Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media” plus 9 more Ferizaj Press


Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media

Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST

Këtë e ka bërë të ditur avokati Gashi, në një paralajmërim të tij përmes rrjetit social facebook.

Ky është shkrimi i Tomë Gashit: 

RASTI "HAMDI SOPA"

VRASJE APO VETËVRASJE ?
Dr. Teuta Sopa –Doktoreshë e Shkencave të Kimisë, Profesoreshë e Universitetit me dy vajzat e saj Artinë Sopa-Studente, Erna Sopa-Studente, u arrestuan nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortit, respektivisht babit të tyre Hamdi Sopa-ish Zyrtar i lartë për informim në Zyren e ish Kryeministrit Hashim Thaçi.
Teuta, Artinë dhe Erna Sopa u mbajtën në paraburgim për 175 ditë, rreth këtij rasti u bënë shumë ekspertiza edhe jashtë Kosovës, u anagzhuan edhe ekspertë nga Shqipëria dhe Anglia për të demantuar ekspertizën fillesare të Institucioneve të cilave sipas disa zyrtarëve të lartë qveritarë "do të duhej gjithësesi të ju besojmë ".
Ekspertiza që i dërgoj në burg, ka qenë ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, si dhe vendimet e Policisë, Hetuesisë, Prokurorëve dhe të Gjyqtarëve që kanë mbyllur shumë raste me vetëm një ekspertizë….!!!
Ekspertizat që i liruan nga burgu znj.Teuta, Artinë dhe Erna Sopa janë ekspertizat e Institucioneve dhe ekspertëve të pavarur.
Se si ndodhen kthesat dramatike? Se a është mbyllur rasti përfundimisht apo jo?
A gabuan Institucionet e pavaruara që i krijuam ne me mund ?
A do të duhet verbërisht të ju besojmë atyre sepse janë Institucionet tona?
Nëse gabuan Institucionet tona, a gabuan qëllimisht apo nga mosdija?
Për të sqaruar të gjitha këto çështje rreth këtij rastin tepër tragjik dhe të dhembshëm, nëser në konferencen për media DO TË JENË PREZENT ZNJ.TEUTA, ARTINË DHE ERNA SOPA.
Konferenca do të mbahet nesër më 14/01/2017 në orën 14.00 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC).

Gjeneralët amerikanë: Jemi gati për në luftë në Evropë (Video)

Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST

A U.S. Army vehicle crosses the Polish border in Olszyna, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017 heading for their new base in Zagan. First U.S. troops arrive in Zagan in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

Në përgjigje, presidenti Vladimir Putin ka vendosur sisteme të raketave anti-ajrore përreth Moskës më qëllim që të mbrojë vendin nga sulmet masive,.

Sistemi i mbrojtjes ajrorë S-400, është i aftë të godasë aeroplanë e NATO-s në lëvizje, por edhe raketat e SHBA-së.

Presidenti Thaçi: Sot fola me Haradinajn, e presim shpejt në Kosovë

Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST

"Ishte një bisede miqësore, folëm për atë që i ka ndodhur atij dhe për mundësinë që sa më shpejt të kthehet në Kosovë. Ai e kupton situatën në të cilën është gjendur, por shpresoj që më këso gjërash mos të ndodhin", ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Sipas tij, Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë për t'u angazhuar politikisht dhe për të qenë afër familjes së tij.

Thaçi ka akuzuar rëndë edhe BE-në për validitetin e fletarrestëve të Serbisë për politikanët e Kosovës. /Lajmi.net/

Në kufirin serbo-hungarez, arrestohen dy tinejxhere për terrorizëm

Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST

Njëra nga të arrestuarat është 18-vjeçare më nënështetësi belge ndërsa tjetra 19-vjeçare nga Franca, ka bërë të ditur policia hungareze.

Raportohet se ato janë arrestuar gjatë kohës kur po provonin të kalonin në Serbi.

Policia ka njoftuar se vajzat planifikonin t'i bashkëngjiteshin grupeve të lidhura me Shtetin Islamik (ISIS).

I ftohti polar rikthehet sërish në vikend, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët italianë

Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST

Sipas ilmeto.it gjatë ditës së shtunë pritet një mot i kthjellët por mjaft i ftohtë, ndërsa në zona si Korsika Sardenja, Torskana dhe L:azio, gjatë mbrëmjes pritet të ketë reshje dëborë.

Ndërkohë që dita e dielë moti do të përkeqësohet dhe reshjet e borës do të bien në të gjithë Italinë.

Autoritet njoftojnë gjithashtu që për shkak të erërave të forta, Adriatiku do të jetë i përshirë nga dallgë të forta, çka supozohet që të vërë në vështirësi lundrimin e anijeve që përshkojnë linjën Shqipëri-Itali.

Thaçi për arrestimin e Haradinajt: Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e BE-së

Posted: 13 Jan 2017 09:28 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Info Magazine të Klan Kosovës, se arrestimi i Ramush Haradinajt është veprim flagrant i Serbisë, por shqetësues është fakti se gjithçka po ndodh banda dijenive të Bashkimit Europian dhe këto institucione po heshtin.

"Dua të shpreh zërin tim kritik për BE-në. Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e autoriteteve të Bashkimit Europian. Pala kosovare nuk mund t'i vë kushte Serbisë, por të mbajë raport reciprociteti, ama BE-ja duhet të jetë e qartë", ka thënë Thaçi.

"Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Kemi kërkuar nga Bashkimi Europian vazhdimit të ndërhyjë në heqjen e fletëarresteve".

"Kjo që i ka ndodhur Haradinajt është e panevojshme, qëllimkeqe dhe e dëmshme. Është veprim flagrant prej Serbisë. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, dhe kjo çështje duhet të përmbyllet një herë e përgjithmonë".

"Serbia e ka humbur luftën dhe betejën politike për ta penguar Kosovën të jetë e pavarur. Krejt çka i ka mbetur, është të merret me krime të supozuara të luftës".

Thaçi ka kujtuar se ndalimi i Haradinajt nuk është i pari i këtij lloji.

Arsimtarët në grevë, nëse nuk tërhiqet Projektligji për Pagat

Posted: 13 Jan 2017 08:23 AM PST

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka paralajmëruar grevë në sistemin e arsimit nëse qeveria nuk tërheq një projektligj me të cilin synon ta rregullojë çështjen e pagave.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK, tha të premten se SBASHK-u do t'ia dorëzojë një letër kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesën që ky projektligj të tërhiqet dhe të rishqyrtohet.

Ai tha se javën e ardhshme do të kontaktohen edhe grupet parlamentare në Kuvend që ta parandalojnë këtë ligj që të shkojë në parlament.

Nëse kjo nuk do të ndodhë Jasharaj paralajmëroi grevë në sistemin e arsimit.

"SBAShK-u është i gatshëm që në shenjë të kundërshtimit të marrë masa dhe ta ndërpresim mësimin duke shpallur grevë me afat të pacaktuar", tha Jasharaj.

Projektligji, sipas kryetarit të SBAShK-ut, degradon profesionin e mësimdhënësve dhe titujt e tyre.

"Ky projektligj, sidomos shtojca tabelare, e degradon, e nënçmon shumë vet profesionin e mësimdhënësit dhe gradat e tij akademike, shkencore duke filluar nga universiteti e deri te çerdhet", tha Jasharaj.

Sipas projektligjit të pagave janë paraparë 45 grada dhe 11 koeficientë duke filluar nga koeficienti më i vogël 1 e deri te koeficienti më i lartë 11, koeficiente këto që do ta japin shumën e caktuar të pagave për këto 45 gradime. Dhe sipas koeficientëve mësimdhënësit e Kosovës kanë koeficient 1.75.

"Nga analizat e gradave dhe koeficientëve kemi nxjerrë një mesatare dhe koeficienti mesatar do të ishte 4.2. Fatkeqësisht mësimdhënësit e Kosovës nuk janë as te kjo mesatare e koeficientit, por koeficienti për ta parashihet të jetë 1.75, që është më pak se gjysma e mesatares së koeficientit 4.2" u shpreh i pari i SBASHK-ut.

Ai tha se nëse miratohet ky projektligj ka gjasa që pagat e mësimdhënësve të zvogëlohen, në bazë të koeficientëve që i kanë.

Në shtojcën tabelare ku janë të ranguar profesionet në bazë të gradave dhe të koeficientëve në vendin e parë është Presidenti i Kosovës me koeficient 11, i ndjekur nga kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 10. Ndërsa me koeficientin më të ulët, pra me koeficient 1 janë ranguar pastruesit, korrierët, kamarierët, autolarësit dhe rrobalarësit./kallxo.com

Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me njerëz në Shtime

Posted: 13 Jan 2017 08:18 AM PST

Policia e Ferizajt ka arrestuar katër persona  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz.

