Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Haradinaj i arrestuar në Francë, Hashim Thaçi në kafiteri me të birin” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Haradinaj i arrestuar në Francë, Hashim Thaçi në kafiteri me të birin” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Haradinaj i arrestuar në Francë, Hashim Thaçi në kafiteri me të birin

Posted: 04 Jan 2017 03:54 PM PST

Pak minuta pasi ka postuar reagimin e tij në Facebook për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë në bazë të një fletarresti serb të vitit 2004, djali i Presidentit ka postuar fotografi nga ndeja me të atin në kafiterinë "Bon Vivant" në kryeqytet.

"Koha e lirë me mikun më të mirë. Sonte në Bon Vivant", ka shkruar Endrit Thaçi në fotografinë e postuar në Instagram ku babë e bir duken gjithë qejf për këto momente të ndara së bashku.

Në reagimin e mëhershëm, Thaçi dënoi ndalimin e ish komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit.

The post Haradinaj i arrestuar në Francë, Hashim Thaçi në kafiteri me të birin appeared first on Telegrafi.

Ministria e Drejtësisë pret lirimin e menjëhershëm të Haradinajt

Posted: 04 Jan 2017 03:43 PM PST

Ministria e Drejtësisë konsideron se të gjitha urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për shtetasit e Republikës së Kosovës për veprat penale kinse të kryera në Republikën e Kosovës, janë të paligjshme dhe të papranueshme.

"Ministria e Drejtësisë sё Kosovës njofton opinionin e gjerё, se gjate orëve të pasdites është njoftuar nga Policia e Kosovës për ndalimin e z.Ramush Haradinaj nga autoritetet Franceze.

Pas marrjes së informacionit, Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresën në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z.Haradinaj.

Ministria e Drejtësisë konsideron se të gjitha urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për shtetasit e Republikës së Kosovës për veprat penale kinse të kryera në Republikën e Kosovës, janë të paligjshme dhe të papranueshme për Republikën e Kosovës, andaj presim lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

The post Ministria e Drejtësisë pret lirimin e menjëhershëm të Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Haradinaj pritet të lirohet të enjten rreth orës 13:00

Posted: 04 Jan 2017 03:28 PM PST

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i arrestuar në Francë, nuk do të lirohet sonte.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, Haradinaj pritet që nesër rreth orës 13:00 të lirohet nga ndalimi, që i është bërë nga autoritetet franceze.

Ai ka thënë se Haradinaj është duke u mbajtur në një stacion policor.

"Lirimi i Haradinajt pritet të ndodhë nesër rreth orës 13:00″, tha Lekaj.

Sipas tij, Haradinaj ka qenë duke udhëtuar me familje.

“Për ne është e papranueshme që një lider i partisë, luftëtar i lirisë, të ketë kaq shumë probleme", ka thënë Lekaj në KTV.

Edhe agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj nuk do lirohet sonte,.

Sipas agjencisë së lajmeve, lideri opozitar pritet që të enjten në mëngjes të paraqitet para organeve të drejtësisë në Francë ku edhe do të shikohet nëse Haradinaj akuzohet për çështje të njëjta për të cilat është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës.

"Burime tona raportojnë se Franca do të refuzojë kërkesën për ekstradim të Haradinajt, sidomos për faktin nëse është ndjekur për arsye politike", shkruan Reuters.

Haradinaj ishte duke udhëtuar me pasaportë diplomatike kur ai u ndalua nga autoritetet franceze.

Në qershor të vitit 2015, Haradinaj ishte arrestuar në Slloveni dhe ishte liruar vetëm dy ditë pas arrestimit, pas presionit të madh diplomatik. /Telegrafi/

ARRESTOHET RAMUSH HARADINAJ

The post Haradinaj pritet të lirohet të enjten rreth orës 13:00 appeared first on Telegrafi.

Prokuroria serbe e di se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Posted: 04 Jan 2017 02:51 PM PST

Milan Petroviq, nga Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte, ka thënë se kanë pak gjasa t'ia arrijnë qëllimit që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të ekstradohet në Serbi, transmeton Telegrafi.

"Asgjë këtu Serbia nuk mund të bëjë, sepse procesi i dorëzimit të shpejtë varet nga personi që është arrestuar dhe kundër kujt kërkohet ekstradimi. Pra, procesi i përshpejtuar mund të bëhet veç me pëlqimin e tij", ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Prokuroria serbe e di se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi appeared first on Telegrafi.

Autoritetet serbe i kërkojnë Francës ekstradimin e Haradinajt në Serbi

Posted: 04 Jan 2017 02:34 PM PST

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Të enjten, prokuroria franceze do të shqyrtojë një kërkesë të autoriteteve serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, shkruan portali francez medias24.com, transmeton Express.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për mediat e vendit se presin që Haradinaj të lirohet të enjten, rreth orës 13:00.

The post Autoritetet serbe i kërkojnë Francës ekstradimin e Haradinajt në Serbi appeared first on Telegrafi.

Haradinaj para shtatë muajve ishte në Francë

Posted: 04 Jan 2017 02:26 PM PST

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, para shtatë muajve ishte në Francë, për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar.

Haradinaj atëherë kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lionit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares Shqiptare.

Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë që daton nga viti 2004. .

Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.

Ndryshe, Gazeta Metro ka raportuar që kreu i AAK-së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë Qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë.

The post Haradinaj para shtatë muajve ishte në Francë appeared first on Telegrafi.

Gjilani në alarm nga gripi (Video)

Posted: 04 Jan 2017 02:18 PM PST

Gripi që ka prekur qytetarët e Kosovës me të madhe, ka shkaktuar gjendje alarmante në qytetin e Gjilanit.

Kjo gjendje është vërejtur tash e një muaj më parë, por që ditëve të fundit ka numër të shtuar pacientëve.

Shefi i repartit të infektivës, në spitalin e Gjilanit, Xhavit Demiri, tregon për kategoritë më të prekur nga ky grip.

Ai ka sqaruar edhe për simtomat e këtij gripi, si dhe për masat preventive që qytetarët duhet të ndërmarrin, trasnmenton RTV Dukagjini./Telegrafi/

The post Gjilani në alarm nga gripi (Video) appeared first on Telegrafi.

Veseli: I papranueshëm ndalimi i Haradinajt

Posted: 04 Jan 2017 02:06 PM PST

Kryeparlamentari kadri Veseli, të papranueshëm e ka cilësuar arrestimin e Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Veseli në Facebook./Telegrafi/

The post Veseli: I papranueshëm ndalimi i Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Reuters: Franca arrestoi Haradinajn me urdhër arrest të Serbisë

Posted: 04 Jan 2017 01:52 PM PST

Policia franceze ka arrestuar të mërkurën ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ish-komandant i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, bëjnë të ditur burimet pranë policisë franceze dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, raporton Reuters.

Serbia e konsideron Haradinajn kriminel luftë për rolin e tij në udhëheqjen e luftës në Kosovë, që shpalli pavarësinë me mbështetjen e shteteve perëndimore në vitin 2008, transmeton Telegrafi.

Haradinaj për një kohë të shkurtër ka ushtruar detyrën e kryeministrit të Kosovës gjatë periudhës 2004-2005, derisa Kosova administrohej nga Kombet e Bashkuara, para se të gjykohej dhe lirohej dy herë për krime lufte nga një gjykatë e OKB-së në Hagë.

"Ai është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, që për ne është e papranueshme", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Në deklaratën e kësaj ministrie, gjithashtu thuhet se është duke u bërë gjithçka që të lirohet ai, gjë që edhe pritet të ndodhë.

Policia kufitare franceze e ka arrestuar Haradinajn pas mbërritjes së tij në aeroportin e Basel-Mulhouse në pjesën lindore të Francës, pas një udhëtimi nga Prishtina.

Në qershor të vitit 2015, Haradinaj ishte arrestuar nga policia sllovene, por ishte liruar pas dy ditësh pas presionit diplomatik. /Telegrafi/

 

 

 

The post Reuters: Franca arrestoi Haradinajn me urdhër arrest të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Tahiri i shkruan BE-së, për arrestimin e Haradinajt: Duhet te veprojmë me masa reciproke

Posted: 04 Jan 2017 01:50 PM PST

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se ndalimi i ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është akt primitiv që po e dëmton frymën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për Telegrafin ajo ka thënë se "fletarresti i Serbisë për shefin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është akt arbitrar që tregon, sipas saj, barbarinë e politikës serbe e cila kapitulloi në Kosovë nga lufta e UÇK-së dhe e Aleancës veri-atlantike".

"Me këto akte primitive, Serbia jo vetëm që po dëmton frymën e dialogut për fqinjësi të mirë, por po dëshmon se është faktor destabiliteti në mbarë rajonin, për të cilën duhet të preokupohen seriozisht partnerët ndërkombëtarë", ka theksuar Tahiri.

Ajo shprehet se në momentin që e kanë marrë lajmin për ndalimin e Haradinajt, si dikaster qeveritar i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare Bashkimit Evropian (BE), që kjo e fundit të angazhohet për lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt, si dhe që Serbisë t'i bëhet trysni që t'i ndal këto sjellje qëllimkëqija që e dëmtojnë seriozisht dialogun e Brukselit.

"Siç e kam thënë edhe herët tjera, institucionet e Kosovës duhet te veprojnë me masa reciproke", ka shtuar Tahiri.

Tahiri ka reaguar pranë BE-se, duke shprehur indinjatën për aktet destruktive të Serbisë që çuan në ndalimin e sotëm në Aeroportin e Bazelit të Haradinaj.

Në reagimin e saj, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron këtë akt si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së lëvizjes.

"Ne e konsiderojmë këtë si një akt të papranueshëm që cenon frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dëmton rezultatet e arritura në dialog, si dhe objektivin tonë të përbashkët për krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, si lehtësues në dialog, për të ndërhyrë me Serbinë për të tërhequr urdhër-arrestet politike, arbitrare ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe të respektojë frymën e dialogut dhe parimet evropiane", thuhet në letër. /Telegrafi/

The post Tahiri i shkruan BE-së, për arrestimin e Haradinajt: Duhet te veprojmë me masa reciproke appeared first on Telegrafi.

Related Posts :