Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Gjermani: Arrestohet një tunizian në lidhje me sulmin në Berlin ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Gjermani: Arrestohet një tunizian në lidhje me sulmin në Berlin ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Gjermani: Arrestohet një tunizian në lidhje me sulmin në Berlin 

Posted: 04 Jan 2017 08:54 AM PST

Autoritetet gjermane thonë se e kanë arrestuar një të njohur të dyshuarit si autor i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, Anis Amri.  Zëdhënësja e prokurorisë federale, Frauke Koehler ka thënë sot se autoritetet po hetojnë nëse ai ka luajtur rol në sulmin me kamion me epilog 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar.  Zëdhënësja ka thënë se 26 vjeçari tunizian, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka njohur Amrin prej vitit 2015, ndërsa të dy kanë ngrënë së bashku një natë para sulmit të 19 dhjetorit.  Koehler ka thënë se vendi ku jeton ky person është bastisur nga policia më 3 janar.  "Ne po e hetojmë atë për lidhje të mundshme me sulmin" iu ka thënë gazetarëve zëdhënësja e prokurorisë federale, duke shtuar se momentalisht nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj tij në lidhje me sulmin.  Megjithatë, prokurorët e Berlinit, në një komunikatë tjetër thonë se ata e kanë arrestuar të njëjtin person më 3 dhjetor, për mashtrim të përfitimeve sociale.  Anis Amri, 24 vjeçar është vrarë gjatë përleshjes me armë me policinë italiane, në periferi të Milanos, pasi ata e kanë ndaluar gjatë një kontrolli rutinor më 23 dhjetor.  Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Berlin. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump do e nominojë Clayton, udhëheqës të Komisionit të Letrave me Vlerë 

Posted: 04 Jan 2017 08:10 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë sot se do e nominojë Jay Clayton, në postin e shefit të Komisionit të Letrave me Vlerë.  Clayton momentalisht është bashkëpronarë në firmën ligjore, "Sullivan & Cromwell LLP", raporton Reuters.  "Jay Clayton është një ekspert shumë i talentuar në shumë aspekte financiare dhe regullave ligjore, dhe ai do të punojë që institucionet tona financiare të lulëzojnë dhe të krijojnë vende pune", citohet Trump në një komunikatë dërguar mediave. Trump më tej ka shtuar se: "Ne duhet të hedhim poshtë shumë rregulla që kanë dëmtuar investimet në bizneset amerikane dhe të rikthejmë mbikqyrjen ndaj industrisë financiare në atë mënyrë që nuk dëmton punonjësit amerikanë". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Miliona fëmijë jetojnë në zona pa anesteziolog pediatrik 

Posted: 04 Jan 2017 07:31 AM PST

Mbi 10 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara nuk jetojnë afër një anesteziologu pediatrik, apo mjeku i cili është i specializuar në mpierjen e fëmijve gjatë operacionit.  Të dhënat e këtij studimi të ri janë raportuar nga Reuters.  Anestiozologët pediatrik iu japin fëmijve medikamente që janë të nevojshme për mpierje lokale apo edhe për t'i vënë në gjumë në tërësi derisa i nënshtrohen operacioneve dhe procedurave të tjera mjekësore.  Ata gjithashtu i monitorojnë të rrahurat e zemrës dhe gjëra të tjera rreth shëndetit të fëmijve gjatë kohës së ata janë në operacion. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OJQ-të akuzojnë Gruevskin se po ‘kërkon armiq të brendshëm’

Posted: 04 Jan 2017 06:44 AM PST

Drejtuesit e organizatave joqeveritare thonë se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia që drejton ai VMRO DPMNE dëshiron ta shuaj aktivitetin e sektorit civil pasi Organizatat joqeveritare dëshmuan se kanë forcë për ta përballur atë me keqqeverisjen gjatë më shumë se një dekade, sic thonë, "pa mbajtur llogari se vendi në këtë mënyrë do të futet në një krizë edhe më të thellë". Këto reagime pasuan një intervistë të Nikolla Gruevskit për mediat e vendit ku ai i cilësoi OJQ-të në Maqedoni si "të korruptuara dhe se punojnë kundër interesave të Maqedonisë si shtet". "Soros në Maqedoni krijoi armatë moderne. Sot beteja nuk është me armë si para 100 viteve, por me OJQ, media dhe gazetarë të korruptuar dhe ndikim mbi mediat e fuqishme botërore dhe qeveritë e fuqishme të huaja, që politikat e tyre ndaj një shteti t'i hartojnë sipas qëllimeve të tij. Ky është realiteti dhe për fat të keq kështu vepron Soros dhe atëherë të bëjnë si të duan, të mundojnë, të gatuajnë si një brumë. Do të bëjnë kriminel, hajdut, tradhtar edhe idiot, mostër, gjithçka që do të vendosin si qëllim, atë do të të bëjnë", ka thënë Gruevski. Por Fani Karanfilova Panovska, drejtuese e Fondacionit Shoqëri e Hapur e cila mendohet se financohet nga miliarderi George Soros për Radion Evropa e Lirë thotë se Guevski përmes ideve konspirative synon të sulmojë veprimin e sektorit civil për të ngulfatur aktivitetet e OJQ të cilat kërkojnë përgjegjësi politike nga drejtuesit e institucioneve për keqqeverisje. "Intervista për revistën elektronike "Republika" është e mbushur me shumë gënjeshtra, manipulime të shumta si dhe ide konspirative. Kjo paraqet dëshmi se lufta kundër sektorit civil nga ana e udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së nuk ka të ndalur dhe se kjo luftë fiton gjithnjë e më shumë në intensitet ndaj të gjithë atyre të cilët nuk mendojnë njëjtë si ai", thotë Panovska. Ndërkaq Albert Musliu, drejtues i Qendrës për Zhvillimin e Demokracisë, konsideron se deklarata e ish kryeministrit Nikolla Gruevski më shumë ka të bëjë me një porosi drejtuar anëtarëve të partisë së tij se pse "ai personalisht nuk mund të drejtojë qeverinë e ardhshme të qeverisë duke fajësuar OJQ-të". "Kjo deklaratë e Gruevskit vjen në periudhën që pritet të zhvillohen negociata intensive për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Nëse ndodh që VMRO DPMNE e drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski të jetë jashtë qeverisë së ardhshme, ose ai personalisht të mbetet jashtë qeverisë së ardhshme do të duhet që ndokush ta bartë fajin". "Kjo është mungesë vetë refleksioni. Maqedonia nuk e ka strukturën e disa shteteve lindore të cilat kanë mundësinë e imponimit të një totalitarizmi të plotë ku shteti do të mund të vendosë se cilat OJQ mund të funksionojnë e cilat jo sepse në Maqedoni ekziston ligj i qartë për funksionimin e OJQ-ve dhe vështirë se mund të ndryshohet rregullativa ligjore për shuarjen e tyre", thekson Musliu. Përderisa Bojan Mariqiq, drejtues i qendrës për Arsim Evropian, vlerëson se Nikolla Gruevski gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë, por edhe tani si drejtues i VMRO DPMNE-së synon që të kontrollojë veprimet e sektorit civil që kohën e fundit arrin të frymojë pak a shumë më lirshëm. "Pas ciklit të fundit zgjedhor, Nikolla Gruevski është në kërkim të një armiku të brendshëm dhe të jashtëm veçanërisht pasi kësaj radhe i duhet një fajtorë që do të bartë fajin për humbjen e partisë së tij në zgjedhje, përkatësisht VMRO DPMNE tani pse numëron 10 deputetë më pak se në zgjedhjet e fundit", thekson Bojan Mariqiq. Ndryshe, në dhjetor, menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, inspektorët e drejtorisë së të ardhurave publike dhe të policisë financiare kanë ndërmarrë një aksion të zgjeruar të kontrollimit të më shumë organizatave joqeveritare lidhur me burimin e financimit e tyre.  (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përhapja e gripit alarmante, por nuk shpallet epidemi 

