Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Gratë në pozicione drejtuese” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Gratë në pozicione drejtuese” plus 9 more Ekonomia Online


Gratë në pozicione drejtuese

Posted: 03 Jan 2017 10:14 AM PST

Gratë dhe burrat që punojnë në pozicione drejtuese në kompani të mëdha kanë këndvështrime të ndryshme për sa i përket rëndësisë së diversitetit, nevojës për vlerësim të barabartë pune. Kjo është dhe arsyeja pse shumë pak femra kanë pozicione drejtuese dhe përfaqësuese sot.

Sipas studimeve dhe statistikave të fundit raportohet se "Në përgjithësi femrat zënë 10% te pozicioneve drejtuese në 4200 kompani të cilat operojnë në 45 vende me ekonomi të industrializuar" (sipas Governance Metrics International Inc).

Interesant është fakti se 60% e kompanive kanë të paktën një grua në pozicion drejtues. Gjithsesi statistikat tregojnë një numër shumë të vogël të grave nëpër borde drejtuese.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë besojnë se pranimi i tre ose më shumë grave në një bord drejtues do ta rrisë efikasitetin si dhe besimin brenda bordit. Ndërsa burrat nuk kanë të njëjtin mendim. Burrat dhe gratë kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket faktit që ka shumë pak femra në pozicione drejtuese. Gratë besojnë se për arsye tradicionale të cilat ende nuk kanë ndryshuar zënë më pak pozicione drejtuese. Ndërsa burrat besojnë se janë të pakta gratë të cilat kanë potencialin dhe talentin e duhur për një pozicion drejtues.

The post Gratë në pozicione drejtuese appeared first on Ekonomia Online.

Si ndikon të bërit dashuri në trup dhe mendje?

Posted: 03 Jan 2017 09:38 AM PST

Zbuloni se përse të bërit dashuri mund t'i bëjë mirë mendjes tuaj, t'ju zgjojë organizmin dhe t'ju përmirësojë humorin.

Rënia e dëshirës seksuale në disa periudha ndihet shumë. Disa nuk bëjnë më dashuri jo vetëm kur janë beqarë, por edhe në çift. Koha dhe zakoni i të vrapuarit pas ritmit të çdo dite na kthejnë në "makina" dhe kalkulatorë të ftohtë, larg nga thirrjet e trupit, që shpeshherë arrijmë t'i rigjejmë vetëm kur jemi me pushime, larg nga shfrenimi.

Por, ja se si ndikon të bërit dashuri te trupi dhe mendja.

Trajnimi

Të bësh dashuri do të thotë që muskujt t'i nënshtrohen një aktiviteti të madh. Në periudhat në të cilat ne shmangim marrëdhëniet, stimulimi muskulor ulet shumë, ashtu si elasticiteti ynë dhe kapaciteti aerobik.

Lëkura

Aktiviteti i rregullt seksual ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Falë çlirimit të estrogjeneve, epiderma dhe flokët shkëlqejnë më shumë: ja se përse kur shmangim të bërit dashuri ndihemi si të "shuar"…edhe në lëkurë!

Gjumi

Oksitocina, e cila çlirohet gjatë seksit stimulon humorin e mirë, ndihmon në relaksim dhe çlodhje. Gjatë periudhës në të cilën bie dëshira, është shumë e thjeshtë që të ndiheni të irrituar, nervozë dhe të keni tendencën për të mos fjetur gjumë.

Sistemi imunitar

Sipas studimeve, puthjet…nxisin shkëmbimin e baktereve! Rezultati është që mbrojtja imunitare forcohet shumë, duke përmirësuar gjendjen e mirëqenies. Kjo është një arsye më shumë për të dhënë dhe për të marrë më shumë puthje dhe përkëdhelje.

Elasticiteti

Bërja e seksit rregullisht ndihmon në forcimin e bazës së legenit. Kur nuk kryeni marrëdhënie indet qullen, ndërsa kur ata trajnohen mund të shmanget rreziku i prolapsit ndërsa elasticiteti mund të rritet.

Stresi

Nga studimet e kryera del se kur bëjmë dashuri jemi më të…relaksuar! Periudhat e moskryerjes mund të shkaktojnë nervozizëm dhe luhatje humori dhe në të kundërt kushdo që bën një aktivitet të rregullt seksual tregon se e menaxhon më mirë stresin.

Antiplakja

Seksi është kundër plakjes: ai ngadalëson formimin e rrudhave dhe nxit elasticitetin e indeve. Pra është një ilaç i vërtetë si për trupin ashtu edhe për shpirtin.

Shpina

Në sajë të lëvizjes ritmike të legenit, muskujt e shtyllës kurrizore stimulohen shumë për të zbuluar një mirëqenie të re, elasticitet dhe fleksibilitet.

The post Si ndikon të bërit dashuri në trup dhe mendje? appeared first on Ekonomia Online.

Merkel injoron sërish Samitin Botëror të Biznesit

Posted: 03 Jan 2017 08:47 AM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar praninë për të dytin vit radhazi në samitin vjetor botëror të biznesit dhe të elitës politike në qytetin turistik zviceran të Davosit, deklaroi sot një zëdhënësi i saj.

Në vend të kancelares, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble dhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen pritet të jenë në listën e 2 500 pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror.

Nën moton e lidershipit të përgjegjshëm dhe mbikqyrës, forumi i këtij viti do të përfundojë në të njëjtën ditë kur republikani Donald Trump do të betohet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The post Merkel injoron sërish Samitin Botëror të Biznesit appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimet që i ndihmojnë kujtesës

Posted: 03 Jan 2017 08:44 AM PST

Ushqimet ndikojnë në çdo aspekt të shëndetit, madje edhe në kujtesën tonë. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Më poshtë do të lexoni disa nga ushqimet që ju zhvillojnë një kujtesë të mirë dhe të shëndetshme.

Brokoli 

Ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Domatja 

Domatja është burim antioksidantësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon  njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omëletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.

Çokollata e zezë

Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

Boronica 

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t'u prekur nga sëmundjet alzhajmer dhe parkinson.

Spinaqi 

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

The post Ushqimet që i ndihmojnë kujtesës appeared first on Ekonomia Online.

Një sekret i vogël për dhëmbë të bardhë

Posted: 03 Jan 2017 08:39 AM PST

Ata që e pëlqejnë qumështin, nuk duhet të harrojnë ta shtojnë edhe në kafe apo çaj, sepse rezultati do të jetë … dhëmbë më të bardhë. Studiuesit thonë se qumështi madje është edhe më efektiv se zbardhuesit industrialë që ofrohen në formë paste dhëmbësh.

"Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë dhe ndikon në njollosjen e dhëmbëve. Por nëse çajit i shtojmë qumësht, ne ulim menjëherë mundësinë e njollosjes së dhëmbëve", thotë Ava Chow e Universitetit Dentar në Alberta të Kanadasë.

Çaji përmban tanina, një lëndë me ngjyrë të errët, e cila ngel në dhëmbë. Por kaseina që është proteina kryesore te qumështi, bllokon taninën, duke parandaluar ngjyrosjen e dhëmbëve.

The post Një sekret i vogël për dhëmbë të bardhë appeared first on Ekonomia Online.

Shumë kërkesa nga Kosova për leje pune në Gjermani

Posted: 03 Jan 2017 08:37 AM PST

Në 2015-ën mijëra vetë u përpoqën të gjejnë me kërkesa për azil një vend pune në Gjermani. Qeveria gjermane krijoi një alternativë. Atë po e shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë vetë.

Për shumë të papunë në Ballkanin Perëndimor Gjermania është vendi i ëndrrave. Programi i nisur një vit më parë për punëtorët imigrantë nga Ballkani Perëndimor ka gjetur jehonë të mirë në rajon. Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2016, Agjencia Federale për Punën (BA) u dha leje pune – zyrtarisht miratim paraprak – tri herë më shumë meshkujve dhe femrave nga Ballkani Perëndimor se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rezulton në një bilanc provizor të Agjencisë me qendër në Nyrnberg.

Deri në fund të nëntorit patën marrë leje nga Agjencia për të punuar në Gjermani rreth 50.000 shqiptarë, boshnjakë, serbë, malazezë, maqedonas dhe kosovarë. Për këtë ata qenë të detyruar të paraqisnin një ofertë të caktuar që e kanë pasur nga Gjermania për punë ose për të kryer një kurs kualifikimi. Midis janarit dhe nëntorit 2015, një leje të tillë e morën vetën 16 500 vetë.

Qeveria federale gjermane reagoi me programin për punëtorët imigrantë ndaj rritjes masive të numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. Meqenëse shumica patën ardhur për shkak të punës në Gjermani, Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) i refuzoi gati 100 përqind kërkesat e tyre për azil. Rregulli i ri u lejon njerëzve nga Ballkani Perëndimor që të vijnë si imigrantë punë në Gjermani – me kusht që të mos kenë përfituar në dy vitet e fundit shërbime nga ligji për shërbimet ndaj azilkërkuesve.

Më shumë aplikime nga Kosova

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, ata që e përdorin më shumë programin janë kosovarët: numri i lejeve të punës të dhëna kosovarëve në njëmbëdhjetë muajt e parë të 2016-ës u shtua me 263 përqind, duke arritur 16400 leje pune të dhëna, i ndjekur nga boshnjakët me 15 400 vetë (shtesë prej 245 përqind) dhe serbët me 10350 leje pune të dhëna (një shtesë prej 283 përqind). Në më shumë se 10.000 raste, Agjencia Federale e Punës i refuzoi kërkesat nga Ballkani Perëndimor.

Ministria Federale e Punës ndërkohë tërheq vëmendjen në faktin se jo çdo dhënie miratimi paraprak për të nisur punë në Gjermani bëri që të prekurit të largoheshin nga atdheu në drejtim të Gjermanisë. Këtë e tregon numri i vizave të punës të dhëna në fakt nga përfaqësitë diplomatike gjermane në botën e jashtme. Deri në fund të nëntorit, sipas dijenisë së Ministrisë, të cituar nga dpa, u dhanë vetëm 14426 viza pune ndaj qytetarëve të gjashtë shteteve ballkanike. Por numri i miratimeve paraprake për leje pune megjithatë ishte katër herë më i lartë.

Vetë Ministria e Jashtme gjermane flet për 21000 kërkesa të përpunuara për një vizë pune në përfaqësitë diplomatike në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Ky numër i përfshin edhe kërkesat e refuzuara. Ministria e Jashtme gjermane bën të ditur se “përmes rregullit të ri për shtetet e Ballkanit Perëndimor, mundësitë e imigrimit për punës janë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, kështu që në bazë të kësaj kemi një rritje të madhe të shifrave të atyre që kërkojnë viza”. (DW)

The post Shumë kërkesa nga Kosova për leje pune në Gjermani appeared first on Ekonomia Online.

Hapat nga një startup në kompani të zhvilluar

Posted: 03 Jan 2017 08:24 AM PST

Çfarëdo qoftë biznesi juaj, bazat e rritjes për të gjithë janë të njëjta.

Ju jeni munduar shumë dhe keni filluar një biznes të ri. Depërtuat vitin e parë dhe morët disa fitime. Kur një sipërmarrës merr një ide dhe e kthen atë në një biznes fitimprurës, kjo është një arsye për të festuar. Por nuk është e mjaftueshme të vazhdosh duke bërë të njëjtën gjë – suksesi i vazhdueshëm do të varet nga strategjitë e ndryshme. Në mënyrë që të rriten vazhdishimisht, pronarët e bizneseve duhet të përcaktojnë prioritetet e tyre.

Mohan Sawhney, një profesor në "Northwestern Kellogg School of Management", thekson se " është joshëse të shohësh rritjen e biznesit si rrugë lineare, por në fakt realiteti është shumë më i komplikuar." Shpesh, talenti dhe udhëheqja që mundëson zgjerim të shpejtë në hapat e para të kompanisë mund të mos jetë mjaftueshëm për ta mbajtur biznesin, pasi kjo mund të shkaktojë ngecje të tij.

Në mënyrë që të bëjnë këtë tranzicion të rëndësishëm, pronarët e bizneseve duhet të kuptojnë të gjitha elementet dhe të pranojnë se shkallëzimi është i nevojshëm në të gjitha operacionet. Këtu janë katër hapa themelore që bizneset duhet të ndërmarrin në fazën e rritjes:

1. Qëndroni të fokusuar në atë që shet më shumë
Shumë startup-e dështojnë për shkak se ato përhapen në mënyrë boshe në fazën e rritjes. Ata përpiqen të bëjnë çdo gjë për çdo klient ose përpiqen të zgjerohen në tregje të reja të shumta në të njëjtën kohë. Dhe shumë herë këto strategji thjesht nuk funksionojnë.

Në vend të kësaj, pronarët e bizneseve duhet të përqëndrohen në fushat kryesore të biznesit. Zgjerimi është një domosdoshmëri, por arritja e synimit në fund është ajo që fitohet. Duke qenë shumë oportunist mund t'iu bëjë të humbni burime të çmuara, si dhe të largoni përqëndrimin nga ajo që ju bëri të suksesshëm në fillim.

2. Bëhuni inovativë dhe zgjerohuni në mënyrë strategjike
Gjatë fazës së rritjes, shkoni drejt asaj që shet më mirë dhe largohuni nga ajo që nuk është përbërësi kyç për ruajtjen, apo edhe rritjen e biznesit tuaj. Sipërmarrësit duhet të ripërtërihen dhe të kenë strategji në mënyrë që të zhvillojnë pikat kyçe të biznesit.

Konsideroni çdo gjë q ëUber ka bërë deri më sot. Uber vazhdon të depërtojë në tregje të reja dhe potencialisht fitimprurëse në mbarë botën. Shërbimet e tyre të pagesave celularë kanë evoluar për të akomoduar opsione të shumta të pagesave, e cila ka provuar se është mjaft e dobishme në tregjet ndërkombëtare. Dhe kompania është vazhdimisht në rritje në zgjedhjen e saj të automjeteve. Uber gjithashtu ka zgjeruar shërbimet e saj duke përfshirë balonat e ajrit në Kinë dhe transportin me varkë në Turqi.

3. Lejoni që proceset dhe produktet të jenë në qendër të biznesit tuaj
Gjatë fazës fillestare të startup-it, shumë kompani mbështeten në aftësitë e një ekipi të vogël bazë për të kapur mundësitë dhe për përshtypjen e klientëve. Por gjatë fazës së rritjes, mbajtja e këtij niveli të kualitetit bëhet një detyrë shumë e vështirë, sidomos kur anëtarët bazë të ekipit lëvizin për mundësi të reja.

Kur bizneset e vogla futen në fazën e rritjes, ato kanë nevojë për të standartizuar proceset e biznesit në mënyrë që përvojat e madhe mund të riprodhohen në mënyrë të vazhdueshme.

Përdorimi i teknologjisë më të mirë është një fillim i zgjuar, por sipërmarrësit gjithashtu duhet të kenë metoda efikase punësimi, programe të përshtatura trajnimi, stimuj të mëdha dhe një kulturë në kompani që nxit bashkëpunimin dhe komunikimin.

4. Ndërtoni markën tuaj.
Faza e startup-it drejtohet nga marrëdhëniet me klientin. Një mënyrë e mirë për t'u siguruar që klientët të mendojnë mirë për kompaninë është ndërtmi i një imazhi pozitiv i markës.

Pronarët e bizneseve duhet t'i kushtojnë shumë vëmendje markës së tyre, pasi ajo mishëron qëllimet dhe idealet e biznesit të tyre.

Çdo biznes që dëshiron të ketë klientë besnikë duhet të jetë në gjendje të ofrojë përvoja pozitive që do të rezultojnë në një perceptim pozitiv të markës. Kjo kërkon zhvillim të produktit, një fokus te klienti dhe një shërbim të shkëlqyer për konsumatorët. Ky duhet të jetë themeli i çdo plani biznesi. (businessmag.al)

The post Hapat nga një startup në kompani të zhvilluar appeared first on Ekonomia Online.

Si ta përballojmë stresin që sjell dimri për trup?

Posted: 03 Jan 2017 07:56 AM PST

Dimri është një stinë që ka një ndikim të dukshëm në lëkurën dhe mbarëvajtjen e shëndetit.

Prej syve të pezmatuar e deri tek buzët e qara, kjo stinë bën që shumë probleme të shfaqen në trup dhe ndikon që të mos dukemi aq mirë.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme që ju bëjnë të dukeni bukur pavarësisht gjithçkaje. Disa këshilla që ju nevojiten për këtë janë:

Sytë

Si pjesët e tjera të trupit, edhe sytë vuajnë nga ekspozimi ndaj të ftohtit, atmosferës së thatë dhe ngrohjes së pjesshme. Të gjitha këto ekspozime shkaktojnë sindromën e syrit të thatë, që më së shumti ndodh kur qëndrojmë shumë më tepër para TV-ve dhe kompjuterëve. Për të parandaluar këtë, përdorni lubrifikant artificial.

Buzët

Buzët kanë pak mbrojtje ndaj të ftohtit, për shkak se i ekspozohen më së shumti. Ato thahen dhe qahen, që janë shenjë e mungesës së vitaminës B-kompleks. Arsyeja më e zakonshme pse qahen buzët këtë stinë është sepse ju i lëpini ato, duke i bërë ato të prira për t'u qarë. Përdorni kremra për buzë, pasi ju ndihmojnë që buzët të shërohen për 5-10 ditë.

Duart dhe këmbët

Edhe duart thahen dhe qahen kur ekspozohen ndaj elementeve të ashpra dhe atmosferës së thatë e ngrohjes qendrore. Kur i lani duart, mos i thani menjëherë, lëreni ujin që të zhytet në lëkurë. Përdorni sapun me zbutës.

Lëkura

Lëkura vuan shumë gjatë ajrit të thatë në dimër, dhe era e ashpër rezulton në plasaritje. Ajo mbetet e ndjeshme gjithashtu edhe ndaj rrezeve ultra-vjollcë, kështu që një krem me SP15 duhet të përdoret. Shpenzoni më pak kohë në dushe të nxehta!

The post Si ta përballojmë stresin që sjell dimri për trup? appeared first on Ekonomia Online.

Gjenitë mendojnë ndryshe nga të tjerët

Posted: 03 Jan 2017 07:35 AM PST

Gjenitë mund të ketë më shumë materie gri në tru, sesa pjesa tjetër prej nesh. Megjithatë, ajo që i bën ata të ndryshëm nga njeriu mesatar, nuk është aq shumë ajo se çfarë mendojnë, por mënyra sesi mendojnë. Duke ndjekur strategjitë e të menduarit të mendjeve më të mëdha, edhe ne mund të kemi momentet tona të frymëzimit krijues.

Në artikullin e tij “Si mendojnë gjenitë”, Michael Michalko, përshkruan disa strategji specifike që ndjekin mendjet e mëdha. Këto strategji janë përdorur prej tyre në të gjitha fushat, nga shkenca tek arti dhe industria. Më poshtë po i prezantojmë shkurtimisht ato.

1. Gjenitë i shohin problemet në mënyra të ndryshme

Në përgjithësi, qasja e gjenive ndaj problemeve ka prirjen të jetë paksa më e ndryshme nga pjesa tjetër prej nesh. Shumica prej nesh kemi tendencën të ndalojmë së menduari, pasi kemi gjetur një ide të arsyeshme, dhe braktisim çdo ide që duket shumë e vështirë apo jopraktike. Megjithatë, gjenitë veprojnë ndryshe. Ata nuk ndalen tek një ide fillestare, por vazhdojnë të kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbërritur tek një zgjidhje. Ata gjithashtu nuk i ndryshojnë idetë e tyre fillestare, duke i hedhur poshtë si jopraktike apo shumë të vështira.

2. Gjenitë i bëjnë mendimet e tyre të dukshme

Mendimtarët e mëdhenj kanë prirjen të përqendrohen tek aftësitë vizuale dhe hapësinore. Michalko vë në dukje se Galilei e revolucionarizoi shkencën, duke i bërë planet e tij të dukshme me diagrama, harta, dhe vizatime, ndërsa bashkëkohësit e tij përdorën metoda konvencionale matematikore dhe shpjegimet gojore. Ekzistojnë shumë mënyra për t'iu qasur në këtë lloj mënyre zgjidhjes së problemeve. Ne mund të krijojmë një hartë mendore, për të shndërruar mendimet tona në letër në një mënyrë vizuale.

3. Gjenitë prodhojnë

Gjenitë bëjnë shumë gjëra, por ata nuk bëjnë gjithmonë gjëra të mëdha. Përkundrazi dështojnë shumë herë. Shembulli klasik është Tomas Edisoni, i cili dështoi jo pak herë në shpikjen e llambës së ndriçimit, para se suksesi i tij të ndryshonte fatin e botës. Ndonjëherë frika se mos bëjmë diçka gabim mund të pengojë kreativitetin tonë, kështu që jepini vetes lejen për të bërë diçka keq. Bëni një pikturë të keqe, shkruani një projekt të dobët ose një plan-biznesi skandaloz, dhe pastaj një tjetër dhe sërish një tjetër. Sa më shumë të prodhoni, aq më shumë ka të ngjarë të prodhoni diçka të madhe.

4. Gjenitë shohin lidhje aty ku të tjerët nuk mundin

Gjenitë janë në gjendje të shohin lidhje mes ideve apo subjekteve në dukje të palidhura më njërfa-tjetrën. Shumë teste mbi kreativitetin e përdorin këtë ide, duke i dhënë njerëzve një objekt si p.sh një tullë, dhe iu kërkua atyre të shprehin sa më shumë ide mbi mënyrën e përdorimin të saj. Disa nga idetë e para janë zakonisht mjaft konvencionale, por sa më shumë jemi të detyruar të mendojmë për ide të reja, aq më kreative bëhen zgjidhjet tona. Kjo mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme për të praktikuar mendimin krijues.

5. Gjenitë mendojnë në mënyrë metaforike

Sipas Michalkos, Aristoteli e cilësonte metaforën si shenjë të një gjeniu. Ai besonte se individi i cili i kishte kapacitet për të parë ngjashmëri ndërmjet dy zona të veçanta të ekzistencës dhe t'i lidhte ato së bashku, qe një person me dhunti të veçanta. Sërish, ne mund ta përdorim këtë për të na ndihmuar në përpjekjet tona kreative, në kërkimin e lidhjeve midis ideve apo objekteve të ndryshme, kur jemi duke u përpjekur për të prodhuar diçka të re.

Michalko përdor shembullin e Edisonit, i cili shpiku gramafonin, pas zhvillimit të një analogjie ndërmjet një gypi lodër dhe vibracioneve të zërit. Këto pesë strategji mund të mos na shndërrojnë në një Leonardo da Vinçi brenda natës. Megjithatë, ato sigurojnë mënyra të provuara për të zgjeruar mendimin tonë. Përdorimi i tyre na jep një jep një dorë të mirë në prodhimin e diçkaje që është vërtetë inovative dhe origjinale.

The post Gjenitë mendojnë ndryshe nga të tjerët appeared first on Ekonomia Online.

Si të jesh një mashkull elegant korrekt?

Posted: 03 Jan 2017 07:24 AM PST

Orari i punës, një mbrëmje gala, ditëlindje apo thjesht një takim pune, ju sjellim të gjitha hapat që ju duhen për të pasur një pamje vërtet elegante para se të dilni nga shtëpia. BORDO zbulon disa rregulla të arta për çdo mashkull që e dashuron veshjen me stil.

La crème de la crème 

Cilësitë e një burri elegant duken qartë tek shkëlqimi i këpucëve. Andaj niseniditën duke u kujdesur për to: nëse nuk janë lyer me bojë, lyejini para se të dilni nga shtëpia. Nëse mbani një xhaketë apo kostum, duhet të zgjidhni këpucë të zeza ose kafe: me to mund të përshtatësh pamjen lehtësisht. Ngjyra kafe është më neutrale. Nëse doni t'i bëni të shkëlqejnë, atëherë gjeni një copë me mikrofibra dhe jepuni shkëlqim maksimal. Gjithçkakandryshuar nga këpucët e para të Oksfordit. Në Angli askush nukvishte këpucë para orës 18.00, derisa italianët e thyen këtë rregull duke zgjedhur t'i zëvendësonin me këpucë mokasine, një version mëi lirë krahasuar me ato britanike.

Stil apo modë? 

Moda ka gjithmonë tendencë të ndryshojë, por asnjëherë nuk del jashtë stilit elegant. Mos harroni të krijoni stilin e veshjes tuaj sipas ditëve të javës. Stilin mund ta kombinoni herë me këmishë dhe jelek, pa hequr dorë nga trikot prej kashmiri. Përsa i takon ngjyrave, zgjidhni një spektër të gjerë; nëse jeni në një punë që kërkon veshje serioze, tentoni drejt nuancave të errëta. Mos harroni të mbani aksesorë si; çanta apo doreza, ato rrisin dukshëm notat e një pamjeje elegante.

gentelmen-1-1

Pushteti absolut 

Asgjë më shumë sesa duart nuk mund të reflektojë natyrën e një burri. Ndaj ora është vendosur pikërisht në kyçin e saj. Madje, edhe dikur, kur mbahej në pjesën e përparme të xhaketës, qëllimi ishte që përmes duarve, të reflektohej sjellja elegante. Mos harronitë zgjidhni një orë që bie në sy. Nëse nuk i preferoni, manshetat apo një byzylyk janë ideale për të treguar sensualitetin dhe forcën e duarve tuaja.

ora-e-dores-1

Zakone burrash 

Nëse mendoni se gratë kanë më shumë gjëra për t'u marrë me veten gaboheni, ose ende nuk i keni mësuar. Para se të dilni nga shtëpia, mos harroni që fill pas dushit të përdorni aromatikët e trupit, nga parfumi deri tek budra. Bëni kujdes me mjekrën; ose rruajeni, ose shkurtojeni. Lani dhëmbët dhe tani jeni gati për t'u veshur.

parfum-meshkuj

Smoking no smoking 

Nuk do ta besoni, por kostumet 'smoking' që shohim në mbrëmjet gala janë shfaqur për herë të parë në tavolinat e kazinosë së Monte Carlos, në vitin 1880. Ato janë shembulli më i mirë i elegancës dhe etikës. U bë më masiv si kostumi i mbrëmjes pasi u vesh me sukses nga James Bond. Ndaj, mos nguroni të vishni një të tillë për mbrëmje gala, pasi garantojnë pamjen më të mirë. Ideal është ai i zi, por që nga Dolce Vita hyri në modë edhe bluja me shkëlqim, ndërsa mbetet një hap i guximshëm kostumi i bardhë.

The post Si të jesh një mashkull elegant korrekt? appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :