Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjyshja iu lut aksidentalisht lodrës, duke menduar se është figura e një të shenjti (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime

loading...

“Gjyshja iu lut aksidentalisht lodrës, duke menduar se është figura e një të shenjti (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Gjyshja iu lut aksidentalisht lodrës, duke menduar se është figura e një të shenjti (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 12:12 PM PST

Gabriela Brandao nga Brazili, ka zbuluar se gjyshja saj nuk është duke iu lutur të shenjtit përmes figurës së tij, por lodrës që ngjanë në njërin personazh nga filmi Mbreti i Unazave.

E moshuara që ka shikim të dobësuar, ishte lutur çdo ditë për disa vite me radhë, duke mbajtur në dorë figurën që mendonte se ishte Shën Antoni, transmeton Telegrafi.

Në fakt, gjyshja kishte përpara një lodër, e jo atë prej të cilit kërkonte qetësi dhe mëshirë.

"I përgjërohej çdo ditë të shenjtit të saj dhe gjithçka ishte e sinqertë, por kur e shikuam figurën me vëmendje diçka nuk ishte në rregull", ka shkruar Bradao në Facebook.

Nw krahasimin me origjinalin, mund të shohim se dallimi nuk është shumë i madh. /Telegrafi/

The post Gjyshja iu lut aksidentalisht lodrës, duke menduar se është figura e një të shenjti (Foto) appeared first on Telegrafi.

Shkuan në supermarket të veshura me pizhame, kritikohen në rrjetet sociale (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 11:08 AM PST

Chris Cooke nga Mançesteri i Anglisë, i ka fotografuar dy gra që kishin shkuar në supermarket të veshura vetëm me pizhame.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka quajtur ato të pështira, ndërsa ka kërkuar që zyrtarët e kompanisë të krijojnë një rregullore që ndalon të hyhet në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij kjo është cilësuar e pavend, meqë pizhamet janë vetëm për gjumë dhe nuk bën të dilet kështu nga shtëpia.

"Është e papërshtatshme dhe i vë në siklet njerëzit që janë afër, kjo gjë duhet të ndalohet", ka shkruar Cooke në postim.

Mirëpo, pos atyre që kanë kritikuar, ka të tillë që nuk iu është dukur asgjë kjo formë e veshjes. /Telegrafi/

The post Shkuan në supermarket të veshura me pizhame, kritikohen në rrjetet sociale (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :