, Shqipëri dhe emigracion. Nacioanlisti i "Ballit Kombëtar" Tomë Jaku më është pergjegjur permes emailit duke me thënë: i dashur kumara Lekë! Falëmnderit për ftesën, imzoti ynë Mark Sopi e meriton këtë që po ia bëni, vertetë jam paksa edhe i shtyer në moshë dhe nuk më lejojnë rrethanat, është edhe kohë dimri, unë jetoj në Amerikë nga viti 1969, andaj ty dhe bashkpuntorëve tuaj ju deshiroj mbarësi. Më vije mirë thoshte Toma, që edhe ti si pasardhës i familjës patriarkale, fisnike e bujare e Mark e Ndue Jakut - Mrijaj nga Pataqani i Klinës jeni nismëtar e mbeshtetës i organizimit të akademisë perkujtimore, ju pergëzoj të gjithëve për iniciativën në fjalë. Don Mark Sopin pasardhësin e martirëve të karadakut e kam njohur shumë mirë qysh në misionin e tij meshtarak në famullinë time të Zllakuqanit e aq më tepër në në fund viteve '80 sa ishte për një vizitë në New York. Shtëpia ime në Armonk të New Yorkut ishte shtëpia e tij e dytë pikërisht edhe një Kishëz e vogël që ishte në shfrytëzim edhe për familjën time ndaj edhe mbeshtetja ime dhe e miqëve të mi për asnjëherë nuk i mungoj. Ne si mergimtarë e grigjë e tij ishim të lumtur për vizitën e don Markut në ato kohë, ai vertetë ishte një prelat i paparë e ithtar i kauzës kombëtare dhe i humanizmit njerëzor në përgjithësi, dinte ti çmonte e admironte njerëzit e humanizmit vullnetmirë dhe të vlerave universale pa dallim, pikërisht kishte miq të shumtë të këtyre vlerave që e rrethonin. Andaj Toma shtoj duke thenë se aktivitetin kombëtar, fetar e human të imzot Markut veçse e njohi bota e shqiptarët anekend Shqipërisë së Kastriotit e mergatës që do të thotë ai qysh në kohën kur ishte në Kongresin Amerikan i cili siq dihët haptasi e kundërshtoi tezën e lansuar për shqiptarët e besimit islam për radikalizëm dhe fundamentalizëm fetar. Vlerat e prelatit imzot Sopit prej një faktori unifikues në aspektin kombëtar i shfaqi në senat i cili gjatë dëshmise së tij tha: Të dashur miq amerikanë shihni, lufta në Kosovë është e paparnueshme dhe në asnjë mënyrë nuk ishte dhe kurrë nuk duhët të cilësohët lufte fetare, kurrë nuk ka qenë as luftë nderetnike dhe as fetare, por ka qenë diq krejt ndryshe që do te thotë veq një politike. Politike, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, deshiron të ketë të drejtë e liri, si popujt e tjerë paqedashës, të jetojë dhe të veprojnë të bashkuar. Ketë populli ynë paqedashës e ka deshiruar ketë edhe e ka arritur. Për një luftë fetare në asnjë mënyrë kurrë për asnjëherë nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka te tillë për asnjëherë për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë lufte fetare. Saktësisht më një formulë stabiliteti të akorduar e mbeshtetur nga ana e juaj mund të zgjidhët nyja e Kosovës, Europa nuk është në gjëndje ta bejë ketë jeni ju Amerikë që mund ta bëni, është vetëm Pavaresia e Kosovës ilaqi që ndihmon e stimulon vetëm paqe e siguri, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin, ballkanin e europën. Me 31. 5. 2016 në aeroportin nderkombëtar "Adem Jashari" të Prishtinës pas pak vjetësh nga Amerika arriti në Kosovë nacionalisti "Balli Kombëtar" Tom Jaku. Ai është mirëpritur nga intelektual dhe miq të tij të dashur Prof. dr. Muhamet Shatri historian e studjues i çështjes kombëtare shqiptare e lider i shoqatës "Trojet e Arbërit", Prof. dr. Riza Sadiku anëtar i Shoqatës "Trojet e Arbërit", Mr. sci. Besim Morina nenkryetar i Shoqatës "Trojet e Arbërit" ish i burgosuri politik e shkrimtari Ismet Sopi, publicisti Lekë Mrijaj e bashkë familjarët i tij Dr. Marjan Jaku e miq të tjerë të dashur. Më të arrirë në Kosovë permes Frankfurtit të Gjermanisë nacionalisti Tomë Jaku me zonjën e tij Pashkën në shënjë respekti ftoj intelektualët, miqtë e familjarët e tij që e rrethonin për një darkë miqësore në Restoranin "Aviano" të Sllatinës, në çrast aty u shkëmbyen shumë ide e mendime të ndryshme atdhetare. Ishte prof. dr. Muhamet Shatri e prof. dr. Riza Sadiku që nacionalistit Tomë Jakajt i deshiruan mirësardhje ndaj e çmuan aktivitetin e tij gjithperfshirës i cili dhe pse i tretur larg atdheut në Amerikë, ai për asnjëherë nuk kurseu asgjë në reflektim të kauzës kombëtare për liri dhe pavarsi të Kosovës. Në mbrëmjën e asaj nate pjesmarrës ishin edhe pjestarët e "Ballit Kombëtar", dr. Ahmet Mulliqi kryetar e Cen Pushkolli anëtar të cilët e vlerësuan tejet lartë kontributin e anëtarit të tyre ne shënjë respekti për aktivitetin e tij kombëtar.Tom Jakajt i dhuruan në shënjë mirnjohje Flamuri me Stemën e "Ballit Kombëtar". Të pranishmëve pjesmarrës edhe pse i sterlodhur nga rrugëtimi i largët e i emocionuar më plotë mallë për atdhe, me një fjalë pershëndetëse u paraqit nacionalisti Tomë Jaku i cili i falënderoj të pranishmit duke thënë se unë, si pasardhës i deshmorëve të atdheut i biri i Nduot e nipi i Pjetrit e dhashe kontributin tim personal për kauzën kombëtare në zbatim të idealit të Mit'hat Frashërit e rilindasve te tjerë, këtë e bëra nën mbeshtetjen e miqëve të mi atdhetar që i dua dhe më duan ndaj dua ta veçoj dhe të falenderoj posaqe kumbarën tim të familjës publicistin e anëtarin e Shoqatës "Trojet e Arbërit" Tomë Mrijaj me veprim në New York të Amerikës si dhe shumë miqve të tjerë. Andaj të dashur miq ju premtoj se akoma nuk do të kursehëm do të shkrijë tërë potecialin tim për idealin e shënjt të heronjeve e martirëve për Bashkimin e Trojeve Tona Etnike të Gjergj Kastriotit.

Do të qëndroj i pamposhtur deri në vdekje pro "Dekalogut " të " Ballit Kombëtar"

Gjatë tërë kohës sa ishte në pushim në vëndlindje kisha nderin të e shoqëroja dhe të njihja më mirë njeriun e kauzës kombëtare i cili më këshillonte e më udhëzonte se si dhe çfarë duhet bërë shqiptarët në mënyrë që t'i forcojmë edhe më shumë radhët tona të organizimit për detyrat që i kërkon edhe sot koha. Ai shtjellonte pikë për pikë historinë e martirizimit të bashkfamiljarëve, kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve të trevës së tij. Nga malli për familjarët disa herë qëndroi në varrezat e Ranocit aty ku prehën bashkfamiljarët e tij të martirizuar nga soldateska serbo çetnike në çrast edhe perkulej e lutej për shpirtërat e tyre që të ndermjetësojnë tek Hyu për mbarësi në familje, për të mirën e trevës e bashkimin e trojeve tona etnike, madje nuk kurseu vetën në rregullimin, riparimin, freskimin e varrezave të prindërve të tij. Toma sa ishte në Kosovë fliste edhe për levizjet kombëtare e aktivitetin patriotik, kombëtar e humanitar gjithperfshirës në emigracion, duke thënë se për asnjëherë nuk kurseu asgjë për atdheun me participime të ndryshme humanitare e financiare për atdheun e kishat katolike shqiptare në tërë zonat e për rreth saj si në Malësi, Zllakuqan të Klinës etj. Ishte qëndrim i tij, për asnjëherë nuk deshironte të permendëte emra apo shifra se kujt dhe sa participoj për kauzën, kishat e ndaj njerëzve me nevoja, gjithmonë më thoshte: kumara Lekë! unë gjithmonë do të qëndroj besnik deri në vdekje pro "Dekalogut " të " Ballit Kombëtar" të trashëshuar nga familjarët e mi të martirizuar për atdhe në ndjekje të ideologjisë e filozofisë së Mit'hat Frashërit dhe të Djathtës Shqiptare për Bashkimin e Shqipërisë Etnike, i cili fliste me qendrime të prera duke e përmendur gjithnjë një fjalë të vjetër e të urtë:"Të mirën bëje e hidhe në det, po se diti kush, e di, Zoti,vet".

Kjo ishte koha që unë e kisha mundësin të e kaloja me Tomë Jakaj dhe t'i analizonim në detaje të gjitha zhvillimet e historisë brenda hapësirës shqiptare dhe jashtë saj mëndoj se puna dhe përvoja e tij duhet të na shërbejë si shkollë e veçantë dhe e çmuar për të ecur ndershmërisht drejt realizimit e finalizimit të aspiratave të të gjitha gjeneratave para nesh- bashkimit kombëtar.
Fotografitë e Bashkëngjitura
    

Sot kan festsot festojnë ditëlindjen :

Posted: 12 Jan 2017 01:22 AM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN :
Fastlaneddie, aleksander (50), XHAVIT SHABANI (36), prowler (36), steli (35), SweetBoyTr (35), outlaw_boy (35), Zoteria (34), shkod--rano (33), R---gent (33), GjikT (30), Ardian1 (30)
Emri:  BAHRI QELLIMI              O.jpg    Shikime: 59    Madhësia:  68.0 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Çfarë e bën një shef, një shef të mirë?

Posted: 11 Jan 2017 03:19 PM PST

Përshëndetje të gjithëve.

Duke marë parasysh cdo përvoje e cdokujt që ka qënë punonjës apo dicka të ngjashme, cili ështe tipari kryesor i një shefi të mirë!?
Displina, inteligjenca, karakteri, vetëbesimi, pra cila është ndër tiparet qe pikasin më shumë në të tilla pozicione?

Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

Posted: 11 Jan 2017 12:41 PM PST

Zyrtare: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump[/B]

Emri:  auto_d1484069790.jpg    Shikime: 173    Madhësia:  24.3 KB

Senatori i Shtetit të New Yorkut Marty Golden, fton Princin Leka në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45të, SHBA, Donald Trump.

Miku i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, senatori republikan e shtetit Marty Golden, ka ftuar zyrtarisht, Madhërinë e Tij - Princin e Shqiptarëve, Leka, në një letër që mban logon e senatit të Shtetit të New Yorkut, dhe firmën e senatorit Marty Golden, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të, SHBA, Donald Trump.

Në ftesë e tij senatori republikan i Shteti të Nju Jorkut, zoti Golden, i drejtohet Madhërisë së Tij Princi Leka - duke i thënë se është nder për të ftuar përzemërsisht si mysafir të tij, mik i zgjedhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ceremoninë Presidenciale, atë të inaugurimit, të Presidentit Donald J. Trump, më 20 janar 2017 - në Washington D.C. ku zoti Donald J. Trump do të bëjë betimin si Presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta "Bota sot".

Më tej në ftesën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë(SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Përveç, kësaj, kjo ceremoni inaugurimi mendoj se përcjell edhe një mesazh të qartë edhe për udhëheqësit e tjerë të botës, si ne në SHBA, ne riafirmojmë Amerikën, vlerat e saj dhe angazhimin tonë, për lirinë tonë por dhe lirisë së gjithë botës".

Së fundi thotë zoti Golden, :“Unë shpresoj se ju keni për t’a pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”

Sinqerisht, Senator Martin J. Golden - Anëtar i Senatit të Shtetit të New York-ut.


p.s Kam ven re se ky lajm nuk eshte prekur fare nga mediat shqiptare. Prandaj mendova ta perhap ku te mundem.
Me behet qefi qe kane ftuar kete djale i cili jo vetem qe vjen nga nje familje fisnike e vertete dhe qe e pasqyron kete gje me se miri nepermjet sjelljes dhe maturise qe perdore mes hienave dhe kanibaleve qe kane kapur rob shtetin shqiptare per me shume se 75 vjet. Kjo eshte nje shuplake per te gjith politikanet e Shqiperise.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

BB: Ekonomia shqiptare në 2017-ën me 3.4% rritje

Posted: 11 Jan 2017 06:54 AM PST


Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike të qëndrueshme për rajonin e Ballkanit. Në raportin e Prosperitetit Ekonomik, ku ajo jep vlerësime dhe parashikime për të gjithë botën, ajo mban të pandryshuar nivelin e rritjes ekonomike për Shqipërinë.

Në 2016-ën, ky raport vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%, ndërsa këtë vit me 3.4%. Qeveria ka parashikuar një rritje më të madhe në raportin ekonomik fiskal.

2016-ta vlerësohet nga financat me një rritje 3.4, ndërsa 2017-të me 3.8%. Në një tjetër raport të siguruar nga Tv Klan, Forumi Ekonomik Botëror jep dhe vlerësimet e risqeve për ekonominë shqiptare.

Në vend të parë vijnë risqet fiskale, të cilat lidhen me nivelin e taksave. Por shqetësuese për këtë institucion financiar është edhe konflikti ndërshtetëror i cili renditet si risku i dytë më i madh, i pasuar nga tregtia e paligjshme ose informaliteti dhe ekspozimet nga sulmet terroriste. / TV KLAN

Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

Posted: 11 Jan 2017 06:48 AM PST

Emri:  1484109214Obama.jpg    Shikime: 134    Madhësia:  49.7 KB

Në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

"Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë" nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në Çikago.

Por Presidenti në largim paralajmëroi se "Demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë".

Ai iu lut amerikanëve t'i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur "ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë".

Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane - pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në "flluska", ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: "Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim - por në tuajat".

Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Në pritje të …… Trump

Posted: 11 Jan 2017 12:33 AM PST

Kur fjala e Artistes së njohur Meril Streep u duartrokit nxehteësisht nga të pranishmit në sallën e ndarjes së çmimeve në Golden Globe, mendova se ka gjithmonë një përplasje të fortë midis ushtrimit të pushtetit dhe mendimit intelektual përsa i përket mënyrës së ushtrimit të këtij pushteti dhe etikës, moralitetit dhe shoqërisë që ka zgjedhur atë qeverisje.
Dihet që filosofia e Anti-establishment është një filosofi politike që e paraqet strukturën e pushtetit drejtues të një kombi apo të një shoqërie - si të korruptuar, shfrytëzuese ose të padrejtë.
Ndërsa Meril Streep që praktikisht përfaqësoi para dy ditësh shtresën intelektuale dhe artistike të SHBA (ndoshta dhe të botës) por që mbetet një përkrahëse e demokratëve, tha: `` Mungesa e Respektit sjell Mungesë Respekti, Dhuna nxit Dhunë. Kur Pushtetarët përdorin pozitën e tyre për të bezdisur të tjerët, ne të gjithë humbasim!!!``.
Dhe frazën tjetër të famshme për sa i përket politikave që kërkon të implementojë Trump: ``Hollivudi është i mbushur me të jashtëm dhe të huaj. Ku i kanë ata certifikatat e lindjes?..... Kështu kur ju i shqelmoni ata si top futbolli dhe i nxirrni jashtë ju nuk ddo të shihni gjë tjetër përveçse një përzjerje futbolli dhe arti marcial``.
Pra mund të shihen dy filosofi të ndryshme që e shohin të ardhmen e SHBA ndryshe por që të dy palët kanë të drejtë përsa i përket politikave që duhet të ndiqen.
Nga njëra ana Trump ka të drejtë të kërkojë të fokusohet tek problemet e mprehta ekonomiko-financare dhe sociale brënda SHBA, por duke qënë kundërshtar i madh i emigrantëve, duke patur doza raciste në parrullën e famshme të tij `Make America Great again`; dhe nga ana tjetër Meril Streep e cila përfaqësoi çuditërisht të gjithë shtresën intelektuale dhe të artistëve të SHBA (por edhe të Botës) e cila kundërshton arrogancën e pushtetit i cili kërkon të vendosë çdo gjë duke mos pyetur duke mos respektuar shtresën amerikane që bart traditën dhe njerëzit që kërkojnë të emigrojnë për një jetë më të mirë në SHBA. Kjo arrogance u vërtetua edhe nga kundërpërgjigja e Trump ndaj fjalës së Meril Streep: `…Ajo mbivlerësohet`- tha Trump.
Po çfarë pritet nga ardhja e Trump si president në SHBA?
Presidenca që do të vijë pas disa ditësh e Trump ka si synim filosofinë që paraqitëm më lart: `Ta bëjmë Amerikën e madhe përsëri`.
Dhe këtu del pyetja e thjeshtë : po përse, ishte bërë e pafuqishme Amerika gjatë 8 viteve të Obamës?
Me sa duket po.
Exsporti i kapitalit dhe Globalizmi aqi preferuar i politikave të Obamës i dha shumë përfitime sorrosoianëve por që shkaktoi probleme të mëdha ne SHBA; papunësi, varfëri, me një rrogë/h më të vogel se shumë shtete të BE, Kanadasë dhe Australisë, përmbytjen me drogë aq sa Kalifornia para dy ditësh miratoi dhe hyri në veprim `lejimi i përdorimit të Marihuanës rekreative duke shaktuar një pështjellim social,papunësi apo më mirë punësime sezonale, pune të part time, emigracion masiv, dhe paqëndrueshmëri ekonomike, me një borxh total të brëndëshëm prej 14.1 trilion dollarë ( GDP=17 trilion dollarë).
Dihet që eksporti i Kapitalit ka një të keqe të madhe për vëndin që eksporton: krijon papunësi. Obamacare mbetet një reformë e dyzuar sepse krahas mbulimit me shërbim shëndetësor të rreth 20 milion amerikanëve, kjo shkaktoi një dëmtim të rëndë të siguracioneve shëndetësore në SHBA, duke rritur kundërshtitë e klasës së mesme dhe të pasur.
Në politikën e jashtme, idea e Obamës dhe e Demokratëve për të demokratizuar vëndet arabe (kujtoni pranverën arabe) dha efekte të kundërta dhe e uli prestigjin amerikan në botë.
Shumë akuzojnë se Obama ndikoi në fuqizimin e ISIS dhe Al Nusra, me qëllim që të mposhtëte Bashar al Assadin. Përhapja e ekstremizmit pseudo-islamik dhe frika ndaj atentateve, shpërthimeve është duke tonditur jo vetëm SHBA por dhe botën.
Ideja fikse dhe paranoja kundër Rusisë ishte një disfatë tjetër politike e Obamës sepse kjo shkaktoi efekt të kundërt duke e bërë Rusinë një rrezik real për SHBA në vënd që ta dobësonte nga sanksionet e marra nga qeveria Obama.
Këto dështime arritën që Miliarderi Trump të fitojë zgjedhjet jo vetëm për shkak të populizmit të tij, por edhe për shkak të ideve të qarta të tij për politikat që do të realizojë brënda vendit.
Akuzat e demokratëve dhe të NSA, CIA, për ndërhyrjen ruse dhe ndikimin e kësaj ndërhyrjeje nëpërmjet dëmtimit të partisë demokrate për shkak të mundësimit të rrjedhjes së informacionit nga kjo parti dhe ekspozimit të saj në publik, Trump i konsideroi të pabaza dhe keqdashëse duke përmëndur argumentin rus se…. rrjedhja e informacionit nga Partia demokratike amerikane ka ardhur nga kundërshtarët e vetë Hillari Clinton si ata të Sandersit dhe jo nga Rusët….
E parë në këtë kënd vështrim, Politika e Trump do të jetë e fokusuar në problemet kryesisht në problemet brënda vendit.
Përsa i përket problemve jashtë vendit, me sa duket për të patur qetësi brënda SHBA, Trump kërkon zbutje të marëdhënieve me Rusët duke mos u bërë paranojak si demokratët përsa i përket politikave kundër Rusisë, por duke shpallur si kundërshtar kryesor ekonomik Kinën, e cila jo vetëm ka marrë eksportet e kapitalit amerikan, por i ka bllokuar eksportet amerikane dhe tregun e punës në Amerikë, sepse mallrat kineze kanë çmim më të lirë kështu që biznesmentët eksportojnë kapitalin por…lenë pa punë ameriaknët. Pra Trump nëpërmjet kësaj politike të jashtme do të marrë massa proteksioniste në favor kapitalit amerikan, do ta ndalojë të eksportohet jashtë ose nëse duan, atëhere do të ketë taksa të mëdha.
Politika ndaj emigracionit do të jetë një politikë e ngritjes së Mureve, me idenë se emigracioni ka sjellë të këqiat sociale në SHBA: drogë- prostitucion-kriminalitet. Dhe këtu mesa duket ka të drejtë.
Për sa i përket politikave në BE dhe në Ballkan e pikërisht ndaj vëndit tonë, Trump nuk ka sqaruar asgjë, por largimi i ambasadorëve politikë (të demokratëve), do të thotë diçka: mendoj se largimi i tyre i përket taktikës, sesa gjeo-strategjisë amerikanë ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë, e cila do të mbetet e pandryshuar.
Sidoqoftë priten ndryshime në të ardhmen nëse politikat Trump afrohen me politikat Ruse në Ballkan dhe Europë.
Kjo mund të thotë ndoshta dhe ndryshimin e kufijve aktualë në dobi të Shqipërisë e cila shihet nga të dy palët si një vënd me të ardhme në politikën e fuqive të mëdha.
Të shpresojme të ndodhë kështu.

Serialet e sugjeruar nga une!

Posted: 10 Jan 2017 11:54 PM PST

Keto jane Serialet e sugjeruar nga une:

1.Arrow
2.The Flash
3.Teen Wolf
4.Vampire Diaries
5.Supergirl
6.Beyond
7.Limitless
8.Beyond
9.Legends of Tomorrow
10.Timeless
11.Breaking Bad
12.Game of Thrones
13.Dragon Ball Super
14.Vikings
15.Prison Break

Shikoni Seriale Amerikane me titra shqip ketu: Shiko ketu
Shikoni Seriale Amerikane pa titra shqip ketu: shiko ketu

Pritet shpallja e gjëndjes së Jashtëzakonshme për tu ballafaquar me përmbytjet

Posted: 10 Jan 2017 06:59 AM PST

Pas motit të acartë, sinoptikanët paralajmërojnë se vendi ynë do të përballet me stuhi të mëdha shiu të cilat do të sjellin probleme në gjithë vendin, e sidomos në zonat problematike si Shkodra, Lezha etj.

Temperaturat pritet të kthehen në gjendje normale duke filluar nga e Mërkura e 12 Janarit, e më pas do të fillojë rënia e furishme e shiut e cila do të mbulojë të gjithë vendin.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë duket se do të detyrohet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për tu përballur me situatën e vështirë qe do të sjellin reshjet e mëdha të shiut.

Lajmi full:
Ketu

Related Posts :