Sipas policisë, ata dyshohen se në një lokal në qytetin e Shtimes, kanë detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi  të prova materiale  janë konfiskuar: katër telefona mobil, një sprej OC dhe një mjet i prehtë thikë.

Gjithashtu  në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.

Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë,

Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Komunën e Shtërpcës

Posted: 13 Jan 2017 08:05 AM PST

13 janar 2017 .  Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Republikën e Kosovës nga ana e Komunë së Shtërpcës

Festohet VITI I RI SERB Shkelja e Ligjit dhe e Kushtetutës së Kosovës, nga ana e Komunës së Shtërpcës vazhdon me avazin e vjetër.

Sot në kundërshtim flagrant me Ligjin nr. 03/L-064, mbi festat zyrtare në Kosovë, Komuna e Shtërpcës nuk punon, kjo pasi komuna e Shtërpcës ka dhënë pushim për punëtorët e saj, me rastin e vitit të ri serb, i cili festohet me 13 janar të çdo viti.

Kjo nuk është shkelja e vetme që iu bëhet Ligjit për Festa Zyrtare dhe të Ligjit për Qeverisje Lokale, kryetari i Komunës z. Bratislav Nikolic, pa asnjë lloj kompetence ka vendosur që administrata komunale të mos punoj edhe në dhjetëra raste brenda tre – katër muajve.

Kujtojmë se Komuna e Shtërpcës nuk punoi as me datë 5 e 6 janar – për shkak se siç thuhet të festës se krishtlindjeve ortodokse, për të cilën ligji parasheh të jetë vetëm 7 janari festë.

Deri më tani komuna jonë fëston të gjitha festat në kalendarin zyrtar të Republikës së Serbisë. Shkelja e Ligjit Nr. 03/L-064, për Festat Zyrtare të Kosovës, tani më është bërë traditë, përgjatë gjithë vitit kjo Komunë pushon me dhjetëra ditë, edhe pse Ligji për Festat Zyrtare, e përcakton qartë mënyrën se si dhe cilat ditë janë ditë pushimi. Neni 7, I këtij ligji thotë, se Komuna ka të drejtë që pos festave të përcaktuara me ligj, ka të drejtë të ketë ditë pushimi vetëm "Ditën e Komunës" Neni 7 Kuvendet komunale mund të përcaktojnë ditët e komunave të tyre si dhe ditët memoriale të komunave në harmoni me këtë ligj Festat zyrtare në Kosovë janë:

1. a) Viti i Ri-1 dhe 2 janari;

2. b) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti;

3. c) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

9 Prilli; 4. d) Dita Ndërkombëtare e Punës,

1 Maji;

5.  Dita e Evropës,

9 Maji;

6. Bajrami i Madh, dita e parë;

7.  Bajrami i Vogël, dita e parë;

8.  Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor;

9.  Krishtlindjet Ortodokse, 7janar;

10.  Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve;

11.  Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.

A e din kush çka festohet sot në Shtërpcë???

Deri më sot nuk kemi parë në asnjë rast të vetëm që të ketë ndonjë mas nga Ministria e Pushteti Lokal, media apo organet kompetente për të trajtuar shkeljen e vrazhdët të ligjeve të Republikës së Kosovës nga ana e Komunës së Shtërpcës Ftojm Ministrinë e Pushtetit Lokal që konform ligjit të ndërrmar masa ndaj shkelsëve të ligjit dhe Komuna e Shtërpcës të ju kthehet normalitetit dhe të jetë në shërbim të plotë ndaj të gjithë qytetarve të saj.

Iniciativa e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj – Shtërpcë . Departamenti i Informimit

AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria e çakorduar

Posted: 13 Jan 2017 07:53 AM PST

AAK

"Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje "ta bëjë drejtësinë" për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e "mendësisë së Millosheviqit", gjë që nuk mund të ndodhë kurrë", thuhet në reagimin e tyre, përcjell lajmi.net.

Qeveria e Serbisë sipas këtij subjekti, duhet ta kuptojë se ka përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

"Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës", thuhet ndër tjerash në njoftim./Lajmi.net./

Related Posts :