Posted: 04 Jan 2017 06:02 AM PST

Numri i të prekurve nga gripi sezonal në Kosovë mbetet mjaft i lartë. Vetëm në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raportohet se brenda 24 orëve paraqiten rreth 135 raste të fëmijëve me grip. Megjithatë, gjendja e tanishme, sipas vlerësimeve të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk konsiderohet alarmante që të shpallet epidemi. Drejtori i Klinikës Pediatrike në QKUK, Muharrem Avdiu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gripi po paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve, por çështja e ngritjes së shkallës së rrezikshmërisë u takon institucioneve kompetente.  "Klinika nuk mund të merr vendime për shpallje të epidemisë. Por, unë mendoj se po rrezikohen fëmijët në Kosovë në aspektin shëndetësor. Gjendja nuk është e mirë. Nuk ka vend në botë që nuk merr masa të caktuara për gjendje të caktuara. Mendoj se instancat relevant përgjegjëse nuk mund të ndihen komod", ka thënë Avdiu. Tutje, Avdiu shton se nuk janë ndërmarrë masa adekuate nga institucionet relevante, ndonëse siç thotë ai, është dashur që së paku dy javë të vihen masat kundër epidemisë së gripit, në mënyrë që të parandalohet sado pak përhapja e tij e shpejtë. "Nuk janë ndërmarrë masa dhe mendoj se po shtrohet një temë që duhet të ndodhë. Për shembull mbyllja e çerdheve duhet të ndodh, pasi fëmijët i dërgojnë aty edhe me grip. Vetëm në rast të ngritjes së temperaturës i marrin fëmijët, me simptoma tjera, ata qëndrojnë aty. Grumbullimi i njerëzve në masë të madhe nuk është i mirë", ka thënë Avdiu. Por, epidemiologia Ariana Kalaveshi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka thënë Radios Evropa e Lirë se brenda këtij institucioni është komiteti për sëmundje ngjitëse që vlerëson se a duhet të shpallet epidemi gripi apo jo. Sipas saj, deri më tani nuk është parë nevoja për një gjë të tillë. "Raste të gripit ka. Gjatë muajit nëntor kemi pasur një fluks të shtuar dhe ka pasur influencë të gripit, por edhe viroza tjera. Kjo e ka rritur numrin e pacientëve në institucione shëndetësore. Por muaji dhjetor nuk ka shënuar rritje krahasuar me muajin nëntor". "Ky numër i rasteve është pritur, dhe nuk e ka kaluar pragun epidemik. Andaj ne nuk kemi shpallur epidemi gripi. Gjatë muajit janar pritet që numri i të prekurve me grip të rritet pasi është edhe muaj që prek më së shumti njerëzit me grip", ka thënë zonja Kalaveshi. Në anën tjetër, drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike, Hamdi Ramadani ka deklaruar se vetëm gjatë muajve nëntor dhe dhjetor kanë qenë mbi 100 raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku prej tyre 27 janë shtrirë për tu trajtuar. "Muajin nëntor dhe dhjetor kemi pasur një fluks të sëmundjes epidemike dhe numri i të sëmurëve ka arritur 104 raste në Klinikën Infektive. Ne kemi ngritur kapacitetet e stafit dhe të teknikës dhe shtretërve dhe kemi menaxhuar mirë me situatën. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Nga gjitha anët e Kosovës ka pasur të shtrirë. Kemi arritur t'i trajtojmë dhe të lëshohen në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi", ka thënë Ramadani. Sidoqoftë viruset sezonale, vlerësohet se bëhen më agresiv për shëndetin e njeriut kur ambienti është i papastër. Kosova është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtarë në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Përkeqësimi i nivelit të cilësisë së ajrit, sidomos në Prishtinë, ka vënë në alarm edhe Ministrinë e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, por edhe dikasteret tjera, konfirmojnë zyrtarët të kësaj ministrie. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Muri në Mitrovicë do të rrënohet gjatë janarit

Posted: 04 Jan 2017 06:00 AM PST

Muri i ndërtuar në Mitrovicë "nën dirigjimet nga Serbia", do të rrënohet gjatë muajit janar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri. Sipas saj, vendimi për rrënimin e tij bazohet  në ligjet e Kosovës të cilat nuk lejojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes. Muri në Mitrovicë është ndërtuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku Bashkimi Evropian po zbaton një projekt për rivitalizimin e urës dhe vënien e saj për qarkullim të rregullt pas barrikadave që ishin vendosur aty e të cilat pengonin lirinë e lëvizjes nga jugu në veri të Mitrovicës dhe anasjelltas. Kjo urë, ishte paralajmëruar se do të kthehet në qarkullim për makina dhe këmbësor qysh nga 20 janari i këtij viti. Por, tani mbetet të shihet se si do të veprohet me murin e ngritur aty nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, që udhëhiqet nga përfaqësuesit serbë. "Ndërtimi i këtij muri kishte prapavijë politike në mënyrë që të pengohet procesi i rivitalizimit të urës. Kjo është e qartë. Për më shumë se kaq, Serbia me të ka provuar destabilizimin e situatës në Kosovë, por ne kemi qenë shumë vigjilent ndaj këtyre provokimeve", ka thënë Tahiri. Sipas saj, ashtu siç janë hequr barrikadat në veri, do të largohet edhe ky mur i ndërtuar ilegalisht. Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të dhjetorit të vitit 2016, duke ngjallur reagimin e qytetarëve dhe të politikës. Kuvendi i Kosovës, ka miratuar një Rezolutë për çështjen e këtij muri, duke i kërkuar qeverisë që ta rrënoj atë brenda muajit janar të vitit 2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izrael: Një ushtar dënohet për vrasjen kundërthënëse të palestinezit

Posted: 04 Jan 2017 05:52 AM PST

Një gjykatë në Izrael e ka dënuar ushtarin, Erol Azaria, për vrasje, pasi ai ishte filmuar duke shtënë për vdekje kundër një sulmuesi të plagosur palestinez. Ushtari Azaria e qëlloi me plumb në kokë palestinezin, Abdul Fatah al-Sharif, derisa ai ishte i çarmatosur dhe ishte i shtrirë i palëvizshëm në rrugë. Incidenti ka ndodhur në Hebron, në Bregun Perëndimor, në mars të vitit 2016, pasi një ushtar tjetër ishte therrë me thikë. Sot, duke e paraqitur vendimin, një panel prej tre gjyqtarëve ushtarakë, e ka hedhur poshtë mbrojtjen e të akuzuarit Azaria, se e kishte qëlluar Sharifin, pasi ai kishte vazhduar të jetë kërcënim. Azaria i tha gjykatës se besonte se palestinezi ka mundur ta kishte një jelek me materje eksploduese. Ekipi i mbrojtësve të tij tha se kundër vendimit do të ushtrohet ankesë. Ushtari Azaria mund të ballafaqohet me dënim prej 20 vitesh burg. Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha se nuk pajtohet me vendimin e gjykatës, por ka kërkuar nga opinioni që ta respektoj këtë vendim. Ka pasur tubime në mbështetje të ushtarit Azaria, ndërsa disa politikanë të nivelit të lartë e kanë përkrahur atë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fshati gjerman i Gjeorgjisë

Posted: 04 Jan 2017 05:37 AM PST

Një fshat i vogël në Gjeorgji ende përmban karakteristika që i solli kolonia gjermane në fillim të shekullit 19-të.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ripërtritje e rublës së Rusisë

Posted: 04 Jan 2017 05:22 AM PST

Rubla ruse ka vazhduar të ripërtrihet kundër euros dhe dollarit amerikan, në dy ditët e para të tregtisë në vitin 2017, pasi vitin 2016 e përfundoi si monedha e dytë me performancën më të mirë në mesin e tregjeve të monedhave në zhvillim. Monedha ruse, rubla, dje e përfundoi këmbimin në nivelin 60.1 ndaj dollarit amerikan dhe 62.7 ndaj euros. Megjithatë, monedha ruse ende është larg nivelit që i kishte në krahasim me këto dy monedha, para imponimit të sanksioneve, nga ana e shteteve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë, në vitin 2014. Ngritja aktuale e rublës së Rusisë konsiderohet se po ndodhë për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe optimizmit për mundësinë e kthimit të rritjes në ekonominë ruse. Po ashtu, konsiderohet se pozitivisht ka ndikuar edhe mundësia e përmirësimit në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, nën presidencën e Donald Trumpit. Performancë më të mirë se rubla ruse, gjatë vitit 2016 ka treguar vetëm monedha e Brazilit, real, që ka shënuar forcim për 70% ndaj dollarit amerikan, gjatë vitit të kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jessen-Petersen: Kosova ka udhëheqje jashtë kohe dhe jashtë realiteti

Posted: 04 Jan 2017 03:07 AM PST

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lirë se lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit. Ai tha se Kosova ka nevojë për "një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë", meqë siç tha "liderët e sotëm nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: Përshëndetet përpjekja turko-ruse për Sirinë

Posted: 04 Jan 2017 02:26 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka mirëpritur përpjekjen e Turqisë me Rusinë, për ripërtritjen e armëpushimit në Siri dhe bisedimeve për paqe, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Shtëpia e Bardhë tha mbrëmë se Obama i ka shprehur ngushëllime Erdoganit për sulmin e "tmerrshëm" terrorist në Stamboll, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik, dhe për sulmin e 17 dhjetorit kundër policisë turke në Kajseri, për të cilin është fajësuar një grup jashtëligjor kurd. Të dy liderët e kanë theksuar progresin në fushatën e tyre kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe janë pajtuar se "Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara me qëllim që ta mposhtin terrorizmin", ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Kjo bisedë telefonike u bë pas akuzave aktuale të Erdoganit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, se Shtetet e Bashkuara i kanë armatosur "terroristët" në Siri, që ishte referencë e qartë për ndihmën amerikane dhënë milicive kurde në Siri, që luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Sulm i ri kundër komunitetit të inteligjencës amerikane

Posted: 04 Jan 2017 01:48 AM PST

Derisa kanë mbetur më pak se tri javë deri në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ai dje e ka bërë një sulm të ri ndaj komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump në rrjetin Twitter ka shkruar se një takim me përfaqësues të inteligjencës, që është dashur ta ketë lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, është shtyrë deri më 6 janar. "Duket se nevojitet më tepër kohë për ta ndërtuar rastin. Shumë e çuditshme" ka shkruar Trump në Twitter. Nga ana tjetër, zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara janë cituar duke thënë se nuk ka vonesë në orarin e takimeve për njoftime të inteligjencës. Agjencitë e inteligjencës së Shteve të Bashkuara besojnë se Rusia i ka udhëhequr sulmet kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe fushatës së kandidates së kësaj partie, Hillary Cinton, duke publikuar informacione nëpërmjet faqes në Internet, WikiLeaks, dhe mediave të tjera, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të fitoj në zgjedhje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Filipine: Grupi i armatosur mysliman i nxori më se 150 vetë nga burgu

Posted: 04 Jan 2017 01:23 AM PST

Dhjetëra persona të armatosur të ndërlidhur me një grup mysliman, kanë depërtuar me forcë në një burg në Filipine, sot herët në mëngjes, me ç'rast e kanë vrarë një rojtar dhe i kanë liruar më se 150 të burgosur, ka thënë policia. Filipinet, shtet në Azinë Juglindore, me popullatë shumicë katolike, për disa dekada është e përfshirë nga kryengritjet myslimane në ishujt e saj jugor. Personat e armatosur kanë hapur zjarr kundër rojtarëve në burgun e qytetit Kidapavan, në orët e para të mëngjesit, u ka thënë mediave një udhëheqës i burgut. Prej 1,511 të burgosurve, 158 ia dolën të ikin nga burgu, ndërsa katër vetë u zunë nga policia. Autoritetet po e vazhdojnë operacionin e ndjekjes. Komandanti i grupit të armatosur i takonte Frontit Çlirimtar Islamik, thanë udhëheqës të burgut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papunësi e varfëri edhe më 2017

Posted: 04 Jan 2017 12:32 AM PST

Pavarësisht se autoritetet e Kosovës deklarohen në zbutje të nivelit të papunësisë dhe varfërisë në Kosovë gjatë këtij viti, ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve shprehen skeptik rreth kësaj çështje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia e identifikoi sulmuesin; Erdogan shprehet i përkushtuar kundër terrorit

Posted: 04 Jan 2017 12:30 AM PST

Autoritetet e Turqisë e kanë identifikuar kryerësin e masakrës së Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll, derisa presidenti, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur përkushtim për të mos u dorëzuar para "terroristëve". Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin në një klub të natës në Stamboll. Por, zoti Cavusoglu nuk ka dhënë më tepër detaje, raporton sot agjencia e lajmeve, Anadolu. Pak kohë pas ardhjes së Vitit të Ri 2017, një person i armatosur ka depërtuar në klubin e natës Reina dhe ka haur zjarr kundër njerëzve që festonin. Në këtë masakër të 1 janarit janë vrarë 39 vetë, përfshirë 27 shtetas të jashtëm, dhe plagosur 69 të tjerë. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se një "ushtar i kalifatit" e ka kryer masakrën dhe ka vlerësuar se ky ishte sulm kundër "festës së të pafeve" dhe hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri. Pas vrasjeve, sulmuesi ka arritur të largohet nga vendi i krimit dhe ende nuk është zënë. Ministri Cavusoglu tha se "përpjekjet për zënien e tij po vazhdojnë" dhe ka shtuar se shtëpia ku kishte jetuar i dyshuari "ishte bastisur" dhe se sulmi ishte planifikuar në mënyrë "profesionale". Mediat turke kanë raportuar se sulmuesi e kishte marrë një banesë me qira në pjesën qendrore të qytetit Konja, para se të arrinte në Stamboll për ta kryer sulmin. Megjithqë nuk është publikuar emri i të dyshuarit, policia ka paraqitur pamje të sulmuesit, më herët këtë javë, përfshirë edhe një të bërë nga kamerat e sigurisë në natën e sulmit. Një person 28 vjeçar i Kirgizisë, i cili ishte larguar nga Stambolli më 3 janar dhe konsiderohej i dyshuar se ishte personi i armatosur, ishte marrë në pyetje në Bishkek të Kirgizisë, por më vonë është liruar. Deklarata e ministrit Cavusoglu u bë pas agjencia Anadolu pat raportuar se pesë persona të dyshuar, të ndërlidhur me gupin ekstremist, Shteti Islamik, i cili e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, janë arrestuar sot në qytetin port Izmir, në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë. Sipas kësaj agjencie, lidhur me këtë masakër, më parë ishin arrestuar 14 vetë, përfshirë dy persona të jashtëm. Në paraqitjen e tij të parë publike para kombit prej sulmit në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pretenduar se sulmi kishte për qëllim ndarjen e Turqisë, por tha se vendi nuk do tu nënshtrohej synimeve të këtilla. "Qëllimi ishte i qartë: të krijohej përçarje dhe të polarizohej shoqëria", tha Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur sot në Ankara. "Stili i jetës i askujt nuk është nën rrezik sistematik në Turqi", tha Erdogan dhe ka shtuar se "ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë". Zoti Erdogan theksoi se "të thuhet se Turqia i është dorëzuar terrorizmit, do të thotë se është marrë ana e terroristëve dhe organizatave terroriste". Gjatë 12 muajve të fundit në Turqi kanë ndodhur dhjetëra sulme vdekjeprurëse terroriste, përfshirë edhe sulmin kundër aeroportit ndërkombëtar në Stamboll, për të cilin disa e kanë fajësuar Shtetin Islamik, ndërsa të tjerët kanë thënë se ishte kryer nga militantët kurdë. Mbrëmë vonë, ligjvënësit e Turqisë kanë votuar për zgjatjen edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur pas përpjekjes për puç ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur për ta goditur rrjetin e ndërlidhur me kleriun mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili nga Turqia akuzohet për grushtshtetin e dështuar. Zoti Gulen i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Përgatiti: Fatmir Bujupi  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Assange: Rrjedhja e emailave nuk kishte burime ruse

Posted: 03 Jan 2017 11:32 PM PST

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, mbrëmë në një intervistë në rrjetin amerikan, Fox News, ka përsëritur se ai nuk i ka marrë mijëra emaila të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse. Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton. "Burim nuk është qeveria e Rusisë", tha Assange dhe ka shtuar se "nuk janë as palët shtetërore". I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Assange tha se "kush e di, është e pamundshme të thuhet". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Nga sulmet ajrore janë vrarë 25 militantë

Posted: 03 Jan 2017 11:15 PM PST

Nga sulmet ajrore në provincën veriore Idlib në Siri, janë vrarë së paku 25 militantë të grupit, që dikur ishte i njohur si Fronti Al-Nusra, kanë thënë aktivistët. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka aktivistët në Siri, tha mbrëmë se është e paqartë nëse sulmi kundër grupit militant, Jabhat Al-Sham, është kryer nga aeroplanët e Rusisë apo të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në mesin e të vrarëve ka pasur pjesëtarë udhëheqës të grupit, që vitin e kaluar e ndërroi emrin dhe shpalli se ndahet nga Al-Kaida. Rusia dhe Turqia thonë se ky grup nuk është përfshirë në marrëveshjen për armëpushim në Siri, të ndërmjetësuar javën e kaluar nga Moska dhe Ankaraja. Nga ana tjetër, një numër i grupeve kryengritëse, që e kanë nënshkruar marrëveshjen për armëpushim, thanë se nuk do të marrin pjesë në bisedimet e planaifikuara për arritjen e paqes, më vonë këtë muaj në Kazakistan, për shkak të "shkeljeve" të armëpushimit nga ana e qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e paralajmëroi konferencën e parë për gazetarë

Posted: 03 Jan 2017 11:06 PM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbrëmë se më 11 janar në Qytetin e Nju Jorkut, do ta mbajë konferencën e parë të përgjithshme me gazetarë, para se më 20 janar të inaugurohet në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Pritet që në këtë paraqitje, zoti Trump do t'i shpallë planet për evitimin e konfliktit të interesit ndërmjet postit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe kompanive në perandorinë biznesore të tij. Deri tash, Donald Trump më tepër ka preferuar që me mediat dhe publikun të komunikoj nëpërmjet shpalljeve joformale në rrjetin Twitter.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: OJQ-të mbledhin fonde për fëmijët në Siri

Posted: 03 Jan 2017 10:33 PM PST

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri e kanë filluar një fushatë 10 ditëshe për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri. Kjo nismë është lansuar dje nga Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë në qytetitn Elbasan, ndërsa një xhami lokale e ka dhënë kontributin e parë prej 500 mijë lekësh apo 3,634 eurosh. Sokol Lulgjuraj nga Qendra ndërfetare tha se të hollat do të dërgohen në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe, që operojnë në Siri, "për të dhënë një ndihmë modeste për fëmijët sirianë, që kanë nevojë dhe ata që vuajnë nga pasojat e luftës". Shqipëria është krenare për harmoninë e saj ndërfetare, pasi popullata 3 milionëshe, me shumicë myslimane dhe komunitetet ortodokse dhe katolike jetojnë në tolerancë, raporton agjencia AP.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guterres: Nuk mund të bëjë “mrekulli” në OKB

Posted: 03 Jan 2017 10:31 AM PST

Sekretari i ri i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se "nuk është mrekullibërës", por megjithatë ka paraqitur ambicje të mëdha: ai dëshiron ta ndryshoj këtë trupë globale dhe të arrijë që të 193 shtetet anëtare të bashkohen për zgjidhjen e "problemeve të tmerrshme" me të cilat ballafaqohet bota. Duke folur sot në ditën e parë të punës së tij në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, zoti Guterres tha se konfliktet po shumohen, ato janë të ndërlidhura dhe se kanë shkaktuar "terrorizëm global". Sipas tij, ekziston edhe shkelje masive e të drejtave të njeriut dhe pabarazi në rritje, që shkakton revoltë, zemërim dhe jostabilitet, raporton AP nga Kombet e Bashkuara. Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, dhe shef për refugjatë i OKB-së, e ka zëvendësuar sekretarin e deritashëm, Ban Ki-moon. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :